Mittwoch, 26. Dezember 2007

Interviste e Albin Kurtit dhen "EPOKES se RE"

Intervistë për gazetën “Epoka e Re”

1. Si e konsideroni vendimin e BE-së për dërgimin e një misioni në Kosovë?
Ky është një plan i vjetër i BE-së. Qysh me 12 korrik të vitit 2006 këtë mision e kanë paralajmëruar Javier Solana dhe Olli Rehn në raportin e tyre me titull “Roli dhe kontributi i ardhshëm i BE-së në Kosovë”. Në atë raport ata paralajmëruan një mision të ngjashëm në Kosovë me atë që tashmë është në Bosnje përfshirë këtu edhe pushtetin suprem për kreun e misionit. Ky mision i BE-së në Kosovë ishte i pranueshëm për vendet e BE-së meqë ai nuk e cenon fare Rezolutën 1244 e cila për Kosovën parasheh vetëm autonomi substanciale.



2. Çka i duhet ky mision Kosovës?
Ky mision nuk i duhet gjë Kosovës dhe popullit të saj. Mirëpo, ky mision duket qartë se i duhet krerëve të partive politike në Kosovë që t’i mbrojë ata nga populli e qe besa edhe nga anëtarësitë e zemëruara të partive të tyre. Misioni i këtij Misioni të BE-së do të jetë implementimi i Pakos së Ahtisaarit ndërkohë që Kosova nuk do të jetë e pavarur dhe s’do të ketë sovranitet.

3. Pasi që është vendosur që ky mision të vije në Kosovë, si do të duhej të vepronte dhe çka do të duhej të ishte ndryshe nga UNMIK-u?
Misoni i BE-së do të jetë veçse një EUMIK që s’do të ndryshojë esencialisht nga UNMIK-u. Në fakt, ai as që mund të ndryshojë nga UNMIK-u. Edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të instalohet nga lart; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketë për bazë Rezolutën 1244; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketë paradigmë stabilitetin dhe jo progresin; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të ketë në majë një kryeadministrator i cili qëndron mbi institucionet vendase; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të përbëhet nga zyrtarë që gëzojnë imunitet nga ligjet vendase; etj. etj.



4. A do ta konsideronte Lëvizja VETËVENDOSJE këtë mision si burokratik?
Ky mision gjithsesi do të jetë burokratik dhe jodemokratik. Njerëz për të cilët nuk ka votuar askush do të na sundojnë nga zyret e tyre.

5. Cilat pritet të jenë sukseset dhe dështimet e këtij misioni?
Ky mision do të dështojë meqë – më shpejtë sesa që besohet – do të bëhet i padurueshëm për qytetarët dhe do të detyrohet të shkojë. Ashtu sikurse që Kosova nuk kishte nevojë për mision të OKB-së në Kosovë por për Kosovën e pavarur e sovrane në OKB, sërish Kosova nuk ka nevojë për mision të BE-së në Kosovë por për Kosovën e pavarur dhe sovrane që integrohet në BE.

6. A do të protestoni kundër vendosjes së EUMIK-ut në Kosovë? Nëse po, në çfarë forme?
Do të protestojmë e demonstrojmë kundër çdo pushteti jodemokratik i cili na e mohon të drejtën për vetëvendosje. Meqë edhe misioni i BE-së i tillë do të jetë, sigurisht se do të protestojmë kundër tij. Tash për tash, krejt çfarë mund të them për protestat e demonstratat që do t’i organizojmë e thërrasim ne është që ato edhe më tutje, sikurse deri më tani, do të jenë paqësore dhe të padhunshme.

7. Ju keni qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve por ato tashmë janë mbajtur edhe pse jo me numër të kënaqshëm të zgjedhësve. Nga këto zgjedhje fitues ka dalur PDK-ja. A mendoni se do të ndryshojë diçka në qeverisjen e vendit?
PDK-ja ka fituar relativisht në krahasim me partitë tjera ndonëse ajo kishte më pak vota sesa në zgjedhjet e kaluara kur pat humbur. Populli masivisht nuk iu përgjigj thirrjeve për të votuar meqë këtë gjë po e bënin pikërisht ata që e kishin zhgënjyer, gënjyer e vjedhur popullin për vite me radhë. Nën qeverisjen e PDK-së nuk do të ndryshojë gjë thelbësore për dy arsye. E para, PDK-ja realisht nuk është e ndryshme nga LDK-ja (në veçanti për shkak të imitimit që Hashim Thaçi ia bën Ibrahim Rugovës). E dyta, PDK-ja nuk mund të ndryshojë kursin kryesor politik pasi që ajo edhe më herët ishte pjesë e Grupit Negociator të Kosovës por edhe për shkak se në Kosovë, në të vërtetë, sundon UNMIK-u dhe PSSP-ja (i rrethuar me shefat e zyrave të Quintit) e jo Qeveria e Kosovës.

8. Me cilën parti do të ishte më mirë të bëhej koalicioni për qeverinë e re?
Nuk mund të thuhet se cili variant është më i mirë por cili është më pak i keq. Mirëpo, sido që të jetë, aq të vogla janë dallimet saqë ato janë të papërfillshme dhe të parëndësishme.

9. Po flitet se koalicioni më i mundshëm do të jetë ai në mes të PDK-LDK, kurse qytetarët kanë votuar për ndryshime. A mendoni se kjo formulë qeverisëse do të mund të bënte diçka më ndryshe?
Qëllimi i kësaj formule është pak a shumë shndërrimi i modelit të Grupit Negociator edhe në model qeveritar. Pra, të ketë sa më pak ose aspak opozitë. Dhe, të ketë sa më shumë pushtet dhe legjitimitet formal për marrëveshjet e kompromisit me Serbinë në vitin 2008.

10. Keni paralajmëruar protesta të reja. Edhe studentët kanë protestuar me datën 10 dhjetor dhe i kanë bërë një ultimatum Kuvendit që të shpallin pavarësinë deri më 10 janar. A ka ndonjë bashkëpunim mes VETËVENDOSJE!-s dhe studentëve për organizimin e protestave?
Shumë studentë janë anëtarë të Lëvizjes sonë. Ne kemi bashkëpunim me shumë studentë mirëpo nuk kemi pasur bashkëpunim me këta studentë në organizimin e kësaj proteste të 10 dhjetorit. Arsyeja për këtë është te dallimi konceptual. Ne nuk duam të kapemi pas datave të këtyre politikanëve për shkak se ato janë data të gënjeshtarëve të dëshmuar. Ne nuk duam të krijojmë iluzione te qytetarët për këto institucione kukulla. Ne jemi kategorikisht kundër Pakos së Ahtisaarit dhe asnjëherë nuk do ta mbështesim atë siç bënë studentët organizatorë. Njëkohësisht, shpallja e pavarësisë në Kuvend pa e bërë TMK-në ushtri, pa e futur SHPK-në nën kontrollin tonë dhe pa e organizuar paraprakisht referendumin (që është liri për popullin dhe kushtëzim për politikanët), në fakt nuk e prodhon pavarësinë e Kosovës nga Serbia por pavarësinë e enklavave nga Kosova. Lëvizja VETËVENDOSJE!, mbi të gjitha, nuk i quan demonstrata e protesta tubimet publike ku njerëzit vetëm grumbullohen dhe mbahen fjalime por ato që i bëjnë pengesa e trysni regjimit të UNMIK-ut dhe institucioneve ‘vendore’ të krijuara e kontrolluara nga ai. Po ashtu, për neve nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, ishte e papranueshme letra përgëzuese që studentët organizatorë ia dërguan Hashim Thaçit, letër kjo të cilën e përshkonte një frymë flertuese dhe i bënte ata që të duken si të dirigjuar nga ai (me ose pa vetëdije).

Prishtinë, 20 dhjetor 2007
Albin Kurti

Samstag, 22. Dezember 2007

Ekzistenca e dy shteteve Shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem,nga Ismail Kadare

19:55/21.12.07 - Kadare: Ekzistenca e dy shteteve shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem


Ismail Kadare duke folur per statusin e Kosoves eshte shprehur se ekzistenca e dy shteteve shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem i shqiptareve ose sic eshte shprehur ai tani petr tni. Kadare deklaroi se: Problemi i Kosovës po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Duhet të jetë njeriu i verbër, që mos e shikojë këtë gjë, ose që mos jetë normal që mos e kuptojë. Problemi i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë problem administrativ, politik, fetar, e aq më pak, çështje sentimetale, siç është paraqitur disa here. Ai ka qenë problem i madh i lirisë; liria është problemi numër një i çdo populli dhe problemi i Kosovës, mund të trajtohet edhe vetëm si i tillë, pra si problem vetëm i lirisë; dhe ai u trajtua si i tillë. Kur Evropa Atlantike, e nxitur nga shqiptarët e Kosovës vendosi t’i ndihmonte ata, ajo nderoi vlerat e saj dhe nderoi në radhë të parë, konceptin e lirisë. Zgjatja që ndodhi, ishte një fare tërheqjeje. Ne e kemi përjetuar në sytë tonë këtë, nën një presion të madh të propagandës serbe dhe pastaj asaj ruse, u bë një përpjekje për simetrizim të krimit, dmth, për një ngatërrese, një mjegullim midis xhelatëve dhe viktimave, për të paraqitur Serbinë si viktimë, për të zgjuar keqardhje për të, për të harruar çka ndodhur. Unë jam një europianist i vendosur, dhe gjithmonë kam theksuar dhe theksoj që mirënjohja shiptare për Evropën Atlantike, për Evropën, për Shtetet e Bashkuar, duhte të jetë në jetë të jetëve, do të jetë e pandryshueshme; por kjo s’do të thotë aspak, që ne, të mos themi mendimin tone, kur ka gjëra, kur ne nuk jemi dakord me qëndrimet që mbahen. Në qoftë se do të kihen parasysh për shembull, e vërteta, çka ndodhur në Kosovë, në qoftë se do t’i bëheshin të njohura botës krimet që kanë ndodhur atje, masakrat, shpërnguljet e shqiptarëve, vrasjet e foshnjeve dhe sidomos një krim i madh, për të cilin është folur shumë pak, ose nuk flitet ende, përdhunimi në masë i grave dhe i vajzava të reja në Kosovë, vizioni për atë që ka ndodhur do të ishte shumë më i qartë dhe zgjidhja do të kishte qenë, për mendimin tim, më e shpejtë. Këto nuk i them aspak për revansh, askush nga ne nuk i thotë për revansh, përkundrazi, i them, meqë problemi zgjidhet vërtet në rrënjët e tij, në thellësinë e tij, që të mos ketë dilema më, se dilemat janë shumë të këqia, kur ka probleme të tilla madhore; unë jam për atë, që sytë t’i mbajmë nga e ardhmja, në kërkim të paqes, të mirëkuptimit me popujt fqinj, duke përfshirë, natyrisht edhe popullin serb; por kjo nuk mund të ndodhi me anë të harresës. Populli shqiptar nuk mund të trajothet në këtë mënyrë, sepse kështu mund të trajtohet vetëm një popull i dorës së dytë. Për të ardhur tek pyetja jua, tek sfidat më të mëdha që do të ketë Kosova. Kosova, është, do të jetë dhe ka marrë dhe po merr qysh tani, konturet e një zone shqiptare, evropaine, me të gjitha standartet humaniste të kontinetit evropian. Ai është dhe do të jetë atdhe i të gjithë njerëzve që banojnë dhe jetojnë në të, duke zbatuar të gjitha standartet më të larta në këto norma që ka arritur njerëzimi dhe qytetërimi. Në qoftë se thuhet dy shtete shqiptarë në Ballkan, nganjëherë kjo është një pyetje që zgjon pak habi. Si do të ekzistojnë dy shtete shqiptare në Ballkan? Natyrisaht, që nuk është një zgjidhje e shkëlqyeshme por natyrisht, që është një zgjidhje kompromisi, e vetmja që ngelet tani për tani.
|||Lajme.Net|||

(C) Lajme.Net 2002 - 2006 .Ndalohet riprodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Shikohet me mire me Internet Explorer

Freitag, 21. Dezember 2007

Lufta Psikologjike; nga Besnik Prishtina

LUFTA PSIKOILOGJIKE
21 dhjetor 2007

Besnik Prishtina



Pas refuzimit të aprovimit të Planit të Ahtisarit ne demonstratat e 28 Nëntorit 2006 dhe të 10 Shkurit 2007 kur edhe u vranë dy dhe u plagosën rethë 90 demonstrues si dhe u helmuan me helme kimike e u rrahën me mija të tjerë nga polica e vendeve të BE (nga Italia, Polonia, Rumania e tj.) në kuadër të UNMIK-ut, OKB nuk i mbet gjë tjetër pos të e tërheqë përkohësisht Planin e përgjakshëm të Ahtisarit. Arsyetimi zyrtar i OKB u dha ndryshe. Ne te u tha se Plani i Ahtisarit nuk u vu në votim në KS të OKB, sepse “...atë do të e refuzonte Rusia me kërkesë të Serbisë...”!

Në realitet Planit të Ahtisarit i bën VETO dhe i than JO Adem Demaçi, Albin Kurit dhe Personalitet tjera së bashku me Lëvizjen VETËVENDOSJE si dhe vet Populli i Kosovës me 10 Shkurt 2007!

Nuk duhet të harrohet dita e 10 Shkurit 2007 kur në ballë të demonstratës ishte Adem Demaçi derisa nga ndërtesa e Ministrisë për Punë Publike, nga ndërtesa e Qeverisë dhe nga ndërtesa e Parlamenti të Kosovës po e shikonin për dritare këtë skenë kur po përgjakej populli i cili kërkonte VETEVEDOSJE dhe kur mund të vritej edhe Adem Demaiçi e Albin Kurit nga policia e huaj kriminale. “Deputet e ministra, Kryeministri e Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti” i Kosovës po bënin sehir si dikur Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mamut Bakalli e mamut çakallet tjerë në vitin 1981 kur milicia jugosllave po i përgjakte rrugët e Kosovës!

Bile u gjet edhe njëfarë “Hajrie Spikerica” me emrin Ulpiana Lama që krimet e policës të BE/UNMIK-ut i quajti si të arsyeshme! U gjet një Naim Pyka e do tjerë deputete që po flisnin kundër vetëvendosjes si dikur Dushan Ristiqi! Vet Shermet Ahmeti që dikur ishte “gjeneral” i milicisë serbe e tani morri grada “gjenerali” nga UNMIK-u komandonte nga prapavija në krye të një shtabi koolaborator fashist si dikur SS Brigadat e ballit që i shërbenin nazizmit kundër vëllezërve të vet shqiptar! Sheremeti Ahmeti nuk dha dorëheqje sepse atë nuk e bren ndërgjegjja për krimet ndaj popullit të vet sepse ai nuk ka fare ndërgjegjeje! Ai udheheqi ekspeditat e milicisë serbe kundër shqiptarve qe nga koha e demonstratave të vitit 1981. Kështu ndodhi edhe me 10 Shkurt 2007. Plani i Ahtisarit u përgjak me gjak shqiptari dhe nga ai mund të dilnin vetëm “kushtetuta e ligje të përgjakshme!

Prandaj ai Plan u tërhoq për të fituar kohë për të gjet një rrugë tjetër të zbatimit të ti! Dhe ja tani ky Plan i përgjakur po i kërcohet sërish Kosovës!”

Plani Marti Ahtisarit është i hartuar nga “trojka” Bruksel-Moskë-Beograd dhe tërësia e ti merret me privilegjioet e kolonive serbe dhe të Serbisë në territorin e Kosovës dhe me shpronësimin dhe defaktorizimin e Popullit Shqiptar të cilit me këtë Plan, alla Ahtisari, i imponohet edhe falsifikimi i identitetit nacional me qëllim përfundimtar të shpërbërjes së Kombit Shqiptar dhe krijimi të “disa kombeve” te reja me identitet të falsifikuar “multietnik” në hapësirën etnike shqiptare dhe atë nën sundimin e BE!

U pa se Planin e Ahtisarit nuk është e mundur për tu zbatua në Kosovë as me pëlqimin e institucioneve kukulla të OSBE, si Presidenti, Parlamenti dhe Qeveria provizore sepse Populli e bëri me dije OKB se këto far institucionesh provizore nuk kanë mandat të marrin vendime për fatin e ti. Megjithatë BE i organizoi “Bisedat e Vjenës” mes shqiptarëve e serbëve dhe tër kohën e udhëzoi palën serbe që publikisht të e “refuzon” Planin e Ahtisarit! Por në të njëjtën kohë ky plan filloi të zbatohet nga kisha ortodokse në Kosovë me udhëzimet e Beogradit . Dihet mirë se mbeturinat e kolonive Serbe në Kosovë nuk bëjnë as një veprim pa instruksionet e Beogradit. Pra, edhe kjo demonstratë “kundër” pranisë së BE në Kosovë i bë me instruksionet e Beogradit, por me dirgjem të BE !

Kjo lojë e ndyrë ka filluar që nga Konferenca e Rambujesë dhe vazhdimisht kur planet e BE i “refuzon Serbia” ato duhet ti “miraton” Kosova, del se ato qenkan në “dëm” të serbëve me që Serbia po “refuzuaka”. Pra, ato qenkan automatikisht në “dobi të shqiptarëve”!

Me fjalë të tjera tani kur Serbia më nuk është në gjendje të e mbanë vet Kosovën nën sundimin e vet dhe asaj i duhet prania e BE për të e arrite këtë, përmes të aneksimit dhe sundimit me institucionet e krijuara nga agjenturat e veta të korruptuara në vendin ton – Koshtunica deklaron se “refuzon” pranin e BE në Kosovë dhe në Mitrovicë “shpërthejnë” demonstratat e porositura nga ai dhe Solana për të ia mbushur mendjen shqiptarëve se prania e BE në Kosovë “është në interesin e tyre”. Kjo është një masë për të pamundësuar demonstrimin e shqiptarëve ndaj pranisë së diktaturës së BE në vendin ton!

Kjo lloj lufte psikologjike është ber edhe gjatë luftës kur me instruksione të tilla LDK krijonte “ministri” e “ushtri” formale për të treguar se: “ ja ku kemi institucionet dhe se nuk ka nevojë për UÇK”!

Kjo lutë psikologjike tani ka filluar të zhvillohet edhe me organizimin e “demonstratave” me do “nisma studentore” prej 17 agjenturave të formuara në mesin e studentëve nga ana e OSBE dhe të si qendrave tjera agjenturore, me kërkesës që “pavarësia e Kosovës të njihet sa më par si pas Planit të Ahtisarit”! Krijimi i këtyre “organizatave shkollore e studentore” si dhe krijimi i degëve partiake brenda shkollave e fakulteteve në Kosovë është bërë me qëllim që të përçahet dhe të manipulohet rinia. Mu për këtë është krijuar edhe “parlamenti studentor”!

Merreni me men sikur në Kosovë, gjatë luftës të mos vepronte vetëm UÇK por të ishin edhe nja 17 – 18 ushtri tjera se si do të ishte zhvilluar lufta çlirimtare. Jo ! Në ato kushte shqiptarët nuk kishin pas kohë me luftuar kundër Serbisë sepse kishin zhvilluar lutë mes vete. Si Palestinezët! Kështu ndodhë edhe me këto dhjetëra “organizata rinore” të krijuar në formë agjenturash. Qëllimi i tyre është të e përçan dhe paralizon rininë!

Edhe krijimi i Partive Politike provizore në pranin e huaj civile e ushtarake pas vitit 1999 është bëre me po këtë qëllim që shqiptarët të merren mes veti për ti sunduar më lehtë i treti!
@
E drejtë dhe e logjikshme është që në kushte të sundimit të huaj të mos ekzistoi as një parti politike dhe as një lloj tjetër përçarje por vetëm një Lëvizje Unike Kombëtare. Partitë Politike luftojnë për të ardhur në pushtet. Kur nuk ka liri e shtet si ka mundësi të luftohet për pushtet? Nën sundimin e huaj ka mundësi vetëm të krijohen institucione marioneta të sundimit të huaj!

Prandaj rinia shkollore dhe studentore shqiptare, në shkolla e fakultete, duhet ti paralizon të gjitha agjenturat partiake dhe ato të spiunazhit pas të cilave është OSBE dhe garniturat tjera agjenturore ndërkombëtare në Kosovë dhe të e njeh vetëm UNIONIN E STUDENTVE SHQIPTAR dhe sa herë qe studentët duan të merren me çështje madhore kombëtare, ata duhet ti drejtohen liderit studentor të 1997 Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sepse vetëm bashkimi dhe disiplina e sjellin lirinë!.

Të ritheksojmë edhe njëherë se në vendin tonë është duke u zhvilluar luftë speciale psikologjike për të na hutuar e për të na mashtruara, për të na përçarë dhe për të na vu në gjumin e vdekjes! Me qëllim që vendi i ynë të heq dorë nga liria dhe bashkimi kombëtar dhe të pranon sundimin e huaj të BE!

Prani e BE në Kosovë dhe në gjithë vendin ton nuk mundet të merr legjitimitet as nga OKB dhe as nga ndonjë instancë tjetër, prandaj BE tani po kërkon që asaj ti behet thirrje nga “institucionet e Kosovës” që ajo të vie në vendin tonë, ndryshe prania e BE në vendin ton do të ishte ilegale. Por, institucionet e dala nga zgjedhjet e 17 Nëntorit dhe 8 Dhjetorit 2007 nuk e kanë mandatin e Popullit sepse ai nuk pranoi të dali në zgjedhje pa u zgjedh statusi i Kosovës.

BE nuk ka se çfarë të kërkoi në Kosovë sepse ajo është një organizatë ku së shpejti do të anëtarësohet edhe Rusia e Serbia dhe ne nuk pranojmë që Serbia të kthehet në Kosovë përmes të BE!


kthehu prapa

Sonntag, 11. November 2007

Ceshtja kombtare ne vemendje te te gjith shqiptarve,shkruar nga Kudusi Lama -Gjeneral rezerve

Çështja kombëtare, në vëmendje të gjithë shqiptarëve



Shkruan : Kudusi LAMA - Gjeneral në Rezervë


Duke menduar se sot është kohë delikate për shqiptarinë dhe shqiptaret në trojet etnike dhe në gjithë rruzullin tokësor, vlerësoj se është me vend të evidentohen disa nga çështjet kryesore që mendoj se duhet të jenë në vëmendje të gjithë shqiptarëve, me qëllim që të vlerësohen, të diskutohen, të peshohen, të merret përgjegjësi e të nxirren edhe detyra, por të nxirren edhe çështje e probleme të tjera.


Bazuar në këtë logjik, mendoj se disa çështje kombëtare për vëmendje të gjithë shqiptarëve janë:


I.Duam apo nuk duam, na intereson ose jo, hapat aktual e të të ardhmes për kombin shqiptar, do të jenë:


Se pari; Pavarësia e Kosovës, qe duan apo nuk duan putinët, do te realizohet shume shpejte, ne këtë apo atë mënyrë. Këtu kam parasysh këto mënyra: 1.Me vendim politik botëror; 2.Me vendim politik kombëtar; 3.Me riluftë te armatosur te djemve dhe vajzave te kombit shqiptar, te cilët nuk dine ta shprehin atdhedashurinë me fjalime.

Se dyti; Implementimi i marrëveshjes se Ohrit, e cila është konsideruar deri tani një armëpushim, për të parë se sa vërtetë ndërgjegjja dhe jeta e sllavo-maqedonasve edhe e demokratizuar. Ditët e fundit ata bënë një provokacion. Por shqiptarët janë të zgjuar. Ata nuk kanë pse u përgjigjen provokacioneve. Sepse e dimë, që pushteti aktual, sado fashist, nuk mund te ngjitet ne nivelin e pashiqeve, të titove e milosheviceve. Kështuqë po gabojnë, siç thuhej herët, duke veshur lëkurën e ujkut. S'ka gjë, edhe për këtë një dite ata që e iniciuan këtë provokacion dhe ata që e realizuan, do tu japin llogari shqiptarëve.


Se treti; Implementimi i autonomisë së Kosovës Lindore, aktualisht, për te shkuar drejte një të ardhmeje për bashkim me trungun amë. Shqiptarët janë të bindur se do ta realizojnë aspiratën e tyre, ai që nuk i ndihmon, të mos i pengojë; ai që nuk i do, ti luftojë; ai që ka frikë, të fshihet; ai që s'ka mundësi tjetër, të brohorasë; ai që s'ka dëshirë, mos të shajë e akuzojë. Bindja shqiptare nuk është utopike, ajo është praktike, ne terrenin kombëtar shqiptar. Kush ka sy, le të shikoje; kush ka veshë, le të dëgjojë; kush ka mend, le të arsyetojë; kush ka dije, le të tregojë.


Se katërti; Rritja e ndërgjegjes kombëtare të shqiptareve ne trojet etnike nën Malin e Zi, duke u ngjitur ne nivelin e shtetformimit e deri në shkëputjen e tyre për tu bashkuar me trungun ame.


Se pesti; Çamëria mbetet një hap serioz dhe me shume rendesi, qe do te realizohet ne proces, pavarësisht se sa shume i fryjnë nacionalizmit ekstrem helenet, duke tentuar te mashtrojnë edhe historinë. Ajo një dite do tu kthehet e duhet tu kthehet te zotëve. Për këtë te jene te gjithë te sigurte, se nuk do tu merret leje grekeve, askush nuk do te mund te përvetësoje asnjë pëllëmbë tokë shqiptare. Por ne Greqi, janë edhe arvanitasit, qe janë gati gjysma e popullsisë aktuale ne Greqi dhe qe ne familjet e tyre flasin shqip, ani pse ne publik deri tani janë trembur. Shikoni çdo te ndodh së shpejti, shikoni kur ta kuptojnë edhe ata se represioni nuk ka me vlere.


Së gjashti; Një hap tjetër kombëtar është edhe zgjidhja e çështjes së trojeve të shqiptarëve në Serbi. (Të mos harrojmë se me 1878, Nishi kishte 20 500 banore, prej te cilëve 15 500 banore ishin shqiptare dhe 5000 banore ishin serb).


Këto janë disa nga hapat qe do te hidhen ne rrugën e ardhmërisë kombëtare, është mire që shqiptarëve ti njohin këto hapa dhe te mos bëjnë veprime kundërvënëse.


II.Shqiptarët ka ardhur koha qe te kuptojnë se nuk janë me një shtet i vogël, por një komb i madh. Prandaj nuk duhet e nuk do te rrinë me duke u ankuar se sa keq sillen fqinjët, apo te tjerët me ta. Jo, shqiptaret janë te rritur, kane goje, kanë arsye, kërkojmë drejtësi, respektojnë dhe kërkojnë respekt, kane miqësi, bese e mirësi, por edhe shuplake, grusht, shpate e rakete. Shqiptarët tashme kanë mësuar të japin, ç'tu japin.


Shqiptaret kanë kuptuar se Çështja Kombëtare nuk zgjidhet me ankesa, por me veprim. Por njëkohësisht kane kuptuar se për Çështjen Kombëtare kanë të drejtë të flasin vetëm ata që marrin përgjegjësi ta mbrojnë atë, të tjerët të merren me biznes, por te mos ngatërrohen neper këmbë, pasi ndoshta dikush, do ti pyes një dite; kujt i shërbeni?

III.Për çështjen kombëtare kanë të drejtë të flasin vetëm ata qe marrin përgjegjësi ta mbrojnë atë, te tjerët te merren me biznes (qofte ky edhe biznes politik), por mos te ngatërrohen neper këmbë, pasi ndoshta dikush do ti pyes, Kujt i shërbeni?


IV.Jemi mësuar te dëgjojmë një arsyetim interesant politik: Të mos flasim se i prishet qejfi!!! Kujt??? Nëse i prishet qejfi Atdheut dhe Kombit, ç'vlerë ka nëse i bëjmë qejfin dikujt, kushdo qoftë ky; rusi, greku, serbi, Evropa apo OKB-ja? Çdo komb dhe shtet flasin e veprojnë sipas interesave te tyre. Ne sipas interesave tona. Çdo veprim ndryshe nuk ka vlere kombëtare, ani pse mund te bëhesh simpatik për ata me të cilët komunikon. Këtë është mire ta vlerësojnë te gjithë ata qe marrin përgjegjësi te flasin ne emër te atdheut e te kombit.


V.Në terminologjinë kryesisht politike, ka zënë vend te dukshëm termi, Shqipëria e Re, ose do te ndërtojmë Shqipërinë e Re, apo po ndërtojmë Shqipërinë e Re. Pse kështu? Kur do te mplaket Shqipëria qe ta quajmë nene dhe gjyshe? Dikur i këndohej se kishte qene një zonje e rende, qe burrat e dheut e thërrisnin nene... Po ne pse e duam vetëm te re? A e dimë se kush mbetet gjithmonë e re? Për ata qe nuk e dine po ju them unë, e re gjithmonë mbetet vetëm prostituta. Pse a mos te tille e konsiderojnë Shqipërinë, ata qe e përdorin këtë term? Kujdes me terminologjinë e shprehjes, kur është fjala për shenjtërinë, siç është Shqipëria.


VI.Shqiptarët ne këto 3000 vjetët e fundit, kanë zhvilluar 2600 vjet luftë dhe 400 vjet janë përgatitur për luftë... A mos mendon dikush se për shqiptaret është instaluar paqja e përjetshme, qe nuk behet thuajse fare edukimi atdhetar i popullit, sic e bëjnë te gjithë kombet ne bote? Apo do te na mbrojnë te tjerët. Pse jo, NATO-ja. Pse jo Greqia qe është anëtare e NATO-s dhe Serbia qe do te behet nesër. Historia, nëse te tregon rrugën nga ke ardhur e ka kryer detyre. Nëse ne nuk kemi logjiken e analizës dhe shfrytëzimit te përvojës se saj, jemi vete fajtore.

VII. Është deklaruar termi terrorizëm dhe shumëkush mendon se ka gjetur çelësin e artë për te kylur çdo veprim qe bije ndesh me idetë ose interesat e tij.


