Samstag, 22. Dezember 2007

Ekzistenca e dy shteteve Shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem,nga Ismail Kadare

19:55/21.12.07 - Kadare: Ekzistenca e dy shteteve shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem


Ismail Kadare duke folur per statusin e Kosoves eshte shprehur se ekzistenca e dy shteteve shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem i shqiptareve ose sic eshte shprehur ai tani petr tni. Kadare deklaroi se: Problemi i Kosovës po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Duhet të jetë njeriu i verbër, që mos e shikojë këtë gjë, ose që mos jetë normal që mos e kuptojë. Problemi i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë problem administrativ, politik, fetar, e aq më pak, çështje sentimetale, siç është paraqitur disa here. Ai ka qenë problem i madh i lirisë; liria është problemi numër një i çdo populli dhe problemi i Kosovës, mund të trajtohet edhe vetëm si i tillë, pra si problem vetëm i lirisë; dhe ai u trajtua si i tillë. Kur Evropa Atlantike, e nxitur nga shqiptarët e Kosovës vendosi t’i ndihmonte ata, ajo nderoi vlerat e saj dhe nderoi në radhë të parë, konceptin e lirisë. Zgjatja që ndodhi, ishte një fare tërheqjeje. Ne e kemi përjetuar në sytë tonë këtë, nën një presion të madh të propagandës serbe dhe pastaj asaj ruse, u bë një përpjekje për simetrizim të krimit, dmth, për një ngatërrese, një mjegullim midis xhelatëve dhe viktimave, për të paraqitur Serbinë si viktimë, për të zgjuar keqardhje për të, për të harruar çka ndodhur. Unë jam një europianist i vendosur, dhe gjithmonë kam theksuar dhe theksoj që mirënjohja shiptare për Evropën Atlantike, për Evropën, për Shtetet e Bashkuar, duhte të jetë në jetë të jetëve, do të jetë e pandryshueshme; por kjo s’do të thotë aspak, që ne, të mos themi mendimin tone, kur ka gjëra, kur ne nuk jemi dakord me qëndrimet që mbahen. Në qoftë se do të kihen parasysh për shembull, e vërteta, çka ndodhur në Kosovë, në qoftë se do t’i bëheshin të njohura botës krimet që kanë ndodhur atje, masakrat, shpërnguljet e shqiptarëve, vrasjet e foshnjeve dhe sidomos një krim i madh, për të cilin është folur shumë pak, ose nuk flitet ende, përdhunimi në masë i grave dhe i vajzava të reja në Kosovë, vizioni për atë që ka ndodhur do të ishte shumë më i qartë dhe zgjidhja do të kishte qenë, për mendimin tim, më e shpejtë. Këto nuk i them aspak për revansh, askush nga ne nuk i thotë për revansh, përkundrazi, i them, meqë problemi zgjidhet vërtet në rrënjët e tij, në thellësinë e tij, që të mos ketë dilema më, se dilemat janë shumë të këqia, kur ka probleme të tilla madhore; unë jam për atë, që sytë t’i mbajmë nga e ardhmja, në kërkim të paqes, të mirëkuptimit me popujt fqinj, duke përfshirë, natyrisht edhe popullin serb; por kjo nuk mund të ndodhi me anë të harresës. Populli shqiptar nuk mund të trajothet në këtë mënyrë, sepse kështu mund të trajtohet vetëm një popull i dorës së dytë. Për të ardhur tek pyetja jua, tek sfidat më të mëdha që do të ketë Kosova. Kosova, është, do të jetë dhe ka marrë dhe po merr qysh tani, konturet e një zone shqiptare, evropaine, me të gjitha standartet humaniste të kontinetit evropian. Ai është dhe do të jetë atdhe i të gjithë njerëzve që banojnë dhe jetojnë në të, duke zbatuar të gjitha standartet më të larta në këto norma që ka arritur njerëzimi dhe qytetërimi. Në qoftë se thuhet dy shtete shqiptarë në Ballkan, nganjëherë kjo është një pyetje që zgjon pak habi. Si do të ekzistojnë dy shtete shqiptare në Ballkan? Natyrisaht, që nuk është një zgjidhje e shkëlqyeshme por natyrisht, që është një zgjidhje kompromisi, e vetmja që ngelet tani për tani.
|||Lajme.Net|||

(C) Lajme.Net 2002 - 2006 .Ndalohet riprodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Shikohet me mire me Internet Explorer

Keine Kommentare: