Samstag, 29. September 2007

infuzioni i radhes ,per Pavarsi apo per Autonomi,shkruar nga Behxhet Shala

INFUZIONI I RADHES , PER PAVARESI APO AUTONOMI ! Shkruan Behxhet SHALA Sep 28, '07 3:51 PM
for everyone

INFUZIONI I RADHES, PER PAVARESI APO AUTONOMI !





Lexuesi i vemendshem eshte gjetur para nje kaosi te vertete informativ, bombardimit te perditshem per statusin e Kosoves, pavaresise kuptohet, sepse tingellon bukur, dhe krejt kjo behet sipas nje dinamizmi te parapare, te projektuar dhe planifikuar hollesisht, nga qarqet nderkombetare nderkaq si shperndares ne terren perdoren institucionet e vendit, niveli lokal dhe qendror . Ne çaste kritike, kur besueshmeria e sunduesve te Kosoves, vendoreve dhe nderkombetare shtrihet thuaja pertoke, jo per shkak te graviditetit por per shkak te fleksibilitetit, del nje shpetimtar i cili, me nje hocus – pocus ( shprehje e magjistarit ) perpiqet t’ua rikthej kredibilitetin e luhatur! Nderkaq , populli i sterlodhur nga varferia dhe problemet me te cilat perballet çdo dite, qofshin ato reale apo artificiale mashtrohet ne vazhdimesi dhe iu beson te gjitha premtimeve, me nje fjale, bene sakrifice, per statusin e Kosoves, pavaresise se premtuar dhe veshtire te realizuar,e qe do te ishte ne perputhje te permbushjes se vullnetit te popullit! Pra, eshte nje sakrifice qe nuk behet per te miren e atij qe e bene sakrificen por per te miren e atyre qe aspak nuk sakrifikohen por perfitojne nga te sakrifikuarit, ne shume menyra! Vullneti i popullit i nenshtrohet vullnetit te te fortit dhe mafiozeve vendore, te personifikuar si figura politike dhe ushtarake. Dhe, ato premtime jepen te dozuara dhe te afatizuara, varesisht nga niveli i atij qe premton, caktohet edhe doza dhe kohezgjatja e veprimit. Premtimi i nje politikani, qe si literature elementare per zgjidhjen e statusit te Kosoves e ka vepren “ Fluturimi i Azem Berishes “, ka efekt nja nje muaj e pastaj e leshon lengu. Pernjemend, a ju kujtohet ky doracak te cilin Shmunku e pati bere si lektyre diplomatike ? Disi, si “ Aferdita perseri ne fshat “, per nxenesit e ciklit te ulet te arsimit fillor! Do te ishte interesant te rilexohet ky testament politik i Nostradamusit ( parashikuesit ) te Madh kosovar per zgjidhjen e statusit te Kosoves, Veton Surroit. Atehere do ta shihni se sa ia ka futur kot ama e ka nje efekt pozitiv, kete testament ne forme parashikimi e kane lexuar disa diplomate te BE –se, zyrat e huaja ne Prishtine dhe kursistet e shkolles se nates per diplomaci ( nga Kosova, kuptohet ) , ne Akademine e Dites per Diplomaci te Lisjen Bashkurtit. Kategoria tjeter jane ata te nivelit me te larte dhe premtimet e tyrte na zgjasin shpresen per tre muaj. Vijne nga radhet e miqve te Hashim Thaçit, te cilet i permend me shpesh se baben e vet, te cilin as qe do ta pyeste kur do ta shpalli pavaresine e njeanshme nderkaq qe fjala e miqve eshte vendimtare. Nuk thone kot, miqt e mire per dite te veshtira! Keta miq jane ata, qe sipas nevojes e therrasin Thaçin dhe te tjeret nga Ekipi i Sikletit, ne darka, dreka pune apo e bejne donje foto te perbashket, si ajo me sekretaren e shtetit, Kondoliza Rajs, me perfaqesuesit e fiseve politike te Kosoves. Shume me perngjanin me perfaqesuesit e fiseve ilire. Pastaj, disi nuk po e kam te qarte si ben kjo qe e tha sekretarja e shtetit se zgjidhja me e mire do te ishte pavaresia e Kosoves dhe e cila siguron stabilitet ne kete pjese te Ballkanit nderkaq ne te njejten kohe thote se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nuk do te ishte zgjidhje e mire ?! Me gjase, pavaresia e Kosoves do t’i ngjaje shtatezenise se shen Merise se Virgjer, do te vije me eren! Me se lehti, ne aeroplan , me anetaret e Ekipit te Sikletit! I vakumuar, ne