Jo. Të kuptohet mire. Terrorist nuk është ai qe ka një kallash ne mal, por ai qe ka kolltuk presidencial. Ky është terroristi me i rrezikshëm. Asnjë terrorist nuk mund te beje atë qe ka bere Miloshevici, atë qe ka bere Hitleri, atë qe ka bere Musolini etj, apo atë qe është duke bere Putini me Çeçeninë. Prandaj askush te mos shqetësohet për etiketime te tilla, nëse e vlerëson se atdheu dhe kombi ka nevoje për armen e tij dhe ai është i gatshëm ta hedhe ne krah, për ti dalë zot.


Po kështu terrorizmi nuk realizohet vetëm me arme. Terrorizëm është edhe qeverisja e keqe. Terrorizëm është edhe te instalosh varfëri mbi popullin qe ke marre përgjegjësi ta udhëheqësh, te instalosh përçarje, mungese ushqimi, mungese infrastrukture publike, mungese uji, mungese dritash etj etj.


Askush nuk duhet te mendoje se duke i akuzuar shqiptaret si terrorist do te diktohet ulja e tyre para te këqijave qe janë instaluar nga koha ne jetën e tyre. Te luftosh për liri me fjale dhe me arme, nuk është terrorizëm. Terrorizëm është te marrësh liritë e tjetrit. Prandaj shqiptaret kane luftuar dhe do te luftojnë për lirinë e tyre. Ata do ta ndërtojnë te ardhmen të sigurt.


VIII. Në politik deklarohet se jemi ne demokraci dhe veprohet si ne diktature. Duket sikur mjafte politikane mendojnë se janë pronar te atdheut dhe idhuj te kombit.


Duhet te kuptojnë te gjithë, se demokracia nuk i lejuaka këto. Ne demokraci atdheu dhe kombi e mbështet shpinën edhe ne gjoksin e një ushtari. Kujdes.


IX.Sot mbi 40 perqind e popullsisë ne Kosove nuk di fare serbisht ... Pa koment ...


X.Diskutojmë dhe bëjmë organizime. Po lufte? Pra ka ardhur koha te pyesim, sa janë gati te marrin armët? Arma nuk ka dalë jashtë ligjit. Te flasim për të. Presidenti Bush i SHBA-ve, - tha - se rrezikohet te filloje lufta e trete botërore. Apo ndoshta ne do te kursehemi e nuk do te jemi pjese e saj, nëse vërtetë ajo do te fillonte? Apo mos nuk jemi edhe aktualisht ne një lufte te pa shpallur me fqinjët qe po tentojnë te na shkatërrojnë me ç'kanë ne dorë?


Gjithnjë dëgjojmë lidere, intelektuale e personalitete qe bëjnë thirrje për të qenë të bashkuar. Unë them: Nuk mjafton. Është koha qe shqiptaret duhet te jene jo vetëm të bashkuar, por edhe të rreshtuar.


XI.Ne gjithë piramidën politike shqiptare, edhe nëse e kane mësuar ne politiken e demokracive te zhvilluara, politikanet tanë duhet te heqin dore nga ai element baze i politikes abuzive, se: Tek karriget tona, fillon rehatia juaj. Te mendosh dhe te veprosh kështu me popullin e për popullin, me kombin e për kombin, me atdheun e për atdheun, do te thotë te dalësh jashtë standardit.


XII.Ta vlerësojmë identitetin. T'i tregojmë gjithkujt kush jemi. Ka shume rëndësi identiteti. Edhe individi ka emër e mbiemër, imagjinoni, nëse njerëzit do te harronin emrat e tyre çdo te ndodhte ne bote. Secili te beje pyetjen: Nëse heq dore nga emri im, kush jam? Kështu te vlerësojmë shtetin, atdheun, kombin.


XIII. Isha këto dite ne një aktivitet kombëtar. Sipas programit ne fillim të aktivitetit u ekzekutua himni kombëtar shqiptar. Ndërsa ekzekutohej himni, pjesëmarrësit deri ne tribune bisedonin njeri me tjetrin pa e prishur fare terezinë. Ndërsa te rinjtë e te rejat vazhdonin te lëviznin e te bënin shaka me zë te larte me njeri tjetrin. Te gjitha këto ndodhnin kur pak me tej, një i huaj qe ishte prezent ne aktivitet, kishte vene dorën ne zemër dhe po qëndronte ne pozicion Gatitu, me fytyrën nga vinin tingujt e himnit.


Këtë pamje banale kombëtare, besoj se e kane pare edhe ata qe bëjnë politiken e edukimit e te arsimimit te këtij populli. Pse ndodh kjo? Ç'duhet bërë??? Dy pyetje qe kërkojnë përgjigje. Ndërsa problemi kërkon zgjidhje. Zgjidhjet i gjejnë faktorët politik. Kush pretendon se është faktor politik, te kryej detyrën.


Këto ishin disa çështje imediate, te cilat telegrafisht i hedh ne publikun shqiptar, qytetar, intelektual e politik, për vlerësim e vënien ne rrugën e mbarë.

Samstag, 3. November 2007

Zgjedhjet 2007 sikur ato te vitit 1998; nga Esat Avdyli

ZGJEDHJET 2007 Oct 29, '07 3:51 AM
for everyone

Të nderuar vizitorë. Në këtë faqe do të mundohem ti sjelli analizat komentet dhe kundërshtimet për zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007...

ESAT AVDYLI


Zgjedhjet 2007 sikur ato të vitit 1998...



Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 po afrohen. Sa po afrohet koha e mbajtjes së tyre, aq më shumë po largohet ajo e shpalljes së pavarësisë, apo thënë ndryshe e bërjes së shtetit.

Përse po ndodh kështu.

Në rend të parë medoj se ndërkombëtarët e kanë vërejtur , mosgadishmërinë e shpalljes dhe bërjes së shtetit nga udhëheqësit tanë. E kanë vërejtur dhe gjithnjë e më shumë po binden se strukturat tona politike udhëheqëse, por edhe ato shtetërore, kanë më shumë dëshirë ti zënë vendet dhe postet në tokën e pa shpallur shtet, vendin e padefinuar, se sa të luftojnë për ta definuar atë sa më shpejt dhe sa më mirë. Pra kjo mbase është thelbësorja se përse ndërkombëtarët po e zhagisin bërjen e shtetit tonë për ne.

Po ashtu po dihet fare mirë se populli ynë është me hove – hove, pra kur mbushet eufori shumë shpejtë shpërthen dhe ashtu euforik mundohet të rrëmbej atë që nuk rrëmbehet në atë mënyrë. Me këtë dua të them se ne, duket se akoma nuk kemi sensin për ti analizuar gjërat ashtu siç janë dhe drejtë, por ashtu siç dëshirojmë dhe siç mund edhe të mos jenë ashtu si duhet të jenë...

Në çdo anë e në çdo qoshe na ka kapluar varfëria. Skamja përditë e më shumë po i shtrinë krihët nëpër familjet tona. Uria gati sa nuk është bërë dukuri e përditshmërisë dhe ne vrapojmë pas atyre që mundohen të na shesin mend se nëse fitojnë do ta ndryshojnë gjendjen për një kohë shumë të shkrutër. Do ta bëjnë Kosovën të lumtur, të pasur e të fortë.

Të gjithë ata që i përcjellin me vëmendje debatet, mitingjet politike, do ta vërejnë joseriozitetin liderëve. Do ta vërejnë atë që ne thjeshtë në popull e quajmë rrenë...

Ta marrim të parin Nexhat Dacin. Ai merr guximin e pashoq të deklaroj se ne nuk jemi shqiptar, se nuk jemi kosovar, se toka jonë nuk është Kosovë...Sipas ti ne çenkemi dardan, e toka jonë Dardani...Mos luani me identitetin tonë o të mjerë politikanë !... Ne jemi shqiptar dhe asgjë tjetër. Kushdo që mendon ndryshe ai vetë mund të mos jetë shqiptar e toka e ti mund të mos jetë Kosovë...E dimë vendlindjen e Dacit dhe nuk ka nevoj ta komentoj më tutje.

Politikani tjetër Behxhet Pacolli, që gabimin e parë drejtshkrimor, e bënë në të shkruarit e emrit të ti. Ai na i reklamon disa ndërtime diku nëpër botë...Po pse o i nderuar nuk ndërtove në Kosovë ? Pse ike aq larg...Pse tani na i përkujton ato që i ke ndërtuar...Këtë e dimë...Sepse Kosova ishte dhe mbeti e ndoshta edhe do të mbetet edhe për shumë kohë e vrafër dhe me skamje e mjerim të madh...

I nderuari Hashim qe disa kohë, pra në fushatën e ti zgjedhore filloi ti "shtrijë e ti zgjeroj rrugët" tona, "ti asfaltoj ato e ti bëjë autostrada të rendit të parë"...Fillon anekënd Kosovës. A vëren ai i nderuar se fjalët e ti janë shumë të mëdha dhe të parealizueshme, sepse për ti reralizuar ato së pari duhet ta kemi shtetin, duhet vetë të vendosim për të gjitha e në rend të parë për buxhetin shetëror. Atë nuk e kemi as që do ta ketë ai edhe po u bë kryeministër, sepse këtu po na sundojnë të huajt...Dhe nga këto na del vetëm maksima. Mos rreni shumë por ktheniu realitetit, ktheniu aty ku duhet të jeni. Ta bëjmë Kosovën shet e pastaj mund të bisedojmë për të tjerat...

Vetoni i mjerë disa kohë u lodh duke bredhur këmbë rrugëve të Kosovës, duke shkuar nëpër fshatra duke menduar se kështu do tua tërheq vëmendjen popullatës se ai vërtet po mendon për të mirën e ti. Tani në fushatën e ti ka filluar të kërkoj tapi për Kosovën...Kjo mbase është e drejtë po të jetë e vërtetë. Por dyshoj se këtë e ka pasur dhe e ka vetëm marketing politik...

Duke u bazuar në të gjitha këto mednoj dhe marrë guxim të shprehem e të them me gjithë forcën time: - Këto zgjedhje nuk na duhen, sidomos tani kur është dashur që më shumë “liderët” tanë të vrapojnë e mendojnë për pavarësinë, për bashkimin tonë...

Fare qartë po vërehet se këto zgjedhje e shtynë procesin përfundimtar që nuk dihet se kur do ta mbërrim dhe se a do ta mbërrim ndonjëherë apo kurr. Sepse kjo do të shohim, do të mednojmë, do të analizojmë, përfundimin e ka gjithëherë kurrë. Këtë e dim nga përvoja e të tjerëve...Por sikur që ne nuk po dëshirojmë ta kuptojmë edhe për vete ashtu si që e kemi kuptuar për të tjerët...

Përse pra zgjedhjet ?

Kryesisht mednoj se zgjedhjet janë për prolongimin edhe për një kohë të pacaktuar të statusit përfundimtarë të Kosovës. Për mosbërjen e Kosovës shtet dhe për ta shtuar varfërinë dhe mjerimin edhe për një kohë në Kosovë, ndoshta deri në atë masë sa populli ma mos të jetë në gjendje të mednoj e gjykoj e dëshiroj pavarësinë, por të mednoj e të kërkoj vetëm bukë. Për t’ia lehtësuar edhe më shumë sundimin atukratik UNMIK-ut dhe të hujave. Për t’ua mundësuar këtyre “liderëve” që akoma të mbeten në krye të “udhëheqjes” së qeverisë së pashtet, të parlamentit pa forcën e vendimmarrjes, të ministrave pa të drejtë gjykimi e verpimi për të mirën e mirëfilltë të popullit, të gjykatave pa të drejtë për të vendosur drejtësinë, për drejtësinë me privilegje, të deputetëve pa imunitet, të popullit që akoma duhet të vuaj, të duroj, të bredh poshtë e lartë për të marrë një dokument, dhe në fund, të atyre dokumenteve pa kurrëfarë vlere për të tjerët. Sepse shqiptari i Kosovës me pasaport të UNMIK-ut nuk mund të shkoj askund, por vetëm të maltretohet dyerëve dhe kancelarive të ambasadave të ndryshme për të kërkuar vizë kaluese nëpër vendet e shumta të Europës..Kjo mbase është zier e përzier diku kuzhinave evropiane e botërore, por kuptohet me ndihmën e “liderëve” tanë që deri dje, pra deri në fillimin e fushatës zgjedhore, e patën gojën plotë pavarësi e tani plot programe e debate shterpe...

Kjo mbase nuk na u është dashur tani...

Nuk po kërkoj “si disa” që të bojkotohen zgjedhjet, sepse nuk ka efekt ajo kërkesë kur dihen rregullat e ndërkombëtarëve, sepse nëse edhe vetëm një përqind e popullatës del në zgjedhje ato nuk do të përsëriten ma...Kjo na jep për të gjykuar paksa edhe më ndryshe. A e vlen ta thërrasim popullin që mos të del në zgjedhje ?...Pra në vend të kësaj po ua lëmë vetë zgjedhësve të gjykojnë se si është më së miri, apo ata vetë le të mendojnë: si më tutje ?...

Sido që të jetë kohën deri në zgjedhje do ta kemi “të lulëzuar”, të “pasur”, me rrugë të “reja” etj, etj...Por ato ishin dhe mbeten vetëm premtime për t’ia tërhjekur vëmendjen nga statusi final dhe përfundimtar i Kosovës...

O zgjedhje, pa pavarësi...

O bojkotim për pavarësi....Por kjo e dyta sikur të ishim në një vend tjetër sepse këtu nuk vlenë...

Pra këto zgjedhje nuk dallojnë pothuajse fare nga ato të vitit 1998...

Përse, gjykonie vetë të nderuar lexues...


29 tetor 2007,

shtypeni kete sistem te padrejt duke bojkotuar zgjedhjet,nga Avdullah Prapashtica

Shtypeni kete sistem te padrejte duke BOJKOTUAR ZGJEDHJET" shkruan Avdullah PRAPASHTICA‏
Von: Multiply (multiply@multiply.com)
Möglicherweise kennen Sie den Absender nicht. Als sicher markieren | Als unsicher markieren
Gesendet: Donnerstag, 1. November 2007 03:30:15
An: rugovasi35@hotmail.com

vudi

vPRESS has posted a new blog entry.




"Shtypeni kete sistem te padrejte duke BOJKOTUAR ZGJEDHJET" shkruan Avdullah PRAPASHTICA Oct 31, '07 1:57 AM
for everyone

BOJKOTI I ZGJEDHJEVE: VOTA KUNDER KETI SISTEMI PSEUDODEMOKRATIK E DEMAGOGJIK ESHTE BOJKOTIMI





Ata qe kane besua ne “Marreveshjen e Rambujese” te1999 kane pas arsye me marr pjese ne zgjedhjet e zhvilluara ne tri vitet e para, pasi kane besuar se pas tri viteve do te mbahet REFERENDUMI ne te cilin Populli i Kosoves do te e shprehte vullnetin e vet per te ardhmen e vet!

Mosmbajtja e referendumit zbuloi se fjala eshte per nje tradhti me permasa nderkombetare dhe se zgjedhjet e me vonshme dhe shtyrja e vazhdueshme e statusit ishin dhe jane vazhdim i asaj tradhtie! Vazhdim i kesaj tradhtie eshte vazhdimi i pa afat i “mbikeqyrjes” nderkombetare dhe te “institucioneve te perkohshme lokale” te zgjedhura si pas shijes se tyre. Vazhdim i kesaj tradhtie eshte çarmatosja e UÇK e demolomi i Ushtrise dhe armatimit ne Republiken e Shqiperise dhe armatosja e ushtrive sllavo-greke. Vazhdimesi e kesaj tradhtie eshte sabotimi e bllokimi i integrimeve kombetare shqiptare dhe perpjekja imponim te integrimeve e rigjenerimit te ish Jugosllavise permes te “Ballkanit Perendimor” dhe integrimet kolonialiste euro-atlantike. Vazhdim i kesaj tradhtie eshte shkaterrimi i infrastruktures te Kosoves qe e pruri mjerimin social, shendetesor, arsimor, kulturore, ekonomik dhe degjenerimin politike e moral. Vazhdimi i kesaj tradhtie eshte anarkia e programuar e cila sistematikisht po i shkatrren pasurit shoqerore e natyrore te Kosoves. Vazhdim i kesaj tradhtie eshte Pakoja e Ahtisairit e hartuar nga BE/OSBE e cila e mohon te drejten e Popullit Shqiptar te Kosoves per te shpreh vullnetin e vet per VETEVENDSJE dhe me te cilin behen perpjekje te imponohet si “vullnet i Kosoves” legalizimi i kufijve “nderkombetar” brenda Atdheut ton dhe copetimet tjera si dhe shpronesimin e Popullit Shqiptar nga territori i vet etnik ku ai eshte autokton. Te gjithe ata shqiptar qe po marrin pjese ne kete tradhti nderkombetare jane pergjegjes para historise!


Lista e fakteve te kesaj tradhtie nderkombetar eshte teper e gjate per ti numeruar ne nje artikull, prandaj ketu mjafton te thuhet se kapaku i ketyre tradhtive “shtese” eshte edhe vet farsa mbajtjes se “zgjedhjeve te lira” me 17 nentor 2007 te organizuara nga OSBE/BE e rezultatit i te cilave eshte i parapergatit ne Bruksel e ne Moske e Beograd, pavaresisht se a del apo jo, Populli ne keto “zgjedhje” te tyre. Ky mashtrim i radhes nuk eshte nje rutine e thjeshte qe do te e vazhdon komen politike per Kosoven, por nje komplot i pergatitur deri ne detale per te nxitur nje kaos brenda shqiptar me permasa vellavrasese qe koj pastaj te perdoret si argument se “shqiptaret nuk jane te afte te kene shtet dhe se ata duhet dikush nga jashte ti qeverise”!


Per keto arsye vete BOJKOTIMI i pjesemarrjes ne keto zgjedhje nuk eshte e mjaftueshme per tu mbrojtur nga ky komplot i qarqeve reaksionare antishqiptare nderkombetare. Sepse ata do te i qojne deri ne fund planet e veta dhe do te krijojne “lider” marioneta dhe institucione kukulla per mes te cilave do te zbatojne politiken e vet antishqiptare dhe ate para opinionit te brendshem e te jashtem do te e prezantojne si “vullnet i Popullit te Kosoves”!

Prandaj, eshte e nevojshme qe kunder ketyre “zgjedhjeve te 17 nentorit 2007” te organizohet nje peticion mbarekombetar kunder ketyre zgjedhjeve me vendime te çarta se:

1. Zgjedhjet mund te mbahen vetem pas percaktimit te statusit nderkombetar te Kosoves si pas parimit te drejtes se popujve te dekolonizuar ne VETEVENDSOJE, ku qarte do te dihet se:

a) kush do votoi qe Kosova te lirohet nga sundimi i huaj dhe te bashkohet me shtetin Ame Shqiperine dhe

b) kush do te votoi per mbetjen e Kosoves nen sundimin e huaj;

2. Zgjedhjet e lira mund te mbahen vetem atehere kur ne Kosove nuk eshte i pranishem as nje formacion (i huaj ushtarak e policor dhe as ndonje forme tjeter e pranise qe ushtron diktat) dhe me kushtet konkrete qe i cakton vet Kosova dhe qe jane ne perputhje me normat nderkombetare;

3. Zgjedhje e lira mund te mbahen si pas ligjeve e rregullave qe i miraton vet populli ne nje referendum dhe ku qarte do te perjashtohen nga pjesemarrja edhe ne zgjedhje edhe ne pjesemarrje ne kandidim edhe ne votim e te gjithe atyre qe ne te kaluaren i kane sherbyer sundimeve te huaja kunder interesave kombetare;

4. Zgjedhjet e lira mund te mbahen vetem pas regjistrimit te sakte te popullsise autoktone – si te asaj pjese qe gjendet brenda vendit si te asaj pjese qe me terror shteteror e me dhune eshte detyruar te shperngulet nga trojet e veta qe nga viti 1878 e deri me sot dhe

5. Zgjedhjet e lira mund te mbahen vetem kur populli ne nje referendum te posaçem do te deklaron vullnetin e vet se per çfare forme te qeverisej se brendshme do te percaktohet. Gjegjesisht a do te deshiroi te jetoi ne sistem:

a) monarkist - mbreteror,

b) sistemi monist, ne pushtetin e “demokracise njepartiake” ku nje parti e ushtron pushtetin ne emer te popullit pergjithmone pa e pyetur fare popullin per deshirat e ti apo ne;

c) sistemi pluralist ne pushtet te “demokracise shume partiake” kur partite politike e ushtrojne pushtetin ne emer te popullit pa e pyetur fare popullin per deshirat e ti apo ne

d) sistem demokratik ku populli qeveris vetveten si pas parimeve te demokracise autentike kombetare dhe ku vet populli i zgjedhe lideret e vet drejte per se drejti!

Ky organizim per mbrojtje nga farsa e “zgjedhjeve te lira” te OSBE/BE mundet te realizohet me organizimin e vet qytetareve ne Bashkesite Lokale horizontalisht dhe vertikalisht ne nivel te Komunave dhe ne nivel te Kosoves ne pranin edhe te perfaqesuesve te shteteve mike qe i kane zyrat e veta diplomatike ne Prishtine, me 16 Nentor 2007 ose me 18 Nentor 2007 ose edhe me 28 Nentor 2007!

Ne perfundim te thuhet edhe fakti se Zvicra nuk merr pjese as ne BE dhe as ne NATO dhe deri para pak viteve nuk ka qene as e anetaresuar ne OKB dhe megjithate ka qen shtet i njohur nderkombetarisht, sepse nuk ka pritur nga te tjeter qe te ia lejojne shpalljen e shtetit e te bashkimit te ti, as te ia sjellin as te ia mbrojne lirine e as te ia mbajne shtetin me asistence te huaj, por me punen e vet te vendosur e serioze Zvicra i ka be qe te e njohin edhe miqte edhe armiqte! Mu per kete Zvicra dhe Izraeli duhet te jene shembuj per zgjedhjen e Çeshtjes se pazgjedhur Shqiptare ne Ballkan. Per te arritur deri te keto qellime te larta Populli Shqiptar duhet te e organizoi nje revolucion paqesore te ngjashem me ate qe e organizoi Populli Gjerman, me te cilin u permbys diktatura e Honekerit dhe u arrit bashkimi i dy Gjermanive ne nje shtet unik.




Tags: opinione...!, reagime...!, vedat xhymshiti
reply share

Traktati i fqinjesise se mir dhe Kosova si zone e lir

TRAKTATI PER FQINJESI TE MIRE DHE KOSOVA SI ZONE E LIRE ! Nov 2, '07 2:15 PM
for everyone

TRAKTATI PER FQINJESI TE MIRE DHE KOSOVA SI ZONE E LIRE !





Quod licet Jovi, non licet bovi :

Ndoshta edhe nuk do ta kuptoni kete thenie ne gjuhen latine dhe me te drejte do te pyesni, pse kjo pyetje ne kete kohe dhe mos eshte vetem nje perpjekje e autorit te ketij shkrimi qe me nje “ intelektualizem “ te larte te imponohet para lexuesve te gazetes “ Epoka e Re “ duke shitur dushk per gogla siç bejne pjesa me e madhe e intelektualeve te Kosoves, sot. Perkthyer ne shqip do te thote : “ Çka i lejohet Jupiterit ( lexoje , zotit ) nuk i lejohet buallit. Ose edhe me shqip : “ çka u lejohet nderkombetareve ( zoterve te Kosoves ) nuk u lejohet parlamentareve ( disa buajve ) , gjithashtu te Kosoves. Kosova, si Piemont i shqiptarise nuk ka dhene edhe aq shume intelektuale, mendoj koheve te fundit, qe do te ndikonin ne proceset globale dhe qe do ta nderonin ambientin nga jane. E kemi nje nobeliste ( Nena Tereze ), pastaj Ferid Muratin si gjysemnobelist dhe Kadarene si kandidat te perhershem dhe te perjetshem per çmimin Nobel. Çka bejne sot inteletualet ne Kosove dhe cili eshte roli i tyre ? Shumica jane shnderruar ne sherbyes civile te lidereve politike injorant dhe ne kete menyre jane bere pjese e proceseve politike ( implementimit te projekteve politike shume te demshme per Kosoven ) duke manipuluar me popullin zemerbardhe. Per shkak te do perfitimeve materiale jane degjeneruar shpirterisht dhe intelektualisht! Kompleksin e inferioritetit intelektual perballe intelektualeve te vertete e kompensojne me servilizem dhe degjueshmeri ndaj “autoriteteve” politike vendore e sidomos atyre nderkombetare. Kjo fushate paraelektorale eshte deshmia me e fuqishme ne favor te konstatimit tim. Çdokush qe, nese edhe vetem njehere ka percjellur debatet per kryetare te komunave e sheh mjerimin tone intelektual dhe moral, ne nivelin baze! Sa me shume ngritesh me lart ne kierarkine sunduese, ky mjerim nuk behet me i vogel por behet me i sofistikuar dhe ambalazhohet bukur qe te jete i pranueshem per shumicen e qytetareve te Kosoves. Servilizmi i disa “intelektualeve” ndaj lidereve politike, te gjalle dhe te vdekur eshte antologjik! Kujtojeni si kane vallezuar dhe vrapuar rreth Ibrahim Rugoves, tashme te ndjere autoritetin e te cilit po e riciklojne edhe tash, si vallezojne sot rreth Hashim Thaçit, te gjalle dhe te forte, per çastin, rreth Ramush Haradinajt, te cilin e kane rrespektuar dhe e rrespektojne per shkak te interesit ( mbijeteses politike, mireqenies materiale ) dhe frikes. Keto jane edhe arsyet pse atij i premtojne postin e kryeministrit dhe nga kush ? Nga ata, projektuesit e pykave dhe termocentraleve me ere, te cilet, po te mos ishte Ramush Haradinaj kurre nuk do te beheshin “ intelektuale “ dhe nuk do t’i fitonin votat as ne hyrjet e banesave te tyre te uzurpuara pas perfundimit te luftes ! E kemi rastin eklatant te Behxhet Pacollit te AKR –se, shumica e intelektualeve vrapojne pas parave te tij dhe pasi t’u kete ra diçka ne gushe, ne menyren me te pandergjegjshme dhe te pamoralshme perpiqen te distancohen nga ai, sikur diteve te fundit! Ky eshte ai morali yne me indigo ( i dyfishte ) dhe injoranca e sofistikuar dhe e mbeshtjellur me intelektualizem! Permbajtja eshte gatishmeria per t’u nenshtruar ne çdo kohe, pa kundershtimin me te vogel. Keni alamet shkrimtare, gazetare, artiste te estrades dhe analiste politike qe enderrojne te jene afer filan politikanit, te bejne nje foto me te, ta fitojne besimin e tyre qe, me ne fund te perfundojne ne perqafimin e tyre politik dhe patriotik! Me nje fjale, politikanet behen makro ( mbrojtes ) te sherbimeve qe ofron prostitucioni intelektual. Eshte tashme legjendare gatishmeria per degjueshmeri ( lexo nenshtrim ) e lemshit politikano – intelektual ndaj nderkombetareve , duke filluar nga Rambujeja deri te epoka e Ishingerit. Pra, eshte pranuar Rambujeja, Rezoluta 1244, demilitarizimi i UÇK –se, Korniza Kushtetuese, cenimi i integritetit territorial te Kosoves, Standardet para Statusit, Decentralizimi sipas parimit etnik, eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve, bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves, plani i Ahtisarit, vendimet e Grupit te Kontaktit, 14 pikat e Trojkes se Trobojkes dhe Traktati per Fqinjesi te Mire me Serbine qe ne fakt jane pajtim per Konfederate me Serbine ( shpresoj se sinqerisht ta kene pranuar kete Ekipi i Unitetit vetem se duhet te kamuflohet qe te mos duket si konfederate por si Kosove e pavarur dhe sovrane!). Mos te flase per gatishmerine qe te pranohen te gjitha sugjerimet ( lexo imponimet ) e nderkombetareve per simbolet “ shteterore “ siç jane, flamuri, himni dhe stema. Nuk eshte perfillur asnje propozim i pales kosovare nga nderkombetaret. Do ta shihni se çfare permbajtje ka propozimi per Kushtetuten e Kosoves, vertet eshte nje krim juridik ku vullneti i shumices dhunohet nga vullneti i pakices dhe ku shumica prej 95% ne te vertete shnderrohet ne pakice politike! Nenshtrimi i te se ashtuquajtures shoqeri civile ndaj nderkombetareve ka permasa biblike. Thjesht, jane te paskrupullt ne arritjen e qellimeve. Shkelin mbi te gjalle dhe mbi te vdekur. Asnjehere nuk i sherbejne misionit te percaktuar por objektivit ( projektit ) te adhuruar. Me politikanet e vendit flirtojne part – time ( orar te shkurtuar ), me nderkombetaret flirtojne full- time ( 24 ore ). Ne fund, shumica perfundojne ne politike, nga bashkejetesa kalojne ne statusin martesore ndonese jane shkelesit me te medhenj te kurores! Kjo eshte shoqeria civile e Kosoves apo njesia paramilitare e realizimit te projekteve kunder interesave te qytetareve te Kosoves. Apo, elita e mercenarizmit qytetare. Kerkoj falje nga ajo pjese e shoqerise civile e cila me perkushtim dhe ndershmeri e ka kryer punen duke u ballafaquar edhe me probleme qe e rrezikojne aktivitetin e saj, te natyres materiale dhe te sigurise! Lexuesi i vemendshem e ka te qarte se nga Rambujeja e deri te epoka e Ishingerit, berthamen implemntuese te te gjitha projekteve e perbejne politikanet aktuale dhe korbat e shoqerise civile, te inkuadruar ne grupe politiko- strategjike, keshilltare, oborrtare etj. e te cilet Kosoves i kane shkaktuar me shume deme politike, materiale, urbanistike, ekonomike, kulturore etj. se Serbia, ne kushte te paqes, ( perjashtoje luften ). Ky eshte konstatim i rende dhe aspak patriotik, mirepo thellesisht jam i bindur per kete!



Diçka per trekendeshin e Bermudeve dhe trekendeshin USAID-ATRC-KLUBI REPUBLIKAN dhe klubet e tjera :

Nderkombetaret, punen e pare qe e kane bere pasi kane ardhur ne Kosove ishte ndertimi i kapaciteteve te sektorit joqeveritar vendore, si opozite e vertete dhe monitorues i punes se IPVQ -ve te Kosoves, synim qe praktikohet ne te gjitha vendet ne transicion e qe kane qene ne konflikte te armatosura. Me nje fjale, ky qellim eshte perpjekje per te ndertuar mekanizma vendore qe do te luajne nje rol aktiv ne fushen e te drejtave te njeriut dhe perparimin e proceseve demokratike. Ky eshte preteksti ndersa konteksti eshte ndertimi i nje rrjeti informatoresh dhe denoncuesish permes te cileve do te mbahej situata nen kontrolle si ajo ne sektorin qeveritar ashtu dhe joqeveritar. Ne baze te ketyre informatave, merreshin qendrime per personalitete te caktuara dhe beheshin kombinime politike, formoheshin koalicione dhe qeveri. Puna e pare per te cilen na mesonin ishin dukurite si konflikti i interesit dhe sigurimi i transparences ( llogaridhenies ) si parakusht per zhvillimin e demokracise e cila ne Kosove i bente hapat fillestare. Jane ndare dhjetera projekte per ta luftuar konfliktin e interesit dhe per ta siguruar transparencen apo llogaridhenien. Jane bere shume raporte e publikime por situata nuk ka ndryshuar aspak ose fare pak. Varesisht prej zhvillimeve politike dhe nbrojtjes se interesit te grupeve te caktuara me ndikim, jane favorizuar apo margjinalizuar edhe individe me ndikim ( Adem Demaçi, Albin Kurti, Gani Krasniqi, Nexhat Daci etj. ) nderkaq jane favorizuar mbeturinat e ish bashkepunetoreve te UDB –se dhe jashteqitjet e tjera, tani te transformuara ne “ shoqeri civile “. Po çfare lidhshmerie kane Trekendeshi i Bermudeve dhe ai USAID – ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ? Trekendeshi i Bermudeve eshte nje lokacion shume i rrezikshem per marinaret dhe fluturaket qe fluturojne ulet si edhe hulumtuesit e ndryshem qe e ndermarrin nje ekspedite per ta hulumtuar rrezikshmerine e ketij fenomeni. Shume anije, aeroplane dhe ekspedita kane perfunduar ne ujerat e ketij Trekendeshi te Bermudeve asnjehere pa u zbuluar shkaku i vertete. Flitet per nje fushe te fuqishme magnetike nenujore e cila eshte shkaktare e ketyre fatkeqesive. Trekendeshi USAID- ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ka tjeter funksion, nuk rrezikojne anije me ekuipazh e as aeroplane dhe fluturake te tjera por rrezikojne sektorin joqeveritar duke i diferencuar ne lojale dhe te padegjueshem. USAID, si donatori kryesor i ndane mjete financiare ATRC –se ( qendres per trajnime dhe resurse ) ndersa kjo i ndane grante OJQ –eve ne mesin e te cileve edhe KLUBIT REPUBLIKAN. Do te thoshit, çka ka ketu te keqe kur mjetet shkojne ne zhvillimin e sektorit joqeveritar?! Asgje , do te thoja edhe une po te mos ishte ne pyetje shkelja flagrante e parimeve qe na kane mesuar vet nderkombetaret , ne mesin e te cileve edhe USAID. Ne keto tri institucione ( USAID, ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ) jane te punesuara tri motra, njera nga USAID i ndane mjetet tjetres ne ATRC nderkaq kjo i ndane te tretes ne KLUB REPUBLIKAN. Ky eshte rast tipik i konfliktit te interesit. Mosberja publike e kesaj nga ana e drejtuesve te USAID –it, ndonese jane ne dijeni, eshte rast tipik i jotransparences ne ndarjen e fondeve. Kete e dine shume mire edhe Zyra Amerikane dhe shefja e saj, Tina Kajdanow. Dhe pse e bejne kete, sepse per momentin kane nevoje per nje “shoqeri civile” te tille. USAID-i ka bere diferencimin e OJQ –ve ne Kosove, te degjueshmeve ( KIPRED ) u ka ndare mjete per monitorimin e zgjedhjeve, KMDLNJ –ne e ka perjashtuar sepse keshtu ka dashur shefja e madhe e Zyres Amerikane. Ne interesimin e mediave, USAID asnjehere nuk ka dhene pergjigje pse ka vepruar keshtu. Sepse e injoron transparencen. I ka favorizuar dy fenomene negative per te cilat eshte angazhuar vet, konfliktin e interesit dhe jotransparencen. Çka ka bere ATRC ? Ka organizuar debate te kurdisura, me pjesemarres te perzgjedhur mire per t’u siguruar mbulese faktike dhe politike proceseve te decentralizimit sipas parimit etnik, zonave te mbrojtura per kisha dhe bisedimeve per statusin e Kosoves. Pse nuk ka organizuar ndonje debat per vrasjen e protestueve paqesore te 10 shkurtit ( Mon Balaj dhe Arben Xheladini ), arrestimin dhe krishtizimin e Albin Kurtit, veprimin jodemokratik dhe shantazhues te dikujt nga USAID –i ndaj KMDLNJ –se ! As KLUBI REPUBLIKAN, i njohur per organizimin e debateve ku rraheshin tema te ndryshme nga aktualitetet, jo qe nuk ka shfaqur gatishmeri te organizoje debate qe e kontestojne realitetin por eshte vene ne funksion te ngulfatjes se fjales se lire ( kujtojeni reagimin e Shkelzen Gashit ne gazeten Koha Ditore). Atij iu pamundesua te flas ne nje debat me liderin e PDK –se. Hyrja dhe pjesemarrja ne debat iu kushtezua me mbylljen e gojes gje qe ai nuk e pranoi. Sikur ne kohen e komunizmit apo te Millosheviqit! Per kete arsye marrin grante keto klube dhe qendra nderkaq eliminohen organizata te cilesuara si te padegjueshme. Kunder diferencimit te OJQ – ve eshte dashur te organizohen debate edhe nga ATRC edhe nga KLUBI REPUBLIKAN nderkaq OJQ- et e mirefillta eshte dashur ta ngrejne zerin. Sot diferencohemi ne, KMDLNJ, neser do te diferencohen keta te degjueshmit. Po te kishte shoqeri civile te vertete, ne kete rast do te dukej roli i saj!

Fushata parazgjedhore dhe sindromi i harreses :

Eshte nje kategori e njerezve qe rrejne naten e diten duke shpresuar se ata qe degjojne rrenen jane harrestare apo pse mos te them , jane edhe te marre! Nuk mund ta kuptoje ndryshe sjelljen dhe premtimet e riperseritura te subjekteve garuese, ose na konsiderojne krejt te marre ose mendojme se nuk lexojme asgje. Eshte e pabesueshme se çka premtojne, vetem per te mbetur ne pushtet. Perseri kerkojne vota! Per t’i perseritur te njejtat premtime edhe pas kater vjeteve! Fushata eshte duke shkuar per se mbari, ne frymen e koalicioneve te ardhshme. Subjekti me i sulmuar ne kete fushate eshte AKR dhe lideri i saj, Behxhet Pacolli i cili sulmohet shkaku se parandjejne rrezikun nga ai. Pra nuk sulmohet pse eshte rus apo serb apo pse nderton kulla me çokollata te Kaxhikistanit ( oj gjeografi, ta hengsha une syrin ty ) por pse po ofron diçka, qe sipas te gjitha gjasave edhe mund ta realizoje! Ndryshe, fushata eshte relativisht paqesore. Te gjitha subjektet garuese ftojne elektoratin te votojne, natyrisht per ta nderkaq ORA e ka fushaten me simpatike. Ne veçanti ishte simpatik shkrimi i Shkelzen Maliqit ne Ekspress me titullin VOTO ! Vetem nuk e di nese kete e ka bere ne cilesine e anetarit te ORA –se, Koalicionit monitorues “ Demokracia ne Veprim “ apo Nismes se te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ? Duket se eshte pjese e te gjitheve. Koken e ka futur ( shpresoj, perkohesisht ne politike ) ndersa trupin dhe shpirtin e ka ne “ shoqeri civile “. Levizja per Vetevendosje ka ftuar qytetaret e Kosoves te mos votojne duke i identifikuar te gjitha arsyet pse nuk duhet te votohet e te cilat jane 100 % te sakta. Koalicioni monitorues “ Demokracia ne Veprim “ po na bombardon per çdo dite me do sllogane teper bajate ne mediat e shkruara ne favor te daljes ne votim. Per kete edhe paguhen, bukur mire! Edhe Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ka filluar nje fushate pro zgjedhjeve dhe kunder Vetevendosjes duke e akuzuar kete levizje per mashtrim. Vetem shihni nga vijne dhe te kaluaren e tyre dhe çdo gje do ta keni te çarte! Natyrisht, mua nuk kane arritur te me bindin perkunder premtimeve te cilat, padyshim se do t’i realizojne, si gjithehere deri me tani, pra, une nuk do te votoj!

Istikamet e Karamuratit dhe miliardat e Batonit : Sot, kontribuesit me te medhenj te buxhetit komunal te Prishtines jane dy police te SHPK –se qe gjate orarit te tyre te punes shqiptojne dhjetera tiketa me gjobe per shkak te parkimit te ndaluar ne rrugen e cila nuk eshte frekuentuese as per vetura e as per kalimtare. Ne keto rruge jane shenjat ku eshte i lejuar parkimi ( me pagese ) por nuk perfillet nga keta police me biçikleta ne kohen kur shume rruge te Prishtines jane shnderruar ne istikame te Karamuratit! Kjo, ne fakt nuk mund te interpretohet ndryshe veç si nje plaçkitje e “ ligjshme “ e qytetareve, te cilet, pa fajin e tyre kane mbetur pa hapesire per parking! Kontribuesi me i madh dhe shpetimtari i buxhetit te Kosoves ( ndonese hipotetik ) mbetet Baton Haxhiu me 7 miliarda te hyra vjetore, per 12 vitet qe vijne. Merreni me mend, 7 miliarda here 12 vite bejne 84 miliarde ! Nese kesaj shifre i shtohet edhe buxheti ( social ) , real i tashem i Kosoves prej 700 milione eurove, nuk e di ku do te mberrijme! Ani Kosova si zone e lire doganore! Nuk do te kisha koment as me 1 prill ( kur do te shpallet pavaresia e Kosoves ) e lere me sot!

Lexues te nderuar, pata shkruar me heret per te bemat e Stiven Shukut dhe hajnave vendore, ne planin e diskreditimit moral ( me do zogeza shqiptare ) dhe diversionit ( hajnise ) materiale, me do ministra shqiptare. Kerkoj falje pse e kam qelluar kete dhe shume te tjera, per pavaresine, ne radhe te pare!



3.11. 2007 Prishtine Behxhet Sh. SHALA, autori i ketij shkrimi eshte drejtor ekzekutiv i KMDLNJ – se dhe pikepamjet jane personale

Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se kombit Shqiptar,nga Jozef Diogardi

Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se kombit Shqiptar. shkruan Joseph J. DIOGUARDI‏
Von: Multiply (multiply@multiply.com)
Möglicherweise kennen Sie den Absender nicht. Als sicher markieren | Als unsicher markieren
Gesendet: Sonntag, 21. Oktober 2007 23:28:51
An: rugovasi35@hotmail.com

vudi

vPRESS has posted a new blog entry.




Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se kombit Shqiptar. shkruan Joseph J. DIOGUARDI Oct 18, '07 7:25 PM
for everyone

Nje tjeter mur turpi po shfaqet!



KOMBIN SHQIPTAR 7 MILIONESH E KANE

MBULUAR RETE E ZEZA


Shkruan: Joseph J. DIOGUARDI *



( Flasin Josepf e Shirley Dioguardi kliko KETU )



(Ky shkrim ne pashtriku.org eshet botuar me 09 Shkurt 2007)



Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se

kombit Shqiptar



Tek hapja faqet e gazetes “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar perseri rreth Shqiperise. Me zuri koka, kur shikoja Xhorxh Bush ne Bukuresht tek i uronte para Shqiperise, mireseardhjen ne NATO Rumanise se varfer. Dhe kjo vetem pak kohe pasi ne krye te kartes kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjese e Serbise; ne Kosove vazhdohej copetimi i Mitrovices me planin antishqiptar te Shtajnerit, ndersa ne Maqedoni u kthye ne pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorovit. Pa permendur ketu problemet e vazhdueshme te shqiptareve ne Mal te Zi, Presheve, Çameri etj. Vertet qe mund te kalosh ne depresion kur shikon rete e zeza qe kane mbuluar kombin 7 milionesh shqiptar ne Ballkan.



- Ku kemi gabuar?



Ne krye te murit te turpit qe une kam permendur me 1994, gjate nje konference ne Stamboll, eshte arkitekti kryesor i Ballkanit te sotem, djalli vete, Sllobodani Millosheviçi. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franko Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Une hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker i cili ka thene: “ne nuk kemi marre pjese ne luftim” dhe Richard Hollbruk, arkitektin e marreveshjes se deshtuar te Dejtonit.



Shqiptaret jane fajtor, si : Sali Berisha, Fatos Nano,

Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi…

( shihni foto e tyre )


Nje tjeter mur turpi po shfaqet. E kam fjalen per planet qe synojne ta mbajne popullin shqiptar nen varesine shoviniste greke dhe sllave per 100 vjet te tjera. Kete radhe shqiptaret nuk duhet te bejne me faj askend veç vetvetes, dhe une besoj se shkaktare e kesaj situate eshte mungesa e aftesise drejtuese politike tek shqiptaret. Po lejojme lakun grek dhe sllav te vazhdoje te qendroje rreth qafes se kombit shqiptar.



- Pra ku kemi gabuar?



Duhet te filloje me shtetin “nene” Shqiperi: ndonje mund te kthehet prapa dhe te drejtoje gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 - vjeçar i Enver Hoxhes dhe pasuesin e tij Ramiz Alia. Por, ne duhet te hedhim veshtrimin tek vitet e fundit per te pare mundesite e humbura per mungese ndershmerie, guximi dhe aftesie drejtuese largpamese per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret ne Ballkan.


Sali Berisha ishte i pari qe hodhi nje hap te gabuar ne fillim te dekretit te tij si i pari president demokrat i zgjedhur ne Shqiperi qe nga Lufta e Dyte Boterore. Ai lejoi qe Shqiperia multifetare te behej, ne menyre te panevojshme, anetare e plote e Konferences Islamike, duke u dhene mundesi armiqve te Shqiperise ta prezantonin vendin si nje shtet islamik, si nje baze per fundamentalizmin ne Evrope. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshem veprimet e shfrenuara te skemave piramidale ne Shqiperi. Keto dhe nje sere vendimesh te gabuara ne politiken e jashtme, çuan ne rrezimin e tij nga pushteti. Keshtu qe z. Berisha, duhet te ndihet fajtor qe nuk arriti te kape momentin per tu futur njehere e mire Shqiperine ne rrugen e perendimit.

Duhet te ndiheni fajtor dhe ju, z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral te Shqiperise te tretet ne nje shkaterrim elektoral me 2001, ne menyre qe te mbronit interesat tuaja personale dhe ne kete menyre thelluat deshtimet e brendshme dhe te jashtme - te Partise Socialiste. Ju lejuat politiken e jashtme greke, (nepermjet ndikimit te zyrtareve greke, biznesmeneve greke, madje dhe drejtuesit te lobit grek ne Amerike, (Nikolas Geixh) te dominoje ne çeshtjet ekonomike dhe politike (madje dhe fetare) te Shqiperise. Duhet te ndiheni fajtor, z. Nano, qe lejuat helmimin e Tiranes me influencen ultra-nacionaliste greke (per pasoje serbe dhe ruse).


Nga ana tjeter, demokratet, e drejtuar nga “ i dobeti” Sali Berisha, pranuan nje qeveri konsensuale, e cila po ben shume pak per te zhvilluar Shqiperine dhe asgje per te mbrojtur interesat e saj ne Ballkan.



Pos Shqiperise jane veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovare, ato qe mbajne mbi supe pergjegjesite per statusin e pasigurt te Kosoves. Keta drejtues jane fajtore per papunesine e larte, copezimin de facto te Mitrovices dhe rritjen e influences serbe mbi lideret perendimore. Kriza aktuale ne Kosove duket qarte ne parathenien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i zi” ne te cilin Kosova, me nje pranim ne heshtje te Evropes dhe SHBA, eshte riafirmuar si nje pjese e Serbise. Si mund te ndodhe kjo pas Aleances se NATO-s per lufte kunder Serbise dhe per nje Kosove te lire, pas burgosjes se Millosheviçit dhe pas tre raunde zgjedhjes model qe u zhvilluan ne Kosove per te stabilizuar demokracine e stilit perendimor?


Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet te ndjehen fajtore qe nuk kane perkrahur punen e paster dhe historike te lobit tone shqiptar, i cili solli zerin tuaj ne Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit te mendoje se per Kosoven mund te kete mundesi te tjera, edhe pse drejtuesit kyç te Kongresit, demokrate dhe republikane, ne Shtepine e Perfaqesuesve te Senatit te ShBA kane punuar me ligen civile per te nxitur zgjedhjet kongresionale per pavaresine e Kosoves. Rezoluten Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbeshtetet. Duhet te ndihet fajtor edhe z. Rugova qe nuk e perkrahu hapur UÇK si force çliruese, e cila luftoi se bashku me NATO-n per nje Kosove te lire.



Duhet te ndiheni fajtor edhe ju z. Javier Solana


Ka dhe shume drejtues te tjere te politikes ne Ballkan dhe asaj nderkombetare, te cilet kane gerryer ne thellesi çeshtjen kombetare shqiptare. Duhet te ndihen fajtore ata politikane aktuale ne Greqi, Serbi dhe Rusi qe perpiqen te barazojne perpjekjet e shqiptareve per pavaresi, si fundamentalizem islamik dhe terrorizem.



Duhet t’u vije turp edhe atyre drejtuesve aktuale ne Turqi, te cilet nuk ecen ne hapat e guximshme e plot kuraje te Turgut Ozal, nje njeri i cili inkurajoi politikanet shqiptare, perfshire dhe shqiptaro-amerikanet si puna ime, per te vazhduar luften kunder shovinizmit sllav dhe grek per lirine ne Ballkan. Duhet te ndiheni fajtor dhe ju z. Javier Solana per nxitjen e politikave per te krijuar nje shtet te ri jugosllav te quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”, duke toleruar Kosoven si pjese te Serbise. Sanksionimi i ketij dokumenti (kartes kushtetuese) thjesht do te shkaktoje paqendrueshmeri te perkohshme ne Ballkan, dhe per pasoje edhe te pjeses tjeter te Evropes.



Duhet te ndihen fajtore edhe politikanet franceze qe vazhdojne te mbeshtesin politiken e ndjekur ne Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftera ne Ballkan qe nga 1990. Kjo politike s’do te beje asgje tjeter veçse do te ruaje paqendrueshmerine ne Evrope. Nuk ka si te ndodhe ndryshe nese Kosova dhe Mali i Zi nuk do te lejohen te ushtrojne te drejtat e tyre per vete percaktim nen ligjet nderkombetare, duke mbajtur referendume te organizuara dhe te monitoruara lidhur me statusin final qe deshirojne.

Dhe se fundmi duhet te ndihen fajtore edhe zyrtaret e Departamentit te Shtetit dhe Keshillit te Sigurimit Nderkombetar, te cilet nuk mesuan dot nga gabimet e bera ne te kaluaren dhe jane shume te gatshem te degjojne Rusine dhe Evropen, teksa kerkojne menyra per te braktisur rolin drejtues te ShBA ne Ballkan qe nga 1990-a nuk arrini ta kuptonin se tashme populli shqiptar ka besim vetem tek Amerika, per sa i perket te ardhmes se tij? A nuk e dini se nderkohe nje numer i madh serbesh dhe grekesh gjate tragjedise se 11 shtatorit ne SHBA hidhnin valle, ndersa shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe Presheves ndiznin qirinj dhe qanin ndersa mbanin ne dore postera te heronjve amerikan te cilet humben jeten gjate kesaj tragjedie?



Zgjohu Amerike


Zgjohu Amerike - shqiptaret jane te vetmit miq qe ke ne Ballkan.
Pasi investuam miliona dollare per te realizuar luften e NATO-s kunder Millosheviçit; pasi investuam me shume se 200 milione dollare per ndertimin e nje qendre ushtarake ne Kosove; pasi pame serbet, ruset dhe ukrainasit qe i shiten arme Irakut, arme te cilat do te perdoreshin kunder ushtareve tane; pasi u konfirmua nga nacionalistet greke, qe ne te vertete vrane zyrtaret amerikane per arsye ultra-nacionaliste, tashme eshte koha qe SHBA te njohin legjitimitetin e luftes se gjate shekullore te popullit shqiptar per liri, duke mbeshtetur pavaresine ne Kosove, si te vetmen mundesi te vendosjes se qendrueshmerise dhe paqes ne Ballkan dhe ne te gjithe Evropen, gje e cila eshte, kryesisht, ne interes te SHBA.



· Autori eshte Kryetar i Liges Qytetare Shqiptaro – Amerikane



Tags: opinione...!
Prev: Jo zgjedhje per parti, Referendum per liri
Next: Zgjedh pernjemend! Pra, mos voto

reply share

Montag, 1. Oktober 2007

"Raport Adem Jasharit", shkruan Arben Zeqiri

"Raport Adem Jasharit" shkruan Arben ZEQIRI Oct 1, '07 12:21 AM
for everyone

Arben Zeqiri

RAPORT
Adem Jashari-t


Që kur shkoi në mesin e të pavdekurve, ja dhash vetes nje obligim se për çdo vit do ti raportoj nëpërmjet engjujve për Kosovën që Ai e deshi fort. U betova engjujve dhe u thash që ti përcjellin përshëndetjet më të ngrohta nga unë dhe gjithë populli shqiptarë, e ti thonë që akoma ka ushtarë në armatën e tij dhe se unë vazhdimisht do ti raportoj për ta gëzuar me punën e shokëve të tij të luftës.

I dashur bacë!

Desha tët raportoja kur u çlirua Kosova dhe kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë për të përzënë shkaun, por smunda. Vërtetë s'dija si ta thurja raportin. Të të thoja se ushtarët tu e çliruan Kosovën, do të duhej të përgjigjem pse atëherë erdhën ushtarët e NATOS-s, të thoja se NATO çliroi Kosovën, do të duhej të tregoja se çbënë ushtarët e tu dhe pse ata se çliruan. Të thoja se kështu kërkon demokracioa dhe diplomacia ndërkombëtare, këtë sdija tja shpjegoj, e Ti me siguri as që do dëshiroje të më dëgjosh.

Prita!!!!!!! Prita të shof se kur miqtë tanë do të lënë Kosovën në duart e ushtarëve tuaj dhe atëherë ta nis një telegram dhe të të tregoj lajmin e mirë. Kaloi një vit, kaloi viti i dytë .... e kaluan 8 vite dhe miqtë tanë të "përkohshëm" jo vetëm që nuk shkuan por sa vjen e më tepër i zgjasin këmbët e po shtrihen, duke na bërë me dije se akoma nuk e kanë ndër mend të shkojnë.

Tja nis nga fillimi:

Shokët tuaj, apo së paku ata që pas luftës thanë se kur ishit në mesin tonë, kanë qenë shokët tuaj sot janë bërë miqtë e armiqve tuaj. Ata që u vunë në krye të luftës që e filluat ju dhe familja juaj nënshkruajtën një marrëveshje me ata të cilët ua vranë familjen dhe ua dogjën kullën. Ata që udhëhoqën luftën tuaj e shndëruan atë në një paqe që ju e kundërshtuat. Bacë, ushtarët e tu sjanë më me emblemën që ti i le. Ushtarët e tu që me pushkë në dorë e ruanin çdo pëllëmbë nga ajo tokë që ju e kishit çliruar, sot sillen nëpër Kosovë më duar në xhepa, meqë ua kanë marë pushkat. Ata sot nuk janë ushtarë, ata sot nuk po luftojnë. Ushtria juaj nukë shtë më ajo që e le ti, sot me "mburje" po ushtron dhe krijon kuadro të rejta që janë të gadshëm në çdo rast, ama jo për luftë. Sot ushtarët e tu janë të gatshëm të veprojnë sa herë që të ketë vërshime, sa herë që të digjet ndonjë shtëpi, sa herë që të rrënohet toka, etj etj.

Bacë!
Ata që thireshin në emrin tuaj dhe morën detyrën tuaj komanduese në luftën kundër atyre që juve u vranë, sot pikërisht me ata po bisedojnë e po hanë dreka nëpër Europë dukë u gjunjëzuar e duke i lutur për pak mëshirë. Ai i cili dikur ishte president i Kosovës dhe që kurrë nuk erdhi t'ju bëjë as një vizitë të vetme te varri, vetëm e vetëm pse ju kishit kundërshtuar politikën e ti dhe i kishit thënë NDAL durimit dhe tradhëtisë që po bënte, ai sot më sështë në mesin tonë. Por, la të tjerë. Ai la partinë, ai la projektin, ai la planet dhe miqësitë me Sërbinë dhe la njerëzit e ti që do vazhdonin rrugën e tij.

Do pyesish ku janë shokët e tu?
Më fal Bacë, por më duhet ta them: Shokët tuaj sot janë bërë partnerë dhe aletatë të trashëgimarëve të Tij, janë bërë miq të afërt dhe udhëheqës të planeve dhe projekteve që Ai i la amanet. Sot shokët e tu nuk duan të dëgjojnë më për rrugën dhe amanetin Tënd, ata e shkelën atë dhe sot nuk po luftojnë deri në çlirimin e triojeve shqiptare dhe Ribashkimin me Shqipërinë, por janë bërë miq të afërt e të pandarë me trashëgimtarët e Ati që juve u quajti dorë e zgjatur e Sërbisë dhe që ju ofendoi duke mos ju kursyer me asnjë fjalë, dhe bashkë me këta, shokët tuaj të dikurshëm sot po bëjnë dhe një punë më të madhe që deri sot s'kisha guxim t'ua them, por s'kam rrughë tjetër. Bacë, shokët tu bashkë me trashëgimtarët e tij, sot janë bërë miq me hasmit tu. Ata sot hanë dreka e po bisedojnë me ata që ju vranë, që ju masakruan familjen e që ju bënë tmerr. Sot, shokët e tu kur flasin me ata, distancohen nga çdo kontakt të mëparshëm me ju dhe as që guxojnë të përmendin emrin tuaj, e planet e tua janë tbërë reptësisht të ndaluara.

Disa shokë dhe bashkëluftëtarë...

Po kam një lajm sadopak të mirë. Kanë ngelur dhe disa shokë nga ata ë mbajtën amanetin tënd. Përveç kësaj, kanë lindur edhe të ri. Janë rritur ata që si fëmijë lexonin legjendën tënde dhe sot janë bërë pioner të ideologjisë tënde. I dashur Bacë. Ata që mbajtën amanetin tënd dhe që po vazhdojnë rrugën tënde, vërtet kanë mbijetuar dhe rreth tyre po vazhdojnë të bashkangjiten dhe shokë të tjerë, por edhe këtu ka një lajm të keq. Me siguri do duash të dish se ku janë këta shokë e çfarë po bëjnë? Sa janë dhe kush janë? Të gjitha këto do ti them, pas 8 viteve heshtje. Do të pyesish edhe pse kam heshtur? Po këtu qëndron meselja. Disa nga shokët e tu që sot ju kanë tradhëtuar nuk më kanë lënë tu shkruaj dhe të të tregoj se ke miq të tjerë që mbajnë amanetin tënd. Bacë! Emrin tënd sot e përmendin një herë në vit. Emri juaj është bërë vetëm një legjendë që s'guxon të përsëritet dhe të trashëgohet.Shokët e tu sot nuk mund të vijnë në përkujtime dhe nuk mund të të bëjnë as një vizitë të vetme te varri juaj. Shokët dhe ushtarët tuaj Besnik sot janë shpërndarë dhe janë përzënë jashtë Kosovës, e ata që kanë ngelur brenda po enden maleve duke mos guxuar të vijnë as në shtëpitë e tu. E pse? Sepse ata nuk shkelën mbi gjakun tuaj. Ata nuk e ndërprenë rrugën tuaj dhe nuk shkelën betimin e dhënë. Ata përcjellën edhe te brezat e ri dhe vazhduan rrugën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar dhe atë po vazhdojnë edhe sot. Mirëpo, ata që ju tradhëtuan, jo vetëm që shkelën mbi gjakun tuaj, jo vetëm që se vazhduan rrugën tuaj por e ndalën në gjysë, jo vetëm që harruan betimin që e dhanë para jush, jo vetëm që ua shkatëruan ushtrinë e ua carmatosën atë, jo vetëm që u bënë miq me hasmin tuaj dhe ju kanë harruar, por ata sot e kanë ndaluar reptësisht çdo fjalë që u përmend nga goja juaj, e kanë ndaluar reptësisht çdo hap drejt rrugës që e hapët ju, e kanë ndaluar mbajtjen e emblemës që e krijuat ju dhe e kanë ndaluar veprimin e ushtrisë që e komanduat ju. Sot ata që u tradhëtuan, po bëjnë dhe më keq, i përzënë dhe i burgosin shokët që u ngelën besnik, i kanë shpallur ata teroristë po ashtu si u shpallte juve hasmi sërb dhe tradhëtarët shqiptarë. Sot çdo kend që vazhdon rrugën tuaj e shpallin dorë e zgjatur e Sërbisë, e shpallin pikërisht ish shokët tuaj, njejt sikur juve ju shpallnin dikur. Fjalët ÇLIRIM dhe BASHKIM sot janë zëvendësuar me fjalën PAVARËSI E KUSHTËZUAR dhe INTEGRIM. Sot janë ndaluar fjalët e tua dhe është ndaluar reptëisht edhe betimi që e jepnin dikur para jush. Sot të gjithë betohen për një Kosovë aleate të Sërbisë dhe pjesë e integruar e NATO-se, edhe pse akoma se bënë shtet. Sot kështjella juaj është bërë një muze ku të gjithë ju vizitojnë nga kurioziteti dhe është ndaluar reptësisht që tëketë kështjella të tjera si ajo e juaja. Rezistenca juaj edhe sot quhet ekstremizëm dhe terorizëm por sot jo nga ushtria e shkaut, por nga ish ushtarët e tu që thiren policë. Edhe sot ka demonstrata dhe protesta si në kohën tuaj, kur ua bënin zemrën mal e që ju i mbronit dhe u rinit shpinë, por sot nuk po i sulmon, burgos e vret policia e Sërbisë si në kohën tuaj e kur ju më pas hakmireshit dhe na bënit neve zemrën mal, por sot ish ushtarët tuaj rrahin, burgosin dhe vrasin po ish ushtarët tu. E di që kjo do t'ju nervozoj, por e kam për obligim tua them se disa nga usharët tuaj që ju tradhëtuan sot po kryejnë punën e hasmive tuaj kundër ushtarëve që ju ngelën besnik juve. Sot nuk ka një popull që demonstron dhe një popull që torturon dhe sulmon popullin demonstrues, por ka një popull që gjysma e tytre demonstron e gjysma tjetër e torturon gjysmën e parë. Sot nuk ka nevojë për ushtri Sërbe në Kosovë. Ka shqiptarë që janë mësuar dhe profesionalizuar aq mirë, saqë pa asnjë gabim e kryejnë punë e hasmive tu. Pa asnjë gabim dhe me të njetin nivel të profesionalitetit këta rrahin, burgosin, torturojnë dhe mbajnë në burgje bijtë tuaj, nipërit e mbesat tuaja që nuk shkelën betimin që ua dhanë Juve. Sot ish ushtarët e tu që kanë hedhur unifomrën tuaj dhe amblemën tuaj të kuqe, kanë veshur një unifomrë të kaltërt me një emblemë të kaltërt dhe po ndjekin në çdo hap shokët tuaj dhe ish ushtarët tuaj që vazhdojnë rrugën deri në realizimin e premtimit që ua dhanë juve.

Sot pë Kosovën nuk vendoset në Drenice e as në Prishtinë si në kohën tuaj, por po vendoset në Moskvë e në Vienë. Sot nuk po kërkohet çlirim i Kosovës dhe Bashkim i trojeve Shqiptare si kërkuat ju por, kërkohet trakat e miqësi me Sërbinë dhe të dyja përdore inegrime. Sot në flamurin tuaj nuk do të jetë shqiponja e as ngjyra e kuqe, por shokët tuaj të dikurshëm do të na qendisin një flamur të kaltërt e pa shqiponjë.

Ke shpëtuar i dashur Bacë. Sot, po të ishe gjallë edhe Juve me siguri do t'ju kishin shpallur terorist e më pas do t'ju kishin burgosur.

Të fala të gjithëve që janë bashkë me ty!

Me respekt:
Nga të gjithë ushtarët e tu, që s'guxoj tua përmend emrat!

Sonntag, 30. September 2007

Avokati Ahmet Hasolli ka dhen dorheqje,shkruar nga Albin Kurti

Sep 30, '07 1:21 PM
for everyone

Ahmet Hasolli ka dhene doreheqje



me rastin e doreheqjes se 'avokatit' tim

Dje, fare rastesisht, u njoftova se pas seances se pare gjyqesore kunder meje, te mbajtur me 19 shtator 2007, i ashtuquajturi avokat imi, Ahmet Hasolli, ka dhene doreheqje.

Pergjate ketyre gati tete muajve sa me mbajne te izoluar, per arsye kryekeput parimore dhe asnjehere per shkaqe personale, nuk e kam pranuar z.Ahmet Hasolli per avokat timin. Pra, jo per ate se ai ishte Ahmet Hasolli por per shkak se une nuk kam dashur avokat, kurrfare avokati. Ahmet Hasollin e ka caktuar gjykata te cilen nuk e njoh. Ai per mua gjithhere ishte vetem nje vendim i gjykates te cilen nuk e pranoj.

Megjithekete, disa shoke te mi juriste me kane thene se, perkunder te gjithave, ne rastin tim Ahmet Hasolli ka punuar me nje cilesi qe eshte mbi mesataren e avokateve te ne. Fatkeqesisht, une nuk mund ta falenderoj per kete gje. Por, i falenderohem dhe i jam mirenjohes Ahmet Hasollit per kete doreheqje ndonese te vonuar.

Me kete rast u bej thirrje avokateve shqiptare qe te mos me behen avokate. Pra, u bej thirrje qe te mos me mbrojne dhe kesisoj te me bashkohen ne sulmimin e gjykates. U bej thirrje avokateve qe te mos e pranojne emerimin qe gjykatat e UNMIK-ut mund t'ua bejne ne kete proces kunder meje. Avokati per mua i gjykates kunder meje eshte meshira e gjykates. Une s'dua meshire. Le te duken te pameshirshem. Zaten, ashtu siç ne thelb jane. Une dua drejtesi. Por, rruga e drejtesise kalon duke i luftuar ata, duke e luftuar padrejtesine e tyre ne te cilen ata jane te reduktueshem.

Duam te behemi te pavarur, apo jo? E, pra, le te behemi atehere, duke mos iu bindur atyre qe na sundojne pa na dhene llogari, atyre qe me ligj s'mbahen pergjegjes, atyre qe nuk nuk jane mbi ligjin vetem sepse jane vete ligji. Arbitrariteti i gjyqesorit qe eshte i gershetuar me ekzekutivin nderkombetar ne Kosove nuk ka legjitimitet dhe s'mund te funksionoje pa bindjen dhe degjueshmerine tone. Atehere, le te mos u bindemi, le te mos iu nenshtrohemi. Po, pra, le te behemi (te pavarur).

Albin Kurti

Ushtari shaban Ramadan Xhemajli ia fal jeten Shqipris Natyrore

PËRVJETORË QË S´HARROHEN KURRË!

Shaban Ramadan Xhemalji (1953-1999)



U lind në katundin Vërrishtë rrethi i Mitrovicës.
Atdhetari i devotshëm i orëve të para të pranverës `81, rrjedh nga një familje atdhetare, e cila kurrë nuk u pajtua me robërinë. Në historinë e viteve 20-ta të shekullit të kaluar njiheshin luftëtarët e shquar vëllezërit, Halil dhe Shaban Xhemajli, (plaku) të cilët 12 vjet luftuan kundër Serbisë, përkrah trimit të madh të “Arbërisë së Vogël” Azem Galicës.

Gjurmët e qëndresës familja e tij nuk do t´i harronte përjetësisht, por kurdoherë që atdheu ishte në rrezik tek kjo familje e gjeti forcën morale kombëtare dhe veprimtarinë heroike përballë pushtuesve shekullorë serbo-malazezë. Kjo, mbase nuk do të pasqyrohej aq fuqishëm sikur trojet etnike shqiptare, dhe konkretisht trojet e kësaj familjeje titanike, të mos orvateshin t´i uzurponin kolonët serbo-malazezë, që nga viti më i mbrapshtë në historinë e popullit tonë, më 1913. Është krejt e natyrshme që pushtimin e trojeve etnike do të duhej të mbrohej me përpjekje gjak, kjo pastaj do të shkaktonte urrejtje të pakufishme për pushtuesit nëpër dekada tepër të errëta gjatë historisë tragjike të Kosovës Kreshnike dhe të viseve të tjera shqiptare. Edhe në luftën e dytë botërore të parët e Shabanit do të pozicionoheshin në llogoret e luftës çlirimtare, përkrah të atdhetarit të madh, Shaban Palluzha, i cili siç do t´ju thoshte me një rast bashkëluftëtarëve të vet: “luftën e kemi nisë me 7 krajli të Ballkanit dhe të Evropës, këtë luftë po e bëjmë për t´ju treguar armiqve se nuk duam të humbet Shqipëria, pa u flijuar deri në fund i madh dhe i vogël” – pra, kjo dëshmonte qëndresën tyre heroike, sipas motos të Pashko Vasë Shkodranit i cili në poemën epike: “O moj Shqypni” do të jepte kushtrimin:

“Para se të humbet kështu Shqypnia,
Me pushkë në dorë le të vdes trimnia!...

Lufta e pabarabartë me pushtuesit shekullorë dhe tradhtia që u gatua nga djajtë e Titos nga shqipfolësit, puthadorët e asaj pjesës së keqe kosovare nga Ali Shukriu , Sinan Hasani, Azem Vllasi e të tjerë, solli fatkeqësi të reja historike, kur Kosova me vise mbeti jashtë trungut të shtetit amë- Shqipërisë. Kjo tradhti atyre kurrë nuk do t´ju falej, por bij´e bija të devotshëm do të luftonin me pushkë e penë për ta bërë Shqipërinë.

Shaban Xhemalji ishte i vetëdijshëm për rreziqet që i kërkonte kjo përpjekje, që kur mori pjesë aktive në demonstratat e vitit 1981. Ay, djalosh trim me një trup kreshniku, do t´i përballonte skuadriljet e policisë së Herleviçit, me një shami të kuqe të mbështjellë rreth qafës e cila e simbolizonte flamurin tonë, duke i përbuzur hapur pushtuesit që krekoseshin të veshur në çelik deri në dhëmbë, për ta vrarë e frikësuar rininë dhe popullin heroik të Kosovës. Vitet do kalonin si nëpër netët plot rreziqe; mua më kujtohet një rast i paharruar në jetën time; kur udhëtoja nga Prishtina në Mitrovicë me autobus, (me sa më kujtohet ishte viti 1977), isha ulur përkrah dajokut, - e quaja kështu sepse dëshiroja ta nderoja për faktin se Shabani ishte daja i një shokut tim të ngushtë, ilegalit të atyre viteve me të cilin veproja, quhet Fevzi Beqiri. Pra, derisa po bisedonim me Shabanin, Ay papritur e nxori nga xhepi një fotografi të shokut Enver Hoxha dhe m´drejtua: dajok a e njeh këtë burrë të madh të kombit? Derisa, po e shikoja fotografinë të cilën e njihte çdo atdhetar, Ay, shtoi: “nëse nuk e din kush është po të tregoi; - unë si me shaka ia ktheva, po kush është ky burrë kaq bukurosh, o dajok? Ky, është kryetari i të gjithë shqiptarëve” – ma ktheu.

Mua, se ç´ më erdhën si vetëtima këshillat e shokëve ilegalë: “gjatë përpjekjeve tona, duhet të kujdesemi të mos u biem në sy armiqve për veprimtarinë tonë dhe për synimet tona e në veçanti të kujdesemi në vendet publike”! - Dajok - ia ktheva; fotografinë fute në xhep, sepse ne fort mirë e dimë kush është ky burrë! Duke e parë se këshilla ime qe me vend, si një djalosh tepër i qetë që ishte me shokët, menjëherë më dëgjoi dhe vijuam më tej rrugën drejt qytetit të minatorëve -siç i e quanim Mitrovicën, atëbotë.

Shabani ishte punëtor në njërën nga fabrikat e qytetit dhe njëkohësisht i vazhdonte studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, pa shkëputje nga puna.

Vitet do të kalonin si nëpër flakë, gjatë fillim viteve Shabani do të anëtarësohej në Partinë e Unitetit Kombëtar, e cila në programin e vet i kishte dy alternativa: ribashkimin e trojeve shqiptare dhe parimin e devotshmërisë sipas motos të të madhit Ukshin Hoti: “Shqipërinë bëje ose vdis”!

Gjatë kësaj kohe armiqtë do t´i binin në gjurmë, për shumë net do ta merrnin në “biseda informative” bashkë me vëllain e tij, Sahitin, i cili tani ka emigruar në Suedi; do t´i torturonin që t´i dorëzonin armët e të parëve, por nuk ia arritën dot t´jua merrnin ato.

Ky burrë Kosove, asnjë çast nuk u tund, nuk u hamend, nuk u frikësua.
Po i priste kohët më të mira, pra t´i bashkohej luftës çlirimtare.
Vendin e partive revolucionare dhe të vizioneve çlirimtare, në fund të viteve nëntëdhjeta do ta zinte e famshmja - UÇK.

...Dhe, ajo kohë erdhi, Shabani pa hezitim do t´u bashkohej celulave të para të saj; ishte njëri nga ata që kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së andej Drinit, për të marrë armë dhe këtë punë e kishte kryer me sukses me shumë shokë. Jo vetëm se do të merrte pjesë Ay por, shok armësh e kishte dhe djalin e tij, Muhametin. Do të radhiteshin në Brigadën 142 të Zonës së Shalës. Automatiku i tyre volli zjarr kundër ushtrisë serbe në rrethet Drenicë, Shalë e gjetiu...

Shabani, u dëshmua si trim i vërtetë në shumë luftime.
Më 6 qershor të vitit 1999, në katundin Lushtë të rrethit të Mitrovicës, gjatë një nate tepër të stuhishme nga luftimet do të binte në pritë të armikut, për të mos vdekur kurrë; atë natë u plagosën dhe katër ushtarë të tjerë, trupi i Shabanit nuk do të gjendej deri në muajin janar të vitit 2004. Ah, sa keq!

– Shumë vite qëndroi edhe pas rënies heroike në mërgim, në tokat armike, pra në Serbi.
Tani, trupi i tij pushon në tokën e tij të dashur shqiptare.
Pra, më 16 janar bëhet varrimi i tij me nderime të larta ushtarake nga shokët dhe eprorët e tij të UÇK-së.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të atdhetarit të madh, Shaban Xhemajli!

I qoftë i lehtë dheu i tokës së Shqipërisë Natyrore!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Suedi, 5 qershor, 2007

Samstag, 29. September 2007

infuzioni i radhes ,per Pavarsi apo per Autonomi,shkruar nga Behxhet Shala

INFUZIONI I RADHES , PER PAVARESI APO AUTONOMI ! Shkruan Behxhet SHALA Sep 28, '07 3:51 PM
for everyone

INFUZIONI I RADHES, PER PAVARESI APO AUTONOMI !





