Freitag, 27. Juli 2007

Koment i Saimir Nikqit per shkrimin e Riza Lahut per Lidhjen e Bashkuar te Shqiptarve

Shkruar nga: saimir nikqi
Komenti: Te nderuar Miq ,i nderuari Rizah Lahu,shkrimi i juaj kishte nje teme shum domethense,por edhe komentet e ketyre Bashkombasve tjer poashtu,pra te gjitha keto shkrime jan per tu pershendetur,pamarr parasysh peshen e tyre kombtare. Qdo iniciative ,qdo veprim i mirfillt kombtar duhet pershendetur mirpo qdo here duke iu permbajtur parimit te veprimit praktik dhe jo vetem teorik,sepse teoria e moszbatuar ne praktik shendrrohet ne demagogji dhe ne Shqiptart kemi nevoj me shum qe te jemi me shum praktik se sa teorik qe puna e jone te deshmohet ne veper. Per te deshmuar se jemi vertet duke vepruar ne te mir te qlirimit dhe ribashkimit Kombtar per momentin jan te nevojshme keto veprime: 1) Bashkim i te gjitha Grupimeve dhe RRymave Politike nen Platformen e Qlirimit dhe Ribashkimit Kombtar ne nje Grupim Politik pa dallim ideologjie dhe duke i len interesat grupore,klanore,fetare dhe regjionale pra duke ven interesin pergjithshem Kombtar mbi te gjitha, 2)Te dihmojm Levizjen "VETVENDOSJA" me te gjitha mjetet dhe forcen si dhe ter potencialin qe disponojm ta vejm ne drejtim te zhvillimit te aktivitetit kombtar te kesaj force kombtare, 3)Te mbahet nje Kuvend Gjithkombtar ku do te marrin pjes te gjitha Grupimet politike Shoqatat si ato Politike dhe Jopolitike,Njerzit Intelektual te te gjitha profesioneve,Perfaqsusit Shqiptar te te gjitha Administratave Shtetrore por qe kan qellim qlirimin dhe ribashkimin kombtar ku nga ky Kuvend Gjithkombtar te miratohet nje Platform Gjithkombtare per veprim te metutjeshem per qlirim dhe ribashkim kombtar qe do te miratohej nga Ekspert te Fushave te ndryhme qe per Shqiptart do te ishte si nje lloj Kushtetute Kombtare, 4)Te zgjidhen Organet Drejtuese te ketij Kuvendi Mbarkombtar qe ne keto Organe do te perfshiheshin te gjith Ekspertet e te gjtha Fushave Politiko-Ekonomike, Ushtarake dhe Civile, 5)Baz dhe Faktor kryesor te jet Faktori vendes Shqiptar sebashku me Miqt e Popullit Shqiptar qe kan deshmuar praktikisht miqsin me Popullin ton gjer me tani dhe qe jan te gatshem qe edhe ne te ardhshmen te na ndihmojn me te gjitha forcat edhe ne te ardhmen, 6)Selia dhe Qendra e e kordinimit te veprimeve te jet ne Atdhe qoft ne Tirane apo ne Prishtine. Keshtu do e bindim Faktorin Nerkombtar dhe Kombtar se jemi serioz ne qellimet dhe veprimet tona ,perkundrazi jo qe nuk do jemi serioz dhe qesharak para Botes por edhe kurr nuk do realizojm Lirin e plot Kombtare.

Lidhja e Shqiptarve te Botes( LSHB),nga Rizah Lahi

LIDHJA E SHQIPTARËVE TË BOTËS (LSHB)

Shkruan: Riza LAHI



Dy vëllezër, një ditë, morën rrugën nëpër botë. Mbushën trastat dhe u nisën t’i binin globit nga njëri cep në tjetrin cep.
Jo për një aventurë ekologjikësh, gjeografësh, turistësh apo edhe thjesht për gjueti aventurash, por për një tjetër gjë. Për të kërkuar ku janë e ku nuk janë shqiptarët.
Kjo ndodhi vite e vite më parë dhe, të dy vëllezërit binjak: quhen Mikel dhe Simon Kuzhnini.
Të dy këta kristianë kosovarë, pas njëmijë hallesh prej persekutimeve titiste në vendlindje, pas njëmijë hallesh për të fituar ca para – aq të domosdoshme për t’u hyrë kërkimeve idealiste që janë aq larg këtyre të shkretave, por, gjithsesi, “parja e bardhë për ditë të zezë” – ia nisën romanit kombëtar për të bashkuar shqiptarët.
U krijua kështu “Lidhja e Shqiptarëve të Botës”…Vite më parë…

Lezhë, 21 korrik 2007…
Njëri prej dy vëllezërve idealistë nuk ndodhet në këtë sallë të bibliotekës së Lezhës, rretheqark kësaj tavoline të rrumbullakët, ku burrat me kollare janë përmbytur në djersë prej mungesës së kondicionerëve.
Kanë ardhur enkas për këtë tubim - që do të përgatisë Kongresin e Dytë të LSHB – që “do të mbahet veçse në Tiranë, askund tjetër ma; vetëm në Pallatin e Kongreseve” – ndoshta nga 24 vendeve evropiane dhe SHBA. Delegatët e kësaj mbledhjeje përgatitore, kanë mbërritur me shpenzimet e tyre këtu në Lezhë, ku do të bënin edhe një fotografi në vendvarrimin e Skënderbeut.
Konceptimi dhe organizimi i “LSHB”, është i tëri idealist; nuk ka se si t’i pranojë manovrat e mundshme pragmatiste.
Lexohen plot patos përshëndetjet nga Mardena Kelmendi, Alida Hisku – Llamadeo Dukagjini G( te dy ne kryesinë e degës L.Sh.B-së në Gjermani), Ibrahim Egriu (kryetar i degës LShB-së për vendet Skandinave), Agim Bacelli – Amerikë, Luigj Shkodrani, kryetar i degës LShB-së për Danimarkë, Andrea Alushi, Greqi… Baki Ymeri kryetar i LShB-së për Rumani, Kozeta Zylo anëtare në kryesinë e LShB-së përshëndetja e shkrimtarit dhe patriotit Ndue Ujkaj në Suedi, përshëndetja e Nazmi Jakurtit nga kryesia e Zvicrës etj. etj.
Në krye të tavolinës, Kuzhnini, i qeshur, shtatlartë dhe i shëndetshëm si një klerik françeskan, flet me një gegnishte që mua më rrëqeth me bukurinë e rrjedhshmërinë e saj, duke pasur parasysh se ai banoka prej mbi 20 viteve në tjetër truall, nga ai që e ka lindur. Vitore Stefa me ka treguar për të se ka qenë aktivist i përndjekur që në kohën e Titos; që në vitet ’68 ku ngritën Flamurin Kombëtar se bashku me Ukshin Hotin dhe me djemtë e tjerë te rrethinës së Prizrenit.




Kuzhnini, gati në mënyrë urdhërore fton të vijë në presidium një grua të veshur me të zeza. Ajo, e qete, pa ditur të qeshë dot, zë vend si një ikonë. Është deputetja e parlamentit te Kosovës, zonja Nekibe Kelmendi. Sytë e saj kanë parë të vriten brenda disa minutave dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, juristin e njohur Bajramin; të vriten nga paramilitarët serbë.
Flasin me zë të lartë, me temperament, gjithë nerv e pasion se si duhen bashkuar shqiptarët.
T’i bashkosh shqiptarët, ndaj të cilëve aplikohet prej shekujsh deviza dinake e romakëve “Divide at impera” për shumë prakticienë dhe pragmatistë është thuajse e pamundur. A përfytyrohet vallë që të ulen, të pinë kafe e të dëgjojnë të qetë njëritjetrin Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu? Esat Pashë Toptani me Avni Rrustemin? Adem Jashari me Ahmet Krasniqin? I vrari pabesisht në pritë me vrasësin e tij me para? Prokurori me ish të burgosurin prej tij? Sigurisht, Rugova me Thaçin, Berisha me Nanon? Dashnori i gruas me burrin e tradhtuar nga ajo? Pasaniku me varfanjakun? I vrari në luftë mes radhëve të UÇK-së e që nuk ka një dyshë në xhep, me pasanikun që bënte plazhe në Durrës, kur të tjerët luftonin se, “qe, ma, ia mëshoi NATO?”.
Përgjigja pozitive për disa prej këtyre pyetjeve është thuajse e tmerrshme. Por ama, që e tërë kjo kategori njerëzish që përmendën flet shqip, është tundur në djep nga një nënë shqiptare, di lojëra popullore, këngë popullore dhe adete e zakone shqiptarësh.
LSHB, don t’i bashkojë gjithë shqiptarët, përfshirë është polet e sipërpërmendur.
Një shqiptar i vjetër, nga Kurbini me origjinë, z. Pervizi, që kishte mbërritur këtu që nga Belgjika, mbi 75 vjeç dhe që e kishte kaluar rininë dhe burrërinë e parë në internim nga shteti komunist, u ngrit dhe tha se tani nuk është koha për t’u ngrënë me njeritjetrin. Është koha të vëmë nga një gur në zemër të gjithë, në emër të nënës së përbashkët, Shqipërisë…
“Pilot je ti? “ – Pervizi
“Po, pilot” – unë.
“Sigurisht që je antikomunist!”
Preferoj të mos përgjigjem.
Pervizi më troket gotën më verë të kuqe duke më parë në bebe të syrit.
Më pas, në një ambient më të gjerë përgjigjem kështu:
“Unë jam pilot, dhe si i tillë, unë e di krejt mirë se më duan që nga Sali Berisha e deri te Hysni Milloshi. Që të gjithë shqiptarët shikojnë aeroplanin e tyre në ajër dhe thonë me krenari apo nostalgji “Ky është djali, vëllai, shoku im”. E, unë nuk kam se si t’i sulem njërit apo tjetrit… E pra, unë njoh sa të duash njerëz që urrejnë Enverin, si dhe, po kaq, njerëz që e duan dhe e respektojnë atë. Ama, janë të gjithë shqiptarë.”
“Unë të gjithë i pranoj për kafe, me përjashtim të “kodoshit të gruas “ – përgjiget njëri nga pjesëmarrësit…



Është hera e parë që marr pjesë në një tubim të tillë, megjithëse ky forum ka gati 15 vite që është krijuar dhe legalizuar në vitin 1995 në Munih të Gjermanisë.
Vitore Stefa ka qenë nxitësja që unë jam këtu. Kanë ardhur nga Tirana edhe gazetari Albert Zholi, e shkrimtarja Violeta Alimuça. Nga Berati – poeti karizmatik, z Sotiraq Mishaxhiu.
Delegatët flasin njëri pas tjetrit dhe ka kërkesa për të kufizuar kohën. Patosi për të folur gjatë është se thuajse që të gjithë kanë udhëtuar me shpenzimet e veta deri këtu. Unë në tavolinë kam disa libra të Vitores, që ajo më është lutur t’ua dhuroj disa të njohurve të saj. Në të vërtetë atë e njohin të gjithë. Edhe mua më njohin disa nga listat virtuale.
E shkreta Vitore, sa qejf që kishte të vinte; nuk kish munguar as ajo, as bija e saj, poeteshë dhe ajo, Madi. Kushedi se sa ka harxhuar deri tani duke folur në telefon nga Italia, vetëm me mua. Mua më habit kjo grua emigrante që nuk e kam parë asnjëherë dhe që…
“Po të mos ishin telefonatat e Vitore Stefës, unë nuk do të vijshe këtu” – më pret fillin e mendimeve një zë; është i Talat Pllanës, një burrë i pashëm ardhur nga Anglia.
“Meqenëse e përmende Vitoren, nuk muj të rri me pritë ma, por du me i thanë dy fjalë për njatë grue që asht sa për pesë burra” – është ngritur pa pyetur njeri, pasi ndodhet në presidium, një burrë që kollarja ia ka shtuar djersën në fytyrën e tij të pashme ku vezullojnë dy sysh të ngjyer. Është okulisti – kirurg, I shumë mirënjohuri Orhan Kurbati, nga Kosova.
“Vitore Stefa….”
“Aaaaa, ça kom respekt për njatë gru edhe unë…Shqiponjë e vërtetë Shqipnijet …Vitore Stefa ka pritë e qitë me ….”
Ndërkohë celulari im. Kuzhnini vështron nga unë në mënyrë qortuese. Po unë kam brofur në këmbë plot hare. Në tel ka dalë Vitorja.
“Zake, të keqen motra, Vitorja jam, po vazhdoni?”
Unë ia zgjas celularin dorës së parë që don të ma rrëmbejë për të folur me shkrimtaren dhe aktivisten beratase Vitore. Është dora e një gruaje të bukur. Merita Dabullës – aktore në Greqi. Ajo ka ardhur që andej për këto dy ditë, tok me shkrimtarin - Miho Gjini e një tjetër.
Celulari tani kalon duar më duar….
Nga Greqia ka ardhur edhe një poete që e mban Lap Topin edhe në tavolinën e drekës. Ka regjistruar poezi. Që të gjitha bëjnë fjalë për atdheun dhe Shqipërinë. Tematikë si kjo tërheq zakonisht fëmijët e moshës së vajzës sime.
Por, edhe këtë grua të martuar me një “Grek shumë të mirë”, por që fëmijët “i kam ende në parajsë”. Quhet Elda Kokoneshi.
Ndue Hila ka ardhur që nga SHBA; me të kemi lidhje virtuale dhe ai çuditet me mua se “të dijshëm nja 30 vjeç e të pashëm”.
Janë gjithsej nja 50 60 aktivistë – të LSHB-së. Secili ka dramën e tij derisa ka ardhur këtu. Kushedi se çfarë përpjekjesh mbinjerëzore kanë bërë ata për vendin e tyre deri në këtë ditë. Janë përzgjedhur prej mijëra, qindra mijëra shqiptarëve anembanë globit.
Ballë meje është një figurë që i ngjanë krejt një personazhi të një filmi Italian. Ai kujton se e njoh dhe më sheh plot mirësjellje. Përfiton nga rasti, që me këtë rast t’i dhuroj një libër, nga të mijtë që kam në çantë. Mësoj më vonë se ai ishte nga Kumanova, kryetari i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni dhe ish i përndjekur politik…



LSHB kërkon të bashkojë të 16 milionë shqiptarët, ku janë nëpër botë; t’i bashkojë për gjëra që mund të bashkohen, si psh për palët e flamurit, për gjuhën, folkun, zakonet, miqësitë personale. Për atë që kushdo nëpër botë që i thotë bukës ”bukë” ta ndjejë një dorë më të fortë sesa përpjekjet e tija personale që mendon për të.
Normalisht, kjo detyrë, detyra e nuklit të shqiptarëve, është “nomenklaturë” e shtetit shqiptar. LSHB e ka marrë për sipër një atribut të tillë. Ky atribut bëhet edhe më serioz, pra, edhe më agresiv ndaj kundërshtarëve të shqiptarëve, kur shteti juridik i shqiptarëve ende ka shumë e shumë për të bërë. Së paku, një radio për shqiptarët jashtë atdheut, tanimë ka nevoja ulëritëse për t’u modernizuar me teknologji të re dhe kjo as që ka ndërmend të ngjasë hëpërhë. Ka nevojë për një gazetë apo revistë panshqiptare që t’u ruhet tmerrësisht gjërave politike, por edhe kjo mungon. Të këtilla probleme mbase ka edhe Televizioni Publik i Shqiptarëve.
LSHB përpiqet. Shqiptarët e pambrojtur si duhet nga shteti i tyre dhe të pandihmuar në mënyrë selektive prej tij, kanë krijuar anembanë globit “Listat virtuale”. “Art-Cafe”, “Dervina”, “Mëmëdheu”… Burrat patriotë si… Agim Bacelli. …bëjnë përpjekjet e tyre të mundshme në kushtet e jetës së trishtuar të jabanxhiut, të emigrantit.
“Listat virtuale” janë origjinalisht albaneze. Këtu, albanezët emigrantë, miqësohen me njëritjetrin, diskutojnë, kënaqen, grinden e shamatohen – ani, hajt, ta hajë dreqi, prapë, mirë; më mirë se sa asimilim…a s i m i l i m
LSHB ka një mision të veçantë – çuditërisht, ja po ulurin tani ky mision – të japë kontributet e veta sa ku mundet për çështjen kosovare.
Mundësia e bërjes së pazareve për të ardhmen e Kosovës është eminente. Kosova duhet menjëherë të shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Lidhja e Prizrenit erdh dhe u organizua kur në emër të të “Mëdhenjve” të kohës dikush deklaronte se Shqipëria ishte vetëm një shprehje gjeografike.
Pavarësisht nga të gjithë, dhe kundër të gjithëve, Ismail Qemali, pas një turneu diplomatik nëpër Evropë dhe me dy rupi në xhep, e shpalli pavarësinë. Shpallja e pavarësisë donte të thoshte, byrëm, kush nuk është dakord, duhet të përballohet me një milion shqiptarët e kohës. Që ishin stërgjyshërit tanë – që të gjithë të armatosur, që të gjithë kryetrima por që, për fat, aq injorantë, sa të përçaheshin lehtësisht.
Në shembullin e stërgjyshërve tanë intelektualë duhet të ecë Kosova. Ama, nuk ka më 1 milion shqiptarë, por 15 milion që do ta duartrokasin një nismë të tillë politike. Përveç kësaj, Shqiptarët kanë edhe alamet mbështetjesh ndërkombëtare, si SHBA, Anglia, Gjermania apo vendet islamike etj. Shpallja e pavarësisë në mënyrë të njëanshme e Kosovës, don të thotë – asnjë kompromis për ndarjen e Mitrovicës.
Do të thotë – gati kushdo të ndeshet me gjokset e 15 milion shqiptarëve.
Janë të mirëpritura shumë përkrahjet ndërkombëtare dhe institucioneve shumë të respektuara ndërkombëtare. Por, nga ana tjetër, shqiptarët nuk kanë se si t ë harrojnë se më 7 prill 1939-s, Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve, me të drejta të plota, por kjo lidhje ishte krejt e pafuqishme të ndalonte “fati complain” e dorës brutale të Musolinit…
LSHB…
Tingëllon diçka e përafërt me faljen e gjaqeve.
Shqiptarët faljen e gjaqeve në mënyrë masive e kanë bërë normalisht në vigjilje të luftërave apo në vigjilje të mundshme të kërcënimeve të asaj natyre.
Shqiptarët, mendoj unë, ndodhen shumë – shumë të kërcënuar.
Nuk e kam vetëm tek fakti që i të qenies së copëzuar të Shqipërisë natyrale, as te gati një milion emigrantët e Republikës së Shqipërisë që jetojnë përditë nën ndryshkun llahtarshëm të padukshëm të asimilimit, etj., që i dimë të gjithë. Brengosësh është se, nën pretekstin e hegjemonizimitt ë kulturave etj., po përçudnohen përditë tipare të mrekullueshme e qenësore të shqiptarëve, si fjala e dhënë, besa, burrnia, idealizmi, shkatërrimi i familjes etj., të shikosh një sallë me shqiptarë, sheh, një biond e një blu, një sybojqiell e një syzi, një të gjatë e një të shkurtër, një barkaliq e një thatuq. Ama, ata i bashkojnë gjërat e përbashkëta, të cilat janë duke u sulmuar papushim.
Dy korife të letrave tona, te sytë e të cilëve shikonin të gjithë në këtë periudhë çoroditjeje kombëtare, Kadareja me Qosjen, nisën e u bënë qepaze me nëjritjerin në sy të gjithëve rreth një proçke qesharake edhe për dy nxënës gjimnazi, nëse kanë qenë myslimanë apo jo shqiptarët më parë dhe se, kuptohet, ç’duhet të bëjmë, xhanëm…
Këto ditë, është vënë në focus Shkodra. Njëherë – shumë familje të moçme shkodrane paskan prejardhje nga turqit e vendosur këtu pas pushtimit, pra, racë akinxhinjsh, e, njëherë tjetër, “dukagjinasit paskan mbytur Shkodrën”.
Keni parasysh se, siç dëshmon gazetari shkodran, FC, në vitin ’92 ai është pyetur në hetuesinë serbe rreth parullës së hedhur në Shkodër me rastin e shembjes së komunizmit – “Shkodra republikë” , “Ç’thonë shkodranët, a duan ata të bashkohen më Serbinë?”
Po Shteti?
Shteti, kur nuk kujdeset për shpërndarjen e librave të botuar në Shqipëri, kur nuk merr absolutisht asnjë masë mbrojtëse ndaj përkthimeve…LSHB i takon të marrë mbi shpatulla detyra ende më të rënda.
Që kërkojnë forca sa më shumë. Më shumë dhe sa më të kualifikuara.
….Ishin dy vëllezër…
Morën torbat mbushur me kursimet e tyre dhe u nisën nëpër botë…

rizalahi@yahoo.com

Zgerdheshjet terroriste te Nikolla Gruevskit,kercenim ndaj Popullit Shqiptar,shkruar nga Mona Agrigoroaiei

ZGËRDHESHJET TERRORISTE TË NIKOLLA GRUEVSKIT, KËRCNIM NDAJ POPULLT SHQIPTAR NËN PUSHTIMIN SLAVOMAQEDONAS!
Mona AGRIGOROAIEI



ZGËRDHESHJET TERRORISTE TË NIKOLLA GRUEVSKIT, KËRCNIM NDAJ POPULLT SHQIPTAR NËN PUSHTIMIN SLAVOMAQEDONAS!


“Derri nuk bëhet qengj”!
(Populli)


REAGIM
Në fjalimin e tij parlamentar, sllavomaqedonasi Nikolla Gruevski hodhi një furtunë kërcënimesh në adresë të shqiptarëve. “S’ka para për ata që ishin kundër shtetit”, deklaroi kështu, duke aluduar të UÇK- re, që e etiketoi si “e ashtuquajtura UÇK terroriste”, duke përsëritur këto epitete deri në pafundësi. Gjithashtu, pohoi se “VMRO-DPMNE nuk do përsërisë gabimin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe gjatë qeverisjes së saj nuk do bëjë lëshime për partitë shqiptare”.Kur dihet se çfarë udhëheqje terroriste ka pasur LSDM gjatë qeverisjeve të saj, kur dihet për terrorin e ushtruar në vitin 1997 (9 korrik) në Gostivar kur policia ndaj civilëve shqiptarë ushtroi dhunë të paparë i gjuajti me plumba, bëri rrahje, arrestime, tortura, vetëm se shqiptarët demonstruan për flamurin shqiptar, kuptojmë se Nikolla Gruevski paralajmëroi ditë më të zeza për shqiptarët nën pushtimin e kolonizimin e këtij shteti terrorist sllavomaqedonas. Rikujtojmë se në atë ditë të tmerrit në Gostivar u vranë 3 shqiptarë dhe disa qindra të tjera u arrestuan…Me gjithë shfaqjet sentimentale në Ohër për t’i dhënë fund luftës se UÇK-së, “derri kurrë nuk bëhet qengj”- thotë populli ynë.Kolonialistët sllavë sillen ashtu vetëm kur shikojnë se potencialet e shqiptarëve mblidhen dhe godasin këtë burg artificial, kurse pastaj vazhdojnë me praktika të njëjta poshtëruese duke mbjellë vdekje e padrejtësi kudo ku shfaqen. Më shumë shqiptarë u vranë në kohën e luftës së ftohtë pas Ohrit se sa në momentet kur pushkët krisnin në malet e Tetovës e të Kumanovës. Por, që prej krijimit të këtij “shteti” sllavomaqedonas pati para për të shfrenuar terrorizmin e tij kundër shqiptarëve të pafajshëm. Pati shumë para, për të blerë helikopterë e mercenarë nga Ukraina e shtetet tjera sllave, për t´i dëbuar fshatarët nga trojet e veta dhe për t´i shkatërruar fshatrat shqiptare. Pati edhe më shumë para për të ushqyer terroristët prej “kopshtit” të tij zoologjik, egërsira të tipit “luanët”, “tigrat” (që më pas u dolën edhe atyre prej kontrollit) për të kryer masakra të egra si atë në Luboten. Pati dhe ka para për të arrestuar ish - ushtarët e UÇK-së, të ndjekur e për të vrarë atdhetarët shqiptarë në mes të rrugëve siç u ndodh me djaloshin trim dhe guximshëm Rexhail Haxhiu vitin e kaluar…. Paratë e artificialitetit sllavomaqedonas shkojnë edhe te “gjykatat” antishqiptare, ku ligji për sllavët është një, kurse për shqiptarët është një tjetër, sa për të njëjtën vepër maqedonasi merr 2 vjet e gjysmë dënim, e shqiptari burgim të përjetshëm!! Paratë e sllavit janë vetëm për akte terroriste antinjerëzore kundërshqiptare, sepse funksioni i parë i IRJM-së kolonialiste është të shtypë shqiptarët e t’i asimilojë ata. Gjithashtu, këto para po shkojnë edhe në xhepat e shqipfolësve të shitur, që kanë heshtur dhe po heshtin para terrorizmit sllavomaqedonas!Këta kolaboracionistë në miqësi aq të mirë me sllavomaqedonasit, tani po heshtin si derrat në misër, duke ulur kokën e lëpirë këmbët e Gruevskit & Co, duke mos ngritur zërin ndaj kërcënimeve mesjetare të tij, ndaj etiketimeve të pista kundër ushtrisë çlirimtare që bëri që të gjithë tutat e sllavomaqedonasve të dridhnin vetëm kur dëgjuan emrin e saj. Reagimet do t´ua prishnin “bashkim-vëllazërimin” titist, që i bëri milionerë… Prandaj, Gruevski, në detyrën e zotëriut kolonialist, u tërhoqi vëmendjen skllevërve të tij shqipfolës, që i kalëron duke u dhënë poste të majme që të shërbejnë sllavomaqedonasit, të mos lëvizin nga pozitat e tyre të mjerë me asnjë milimetër. Kurse pakurrizoret (partitë shqiptare), duke heshtur, mjerisht e pranuan këtë qortim të rreptë. Demonstrimet e forcës të tipit Gruevski, po tregojnë sërish fytyrën e vërtetë të përbindëshit, të shtetit terrorist sllavomaqedonas, këto sulme krijojnë revoltë të thellë tek shqiptarët atdhetarë dhe ndërgjegjësim tek populli i mashtruar nga zvarranikët shqipfolës.
Sot, trevat e populli shqiptar i Iliridës (Luginës së Vardarit), por nesër do të arrijë puna që pjesa e kolonizuar e Shqipërisë të çlirohet dhe të ribashkohet në të njëjtin shtet kombëtar, Shqipëria e Ribashkuar, pastaj, kolaboracionistët e tradhtarë do të kërkojnë sa më shpejt të gjejnë rrugën më të shkurtër për në Beograd, Athinë apo Moskë…, ndryshe do të përballen me forcën e revoltës popullore. Si dëshmi bindëse për ju o të mjerë, po ua kujtoj këto vargje poetike:
.....................................
- Dhe kolltukun ku je ulur,
Duke hequr nderin zvarrë,
Është trekëndëshi që përditë, varet kombi në litar”!
[…]Por jo!
Grushti do të bjerë,
Përmbi kokat e zuzarëve,
Koha është e maskarenjve,
Por atdheu, i shqiptarëve! (Mitrush Kuteli)


Për në fund, duke u rikthyer te “madhëria juaj”, ju z. Gruevski le të dini fort mirë se ju mund të vriteni nje-dy shqiptarë, por një popull që ka rrënje stërgjyshore, ju nuk mund ta vrisni!Mos harro se ne e dimë se si është krijuar ky shtet artificial që po e udhëheq, mirëpo artificiale ishte ëdhtë RFSJ, tash e shkatërruar, dhe të njëjtin fat do ta pësoni edhe ju!

Rumani, Më 25.07.2007

nga salih Mehmeti, Landovica Multietnike

Nga Salih MEHMETI: "Landovica multietnike" Jul 2, '07 9:14 AM
for everyone


Landovica multietnike



Pakoja e Ahtisaarit ka dy rrotëza shkak-pasojë, lëvizja e të cilave kushtëzohet prej njëra tjetrës. Efekti i së parës (shkaku) ka të bëjë me shkatërrimin e tiparave shtetformuese të shqiptarëve; kurse efekti i dytë që ndërlidhet me të parin (pasoja): krijimin e entitetit shtetformues të serbëve. Gjithçka në përputhje me planfikimin e Beogradit që shprehej vite më parë – ‘autonomia brenda autonomisë’, që ngërthente në vete fragmetarizmin territorial të Kosovës. Kjo formulë e Beogradit heshtet tani, ngaqë po jetësohet nga vetë pakoja. Tetë vite më parë, kur u fuqizua Rezoluta kundërpopullore 1244, propagohej krejt e kundërta e saj. Paçka që Serbisë i njihej sovraniteti i saj nominal mbi Kosovë dhe infrastruktura e shtetit serb pakësohej por nuk zhbëhej flitej pa pra për ‘parajsën’ institucionale të brumosur në Kosovë. Kjo logjikë e mbrapsht e të konceptuarit të realitetit objektiv po ripërtërihet në formë pak a shumë të njëjtë, por në rrethana më të rënduara politike për popullin. Populli u mashtrua si kurdoherë nga ndërkombëtarët, se shtyrja e përcaktimit politik të statusit të Kosovës për hir të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, do të çonte në përmirësimin thelbësor të statusit! Në Serbi nuk ka kurrfarë kuadri politik që nuk ka tendenca ripushtimi ndaj Kosovës. Ndryshojnë vetëm mjetet, por jo edhe qëllimi. Por duke ditur fuqizmin politik të Serbisë do na del se për Serbinë ‘qëllimi i përligj mjetet’. Lufta gjenocidale të cilën e bëri Millosheviqi në Kosovë, nga opozita e asokoshme ‘demokratike’ serbe nuk kritikohej për çështje filantropie, por për keqmenaxhim të luftës në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare në pretekstin se pas zgjedhjeve në Serbi do të triumfojnë forcat demokratike, Serbisë i dha qëllimisht shansin për një rikonfigurim të skenës politike nga ‘demokratët’ e Tadiqit në radikalët e kriminelit Sheshel. Mundësia e ndërrimit konjuktural të skenës politike atje në Serbi po ia mundëson asaj copëtimin sa më të përsosur të Kosovës.

Vitin e kaluar në shtypin vendor u muar vesh për punësimin e 385 ushtarëve të Armatës Serbe si ‘nëpunës’ në veriun e Kosovës. Ndërkaq, një zyrtar serb pati thënë se janë në gatishmëri afro 100.000 forca rezerviste serbe për një invandim të ri në Kosovë.

Po ta elaboronim me kujdes e gjakftohtësi pakon e Ahtisaarit dhe 12 anekset e saj, do na dilte se fjala është jo për rikonfigurim të forcave politike në Serbi por për rikonfigurim të infrastrukturës paralele të shtetit serb brenda komunave të reja serbe në Kosovë. Ndër nenet e kësaj pakoje, legalizohen strukturat me staturë të mëvetësishme të komunave serbe, duke i lënë atyre ingerenca të fuqishme mbi gjyqësinë, xhandarmërinë, shëndetësinë, arsimin dhe, mbi të gjitha - financimin e pashkëputur nga Serbia, i cili nuk do të jetë objekt tatimor. Rrjedhimisht, etnizimi i pakicës serbe del të jetë i pashmangshëm. Këtij etnizimi të pakicës serbe po i paraprin edhe kontrollimi i drejtëpërdrejtë i arsimit nëpër komunat serbe nga Serbia. Pika 7.1.1 e Nenit 7 për Arsimin sanksionon dirigjimin e shkollave serbe nëpër tërë territorin e Kosovës dhe lidhur me këtë edhe tekstet shkollore duhet të jenë taman simbas urdhëresave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Gjithashtu është paralizuar mundësia që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë të Kosovës të ndërhyjë në planprogramin e sjellë nga Serbia.

Pikërisht nga neutralizimi i gjysmë ‘kompetencave’ të Ministrisë së Arsimit të Kosovës në kundërshtimin ndaj teksteve shkollore të urdhëruara nga Serbia, lë të kuptohet për profilin e njëmendët të këtyre teksteve mësimore. Në këto tekste mësimore, nxënësit serb do ti servohen virtytet e të qenurit ‘serb i vërtetë’. D.m.th këtu edhe nis kalvari paradoksal i keqshfrytëzimit të historisë. Përderisa, nxënësve shqiptarë të shkollave fillore dhe atyre të mesme, edukimi në frymën kombëtare dhe kuptimi i saktë i proceseve historike po iu reduktohet vijimisht, për hir të njëfarë ‘multietniciteti’ dhe ‘rrugëtimit’ për në struktura veri – atlantike i cili nuk pranuaka ‘nacionalizëm’ e as vlera historike të shqiptarëve, por modele të ‘ardhmërisë’ duke bërë aluzion tek ‘heronjtë ideal multietnik’ Boro & Ramizi në Landovicën ‘shumëkombëshe’. Këtu spikat brendësia e qelbur e kësaj ngrehine të quajtur ‘bashkim – vëllazërim’ i moderuar; nxënësi shqiptar nuk do ta ketë mundësinë ti qaset studimit të drejtë historisë kombëtare, përderisa në anën e kundërt nxënësi serb cytet që të ketë qasje të lirshme në historinë e gatuar drejtpërdrejtë nga Beogradi. Histori e cila Serbinë e konsideron ‘hyjnore’ dhe djepin e ‘kulturës’ së saj e bën pikërisht Kosovën. Dihet mirëfilli se, historiografia serbe rreket e i paraqet ngjarjet historike në përpjestim të pozicionit të saj politik. Gjatë viteve të 90’ta kur një klikë e tërë gjakatare serbe po përgatiste programet e saj për të përgjakur anembanë vendet e Jugosllavisë, serbët i vunë në pah të ‘vërtetat’ e ‘pamohueshme’ historike se gjoja Serbia e pati pritur me armë në duar nazimin gjerman, Beogradi na kishte qenë vatër e ‘rezistencës’ kurse kroatët, boshnjakët e shqiptarët kishin qenë ‘koloboratorë’ me pushtuesin gjerman! Historia në Beograd pra, ndërron varësisht strumbullarit të pozicionit politik të Serbisë në arenën ndërkombëtare. Kur Serbia përgatitej sistematikisht për suprimimin e autonomisë së Kosovës më 1989, pushteti në Beograd gënjente botën për ‘ekspansionizmin’ shqiptar dhe ‘agresionin’ e tyre ndaj serbëve ‘viktimë’. Këtu ata rishtas dimensionalizonin teorinë e serbomadhit Ivan Stamboliq ku thoshte se nacionalizmi shqiptar orvatej për një Kosovë ‘etnikisht homogjene’, dhe ‘shpërngulja’ e serbëve nga Kosova po ndodhte si rrjedhojë e ‘eksplodimit’ demografik të shqiptarëve!

Përmes negociatave të së tashmes në Vjenë, Serbia njëmëndësoi në mënyrë krejtësore mitin e saj për Kosovën. Riaktualizimi i miteve serbe për Kosovën mundësohet pikërisht nga delegjitimini i rrënjësisë shqiptare në Kosovë dhe tjetërsimit të shqiptarsisë së kulturës burimore të Kosovës. Duke njohur mirë, manovrat e Beogradit me kartën e ‘historisë’ është e pritshme një riaktualizim i ‘pronarit historik’ të Kosovës. Tekstet e historisë nëpër shkollat serbe do t’i paraqesin shqiptarët si ardhacak në Kosovë si rezultat i dyndjes së Perandorisë Osmane dhe shtimit ‘enorm’ të këtyre ‘ardhacakëve’! Apo në anën tjetër mund të ketë mite të fryera për ‘barbarinë’ e shqiptarëve në ‘përzënien’ e serbëve nga Kosova. Këtu edhe mund të përbirojë jo rastësisht teorema tejraciste e kryeministrit serb të viteve të 30’ ta Vladan Gjorgjeviqit se ‘shqiptarët janë njerëz me bisht’!

Etnizimi është politikë që ndan lehtësisht, por nuk bashkon kurrë. Ne jemi ngopur me rrudhosjen dhe cungimin e vlerave historike e kombëtare për hir të luspave shumëngjyrëshe të ‘izmave’ të kohës. Nxënësit francez paskan të drejtë të emancipohen me admirim në frymën e tyre kombëtare, veçanarisht gjatë episodit që e bëri Francën moderne, rezistenca çlirimtare (La Resistance) e kryesuar nga Sharl De Goli kundër okupimit nazist të Francës, por kjo ligjësi nuk vleka edhe për shqiptarët. Historia e cila përpunohet varësisht prej shablloneve të sistemeve të kohës është e dëmshme për popullin e dobët. Zaten, luftërat e përgjakshme që shpërbënë Jugosllavinë u mundësuan pos të tjerash, edhe nga degradimi i historisë që i bëri Beogradi në kurriz të kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve. Cili ishte hajri i historisë së sakatosur e cila lejohej për shqiptarët nga Jugosllavia e Titos!? Mos vallë sasia e ‘bashkim – vëllazërimit’ të tyre apo ‘cilësia’ e Boro & Ramizit multietnik?! Apo përgjërimet e kurtizanëve të Titos si Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Azem Vllasi, Ali Shukriu e Xhavit Nimani të cilët deklaronin paturpësisht se shqiptarët na qenkëshin të lidhur përjetë me Jugosllavinë! Ja, ky është dëmi kapital i Landovicës së Boro & Ramizit, kusuri i të cilëve po paguhet në kurrizin e gjeneratave në relatën trashëgimore: baba – fëmijë – nip...

Parashtrojmë pyetjen: Përse në shkollat shqipe gjithandej Luginës së Preshevës, Malit të Zi apo Maqedonisë nuk lejohet që tekstet mësimore të jenë në bazë të planprogramit të hartuar nga Republika e Shqipërisë? Një shembull që do të ilustronte këtë gjendje të nderë të mohimit të identitetit kombëtar shqiptar është Mali i Zi, i cili edhe pse është nënshkrues i Marrëveshjes së Bolonjës tekstet mësimore për shkolla shqipe, si historinë, letërsinë, artin, muzikën, që përfaqësojmë tharmin e kalitjes së identitetit kombëtar tek nxënësi, nuk lejon të jenë sipas planprogramit mësimor të Shqipërisë. Sipas disa vrojtimeve shqyrtuese Në Mal të Zi, në katër vitet e fundit të shkollës fillore, shqiptarët në lëndën e historisë mësojnë vetëm 2.7% për historinë kombëtare, ndërsa 97.3% e ligjëratave iu kushtohet historisë së shteteve tjera. Këso gjendje kanë edhe shkollat e mesme shqipe në Mal të Zi, ku historia kombëtare mësohet 2.9% kurse e vendeve të tjera 97.1%. Njësoj mund të themi edhe për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, ku tekstet vazhdojnë të jenë në frymën asimiluese të qenësisë kombëtare. Efekti i parapërcaktuar i këtyre teksteve të dëmshme po vjelë tashmë frytet e veta; p.sh në Malësinë e Rozhajës apo të Tuzit, rinia shqiptare në jetën publike po komunikon në gjuhën serbokroate, pasojë kjo e politikave shkombëtarizuese antishqiptare. Ne nuk duhet të presim të demobilizuar si popull aktin e fundit të dramës për të kuptuar intrigën tërësore tragjike të saj, meqë atëherë vëllimi i tragjedisë do të jetë i pafalshëm dhe humbja e pashmangshme. Në një rast Alain Bosquet do të thoshte për historinë: ‘Të kaluarën nuk mund ta pushtosh, as mund ta ndreqësh, dhe nëse i del për zot, është e domodoshme ta mbash parasysh: duhet pohuar se ne jemi njëherazi zotërit dhe skllevërit e saj.

Tags: analiza...!, analysis...!, vedat xhymshiti
Prev: Bush dhe Putin fillojnë takimin

Nga Jeton Kelmendi, Ditlindja qe na bashkon

nga Jeton Kelmendi; Ditëlindja që na bashkon Jul 9, '07 5:35 PM
for everyone

Ditëlindja që na bashkon



Jeton Kelmendi
Rugovë-Paris Qershor 2007

Çdo vit, në ditën e njëzet e katërt, të qershorit, njerëz nga e gjithë Kosova dalin në Fshatin Pepaj të Rugovës. Të gjithëve atje na bashkon ditëlindja e Dëshmorit Besnik Lajçi.
Dita e diel që përkoj me ditëlindjen e Benit, ishte ditë me diell dhe ajo natyrë e bukur e Alpeve, të kënaqte syrin dhe shpirtin. Kur njeriu mendon kohen e tetë vjet më parë, padiktueshëm të del para sysh, Besniku i Bjeshkës, ai Beni që i bën roje nderi Atdheut. Kohët ecin, ecën edhe çdo gjë tjetër me kohen, vetëm bjeshka dhe madhështia e saj “rrinë”.
Sot atdheu frymon lirshëm. Më duket se njerëzit që vinë, vinë për ti treguar Besnikut e Selman Lajqit e kështu me radhe deri te Sak Fazlia e Sali Jaha, se ju shkuat andej, që ne sot të bashkohemi në ditëlindjet tuaja, ashtu si ka hije të bashkohemi në Rugovë.

Rrugëtimi

Mëngjesi, “dikë e sjell me vetura, dikë me autobus e çka tjetër”. Të gjithë ja kemi mësy, të takohemi atje diku të qafa e Pepajve. Ndonëse ka një copë rrugë deri atje dhe njerëz të të gjitha moshave, fëmijë e pleq, burra e gra, janë nisur për Pepaj, rruga nuk është aq e mirë, prandaj rugovasit kanë dalur me kamiona për ti bartur mysafirët në ditëlindje. Në Drelaj ose kilometrin e shtatëmbëdhjetë siç e quajnë vendasit të gjithë presin bashkë që të vazhdojnë përspjet. Një burrë rreth të shtatëdhjetave, ju flet katër-pesë vetëve që ka me veti; “han e dan Rugova janë kanë”. Ai nga të folurit duket të ketë qenë nga Rrafshi i Dukagjinit. Plaku i qetë, rrëfen për luftërat që kanë bërë rugovasit në kufij. Qe dyqind vjet, këto bjeshkë rriten burra të mëdhenj, që i bënë nder jo vetëm Rugovës dhe Dukagjinit, por edhe mbarë kombit shqiptarë, flet me emocione urtaku dukagjinas. Në kohen e Haxhi Zekës, ai gjeti mbështetjen më të fort nga malësoret. Edhe në luftën e fundit këtu, mira e mira njerëz kanë hangar bukë dhe janë pritur e përcjellur si është më së miri vazhdon ai.
Intelektual që kanë ardhur nga Prishtina dhe Diaspora, takohen në mes veti dhe flasin me njëri tjetrin, me përzemërsi. Me kamion, e kush ka me xhipa pastaj, të gjithë vazhduam për në Pepaj.


Besnik Lajçi


E di një fjalë prej guri

Guri dhe fortësia e tij e karakterizojnë bjeshkën. Jo rastësisht e kishte thënë poeti nga kjo anë Azem Shkreli, “E di një fjalë prej guri”
Profesor Musa Lajçi, baba i dëshmorit Besnik Lajçi, i përshendet të pranishmit, të tubuar tek varri i Benit dhe dëshmorëve të tjerë. E din një fjalë prej guri dhe ua thotë të pranishmëve, pastaj shumë natyrshëm ua kalon fjalën të tjerëve. Jusuf Zeka, ish-drejtor i Gjimnazit të Pejës, kur Beni ishte nxënës i kësaj Shkolle, flet: “më kujtohet viti 87 kur ishim në ekskursion në Kroacie dhe Besniku ishte nxënës dhe më tha, Profesor deri këtu ka qënë e jona – Iliri. Poeti Esat Loshaj lexoj poezi kushtuar dëshmorit për ditëlindje. Nga të gjitha segmentet e shoqërisë kishte të pranishëm. Shkurt dhe shqip, u përpoqën ta portretizojnë figurën e luftëtarit dëshmorë. Dielli rrezonte dhe moti ishte i kthjellët. Në Pepaj të Rugovës për herë të parë kishte dalë njëri nga vëllezërit e familjes së njohur Nicaj, familje kjo me origjinë nga kelmendasit e Rugovës. Pas fjalimit të tij, të shkurtër dhe emocionues, kush e kishte njohur Besnikun, ishte e pamundur të mos i përfytyrohej pamja e tij e qetë dhe afruese. Kjo është argumenti me krucjal, kur nga ana e përjetshme, BESNIKU I BJESHKËS, na bashkon në ditëlindjen e tij. Pak ditë para se të shkonte në “anën tjetër”, ose më konkretisht në pjesë e parë të prillit të nëntëdhjetë e nëntës, pati thënë “krejt i kam para sysh këto bjeshkë si kanë m’u duk kur të jenë të lira”.
Dallimi është se ne i shohim tani, kurse ai i shihte atëherë.



Sa shumë gjëra m’u kujtuan, sa ndejmë të kodra ku pushon ai, së bashku me dëshmorët tjerë Selmanin, Xhavitin, Ramushin, të gjithë Lajçi. Sigurisht, se edhe familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të tij, u janë kujtuar shumë gjëra, nga jeta dhe ditët e rënda për atdheun.
Me të kthyer pasditja, të gjithë shkuam, te tbanët e Musa Lajçit. Aty krejt rugovisht u ulëm buzë malit- afër tbanit, për të hëngër drekë. Një foto e Benit, e vendosur përballë nesh, sikur na shikonte me butësi, siç ishte në natyrën e tij dhe donte të na thoshte Tungjatjeta.
Të kujdesshëm, të rinj dhe të reja, na shërbenin me ushqim dhe pije tipike Rugovase. Kështu dalë ngadalë njerëzit filluan të shkojnë, ndërsa familjarët, ngrohtësisht i përshëndetin dhe falënderojnë të gjithë për pjesëmarrje. Ndërkaq ata që ishin në ditëlindje kthehen në shtëpitë e tyre, me nga një shenj në kujtesë, “Ditëlindja që na bashkon”


Next: www.lajmishqip.com

Plani Evropian per ndarjen e Kosoves, shkruar nga K oqo Danaj

Koço Danaj Jul 14, '07 8:54 PM
for everyone

Plani Europian per ndarjen e Kosoves (Nga Koço Danaj, Ribotim, botuar per here te pare ne mars 2006) Jul 14, '07 6:45 AM
for everyone

- Plani Europian per ndarjen e Kosoves (Nga Koco Danaj, Ribotim, botuar per here te pare ne mars 2006)


Plani Europian per ndarjen e Kosoves (Nga Koco Danaj, Ribotim, botuar per here te pare ne mars 2006)

Ministri i jashtem francez, Kushner, u shpreh ne Beograd se Franca do ta mbeshteste ndarjen e Kosoves, neqoftese do ishin dakord Beogradi dhe Prsihtina. Ndersa Agjensia Rojters njoftonte se fuqite perndimore po perpiqen te bindin Prishtinen dhe beogradin per ndarjen e Kosoves.Sipas lajme.net, ky plan ka ekzistuar qysh kur filluan bisedimet ne Viene midis shqiptareve dhe serbeve. Po ribotojme per lexuesit, analizen e botuar ne mars 2006 me titull : Plani Europian per ndarjen e Kosoves

Plani Europian per ndarjen e Kosoves (Mars 2006)

