Donnerstag, 31. Mai 2007

Analize: Edrejta e Shqiptarve per vetvendosje eshte legjitime,shkruar nga Spiro Butka

E DREJTA E SHQIPTARËVE PËR VETVENDOSJE ËSHTË LEGJITIME



Dhjetë shkurti i vitit 2007, shënoi në historinë e Shqiptarve të trevave etnike veriore, një krim tjetër makabër, atë të vrasjes të dy djemëve të rinj dhe plagosjes e dhunimit të 80 vetave të tjerë nga forcat e O.K.B., organizmit që pretendon se ka ardhur “ për të ndërtuar një shtet demokratik tjetër Shqiptar”, paralel me atë ekzistues. Interesant dhe për analogji të vetë fakteve konkrete, është pikërisht muaji Shkurt i më shumë se gjysëm shekulli më parë, brënda thellësive të luftës së dytë botërore, ditë kur nazistët gjerman kryen masakrën e 4 shkurtit në Tiranë. Po në këtë muaj, në Shkurtin e vitit 1999, është koha kur ecuria e luftës së U.C.K.ë në atë trevë Shqiptare, nisi të bindë një botë të tërë për drejtësinë ndaj një realiteti të hidhur dhe nacionalizmi i tërbuar serb thelloi e tejkaloi më tej, atë që kish lënë mangut kreu i nazizmit hitlerian, në zbatim të politikës kriminale për shfarrosjen e njerzimit.
Në këtë trevë etnike Shqiptare, të quajtur qëllimisht me emrin Kosovë nga vetë Beogradi, lufta e atyre viteve mori përmasa të papara e të padëgjuara ndonjëherë, pas asaj të Dytë Botërore. Nisur nga vetë zhvillimet e sajë problematike me origjinës serbo-sllave, gjatë përballljes luftarake u shkel çdo normë e akt njerzor dhe nëpërmjet masakrave të njëpasnjëshme, u kalua në një genocid masiv krejtësisht të pa njohur në historinë e njerzimit, për metodat e zbatimit aq sa u çudit një botë e tërë, në gjithë rruzullin tokësor. Ranë fli në altarin e lirisë 2017 dëshmorë të kombit. Në luftë e sipër u plagosën dhe ngelën invalidë për gjith jetën 2340 trima të atij populli liridashës. Forcat e errëta nacionaliste Serbe vranë, prenë, masakruan dhe zhdukën rreth 30.000 viktima, 3000 prej të cilëve akoma nuk u gjëndet as dhe një gjurmë. Mizoria e tyre shkoi dhe më tej, duke përdhunuar mbi 20.000 femra të moshave të reja, ku shumica e rasteve të orgjive Serbe, u kryen në sy të të afërmëve të viktimave. Në funksion të politikës makabre, forcat ushtarake Serbe, dogjën dhe shkatërruan mbi 120.000 shtëpi. Nuk u mjaftuan vetëm me këto barbarizma, por në zbatim të teorisë nacionaliste çubrolloviçiane të tokës së shkrumbuar, u dëbuan me dhunë nga trualli i tyre etnik stërgjyshnor mbi një milion banor, duke zhdukur të gjitha dokumentat e tyre të identifikimit.
Bota e quajti dhe i vuri emrin luftë, por ajo ishte dhe është më tëpër se ai term i urryer për çdo njeri që ka llogjikë dhe arsye njerzore. Ajo ishhte një kasaphanë e vërtetë e barbarizmit Sllav, ku egërsiat Serbe me fytyrë njeriu, u lëshuan si përbindësha dhe vranë e prenë njerëz të pafajshëm e të pambrojtur, ndërmjet tyre më shumë fëmij, gra dhe të moshuar. Masakrimi u bë pothuajse masiv në të gjithë këtë trevë etnike Shqiptare, derisa arriti kulmin në ReçakunATENTATI NDAJ MONËS NUK DO TË KALON PA PËRGJEGJËSI

Së pari po më gëzon fakti që Mona është mirë! Dhe ky shkrim i saj i botuar
te
DERVINA tregon se sulmet e armiqëve nuk e kan dobësuar ate. Por,
përkundrazi!

Ngjarja që ndodhi me Monën dëshmon se vija e frontit me armikun për
luftëtarët e lirisë nuk është vetëm në trojet shqipëtare, por
kudo ku ata gjenden dhe ku veprojnë nëpër Botë!

Nuk është hera e parë që vriten e plagosen patriotët shqiptarë nëpër
vendet e Evropës! Pas vrasjes së Musa Hotit në Belgjikë
kjo është hera e parë që ky lloj krimi vjen prej "demokratve"!
Në të kalaurën këto krime i bënin kryesisht kriminelë ordianar të UDB-së.

Tani këte duhet ta kuptojmë edhe si sinjal se lufta politike e Monës dhe
e të gjithë atyre që e kan pendën të barabart me plumbin për armiqët
tanë, ka filluar të ju shkakton dhimbje atyre. Prandaj, ata tani si
argumente
"poltike" për të tregaur se jan më të fortë se ne, po e përdorin dhunën!
Me gjasa kjo mund të ndodh edhe brenda vendit në të ardhmen!

Se do të ndodhë një ditë një gjë e tillë mbi këte kemi biseduar edhe me
Monën
disa herë, por ajo si një burrënesh që është e ka përbuzur frikën gjithmon!
Megjithate, edhe Ajo edhe të gjithë bashkëlufëtarët tjerë që gjenden kudo
nëpër Botë, duhet të vazhdojn ta përbuzin frikën edhe më tutje, por duhet ta
shtojnë vigjilencën dhe të ndërrmarrin masa për mbrojtëje nga krimet e
tilla!

Sepse, nëse ata duan që sa më shumë ti kontribojn Atdheut, duhet të kujdesen
sa më shumë për shëndetin dhe jetën e vetë. Pra, kujdesi nuk është as frikë
dhe as luks por është detyrë për të gjithë bashkëluftëtarët si Brenda ashtu
edhe
jashtë Atdheut! Pavarësisht se a veprojn si simpatizues apo si të
organizuar,
pavarësisht se a veprojn në fushat teorike apo të tjera.

Kjo që tani ndodhi me Monën duhet të ju shërbej për vetëdijësim edhe atyre
individve brenda vendit që ndonjëher e nënqmojnë veprimtarinë patriotike
të mërgimtarëve duke e reduktuara kontributin e tyre vetëm në shkëlqimin
e "devizave" e herë duke i akuzuar për trimëri të tepërt nga perendimi!
Pra, vija e frontit me armikun nuk është vetëm brenda vendit por ku do ku
veprohet për Atdhe!

Roli i mërgimtarve në luftë për liri dëshmohet gjatë gjithë historisë sonë
Kombëtare, që nga kthimi i Skenderbeut me ushtarët shqiptar,kthimi nga
mërgimi i Abdyl Frasherit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemailit, Myslim Pezës
dhe deri te kthimi i mijëra Ushtarëve të UÇK-së që erdhen në Atdhe.
Dihet se një numër shumë i madh i tyre edhe ranë Dëshmor në vitet 1998-2002
në frontet e luftës me hordhite serbomalazeze e maqedone!Prandaj, rolin
e mërgimtarve nuk mund ta nënqmoj askush.

Kjo u tha se po ndodh kohë pas kohe nga ana e disa gazetarve shpirteshitur
brenda vendit që duke i shërbyer politikave ditore afatshkurtëra e humbin
arsyen dhe qëllimin e vëretetë të luftës për liri duke u kënaqur me dekorin
demokratik që e sherbejn sunduesit per maskimin e pushtimit te vendit tone.

Unë nuk ndihem i lirë nese vllaun e kam në burg në Serbi, në Greqi, në
Maqedoni apo në Mal të zi! Lufta e shqiptarve nuk e ka pas kuptimin e
krijimit të shumë shteteve shqiptare! Për ne ndarja primitive në fise e
krahina
është e kaluar e pa ktheyshme, prandaj nuk do të funksionon as ky mashtirim
me
tentativa për krijimin e kombit Kosovarë!

Lufta jonë e ka patur dhe ka një Porgram Kombëtar i cili është
hartuar në Kuvendin e Lidhjesë së Prizirenit te vitit 1878 me qëllim të
qartë dhe bashkohor - NJË KOMB NJË SHTET!

Qfardo tentative e mashtrimi për krijimin e minishteteve ka për
qëllim dekompozimin e KOMBIT SHQIPTAR në mini komunitete për ti
shpronësuar ata nga trojet e veta etnike dhe për ti bër "qergash" të pa
Komb e të pa Atdhe!

Mu këtë qëllim e ka edhe Programi Politikë i Ahtisarit! Mu pse Mona
është njera nga ata që po ua qjerr këto maska edhe u bë objekt atentati
krimbave fashist të cilët heret a von do të përgjgjigjen me lëkurën e vet
për krimet e veta!
që befasoi misionerin e shtetit Amerikan Ulliam Uollker dhe gjith njerzimin anë e kënd Botës. Egërsia serbe e njohur për pangopësi krimesh ndaj Shqiptarve, nuk kurseu as gjakun e të miturve, gjatë qëndresës heroike të Jasharajve Legjendar në kalanë heroike të Prekazit historik.
Holokausi Serb vazhdoi deri në 21 qershor 1999, ditën kur forcat e tyre u larguan plotësisht, nga ajo trevë etnike Shqiptare. Paslufta në vend që të koregjonte të kaluarën, duke rrespektuar drejtësinë e demokracisë të kohrave të reja e moderne, ajo u befasua nga zhgënjimi, që u thellua për çdo ditë e më tepër. Konferenca e Rambujesë bëri sikur premtimet gjoja i harroi, por në fakt i zvarriti në mënyrë të qëllimëshmë, për tu paraprirë ditëve të sotme. Marrëveshja e Kumanovës, duke shkelur haptas e me vetëdije me të dy këmbët, Kartën e Kombeve të Bashkuara të nënshkruar më 26 Qershor 1945, Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut të miratuar nga Asambleja e Përgjithëshme e O.K.B.-ra me rezolutën 217A(III) të 10 dhjetorit 1948 dhe Aktin Final të Helsinkit të miratuar më 1 Gusht 1975, jo vetëm që nuk i ftoi përfaqësuesit e U.C.K.-ës e Q.P.K.-ës për të marr pjesë në diskutimet përkatëse, por hodhi hapa të mëtejshëm, për të mos i njohur ata si palë luftuese e fituese.
Pas futjes së forcave të NATO-s dhe instalimit të Administratës së O.K.B.-ra, u propagandua me të madhe, se po ecej nëpër rrugë të reja brënda demokracisë botërore, pa hequr dorë nga motoja e drejtimit të detyruar me dhunë, në përputhje me veton mesjetare të Këshillit të Sigurimit. Rrjedhat e ngjarjeve të njëpasnjëshme, të arritura deri në ditët e sotme, vërtetuan më së miri me argumente bindës, se kjo organizatë botërore me tri gërma të mëdha, nuk erdhi në këto vise Shqiptare, për të ndihmuar banorët e tyre etnikë, por për të krijuar një shtet tjetër, të quajtur Kosovë në kufi me të parin dhe për ti ndarë ata përfundimisht nga trungu i tyre rrjedhës, prej vëllezërve të tjerë Shqiptar. Emër i synuar nga një gjeneral Serb gjatë luftës së parë Botërore dhe politikë që e vazhdoi Kroati Tito gjatë viteve 50-60 të, duke joshur banorët e këtyre trevave me terma dogmatikë. Kasapi i marrë i merkatos politike Serbe Slobodan Millosheviçi, shpalosi më hapur tërbimin nacionalist Serb dhe në përvjetor të betejës së Fushë-Kosovës më 1989, i pagëzoi përfundimisht banorët e atyre trevave nga Shqiptarë në Kosovarë. Rruga e nisur nga Serbët drejt qëllimit të tyre ekspasionist dhe këmbëngulja në vazhdimësi e O.K.B.-ra deri në ditët e sotme, për krijimin e një shteti Kosovar të kushtëzuar, tregon dhe vërteton më së shumti, argumentat bindës për ekzistencën e përbashkët, jo vetëm të synimeve, por dhe të zbatimit të planeve hap pas hapi, për perspektivën e largët, atë të ruajtjes me fanatizëm të statukuosë versajane.
Lufta e Shqiptarve të trojeve etnike veri-lindore, nuk është vetëm kjo e këtyre kohërave moderne. Ajo është e herëshme sa dhe vetë qënia e tyre në këto troje etnike. Për të mos shkuar shumë larg realiteteve konkrete, historia e përbashkët e këtij kontinenti, në ballafaqim me zhvillimet e kohërave të shtetformimeve Evropiane, tregon se Shqiptarët ashtu si dhe popujt e tjerë të Ballkanit, nëpërmjet qeverisë së Lidhjes së Prizrenit, hodhën themelet e para për bashkimin e vendit të tyre, në një shtet të vetëm Shqiptar, brënda kufijve të tyre etnik arbëror. Por pazaret e kurdisura nga diplomat të shitur e të blerë brënda tregut politikë Evropian, mbytën me gjak, jo vetëm përfaqësinë e shtetit Shqiptar të dalë nga gjiri popullit të vet, por me ushtritë e tyre ata shkuan më larg dhe vranë e shkrumbuan me dhunë një komb të tërë, duke e copëtuar atë në pesë pjesë, rast ky i vetëm, unikal e i paparë si asnjëherë në historinë e zhvillimit njerzor.
Coptimi Londinez dhe më pas vendimi drejt varrit Versajan, nuk i mposhti Shqiptarët, por përkundrazi dhe pse të pushtuar nga fqinjët, ata u bashkuan më tepër se kurrë, për të ruajtur identitetin e tyre. Luftë pas lufte, ata i qëndruan besnik krahut të aleancave të mëdha, në mbrojtje të të drejtave njerzore, popujve e kombeve, si në Luftën e Parë, ashtu dhe në atë të Dytë Botërore. Por si njëra dhe tjetra, në përfudim të gjakderdhjeve, me traktatet përkatëse, jo vetëm që nuk ndreqën gabimet e së kaluarës, për zgjidhjen e problemit Shqiptar, por për më keq akoma, rreaksioni Evropian tentoi për të zhdukur përfundimisht nga harta gjeografike, Shqipërinë dhe popullin e sajë. Fati i mirë i këtij populli, që në rrjedhat e atyre politikave, u shfaqën ndjeshëm qëndrimet këmbngulse të SH.B.A.-ës dhe Shqiptarët gëzojnë të drejtën të njihen si shtet e si komb, në këto kohëra që jetojmë. Mbështetja Amerikane në mbrojtje të popullit Shqiptar, u duk më shumë se kurrë gjatë luftës së Kosovës, gjë e cila vërtetohet dhe nga vetë deklaratat e politikanve Evropian, nëpërmjet intervistave të ndryshme si ajo e dhënë nga Kryeministri Italian Massimo Dalema.
Por ajo luftë mbaroi dhe ashtu si pa u ndjerë, politika Evropiane duke manovruar nëpërmjet O.K.B.-ra e organizmave kontinentalë, jo vetëm që nuk hoqi dorë nga e kaluara e hidhur, por për habinë e të gjithëve, duke mbajtur mbi shpatulla vellon e bashkimit pseudo demokratik, propagandon për zhdukjen e kufijve brënda kontinentit, e në të njëjtën kohë, kur u cënohen interesat ideatorve të sajë, kufijtë mbyllen sipas orekseve nacionaliste, pa pyetur fare për ato vendime, të marra në rrugë e sipër nga Bashkësia Evropiane. Ndërsa, për Shqiptarët ndryshon puna, duke u kthyer medalja nga ana kundërtë. Sa herë që në sferat e politikës dalin në pah kërkesat e tyre, menjëherë si në rastin e Demokleut, shpata u vihet mbi kokë, duke pretenduar, se brënda Evropës nuk do të ketë kufij dhe për pasojë, nuk ka nevojë për të tilla pretendime. Derisa do të funksionojë një ide e tillë, përse nuk u thuhet haptas dhe atyre që kanë uzurpuar trojet Shqiptare, se duke u futur në Evropë edhe për ata është e njëjta ndodhi dhe nuk ka pse të indinjohen nga kërkesat këmbngulse të Shqiptarve.
Mirpo e keqja e gjithë kësaj veprimtarie diplomatike të mbrapështë, qëndron në vetë faktin, se janë po këta Evropianë ata që e thurën këtë lëmsh, duke e mbështjellë në mënyrë të vetëdijëshme, për ta patur gadishullin Ballkanik një lodër të kurdisur në duart e tyre, sa herë u nevojitet për të hapur konflikte. Janë po këta politikanë Serbë e Grekofil të po këtij kontinenti, që në ditët e sotme, nisur nga pretekse të qëllimëshme e antidemokratike, duke u sorollatur nëpërmjet zvaritjeve, që bien ndesh me vetë ligjet e dokumenteve bazë të O.K.B.-ra, po punojnë me këmbëngulje, për të çuar pa tjetër ujin drejt mullinjve të Beogradit e të Athinës. Shqiptarët e trevave etnike veriore, pritën duke shpresuar, por kur e panë se çfarë ju kurdis, u hodhën në mbrojtje të drejtave që u takojnë, në përputhje të plotë me ato kërkesa që përfshihen në dokumentat e miratuara nga kjo O.K.B.-ra, që kërkon ti ndajë përfudimisht nga toka Amë. Derdhën gjak në tre luftra të njëpasnjëshme në vitet 1999, 2000 dhe 2001, por aspiratat e tyre ngelën përsëri në kufijtë e së kaluarës. Ngjarjet pasuan njëra tjetrën dhe O.K.B.-ra e institucionet Evropiane, megjithse të instaluara në këto treva, bëjnë sikur nuk i shohin veprimet diversioniste që kryhen hapur dhe mbyllur nga Serbët në veri dhe Grekët në jug, duke akuzuar për të gjitha këto, vetëm Shqiptarët.
Si rrjedhojë e gjithë kësaj veprimtarie të ethëshme, të fqnjëve uzurpatorë dhe filiolëve Evropianë si mbështetës të tyre, në Prishtinë qytetin e gjakderdhjeve shumëvjeçare, lindi Lëvizja për Vetvendosje e Shqiptarëve, në krye të së cilës, është vënë trimi 28 vjeçar, ish pjestar i U.C.K.-ës dhe vuajtës i burgjeve Serbe Albin Kurti. Për shumë kohë, që nga krijimi i sajë, kjo Lëvizje për Vetvendosje e Shqiptarve, u zgjerua për ditë e më tepër dhe në luftë e sipër paqësore kërkon me këmngulje, që Shqiptarët të vendosin vetë për fatin që u takon, në përputhje të plotë me dokumentet bazë ekzistues në fuqi të O.K.B.-ra për të drejtat e njeriut, popujve dhe kombeve. Adminastrata e O.K.B-ra dhe organizmat Evropianë të instaluar në Prishtinë, po bëjnë ç‘është e mundur nëpërmjet dhunës, për të ndalur këtë Lëvizje të Shqiptarve dhe në protestën e fundit të sajë, burgosën drejtuesin e sajë Albin Kurtin. Ai nuk është një i vetëm. Pas tij qëndron një popull e një komb i tërë, sepse e drejta për vetvendosje u takon atyre dhe ajo është plotësisht legjitime. Po ku qëndron ky legjitimitet për të cilin këmbëngulin deri në vetmohim këta Shqiptarë aq të vendosur?



1-Në Kartën e Kombeve të Bashkuara

Ky dokument është nënshkruar më 26 Qershor 1945 në Sanfrançisko, në fund të punimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Organizatën ndërkombëtare dhe hyri në Fuqi më 24 Tetor 1945. Në vazhdimësi me kalimin e kohës, kësaj Karte i janë bërë shtesa e ndryshime, nëpërmjet amendamenteve të nevojshëm, me anën e të cilëve është pasuruar më tej, ligjëshmëria për të drejtat e kombeve e të popujve. Që nga kreu i pare i botimit Shqip, në të cilin përfshihen Qëllimet dhe Parimet, duke filluar që nga neni i parë i tijë, të bie në sy “ruajtja e paqes dhe siguria ndërkombëtare” në pikën e parë, kërkesë kjo që plotësohet më tej me “parimet e drejtësisë dhe të së drejtës ndërkombëtare” që përfshihen në pikën dy. Në vazhdim të trajtimit që u bëhen parimeve të kësaj Karte, në pikë tre të të nenit parë kërkohet, që “Të realizojmë bashkëpunimin ndërkombëtare, (për fusha të ndryshme), duke nxitur dhe përkrahur respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe dhe feje”. Shqiptarët e trevave etnike kanë qënë, janë dhe mbeten bsenik të këtyre parimeve bazë të miratuara nga të gjithë pjestarët e O.K.B.-ra. Ata edhe pse janë jështë truallit të shtetit Amë, kanë plotësisht të drejta njëlloj si dhe të gjithë popujt e tjerë, për të gëzuar të liritë e tyre njerzore. Përse O.K.B.-ra dhe Evropa, jua mohon këto të drejta, kur ato janë sanksionuar me gjakun e derdhur nga të gjithë popujt e botës?
Shtjellimi i kritereve dhe parimeve të kësaj karte, brënda sajë trajton njëri pas tjetrit probleme të ndryshme që shqetësojnë njerzit, popujt dhe kombet. Në një nga këta kapituj dhe pikërisht në kreun e VII-të, duke filluar që nga neni 39 e deri në nenin 54 në botimin Shqip, bëhet fjalë dhe flitet “për parandalimin e rreziqeve që keqësojnë gjëndjen” në rajone të ndryshme të Botës. Është O.K.B.-ra, ajo që nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të sajë, vendos për të rregulluar e normalizuar gjendjen për konfliktet e lindura. Kështu u vendos dhe për Shqiptarët e trevave etnike veriore, gjatë tri luftrave të tyre të fundit, ku politikan ogurzij brenda dhe jashtë O.K.B.-ra, i quajnë thjesht Kosovar, vetëm e vetëm, që ata të trajtohen si pjesë e perandorisë Serbo-Sllave e jo si Shqiptar.
Zbërthimet që bëhen në këto nene të këtij kapitulli, parashohin “inisiativa për zgjidhjen e mosmarrveshjve, për të vepruar në çdo moment, për ruajtjen apo rivendosjen e paqes”. Sipas këtij parimi të shtruar, për vetë rrugën e zgjidhjes, janë dhënë mendime të arsyetuara dhe plotësisht të bindëshme nga vetë antarët e O.K.B.-ra brënda kësaj Karte. Në brëndësi të tyre, reflektohen forma e mënyra të ndryshme, për gjetjen e rrugëve, gjatë zgjidhjes së mosmarrveshjeve dhe konflikteve luftarak, duke synuar shuarjen e tyre përfundimtare.
Përputhur me parimet e kësaj Karte të O.K.B.-ra, u krye dhe ndërhyrja e forcave të NATO-s në trojet etnike veriore Shqiptare, por veprimi i kryer nga ana e tyre, jo vetëm që nuk justifikoi qëllimin dhe objektivat e saj, përkundrazi ky organizëm kryesor botëror, në vënd që të ndreqte gabimet e së kaluarës dhe ti kërkonte ndjesë popullit Shqiptar për vuajtjet që i ishin shkaktuar, ata e thelluan më tej genocidin politik, tashmë duke vendosur, për ta ndarë atë përfundimisht nëpërmjet krijimit të minishteteve
Karta e Kombeve të Bashkuara duke trajtuar parimet bazë të sajë, në vazhdimësi të zbërthimeve të mëtejshme, për mbarëvajtjen e punëve dhe krijimin e kushteve të stabilitetit, në kreun e IX-të, që nga neni 55 deri tek neni 60 krijon hapësira të nevojëshme “për të siguruar dhe mbështetur rrespektimin e parimit të barazisë të të drejtave dhe vetvendosjes së popujve”, ku nëpërmjet ecurisë dhe zhvillimit të shoqërisë njerzore, garanton “ respektimin e përgjithshëm dhe efektiv të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij”.
Lidhur me zbatimin e këtyre kërkesave, antarët e O.K.B.-ra në thellësi të kësaj Karte nga neni 61 e deri në nenin 73 kanë paraparë detyrat për “marrjen e përgjegjësisë nën administrim për teritoret jo autonome”, si është rasti konkret i Kosovës, ku “ata e pranojnë si një detyrë të shenjtë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullsinë përkatëse, duke marrë parasysh aspiratat e sajë politike, ekonomike dhe shoqërore”. Mirpo e vërteta e deritanishme në Kosovën e pas luftës qëndron ndryshe. Populli i sajë edhe pse i gëzon të drejtat e njëjta të kësaj karte, si dhe gjithë popujt e tjerë të mbarë botës, ai në praktikë deri tani nuk ka përfituar asgjë, nga ato të drejta legjitime që i takojnë.
Kreu i XII dhe XIII i kësaj Karte, nëpërmjet neneve përkatës 75 deri tek 91, parashikojnë sistemin dhe këshillin e kujdestarisë për teritoret që vihen nën këtë sistem, ku krahas “forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare” kërkohet “përkrahja për përparimin politik, ekonomik, shoqëror dhe arsimor të banorve nën kujdestsri, drejt vetqeverisjes duke shprehur lirisht aspiratat e tyre”. Në vazhdimësi të zbërthimit të nenit 76 gërma C të kësaj Karte, për zbatimin e kërkesave të sitemit të kujdestarisë, theksohet që këshilli duhet “të përkrahë dhe mbështesë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe e feje”. Po për Shqiptarët pse veprohet ndryshe? Përse aspiratat e tyre trajtohen jashtë kritereve të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tijë?
Kësaj Karte të O.K.B.-ra i është bashkëngjitur statuti i gjykatës ndërkombëtare, i cili përfshin dispozita të atilla, që shtrihen nga neni 1 i tijë e deri tek ai me numër 69, ku thellësisht trajtohen organizimi i gjykatës, kompetencat e sajë, proçedurat, mendimet këshillimore dhe amendamentet përkatëse rregulluese, për rastet kur lind nevoja për ndryshime esenciale. Me të drejtën legjitime të vëndosur nga kjo Kartë, ky organ i drejtësisë ndërkombëtare, deri në ditët e sotme, ka ezauruar dhe vazhdon të trajtojë probleme, që përfshihen juridikisht brënda këtij dokumenti bazë të O.K.B.-ra. Mbi këtë të drejtë legjitime u gjykua Millosheviçi dhe vazhdojnë të gjykohen bashkëpuntorët e tjerë të tijë. Përse kjo gjykatë ndërkombëtare merret me këto çështje dytësore dhe në mënyrë të vullnetëshme lë mënjane dhe harron të trajtojë problemin themelor dhe primar, atë të genocidit politik të zbatuar ndaj Shqiptarve nga Evropa më 1913, e që vazhdon të mbështetet nga O.K.B.-ra dhe Evropa edhe në ditët e sotme ?


2- Në Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut

Kjo deklaratë është miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara me rezolutën e sajë 217A(III) të 10 Dhjetorit 1948. Që në hyrje të sajë në botimin Shqip, vihet theksi për dinjitetin që u përket antarve të familjes njerzore, ku njohja e të drejtave të tyre të barabarta e të patjetërsueshme, përbën themelin e lirisë, të drejtësisë e të paqes në botë. Asambleja e Kombeve të bashkuara në zbërthim të problemit themelor të saj, e “shpall këtë Deklaratë Universale për të drejtat e njeriut, si idealin e përbashkët të të gjithë popujve e kombeve”. Duke u nisur që nga neni 1 dhe deri në atë të 30 i kësaj deklarate, çdo njeri që e lexon, bindet plotësisht për ato çka shkruhen e trajtohen në këtë dokument, ku theksi vihet se janë baza e shoqërisë njerzore për të sotmen e për të adhmen.
Që nga fillimi i zbërthimeve të sajë, Deklarata thekson se “Të gjitha qëniet njerzore lindin të lira e të barabarta” dhe se “secili mund të gëzojë të gjitha të drejtat e liritë e shpallura në këtë deklaratë”. Më tej, po për këtë kërkesë neni 3 përcakton se “çdo individ ka të drejtën e jetës, të lirisë dhe të sigurisë së personit të vet”. Në nenet në vazhdim, trajtohen të drejtat për të mos ju nënshtruar torturave, për tu njohur si person juridik dhe qënien të barabartë para ligjit. Sipas kësaj deklarate “askush nuk mund të arrestohet, të burgoset as të dëbohet në mënyrë arbitrare”. Realiteti i deritanishëm në Kosovë tregon për të kundërtën. Dhe jo vetëm atje, por dhe në rajonin e Luginës së Preshevës, në trojet etnike Shqiptare të uzurpuara padrejtësiht nga shteti fantazmë i bullgarofolsve sllave, në shtetin e barbarëve të kamufluar të Malit të Zi dhe për më keq akoma në trojet etnike të Shqipërisë së Jugut, që mbahen peng nga qeveria ortodokse Greke.
Deklarata Universale për të drejta e njeriut, në brëndësinë e vetë, që nga neni 11 e në vazhdim, thekson se çdo individ gëzon të drejtat e tij për të “qarkulluar lirisht”, “për tu larguar nga çdo vend, përfshi vendin e tijë” dhe se i jepet e drejta “për të dryshuar shtetësinë”. Më poshtë, në vijim të kësaj deklarate parashihet “e drejta e lirisë së mendimit” dhe “të shprehurit e tijë në pavarësi nga kufijtë”. Në vazhdimësi të këtij dokumenti, trajtohet “e drejta e pronës dhe e punës”, “e drejta për një rrogë të barabartë për punë të barabartë”, “ e drejta e arsimimit”, “e drejta e mbrojtjes të interesave morale e materiale” dhe të tjera kërkesa, të cilat në përballje me zhvillimet aktuale në trojet etnike Shqiptare, nxjerin në pah fakte e argumenteqë bindës për moszbatimin e tyre. Shtrohet pyetja përse O.K.B.-ra qëndron mospërfillëse ndaj moszbatimit të këtyre kritereve dhe për më tepër në ato troje shqiptare, ku ajo ushtron të drejtën e kujdestarisë? Përse lihet të veprojë si të dojë Greqia me tokat e Shqiptarve, në një kohë kur dihet, që ajo është pjesë e Evropës së Bashkuar dhe e Aleancës Atlantike? Përse u krijua Shteti Maqedon me toka Shqiptare, në një kohë kur dihet, që ato toka me shpërbërjen e federatës i duheshin kthyer Shqipërisë, sepse Maqedonia në traktatin e Londrës nuk ka ekzistuar as në letër?



3-Në Aktin Final të Helsinkit

Akti Final i Helsinkit është dokument i miratuar prej Konferencës mbi Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE) dhe ka marrë miratimin prej këtej më 1 gusht 1975. Ky akt politik edhe pse përmban brenda vetvetes probleme që bien ndësh me ecurinë biologjike dhe vullnetet qiellore, për vetë kohën që jetojmë, mund të quhet dokumenti më i përparuar teorik, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti dhe popujve e kombeve në tërësi. Brëndësia e këtij akti, përmban në vetvehte të gjitha proçedurat e shtruara në kartën e Kombeve të Bashkuara, të nënshkruar më 26 qershor 1945 në San Françisko dhe ato të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e O.K.B.-ra me rezolutën 217A(III)të 10 dhjetorit 1948. Veçoria e përmbajtjes së këtij Akti, qëndron në faktin, se problemet që parashtrohen nga ai, janë trajtuar e zbërthyer në përshtatje me zhvillimet dhe ecurinë e shoqërisë njerzore në kohëra të reja e moderne.
Kjo qartësohet që nga hapi i parë i hedhur prej tij, ku shtetet pjesmarrse, të nisura nga qëllimi i mirë, shprehin mendimin, për të bërë përpjekjet për përmisimin e marrëdhënjeve të ndërsjellta, në mënyrë që popujt të jetojnë në paqe të vërtetetë e të qëndrueshme. Në vazhdim të zbërthimeve të këtij Akti, vihet theksi “për moskërcënimin e mospërdorimin e forcës”, ku si rrjedhojë shtetet pjesmarrëse, duhet të bëjnë të pamundurën, që t’u shmangen këtyre veprimeve, sepse sipas këtij dokumenti, ekziston “paprekshmëria e kufijve” e sidomos kur fjala vjen për Evropën, e cila pasi shkatërroi Shqipërinë dhe Shqiptarët, në këtë kartë përgatit gijotinën, sa herë ata kërkojnë të drejtat e tyre, për t’u bashkuar me trungun Amëtar.
Duke zbërthyer parimet, që rregullojnë marrëdhënjet midis shteteve pjesmarrëse, ky Akt politik ripohon qëllimin e njëjtë me atë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, “për barazi sovrane dhe rrespektim të të drejtave thelbësore të sovranitetit”, duke rekomanduar “se kufijtë mund të ndryshohen në rrugë paqësore”, në një kohë kur dihet dhe argumentohet nga shumë fakte e argumente historik, se për të prishur kufijtë e Shqiptarve u dhunua dhe u mbulua me gjak një popull i tërë dhe qeveria e tijë e dalë nga lidhja e Prizrenit. Dukë shtjelluar problemet shqetësuese të kontinentit të vjetër e të ri Evropian, hartuesit e këtij Akti, me të drejtë e vënë theksin, te “mosndërhyrja në punët e brëndëshme, nga shtetet ppjesmarrëse, të drejtë ose të tërthortë, kundër një populli tjetër, në pavarësi të cilado rrethane, sepse duke kryer një vepër të tillë, preket sovraniteti i atij populli e shteti pjestar”. Po me Shqipërinë dhe Shqiptarët, përse veprovet ndryshe nga ato që shkruhen në këtë Akt politik dhe Dokumentet e tjera bazë të O.K.B.-ra? Mos vallë popujt e tjerë të Evropës dhe të Botës cilësohen si të nënës e Shqiptarët të njerkës? Ndryshe nuk ka si kuptohet qëndrimi i O.K.B.-ra dhe i Evropës brënda sajë, në mos zbatimin e vullnetit të një populli për të vetvendosur, se çfarë duhet të bëjë ai vetë për fatin e tijë të mëtejshëm.
Trajtimi i problemeve të mëtëjshme në këtë Akt bëhet më i qartë në pikën e VII-të, ku këmbëngulet me të drejtë, që “shtetet pjesmarrëse do të rrespektojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tijë, duke përfshirë lirinë e mendimit, fesë ose besimit për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe e feje”. Kjo kërkesë thellohet më tej në paragrafët e mëposhtëm të këtij Akti ku theksohet se, “Shtetet do të përkrahin dhe të nxisin ushtrimin efektiv të lirive e të drejtave civile, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e të tjera, që lidhen me dinjitetin e personit dhe që janë thelbësore për zhvillimin e tij të lirë e tërësor”. Këto kërkesa legjitime, janë të qarta e të besueshme praktikisht për të gjithë popujt e mbarë botës, ndërsa për Shqiptarët e trojeve etnike kombëtare, ato kanë ngelur vetëm në letër dhe me plot gojën mund të thuhet, se dhe teorikisht atyre u janë mohuar.
Është për të ardhur keq, por duhet thënë ashtu si është e vërteta e këtij realiteti të hidhur, i këtyre kohrave demokratike e moderne, për të cilat pretendohet nga Bashkësia e re Evropiane brënda dhe jashtë O.K.B.-ra. Kreu i VIII-të i këtij Akti Madhor, rradhit brënda vetes që në titullimin e tijë, “Barazinë e të drejtave të popujve dhe të drejtën e tyre për vetvëndosje”, parim ky kryesor e shumë i rëndësishëm, për ndërtimin e themeleve të një demokracie të vërtetë botërore. Nisur nga kërkesat e këtij parimi të barazisë së popujve, në paragrafin e dytë të këtij kreu thuhet se, “të gjithë popujt, kanë gjithmonë të drejtën, të vendosin në liri të plotë, kur të duan e si të duan, për statusin e tyre politik të brëndëshëm e të jashtëm, pa ndërhyrje nga jashtë dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor”. Ballafaqimi konkret me atë që shkruhet dhe veprimet reale të ndodhura në Kosovën e pas luftës dhe trojet e tjera etnike Shqiptare, paraqet në vetvete paradokse qesharake në publikun Shqiptar dhe atë ndërkombëtar, për veprimet që kryen O.K.B.-ra dhe Evropa brënda sajë, për zbatimin e parimit kryesor të këtij Akti Madhor, duke caktuar një farë Mahtisari si dado politike për të vendosur mbi fatin e Shqiptarve të trojeve etnike veriore, në një kohë kur brënda këtij Akti, është shkruar qartë e zeza mbi të bardhë dhe pastërtia e atij parimi reflekton si vetë drita e diellit që na jep jetë.
Gjatë vazhdimësisë së vet për trajtimin e zbërthimin e kërkesave jetike e kryesore, Akti Final i Helsinkit nëpëmjet paragrafëve të kapitujve pasardhës, paraqet dhe trajton bashkëpunimin midis shteteve, plotësimin me vullnet të mirë të detyrimeve të marra, zgjerimin e marrëdhënjeve të ndërsjellta midis shteteve pjesmarrëse, zhvillimin e bashkëpunimit rreciprok midis tyre dhe të tjera çështje problematike ndihmëse, në funksion të parimeve e kritereve bazë të këtij Akti Themeltar. Për shtjellimin dhe formulimin e idesë kryesore të përmbajtjes së vetë Akti Final i Helsinkit porosit që “Shtetet pjesmarrëse, të shprehin vendosmërinë e tyre, për të rrespekruar e zbatuar tërësisht këto parime, ashtu si janë përcaktuar në deklaratë, me të gjitha aspektet e tyre të ndërsjellta dhe në bashkëpunim midis tyre, me qëllim që çdo populli e shteti pjesmarrës, ti sigurohen përfitimet që burojnë prej respektimit e zbatimit të këtyre parimeve nga të gjithë”. Lind pyetja, përse shtetet pjesmarrëse të këtij Akti Final, që kanë shprehur vendosmërinë e tyre, për respektuar e zbatuar tërësisht këto parime, në rastin konkret të Shqiptarve, jo vetëm që u kundërvihen këtyre parimeve, por për më keq të tyre, arrijnë deri atje, sa në shumicën e rasteve ata po i shkelin me këmbë këto kërkesa të tyre?



4- Në mbështetjen e politikanëve dhe analistëve më të spikatur në botë

Problemet e pa zgjidhura e të ngelura pezull të Shqiptarve, duke filluar që nga fillimet e shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, janë bërë burim e objekt diskutimesh në kancelaritë perëndimore, për politikanët e tyre dhe analistët e fushave të ndryshme. Këto, jo për rrjedhojë e pasojë të Shqiptarve, por nga që në gadishullin “e zjarrtë”, për vetë epitetin e vënë qëllimisht, nga ata që e kanë lënë në gjëndje të tillë, Shqiptarët janë quajtur dhe vazhdojnë të etiketohen si zjarrvënës të Ballkanit. Zanafilla e të gjitha këtyre enigmave, rrjedh nga padrejtësia e ndodhur në Londër më 1913, ku Shqipërinë dhe Shqiptarët, pa pyetur për dëshirat dhe aspiratat e tyre, i copëtuan në pesë pjesë, duke ushtruar dhunë dhe gjakderdhje masive. Historia e këtyre ngjarjeve është shumë e hidhur, por për më tepër, ajo është mjaft e njohur dhe aktuale, sepse përpjekjet e vazhdushme të Shqiptarve për liri e bashkim kombëtar, jo vetëm që nuk u ndalën, por në të kundërtë, ato mbetën të gjalla deri në ditët e sotme, nisur nga shpresa e dëshira e mirë për vetvendosje dhe realizimin përfundimtar të aspiratave mbarë kombëtare.
Cilido, ka të drejtë, të diskutojë e të pyesë, “përse duhet kthyer koka pas”, por është në të mirë të paqes e stabilitetit në botë, kontinent e gadishullin e trazuar në veçanti, që problemet e një populli dhe kombi të shumëvuajtur të keqinterprentohen, në një kohë kur historia, nëpërmjet dokumenteve arshivor, jep argumente dhe vërteton me fakte reale e konkrete, atë që ka ndodhur pas kuintave politike, të marrëveshjeve e traktateve, duke filluar nga ai famëkeq i Londrës më 1913, i Versajës më 1921, i Parisit më 1946 dhe së fundi i marrëveshjes së Rambujes të Parisit më 1999.
Dihet nga të gjithë se çfarë ndodhi më 1913, si u copëtua dhe u nxuar në ankad më shumë se gjysma e Shqipërisë, kush humbi dhe kush përfitoi nga ky traktat ogurzi dhe si u formua Mali i Zi, u zmadhuan Serbia-Sllavia dhe Greqia, me toka Shqiptare të uzurpuara padrejtësisht me dhune e gjakderdhje masive. Se si u hartua e zbatua ky traktat, historia përmban në vetvete detaje e hollësira, të cilat flasin në favor të Shqiptarëve. Kështu, nisur nga debatet e zhvilluara gjatë marrjes të vendimeve në konferencë, ka fakte dhe argumente bindëse, të cilat flasin dhe tregojnë realitete, “se përse hezitoi Lordi Anglez Eduard Grej për firmosjen e këtij traktati, çfarë la ai të kuptohet për rregullimin e këtyre padrejtësive në të ardhmen dhe sa kohë u la në dispozicion për ratifikimin e tijë”. Duke shkuar më tej, njerës të brëndshëm të atyre analeve historike, duke i vrarë ndërgjegjia për atë krim politik që është kryer në dëm të Shqiptarve, kanë filluar të pëshpërisin nën gjuhë “se me kalimin e 99 viteve këto toka duhet ti kthehen Shqipërisë”. Nuk mund të thuhet se koha ka ikur, sepse ajo po afrohet. Atëhere përse nuk hapen arshivat e Londrës, Stambollit, Vatikanit dhe të SH.B.A-ës dhe në përputhje me realitetet përkatëse, të ndreqet e kaluara dhe ti kërkohet ndjesë njëherë e përgjithmonë popullit Shqiptar?
Nga Lufta e Parë Botëror, popujt ruajnë akoma në kujtesën e tyre freskinë e krimeve makabre që u kryen ndaj Shqiptarve nga Serbia, Greqia, Mali i Zi, Italia dhe Bullgarët me synimin e vetëm e të qëllimshëm, zhdukjen nga harta e Ballkanit të Shqipërisë dhe popullit të sajë. Megjithatë Shqiptarët, duke i qëndruar besnik realitetve historike, në këtë përleshje botërore u rreshtuan në krah të forcave përparimtare dhe ashtu si ishin, në konsolidim e sipër të shtetit, vazhduan të kërkojnë të drejtat e tyre. Por në traktatin e Versajës, politika Evropiane, duke mbështetur orekset ekspasioniste të fqinjëve tanë lakmimtar, shkoi më tej dhe hodhi në tavolinën politike të atij traktati, shkatërrimin përfundimtar të Kombit Shqiptar. Falë qëndrimit të prerë e të vendosur të SH.B.A.-ës e presidentit të tyre Uillson dhe populli Shqiptar gëzon të drejtën e tij, për të vazhduar ekzistencën e vet të mëtejshme, krah për krah popujve të tjerë në botë, në kufijtë e Londrës.
Por dhe pse Lufta e Parë Botërore mbaroi, e për atë u morën vendime me dhe pa interesa për Shqiptarët, ajo u mbars shumë shpejt e në kontinentin vjetër, u shfaq murtaja nazifashiste, duke sjellë Luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët këtë herë, nuk qëndruan duarlidhur, por rrëmbyen armët dhe u rreshtuan në krah të Aleatëve, në luftë të ashpër e të pandërprerë, për çlirimin e vendit të tyre dhe asgjësimin focave nazifashiste. Edhe mbas kësaj gjakderdhjeje të madhe, u tentua përsëri nga Athina, për copëtimin e mëtejshëm të tokave Shqiptare, por ata ngelën përsëri në kufijt e së kaluarës, duke u mbrojtur përsëri nga SH.B.A.-ës e presidenti i tyre. Paqja shumë e dëshëruar nga mbarë popujt e rruzullit tokësor, u shoqërua me luftën e ftohtë dhe Shqiptarët nëpërmjet kësaj të fundit, duke manovruar midis vorbullave të reja të politikës ekspasioniste serbo-sllave e greke, nuk u pajtuan me propagandat përkatëse të fqinjëve në veri, lindje e në jug, por në vazhdimësi, duke i qëndruar besnik kërkesave për vetvendosje, arritën deri në ditët e luftrave të fundit në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe asaj në trojet amëtare të uzurpuara padrejtësisht, nga Bullgarofolsit e vetquajtur Maqedon.
Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, dy kampet e qëna përballë njëri tjetrit, ndalënn garën e armatimeve dhe në përputhje të plotë me interesat e një politike të re e demokratike, pushoi së qëni sistemi socialist i shumë enigmave dhe fitoi plotësisht e përfundimisht teoria e zhvillimit kapitalist, ku të panjohurat konkurente, në luftë me njëra tjetrën, i japin përparësi zhvillimit kapital për të gjitha fushat, në përputhje të plotë me kërkesë-ofertat që parashtron shoqëria njerzore, gjatë ecurisë së mëtejshme të jetës së vet. Dy përfaqësuesit kryesorë të kampeve respektiv, Xhorxh Bush e Mikail Gorbaçov shtërnguan duart dhe popujt u çliruan nga ankthet e së kaluarës.
Ra muri i Berlinit dhe Gjermanët e ndarë artificialisht, u gdhinë një ditë të bukur të përqafuar e të përmalluar me njëri tjetrin. Ish Bashkimi Sovjetik u kthye në Rusi, por jo në atë cariste. Sllovakët dhe çekët u ndanë si vëllezër, ashtu si ishin bashkuar, pa pretendime për njëri tjetrin. Ish Jugosllavia, u shpërbë nëpërmjet gjakderdhjes të imponuar nga Serbët e rinj e të vjetër. Në fillim Sllovenia, e ndihmuar paksa nga fqinjët perëndimorë. Më pas Kroacia, në luftë të rreptë me Serbët, për të njëjtat qëllime në dëm të Boshnjakve u veçuan, duke krijuar Kroacinë e re, të andruar sa në të majtë e të djathtën e sajë. Për çudinë e të gjithëve dhe pa u ndjerë fare, u shkëput Republika e Maqedonisë, një shtet i paqënë dhe i sajuar me tokat e Shqiptarve, duke i vënë një ” Ish” përpara, në dallim nga e kaluara e errët e krijimit të sajë.
Popujt, jo vetëm në Ballkan, Evropë dhe në botë, janë të vetëdijshëm, për ato që kanë ndodhur me Shqipërinë dhe Shqiptarët, që nga viti 1913 e në vazhdim, ku eksperimentimet nëpërmjet lojrave politike, vazhdojne të pasurojnë perandorinë e nënkuptuar Sllave, duke krijuar mimishtete fantazmë e të paqënë. U theksua më lart, se u shpërbë Jugosllavia në luftë e sipër dhe çdo popull u identifikua në kufijt e vet të mëparshëm para Londrës dhe Versajes. Në këto dy qytete u hap varri për Shqiptarët dhe u mbars një ish mbretëri Jugosllave, që më vonë u kthye në Federatë Socialiste. Ajo bashkësi Serbo-Sllave, u shpërbë dhe për pasojë tokat që ju ja aneksuat Ish R. Maqedonisë, duheshin kthyer patjetër Shqipërisë, sepse në Londër dhe Versaje, jo vetëm që nuk ka ekzistuar ky lloj shteti, por përkundrazi nuk njihej as emëri Maqedoni. A nuk është një genocid i ri politik, ky veprim i kryer nga O.K.B-ra e Evropa, në këto kohëra te reja e demokratike që ju pretendohen? Për çdo njeri që ka arsye të shëndoshë, ky veprim nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësi e krimit të mëparshëm politik, tani më i rëndë se ata të parët, të Londrës e Versajes. Është një turp i math, i cili duhet të shkruhet me gërma të mëdha e kapitale në qëndër të qyteteve, ku janë instaluar selitë përkatëse të O.K.B.-ra dhe Bashkësisë Evropiane, në mënyrë që popujt e botës, të njohin më mirë dhe nga afër, kurthet e mëtejshme për ndarjen e coptimin e Shqiptarve.
Lufta e zhvilluar në Kosovë në fundin e shekullit të kaluar, solli ndryshime të reja në hartën e Ballkanit. Bota përparimtare me në krye Sh.B.A.-ës dhe Anglinë, nisur nga një mandat i O.K.B.-ra, ndërhynë me sulme ajrore kundër Jugosllavisë së atëhershme dhe i thanë ndal nacionalizmit të tërbuar Serb, të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi. Politika, duke u përballur me realitete të reja, në mënyrë graduale dhe indirekt, nisi ndryshimin e kursit të drejtimit. Filloi të fryjë era e re demokratike dhe në mbrojtje të Shqiptarëve u hodhën me rradhë Bill Klinnton e Madelen Ollbrajt të SH.B.A.-ës dhe Toni Bler i Britanisë së Madhe. Nga pas tyre u radhitën si me mundim përfaqësues të Gjermanisë, Turqisë, Francës, Italisë e të vendeve të tjerë, të cilëve nuk u njihej pozicionimi i tyre i qartë e i saktë që mbanin. Përfaqësues të O.K.B.-ra, Evropës së Bashkuar, të N.A.T.O.-s, dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, filluan mbështetjen dhe nuk kursyen ndihmat, për tu lehtësuar vuajtjet Shqiptarve në Kosovë.
U.C.K.-ës nën mbështetjen e fuqishme të Aleancës Atlantike, realizoi qëllimin e saj të afërt strategjik, largimin përfundimtar të Forcave të Armatosura Serbe nga krejt Kosova. Paslufta solli një administratë të O.K.B.-ra dhe instalimin e një force paqëruejtëse, për të siguruar e garantuar të ardhmen. Liria dhe paqja e premtuar, u zëvëndësuan nga zhgënjimi marramendës. Në vënd, që tu lihej dorë e lirë dhe të ndihmoheshin, ata që u gjakosën në luftë për liri e bashkim kombëtar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, ndodhi e kundërta, zgjidhja u zgjat e po stërgjatet nëpërmjet një Mahtisari të çuditshëm, i cili gjatë kohës së luftës, kur Shqiptarët e Kosovës vriteshin duke u masakruar nga Serbët, ai u përqafua i malluar me Millosheviçin dhe gati sa nuk ra nga karikja, në momentin kur ky i fundit pranoi propozimet e N.A.T.O.-s për tërheqjen e forvave Serbe nga Kosova. A është ai Mahtisar apo ndonjë tjetër, Shqiptarët janë plotësisht të sigurtë, se është po ai, që në këto kohra, po synon të laurohet me çmimin Nobel për paqe, duke e ndërtuar lumturinë e vet mbi fatkeqësinë e popullit dhe kombit Shqiptar.
Në analizë të gjitha këtyre qëndrimeve, duhet thënë se Shqiptarët nuk janë vetëm. Ata kanë miq e dashamirës të shumtë në të gjithë botën, duke filluar që nga kongresmenët Amerikanë Tom Lantosh e Xho Diogardi, e deri tek Akademiku Anglez Neol Malcolm, analistët Martin Uoker e Bugajski, Profesor Joseph Marko, Gazetari Matthias Rug etj, të cilët duke folur hapur në medjat vizive e të shtypit, i kanë treguar mbarë botës, se cila është rruga më e arsyeshme, për zgjidhjen përfundimtare për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Për të qënë realistë ndaj të gjitha këtyre deklarimeve, po i ilustrojmë këto, me disa mendime të shfaqura nga historiani Britanik Dr. Neol MALCOLM, gjatë një interviste ekskluzive, të dhënë prej tijë, në fillim të vitit 2004.
Ai nuk ka shpresa për të pritur zgjidhje nga Evropa dhe për këtë ai deklarohet “se ajo nuk është një shtet me qeveri, por një komision masiv i shteteve, gjysëm të paralizuar nga mospajtimet e brëndëshme. Evropianët më shumë krijojnë paraliza se sa hapin rrugë. ” Dhe duke orjentuar zgjidhjen, ai shpjegon se, “Fuqia e vetme, e cila kohë pas kohe i ka shtyrë proçeset përpara, janë SH.B.A.-ës.” Kështu është vepruar dhe në kohën e luftës. SH.B.A.-ës u bënë promotori i të gjitha nismave politike e veprimeve konkrete ushtarake. Këtë e pranon me fjalët e tij, vetë ish kryeministri Italian i atyre viteve Massimo D’Alema, i cili për zgjidhjen e krizës gjatë luftës së Kosovës, pohon në një intervistë të tij se, “Ishin vetëm SH.B.A.-ës, ata që e kërkonin zgjidhjen e krizës nëpërmjet Kosovarve dhe U.ç.K.-ës, ndërsa Evropa, përkundrazi, deri në fund e kërkoi zgjidhjen, përmes Beogradit në marrëveshje me Serbët.” Në vazhdim të shtjellimit të këtij qëndrimi, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin, çfarë kërkon Evropa tani pas lufte në Kosovë apo për të hapur varre masiv të padukshëm së bashku me Serbët?
Por, ajo që është shumë e rëndësihme dhe ja vlen të theksohet, është mendimi i arsyeshëm i dhënë nga Dr. Neol Malcolm në vazhdim të intervistës së tij, lidhur me termin e fabrikuar nga Serbët të “Shqipërisë së Madhe”. Ai në mënyrë të prerë deklaron, se “ frika nga Shqipëria e Madhe stimulohet nga lobistët Serbë, të cilët vazhdojnë të propagandojnë rreziqet e sajë, për të mbrojtor Serbinë e madhe.” Akademikut Anglez, në vazhdim të pyetjeve të mëtejshme, i shtrohet alternativa, se nëse realizohet bashkimi i Shqipërisë, a mund të ishte kjo një kërcënim për Ballkanin? Përgjigja e tijë ishte: ”Jo. Unë mendoj që Shqipëria etnike, nuk do të ishte rrezik për askënd.” Ai, duke vazhduar më tej, në përgjigjet që u jep gazetarve, lidhur me bashkimin e Shqiptarve, thekson, se “Përgjigja ime është se këtu nuk ka asnjë problem. Rasti i bashkimit të Shqiptarve në një shtet, nuk mund të refuzohet as në bazë ligjore.” Atëhere përse pengohen Shqiptarët gjatë rrugës për realizimin e aspiratave të tyre? A kërkon më shumë se kaq, Lëvizja për Vetvendosje në Prishtinë dhe drejtuesi i sajë Albin Kurti ? Po të pyetej Akademiku Anglez për gjëndje e krijuar në Kosovë, ai pa tjetër, që për kohën në të cilën ne jetojmë, do të buzëqeshte dhe ndoshta do të na përgjigjej me fjalët e Luigjit të XIV-të se “Mbreti, ligji, populli dhe Franca jam unë.” Ndryshe, nuk ka si kuptohet politika genocidale, që vazhdon të zbatohet ndaj Shqiptarëve, në këto kohëra të reja e demokratike. Ka ardhur koha tu thuhet NDAL njëherë e përgjithmonë matrapazve politik Evropianë . Këtë po bën dhe Albin Kurti me Lëvizjen për Vetvendosje. E ndihmuat këtë popull në luftë për çlirimin nga zgjedha kolonialiste Serbe, ndihmojeni dhe tani për realizimin e aspiratave të tijë. Rishikoni dhe korigjoni të kalurën, sepse duke kryer këto veprime, nuk i bëni nder vetëm Shqiptarve, por më tepër vetvetes. Duke pastruar ndërgjegjen tuaj, do të bëheni më të besueshëm në opinionin publik ndërkombëtar. Kur të merrni vendime, kthejeni njëherë tehun e thikës nga vetja juaj dhe atëhere do të shihni realitetin e hidhur por të vërtetë në sy.

Spiro Butka
Ish oficer i armates shqiptare
Ish eprore i UÇK_së , dhe ish eprorë i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të TMK_së

ATENTAI NDAJ MONES NUK DO TE KALOJ PA PERGJEGJSI; shkruar nga Avdullah Prapashtica

ATENTATI NDAJ MONËS NUK DO TË KALON PA PËRGJEGJËSI Së pari po më gëzon fakti që Mona është mirë! Dhe ky shkrim i saj i botuar teDERVINA tregon se sulmet e armiqëve nuk e kan dobësuar ate. Por, përkundrazi! Ngjarja që ndodhi me Monën dëshmon se vija e frontit me armikun përluftëtarët e lirisë nuk është vetëm në trojet shqipëtare, porkudo ku ata gjenden dhe ku veprojnë nëpër Botë! Nuk është hera e parë që vriten e plagosen patriotët shqiptarë nëpërvendet e Evropës! Pas vrasjes së Musa Hotit në Belgjikëkjo është hera e parë që ky lloj krimi vjen prej "demokratve"!Në të kalaurën këto krime i bënin kryesisht kriminelë ordianar të UDB-së. Tani këte duhet ta kuptojmë edhe si sinjal se lufta politike e Monës dhee të gjithë atyre që e kan pendën të barabart me plumbin për armiqëttanë, ka filluar të ju shkakton dhimbje atyre. Prandaj, ata tani si argumente"poltike" për të tregaur se jan më të fortë se ne, po e përdorin dhunën!Me gjasa kjo mund të ndodh edhe brenda vendit në të ardhmen! Se do të ndodhë një ditë një gjë e tillë mbi këte kemi biseduar edhe me Monëndisa herë, por ajo si një burrënesh që është e ka përbuzur frikën gjithmon!Megjithate, edhe Ajo edhe të gjithë bashkëlufëtarët tjerë që gjenden kudonëpër Botë, duhet të vazhdojn ta përbuzin frikën edhe më tutje, por duhet tashtojnë vigjilencën dhe të ndërrmarrin masa për mbrojtëje nga krimet e tilla! Sepse, nëse ata duan që sa më shumë ti kontribojn Atdheut, duhet të kujdesensa më shumë për shëndetin dhe jetën e vetë. Pra, kujdesi nuk është as frikëdhe as luks por është detyrë për të gjithë bashkëluftëtarët si Brenda ashtu edhejashtë Atdheut! Pavarësisht se a veprojn si simpatizues apo si të organizuar,pavarësisht se a veprojn në fushat teorike apo të tjera. Kjo që tani ndodhi me Monën duhet të ju shërbej për vetëdijësim edhe atyreindividve brenda vendit që ndonjëher e nënqmojnë veprimtarinë patriotiketë mërgimtarëve duke e reduktuara kontributin e tyre vetëm në shkëlqimine "devizave" e herë duke i akuzuar për trimëri të tepërt nga perendimi!Pra, vija e frontit me armikun nuk është vetëm brenda vendit por ku do kuveprohet për Atdhe! Roli i mërgimtarve në luftë për liri dëshmohet gjatë gjithë historisë sonëKombëtare, që nga kthimi i Skenderbeut me ushtarët shqiptar,kthimi ngamërgimi i Abdyl Frasherit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemailit, Myslim Pezësdhe deri te kthimi i mijëra Ushtarëve të UÇK-së që erdhen në Atdhe.Dihet se një numër shumë i madh i tyre edhe ranë Dëshmor në vitet 1998-2002në frontet e luftës me hordhite serbomalazeze e maqedone!Prandaj, roline mërgimtarve nuk mund ta nënqmoj askush. Kjo u tha se po ndodh kohë pas kohe nga ana e disa gazetarve shpirteshiturbrenda vendit që duke i shërbyer politikave ditore afatshkurtëra e humbinarsyen dhe qëllimin e vëretetë të luftës për liri duke u kënaqur me dekorindemokratik që e sherbejn sunduesit per maskimin e pushtimit te vendit tone. Unë nuk ndihem i lirë nese vllaun e kam në burg në Serbi, në Greqi, nëMaqedoni apo në Mal të zi! Lufta e shqiptarve nuk e ka pas kuptimin ekrijimit të shumë shteteve shqiptare! Për ne ndarja primitive në fise e krahinaështë e kaluar e pa ktheyshme, prandaj nuk do të funksionon as ky mashtirim metentativa për krijimin e kombit Kosovarë! Lufta jonë e ka patur dhe ka një Porgram Kombëtar i cili ështëhartuar në Kuvendin e Lidhjesë së Prizirenit te vitit 1878 me qëllim tëqartë dhe bashkohor - NJË KOMB NJË SHTET! Qfardo tentative e mashtrimi për krijimin e minishteteve ka përqëllim dekompozimin e KOMBIT SHQIPTAR në mini komunitete për tishpronësuar ata nga trojet e veta etnike dhe për ti bër "qergash" të paKomb e të pa Atdhe! Mu këtë qëllim e ka edhe Programi Politikë i Ahtisarit! Mu pse Monaështë njera nga ata që po ua qjerr këto maska edhe u bë objekt atentatikrimbave fashist të cilët heret a von do të përgjgjigjen me lëkurën e vetpër krimet e veta!

Dienstag, 29. Mai 2007

Tragjedi kombtare; N e Korqe nxenesit mesojn se Jugu i Shqipris eshte Greqi

Ne e dimë nga përvoja e hidhur se shtypësi kurrë nuk ta ndanë lirinë vullnetarisht. Ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit. '''Martin Luther King, Jr.''
HomeBlogPhotosVideoMusicReviewsLinks
TRAXHEDI KOMBËTARE!!! 'Në Korçë, nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi? May 29, '07 5:05 AM
for everyone


TRAXHEDI KOMBËTARE!!!

Në Korçë, nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi?



Është një brez fëmijësh, i ciklit fillor që A-në e lexon alfa, që gdhihet çdo mëngjez me hymin grek dhe që nuk di asnjë varg të atij shqiptar e që thotë “Kalimera”


Fëmijët shqiptarë të fshatrave përreth Korçës, Boboshticë e Drenovë po mësojnë një “të vërtetë” të hidhur: që toka ku ata u lindën e po rriten është greke. Janë rreth 180 nxënës, bijë e bija shqiptarësh që po u mësohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” një histori e shtrembëruar që i paraqet stërgjyshërit e tyre si pushtues të Vorio-Epirit. Është një brez fëmijësh, i ciklit fillor që A-në e lexon alfa, që gdhihet çdo mëngjez me hymin grek dhe që nuk di asnjë varg të atij shqiptar, që thotë “Kalimera” e jo “Mirëmengjez” që kërcen “zeivefiko” dhe nuk di ç’është pogonishtja.
Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe këta fëmijë, falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar. Banorët grekë të zonës nuk e pranuan këtë vendim dhe organizuan grupe ushtarake për të siguruar pavarësinë e tyre”.
Është pikërisht një mësues grek që ua mëson këto fëmijëve tanë gjatë orës së historisë. “Më 9 Nëntor 1921, ministrat e jashtëm të Fuqive të Mëdha vendosën në Paris se cilat do të ishin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi Greqisë i merreshin territoret që kishte çliruar gjatë Luftës së Parë Botërore”, vijon më tej mësuesi. Ai sillet mirë me fëmijët e shqiptarëve megjithëse me historinë që u mëson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
Ja si e shpjegon ai Luftën e Dytë e Botërore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin të pakta para superfuqisë së Italisë dhe ndihmës së aleatit të vogël (Shqipërisë), ushtria greke mundi të frenojë ushtrinë italiane në kufirin me Shqipërinë (28 tetor – 14 nëntor 1940). Në vazhdimësi ushtria greke kaloi në mësymje të përgjithshme në Epir dhe në veriperëndim të Maqedonisë (14 nëntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmë në mbyllje të vitit shkollor, këta 180 fëmijë shqiptarësh e kanë mësuar në shkollë atë që deri dje thuhej lartë e poshtë: “nga Pogradeci në Himarë, toka është greke”.
Si u mor licensa
Licensa për çeljen e një shkolle 9 vjeçare greke në Korçë është lëshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, rreth dy vjet më parë. Në bazë të ligjit për arsimin është kjo ministri që kontrollon kurrikulat mësimore e që rrjedhimisht është institucioni që ka legalizuar dhe vazhdon të heshtë përballë këtij skandali. Ndaj dhe nuk është aspak faji i drejtoreshës greke të “Omiros”, Vasiliki Baraki që përballë kësaj “dashamirësie” të qeverisë shqiptare të deklarojë: “Çdo vit ngjitim nga një shkallë. Perspektiva jonë është që të plotësojmë një sistem të plotë të shkollës së mesme e t´i përgatisim nxënësit për të vazhduar shkollën e lartë kudo që ata do të dëshirojnë, në universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.


Nga i derguari yne ne Korçe Tedi Blushi

FALENDERIMI ( Mikes trime Mone),shkruar nga Esat Avdyli

Esat Avdyli


FALËNDERIMI
(Mikes trime Monës)


Mendje mprehtë si Elelena Gjika
Si Skënderbeu trime
Qëndresën e Hasan Prishtinës dhe
Adem Demaçit ke
Shkathtësinë Shotës ia more...

Korbat nuk të trembën
Ngado që të erdhën
Për ato që thua, shkruan
Kombin tonë nderon
Për të gjitha këto
Vetëm
Mund të të them
Faleiminderit, Monë

Kllokot, 29 maj 2007

Sonntag, 27. Mai 2007

T e ngritim zerin ne mbrojtje te motres MONA Agrigoroaie, shkruar nga Admin Saimir Nikqi

Te nderuar vllezer ,te nderuar bahkombas, i nderuar opinion paqedashes,adhurues dhe perkrehes se fjales se lir,une si vlla i motres Mona ,pra me lidhje gjaku Iliriko-Shqiptar,ngehi zerin e protestes dhe ftoj te gjith opinionin si ate kombtar shqiptar,rumun dhe nderkombtar paqedashes ,qe te solidarizohemi me motren MOna Agrgoroaiei qe u sulmua nga disa student shovenist Grek te dirigjuar nga sigurimi i fsheht shoveno hegjemonist Grek,vetem se shkruan per te verteten mbi gjendjen e popullit Shqiptar te okupuara nga Shtetet Sshoveniste te Ballkanit; nga Greqia dhe Serbia. Pra nuk eshte sulmuar vetem Mona AGRIGOROAIEI po eshte sulmuar fjala e lir e nje publiciste ng Rumunija qe ka prejardhje Shqiptare,prandaj kerkoj nga Administrata Rumumune qe ne menyr administrative dhe ligjore qe te mbrohet edhe Mona Agrigoroaieisikur te gjith qytetart e tjer Rumun,si dhe te denohen dhe debohen ata te vetquajtur student qe nuk jan tjeter pos struktura ilegale te sigurimit Grek qe veprojn ne Shtetin Rumun.Perndryshe edhe ne do te dijm ta mbrojm ne qdo menyr motren ton Mona Agrigoroaiei me te gjitha mjetet ,qoft nevoja edhe fizikisht.Nuk do iu lejojm Shovenisteve Grek qe permes falangave te veta qe te neperkemb dinjitetin e motres sone,nuk do lejojm kurr me qe te demtohet edhe fizikisht motra e jone Mona.
Pra Vllezer Shqiptar kudo qe jeni iu ftoj ne mbrojteje dhe solidrizim me motren ton Mona.
Moter e dashur ty te uroj sherim sa me te shpejt neemrin tim dhe te familjes.
Nga Vllau i yt SAIMIR NIKCI

Rumani: Sulmohet Mona GRIGOROAIEI

Rumani: Sulmohet MONA AGRIOGORAIEI May 25, '07 5:02 PM
for everyone



Ne Rumani sulmohet veprimtarja e çeshtjes kombetare Shqiptare

MONA AGRIGORAIEI



Mona eshte autore e shume shkrimeve letrare per idene e rezistences kunder kolonizimit Sllavo-Greko-Serbo-Maqedono-Malazias.

Pas shume shkrimeve edhe kunder kolonizimit dhe greqizimit te dhunshem te Çamerise dhe hedhjes ne pah qellimet antishqiptare te prijesit te kishes ortodokse Shqiptare Sllavo Grekut Janullatos, ajo sulmohet nga bishat mishngrenese te ashtuquajtur 'studentet Greke ne Rumani'.

Mona gjendet ne Spitalin e Rumanise, neve ende nuk kemi arritur te marrim ndonje informate me shume rreth saj, pasi une personalisht kam ne disponim vetem numrin e saj personal i cili sipas gjasave aktualisht nuk eshte ne funksion.

Luten te gjithe ata qe dine diqka per gjendjen shendetesore te saj te lajmerojne ne kete e-mail: vedat.xh@gmail.com , bruqi-flori@hotmail.com apo te lansojne informata ne mediat e shkruara dhe elektronike.

Sinqerisht!

Vedat Xhymshiti dhe Flori Bruqi
Kosove-Prishtine.

Mona Agrigoroaie , Sqarim per sulmin qe i ben Greket ne Rumani

MONA Agrigoraiei SQARIM per sulmin qe i ben Greket ne Rumani May 26, '07 11:51 AM
for everyone
Ne redaksine tone ka mberri nje email perplotesues nga veprimtarja rumune Mona Agrigoroaiei, rreth sulmit fizik qe disa student greke i bene kesaj. Arsyeja e sulmit ishte se Mona Agrigoroaie eshte aktuale me shkrimet e saja ne dobi te qeshtjes shqiptare.

SQARIM


SQARIM


Te dashur vellezer Vedat Xhymshiti dhe Flori Bruqi,
Eshte e vertete se une Mona Agrigoroaiei kam qene e sulmuar te enjten nga disa shoveniste greke. Por gjendja ime shendetesore nuk eshte e rende, plaga nuk eshte e madhe dhe kam qene ne spital vetem sa per te ber analizat. Ju falenderoj gjithsesi se kishit njoftuar opinionin publik per kete situate qe me ndodhi.

Rumani, 26 maj 2007


Vedat Xhymshiti:

Studentet greke sulmojne fizikisht Mona Agrigoraiei


Në Rumani sulmohet veprimtarja e çeshtjes kombetare Shqiptare MONA AGRIGORAIEI
Mona eshte autore e shume shkrimeve letrare per idene e rezistences kunder kolonizimit Sllavo-Greko-Serbo-Maqedono-Malazias.
Pas shume shkrimeve edhe kunder kolonizimit dhe greqizimit te dhunshem te Çamerise dhe hedhjes ne pah qellimet antishqiptare te prijesit te kishes ortodokse Shqiptare Sllavo Grekut Janullatos, ajo sulmohet nga studentet Greke ne Rumani.
Znj. Mona gjendet ne Spitalin e Rumanise. Redaksia e Mekuli Press ende nuk kai arritur te mesoj ndonje informate me shume rreth saj. Luten te gjithe ata qe dine diqka per gjendjen shendetesore te saj te lajmerojne ne mediat e shkruara dhe elektronike. /MekuliPress/

*****************************************

Freitag, 25. Mai 2007

Te vertetat qe duhen te thuhen ; nga Agim Gjakova

Shkruar nga Agim Gjakova; Të vërtetat që duhet të thuhen May 24, '07 5:30 PM
for everyone



Do të ju lutem dëgjuesve që nëse ka përsëritje të atyre që janë thënë në këtë tribunë t’i lënë mënjanë ose lexuesi të mos i kumtojë përpara auditorit. Në margjinat kulturore të kryeqyteteve shqiptare mund të lexohet lehtë se politika, që mbizotëroi mjedisin shqiptar gjatë shekullit njëzetë, kushtëzoi një gjendje të atillë që i vuri një rrasë të rëndë shpërthimi të kulturës shqiptare në përmasat, cilësinë dhe tehet përkatëse të zhvillimit në përputhje me fuqitë krijuese që ka ngërthyer e ngërthen kombi shqiptar.
Shumë shkaqe e faktorë janë bërë të njohur, por pa pasur qëllim të krahasohem me fushatat propagandistike të partive, dëshiroj të hyj menjëherü në temë se qytetari pyet: A ka të vërtetë qü duhet tü thuhet edhe nü qoftë e hidhur?!
Në të gjitha palët shqiptare – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni – është i pranishëm “krimi i përçmimit apo i heshtjes” ndaj kulturës së pjesës tjetër. Në Shqipëri arrihet në disa raste edhe deri në mbizotërim të këtij aspekti. Kjo zbërthehet në analizën e kulturës me konceptin e ndërvartësisë kur mjediset e ndryshme : 1) kërkojnë dhe pohojnë se intelektuali i tyre është më i përparuar se në pjesët e tjera, 2) përjashtohet krijuesi shqiptar i Kosovës apo i Maqedonisë nga takimet apo veprimtaritë e tjera ndërkombëtare në emër të shqiptarëve dhe jo të Shqipërisë, pra, prezentimi i kulturës shqiptare si unike në botë po mbetet i vështirë në këto suaza siç janë qëndrimet e tilla që mbështeten shtetërisht nga pushteti shqiptar, 3) i mëshohet tendencës së globalizmit pa argument, pra pa origjinalitet, në vend të një kulture (arti) vendor, 4) mediat shfaqin mendjemadhësi apo nënvleftësim për zhvillimet kulturore të pjesëve të tjera, kryesisht ato të Shqipërisë ndaj zhvillimeve kulturore në Kosovë e Maqedoni. Në Shqipëri, edhe kur këto marrin dhe duan mendimin e të intervistuarit apo të mysafirit nga Kosova apo Maqedonia përzgjedhin ata “kandidatë“, përgjigjet e të cilëve të jenë në përputhje me dëshirat e pürkufizimet qü i përshtaten mjedisit që ka përcaktuar këtë politikë, më lejoni ta quaj me një cilësim ndoshta të fortë, “sektariste” ndaj kulturës kombëtare.
Pra, në mjediset kulturore të kryeqyteteve shqiptare - primatin e mban mjedisi në Shqipëri - kemi të bëjmë me një lloj “etnocentrizmin provincial intelektual” që shihet në të gjitha aspektet, i cili po paguan haraçin e vetë në zhvillimin e kulturës shqiptare. Në këtë prizëm mund të përjashtohen individë që e kanë tejkaluar vetëveten dhe kanë arritur të ngrihen në nivelin që përkon me figurën e intelektualit ashtu siç është në mjedise demokratike intelektuale të botës. Etnocentrizmi intelektual ka lidhje të ngushtë me politikën, pasi, siç e theksova në fillim, pëolitika, që mbizotëroi mjedisin shqiptar, e formësoi, e shkallëzoi dhe e praktikoi këtë.
Veçanësia e këtij etnocentrizmi shihet në shumë rrahe, por po marr si shembull botimet dhe përhapjen e librit. Në Shqipëri gjen shumë pak botime të autorëve të Kosovës. Më lejoni të vë në dukje, pasi ndodhem në Tiranë, se e kërkova në disa librari kryesore të kryeqytetit dhe nuk e gjeta romanin e Mehmet Krajës. Të mos flasim për botimet që bëhen në Kosovë, të cilat nuk shkojnë pothuajse fare në Shqipëri.
Etnocentrizmi intelektual në Shqipëri ka si bazë themelore qëndrimin e njohur politik se pjesa dermuese e inteligjencies së Shqipërisë nuk e honeps dot pavarësinë e Kosovës. Nuk dua të ndalem të analizojë arsyet, por kjo e vërtetë, sado që kamuflohet me fjalë e fraza, kuptohet dhe shembuj të shumtë mund të merren për këtë. Politika është përkrahëse e një qëndrimi të tillë sektarist të intelektualëve shqiptarë. Nuk mund të quhet veprimtari e mirëfilltë ndonjë mbledhje, ndonjë diskutim “hafif” apo ndonjë botim sa pr sy e faqe apo për ndonjë arsye tjetër. Në këtë kontekst rrjedhin edhe të gjitha të tjerat.
Edhe një fakt tjetër e forcon këtë etnocentrizëm në Shqipëri: nervi i provincializmit. Madje këtu, jo vetëm dallohen, por në disa rrethana e minimjedise, mbizotërojnë edhe ndasitë krahinore që janë mjaft të fuqishme dhe që dëmtojnë punën kulturore e artistike në përgjithësi, pasi shoqatat apo organizmat e ndryshëm, psh, edhe organizmi Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kanë mbetur ende në mendësinë e politikës që perëndoi.
Për hir të së vërtetës duhet vënë në dukje se me dhjetra vjetë tendenca e paternalizmit të Shqipërisë ndaj Kosovëa ka ngushtuar hapësirën si përmbajtësore ashtu edhe shpirtërore të bashkëpunimit, ka margjinalizuar vlerat kulturore, madje disa kanë shkuar deri atje sa të vënë në ”dërrasën e kalbur të rrezikut”, duke quajtur dy kultura, për të mos thënë edhe dy kombe. Natyrisht se ka ndryshime në mjediset kulturore të trevave shqiptare, por këto janë krijuar në bazë të kushteve politiko-shoqërore dhe jo mbi ndonjë bazë tjetër dhe nuk janë aspak të largëta në të gjithë treguesit që konvergjojnë drejt një unifikimi kombëtar të kulturës e arteve, pra edhe të letërsisë.
A mund dhe si mund të shkojmë drejt konceptit të modernizimit dhe të konvergjimit të kulturës sonë, natyrisht duke ruajtur gjithçka të mirë nga tradita, kur jemi të kufizuar në mendësinë tonë?! Trajtimi një kulture pothuajse si minoritare që bëhet në Shqipëri do të ketë përkursione të veta negative. Ka ardhur koha që dikush duhet të marrë nismën, dhe këtë me forcë, për të shtegtuar drejt logjikës së zhvillimit të duhur kulturor të një kombi, ani pse i ndarë me kufinj, që tash më nuk janë të tillë si më parë.
A janë të bindur intelektualët shqiptarë se pa një bashkëpunim të ndërsjellë dhe të përkorë nuk mund të ketë kulturë adekuate shqiptare kombëtare dhe kjo të paraqitet në botë në nivelin e përshtatshëm?!.
Mendoj se për çdo krijues në Kosovë fakti i një “JO-je” të nënkuptuar apo edhe të pohuar nga mjediset e tjera, nuk duhet të çojë kandar në krijimtarinë e veprimtarinë tij. Duhet të mendohet e të veprohet që kjo kulturë (ky art dhe kjo letërsi} të kenë shtrirjen e vet në mjediset botërore, pa u kufizuar me kurrfarë etnocentrizmi. Kjo mund të arrihet shumë më mirë, më me efikasitet dhe më cilësisht në bashkëpunim të ngushtë, madje edhe unik midis trevave shqiptare.
Kam bindjen se PEN Qendra e Kosovës ka forcë që të ndërmarrë çka mundet për të realizuar sado pak një pikësynim dhe qëllim të tillë.
Prev: Ibrahim Rugova; - Stema me elemente të lashta shqiptare

Propaganda perfide per pavarsin e mbikqyrur; nga Muhamet Krasniqi

Propaganda perfide për pavarësinë e mbikëqyrur!
Posted by muhamet on May 24, '07 4:39 PM for everyone
Propaganda perfide për pavarësinë e mbikëqyrur!



Nga Muhamet KRASNIQI



Populli shqiptar për t’u çliruar nga pushtuesit e huaj ka zhvilluar rezistenca nga më të ndryshmet, gjatë të cilave kanë rënë me mijëra dëshmorë, amaneti i të cilëve ka qenë dhe është ribashkimi i të gjitha trojeve etnike në një Shqipëri. Kulminacioni i rezistencës së armatosur u arrit kur filloi lufta çlirimtare e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër Serbisë fashiste. Edhe në këtë luftë ranë mijëra dëshmorë për Shqipërinë e bashkuar. Ndërkohë, që udhëheqësit politikë të UÇK-së u pajtuan që pavarësia e plotë dhe sovrane e Kosovës të jetë kompromis i vetëm që mund të pranohet.



Por pas “mbarimit” të luftës çlirimtare që bëri populli ynë, ish udhëheqësit e UÇK-së dhe politikanët “tanë” lëre që nuk e çuan në vend amanetin e bashkëluftëtarë dhe të gjithë atyre luftëtarëve që ranë dëshmorë për Shqipërinë e bashkuar, por ata (politikanët) mbase nuk paskëshin luftuar as për pavarësinë e plotë dhe sovrane të Kosovës. Në të vërtetë, këta farë politikanësh ende pa shkuar në Rambuje pranuan që Kosova të mbetej nën sovranitetin e Serbisë, duke u pajtuar që mos të negociohet për dhjetë pikat e para të këtij dokumenti, njëra ndër të cilat ishte ruajtja e sovranitetit të Jugosllavisë (lexo: Serbisë) mbi Kosovën!



E tash, pas gjithë atyre gjakderdhjeve, masakrave, torturave, dhunimeve, plaçkitjeve, maltretimeve, burgosjeve dhe pas atij shkatërrimi që Serbia ia shkaktoi shqiptarëve dhe Kosovës me dekada të tëra, prapë bashkësia ndërkombëtare, me ndihmën e politikanëve “tanë” servilë e ledhaton Serbinë fashiste, duke ia lënë dyert e hapura gjithandej Kosovës për të na pushtuar Serbia sërish dhe rrjedhimisht të ushtrojë dhunë mbi popullin tonë. Këtë ia mundëson decentralizimi në vija etnike, eksterritorialiteti dhe trashëgimia kulturore, duke mohuar kështu trashëgiminë kulturore të shqiptarëve! Këto, Serbia dhelparake do të dijë fort mirë t’i shfrytëzojë për të gllabëruar sa më shumë territore të Kosovës. E tërë kjo defensivë bëhet kinse në emër të pavarësisë, duke u arsyetuar se me pakon e Ahtisarit “qenkan hapur rrugët e pavarësisë”! Me fjalë të tjera, është duke u zhvilluar një propagandë e pareshtur perfide, tani jo për pavarësinë e plotë e sovrane të Kosovës, por për njëfarë pavarësie të mbikëqyrur e të gjymtuar, e cila kështu si është e skicuar në dokumentin e plakushit Ahtisari do të prodhojë vetëm konflikte të reja dhe si rrjedhojë gjakderdhje të reja. Shqiptarët nuk luftuan që Kosova të shndërrohet në një Bosnjë të dytë në Ballkan, ndërsa është pikërisht dokumenti ahtisarian që Kosovën e shndërron të tillë. Madje në Projektrezolutën e hartuar të përbashkët të SHBA-së dhe BE-së për Kosovën nuk figuron as pavarësia e kushtëzuar, ndërsa ka mundësi që aty të përfshihet edhe propozimi rus për një përfaqësues special për minotiretet (lexo:serbët)! Ndërsa politikanët “tanë” edhe këtë farë rezolute mundohen ta paraqesin si rezolutë për pavarësinë e Kosovës!!! Populli duhet ta ketë të qartë se jo çfarëdo rezolute e miratuar në KS të OKB-së mund të konsiderohet e tillë, gjegjësisht të mos mashtrohet se rezoluta është edhe pavarësia. Rezoluta duhet të jetë e qartë në përmbajtje të saj e jo të thuhet se u aprovua dhe në këtë mënyrë edhe pavarësia. Sepse KS i OKB-së ka miratuar një rezolutë për Kosovën, por ajo (1244-shi) e ka sanksionuar Kosovën si pjesë të Serbisë. Ndërsa, në bazë të propagandës që po bëhet edhe nëpër mediat “kombëtare” si elektronike ashtu edhe të shkruara, opinionit po i imponohet ta kuptojë si të tillë, pra vetëm emri rezolutë të kuptohet si pavarësi!!! Popull shqiptar mos lejo të mashtrohesh!



Copëtimi i Kosovës pasojë edhe e politikanëve të Kosovës



Shkaktarë pse Kosova ende nuk është e pavarur, janë edhe këta farë politikanësh të korruptuar, që për kolltukët dhe interesat e tyre personale nuk çajnë kokën se a do të realizohet apo jo amaneti i dëshmorëve. Përkundrazi vetëm sa e vazhdojnë status-quonë që mund të jetë shumë e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.



Me qëllim që shqiptarët ta pranojnë çfarëdo rezolute në Këshillin e Sigurimit, që nuk do të jetë asgjë më shumë se një robëri e re për Kosovën, ndërkombëtarët përmes Rusisë me lojën e përdorimit të vetos ndaj rezolutës së re për Kosovën mundohen t’i joshin shqiptarët për ta përqafuar këtë opsion ahtisarian e që, siç theksuam më lartë, do të pësojë ndryshime edhe më të mëdha që shkojnë në dëm të mëtejshëm të çështjes së Kosovës. Pra kjo është një lojë në mesin e shumë lojërave që bëhen në vazhdën e eksperimenteve të shumta që po bëhen me Kosovën, me qëllim që populli ynë me vetëdije të kufizuar politike të vazhdojë të vetëmashtrohet me arsyetimin kinse Rusia dhe Serbia nuk po u kënaqkan me pakon e Ahtisarit! Dhe, në vargun e shumë eksperimenteve që po bëhen me Kosovën është edhe shtyrja apo zvarritja gjithnjë më e madhe që po i bëhet zgjidhjes së drejtë të statusit të Kosovës. Që ta kenë më lehtë në këtë drejtim, tani dalin opsione të reja kinse për afrimin e opsioneve të Rusisë me Perëndimin rreth rezolutës së re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, duke iu falënderuar “lobimit” të “politikanëve tanë” nëpër botë po u arritka që Perëndimi dhe Rusia të pajtohen rreth rezolutës së re për Kosovën. Se është kështu, dëshmojnë edhe faktet se tash edhe dokumenti i Ahtisarit është duke u “rrjepur” për çdo ditë, duke i bërë koncesione edhe më të mëdha Serbisë. Si rrjedhojë e kësaj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta miratojë një rezolutë për Kosovën pa u përmendur madje as “pavarësia e mbikëqyrur”, ndërsa shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk do të tolerohet, ngase Përfaqësuesi Ndërkombëtar do ta përdorë të drejtën e vetos mbi vendimet e kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në pakon e Ahtisarit. Edhe këtë koncesion në mesin e shumë koncesioneve tjera që po i bëhen Serbisë, “grupi i unitetit” e arsyeton kinse me arritjen e konsensusit për Kosovën në KS të OKB-ës. Krejt çka do të ndryshojë gjatë fazës së implementimit të pakos së Ahtisarit do të jetë largimi i UNMIK-ut dhe hyrja e Bashkimit Evropian, me përfaqësuesin e saj në Kosovë, që do të ketë kompetenca edhe më të mëdha në dikasteret më të rëndësishme në Kosovë sesa përfaqësuesi i UNMIK-ut!

Kush rren me shum ne Mitrovice,e kush me shum ne Vitomirice; nga Behxhet Shala

EKSKLUZIVE: Ne fund te javes nga Behxhet SHALA 'KUSH RRENE ME SHUME NE MITROVICE E KUSH NE VITOMIRICE?!' May 24, '07 5:39 AM
for everyone
EKSKLUZIVE:

Në fund të javës

( Ditari i stupcave në Mitrovicë dhe e vërteta në Graçanicë ( të premten ), Politikanët në B(P)isnes – Kosova në thes, Paketa e Ahtisarit dhe k…e gomarit etj…),( të shtunën)





KUSH RRENË MË SHUMË NË MITROVICË E KUSH NË VITOMIRICË?!



Ditari i stupcave në Mitrovicë e vërteta në Graçanicë:

Më në fund edhe opozita u aktivizua, po e luan rolin që nga ajo e kërkojnë …zyrat e huaja. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës i vitit 2087 po demonstron një kondicion të jashtëzakonshëm duke shkuar prej vendi në vend. Pas përfundimit të koncerteve të politikës “serioze”tani ka një angazhim shumë më serioz, bërjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran me pavarësi të kontrolluar, në substancë dhe një prani të” lehtë” të bashkësisë ndërkombëtare, më të “lehtë” se në Bosnje dhe Hercegovinë. Dikush nga këshilltarët ndërkombëtar, të angazhuar për përmirësimin e imazhit të tij politik e ka bindur shefin e opozitës se, Herbert von Karajani në fushën e muzikës serioze, si dirigjent, është diçka si shefi i opozitës në politikë, natyrisht në Kosovë! Me një fjalë ia kanë futur në duar partiturat të cilat, në vend të notave të muzikës serioze kanë qenë fjalët e këngës patriotike “ Dul Lulija te bunari” e dihet ç’fat e pret Lulinë te bunari, së paku e ka vështirë të shpëtojë pa u lagur pak andaj kemi një kakofoni mendimesh politike dhe papagallizëm, gjithashtu politik të cilit nuk i beson as edhe ai që i bën ato. Opozita po flet për statusin, arsimin, shkencën, ekonominë, bujqësinë, sportin, sexin, politikën, diplomacinë, kaligrafinë, gazetarinë, pornografinë, zoologjinë, astronominë, gastronominë e shumë gjëra të tjera që kenë të bëjnë me mish dhe me mishlesh pra, i trajton të gjitha temat e kësaj bote si udhëheqësit,dikur, të gjithdijshëm prandaj nuk mund e mos të them : “ Enver Hoxha o t’u ngjatë jeta”. Kosovën e kanë bërë të pavarur në vitin 1999 tash po angazhohen për demokratizimin e Serbisë dhe emancipimin politik të Mongolisë. E sidomos për përkrahje politike të Indonezisë, në Islamabad të Kurdistanit dhe Llapashticë të Pakistanit. Kjo disi i bjen si një përzierje e sexit politik dhe moralit pragmatik! Për ta dëshmuar se opozita nuk ka vetëm fjalë por edhe vepra konkrete politike, në Mitrovicën e bashkuar të Bajram Rexhepit i ka demonstruar do aftësi, shkathtësi dhe angazhime të forta fizike! Me ndihmën e Francës mike! Në një nga debatet e mëhershme të opozitës në një shkollë fillore të Dardanisë, nja 5 aktivistëve të Albin Kurtit ( të gjithë 13-14 vjeçar) iu ndalua hyrja me arsyetim se në këtë debat do të trajtohen temat serioze nga biologjia, si numri i këpucëve të Pamella Andersonit, anatomia e të brenshmëve të Anxhelina Zholisë, për dioptrinë-miopinë politike të Alex ICG-së dhe sa përqind lesh kanë çorapat e Mihrisë! Duhet ta pranoni se këto janë shumë të rëndësishme për pavarësinë e tredhur të Kosovës sëAhtisarisë. Këta 5 pionerët e Vetëvendosjes u ankuan se në Dardhani nuk ka demokraci ngase nuk i kanë lënë brenda me hy. Kishin hyrë në polemikë me truprojat e xha Hashimit dhe politikisht i deklasuan, për kokë të Ibrahimit! E tash po e vazhdojmë me Jerusalemin e Kosovës, kryeqytetin e Gjakovës, Mitrovicën multietnike ku, në njërën anë janë: Stojani, Milani, Dragani, Zhivadinka, Jasminka, Milica dhe Dragica ndërsa në anën tjetër, Haliti, Sabiti, Xhaviti, Gresa , Shpresa, Bajrami dhe Sinani të cilët respektohen dhe duhen shumë, me pasionin prush, disi, si dashuria shekspiriane midis Bin Ladenit dhe presidentit, Xhorxh Bush! E këta do të bashkohen, pikë së pari, nëse bashkohen Kondoliza Rajs dhe Mulla Omari! Në debatin e organizuar në Mitrovicën e “bashkuar “ sipas pakos së Ahtisarit dhe “herdheve të gomarit”, lideri i opozitës dhe shefi i zyrës franceze ishin të pranishëm kur aktivistët politik të SHPK-së e bodigardët e PDK-së , pas përgjigjeve teorike të dy Shefave, atij të PDK –së dhe Zyrës franceze ua demonstruan edhe sqarimet plotësuese fizike, natyrisht aktivistëve të Vetëvendosjes! SHPK-ja kësaj radhe u tregua më e matur dhe më e mençur, asnjeri nga aktivistët e Vetëvendosjes nuk u torturua nga ana e tyre dha as nuk u prangos, ama ndihma qe e një natyre tjetër sepse, pohimet e PDK-së dhe zyrës franceze se këto janë të pavërteta, nga ana e tyre u firmos. Pra, për dhunuesit e fjalës së lirë dhe demokracisë kjo nuk ishte vetëm përkrahje morale por edhe materiale dhe institucionale! Syri i mavijosur i një aktivisti dhe shpina e ndrydhur e një aktivisti tjetër nuk janë si pasojë e dhunës në Mitrovicë por si pasojë e një ndeshje të trenave në Izbicë. Dhe pastaj nëse krahasohen premtimet e opozitës, e cila gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe politikisht e ka qëlluar, asnjëhere pa devijuar, ndërsa në anën tjetër Vetëvendosja që është kundër pavarësisë, Serbisë dhe Rusisë, fajtori nuk mund të jetë kujdestarë, siç mendojnë disa gomarë ( në mesin e tyre edhe autori i shkrimit ) por, ata që e demonstruan demokracinë e stupcave në Mitrovicë janë - MARGARITARË! Andaj, në emër të demokracisë propozoj që, në Kosovën e pavarur të bëhet Koalicioni i Madh Demokratik prej dy krahësh: ku SHPK do të jetë krah politik ndërsa opozita krah militar patriotik! Edhe kjo është pjesë e seksit politik dhe moralit pragmatik

Në Vitomiricë erdhi te përplasja midis besimtarëve të një feje dhe të një besimi por jo edhe të një qëndrimi. Mohikani i fundit opozitar në Kuvendin e Berishës, u ndoq nga Xhamia në Vitomiricë me bisht të fshisës. Me heret e përzunë nga Ministria që mos ta lenë rehat as te shtëpia. E bënë hajn, matrapaz dhe shkelës të nderit…..vetëm pse i pengoi disa në realizimin e tenderit. Për fund e bënë një krahasim të pavend : Ahmadinexhadi i kundërshton planet për armatim bërthamor në Iran ndërsa Numan Baba Paketën e Ahtisarit në Kuvend!

E tash lexues të nderuar po e kuptoni se dikush fort po rrenë në Mitrovicë dhe Vitomiricë. Nëse ende keni dilema dhe nuk e dini se kush, unë mund t’ju ndihmoj duke e kërkuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, ku tjetër………pos në Orakullin e së vërtetës, te Rada në Graçanicë! Rroftë partia komuniste e Zanzibarit, rroftë gjyshja e Mulla Omarit, rroftë Tanzania dhe Somalia, poshtë Rusia dheAhtisaria, rroftë Anxhelina e Hashimit-poshtë Raza e Brahimit, rroftë Ylli me flamurin e Stojadinit dhe himnin e Milladinit, rrofshin proceset demokratike që u promovuan në Mitrovicë dhe Vitomiricë , në radhë të parë, ndërsa ata që e bënë këtë, e paqin faqen e bardhë! Tung!



25.05.07 BEHXHET SH. SHALA

ESAT AVDYLI; Ne pritje te pavarsise

Esat Avdyli
Në pritje të pavarësis

Vitet fluturimthi kalojnë përskaj nesh duke na zhytur në vitet e pleqërisë. Ato sikur bëjnë gara njëra me tjetrën se cila shkon më shpejtë në gjiun e gjithësisë duke na lënë herë mes shpresave për ditë më të bardha e herë me skepticizëm se ato ditët e bardha nuk do ti arrijmë kurrë. Sido që të jetë, dhe çfarëdo që të ndodh, ne jemi këtu dhe këtu duhet të jemi për të gjitha të papriturat e kësaj jete tekanjoze, të brishtë dhe kalimtare.
Mirëpo, sa jemi nuk duhet menduar për ato që nuk janë, e kur nuk jemi, nuk dimë asgjë për ato që kanë ndodhur, andaj mendoj se ekzistenca më e mirë jona është dhe mbetet mënyra e të shkruarit, se vetëm shkrimet mbeten të prandryshuara dhe të pashlyera nga shekujt e së kaluarës...
Ja, kaluan tetë vjet që jemi të “lirë”, pa forcat serbe këtu, afro tetë vjet me plot brenga e halle për të ruajtur të paprekur dhe të padëmtuar dinjitetin e popullit dhe të kombit, për ta bërë Kosovën sovrane dhe shtet.. Është shumë domethënëse funksinimi i shtetit..sepse patëm menduar se këtu u shkëputën fijet e një hegjemonie serbe, u ndërprenë arteriet e funksionimit të njësiteve paraplele serbe, të ushtrisë serbe dhe politikës hegjemoniste serbe.
Për ata që mendojnë esull, që parashtrojnë dhe zgjidhin probleme, kjo kohë e kaluar në amulli ka një përmbajte shumë negative sa lirisht mund ta krahasojmë edhe me tërë zhvillimin e përditshmërisë sonë. Nuk do të flasë për pasojat po të mos ishim as për rezultatet pse jemi, do të mundohem t’ju iki këtyre pyetjeve hipotetike duhet apo nuk duhet shteti. Realiteti është ky.siç edhe ësshtë me plotë peripeci, me më shumë tjera mbijetuam këtë kohë e ndoshta me më pak vazhduam. Sido që të jetë ne përherë duhet të mmundohemi për atë që është më e mirë, më e dobishme, sepse jetojmë në një kohë të labirintheve të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare ku fjalët nuk pasqyrojnë asgjë kundrejt veprimeve praktike. Ndoshta dikush mund të më thotë se jam pesimist, por as optimizmit nuk duhet lejuar shumë hapësirë..Përherë të mundohemi që të jemi realist, sepse përmes reales i shikojmë edhe gjërat siç janë ,të pa zbukuruara dhe përherë mendojmë se ato dojnë një zgjidhje përmanenete.
Kur i kemi këto parasysh, atëherë me siguri edhe të gjitha sfidave do t’iu bëjmë ballë ashtu siç u bëmë edhe deri më tani. Nuk do të befasohemi asnjëherë për gjërat e papritura sepse është pothuajse normale në këto ditët e sotme. Në këtë jetë tejet dinamike edhe ne duhet të mësohemi për ta përballuar këtë dinamizim, përndryshe koha do t’na shkel me rrotën e madhe të historisë.
Kaluan më shumë se tetë vjetë punë, angazhim dhe mundime. Kaluan gjithë këto vite me shpresa se e nesërmja do të jetë më e mirë dhe më e begatë se sa kjo e sotmja. Por kaluan kaq vite pothuajse angazhime të parreshtura për mbijetesë. Dhe nuk arritëm ta jetësojmë shtetin..
Përe?
Këtu fillimisht duhe të pëgjigjen politikajt tanë, ata që po na mashtrojnë duke i numruar muajt, javët e tani edhe ditët...dhe...
Pa marrë parasysh se çka flasin drejtuesit e “institucioneve”, udhëheqësit politikë, ne kemi ngelur aty ku edhe ishim, pa shtet, pa sovranitet e tani edhe simbolet kombëtare po dojnë të na i hjekin. Të tjerat kanë qenë dhe janë dhe do të meesin sekondare. Të gjithë ata që ua ndërrojnë vendet punës dhe intrigave nuk do të kenë sukses në këtë jetë të hardisur pas profiteve dhe mjeteve me çdo kusht për t’ia arritur qëllimit të profitit individual. Ato, kombëtare mbeten aty ku edhe ishin qe disa kohë pa lëvizur nga vendi. Mendoj se duhet lënë për kohë tjera profitet individuaale. Për ne ka qenë,është dhe do të jetë primare shteti dhe formimi i tij, të tjerat me siguri do të vijnë më lehtë. Këtë synim e kemi patur në luftë, këtë synim e kemi edhe tani, tetë vjetë pas mbarimit të luftës dhe të ashtuquajturës jetë në “liri”, sepse lira akoma ësshtë vetëm në imagjinatë. Nëse nuk angazhohemi për të arritur atë, ajo sërish do të mbetet iluzion i thyer sikur i gjeneratave të mëparëshme.
Të shpresojmë në të mirë. Por kur shpresojmë duke qëndruar anash problemeve e mednur vetëm për vete, atëherë, vërtet ato mbeten vetëm shpresa, ndërsa kur shpresojmë duke punuar, atëherë ato shpresa mund të shndërrohen në realitet. Pra, të besojmë në këtë të dytën dhe t’ia arrijmë qëllimit.
Paqim fatin e bardhë sepse fati i feritashëm nuk na buzëqeshi....

Dienstag, 22. Mai 2007

Pakoja Atisarit uzurpuese e tashigimis son Kulturore Kombtare

Pakoja e Ahtisaarit Uzurpuese e trashëgimisë sonë. May 21, '07 6:40 AM
for everyone
Pas Manastirit te Deçanit, edhe Patrikana e Pejes po ndahet nga pjesa tjeter e Kosoves me mur. Brenda ketij muri Kisha Ortodokse Serbe (KOS), se ciles i eshte falur menaxhimi ekskluziv dhe absolut me trashegimine kulturore dhe historike te Kosoves, ka vendosur te perfshije edhe nje pjese te madhe te prones shoqerore te komunes se Pejes. Ky mur po ia uzurpon popullit te
Kosoves objektin fetar/kulturor te cilin e ruajtem dhe mbrojtem per shekuj te tere; qytetareve te Pejes po ia uzurpon token me te mire dhe nje nder rruget me te dobishme qe i kane. Muret nuk ndertohen per ta kushtezuar integrimin, ato synojne pikerisht te kunderten – ndarjen. Berlinit iu ndertua nje mur ne
mes per ta zyrtarizuar dhe betonuar edhe me tutje ndarjen e qytetit. Muret qe po ndertohen perreth manastireve dhe kishave ortodokse ne Kosove kane po te njejtin qellim, njelloj te kushtezuar nga politika. Ato po i ndajne keto anastire dhe kisha nga populli i Kosoves, dhe po e betonojne kete ndarje per t’i serbizuar keto objekte trashegimie te popullit te Kosoves. Keto mure
po e ndajne popullin shumice ne Kosove nga e kaluara e tij ne keto treva, per t’ia zhdukur shqiptareve vazhdimesine historike te jeteses autoktone. E
tere kjo ne frymen e pakos se Ahtisaarit. Kjo pako e demshme per te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, se bashku me negociatat qe i paraprine dhe mundesuan ate, ia falen Serbise tere trashegimine kulturore dhe historike
te Kosoves. Kjo pako dhe keto negociata, permes pranimit dhe legalizimit te zonave ‘eksterritoriale’, ia mundesuan KOS-it te jete pronari i vetem dhe absolut i ketyre objekteve fetare. Ne kete menyre KOS-it iu dha e drejta
ekskluzive e sovranitetit mbi keto zona. Pikerisht kete sovranitet po e ushtron KOS-i ne zonen e Patrikanes, sovranitet ky qe ia lejon qe ajo te jete ligji i vetem perbrenda zones, gje qe ia mundeson ekskluzivitetin ne marrjen e vendimeve per çfaredo aktiviteti brenda zones. Ndertimi i murit perreth Patrikanes nuk eshte ilegal, per shkak se legalitetin ia mbrojne negociatat dhe pakoja e Ahtisaarit. Ky mur eshte ilegjitim per shkak se eshte duke u ndertuar ne toke te huaj pa pelqimin e pronarit. Kuzhiniere te procesit te ‘eksterritorialitetit’ per kishat dhe manastiret ortodokse jane Veton Surroi, Ylber Hysa dhe Astrit Haraqia. Ishin keta persona qe pergjate negociatave ne Vjene e shtyen procesin e dekulturizimit dhe deautoktonizimit te shqiptareve
ne Kosove. Prandaj ishin po keta qe u obliguan ta mbrojne kete krim historik permes frazave cinike kunder popullit te Kosoves. Thonin se qellimi i tyre
eshte t’i mbrojne keto pasuri te Kosoves nga çdo gje, veçanerisht nga ndertimet. Ata e bene veten mburoje te ketyre objekteve kundrejt popullit te Kosoves. Por jo edhe kundrejt KOS-it. Ate nuk e penguan te ndertoje mure
perreth objekteve. Madje angazhimi i tyre ne kete çeshtje ia mundesoi KOS-it ndertimin e mureve, per shkak se e mundesuan dhe pranuan ndertimin e
murit perreth tyre (zonen ‘eksterritoriale’). Keta persona, ne bashkepunim me Grupin Negociator, u bene muri perreth objekteve deri ne kohen kur KOS-i e
ndertoi ate fizikisht. Mitrovicen e kane ndare me ure. Peje po done ta ndajne me mur. Keshtu Serbia ngadale po e gllaberon Kosoven. Se pari po e
merr territorin dhe trashegimine kulturore e historike. Pastaj do e mbush kete territor me kolone te rinj serbe. Pas kolonizimit, qe e ndryshon radikalisht realitetin demografik ne terren, dhe duke e mbajtur perhere argumentin
historik te uzurpuar, Serbia ka per qellim ta ktheje nen kthetrat e saj hegjemoniste. Kjo qe ka filluar ne Mitrovice, Peje e Deçan do te shtrihet edhe ne pjeset tjera te Kosoves. Gradualisht asnjeri nga ne nuk do te shpetoje.
Shpetimin e kemi te mundshem vetem tash, perms organizimit dhe kundershtimit te palekundur te ketij kanceri te quajtur pakoja e Ahtisaarit. Shpetimin e kemi duke e bere Mitrovicen Peje, jo Pejen Mitrovice.
Kosoves duhet t’i bashkohet i tere territori i saj. Shqiptaret nuk kane me toke per te dhene. Kete duhet ta dijne te gjithe. Keshtu duhet te veprojne te gjithe.