Lexuesi i vemendshem eshte gjetur para nje kaosi te vertete informativ, bombardimit te perditshem per statusin e Kosoves, pavaresise kuptohet, sepse tingellon bukur, dhe krejt kjo behet sipas nje dinamizmi te parapare, te projektuar dhe planifikuar hollesisht, nga qarqet nderkombetare nderkaq si shperndares ne terren perdoren institucionet e vendit, niveli lokal dhe qendror . Ne çaste kritike, kur besueshmeria e sunduesve te Kosoves, vendoreve dhe nderkombetare shtrihet thuaja pertoke, jo per shkak te graviditetit por per shkak te fleksibilitetit, del nje shpetimtar i cili, me nje hocus – pocus ( shprehje e magjistarit ) perpiqet t’ua rikthej kredibilitetin e luhatur! Nderkaq , populli i sterlodhur nga varferia dhe problemet me te cilat perballet çdo dite, qofshin ato reale apo artificiale mashtrohet ne vazhdimesi dhe iu beson te gjitha premtimeve, me nje fjale, bene sakrifice, per statusin e Kosoves, pavaresise se premtuar dhe veshtire te realizuar,e qe do te ishte ne perputhje te permbushjes se vullnetit te popullit! Pra, eshte nje sakrifice qe nuk behet per te miren e atij qe e bene sakrificen por per te miren e atyre qe aspak nuk sakrifikohen por perfitojne nga te sakrifikuarit, ne shume menyra! Vullneti i popullit i nenshtrohet vullnetit te te fortit dhe mafiozeve vendore, te personifikuar si figura politike dhe ushtarake. Dhe, ato premtime jepen te dozuara dhe te afatizuara, varesisht nga niveli i atij qe premton, caktohet edhe doza dhe kohezgjatja e veprimit. Premtimi i nje politikani, qe si literature elementare per zgjidhjen e statusit te Kosoves e ka vepren “ Fluturimi i Azem Berishes “, ka efekt nja nje muaj e pastaj e leshon lengu. Pernjemend, a ju kujtohet ky doracak te cilin Shmunku e pati bere si lektyre diplomatike ? Disi, si “ Aferdita perseri ne fshat “, per nxenesit e ciklit te ulet te arsimit fillor! Do te ishte interesant te rilexohet ky testament politik i Nostradamusit ( parashikuesit ) te Madh kosovar per zgjidhjen e statusit te Kosoves, Veton Surroit. Atehere do ta shihni se sa ia ka futur kot ama e ka nje efekt pozitiv, kete testament ne forme parashikimi e kane lexuar disa diplomate te BE –se, zyrat e huaja ne Prishtine dhe kursistet e shkolles se nates per diplomaci ( nga Kosova, kuptohet ) , ne Akademine e Dites per Diplomaci te Lisjen Bashkurtit. Kategoria tjeter jane ata te nivelit me te larte dhe premtimet e tyrte na zgjasin shpresen per tre muaj. Vijne nga radhet e miqve te Hashim Thaçit, te cilet i permend me shpesh se baben e vet, te cilin as qe do ta pyeste kur do ta shpalli pavaresine e njeanshme nderkaq qe fjala e miqve eshte vendimtare. Nuk thone kot, miqt e mire per dite te veshtira! Keta miq jane ata, qe sipas nevojes e therrasin Thaçin dhe te tjeret nga Ekipi i Sikletit, ne darka, dreka pune apo e bejne donje foto te perbashket, si ajo me sekretaren e shtetit, Kondoliza Rajs, me perfaqesuesit e fiseve politike te Kosoves. Shume me perngjanin me perfaqesuesit e fiseve ilire. Pastaj, disi nuk po e kam te qarte si ben kjo qe e tha sekretarja e shtetit se zgjidhja me e mire do te ishte pavaresia e Kosoves dhe e cila siguron stabilitet ne kete pjese te Ballkanit nderkaq ne te njejten kohe thote se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nuk do te ishte zgjidhje e mire ?! Me gjase, pavaresia e Kosoves do t’i ngjaje shtatezenise se shen Merise se Virgjer, do te vije me eren! Me se lehti, ne aeroplan , me anetaret e Ekipit te Sikletit! I vakumuar, ne pakon e Ahtisarit! Ajo mbeshtetje qe sherben si eliksir per kohezgjatje te jetes politike u erdhi nga presidenti Bush, ne qershor te vitit 2007, Tirane , Shqiperi. Ky eliksir, kufomat politike i beri karikatura faktike, ua rikthei buzeqeshjet e ngrira dhe i balsamosi, edhe per ndonje dite, qe te mos ndjehet kundermimi i eres i cili vinte nga koka! Kete perkrahje, presidenti Bush i ka konfirmuar edhe kryeministrit te Shqiperise, doktorit te Tropojes, Sali Berisha te cilit, burrerisht i ka thene se Kosova do te jete e pavarur, sipas paketes se Ahtisarit. Tash, disi edhe une po ndjehem me lehte sepse presidenti Bush ka marre per siper dy obligime nese “eventualisht” nuk e permbush fjalen e dhene, ka obligim ndaj Kanunit te Leke Dukagjinit ne Shqiperi dhe Kodeksit Moral te Hajdar Shtimes ne Kosove! Andaj, jam i sigurt se do t’i permbahet premtimit te dhene! Siç e dini, presidenti Njet ( Jo ) i Rusise, asnjehere nuk ka dhene premtime boterisht ne perkrahje te Serbise por ne vendin ku eshte dashur, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se ka thene NJET paketes se Ahtisarit! Ne fakt, shumica e qytetareve te Kosoves po presin shume nga takimi i Ekipit te Unitetit me delegacionin e Serbise , per statusin e Kosoves, me ndermjetesimin e Trojkes nderkombetare. Sepse fjalet jane shume te forta nga kryeministri Agim Çeku per te cilin Oliver Ivanoviqi e ka shkruar nje nekrolog politik per karrieren e tij politike, Azem Berisha ( Vetoni ), kohe me pare tmerresisht i radikalizuar per shpalljen e pavaresise e tash i pacifikuar, pas seances degjimore ne njeren nga shtepite e Dragodanit mirepo tash diçka po e nderlidhe shpalljen e pavaresise me festen e Kershendellave ( nje sqarim i vogel per lexuesit : gjate kesaj festeje çdo gjeje i bie vlera dhe shitet shumefish nen çmimin real, ashtu pra do te jete edhe pavaresia e Kershendellave e Vetonit , nese shpallet) , kryeparlamentari nuk po degjohet fare dhe mire eshte qe nuk po degjohet, “ aristokrati “ i vetem i Ekipit te Unitetit po sillet si aristokrat nderkaq padre padrino ( kumbara – nuni ) i ketij ekipi nuk po eksponohet shume, po e preferon veprimin nga hija, sipas natyres se punes! Fatmiri dhe Hasha jane bere si motrat Mustafa, gjithmone po e kendojne te njejten kenge! Lexues te nderuar, jam shume i sigurt se keta burra duhet te perkrahen sepse gjithmone e kane mbajtur fjalen! Kane thene se nuk do te bisedojne me Serbine drejtperdrejt dhe nuk do te bisedojne! Kane thene se statusi i Kosoves eshte i panegociueshem dhe nuk do te negociojne, ne emer te tyre flet Trojka, Çetvorka ,Petorka, Desetka e kush jo? Ata nuk do te flasin por do ta sjellin nje cope te pavaresise, ata jane misionare te pavaresise dhe votoni per ta?! Une, me kokefortesine time legjendare i kam disa rezerva dhe nuk shoh arsye te madhe per gezim. Jemi bere pjese e lojes se Ruletit rus dhe ta shohim a do te shpetojme! Jane dy mundesi, nje zgjidhje e imponuar nga bashkesia nderkombetare e qe do te jete me afer propozimit serb dhe vazhdimi i bisedimeve edhe per nje kohe te caktuar. Edhe propozimi i Ahtisarit eshte i perafert me propozimin serb por eshte dhe do te jete jashte loje. Andaj, eshte qesharak implementimi i pakos se Ahtisarit nga Kuvendi i Kosoves dhe i bie disi sikur foshnjes se abortuar t’i behet planifikimi i jetes! Ekipi i Unitetit po ben gabim strategjik duke u perpjekur te bleje kohe dhe, çdokush qe eshte ne poziten e Ekipit te Unitetit dhe blerjen e kohes e konsideron si loje, do te mbetet me gishta ne goje! Edhe Serbia dhe bashkesia nderkombetare po blejne kohen ( jo ate ditore ) ama ne dem te Kosoves! Definitivisht po hyjme ne probleme ngase na kane future ne lluge, pa sakice! Parashoh vazhdimin e lojes edhe ne vitin 2008!

Kete jave u bene publike edhe hetimet ndaj zevendeskryeadministratorit te Kosoves, z. Stiven Shuk. Lexuesit e nderuar i perkujtoje se edhe nje ishzevendeskryeadministartor, z. Gerhard Fisher ishte akuzuar per hajni dhe kurre nuk ka dalur para organeve te drejtesise! Me zotin Shuk as qe do te merrem me, me kohe kam shkruar per “ marifetet “ e tij. Por sinqerisht brengosem per “ shuket “e klonuar vendore qe bartin poste ministrore dhe qe me aq pasion e mbrojne “ patriotin “ e madh te Kosoves dhe arkitektin e Termocentralit Kosova C! Po bejne gabim nese mendojne se duke e mbrojtur Shukun e mbrojne edhe veten e tyre sepse, nese vjen BE, ata do te jene te paret qe do te japin pergjegjesi penale. Dhe , le t’i luten zotit, ne kete muaj te madherishem te Ramazanit, qe zbatimi i ligjit dhe shtetit ligjor te jete ky qe eshte sot ne fuqi. Vetem ne kete menyre do te shpetojne!

E lexova nje interviste te Oliver Ivanoviqit, qun ky mjaft inteligjent per rrethanat tona. Me ka rene ta takoje shume here dhe te bisedojme pa, doreza per aktualitetet politike ne Kosove. Me parashikimin e tij se ne keto zgjedhje do te fitoje Hashim Thaçi dhe PDK duket se ia ka future nje spice pikerisht Hashimit dhe PDK-se! Ani kur i ka permendur ish- komandantat e luftes qe jane futur ne listen e PDK –se! Po nderlidhem me nje bisede qe e pata me nje mik timin dhe i cili perpiqej te me bind se fitorja e PDK –se eshte e sigurt ngase si argument per fitore e permendi se, me perjashtim te zones se Dukagjinit, te gjithe komandantat e ish zonave te ish UÇK –se kane hyre ne PDK. Komenti im i vetem ishte : “ keta edhe do t’ua kajne nenen “. Dhe, per kete me bind rasti i fundit, eliminimi i nje patrioti te devotshem dhe njeriut shume te mire, Gani Krasniqit, nga Malisheva. Emri i tij flet vet. Ai u eliminua nga komandantet qe do t’ia “sjellin “ fitoren PDK –se!



28.09.2007 Prishtine

Behxhet Sh. SHALA

( autori i shkrimit eshte drejtor ekzekutiv

i KMDLNJ-se dhe pikepamjet ne kete

shkrim jane personale )

Tags: opinione...!, reagime...!, vedat xhymshiti

Agjencia Kosovare e Fashizmit

Agjencia kosovare e fashizmit Sep 28, '07 4:09 PM
for everyone

Agjencia kosovare e fashizmit.



Manuali per krijimin e sistemit fashist ne Kosove eshte duke u percjellur me zell te pakundshoq nga pushteti. Rasti i fundit i publikuar keto dite, ku Agjencia Kosovare e Mirebesimit (AKM) ua ndalon punetoreve te protestojne apo organizojne tubime te çfaredollojshme publike, eshte hap drejt zhdukjes se ‘shoqerise se hapur’, edhe ne qenien e saj plotesisht formale siç ekziston ajo ne Kosove. Tirani AKM pas uzurpimit te pasurise nentokesore, tokesore, industriale, teknike e tregtare, tash po e uzurpon edhe pasurine njerezore. Ky kercenim derguar punetoreve te Kosoves, me ane te te cilit ata urdherohen te mos protestojne, nuk mund te kuptohet ndryshe perveç si uzurpim i lirise se tyre themelore, qe do te thote uzurpim i qenies se tyre.

Pse e beri AKM-ja kete tash? Kete ndalese AKM ka mundur ta beje me t’u themeluar. AKM-ja di diçka. Ky institucion dhe institucioni qe e ka lindur, UNMIK-u, e dine se tash durimit po i vjen fundi. Gjasat qe minatoret, punetoret tjere te ndermarrjeve te dalin ne demonstrata masive, jane perhere duke u rritur. Per shkak se padrejtesia ndaj tyre eshte perhere ne rritje. “Ferronikeli” eshte shitur per nje shume minimale, dhe bleresit i jane vendosur ne kontrate kushtezime minimale. Nje pjese e madhe e punetoreve nuk jane marre ne pune nga menaxhenti i ri, perderisa 20% i obligueshem per punetoret nuk eshte paguar fare. I njejti fat i ka ndjekur thuajse te gjitha ndermarrjet shoqerore dhe publike te Kosoves te cilat jane shitur nga AKM-ja. Te drejtat e punetoreve perhere jane anashkaluar. Tash po planifikohet te shitet edhe “Trepça”. Ky do te jete kulmi i padrejtesise per sa i perket AKM-se. Dhe kete zyrtaret e AKM-se e dine. Prandaj kercenojne dhe ndalojne tubime e protesta.

‘Qeveria’ e Kosoves, si per çdo gje, u shpreh e habitur me kete kercenim. Sipas Avni Arifit, zyrtar ne Zyren e Kryeministrit, AKM-ja as qe i ka treguar qeverise se do ta dergoje nje kercenim te tille ndaj punetoreve. E pse t’i tregoje? ‘Qeveria’ e ka ditur qe nga fillimi se eshte AKM-ja ajo qe menaxhon me pronen publike dhe shoqerore te Kosoves. Ky menaxhim perhere eshte shprehur edhe ne praktike dhe ‘qeveria’, edhe pse nuk eshte pyetur, nuk ka reaguar kurre. Pse po reagon tash? Per shkak se po flitet per zgjedhje? Natyrisht, IPVQ-istet do te na thone se ‘tash po cenohen te drejtat e qytetareve te Kosoves, e kjo eshte e patolerueshme…’ Po a nuk u cenuan te drejtat e qytetareve te Kosoves me 10 shkurt? Dy qytetare te Kosoves u vrane me 10 shkurt, dhe askush nuk reagoi, duke e miratuar vrasjen me heshtje. Kur ua lejon policeve te huaj t’i vrasin qytetaret, atehere domosdo do ta pranosh edhe shkeljen e te drejtave themelore ndaj ketyre qytetareve. Ashtu siç do ta pranonte, ne fund te fundit, kete kercenim edhe zyra e Agim Çekut. Per shkak se e ka pranuar UNMIK-u – pergjegjesi kryesor i shkeljeve te te drejtave qe i behen qytetareve te Kosoves per çdo dite. E UNMIK-u eshte Pushteti, apo jo?

AKM pas pak kohe e terhoqi vendimin/ndalese. Kjo u be pasi qe BSPK-ja u tregua e vendosur ne kundershtimin e saj. E tere kjo i pergjigjet me perpikmeri politikes ditore ne Kosove. Ne njeren ane leshohen kercenime/vendime/shkelje nga me te ndryshmet, vetem e vetem qe te matet pulsi i qytetareve dhe organizatave. Nese pranohet pa zhurme, keto kercenime/vendime/shkelje mbesin ne fuqi dhe behen te plotfuqishme. Po qe se kundershtohen zeshem dhe me vendosmeri, ato terhiqen. Fitorja kunder ketij pushteti te padrejte vjen permes kundershtimit dhe vendosmerise. AKM u zbraps para punetoreve, per shkak se e pa mundesine e bashkimit te tyre. Edhe ky pushtet do te zbrapset para qytetareve te Kosoves po sa te na sheh te bashkuar.

Levizja VETEVENDOSJE!