Samstag, 11. Juni 2011

Faktorizimi i atyre qe nuk e meritojn dhe defaktorizimi i atyre qe e meritojn per tu faktorizuar !

Njeriu me veprimet e tija qoft pozitive apo negative behet nje faktor ne Ambientin dhe ne Grupin Shoqror se ku jeton dhe vepron, ku keto veprime mund te kategorizohen ne dy kategori:
a)-Kategori pozitive, qe Njeriu me pozitivitetin e vet ndikon pozitivisht per nje Jete dhe ardhmeri me te mir te Individit dhe te Grupit Shoqror,
b)-Kategori negative,qe Njeriu me negativitetin e tij ndikon negativisht qe ben stopimin e nje ndertimi te nje Jete me te mir te Individit dhe te Grupit shoqror.
Keto dy kategori si qdo Individ dhe Grup shoqror qe e kan percjell zhvillimin e ter Shoqris Njerzore ne pergjithsi poashtu edhe ne Shqiptarve na kan percjellur qe nga ekzistimi si Individ -Njeri apo si Grup Shoqror,pra keto dy ane te medaljes ekzistojn dhe mbijetojn edhe tani.
Une do te mundohem te pakten te zberthej keto dy kategori qe ne fund te bej nje analiz te mirfillt me qellim te arritjes se nje konkludimi te vertet qe bazohet mbi ngjarjet qe jan zhvilluar ne Terrenin e Trojeve Etnike Shqiptare qoft nga veprimet individuale te Njeriut Shqiptar apo te vet Shqiptarve si Grup Shoqror ne Shoqrin Njerzore.

a)-Kategoria Pozitive : Njeriu i yn pra pra qe nga Periudha Mesjetare prej se njifemi si Shqiptar per nga emertimi si Pasardhs i Ilirve te Lasht,qoft ne ate Periudhe te Lasht Mesjetare apo qoft me pas ,qoft si njeri i thjesht,si bujk,si puntor,si farkatar,zejtar,fshatar qytetar,intelektual,njeri i politikes apo i shkences,qe i takoj ketij Grupi te kesaj Kategorie u mundua me kapacitetin fizik dhe intelektual qe te veproj per nje Jete dhe ardhmeri me te mir jo vetem te vetvehtes por ter Shqiptarve ku nje Jete e till do te kishte kuptim vetem kur do te ishte i lir te veproj ashtu siq perkon me Ligjet natyrore dhe shoqrore dhe te ndertoj ardhmerin pa qen i robruar,i shtypur dhe i neperkembur nga te tjert.Kesaj Kategorie i takojn nje Pjese e Popullsise Shqiptare por mjerisht jo shumica,sepse ishte e percjellur nga Kategoria e dyte Individve apo e Grupit Shoqror, pra Kategoria negative qe bente pjese ne Shoqrin Shqiptare qe pengonte dhe sabotonte arritjen e atyre qellimeve te me lart theksuara.

b)-Kategoria negative. Nje pjese e Njerzve tan qoft si Individ apo si Grup Shoqror ne Shoqrin Shqiptare qe nga Periudhat e Lashta e gjer me Sot me veprimet e veta negative,per motive te ulta dhe me egoizmin e vet u mundua qe qellimet dhe interesat e veta te ngushta Individuale ,Grupore ,Klanore dhe Familjare ti realizoj ne kurriz te Pjeses tjeter te Grupit Shoqror ku keto veprime ishin te bashkrenduara me veprimet e e Grupeve te tjera Shoqrore te Popujve te tjer qe si qellim kishin mohimin e te drejtes legjitime qe edhe Populli i Yn Shqiptar te jetoj i lir dhe ne Prosperitet karshi Popujve te tjer si Grup Shoqror, si Shoqri e mirfillt e organizuar Njerzore.
Keto dy Kategori te veprimeve Individuale apo Grupore ishin dy Faktor qe ndikuan ne zhvillimin e Shoqris Njerzore tek Shqiptart,qoft ne aspektin pozitiv apo ne ate negativ,ku shpeshhere Faktori i dyt ishte ma mbizotrues se sa i pari gjat Periudhave te ndryshme tek ne Shqiptart ku si fakt deshmojn realitetet e gjendjes ne Periudha te ndryshme se ne qfar gjendje kemi qen ,por edhe realiteti i sotshem se ne qfar gjendje jemi pra shum her te pushtuar,te shtypur dhe te shfrytzuar nga Popujt dhe me von Shtetet qe me dekada apo me shekuj na mbajten nen Pushtimet e tyre me te egra qe me veprimet e tyre Barbare sjellen edhe ne pyetje ekzistencen ton qoft Bilologjike ,Racore apo Nacionale-Kombtare si Shqiptar duke iu faleminderuar bashkpunimit te ngusht te Kategorise se dyt te Te individve dhe te Grupit Shoqror qe bente pjese ne Shoqrin Shqiptare me ata Popuj dhe me ato Shtete Pushtuese.

Si rrjedhim te kesaj kemi edhe faktorizimin e dhe defaktorizimin e Njeriut Shqiptar si Individ apo si Grup Shoqror ne raport te brendshem apo te jashtem,ku per fat te keq nga Kategoria e Individve apo Grupit Shoqror qe vepronte ne menyr negative ne Shorin Shqiptare me ndihmen e Faktorit te Jashtem qe ishte i ndikuar nga Pozitat e me te Madhit dhe me te Fuqishmit e qe per fat te keq me te Medhenjet gati qdo here ishin Popujt e Medhenje per nga numri dhe Shetet e Mdhaja qe siq quheshin dikur Shtete me Superfuqi Botrore beri defaktorizimin e Kategoris se Par qe vepronet ne menyr Pozitive brenda Grupit Shoqror tek Shqiptart pra me nje fjale u be faktorizimi i atyre qe nuk e meritojn qe kan vetem merita negative kurse u be defaktorizimi i atyre qe kan merita pozitive qoft si Individ apo si Grup Shoqror.
Arsyeja ka qen ,eshte dhe do te jet perher qe me ndihmen e Faktorizimit te Kategorise se dyt qe eshte qdohere labile, irracionale te sabotoj dhe pengoj rracionalitetin e dhe zhvillimin Progresiv te Shqiptarve per hir te realizimit te qellimeve dhe interesave te ndryshme qoft Ekonomike dhe Gjeostrategjike te disa Shteteve Rusosllave apo Pansllaviste qe mjerisht kemi pasur fatin te bashkjetojm ne nje Kontinent me keto Shtete pra ne Evropen qe per ne shpeshhere ka qen nje Shtrige qe gelltit Zogjet e vet per hir te po ketyre Shteteve qe i ceka me larte e kta zogj te Evropes ishim ne Shqiptart.