Download the original: Video.avi (34.3 MB)
Tags: vedat xhymshiti, videogaleria, për shqipërinë!, lëvizjavetëvendosje!

Pakoja e Atisarit uzurpuer

A po genjen Kryeministri

zt.Kryeminister, 'Pavaresia' ne Maj apo ne Qershor ? May 21, '07 7:12 PM
for everyone
A po genjen kryemnistri Çeku?
Po?
Jo?
Ai do te na genjej edhe me shume?
Nuk e di?






Deklaratat dhe premtimet e liderëve tanë tashmë kanë filluar të mos zgjasin as një muaj. Kryeministri Agim Çeku, si duket, ka harruar që para saktësisht tri javëve ka deklaruar se pavarësia do të mund të shpallet në fund të majit, ndërkohë i ka deklaruar një mediumi francez se pavarësia do të arrihet në qershor. Ai, megjithatë, vlerësoi se nuk do të veprohet njëanshëm, por, sipas tij, paraprakisht do të merret pajtimi i SHBA-së, BE-së dhe OKB-së. Çeku komentoi edhe situatën nëse Rusia përdor veton në KS të OKB-së për rezolutën e re për Kosovën: “Nëse Rusia vendos veton në KS të OKB-së, Kosova nuk do ta shpallë pavarësinë pa pajtimin e SHBA-së, BE-së dhe OKB-së”.

Çeku, në intervistën dhënë gazetës franceze “Journal du Dimanche”, ka thënë se “gjithçka është gati për sjelljen e një rezolute në KS të OKB-së, të sponsorizuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për njohjen e pavarësisë së Kosovës në qershor”. Mirëpo, mediumi për të cilin ka folur ai, ia ka rikujtuar deklaratën atij kur ka thënë se pavarësia e Kosovës do të arrijë në fund të majit. “Pavarësia nuk do të arrihet këtë muaj, por në qershor”, ka precizuar numri një i Qeverisë së Kosovës, Agim Çeku. “Pse duhet pritur vjeshtën? E kuptoj se është vështirë për ta marrë këtë vendim, para se gjithash për Rusinë, por shtyrja këtu nuk ndihmon asgjë”, ka shtuar ai. Në rast të përdorimit të vetos nga Rusia, “qëndrimi ynë varet nga propozimet e amerikanëve, evropianëve dhe Sekretarit Gjeneral të OKB-së. Nuk do ta shpallim pavarësinë pa pajtimin e tyre”, ka vlerësuar Çeku. Parashikime të datave për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, numri një i ekzekutivit kishte dhënë data edhe më herët, mirëpo asnjëherë nuk kanë rezultuar të sakta. Në një intervistë të dhënë për “Nju Jork Times”, më 30 prill, Çeku ka thënë se Kosova do ta shpallë pavarësinë deri në fund të muajit maj: “Shpresoj që Kosova do të mund ta shpallë pavarësinë deri në fund të muajit maj”. Ai këto deklarata i ka mbështetur njëjtë, siç tha tani, tek angazhimi i SHBA-së dhe i BE-së. Mirëpo, tani, së paku pas zhvillimeve të mëdha diplomatike ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, në veçanti pas “zbutjes” së qëndrimit amerikan karshi njohjes apo jo të njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja në rast të përdorimit të vetos nga Rusia, deklaratat për data të caktuara po bëhen pa kujtuar se janë përsëritur më parë. Duke aluduar në zgjidhjen e statusit në fund të majit, Çeku ishte mbështetur në angazhimin amerikan dhe britanik. “SHBA-ja ka një angazhim të fuqishëm për ta bërë këtë”, ka thënë para një muaji Çeku për të shtuar se duhet të mbyllet kjo çështje. Ai ka thënë gjithashtu se edhe kryeministri britanik, Tony Blair, i qëndron këtij kursi. “Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian, gjithashtu, është gati që të inkurajojë një rezolute të shpejtë për statusin e Kosovës”, është shprehur kryeministri Çeku.

| Besnik RAMADANAJ |

Karaqeva alarmon Kosoven

Karaqeva Alarmon Kosoven May 22, '07 3:41 AM
for everyone



E brendshme:
Nga tribuna me banorët e fshatit Karaqevë në brezin kufitar me Serbinë.



Qëllimi i Serbisë është që ta zhdukë këtë fshat dhe këtë popull. Për këtë duhet të bashkohemi burra e gra dhe ta ngremë zërin, sepse kjo do të na kushtojë shtrenjtë një ditë shumë të afërt, sepse qëllimi i Serbisë është që të na largojë nga ky vend, tha karaqevasi Ismajl Kastrati.



DARDANË, 21 MAJ –

Në fshatin Karaqevë u mbajt një tribunë me banorët e kësaj ane, ndërkaq të ftuar ishin përfaqësuesit e institucioneve komunale dhe ata të subjekteve politike. Në tribunë, pos përfaqësuesve të Partisë Reformiste ORA, përfaqësuesit e institucioneve lokale e të subjekteve politike të Komunës së Dardanës nuk e kishin parë të arsyeshme të merrnin pjesë dhe ta ndanin brengën me këta banorë të lënë pas dore dhe që çdo ditë ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre nga xhandarmëria serbe. Kësaj tribune çuditërisht nuk iu përgjigj as kryetari i Komunës, Shaip Surdulli, banor i këtij fshati, as përfaqësuesit e SHPK-së e as ata të KFOR-it. Pjesëmarrja e banorëve të Karaqevës me rrethinë ishte masive, por ata u zhgënjyen nga mospjesëmarrja e të lartpërmendurve. Ata e ndien veten të lënë anash në mëshirë të kohës dhe fatit. Kryetari i Këshillit të fshatit Karaqevë, Selver Lenjani, duke e hapur tribunën tha se më 17.05 2007, rreth orës 14:30, xhandarmëria serbe dhe KFORi amerikan kanë pasur një takim te rruga e fshatit Breznicë, zonë të cilën xhandarmëria serbe e konsideron si të sajën. Kjo gjë, tha Lenjani, i ka shqetësuar banorët e kësaj ane. “Edhe më herët, më datë 19.02.2007, një pizgauer i forcave serbe me dhjetë pjesëtarë hyri në territorin e Kosovës, normalisht banorët u frikësuan. Xhandarmëria serbe po shkel në territorin e Kosovës sa herë dëshiron dhe nuk mund ta ndjejmë veten të lirë kur na mungon siguria. Mirëpo, në këtë tribunë sot nuk janë përgjegjësit e sigurisë”, tha Lenjani. Ai më tej tha se me Marrëveshjen e Kumanovës, 1500 hektarë tokë mbesin në territorin e Serbisë dhe pikërisht për këtë në këtë fshat në vitin 2001 është arrestuar Ardian Foniqi, i cili u mbajt për dy orë u arrestuar nga xhandarmëria serbe. Lenjani tha se nëse kjo çështje nuk merret me seriozitet dhe nuk bëhet ndryshimi i Rezolutës 1244 dhe nëse Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë nuk merren vesh për atë që karaqevasit kërkojnë

– që kufiri të jetë sipas hartës së vitit 1962, të cilën e ka edhe Drejtoria për Gjeodezi e KK-së së Dardanës, atëherë të gjithë banorët e kësaj ane do të organizojnë protesta masive për t’i shprehur pakënaqësitë. “Politikanët dhe institucionet tona asnjëherë nuk kanë ardhur për t’i ndarë shqetësimet me banorët e fshatit Karaqevë, madje as deputetët e kësaj ane, Emin Krasniqi, Nexhat Rexha, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të na vizitojnë”, tha Lenjani. Zijadin Kastrati, drejtor i shkollës dhe anëtar i KK-së së Dardanës, tha se çështja e brezit kufitar është shqetësuese për ta, sepse ata janë dëshmitarë të lëvizjeve të përditshme të xhandarmërisë serbe. Kastarti i këshilloi banorët e këtij fshatit që, siç tha ai, t’i paraqesin shqetësimet e tyre për prezencën e handarmërisë serbe. Ai tha se nga Kuvendi i Komunës nuk ka marrë asnjëherë përgjigje për shqetësimet e tyre dhe për prezencën e xhandarmërisë serbe në fshat. Ai tha se nga KK-ja nuk ka marrë asnjëherë përgjigje për çështjen e sigurisë. Banori i këtij fshati, Sabri Kastrati, tha: “Unë jam i lindur më 1923 dhe kufi këtu nuk ka pasur dhe sa mbaj mend nga pleqtë, këtu ka qenë vend i yni. Kjo hartë është e falsifikuar, ne kemi qenë banorë të përhershëm të këtij vendi dhe çdo themel që kanë vënë serbët në Kosovë ka qenë tokë e jona, të cilën na e vodhën me forcë padrejtësisht, por ne po shpresojmë që SHBA-ja do të na ndihmojë dhe nuk do të na lërë në mëshirën e xhandarmërisë serbe”.

Edhe bashkëfshatari i tij, Ismajl Kastrati, është mjaft i zhgënjyer me KK-në e Dardanës dhe strukturat politike, po ashtu edhe me KFOR-in dhe SHPK-në. “Forcat serbe vijnë dhe i masin tokat tona, e ne nuk e dimë pse ata veprojnë

kështu”, tha Kastrati. Ai shtoi se qëllimi i Serbisë është që ta zhdukë këtë fshat dhe këtë popull. “Për këtë duhet të jemi të bashkuar burra dhe gra dhe ta ngremë zërin, sepse kjo do të na kushtojë shtrenjtë një ditë shumë të afërt, sepse qëllimi i Serbisë është që të na largojë nga ky vend”, tha ai.

Ndërkaq, sekretari i bashkësisë locale të fshatit Karaqevë, Fadil Kastrati, tha se serbët përditë e më shumë po i ngushtojnë kufijtë. “Në përcjellje të karabinierëve italianë, dy oficerë serbë me pinzgauer kanë qëndruar afër një orë në afërsi të fshatit Novosellë, te vendi i quajtur Saraja, ku italianët kanë kontrolluar secilin banor që ka lëvizur, mirëpo arsyet e kësaj kontrolle nuk i dimë, meqë askush nuk na dha përgjigje”, tha sekretari Kastrati. Ai më tej shtoi se më herët SHPK-ja ka qenë e stacionuar te rruga e Breznicës, mirëpo oficerët serbë kanë dalë dhe i kanë larguar nga aty dhe që nga atëherë pjesëtarët e SHPK-së nuk kanë shkelur mbi këtë vend, ndërkaq as për këtë banorët nuk janë njoftuar nga askush. Në pyetjen tonë se a do të ketë konflikte nëse nuk do të zgjidhet disi kjo çështje, Nijazi Kastrati, deputet në KK-Dardanë, por që nuk e përfaqësonte institucionin e vet meqë edhe ai ndihej i lënë anash si banor i brezit kufitar, u përgjigj: “Ata në të gjitha mënyrat do të na provokojnë, mirëpo ne do të mundohemi t’u ikim atyre provokimeve. Ne duhet të mundohemi të jemi gjakftohtë, por ne duhet të brengosemi edhe për vëllezërit tanë që mbeten jashtë kufirit, në Breznicë dhe në Muhovcë”.



Përfaqësuesi i ORA-s, Zijadin Thaçi, tha se Serbia e dëshiron këtë çështje tani në përfundim të zgjidhjes së statusit të Kosovës. “Esenca e këtij problemi është që neve të na ngacmojnë, në mënyrë që të pengohet statusi i Kosovës. Mirëpo, në asnjë mënyrë ne nuk do të lejojmë që të biem pre e tyre”, tha Thaçi. Edhe drejtori i Shkollës Teknike në Dardanë, Fehmi R. Kastrati, pohoi gjendjen alarmuese dhe mundësinë madhe për incidente në këtë anë. “Gjendja është alarmuese te ne, sepse ne nuk jemi të lirë të dalim në fushat tona e po ashtu mundësia për incidente është e madhe. Politikanët lokalë fare nuk brengosen për çështjen e kufirit. Është një shpërputhje mes interesimit të politikanëve dhe banorëve, derisa neve na brengos kjo çështje, ata merren me çështje të tjera ditore”, Krasniqi. Kështu është sot gjendja e sigurisë e banorëve të fshatit Karaqevë në kufi me Serbinë, edhe pse lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në një debat me qytetarë të komunës së Gjilanit mbajtur më 25..04.2007, u deklarua se nuk do të ketë ndarje të territorit të Kosovës dhe as kthim të forcave serbe në Kosovë dhe se këmba e Serbisë muk do ta shkel kurrë më Kosovën. Në pyetjen e autores së këtij shkrimi drejtuar Thaçit se megjithatë xhandarmëria serbe çdo ditë shkel territorin e Kosovës dhe se a i ka vizituar ai banorët e brezit kufitar, kryetari i PDK-së qe përgjigjur: “Nuk është situata ashtu, sepse po e ekzagjeroni. Unë personalisht nuk kam qenë atje, por atje ka qenë politika ime”. Mirëpo, në këtë tribun doli ndryshe. Politika e Thaçit mungoi, sepse në këtë tribunë nuk ishte asnjë përfaqësues i PDK-së e as i subjekteve të tjera për t’i ndarë shqetësimet me banorët e këtij fshati.



Artë ZOGAJ