pakon e Ahtisarit! Ajo mbeshtetje qe sherben si eliksir per kohezgjatje te jetes politike u erdhi nga presidenti Bush, ne qershor te vitit 2007, Tirane , Shqiperi. Ky eliksir, kufomat politike i beri karikatura faktike, ua rikthei buzeqeshjet e ngrira dhe i balsamosi, edhe per ndonje dite, qe te mos ndjehet kundermimi i eres i cili vinte nga koka! Kete perkrahje, presidenti Bush i ka konfirmuar edhe kryeministrit te Shqiperise, doktorit te Tropojes, Sali Berisha te cilit, burrerisht i ka thene se Kosova do te jete e pavarur, sipas paketes se Ahtisarit. Tash, disi edhe une po ndjehem me lehte sepse presidenti Bush ka marre per siper dy obligime nese “eventualisht” nuk e permbush fjalen e dhene, ka obligim ndaj Kanunit te Leke Dukagjinit ne Shqiperi dhe Kodeksit Moral te Hajdar Shtimes ne Kosove! Andaj, jam i sigurt se do t’i permbahet premtimit te dhene! Siç e dini, presidenti Njet ( Jo ) i Rusise, asnjehere nuk ka dhene premtime boterisht ne perkrahje te Serbise por ne vendin ku eshte dashur, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se ka thene NJET paketes se Ahtisarit! Ne fakt, shumica e qytetareve te Kosoves po presin shume nga takimi i Ekipit te Unitetit me delegacionin e Serbise , per statusin e Kosoves, me ndermjetesimin e Trojkes nderkombetare. Sepse fjalet jane shume te forta nga kryeministri Agim Çeku per te cilin Oliver Ivanoviqi e ka shkruar nje nekrolog politik per karrieren e tij politike, Azem Berisha ( Vetoni ), kohe me pare tmerresisht i radikalizuar per shpalljen e pavaresise e tash i pacifikuar, pas seances degjimore ne njeren nga shtepite e Dragodanit mirepo tash diçka po e nderlidhe shpalljen e pavaresise me festen e Kershendellave ( nje sqarim i vogel per lexuesit : gjate kesaj festeje çdo gjeje i bie vlera dhe shitet shumefish nen çmimin real, ashtu pra do te jete edhe pavaresia e Kershendellave e Vetonit , nese shpallet) , kryeparlamentari nuk po degjohet fare dhe mire eshte qe nuk po degjohet, “ aristokrati “ i vetem i Ekipit te Unitetit po sillet si aristokrat nderkaq padre padrino ( kumbara – nuni ) i ketij ekipi nuk po eksponohet shume, po e preferon veprimin nga hija, sipas natyres se punes! Fatmiri dhe Hasha jane bere si motrat Mustafa, gjithmone po e kendojne te njejten kenge! Lexues te nderuar, jam shume i sigurt se keta burra duhet te perkrahen sepse gjithmone e kane mbajtur fjalen! Kane thene se nuk do te bisedojne me Serbine drejtperdrejt dhe nuk do te bisedojne! Kane thene se statusi i Kosoves eshte i panegociueshem dhe nuk do te negociojne, ne emer te tyre flet Trojka, Çetvorka ,Petorka, Desetka e kush jo? Ata nuk do te flasin por do ta sjellin nje cope te pavaresise, ata jane misionare te pavaresise dhe votoni per ta?! Une, me kokefortesine time legjendare i kam disa rezerva dhe nuk shoh arsye te madhe per gezim. Jemi bere pjese e lojes se Ruletit rus dhe ta shohim a do te shpetojme! Jane dy mundesi, nje zgjidhje e imponuar nga bashkesia nderkombetare e qe do te jete me afer propozimit serb dhe vazhdimi i bisedimeve edhe per nje kohe te caktuar. Edhe propozimi i Ahtisarit eshte i perafert me propozimin serb por eshte dhe do te jete jashte loje. Andaj, eshte qesharak implementimi i pakos se Ahtisarit nga Kuvendi i Kosoves dhe i bie disi sikur foshnjes se abortuar t’i behet planifikimi i jetes! Ekipi i Unitetit po ben gabim strategjik duke u perpjekur te bleje kohe dhe, çdokush qe eshte ne poziten e Ekipit te Unitetit dhe blerjen e kohes e konsideron si loje, do te mbetet me gishta ne goje! Edhe Serbia dhe bashkesia nderkombetare po blejne kohen ( jo ate ditore ) ama ne dem te Kosoves! Definitivisht po hyjme ne probleme ngase na kane future ne lluge, pa sakice! Parashoh vazhdimin e lojes edhe ne vitin 2008!

Kete jave u bene publike edhe hetimet ndaj zevendeskryeadministratorit te Kosoves, z. Stiven Shuk. Lexuesit e nderuar i perkujtoje se edhe nje ishzevendeskryeadministartor, z. Gerhard Fisher ishte akuzuar per hajni dhe kurre nuk ka dalur para organeve te drejtesise! Me zotin Shuk as qe do te merrem me, me kohe kam shkruar per “ marifetet “ e tij. Por sinqerisht brengosem per “ shuket “e klonuar vendore qe bartin poste ministrore dhe qe me aq pasion e mbrojne “ patriotin “ e madh te Kosoves dhe arkitektin e Termocentralit Kosova C! Po bejne gabim nese mendojne se duke e mbrojtur Shukun e mbrojne edhe veten e tyre sepse, nese vjen BE, ata do te jene te paret qe do te japin pergjegjesi penale. Dhe , le t’i luten zotit, ne kete muaj te madherishem te Ramazanit, qe zbatimi i ligjit dhe shtetit ligjor te jete ky qe eshte sot ne fuqi. Vetem ne kete menyre do te shpetojne!

E lexova nje interviste te Oliver Ivanoviqit, qun ky mjaft inteligjent per rrethanat tona. Me ka rene ta takoje shume here dhe te bisedojme pa, doreza per aktualitetet politike ne Kosove. Me parashikimin e tij se ne keto zgjedhje do te fitoje Hashim Thaçi dhe PDK duket se ia ka future nje spice pikerisht Hashimit dhe PDK-se! Ani kur i ka permendur ish- komandantat e luftes qe jane futur ne listen e PDK –se! Po nderlidhem me nje bisede qe e pata me nje mik timin dhe i cili perpiqej te me bind se fitorja e PDK –se eshte e sigurt ngase si argument per fitore e permendi se, me perjashtim te zones se Dukagjinit, te gjithe komandantat e ish zonave te ish UÇK –se kane hyre ne PDK. Komenti im i vetem ishte : “ keta edhe do t’ua kajne nenen “. Dhe, per kete me bind rasti i fundit, eliminimi i nje patrioti te devotshem dhe njeriut shume te mire, Gani Krasniqit, nga Malisheva. Emri i tij flet vet. Ai u eliminua nga komandantet qe do t’ia “sjellin “ fitoren PDK –se!



28.09.2007 Prishtine

Behxhet Sh. SHALA

( autori i shkrimit eshte drejtor ekzekutiv

i KMDLNJ-se dhe pikepamjet ne kete

shkrim jane personale )

Tags: opinione...!, reagime...!, vedat xhymshiti

Keine Kommentare: