Sonntag, 30. September 2007

Avokati Ahmet Hasolli ka dhen dorheqje,shkruar nga Albin Kurti

Sep 30, '07 1:21 PM
for everyone

Ahmet Hasolli ka dhene doreheqje



me rastin e doreheqjes se 'avokatit' tim

Dje, fare rastesisht, u njoftova se pas seances se pare gjyqesore kunder meje, te mbajtur me 19 shtator 2007, i ashtuquajturi avokat imi, Ahmet Hasolli, ka dhene doreheqje.

Pergjate ketyre gati tete muajve sa me mbajne te izoluar, per arsye kryekeput parimore dhe asnjehere per shkaqe personale, nuk e kam pranuar z.Ahmet Hasolli per avokat timin. Pra, jo per ate se ai ishte Ahmet Hasolli por per shkak se une nuk kam dashur avokat, kurrfare avokati. Ahmet Hasollin e ka caktuar gjykata te cilen nuk e njoh. Ai per mua gjithhere ishte vetem nje vendim i gjykates te cilen nuk e pranoj.

Megjithekete, disa shoke te mi juriste me kane thene se, perkunder te gjithave, ne rastin tim Ahmet Hasolli ka punuar me nje cilesi qe eshte mbi mesataren e avokateve te ne. Fatkeqesisht, une nuk mund ta falenderoj per kete gje. Por, i falenderohem dhe i jam mirenjohes Ahmet Hasollit per kete doreheqje ndonese te vonuar.

Me kete rast u bej thirrje avokateve shqiptare qe te mos me behen avokate. Pra, u bej thirrje qe te mos me mbrojne dhe kesisoj te me bashkohen ne sulmimin e gjykates. U bej thirrje avokateve qe te mos e pranojne emerimin qe gjykatat e UNMIK-ut mund t'ua bejne ne kete proces kunder meje. Avokati per mua i gjykates kunder meje eshte meshira e gjykates. Une s'dua meshire. Le te duken te pameshirshem. Zaten, ashtu siç ne thelb jane. Une dua drejtesi. Por, rruga e drejtesise kalon duke i luftuar ata, duke e luftuar padrejtesine e tyre ne te cilen ata jane te reduktueshem.

Duam te behemi te pavarur, apo jo? E, pra, le te behemi atehere, duke mos iu bindur atyre qe na sundojne pa na dhene llogari, atyre qe me ligj s'mbahen pergjegjes, atyre qe nuk nuk jane mbi ligjin vetem sepse jane vete ligji. Arbitrariteti i gjyqesorit qe eshte i gershetuar me ekzekutivin nderkombetar ne Kosove nuk ka legjitimitet dhe s'mund te funksionoje pa bindjen dhe degjueshmerine tone. Atehere, le te mos u bindemi, le te mos iu nenshtrohemi. Po, pra, le te behemi (te pavarur).

Albin Kurti

Ushtari shaban Ramadan Xhemajli ia fal jeten Shqipris Natyrore

PËRVJETORË QË S´HARROHEN KURRË!

Shaban Ramadan Xhemalji (1953-1999)



U lind në katundin Vërrishtë rrethi i Mitrovicës.
Atdhetari i devotshëm i orëve të para të pranverës `81, rrjedh nga një familje atdhetare, e cila kurrë nuk u pajtua me robërinë. Në historinë e viteve 20-ta të shekullit të kaluar njiheshin luftëtarët e shquar vëllezërit, Halil dhe Shaban Xhemajli, (plaku) të cilët 12 vjet luftuan kundër Serbisë, përkrah trimit të madh të “Arbërisë së Vogël” Azem Galicës.

Gjurmët e qëndresës familja e tij nuk do t´i harronte përjetësisht, por kurdoherë që atdheu ishte në rrezik tek kjo familje e gjeti forcën morale kombëtare dhe veprimtarinë heroike përballë pushtuesve shekullorë serbo-malazezë. Kjo, mbase nuk do të pasqyrohej aq fuqishëm sikur trojet etnike shqiptare, dhe konkretisht trojet e kësaj familjeje titanike, të mos orvateshin t´i uzurponin kolonët serbo-malazezë, që nga viti më i mbrapshtë në historinë e popullit tonë, më 1913. Është krejt e natyrshme që pushtimin e trojeve etnike do të duhej të mbrohej me përpjekje gjak, kjo pastaj do të shkaktonte urrejtje të pakufishme për pushtuesit nëpër dekada tepër të errëta gjatë historisë tragjike të Kosovës Kreshnike dhe të viseve të tjera shqiptare. Edhe në luftën e dytë botërore të parët e Shabanit do të pozicionoheshin në llogoret e luftës çlirimtare, përkrah të atdhetarit të madh, Shaban Palluzha, i cili siç do t´ju thoshte me një rast bashkëluftëtarëve të vet: “luftën e kemi nisë me 7 krajli të Ballkanit dhe të Evropës, këtë luftë po e bëjmë për t´ju treguar armiqve se nuk duam të humbet Shqipëria, pa u flijuar deri në fund i madh dhe i vogël” – pra, kjo dëshmonte qëndresën tyre heroike, sipas motos të Pashko Vasë Shkodranit i cili në poemën epike: “O moj Shqypni” do të jepte kushtrimin:

“Para se të humbet kështu Shqypnia,
Me pushkë në dorë le të vdes trimnia!...

Lufta e pabarabartë me pushtuesit shekullorë dhe tradhtia që u gatua nga djajtë e Titos nga shqipfolësit, puthadorët e asaj pjesës së keqe kosovare nga Ali Shukriu , Sinan Hasani, Azem Vllasi e të tjerë, solli fatkeqësi të reja historike, kur Kosova me vise mbeti jashtë trungut të shtetit amë- Shqipërisë. Kjo tradhti atyre kurrë nuk do t´ju falej, por bij´e bija të devotshëm do të luftonin me pushkë e penë për ta bërë Shqipërinë.

Shaban Xhemalji ishte i vetëdijshëm për rreziqet që i kërkonte kjo përpjekje, që kur mori pjesë aktive në demonstratat e vitit 1981. Ay, djalosh trim me një trup kreshniku, do t´i përballonte skuadriljet e policisë së Herleviçit, me një shami të kuqe të mbështjellë rreth qafës e cila e simbolizonte flamurin tonë, duke i përbuzur hapur pushtuesit që krekoseshin të veshur në çelik deri në dhëmbë, për ta vrarë e frikësuar rininë dhe popullin heroik të Kosovës. Vitet do kalonin si nëpër netët plot rreziqe; mua më kujtohet një rast i paharruar në jetën time; kur udhëtoja nga Prishtina në Mitrovicë me autobus, (me sa më kujtohet ishte viti 1977), isha ulur përkrah dajokut, - e quaja kështu sepse dëshiroja ta nderoja për faktin se Shabani ishte daja i një shokut tim të ngushtë, ilegalit të atyre viteve me të cilin veproja, quhet Fevzi Beqiri. Pra, derisa po bisedonim me Shabanin, Ay papritur e nxori nga xhepi një fotografi të shokut Enver Hoxha dhe m´drejtua: dajok a e njeh këtë burrë të madh të kombit? Derisa, po e shikoja fotografinë të cilën e njihte çdo atdhetar, Ay, shtoi: “nëse nuk e din kush është po të tregoi; - unë si me shaka ia ktheva, po kush është ky burrë kaq bukurosh, o dajok? Ky, është kryetari i të gjithë shqiptarëve” – ma ktheu.

Mua, se ç´ më erdhën si vetëtima këshillat e shokëve ilegalë: “gjatë përpjekjeve tona, duhet të kujdesemi të mos u biem në sy armiqve për veprimtarinë tonë dhe për synimet tona e në veçanti të kujdesemi në vendet publike”! - Dajok - ia ktheva; fotografinë fute në xhep, sepse ne fort mirë e dimë kush është ky burrë! Duke e parë se këshilla ime qe me vend, si një djalosh tepër i qetë që ishte me shokët, menjëherë më dëgjoi dhe vijuam më tej rrugën drejt qytetit të minatorëve -siç i e quanim Mitrovicën, atëbotë.

Shabani ishte punëtor në njërën nga fabrikat e qytetit dhe njëkohësisht i vazhdonte studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, pa shkëputje nga puna.

Vitet do të kalonin si nëpër flakë, gjatë fillim viteve Shabani do të anëtarësohej në Partinë e Unitetit Kombëtar, e cila në programin e vet i kishte dy alternativa: ribashkimin e trojeve shqiptare dhe parimin e devotshmërisë sipas motos të të madhit Ukshin Hoti: “Shqipërinë bëje ose vdis”!

Gjatë kësaj kohe armiqtë do t´i binin në gjurmë, për shumë net do ta merrnin në “biseda informative” bashkë me vëllain e tij, Sahitin, i cili tani ka emigruar në Suedi; do t´i torturonin që t´i dorëzonin armët e të parëve, por nuk ia arritën dot t´jua merrnin ato.

Ky burrë Kosove, asnjë çast nuk u tund, nuk u hamend, nuk u frikësua.
Po i priste kohët më të mira, pra t´i bashkohej luftës çlirimtare.
Vendin e partive revolucionare dhe të vizioneve çlirimtare, në fund të viteve nëntëdhjeta do ta zinte e famshmja - UÇK.

...Dhe, ajo kohë erdhi, Shabani pa hezitim do t´u bashkohej celulave të para të saj; ishte njëri nga ata që kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së andej Drinit, për të marrë armë dhe këtë punë e kishte kryer me sukses me shumë shokë. Jo vetëm se do të merrte pjesë Ay por, shok armësh e kishte dhe djalin e tij, Muhametin. Do të radhiteshin në Brigadën 142 të Zonës së Shalës. Automatiku i tyre volli zjarr kundër ushtrisë serbe në rrethet Drenicë, Shalë e gjetiu...

Shabani, u dëshmua si trim i vërtetë në shumë luftime.
Më 6 qershor të vitit 1999, në katundin Lushtë të rrethit të Mitrovicës, gjatë një nate tepër të stuhishme nga luftimet do të binte në pritë të armikut, për të mos vdekur kurrë; atë natë u plagosën dhe katër ushtarë të tjerë, trupi i Shabanit nuk do të gjendej deri në muajin janar të vitit 2004. Ah, sa keq!

– Shumë vite qëndroi edhe pas rënies heroike në mërgim, në tokat armike, pra në Serbi.
Tani, trupi i tij pushon në tokën e tij të dashur shqiptare.
Pra, më 16 janar bëhet varrimi i tij me nderime të larta ushtarake nga shokët dhe eprorët e tij të UÇK-së.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të atdhetarit të madh, Shaban Xhemajli!

I qoftë i lehtë dheu i tokës së Shqipërisë Natyrore!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Suedi, 5 qershor, 2007

Samstag, 29. September 2007

infuzioni i radhes ,per Pavarsi apo per Autonomi,shkruar nga Behxhet Shala

INFUZIONI I RADHES , PER PAVARESI APO AUTONOMI ! Shkruan Behxhet SHALA Sep 28, '07 3:51 PM
for everyone

INFUZIONI I RADHES, PER PAVARESI APO AUTONOMI !





Lexuesi i vemendshem eshte gjetur para nje kaosi te vertete informativ, bombardimit te perditshem per statusin e Kosoves, pavaresise kuptohet, sepse tingellon bukur, dhe krejt kjo behet sipas nje dinamizmi te parapare, te projektuar dhe planifikuar hollesisht, nga qarqet nderkombetare nderkaq si shperndares ne terren perdoren institucionet e vendit, niveli lokal dhe qendror . Ne çaste kritike, kur besueshmeria e sunduesve te Kosoves, vendoreve dhe nderkombetare shtrihet thuaja pertoke, jo per shkak te graviditetit por per shkak te fleksibilitetit, del nje shpetimtar i cili, me nje hocus – pocus ( shprehje e magjistarit ) perpiqet t’ua rikthej kredibilitetin e luhatur! Nderkaq , populli i sterlodhur nga varferia dhe problemet me te cilat perballet çdo dite, qofshin ato reale apo artificiale mashtrohet ne vazhdimesi dhe iu beson te gjitha premtimeve, me nje fjale, bene sakrifice, per statusin e Kosoves, pavaresise se premtuar dhe veshtire te realizuar,e qe do te ishte ne perputhje te permbushjes se vullnetit te popullit! Pra, eshte nje sakrifice qe nuk behet per te miren e atij qe e bene sakrificen por per te miren e atyre qe aspak nuk sakrifikohen por perfitojne nga te sakrifikuarit, ne shume menyra! Vullneti i popullit i nenshtrohet vullnetit te te fortit dhe mafiozeve vendore, te personifikuar si figura politike dhe ushtarake. Dhe, ato premtime jepen te dozuara dhe te afatizuara, varesisht nga niveli i atij qe premton, caktohet edhe doza dhe kohezgjatja e veprimit. Premtimi i nje politikani, qe si literature elementare per zgjidhjen e statusit te Kosoves e ka vepren “ Fluturimi i Azem Berishes “, ka efekt nja nje muaj e pastaj e leshon lengu. Pernjemend, a ju kujtohet ky doracak te cilin Shmunku e pati bere si lektyre diplomatike ? Disi, si “ Aferdita perseri ne fshat “, per nxenesit e ciklit te ulet te arsimit fillor! Do te ishte interesant te rilexohet ky testament politik i Nostradamusit ( parashikuesit ) te Madh kosovar per zgjidhjen e statusit te Kosoves, Veton Surroit. Atehere do ta shihni se sa ia ka futur kot ama e ka nje efekt pozitiv, kete testament ne forme parashikimi e kane lexuar disa diplomate te BE –se, zyrat e huaja ne Prishtine dhe kursistet e shkolles se nates per diplomaci ( nga Kosova, kuptohet ) , ne Akademine e Dites per Diplomaci te Lisjen Bashkurtit. Kategoria tjeter jane ata te nivelit me te larte dhe premtimet e tyrte na zgjasin shpresen per tre muaj. Vijne nga radhet e miqve te Hashim Thaçit, te cilet i permend me shpesh se baben e vet, te cilin as qe do ta pyeste kur do ta shpalli pavaresine e njeanshme nderkaq qe fjala e miqve eshte vendimtare. Nuk thone kot, miqt e mire per dite te veshtira! Keta miq jane ata, qe sipas nevojes e therrasin Thaçin dhe te tjeret nga Ekipi i Sikletit, ne darka, dreka pune apo e bejne donje foto te perbashket, si ajo me sekretaren e shtetit, Kondoliza Rajs, me perfaqesuesit e fiseve politike te Kosoves. Shume me perngjanin me perfaqesuesit e fiseve ilire. Pastaj, disi nuk po e kam te qarte si ben kjo qe e tha sekretarja e shtetit se zgjidhja me e mire do te ishte pavaresia e Kosoves dhe e cila siguron stabilitet ne kete pjese te Ballkanit nderkaq ne te njejten kohe thote se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nuk do te ishte zgjidhje e mire ?! Me gjase, pavaresia e Kosoves do t’i ngjaje shtatezenise se shen Merise se Virgjer, do te vije me eren! Me se lehti, ne aeroplan , me anetaret e Ekipit te Sikletit! I vakumuar, ne pakon e Ahtisarit! Ajo mbeshtetje qe sherben si eliksir per kohezgjatje te jetes politike u erdhi nga presidenti Bush, ne qershor te vitit 2007, Tirane , Shqiperi. Ky eliksir, kufomat politike i beri karikatura faktike, ua rikthei buzeqeshjet e ngrira dhe i balsamosi, edhe per ndonje dite, qe te mos ndjehet kundermimi i eres i cili vinte nga koka! Kete perkrahje, presidenti Bush i ka konfirmuar edhe kryeministrit te Shqiperise, doktorit te Tropojes, Sali Berisha te cilit, burrerisht i ka thene se Kosova do te jete e pavarur, sipas paketes se Ahtisarit. Tash, disi edhe une po ndjehem me lehte sepse presidenti Bush ka marre per siper dy obligime nese “eventualisht” nuk e permbush fjalen e dhene, ka obligim ndaj Kanunit te Leke Dukagjinit ne Shqiperi dhe Kodeksit Moral te Hajdar Shtimes ne Kosove! Andaj, jam i sigurt se do t’i permbahet premtimit te dhene! Siç e dini, presidenti Njet ( Jo ) i Rusise, asnjehere nuk ka dhene premtime boterisht ne perkrahje te Serbise por ne vendin ku eshte dashur, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se ka thene NJET paketes se Ahtisarit! Ne fakt, shumica e qytetareve te Kosoves po presin shume nga takimi i Ekipit te Unitetit me delegacionin e Serbise , per statusin e Kosoves, me ndermjetesimin e Trojkes nderkombetare. Sepse fjalet jane shume te forta nga kryeministri Agim Çeku per te cilin Oliver Ivanoviqi e ka shkruar nje nekrolog politik per karrieren e tij politike, Azem Berisha ( Vetoni ), kohe me pare tmerresisht i radikalizuar per shpalljen e pavaresise e tash i pacifikuar, pas seances degjimore ne njeren nga shtepite e Dragodanit mirepo tash diçka po e nderlidhe shpalljen e pavaresise me festen e Kershendellave ( nje sqarim i vogel per lexuesit : gjate kesaj festeje çdo gjeje i bie vlera dhe shitet shumefish nen çmimin real, ashtu pra do te jete edhe pavaresia e Kershendellave e Vetonit , nese shpallet) , kryeparlamentari nuk po degjohet fare dhe mire eshte qe nuk po degjohet, “ aristokrati “ i vetem i Ekipit te Unitetit po sillet si aristokrat nderkaq padre padrino ( kumbara – nuni ) i ketij ekipi nuk po eksponohet shume, po e preferon veprimin nga hija, sipas natyres se punes! Fatmiri dhe Hasha jane bere si motrat Mustafa, gjithmone po e kendojne te njejten kenge! Lexues te nderuar, jam shume i sigurt se keta burra duhet te perkrahen sepse gjithmone e kane mbajtur fjalen! Kane thene se nuk do te bisedojne me Serbine drejtperdrejt dhe nuk do te bisedojne! Kane thene se statusi i Kosoves eshte i panegociueshem dhe nuk do te negociojne, ne emer te tyre flet Trojka, Çetvorka ,Petorka, Desetka e kush jo? Ata nuk do te flasin por do ta sjellin nje cope te pavaresise, ata jane misionare te pavaresise dhe votoni per ta?! Une, me kokefortesine time legjendare i kam disa rezerva dhe nuk shoh arsye te madhe per gezim. Jemi bere pjese e lojes se Ruletit rus dhe ta shohim a do te shpetojme! Jane dy mundesi, nje zgjidhje e imponuar nga bashkesia nderkombetare e qe do te jete me afer propozimit serb dhe vazhdimi i bisedimeve edhe per nje kohe te caktuar. Edhe propozimi i Ahtisarit eshte i perafert me propozimin serb por eshte dhe do te jete jashte loje. Andaj, eshte qesharak implementimi i pakos se Ahtisarit nga Kuvendi i Kosoves dhe i bie disi sikur foshnjes se abortuar t’i behet planifikimi i jetes! Ekipi i Unitetit po ben gabim strategjik duke u perpjekur te bleje kohe dhe, çdokush qe eshte ne poziten e Ekipit te Unitetit dhe blerjen e kohes e konsideron si loje, do te mbetet me gishta ne goje! Edhe Serbia dhe bashkesia nderkombetare po blejne kohen ( jo ate ditore ) ama ne dem te Kosoves! Definitivisht po hyjme ne probleme ngase na kane future ne lluge, pa sakice! Parashoh vazhdimin e lojes edhe ne vitin 2008!

Kete jave u bene publike edhe hetimet ndaj zevendeskryeadministratorit te Kosoves, z. Stiven Shuk. Lexuesit e nderuar i perkujtoje se edhe nje ishzevendeskryeadministartor, z. Gerhard Fisher ishte akuzuar per hajni dhe kurre nuk ka dalur para organeve te drejtesise! Me zotin Shuk as qe do te merrem me, me kohe kam shkruar per “ marifetet “ e tij. Por sinqerisht brengosem per “ shuket “e klonuar vendore qe bartin poste ministrore dhe qe me aq pasion e mbrojne “ patriotin “ e madh te Kosoves dhe arkitektin e Termocentralit Kosova C! Po bejne gabim nese mendojne se duke e mbrojtur Shukun e mbrojne edhe veten e tyre sepse, nese vjen BE, ata do te jene te paret qe do te japin pergjegjesi penale. Dhe , le t’i luten zotit, ne kete muaj te madherishem te Ramazanit, qe zbatimi i ligjit dhe shtetit ligjor te jete ky qe eshte sot ne fuqi. Vetem ne kete menyre do te shpetojne!

E lexova nje interviste te Oliver Ivanoviqit, qun ky mjaft inteligjent per rrethanat tona. Me ka rene ta takoje shume here dhe te bisedojme pa, doreza per aktualitetet politike ne Kosove. Me parashikimin e tij se ne keto zgjedhje do te fitoje Hashim Thaçi dhe PDK duket se ia ka future nje spice pikerisht Hashimit dhe PDK-se! Ani kur i ka permendur ish- komandantat e luftes qe jane futur ne listen e PDK –se! Po nderlidhem me nje bisede qe e pata me nje mik timin dhe i cili perpiqej te me bind se fitorja e PDK –se eshte e sigurt ngase si argument per fitore e permendi se, me perjashtim te zones se Dukagjinit, te gjithe komandantat e ish zonave te ish UÇK –se kane hyre ne PDK. Komenti im i vetem ishte : “ keta edhe do t’ua kajne nenen “. Dhe, per kete me bind rasti i fundit, eliminimi i nje patrioti te devotshem dhe njeriut shume te mire, Gani Krasniqit, nga Malisheva. Emri i tij flet vet. Ai u eliminua nga komandantet qe do t’ia “sjellin “ fitoren PDK –se!



28.09.2007 Prishtine

Behxhet Sh. SHALA

( autori i shkrimit eshte drejtor ekzekutiv

i KMDLNJ-se dhe pikepamjet ne kete

shkrim jane personale )

Tags: opinione...!, reagime...!, vedat xhymshiti

Agjencia Kosovare e Fashizmit

Agjencia kosovare e fashizmit Sep 28, '07 4:09 PM
for everyone

Agjencia kosovare e fashizmit.



Manuali per krijimin e sistemit fashist ne Kosove eshte duke u percjellur me zell te pakundshoq nga pushteti. Rasti i fundit i publikuar keto dite, ku Agjencia Kosovare e Mirebesimit (AKM) ua ndalon punetoreve te protestojne apo organizojne tubime te çfaredollojshme publike, eshte hap drejt zhdukjes se ‘shoqerise se hapur’, edhe ne qenien e saj plotesisht formale siç ekziston ajo ne Kosove. Tirani AKM pas uzurpimit te pasurise nentokesore, tokesore, industriale, teknike e tregtare, tash po e uzurpon edhe pasurine njerezore. Ky kercenim derguar punetoreve te Kosoves, me ane te te cilit ata urdherohen te mos protestojne, nuk mund te kuptohet ndryshe perveç si uzurpim i lirise se tyre themelore, qe do te thote uzurpim i qenies se tyre.

Pse e beri AKM-ja kete tash? Kete ndalese AKM ka mundur ta beje me t’u themeluar. AKM-ja di diçka. Ky institucion dhe institucioni qe e ka lindur, UNMIK-u, e dine se tash durimit po i vjen fundi. Gjasat qe minatoret, punetoret tjere te ndermarrjeve te dalin ne demonstrata masive, jane perhere duke u rritur. Per shkak se padrejtesia ndaj tyre eshte perhere ne rritje. “Ferronikeli” eshte shitur per nje shume minimale, dhe bleresit i jane vendosur ne kontrate kushtezime minimale. Nje pjese e madhe e punetoreve nuk jane marre ne pune nga menaxhenti i ri, perderisa 20% i obligueshem per punetoret nuk eshte paguar fare. I njejti fat i ka ndjekur thuajse te gjitha ndermarrjet shoqerore dhe publike te Kosoves te cilat jane shitur nga AKM-ja. Te drejtat e punetoreve perhere jane anashkaluar. Tash po planifikohet te shitet edhe “Trepça”. Ky do te jete kulmi i padrejtesise per sa i perket AKM-se. Dhe kete zyrtaret e AKM-se e dine. Prandaj kercenojne dhe ndalojne tubime e protesta.

‘Qeveria’ e Kosoves, si per çdo gje, u shpreh e habitur me kete kercenim. Sipas Avni Arifit, zyrtar ne Zyren e Kryeministrit, AKM-ja as qe i ka treguar qeverise se do ta dergoje nje kercenim te tille ndaj punetoreve. E pse t’i tregoje? ‘Qeveria’ e ka ditur qe nga fillimi se eshte AKM-ja ajo qe menaxhon me pronen publike dhe shoqerore te Kosoves. Ky menaxhim perhere eshte shprehur edhe ne praktike dhe ‘qeveria’, edhe pse nuk eshte pyetur, nuk ka reaguar kurre. Pse po reagon tash? Per shkak se po flitet per zgjedhje? Natyrisht, IPVQ-istet do te na thone se ‘tash po cenohen te drejtat e qytetareve te Kosoves, e kjo eshte e patolerueshme…’ Po a nuk u cenuan te drejtat e qytetareve te Kosoves me 10 shkurt? Dy qytetare te Kosoves u vrane me 10 shkurt, dhe askush nuk reagoi, duke e miratuar vrasjen me heshtje. Kur ua lejon policeve te huaj t’i vrasin qytetaret, atehere domosdo do ta pranosh edhe shkeljen e te drejtave themelore ndaj ketyre qytetareve. Ashtu siç do ta pranonte, ne fund te fundit, kete kercenim edhe zyra e Agim Çekut. Per shkak se e ka pranuar UNMIK-u – pergjegjesi kryesor i shkeljeve te te drejtave qe i behen qytetareve te Kosoves per çdo dite. E UNMIK-u eshte Pushteti, apo jo?

AKM pas pak kohe e terhoqi vendimin/ndalese. Kjo u be pasi qe BSPK-ja u tregua e vendosur ne kundershtimin e saj. E tere kjo i pergjigjet me perpikmeri politikes ditore ne Kosove. Ne njeren ane leshohen kercenime/vendime/shkelje nga me te ndryshmet, vetem e vetem qe te matet pulsi i qytetareve dhe organizatave. Nese pranohet pa zhurme, keto kercenime/vendime/shkelje mbesin ne fuqi dhe behen te plotfuqishme. Po qe se kundershtohen zeshem dhe me vendosmeri, ato terhiqen. Fitorja kunder ketij pushteti te padrejte vjen permes kundershtimit dhe vendosmerise. AKM u zbraps para punetoreve, per shkak se e pa mundesine e bashkimit te tyre. Edhe ky pushtet do te zbrapset para qytetareve te Kosoves po sa te na sheh te bashkuar.

Levizja VETEVENDOSJE!

Freitag, 28. September 2007

Turpi i perfaqsimit te Shtetit dhe kombit,shkruan Fatos Aliu

Turpi i përfaqësimit të shtetit dhe kombit!
Letër e Hapur ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Spiro Koçi, me rastin e intervistës së tij në Beograd, „Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë“, nga: http://lajme.dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=5216-1042:891
Kjo letër, njëkohësisht i dedikohet gjithë udhëheqjes politike jodinjitoze shqiptare që mbështet Planin neokolonialist dhe shkombtarizues të Ahtisarit.

Shkruan: Fatos Aliu

„Planin e Ahtisarit“ nuk e mbështesin shqiptarët e identitetit dhe bashkimit kombëtar shqiptar, zotëri ambasador i diplomacisë (poshtëruese) shqiptare. Serbia e ka refuzuar këtë plan vetëm për qëllime të pangopshme shoviniste, taktike e strategjike. Serbia me këtë plan nuk largohet nga Kosova, por rivendos shtyllat e reja kolonialiste. Fatkeqësisht, Ju zotëri, nuk jeni përfaqësues i denjë i shtetit shqiptar, i dinjitetit dhe integritetit kombëtar shqiptar. Ju shkelni mbi Kushtetutën e Shqipërisë - aspiratën e popullit shqiptar për bashkim kombëtar! Ju nuk merrni shembull nga popujt e tjerë të bashkuar, as nga Gjermania e Bashkuar, edhepse më parë naci-fashiste, dhe e ndarë pas Luftës së II Botërore! Ju shkelni parimet e Bujanit për Vetëvendosje dhe Bashkim Kombëtar, të ratifikuar edhe nga Aleanca Antifashiste e Atlantikut, të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje, vetëvendosjen si parim ndërkombëtar! A e keni të njohur pse është luftuar armiku nazi-fashist nga UshtriaNacionalÇlirimtare dhe Aleanca e Atlantikut, si dhe ai serbomadh nga UshtriaÇlirimtareeKosovës&NATO-USA? Pse u derdh gjaku shqiptar i çlirimit kombëtar në troje shqiptare? Kështu si flitni e deklaroni, Ju nuk jeni diplomat kombëtar e shtetëror, po një kukull servile e politikave dhe agjenturave neokolonialiste e pansllaviste, me politikat e këtilla poshtëruese të Shqipërisë në planin kombëtar e ndërkombëtar?!



Në Kosovë nuk bëhet fjalë për pavarësinë në parime të vetëvendosjes, por për kontrollin e ri të Kosovës në emër të “pavarësisë”, për „mbikëqyrjen“ e „pavarësisë neokolonialiste“ të Kosovës, kontrollin dhe zotërimin e qarqeve të huaja kolonialiste, me shtyllat e reja të Serbisë në Kosovë. Kjo lloj „pavarësie“ sipas këtij plani, nuk e largon Serbinë nga Kosova, përderisa parasheh zhveshjen totale nga trashëgimia pronësisë kulturore të Kosovës në favor të Serbisë, zyrtarizimin dhe kthimin e kriminelit në vendin e krimit, denacionalizimin e plotë të Kosovës, tjetërsimin e tokave dhe pronave kombëtare të Kosovës. Ky plan është modifikim dhe ndërkombëtarizim i planeve të çubrilloviqëve, rankoviqëve e millosheviqëve, tani në formë më të sofistikuar dhe efikase. Ai ka për qëllim ta shndërrojë Kosovën shqiptare (me mbi 90% shqiptarë) në Kosovë multietnike, bosht të së keqes kolonialiste në Ballkan. Shikoni me kë është realizuar ky plan, se kush janë anëtarë të „Grupit të Unitetit“ të Kosovës, se pse dhe sa të korruptuar janë këta negociatorë të negociatave me Serbi? Shikoni si janë bashkuar profiterët e vjetër me ata të rinj të pasluftës, si janë pasuruar, sa prona kombëtare të Kosovës kanë uzurpuar, sa vila e objekte personale kanë ndërtuar, me çfarë makina e xhipa lëvizin e bëjnë orgji „institucionalistët“- „aparatçikë“ të UNMIK-ut, derisa Kosova kërkon zgjidhje dhe vuan nga varfëria e papunësia ekstreme?! Apo të tillët i përkrahni ju, bile ndodh që t'u jepni nënshtetësi shqiptare, edhe pasaporta diplomatike!?
Këto politika aktuale, „pragmatike“ e „fleksibile“ që bëni ju, janë të njohura, qëkur kjo lloj „diplomacie“ njohu IRJM pa kushte, theu embargon në kohë lufte ndaj Serbisë, apo qëkur i krijoi piramidat e shkatërrimit dhe vëllavrasjes së Shqipërisë!
Kujdes, se po ndërtoni piramida të reja, zotëri ambasador! A e dini fare se pse është dizajnuar ky plan, apo doni që ta kallni Kosovën, me simbole të reja shkombëtarizuese të skllavërimit të shqiptarëve të Kosovës?!
Më mirë do të ishte të flitni me gjuhën e diplomacisë kombëtare, në shembullin e zëvendës ambasadorit të Shqipërisë në Vashington, Kreshnik Çollakut!
Ju që „përfaqësoni“ Shqipërinë londineze, nuk keni të drejtë të deklaroheni kundër bashkimit të trojeve shqiptare, sepse Kosova është shqiptare dhe i takon Shqipërisë, si edhe trojet e tjera, akoma nën okupimin sllav të mbeturinave të ish-Jugosllavisë.
Mos e shkelni Kushtetutën e Shqipërisë, se do t'ju mallkojë gjaku i çlirimit kombëtar ndër shekuj! Kushtetuta e Shqipërisë duhet t'i ribashkojë e jo copëtojë trojet shqiptare.

Prishtinë, 28 shtator 2007

leter derguar Deutsche welle ne gjuhen shqipe nga Saimir Nikci

Deutsche Welle- Përshëndetje‏
Von: aida.cama@DW-world.de
Möglicherweise kennen Sie den Absender nicht. Als sicher markieren Als unsicher markieren
Gesendet: Freitag, 28. September 2007 10:19:17
An: rugovasi35@hotmail.com
I nderuar Saimir Nikci, ju faleminderit për letrën tuaj.Ato çka shkruani ju ne do i lexojmë në rubrikën "Letrat e dëgjuesve"që transmetohet çdo të shtunë në emisionin e drekës.Duke shpresuar se do vazhdon t'i ndiqni emisionet e Radios DeutscheWelle, ju urojmë gjithë të mirat. Deutsche Welle,Programi shqip I nderuari Zotri Altman nga te ka lindur kjo ide, ideja e UnionitSerbi-Kosove,ne qka jeni bazuar ne cilat argumente,nese jeni bazuar ne argumente historike,ato jan ne kundershtim te ides se juaj ,sepse dihet mirfilli Kosova ishte dhe ka qen nje pjese e Shqiprise e okupuar nga Ish Jugosllavia-Serbia e dikurshme dhe gjer me tani,nese bazoheni ne argumente Nacionale edhe kjo bie ndesh me iden e juaj zotri,sepse Kosova eshte e perber nga 98% Shqiptar dhe 1% Serb,nese bazoheni ne faktorin biologjik poashtu edhte ne kundershtim te idese suaj sepse siq e ceka me lart se dy milon te popullsise se Kosoves jan Shqiptar kurse dikund perafersisht 100% jan kolon Serb,nese bazoheni ne ne faktorin e drejtsis ather edhe ky faktor bie ne kundershtim me iden tuaj sepse sipas te gjitha ligjeve nderkomtare Shqiptart kan te drejt te pakten te jen sovran ne Shtetin e tyre Kosoven apo te bashkuar me Shqiprin,prandaj duke u bazuar edhe ne perjetimet e Shqiptarve nga pushtuesi Serb qe nga ndarja e Kosoves nga Shqipria dhe pushtimi i saj nga Serbia si dhe masakrat e fundit ndaj Shqiptarve qeushtruan kriminelet Serb ne Luften e fundit,Shqiptart kurr nje gje nuk do ta pranojn edhe nese dikush nga Lideret Politik Shqiptar shitet dhe pranon ate qe ju e keni then me lart ne shkrimin tuaj. Kur te permbledhen te gjith keta faktor qe une ti kam permendur me lart zotri Altman ather me mir do ishte qe ju te propozonit Unionin Shqipri-Kosove ku eshte me e logjikshme pra qe ky popull ka nje gjuhe ,nje kultur dhe te gjitha karakteristikat qe e perbejn nje komb,se sa te propozosh nje gje alogjike dhe antinjerzore dhe dhe antidemokratike.Lus redaksin per hir te opinionit mundsisht qe te botoj ne faqen e Deutsche Weleqe edhe zotriu ta lexoj edhe ne gjuhen Gjermane edhe Shqipe.Iu faleminderit per mirkuptim dhe iu pershendes miqsisht. Miku i redaksis se juaj Saimir Nikci Title: m Name: saimirnikci Mailaddress: rugovasi35@hotmail.com

Donnerstag, 27. September 2007

Skenderbeu 1,2,3,shkruar nga Gllauk Konjufca

Skenderbeu 1,, 2,, 3…

Ne qender te Tiranes gjendet shtatorja madheshtore e kryetrimit qe per nje çerekshekulli sfidoi suksesshem Perandorine Osmane - Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, veper e skulptorit te famshem shqiptar, Odhise Paskali.

Shatorja paraqet udheheqesin Kastriot mbi kale, shpaten lart, i gatshem per sulmin e radhes.

Çdo shpjegim i saj do te ishte i tepert: kush eshte ai shqiptar qe, nese jo drejtpedrejt, s'e ka pare shtatoren e Skenderbeut se paku ne televizor.

Prandaj qysh duket shtatorja - kjo nuk eshte çeshtja. Problemi qe na çon drejt e ne thelbin e çeshtjes se pazgjidhur shqiptare ka te beje me kinsereprodukimet e shtatores ne dy prej qyteteve te medha shqiptare, Prishtines e Shkupit.

Nje vezhgues i vemendshem me siguri qe do ta kete verejtur dallimin ndermjet Skenderbeut tiranas dhe atij prishtinas. Versioni prishtinas nuk eshte reprodukimi besnik i kryevepres se Paskalit. Perderisa Gjergji i Shqiperise qendron kryelarte e ne pozicion sulmi me shpaten lart, Kastrioti i Kosoves e ka ulur shpaten, per te mos iu dukur (ose, me mire, ia kane ulur ate).

A nuk mund te nxirret prej ketij dallimi substancial krejt thelbi i problemit? Shqiperia, edhe pse me probleme serioze ne fushen e politikave zhvillimore, prapeseprape me nje popull sovran, mjaft i manipuluar prej grupeve politike, por megjithate, gjithnje me mundesine per t'u zhvilluar, sepse mbi te gjitha i lire. Prandaj ne qender te kryeqytetit gjendet Skenderbeu i lirise, Skenderbeu qe me pare vdes se qe i nenshtrohet Perandorise Osmane, fuqise me te madhe ushtarake te kohes.

Ne kete kuptim, a s'eshte heroizmi i Skenderbeut tamam ai i princit spartan Leonidas, i cili se bashku me 300 shoket e tij me pare zgjedh luften deri ne vdekje kunder ushtrise persiane te Kserksit mijera here me te fuqishme, sesa nenshtrimin (i paraqitur mrekullisht ne filmin 300 (2006) te Zack Snyderit)? Gjergji i Tiranes eshte Skenderbe kombetar.

Ne anen tjeter Kosova, pa vetevendosje, e kontrolluar prej regjimit antidemokratik dhe neokolonial te UNMIKut, me institucione politike te ndertuara, prandaj te kontrolluara prej tij, te mbushur me njerez partish politike, te cilet kane dy detyra themelore: te jene te degjueshem ndaj UNMIK-ut dhe te pasurohen personalisht ne te gjitha menyrat e pista te mundshme. Kurse eshte populli ai i cili ndodhet teresisht ne anen e kundert, i lene anash, i perbuzur, i mashtruar, i vjedhur… Ne nje vend ku pushteti i UNMIK-ut me hegjemonine e tij te paskrupullt mbisundon mbi çdo pore shoqerore, Skenderbeu natyrisht qe do ta kete shpaten ulur, sepse ne te kunderten, shpata e tij e ngritur a nuk do te cilesohej si kercenim ndaj "multietnicitetit"? Shtatorja, pra, lypset te jete "politikisht korrekte", perbrenda koordinatave ideologjike te multietnicitetit, te imponuara prej UNMIK-ut. Skenderbe i çarmatosur, Skenderbe qe ka nenshkruar Marreveshjen e Rambujese dhe Marreveshjen per Çarmatosjen e UÇK-se nen Perandorine Jugosllave. Skenderbe per zgjidhjen e problemeve perms "dialogut", Skenderbe negociator.

Kastrioti i Prishtines eshte Skenderbe multietnik. Skenderbeu i Pakos se Ahtisaarit nuk mund te jete njekohesisht edhe Gjergj edhe Skender. Pas "eksterritorialitetit", pas uzurpimit te historise e kultures sone mesjetare ortodokse, Kastrioti mbetet vetem Skender… Multietniciteti i UNMIK-ut eshte shprehja tjeter per antishqiptarizmin e tij. Kujt nuk i kujtohet heqja e pikturave me heronjte tane kombetar ne holin e Asamblese se Kosoves?

Pozicioni i tyre luftarak kunder shtetit serb nuk i shkoka per shtati Kosoves multietnike. Por, "çuditerisht", per UNMIK-un nuk eshte aspak antimultietnike kur serbet qesin portretet e kriminelit Vojislav Sheshel, i cili gjate luftes ne Kosove ia kerkonte Milosheviqit (me partine e te cilit pat themeluar "Qeverine e Shpetimit Kombetar Serb") vetem 5 dite qe t'i qeronte hesapet me popullin shqiptar te Kosoves nepermjet masakrave.

Ideologjia e UNMIK-ut thote qe Kosova per shqiptaret duhet te jete multietnike, kurse per serbet serbe. Prandaj, multietniciteti i imponuar prej UNMIK-ut eshte se pari hipokrit; e se dyti ideologji e mohimit tone kombetar dhe retushimit historik.

500 metra para se te arrish te "Ura e Gurit" ne qytetin e Shkupit, ne pjesen e "Çarshise se Vjeter", gjendet Skenderbeu i trete, veper e skulptorit Thoma Thomai. Teper i vogel, krejt shpaten futur ne brez, qendrimin sikur te ishte kthyer prej nje beteje te humbur. Sikur ta kishte nenshkruar Marreveshjen e Ohrit. Skenderbe qe ka luftuar per ruajtjen e sovranitetit te Maqedonise. Ky i Shkupit eshte Skenderbe minoritar.

Shqiptaret e Lugines nuk trajtohen, madje, as si pakice. Serbia i trajton ata sikur te mos ishin fare. Ne Luginen e Presheves nuk ka fare Skenderbe…



Glauk KONJUFCA (autori eshte aktivist i Levizjes VETEVENDOSJE!)

Tags: opinione...!, vedat xhymshiti

Liza ne boten e gafave-mendimevembi drejtesine ne Kosove

Liza në boten e gafave-mendime mbi drejtesine ne Kosove Sep 26, '07 4:19 PM
for everyone


"Liza ne boten e gafave"

Shkruan shkrimtarja Amerikane dhe themeluesja e KAN-it per Kosoven Alice James Mead.



Mendime mbi drejtesine ne Kosove



Alice James



Pasi qe gjykimi i profilit te larte ndaj Albin Kurtit fillon me 19 shtator 2007, shkova ne Kosove per te biseduar me persona te ndryshem te cilet momentalisht jane te perfshire ne nje menyre apo tjetren, ne sistemin e drejtesise.

Qe nga viti 2004, OSBE-ja, Human Rights Watch, Amnesty International, Federata Nderkombetare e Helsinkit (FNH) dhe KMDLNJ kane kerkuar transparence dhe pergjegjesi me te madhe ne Departamentin e Drejtesise siç ka bere edhe ish-zyra e Ombudspersonit se ciles tanime i eshte pamundesuar qasja ne UNMIK. Ne qershor 2007, HRW ka bere nje permbledhje te problemeve brenda Departamentit te Drejtesise, duke potencuar deshtimin e tyre per zbatimin e rekomandimeve mbi ndryshimet e bera gjate 3 vjeteve te fundit, qe nga trazirat e marsit 2004.

Kerkesat kryesore per ndryshime kane te bejne me transparencen – FNH deklaron se “parimi i drejtesise se hapur parashtron si detyre qe drejtesia jo vetem qe duhet te vendoset por ajo duhet te shihet duke u vendosur. Perderisa viktimat, deshmitaret dhe shoqeria ne pergjithesi, nuk jane ne dijeni per perpjekjet e bera per t’i sjelle para drejtesise personat pergjegjes per dhunen ne Kosove, drejtesia do te mbetet nje koncept abstrakt.”

Edhe pse ky koment eshte bere lidhur me trazirat e vitit 2004, mbetet i sakte edhe sot, sa i perket vdekjes se dy shqiptareve dhe lendimeve te 82 te tjereve nga grupi i policeve rumun, te cilet nuk jane paditur asnjehere dhe jane lejuar te shkojne ne shtepi, per shkak te mungeses se provave se cilet aktualisht jane ata qe qelluan me arme.

OJQ-te dhe qytetaret kane veshtiresi te gjejne edhe informatat themelore rreth procesit gjyqesor, datave dhe procedures. Ne te vertete, per ta gjetur zyren e Robert Dean (ushtruesit te tanishem te detyres se drejtorit te Departamentit te Drejtesise) lidhur me nje interviste, me jane nevojitur 30 minuta edhe pse kam pyetur nje grup policesh amerikane nese kjo ishte rruga per ne zyren e tij. Ata me siguruan se kjo nuk ishte. Por sigurisht qe kjo ishte rruga. Sidoqofte, edhe z.Dean pati te njejten veshtiresi qe te vije ne zyren e tij, duke arritur me 30 minuta vonese per shkak te trafikut te tmerrshem ne Prishtine, qytet i cili eshte rritur per nga popullsia prej 250.000 banore ne perafersisht 600.000 pasi qe njerezit kane braktisur bujqesine dhe jeten ne fshat.

Robert Dean eshte njeri i kendshem dhe i afert, qe ka kaluar 6 vjet ne Kosove. Ai u perpoq te me shpjegonte shkurtimisht imtesite dhe aspektet e Kodit te Perkohshem Penal te Kosoves (KPPK) e qe administrohet nga nje grup i gjykatesve vendor dhe nderkombetar, te cilet qendrojne rreth 6 muaj. Disa nga ata te perfshire ne kete rast jane nga Mauricius (nje ujdhese e vogel e Madagaskarit) dhe Filipineve. Nuk e di se çfare eshte sistemi i drejtesise ne vendet prej nga ata vijne.

Sistemi penal nuk eshte si sistemi i gjykatave amerikane apo ne Britani te Madhe. Aty nuk ka juri – vetem nje grup gjykatesish te ngurte per çdo shkalle te gjykimit te rastit, trup gjykues nga tre gjykates te ndryshem ne çdo gjykim. Deri me tani, Kurti ka dale para 7 gjykatesve te ndryshem nderkombetar, pasi qe gjykatesit vendor refuzojne ta marrin rastin. Z.Dean eshte marre personalisht me rastin e policeve rumun dhe eshte pergjegjes per dergimin e tyre ne shtepi. Ai e ka quajtur rastin e 10 shkurtit, nje “situate te teatrit politik ku gjerat kane shkuar tmerresisht keq, me nje shkalle te larte te kaosit brenda komandes dhe kontrollit te policise se Kombeve te Bashkuara.”

Ai tha se qe nga 28 nentori, kur Vetevendosja gjuajti 700 shishe me ngjyre te kuqe dhe theu dritaret e nderteses se UNMIK-ut, policia e UNMIK-ut ka infiltruar nje grup ne radhet e tyre dhe ka ditur tere formatin dhe strukturen e demonstrates. Ata kane ditur se gjate marshit kane qene 300 shishe me ngjyre te kuqe ne kamion, kane mbledhur me qindra fotografi dhe me pas kane intervistuar qindra deshmitare. Se paku prokuroria e ka bere. Dhe ata pohojne se kane fotografi te Albinit duke gjuajtur policet me gure. Ai e mohon kete duke thene se krahet e tij kane qene te lidhur ne vargun e njerezve qe shtynin gjate asaj kohe ne drejtim te kordonit.

Une kam pare vetem nje fotografi, ku ai hedh nje shkop te vogel, pas rrahjes dhe gazit lotsjelles. Ai mbahej nga tre njerez me te moshuar pasi qe ai ishte kerrusur nga dhimbjet. Çuditerisht, Albini NUK eshte arrestuar me 28 nentor 2006 kur ka ndodhur demtimi, por me 10 shkurt pasi qe automjetet e KB-se te shenjuara per t’u goditur me ngjyre te kuqe, paraprakisht jane larguar dhe pasi qe demonstruesit jane plagosur e lenduar. Gjate kesaj kohe, policia e KB, si duket ka qene duke mbledhur deshmi per “menyren e sjelljes” qe disa gjykates e kane deklaruar si arsye e vazhdimit te paraburgimit per 7 muaj.

Pas nje vargu te fjalimeve perqeshese, demonstruesit u lidhen per krahesh dhe filluan te shtyjne kordonin me qellim qe te hapin rrugen e tyre. Policia ne radhen e pare filloi qe t’i heqe disa nga barrierat por, nuk ishin te pajisur me gaz-maska, sepse ne momentin kur turma filloi te shtyje perpara, çdonjeri ne rreshtat e pare nga te dyja palet ishte mbuluar me sprej dhe gaz lotsjelles. Shume police u detyruan te mbulohen per ta mbrojtur fytyren.

Pastaj njesitet prapa tyre kane shtene me plumba. 82 njerez jane lenduar nga goditja e plumbave te gomes prej nje distance te vogel, duke perfshire dhe disa lidere te “Vetevendosjes”, te cilet jane goditur ne fytyre. Gati eshte kryer atentat ne Albinin me ç’rast nje aktivist, i shtyre nga situata te luaje pothuajse rolin e nje truproje, e pengoi policin dhe armen e shtyu tutje. Çuditerisht, Albini priste te arrestohej kur shtynte kordonin, por ai nuk u arrestua. Menjehere pas gazit lotsjelles filluan shteniet ne lideret e “Vetevendosjes”. A ndodhi kjo vertet aksidentalisht? Kjo kerkon planifikim dhe shkathtesi, qe te arrihet perzgjedhja e pergjegjesve te cilet me pas goditen ne koke, po ashtu perpjekja per te shtene ne liderin, ne piken e zones se lire. Dhe, ende nuk pasojne arrestimet. A ka qene ky rast i zenies ne kurth, nje perpjekje per ta terhequr “Vetevendosjen” ne nje dhune te plote me qellim qe t’u sherbeje si shkas per te shtene ne ta?

Albin Kurti eshte emertuar si i burgosur i kategorise A, nje fakt qe nuk ia ka thene pala akuzuese. Kur isha duke pritur z.Dean ne Departamentin e Drejtesise, une pyeta se çka nenkupton “Kategoria A” pasi qe nuk eshte ne KPPK. Menjehere dyert u hapen dhe dhoma u mbush me njerez, secili duke dhene pergjigje te ndryshme. “Terrorist”. “Rrezik per veten dhe te tjeret.” “Çdo rast i profilit te larte” ishin disa nga pergjigjet. A kishte te drejte avokati mbrojtes ta kundershtonte kete emertim? Si ndodhi qe trupi gjykues e emertoi ate para se te mbahet gjykimi? A nuk eshte ai i pafajshem para se te deshmohet fajesia?

E pyeta z.Dean. Ne fakt, pasi qe nuk ka juri qe te ndikoje, gjykatesit kane te drejte te komentojne mbi menyren e etabluar te sjelljes. Pasi qe Albini planifikon te mbrohet vete dhe nuk ka juri, e pyeta z.Dean se a kerkohet nga gjykatesit t’ia perkujtojne atij te drejten e kundershtimit te deshmive, sjelljen e deshmive te tjera, marrjen e deshmitareve ne pyetje, dhe mbetjen neutral dhe i paanshem – ne rastin qe tani eshte perfshire nga nje tornado e presionit nderkombetar qe mbeshtillet perreth lidhur me çeshtjen e statusit te Kosoves, ruset, deklaraten e njeanshme amerikane, refuzimin i planit te Ahtisarit nga serbet e keshtu me radhe. Si eshte i mundshem gjykimi i drejte ne keto kushte? Ai me siguroi se gjykatesit jane te trajnuar qe te jene objektiv. E pyeta nese Kurti faktikisht gjykohej per 28 nentorin dhe jo per 10 shkurtin pasi qe kete e deshmojne shume komente nga gjykatesit e paraburgimit. Ai tha se ata kane te drejte te komentojne menyren e sjelljes dhe se qe te dyja datat jane relevante per rastin.

Por me 10 shkurt, zhvillimet u bene edhe me te çuditshme. Askush nuk ishte arrestuar ne demonstrate edhe pse kishte zgjatur rreth tri ore. Ne vend te kesaj, ne ora 19:00 policia hyri me force ne zyrat e “Vetevendosjes”, duke bertitur, te armatosur dhe me shkopinj te gjate. Sipas Shkurta Aliut, nje femer e hajthme mbi njezetvjeçare, ajo kishte degjuar policine te vinte dhe kur hyri policia, kishte qendruar ne korridorin e ngushte qe ndodhet para hyrjes ne zyre. Ajo i pyeti ata se çfare po benin. Ata i hodhen sprej syve dhe, kur ajo ktheu koken per t’iu shmangur kemikalieve, ata e goditen ne pjesen e pasme te kokes, duke e lene pa vetedije per nje kohe te caktuar. Ajo ishte e pavetedijshme derisa u zgjua ne spital. Pra, deri ne ora 19:00 Albini nuk ishte arrestuar. Kur Shkurta u zgjua ne spital, pa lideret e tjere te “Vetevendosjes” duke i nxjerre plumbat e gomes nga fytyrat.

E pyeta nese ajo kishte paraqitur ankese ndaj policeve, por ajo natyrisht qe tha jo. Asnjeri nuk e kishte bere kete. Nuk ia vlen; policia i urren ata.

Pas shtate muajsh paraburgimi, Albini mori thirrjen nje jave para dates se gjykimit si dhe dy muaj tjere te paraburgimit shtepiak. Nje nga fragmentet kryesore te deshmise se pales paditese eshte deklarata qe ai e ka bere gjate demonstrates – “Do te parkojme mbi ta.” Pastaj thuhet ne thonjeza, se kjo shume pak degjohet. Albini nuk vozit dhe nuk ka veture. Ai pohon te kete thene “ne do te vazhdojme rrugen si hereve tjera, pastaj do te lakojme ne anen tjeter.” Si duket fjalet parkojme dhe lakojme tingellojne ngjashem, por mbrojtja thote se kjo domethene se ai udhehiqte turmen per te hyre ne ndertese. Kjo deshmi eshte nderlikuar me keq deklarime dhe fakte kontradiktore, qe te shfrytezohet si rrethane renduese per vepren penale.

Sa i perket ankeses, gjasat jane te kufizuara. Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut nuk mund te perfshihet, pasi qe Kosova nuk eshte shtet. Apo, mos ndoshta arsyeja eshte se Albini nuk eshte njeri apo evropian? A eshte ky gjykim per lirine e te shprehurit apo te drejten per te kundershtuar? A perdorin terroristet e kategorise A ngjyre te kuqe per shkaterrim masiv? Apo ky eshte nje gjykim per grafitet e shkruar dhe xhamat e thyer? Nese eshte keshtu, atehere pse nuk eshte arrestuar me 28 nentor kur ka ndodhur vepra penale? Dhe pse aq shume njerez u vrane dhe u plagosen kur ne tere demonstraten ka pasur infiltrime?

Per me shume, mjerisht ky nuk eshte i vetmi rast i erret, i deshmive kontradiktore, i zgjatjes se paraburgimit ne menyre arbitrare dhe i lirimit te krimineleve te dhunshem, perderisa minoritetet dhe shkeljet ndaj te tjereve jane te injoruara. Kushdo qe ne te ardhmen do ta marre Kosoven nen mbikeqyrje, do ta gjeje sistemin e drejtesise shume dobet te organizuar, me nje mbrojtje te dobet pothuajse te padukshme, pa besim apo njohuri mbi te drejtat e tyre. Nje gjykim i shpejte dhe i paanshem qendron ne zemer te demokracise.



(Kosova Action Networ, Alice James, koordinatore, 19 shtator 2007)

Samstag, 15. September 2007

deshmitaret e Albinit´ shkruan Adnan Abrashi

DESHMITAREVE NE PROCESIN GJYQSOR NDAJ ALBIN KURTIT



Te nderuare bashkeshtetas te mije shqiptar, deshmitare ne procesin politik kuder Albin Kurtit, por edhe ju te tjere jo shqiptar, e qe shumica vini nga vendet qe kahere kane promovuar drejtesine e mirefillte ne sistemet e tyre te gjyqesise se pavarur,



Me daten 19.9.2007, do te filloj procesi i montuar politik gjyqesor ndaj liderit te levizjes “Vetevendosje” Albin Kurtit, i cili, bazuar ne pikat e aktakuzes zyrtare te ngritur kunder tij, ai, aty, nuk do te paraqitet si i pandehur, por si i demtuar, jo si kriminel por si liridashes dhe zedhenes real i synimeve te verteta te popullit te vet, ku permes organizimit te nje proteste gjithepopullor jane shpalos keto kerkesat te natyrshme dhe civilizuese per pavaresi dhe vetevendosje. Bilanci i tyre dihej: 2 te vdekur dhe mbi 80 te lenduar.

Ju, ne kete proces do te paraqiteni si deshmitare. Shumica do te jeni nga te tanet, por do te kete dhe nga ata te tjere, nderkombetar. Kete here, une fare nuk do te merrem me ata deshmitare nga radhet e perfaqesuesve nderkombetar, por shenjestren e apelit tim do ta orientoj kah ju, te tanet.

Te nderuar deshmitare shqiptar ne kete proces te montuar politik,

Ate çfare ky popull me dhjeta vite perjetoi nga nje sundim me i eger dhe nje regjim me shovinist ne Evrope, sot, me disa metoda te ngjashme por ne nje menyre dhe forme me perfide, po perseriten edhe nga ky regjim kinse demokratik i UNMIK-ut, i cili, qe 8 vite eshte i instaluar ne Kosove dhe po luan pameshirshem me fatin e popullin tone shumice shqiptar.

Te gjitheve, sigurisht ende ju kujtohen proceset te montuara politike ”famoze” gjyqesore, kunder “iretendisteve”, “terroristeve” dhe “separatisteve” shqiptar, dhe ne to, denimet e shqiptuar nga me drakoniane ndaj “fajtoreve”. Atebote, keto gjykata, akuzat e paverteta kundra ketyre djelmoshave tane, i mbeshtetshin ne fakte te kurdisura dhe trillime nga me absurde, e posaçerisht ato bazoheshin ne deklaratat e deshmitareve te rrejshem.

Intimisht, gjithmone jam rreqethur kur tentoja t’i kuptoj keta deshmitare, se si ata munden qe me deshmite e veta te rrejshme te paraqiten para organeve te instaluar te dritesise se pushtuesit, duke deklaruar pa fije turpi, trillime nga me te ndryshmet, vetem e vetem qe te denohen sa me rende atdhetaret tane me te deshmuar te çeshtjes kombetare.

Edhe pse gerditsha me ta, kete marrezi te tyre, shpesh tentoja t’iu arsyetoj me shantazhe dhe presione nga me drastike qe ju beheshin, duke mos perjashtuar edhe ato fizike, te cilat i ushtronte atebote UDB-ja, vetem e vetem ta permbushte farsen formale te mbarevajtjes gjoja ligjore dhe te mbeshtetura ne fakte te ketyre proceseve gjyqesore qe kryekeput kane pasur prapavije politike.

Ky pushtet i sotem i UNMIK-ut, me disa metoda te veta te veprimit, si duket, edhe nuk dallon aq shume nga ato te meparshme te Serbise.

Shprehur me gjuhen e plakut tone popullor te lagjes, mixha Dile, keta te tanishmit, njesoj po na “shkerdhene” por vetem po i dallon poza e veprimit: ata te paret na kane “fut” ashiqare dhe balle per balle - “perpara”, kurse keta te dytet, pak me nje stil me te persosur dhe jo aq ashiqare,-“nga prapa”.

Sa e sa procese politike gjyqesore jane mbajtur pas lufte ne Kosove, ku ne to si te akuzuat ishin veteranet dhe luftetaret me te devotshem te UÇK-se?

Procese keso te montuara, nuk paten vetem permasa kombetare por edhe nderkombetare duke na i derguar komandant tane legjendar te UÇK-se edhe ne Gjykaten e Hages.

Te nderuar deshmitar shqiptar,

Keso fakte te proceseve te montuara politike gjyqesore, ndaj njerezve dhe bijve me te mire te ketij populli, kemi mjaft, dhe secila nga to, ne vete ngerthejne nje histori te dhembshme.

Ne vazhdim, te ndalemi ne kete proces te fundit, ne ate ku ju para altarit te kesaj drejtesie UNMIK-ase, do te paraqiteni si deshmitare.

Para se ta merrni kete rruge me19 shtator te ketij viti, ju lutem vetem per nje çast, perkujtoni emrat e dy deshmoreve tane te fundit te lirise: Mon Balajt dhe Arben Xheladini. Ktheni filmin mental te kesaj ngjarje dhe le t’ju ushtoj ne vesh deklarata e prinderve krenar te ketyre djelmoshave te viktimizuar mu ne lulen e rinise: “Hallall ju qofte qumeshti i nenes ...ata rane per idealin e tyre te vetevendosjes”

Doni ende deshmi? Ka mjaft?

Albin Kurti dhe levizja “Vetevendosje” atakohet nga ky regjim antidemokratik sepse eshte kunder bisedimeve me Serbine, armiken tone shekullore e cila ne luften e fundit ne Kosove vrau rreth 14.000 njerez. Afer 90% prej tyre civile te paarmatosur. Te pambrojtur. Kryesisht femije, gra dhe burra te moshuar. Rreth 3.000 persona te rrembyer jane ende te pagjetur. Pjesa derrmuese e tyre gjenden ne Serbi. Afer 20.000 femra te dhunuara. 740.000 persona te deportuar dhunshem. 120.000 shtepi te shkaterruara apo te demtuara nga ushtria serbe.

Albin Kurti dhe levizja “Vetevendosje” atakohet nga ky reshim antidemokratik sepse angazhohet dhe propagandon Vetevendosje! Pa kusht. Deri ne shkeputje perfundimtare. Deri ne çlirimin e plote te vendit.

Sepse, asnje populli nuk mund t'i vendosen kushte per lirine e vet. Sepse, çdo popull ka te drejte te dekolonizohet; te jete percaktues absolut i kahjeve te zhvillimit te mundesive te veta; i resurseve vetjake ekonomike; i pasurive te veta nentokesore. Te percaktoje lirshem identitetin e tij dhe te kultivoje i papenguar frymen autentike kulturore. Kerkon vetevendosje, sepse kjo eshte diçka e natyrshme: eshte gje e pritshme te vendosim ne interes te vetes me shume seç do ta bente kete gje tjeterkush dhe gjithkush tjeter per ne.

Te nderuar deshmitar shqiptar, te ketij procesi te montuar politik.

Dijeni se, mu kjo çfare predikon Alkbin Kurti dhe levizja “Vetevendosje”, jane vetem stereotipe te synimeve tona te verteta te trysura si ideale ne ndervetedijen tone kolektive si popull, per te cilat, gjate shekujve jane dhene shume jeta dhe eshte derdhur shume gjak. Albin Kurti, eshte vetem artikulues i ketyre zerave te natyrshem latent ne brendesine e ndervetedijes se çdo individi qe ka ne veta gjene te pastra shqiptare. Ai eshte vetem shpirti i bashkuar kolektiv ne veprim. Andaj, pa marr parasysh dhunen, burgosjet, proceset e montuara dhe viktimat, ideali i “Vetevendosjes” do te fitoj patjeter, sepse, siç thote Albini, populli eshte nisur drejt saj.

Albin Kurti dhe pjesetaret tjere nga levizja “Vetevendosje”, jane bijte dhe bijat me te zgjedhur te popullit tone. Ky organizem nuk eshte vetem institucionalisht si nje levizje popullore, por ajo paraqet edhe nje universitet akademik ku kaliten dhe pergatiten mira e mira atdhetare te rinj, timonier dhe bartes te ardhshem te proceseve shoqerore - politike ne Kosove.

Pra, ajo eshte nje kult i edukimit masiv, ku pergatitet nje brez i ri i cili eshte i panenshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale, qe refuzon te perkulet dhe nenshtrohet para sakrificave, nuk eshte pijatalipis dhe lajkatar, nuk frikesohet nga askush, e me se paku nga vetja. Eshte gjenerate qe eshte kalitur t’i gjej shkaktaret ne pasoja, te dallon realitetin nga iluzionet, te vleresoj sakte ç'eshte patjeter per momentin.

Tek ta nuk ka kokefortesi, por vendosmeri. Ata jane te patjetersueshem, sepse ne vete ngerthejne forcen e madhe te realitetit.

Ja, se pse gjykohet sot Albini Kurti dhe levizja “Vetevendosje”!

Ja, se ne çfare procesi gjyqesor do te paraqiteni ju si deshmitare!

Edhe nje kerkese te vogel kam prej jush, te nderuar bashkekombes te mi: Para se te shkoni te deshmoni, kujtoni pergjegjesite e vertete te ketij procesi - policet rumun; larg nga vendi vepres se kryer dhe te dekoruar per krimin e bere. Provoni t’i paramendoni se si ata, duke degjuar deshmite e juaja te montuara, po ju “zgerdhihen” nga larg , te kenaqur se do t’i rehabilitoni.

Nese kur ne ndergjegjen e juaj nuk jeni ndjere ndonjehere sinqerisht shqiptar, e keni shansin ta beni ate mu me 19 shtator te ketij viti!

Nje fjale e urte latine thote: “Verba volant, scripta ma nent” (Ajo çka thuhet, e merr era, ndersa e shkruara mbetet perhere)

Ne kete proces deshmia e juaj do te shkruhet dhe stershkruhet jo vetem nga formalitetet zyrtare gjyqesore, por edhe nga shume te tjeret...

Dhe per fund, ate qe e kame thene edhe me pare ne shkrimet e mija, po e perseris edhe kete here: Si duket, tek ne, ka mjaft nga ai soj njerezish, qe nuk e di se historia shkruhet SOT, per t’u lexuar NESER? Qe nuk e dine se historia ka edhe nje taraf tjeter: “PLEHUN E SAJ TE HISTORISE”.

Ju pikerisht ne kete dite, jen ne pozite qe vete te zgjidhni se ne cilin taraf te historise deshironi te jeni.

Aman, mos e zgjidhni ate te turpit...?!



Adnan Abrashi