Po kristalizohet per dite e me teper, Plani europian per ndarjen e Kosoves. Analiza e qendrimeve dhe deklarimeve te politikaneve dhe diplomateve europiane lidhur me ndarjen e Kosoves asnjehere nuk kane dale hapur. Perkundrazi sa me shume qe ata punojne per ndarjen e saj, aq me shume japin deklarata per pavarsine e Kosoves. Natyrisht qe ata nuk punojne per nje ndarje klasike, por demokratike, te mbuluar me terma bashkekohore.
Por sa here qe dikush e ve ne dukje ekzistencen e ketij plani, ata nervozohen dhe leshojne deklarata vetekomprometuese. Deklarata e Doris Pack ndaj disa thenieve te ministrit shqiptar te puneve te jashtme Mustafaj, egersia e saj, vetem sa e zbuloi me shume planin europian te ndarjes se Kosoves, ku ajo eshte bashkeautore.
Disa tregues qe po e konkretizojne perdite e me teper kete plan.
Detaji i pare: Realiteti i Kosoves eshte i tille qe Mitrovica Veriore por edhe Kosova Veriore veprojne te ndara nga pjesa tjeter e Kosoves. Per kete realitet, Grupi Nderkombetar i Krizave, ku Ahtisari ka nje rol kyç, kerkoi edhe nje administrator nderkombetar. Realiteti i Kosoves eshte qe ne pjesen Veriore nuk lejohen makinat me targa te Kosoves. Realiteti i Kosoves eshte qe edhe ne Malisheve ku nuk ka asnje serb, UNMIK kerkon qe gjuha serbe te jete gjuhe zyrtare. E megjithate bisedimet per statusin e Kosoves, nuk filluan nga bashkimi I saj, por nga legalizimi i ndarjes se saj.
Detaji I dyte: E gjitha bashkesia Europiane ka qene dakord qe objektet fetare serbe ne Kosove te fitojne status ekstrateritorialiteti, qe ne kushtet e Kosoves do te thote te krijosh nje «Salamander Politike» qe do te ndaje Kosoven ne menyre te perçudnuar. Thjesht te krijoje nje «Frankeshtetjn Politik» ne te cilin askush nuk mund te jetoje I qete. PIka 2 e planit Dernovshek e kerkon hapur kete gje.
E megjithate bisedimet nuk po behen se si te eleminohet kjo Salamander Politike, por se si te thellohet ajo. Delegacioni I Kosoves rezistoi heren e dyte ne Viene per te mos lejuar lidhjen horizontale te komunave serbe ne Kosove, por a do te rezistoje deri ne fund?
Detaji i trete: Edhe ne paraqitjen e bisedimeve te Vienes, Kosova paraqitet e ndare. Megjithse flitet per fasade nga Bashkimi Europian per nje Kosove qe nuk do te ndahet, askush nuk thote se edhe ne bisedime Kosova eshte e ndare. Serbet e Kosoves, nuk jane pjese e delegacionit te Kosoves, por pjese e delegacionit te Serbise. Veshtire se diplomati me shume pervoje Solana, apo diplomatja po me kaq pervoje Doris Pack nuk e kuptojne se rreshtimi ne bisedime politike tregon se je pale, brenda pales apo jashte saj. Te derguarit e tyre, diplomatet e vjeter austriake, Lehne dhe Rohan do ta quanin skandal politik dhe diplomatik neqoftese perfaqesuesit e Alsas Lorenes do te rreshtoheshin ne ndonje delegacion politik perballe Frances. Apo neqoftese politikanet hungareze te Vojvodines do te rreshtoheshin perballe delegacionit serb ne ndonje takim me Hungarine.
Por e konsiderojne normale qe serbet te cilet jane qytetare te Kosoves te rreshtohen perballe Kosoves dhe delegacionit te saj. Kete skandal politik, diplomatik nuk e kane cilesuar te tille as politikane dhe dipolmate me pervoje te se majtes shqiptare. Perkundrazi e kane pershendetur kete skandal te paprecedent, teksa e konsideruan skandal nje deklarate te Mustafajt qe evidentoi ndarjen e Kosoves.
Detaji i katert: Delegacioni i Kosoves ne Viene nuk ka perballe tij asnje homolog nga Serbia, por ka vetem 2 keshilltare dhe disa figurante nga Kosova. Eshte edhe ky nje skandal tjeter politik dhe diplomatik. Kushdo qe ka sadopak dinjitet politik dhe pervoje dipolomatike do tu keshillonte politikaneve kosovare te mos e pranonin humbjen qysh ne fillim, por te caktonin ne delegacion nivelin qe ka caktuar Serbia.
Autonomia per serbet e Kosoves do te jete mbulesa e ndarjes se saj. Ndersa decentralizimi eshte aktualisht mbulesa e autonomise. Bashkimi Europian midis kerkeses se shqiptareve ne Kosove per «Pavarsi» dhe kerkeses serbe «Me shume se autonomi dhe me pak se pavarsi», ka zgjedhur dhe po zbaton planin e ndarjes hap pas hapi te Kosoves

Populli Shqiptar i gezohet bashkimit kombtar,nga Saimir Nikqi

Populli Shqiptar i gezohet Bashkimit Ko
Shkruar nga saimir nikqiKjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë , me 21-07-2007 19:35
Eshte shum e vertet se vetem Lidert e korruptuar dhe te shitur kombtarisht jan kunder bashkimit kombtar,por Populli Shqiptar pra shumica e Popullit Shqiptar e pret me padurim ate dite.Disa deklarata naive te herpashershme se gjoja Populli i Kosoves-shqiptar dhe Shiptart ne Trojet tjera Etnike Shqiptare si dhe Shqiptart ne Shqiprin Londineze nuk e duan bashkimin kombtar eshte pjelle e politikes nacionalshoveniste dhe me pretendime kolonialiste e Serbis ku me perpikmeri u munduan qe ta perhapin edhe disa Puntor te vyeshem Shqipfoles ne keto troje qe ishin dhe jan hiq me pak se bashkpuntor te Sigurimit te Shtetve armike dhe miqve te Shteteve armike te Popullit Shqiptar dhe disa naiveve qe sot jan ne fazen e pubertetit politik apo mos te themi fare kombtar. Te organizojm njeher nje Referendum gjithkombtar per ribashkim kombtar ne te gjitha trojet shqiptaredhe poashtu ne Shqiprin Londineze ,do jeni te bindur se rezultati do jet mbi 80%ne favor te bashkimit kombtar Shqiptar.Kete te drejt legjitime duhet ta shfrytzojm sepse eshte ne perputhje me Ligjet Nderkombtare qe i kan miratuar Organizatat e ndryshme Nderkombtare qe sot disa Shtetet thirren ne ato ligje.

Report

Pse keni frige nga bashkimi!!

Pse kini frikë nga bashkimi!! (Nga Koço Danaj) Jul 18, '07 9:38 AM
for everyone

Pse kini frikë nga bashkimi!!

Duket se zhvillimi i ngjarjeve të fundit rreth dhe për Kosovën dhe statusin e saj, duket se deklarimet e aleatëve më të ngushtë të saj, SHBA
dhe Angli, apo kundërdeklarimet e Rusisë dhe disa vendeve evropiane, po çojnë pashmangshmërisht kalimin në një stad të ri. Tashmë për këdo që njeh
sadopak politikën dhe zhvillimet rajonale, është e qartë se Plani Ahtisari është i tejkaluar. Projektrezoluta e fundit e OKB-së lidhur me statusin e Kosovës dëshmon se Plani Ahtisari praktikisht nuk ekziston. Dhe pakoja e Ahtisarit është konsideruar si Plani A. Ai është i tejkaluar nga të gjithë, nga ata që e pranonin dikur dhe nga ata që e kundërshtonin dikur.
Shikoni me kujdes: Ata që e mbështesnin dikur, tashmë u thonë politikanëve shqiptarë se duhen edhe 4 muaj kohë. Por jo vetëm kaq, por që edhe pas 4 muajsh të fillojnë përsëri bisedimet rreth statusit. Çfarë janë këto katër muaj? Zyrtarisht thuhet se janë kohë për të bindur Rusinë. Zyrtarisht thuhet se është kohë që shqiptarët dhe serbët të merren vesh mes tyre. Por për çfarë të merren vesh? Serbët nuk pranojnë pavarësi. Ndërsa shqiptarët nuk lëshojnë pavarësi. Pra, dështim pa filluar akoma. Por nuk është as njëra dhe as tjetra. Por realisht duket se është kohë që SHBA dhe miqtë e tjerë të shqiptarëve duan për të kaluar në Planin B.
Cili është Plani B? Plani B duket se është bashkim i Kosovës me Shqipërinë. Për të gjithë të habiturit e mëposhtëm, po bëjmë një arsyetim të thjeshtë.
Ja arsyetimi:
E para: As rusët, as serbët dhe as lobi serb në Evropë nuk u pajtua me Planin A, që në thelb ishte lëshim kolosal i shqiptarëve ndaj serbëve. Dhe ishte lëshim, sepse shqiptarët lëshuan 24 për qind të territorit të tyre në duar të 7 për qind serbëve të Kosovës. Ishte lëshim, sepse ata pranuan që në
Kosovë të ketë dy gjuhë zyrtare, shqip dhe serbisht. Ishte lëshim, sepse shqiptarët pranuan të krijonin një flamur hibrid shqiptaro-serb në vend të flamurit që kanë afër një shekull që i binden.
Po pse serbët nuk u pajtuan? Duket se serbët duan të marrin Kosovën Veriore dhe pas saj Republikën Sërpska. Dhe për të arritur këtë, ata me anë të
rusëve, nuk do të lejojnë kalimin e Planit A. Nga ana tjetër, duket se SHBA nuk ka ndërmend të lëshojë pe lidhur me të ardhmen e Kosovës. Nënteksti i deklarimit të hapur dhe të prerë të
presidentit Bush në Tiranë lidhur me Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në statusin e saj, ishte i kuptueshëm dhe i paraprin hartimit të Planit B.
Prandaj, Tirana dhe Prishtina duhet të hedhin në tavolinën politike Planin B, që do të thotë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Tirana e ka më të lehtë, është në fazën e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë. Dhe është rasti më i mirë për të mos zgjedhur as filorus dhe as filoserb, por thjesht një shqiptar në krye të shtetit. (Por Tirana deri më tani po sillet sikur Kosova të jetë Darfuri dhe jo pjesë e kombit shqiptar. Tirana deri tani po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe jo sikur Hanibal ante portas-Hanibali është te porta).
E dyta, ka të bëjë me faktin se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është pjesë e tezës universale mbi vetëvendosjen. Pra, nuk kemi të bëjmë me shkelje apo herezi, por thjesht me demokraci. Për kujtesë, na duhet të pohojmë se shtetet nacionale janë shumë herë më efikase për zbatimin e demokracisë, se sa shtetet multinacionale apo ato artificiale. (Jugosllavia
dhe Bashkimi Sovjetik janë shembulli më i saktë se sa shoviniste janë shtetet shumëkombëshe).
Dhe e fundit: Ndryshimi i kufijve artificialë midis shteteve është i papranueshëm me dhunë, por është i pranueshëm kur dhuna përjashtohet. Kështu thotë Helsinki apo Kopenhaga. Shqiptarët tani kanë një mekanizëm të shkëlqyer në duart e tyre: Dialog me këdo, dialog për gjithçka, pa vendosur fillimisht për asgjë. Serbët dhe lobi proserb në Evropë dhe në botë kërkojnë ndarjen e Kosovës. Shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj., duhet të kërkojnë bashkimin në një shtet të vetëm. Pas kësaj kërkese
Demokratike, edhe Brukseli proserb do të fillojë të flasë shqip!!!
Por le te rikthehemi tek titulli. Duket se një pjesë politikanësh në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë nuk kanë dëshirë të përpunojnë Planin B. Ata nuk kanë dëshirë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Prandaj, në mënyrë të natyrshme shtrohet pyetja: Pse kini frikë nga bashkimi? Për hir të paaftësisë?
Për hir të komoditetit të posteve? Për hir të "lugës së çorbës së prishur"? Për hir të stabilitetit ballkanik? Për hir të internacionalizmit? Pyetjet kërkojnë përgjigje. Dhe kjo përgjigje bëhet edhe më e domosdoshme kur merresh me zgjedhjen e presidentit.

KMDLNJ, Kthejeni Albini Kurtin ne Burg

KMDLNJ; KTHEJENI ALBIN KURTIN NE BURG! Jul 23, '07 5:14 PM
for everyone




KTHEJENI ALBIN KURTIN NË BURG!





Me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, iu ndërpre paraburgimi (ishte i vendosur në burgun hetues të Prizrenit) dhe ai iu zëvendësua me masën e arrestit shtëpiak. Në rrethana normale masa e arrestit shtëpiak është masë më e lehtë shtrënguese që e shqipton gjykata. Sipas informatave të KMDLNJ-së, masa e arrestit shtëpiak u është shqiptuar kryesisht personaliteteve që kanë pasur peshë publike dhe në raste të tjera edhe atyre që kanë kryer ndonjë vepër penale ku shkalla e rrezikshmërisë ka qenë më e vogël. Deri më tani në Kosovë, masa e arrestit shtëpiak u është shqiptuar më shumë se 100 personave. Është karakteristike se në asnjë rast nuk është evidentuar që pjesëtarët e SHPK-së kanë kujdestaruar 24 orë para derës së objektit ku i paraburgosuri ka vuajtur këtë masë. Rëndom, së paku kështu është praktikuar deri më tani, pjesëtarët e SHPK-së kohë pas kohe kanë vizituar banesën apo shtëpinë e të paraburgosurit për t’u vërtetuar nëse i paraburgosuri e respekton masën e shqiptuar nga gjykata. KMDLNJ është në dijeni se në disa raste kjo masë nuk është respektuar, por ndaj tyre nuk ka pasur reagim as nga ana e pjesëtarëve të SHPK-së e as nga gjykatat. KMDLNJ tërheq vërejtjen se arresti shtëpiak ndaj Albin Kurtit është precedan në Kosovë në kontekstin negativ dhe masë jashtëzakonisht shtrënguese dhe jo e mbështetur në ligj, ndërkaq paraqet rast eklatant të shkeljes së të drejtave të njeriut, të drejtave të personave të privuar nga liria, trajtim ofendues dhe çnjerëzor si dhe diskreditim të personalitetit dhe shembull tipik të shkeljes së Konventave për Trajtimin Çnjerëzor dhe Parandalimin e Torturës si edhe të dokumenteve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në kushtet aktuale të arrestit shtëpiak me mbikëqyrje nga pjesëtarët e SHPK-së 24 orë, Albin Kurti e ka më keq se gjatë qëndrimit në burgun hetues në Prizren.

-Në burgun hetues në Prizren i paraburgosuri sipas rendit shtëpiak ka pasur të garantuar shëtitjen (qëndrimin) në ajër të pastër së paku 2 orë brenda 24 orëve. Në arrest shtëpiak Albin Kurti nuk mund të qëndrojë as 1 sekondë në ajër të pastër.

-Në burgun hetues në Prizren e ka pasur të siguruar kujdesin mjekësor gjatë 24 orëve, në arrest shtëpiak nuk ka asnjë kujdes.

-Në burgun hetues në Prizren Albin Kurti ka pasur mundësi të përcjell shtypin ditor rregullisht sepse rendi i burgut ia ka mundësuar këtë, nën masat e arrestit shtëpiak nuk ka mundësi të lëvizë jashtë banesës andaj ka shumë kufizime.

-Policia e SHPK-së qëndron 24 orë para derës ku mban arrestin shtëpiak Albin Kurti, gjë që në burgun hetues kjo nuk ka ngjarë.

-Ndonëse vizitat ndaj Albinit nuk pengohen, ato regjistrohen nga pjesëtarët e SHPK-së te dera e banesës dhe nga policët në rroba civile që sillen rreth objektit.

-Pjesëtarët e SHPK-së përveç përcjelljes nëse Albin Kurti e respekton masën e arrestit shtëpiak kanë urdhër ta arrestojnë atë në rast se bën përpjekje të largohet nga aty.

-Gjykata Supreme ka urdhëruar UNMIK Police ta mbikëqyrë zbatimin e urdhëresës së arrestit shtëpiak.

-Në pamundësi që të largohet nga objekti ku mban arrestin shtëpiak, Albin Kurti është i detyruar t’i mobilizojë njerëzit nga jashtë që t’i sjellin meqë banon vetëm si edhe për shërbimet e tjera është i varur nga të tjerët. Të gjitha shërbimet paguhen nga Albin Kurti e jo nga gjykata apo burgu që me shqiptimin e kësaj mase është dashur ta ketë parasysh situatën e krijuar. Hipotetikisht, nëse Albin Kurti nuk do të mund të angazhonte njerëz nga jashtë, rrjedhimisht do të vuante nga uria apo do ta pësonte për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor. Pikërisht këtu edhe është trajtimi çnjerëzor i Albin Kurtit. Qëndrimi i pandërprerë 24 orësh i SHPK-së para derës së Albinit dhe policët që nuk ka ngjarë me asnjë të arrestuar tjetër është përpjekje për ta kriminalizuar Albinin dhe Vetëvendosjen e njëherit është edhe pengim i banorëve që jetojnë në atë objekt si dhe një pasqyrë e keqe e SHPK-së. Për KMDLNJ-në është shumë brengosës reagimi i opinionit i cili në heshtje i pranon masat që ndërmerren ndaj Albinit i cili mbahet në kushte të arrestit sikur në vendet me regjime diktatoriale dhe atje ku pushtetin e kanë huntat ushtarake.

Nga aspekti i të drejtave të njeriut, KMDLNJ vlerëson se mbajtja e Albin Kurtit në burgun hetues është më e njerëzishme se sa mbajtja nën regjimin e tashëm të arrestit shtëpiak, andaj propozon që Albin Kurti të kthehet në burgun hetues të Prizrenit ku kushtet janë më të mira dhe së paku hiqen dilemat se Albin Kurti është liruar nga burgu. Albin Kurti është i burgosur politik ndaj të cilit po përgatitet një proces i montuar politik, andaj vendin e ka në burg e jo në arrest shtëpiak.



Prishtinë, 23.07.2007

Shërbimi për informim

Qka pas planit zh per Kosoven,nga Jeton Kelmendi

Çka pas planit zh për Kosovën, nga Jeton Kelmendi Jul 26, '07 12:49 PM
for everyone

Çka pas planit zh për Kosovën



Jeton Kelmendi, Paris





Plan pas plani, Kosova po vazhdon të mbete në situatën e njëjtë dhe statusin e njëjtë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pasi harxhoj të gjitha planet në alfabetin e vet, ja hodhi topin Grupit të Kontaktit, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Organizata më e madhe botërore, dështoj në përpjekjet e saj, madje keq. Dërgoj një të dërguar special, Zotin Marti Ahtisari dhe më pas të njëjtin plan e bëri në disa variante ose thënë më ndryshe alfabeti i KS të OKB-së u testua në disa shkronja. Të gjitha patën një rezultat, dështimin.

Rusia nuk e pranoj asnjërin nga planet dhe si anëtare e përhershme, me të drejt vetoje frikësoj shtetet tjera sponsorizuese të Rezolutës që kurrë se pa ditën, prandaj përpjekjet ranë poshtë, as që u vu në votim rezoluta. Kjo nuk është e çuditshme. Rusia donë që ta përsëris historinë. Kështu përafërsisht edhe me 1903 Rusia pati vepruar kundër shqiptarëve. Dallimi nga ajo kohë dhe sot është se aso kohe perëndimi pati heshtur dhe qe vendos në dëm të shtetit shqiptarë, kurse sot Evropa perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shprehën publikisht mendimet e tyre për Kosovën shtet të pavarur.

Edhe plani i Lordit Fitzmaurice, kështu nuk qe përfillur siç parashihte ai, të drejtën e vetëvendosjes për shqiptarët, prandaj pasuan lufta të përgjakshme në Ballkan. Duket se kjo do të ndodh prapë, nëse perëndimi nuk është i gatshëm ta njoh Kosovën Shtet të Pavarur. Tani shqiptarët janë në rrethana tjera. Shikuar nga historia Populli Shqiptarë është në gjendje më të mirë dhe është shumë i vendosur për realizimin e drejt të fatit të atdheut. Shqiptarët do të kërkojnë Bashkimin e trojeve të veta. Lufta pastaj do të zgjerohet dhe përmasat e saj nuk mund të parashikohen. Në këtë kontekst, Evropa duhet të jetë më syçelë, ngase Kosova dhe Ballkani janë pjesë e Evropës e jo Rusisë.

Negociatat shtesë, shumë thjeshtë, janë vetëm shtyrje e kohës dhe asgjë tjetër. Serbia nuk është e gatshme ta njoh Kosovën edhe po të ketë bisedime edhe njëqind vjet. Mbi parimin e logjikës praktike Serbia është fituese në këto negociata, ngase ja ka dal ta vej në sprovë bashkësinë ndërkombëtare dhe ta ndal procesin. Një gjë e tillë pati ngjarë edhe me Kroacinë, kur Rusia pati përdorur veton dhe njohja qe bërë direkt nga shtetet dhe sot shteti Kroat është i njohur dhe i pranuar në segmentet dhe institucionet ndërkombëtare si të gjitha shtetet tjera. Ora është dymbëdhjetë, kurse realiteti i ri i krijuar në rajon është para një faze shumë të rrezikshme.

Shpërfillja e deritashme e të drejtave të popujve është mbuluar atje, me një plaf të fjalëve dhe premtimeve sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës nga njëra anë. Nga ana tjetër klasa politike vendore në Kosovë, vazhdimisht e ka rrejtur popullin dhe ka përdorur dhe po vazhdon ta përdor dogmat politike se ne do të jemi të pavarur por edhe pak, media atje është në shërbim të politikes aktuale.

Shpërfillja e mëtutjeshme e vullnetit të popullit për të qenë shtet, si popujt tjerë, tanimë dihet se ku qon. Populli e ka humbur besimin deri në një mas të madhe si tek faktori ndërkombëtar aq më shumë edhe tek politikanet vendor. Në nëntor duket se do të mbahen zgjedhje dhe realitetit e përfaqësimit politik pritet të ketë ndryshime, madje esenciale, nëse nuk do të dështojnë zgjedhjet, për shkak të numrit të vogël të qytetarëve pjesëmarrës në zgjedhje.



Bashkësia ndërkombëtare e në veçanti Evropa duhet ti marr serioze deklaratat e shoqatave dhe grupeve që ishin pjesëmarrëse në luftërat e çlirimtare të shqiptareve, si deklarata e Batalionit Atlantiku etj.

Njëherë plane në OKB, tash çfarë planesh në Grupin e Kontaktit do të ketë më për Kosovën. Si duket një seri planesh janë djegur pa u arritur as një presje përparim në këtë çështje. Edhe shkronjat e alfabetit po vinë duke u sosur dhe një ditë kur të bie edhe plani zh, çfarë do të ketë më pastaj për Kosovën.

Prev: Riza Lahi LSHB

Sonntag, 22. Juli 2007

Nga Xhafer Shatri,Per Jusuf Gervallen

Nga Xhafer Shatri per Jusuf Gervalla Jul 20, '07 3:24 PM
for everyone

20 vjet nga vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës

Xhafer SHATRI

17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.
Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre.
Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas njëzet vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt?

1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër
Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë.
Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni!
Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.

I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë.

Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë, sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje.

2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë

Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin:

1. Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.
2. Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.
3. Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.


4. Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.
5. Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".

Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së.
Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë.
Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër.

3. Uniteti i veprimit
Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë.
Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve.
Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf.
Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel.
Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike:
1. Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;
2. Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje;


3. Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;
4. Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;
5. T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;
6.Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;
7. Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;
8. Lirinë e fjalës dhe shtypit;
9. Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;
10. Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;
11. Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.
Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë.

4. Pse u krye atentati?
Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.
Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike.
Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet.
Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë.
Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës.
Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës.
Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë.

Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike :
28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsbourg-ut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarët.
Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.
Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarësh.
Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353.

5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!
Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla.
Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…
Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës.
Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë.
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin.
Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit.
Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë.
Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij.
Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronn-i.
Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave!
Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.

6. Praktikat e ekzekutimit
Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi.
Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj.
Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas njëzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshmitë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer.
Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani.
Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole… Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t'u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach.
Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna:
Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22h15 i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht:
I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë.
Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur.
Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205.
Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se "kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).

7. Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën?
Eshtë e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet "Bereta" të kalibrit 7.65mm.
Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate.
Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë.
Sipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe.
Ka indikacione se në këtë krim ka qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac.
Këta të dy, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë.
Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe.
Edhe sot, pas njëzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bangë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat.
Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi.
Eshtë udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi.
As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave.
… Dhe dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t'u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t'i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin.

Prev: nga Halil Haxhosaj

Montag, 16. Juli 2007

Dialog me Nastradinin-shkruar nga Saimir Nikqi

Dialog i imagjinuar ne mes meje dhe Nastradinit,

Une: Mirdita Nastradin,
Nastradini: Mirdita ore Zhgenjim apo Trishtim si me te thirr,
Une:Vallahi Nastro me thirr si te duash se qetash mu kan ber shum emra; Zhgenjim,Trishtim,Shpresthyer,Jetim,Mallkim dhe nese don me mir Anonim i pa emer hiq.
Nastradini:Ani se po te thirri Shqiptar se ju ne Kosove keni me e pas mall kete emer,
Une:Heheheh mir e ke po mos harro Nastro se edhe i kemi gjall do nipa te Mic Sokolit, Oso Kukes,kemi edhe do djem si Adem Jashari,Skelzen Haradinaj,Komandant Kumanova e shum e shum te tjer.
Nastradini: Hm,eh more Shqiptar ju Trima dhe Patriota keni pas qdohere por politikana patriot dhe te menqur nuk keni pas, shum pak e ndoshta edhe hiq.
Une:Nastradin a e din se per qka te kam thirr sonte ?,
Nastradini:Jo! hajt fol Shqiptar,
Une:Nastro une po dua me e dijt se a ka me u ber Kosova Republike apo Shtet i Pavarur dhe Sovran?,
Nastradini:eh more Shqiptar thell me ke shti me u mendua,paj ndoshta Republike jo e Pamvarne po, por Shtet i Pavarur jo!,
Une:Po perse ore burr thua keshtu,a nuk e meritojm ne Shqiptart,apo perse Nastro?,
Nastradini:Ndegjom Shqiptar se merita eshte qdoher rezultat i punes e jo i fjalve dhe premtimeve dhe endrrave,se me fjal boshe dhe me premtime te pabaza nuk behet Shteti.
Une:Po Nastro ne luftuam dikush me arm, e dikush me ndihma financiare ,e dikush me laps ,pra bile edhe Miqt tan na ndihmuan me u qlirua,psh Amerika me Aleatet e vet.
Nastradini: Po Shqiptar lufoj UQK-ja po ju nuk luftuat te gjith, shumica bile edhe ne shum raste disa Lider Politik te juaj i bejshin edhe tradhti mbas shpinde,ndersa nje pjesee ndihmave qe ju Shqiptart i mbledhshit, disa i vjedhen dhe sot kan qel biznese me ato pare.
Une:po per Flamur Kombtar qka po ta merr mendja Nastro a do na e ndrrojn si ne kohen e Azem Vllasit?
Nastradini:Flamurin e ri qe do ta qesin do jet Simbol i Kosovounmikistanezomeshavines,por jo i Shqiptarve te Kosoves se Shiptart nuk do e pranojn as simbol te vetin Kombtar, dhe as Shtetror nuk mund te jet mbasi qe Kosova nuk do jet Shtet,bile as Serbet e Kosoves nuk do e pranojn si Simbol te vetin.
Une:Nastradin po me Shqiptar te Kosoves qka do behet a do thirren Kosovar apo Shqiptar ne te ardhshmen,se keta politikajt Shqiptar te Kosoves po thon se per mu ber Kosova Shtet duhet me e ndrrua Flamurin,mos me u thirr me Shqiptar,por Kosovar se keshtu gjoja Bashksia Nderkombtare nuk po na pranon dy Shtete Shqiptare dhe me Simbole te njejta,
Nastradini:ndegjo ore Shqiptar se Bashksia Nderkombtare as qe e ka ndermend me pranua Shetet te Kosoves por keta budallt tuaj ,pra politikjt tuaj iu kan genjyer ,dhe me vjen keq por me duhet te tregoj se Bashksia Nderkombtare eshte angazhuar dhe po angazhohet vetem per nje Autonomi te Kosoves e cila do quhet Republika e Pavarur e Kosoves,dhe se zevendsimi i Simbolit Kombtar Shqiptar me nje Simbol tjeter Multimeshavino Kosovounmikistanez dhe ndrrimii termit nga Shqiptar ne Kosovar eshte me prapavij shum te rrezikshme, qe nuk duhet pranuar,se ka si qellim qkombtarizimin e nje pjese te Popullit Shqiptar, pra qe do jet nje thik me dy teha per juve Shqiptarve,njeri teh qe ju mos mund te kerkoni te bashkoheni me Shiprin, por as territoret tjera te Okupuara nga Serbija ,Maqedonija dhe Mali i zi te ken nje therr ne mes per mos bashkim Kombtar, dhe keni mendjen se qka po beni edhe nese Lidert Politik e pranojn ,ju si popull nuk duhet me e pranua.
Une: Ateher Nastradin simbas teje qenka desht te bashkohemi ne Shqiptart,pra te punojm dhe luftojm per Qlirim dhe Bashkim Kombta ne te gjith Shqiptart e Trojeve Etnike Shqiptare apo?,
Nastradini: Po Shqiptar, ashtu eshte dasht dhe duhet, por jo me keta Lider Politik Shqiptar qe jan tani si ne Shqiprin Londineze,Kosove Administrative dhe Trojet tjera Shqiptare,sa nuk eshte ber von, e nuk eshte vendos per Kosoven Administrative ne kundershim me interesa te Popullit Shqiptar.
Une: Faleminderit Nastradin ,per keto fjal qe mi the por qka me ber se ne Shqiptarve na jan mjegulluar syt dhe nuk po shofim se me keto genjeshtrat dhe premtimet e rreme te politikajve na kan vur ne gjum te gjithve,e po presim mos prej qiellit po na vjen Pavarsia e Kosoves.
Nastradini: Edhe ty faleminderit per bashkbisedim ore Shqiptari i genjyer nga politikajt dhe i zhgenjyer nga premtimet e rreme te politikajve Shqiptar,dhe zgjohuni nga gjumi o Shqiptar dhe mblidhnji mendjen se nuk ka Shtet te Pavarur te Kosoves,por punoni dhe luftoni per qlirim dhe ribashkim Kombtar e benjeni Shqiprin te Bashkuar me te gjitha Trojet e veta qe iu muaren padrejtsisht nga kjo Bashksia Nderkombtare dhe iu dhuruan Shteteve Fqinje te Ballkanit, pra GREQISE;SERBISE;MALIT TE ZI,dhe BULLGARISE;TANI MAQEDONISE.

Deri kur keshtu?,shkruar nga Saimir Nikqi

Deri kur keshtu ore Genjeshtar,
deri kur do jesh aq i marr,
deri kur ore i pandjenja
do mundohesh te genjesh boten mbar.

Si nuk te vjen turp,
dhe nuk te vjen mbarre ,
don te genjesh ,
edhe te vdekurit ne varre.

E dij se je ber politikan,
je ber lider partije,
mos genje per qiell,
se nuk te ka hije.

Hiqesh patriot pa asnje mbules,
mendon se nuk e dijm,
per dredhit tua ,
dje dhe sot ore i pabes.

Para kamerave e ngrit zerin ,
sikur me qen mbret,
deri kur ore sharlatan,
me keto premtimet tua,
do te na lesh te qet.

Njeri i poshter eshte tradhtari,
hiq me i mir as politikani,
deri kur me keto rrena dhe premtime,
do iu duroj Shqipria Etnike?!....