Montag, 30. April 2007

Per luften ne Kosove dhe ne Luginen e Presheves kam ber aq sa kan ber koleget ushtarak


EKSKLUZIVE: Intervistë me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Veli Llakaj (5)
Apr 28, '07 3:46 PMfor everyone
Gjeneral Llakaj: Për luftën në Kosovë e Luginë të Preshevës kam bërë aq sa kanë bërë kolegët ushtarakëXhevdet FetahuBesian GjinukajPrishtinë, 26 prill - Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, ka qenë direkt i involvuar në luftën që shqiptarët kanë bërë kundër pushtuesit serb. I lutur që në vazhdimin e pestë të intervistës për “Epokën e re” që të na flas më konkretisht për angazhimin e tij në luftën e Kosovës dhe, më pas, në atë të Luginës së Preshevës, gjeneral Veli Llakaj ka thënë: “Unë nuk kam bërë asgjë më shumë se shokët e kolegët e mi ushtarakë, kam dhënë një kontribut modest për Kosovën dhe për Ushtrinë UÇlirimtare të Kosovës. Shumë nga kuadrot ushtarakë në lirim, në pension dhe në rezervë, me nismën e tyre përgatitën në mënyrë ilegale shumë kuadro dhe luftëtarë të UÇK-së, derisa, gradualisht, shkonin nëpër formacione luftarake të inkuadruara në UÇK. Nuk dua ta parcelizojë këtë Uçështje, por dy ishin Shoqatat që dhanë një ndihmesë të vyer në këtë drejtim. Shoqata Mbarëkombëtare ‘Bashkimi Antifashist i Shqipërisë’, dhe Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve të Liruar dhe në Rezervë. Një grup nga Kosova edhe të njohurit tanë në atë kohë në Tiranë na kërkuan një ditë në takim dhe na paraqitën një dokument si të deleguarit e ‘Këshillit të Mbrojtjes së Kosovës’, të cilët kërkonin ndihmën jo vetëm në përgatitjen e luftëtarëve nga Kosovë, por edhe vullnetarë kuadrosh ushtarakë, kryesisht të specialitetit xhenier, kimist, zbulues dhe gjitharmësh, të paktën të kishin komanduar njësi taktiko-operative, por edhe kuadro të rangjeve të ulta. Për të sensibilizuar opinionin mbarëshqiptar, për këtë qëllim bëmë një takim të disa shoqatave atdhetare nga gjithë vëndi, gjithësej 20 të tilla, dhe dolëm me një plotformë të përbashkët në mbështetje të UÇK-së”. “Kjo, mendoi, se ishte puna më rezultattive. Me keqardhje them, se edhe këtu pati tentative sabotuese kundër UÇK-së dhe pro FARK-ut, të cilat, në shënimet që kam në këto libra, i kam thënë me emra, pa ekuivoke: ishin që nga ish kryetari i Shoqatës së Antllantikut në atë kohë, sot President i Shqipërisë, zoti Alfred Moisiu dhe pasuesit e tij të drejtuar dhe të iniciuar direkt nga Sali Berisha, nën ndikimin e Ibrahim Rrugovës dhe të Bujar Bukoshit. Kohë më vonë kam marrë pjesë direkt në luftën e Luginës së Preshevës dhe, venUçanërisht, në përbërje të UÇPMB-së deri në tërheqjen e saj për arsye të politikave të mbrapështa. Edhe këtë do ta gjejnë të trajtuar mjaft gjatë dhe personazhe pozitivë dhe negativë, me të mirat dhe me mangësitë e saj”, ka thënë në intervistën ekskluzive për “Epokën e re”, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Veli Llakaj Ndarja e KosovësEPOKA E RE: “Iniciativa për ndarjen e Kosovës nuk mund të jetë rezultat i punës së Ahtisarit, sepse ai nuk ka mandat për këtë", tha para disa javëve për radion B 92 funksionari i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Goran SvilanoviUç. Kjo zgjidhje mund të llogaritet në mbështetjen te opinioni serb. "Ajo pjesë e opinionit që mendon, se Kosova është humbur, do ta pranonte ndarjen si një lloj rezultati të bisedimeve, madje dhe si zgjidhje e drejtë", mendon ai. "Plani i Ahtisarit tashmë përmban propozimin e ndarjes ‘de fakto‘. Nuk më duket reale, se në këtë moment mund të arrihet ndarja e vërtetë, por me forcimin e entitetit, kompetencat e tij dhe mundësitë e bashkëpunimit me Serbinë, mund të përcaktojnë statusin e veUçantë për veriun e Kosovës, në një periudhë prej disa vitesh", thotë SvilanoviUç. Sipas tij, statusi i pjesës veriore të Kosovës nuk do të zgjidhej në këtë fazë të parë, por në një fazë të dytë, kur mund të nisë Uçështja e korrektimit të kufijve dhe bashkimi i kësaj pjese me Serbinë. A mendoni se Serbia përmes kësaj rruge do t'ia arrijë synimeve të saja strategjike për përvetësimin e një pjese të territorit të Kosovës?Gjeneral Llakaj:Janë disa Uçështje që ngrenë serbët në kuadrin e masave që diskutohen për pavarësinë e Kosovës. NgërUçet që sajojnë serbët unë i kuptoj, si sebepe për të shkaktuar vonesa, për të fituar kohë me shpresën e rreme, se ngjarjet do të mund të rrokullisen në krahun e tyre. Pjesës së fundit të pyetjes suaj do t’i përgjigjem fare thjeshtë: Serbia nuk ka për t’ia arritur qellimit. EPOKA E RE: Disa vëzhgues vlerësojnë, se fjala e para disa kohëve e Vladimir Putin në Gjermani, ku ai sulmoi direkt SHBA dhe politikën e tyre në planin botëror, është fillimi zyrtar i luftës së re të ftohtë. Ashpërsimi i marrëdhënieve SHBA-Europë në njërën anë, dhe Rusisë në anën tjetër, a e dëmton procesin e zgjdidhjes së drejtë të statusit të Kosovës dhe, më pas, integrimin kulturor dhe politik të hapsirës shqiptare në një njësi të vetme? Gjeneral Llakaj:Doemos që e dëmton. Por në këtë mes unë shikoj një shteg, ku do të mund të kalojë politika realiste, politikë që do të piqet nga një shumicë udhëheqësish, nga e cila nuk do ta kenë të lehtë të ndahen rusët apo të tjerë. EPOKA E RE: Pas dështimit të bisedimeve shqiptaro-serbe në Vjenë, Uçështja e zgjidhjes së statusit final të Kosovës u bart në KS të OKB-së. A prisni që edhe Kina dhe, sidomos, Rusia të pajtohen me një rezolutë të re që Kosovën përfundimisht do ta shkëpuste nga sovraniteti shtetëror i Serbisë? Gjeneral Llakaj:Kam mendimin, se Uçështja e pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë të diskutohet nëpër kancelaritë e shteteve që përmëndet me dëshirën e mirë për t’i dhënë Kosovës atë Uçka ajo kërkon dhe i takon. Këtu nuk bëhet fjalë për kundërshtim të hapur të problemit të shtruar, por për të mos u prishur me lidershipin serb. Shpresoj dhe besoj, se do të fitojë opsioni amerikan, gjë që do të Uçojë drejt realizimit të ëndrrës së kosovarëve. Paralajmërimet e SHBA-ve ndaj SerbisëEPOKA E RE: Ish amabasadori amerikan në Beograd, Montgomery, ka thënë disa javë më parë, se SHBA-ja në vitin 1992, në mënyrë të njëanshme e pati paralajmëruar MillosheviUçin, se nëse shkaktonte dhunë në Kosovë, ashtu siUç ndodhi në Kroaci e Bosnjë, SHBA do të reagonin me të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë dhe forcën ushtarake. "Ky ishte një hap i jashtëzakonshëm për dy arsye", shpjegon Montgomery. "Së pari, ka qenë veprim i njëanshëm pa miratimin më parë të NATO-s. Së dyti, paralajmërimi u njoftua kur Kosova ishte relativisht e qetë dhe Bosnja e Kroacia ishin në agoni". Montgomery mendon, se "Serbia duhet të pranojë të gjitha rekomandimet e Ahtisarit (përfshirë dhe themelimin e forcave të BE që do të zëvendësonin UNMIK-un me zyrën e përfaqësuesit ndërkombëtar), me një ndryshim jashtëzakonisht të rëndësishëm", vazhdon diplomati amerikan, „rezoluta, në mënyrë eksplicite, do të ndalonte Uçdo hap drejt pavarësisë në një periudhë prej një viti nga miratimi i saj. Gjatë kësaj kohe, qeveria e Kosovës me përfaqësuesin civil ndërkombëtar të BE-së do të kishte mundësi të konsolidojë dhe të zbatojë rekomandimet e mbetura të Ahtisarit. “Sa është real ky skenar, nëse rusët do të insistonin që të përfillet edhe mendimi serb? Gjeneral Llakaj:Mendoj, se politika amerikane për Kosovën ka qënë dhe mbetet pozitive dhe shpresëdhënëse. Kur vjen puna për realizimin e një qellimi, siUç ishte Uçlirimi i Kosovës, dhe tani – fitimi i pavarësisë, pak rëndësi ka për ne rrugët që janë shfrytëzuar. Në fund të fundit gjërat kanë shkuar në logjikën e zhvillimit të asaj Uçka ishte nisur. Mendoj, se duhen mbajtur parasysh rekomandimet e Ahtisarit, Uçka do të thotë të njihen dhe të respektohen etapat e rrugës deri te pavarësia. Ne do të dëshironim që kokrrat e qershisë t’i hanim që nesër, por kjo është e pamundur. Atëhere do të presim deri sa ato të piqen. Pavarësia dhe vetëvendosja janë parësore dhe determinante. EPOKA E RE: Para disa javësh në një shkrim të analistit të njohur të Tiranës, Mustafa Nano, që merret me futurologji politike në hapsirën shqiptare parashikohej që kosovarët pas një kohe do të krijojnë një gjuhë tjetër standarde, të ndryshme nga ajo në Shqipëri dhe me këtë do të fillojë krijimi i një kombi tjetër, atij kosovar, për Uç' gjë angazhohet bie fjala Nexhmedin Spahiu. A mendoni se tendenca të tilla janë historikisht të pashmangshme dhe kanë një bazë shoqërore apo se ato janë thjeshtë një prodhim i një truri të sëmurë që projekton ndarje mes shqiptarëve edhe aty ku ato realisht nuk ekzistojnë? Sa është reale mundësia që shqiptarët, përkundrazi, të bashkohen rreth programit politik për krijimin e ‘Shqipërisë etnike“, apo “natyrale”, siUç e quajnë disa të tjerë, pas disa vitesh të funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe kur në Ballkan të kemi një klimë më tolerante? Gjeneral Llakaj: Nuk kam ndonjë koment për këtë pyetje. EPOKA E RE: Së fundi, me që keni bërë promovimin e dy vëllimeve tuaja njëri pas tjetrit në Tiranë dhe në Gjermani, por edhe këto libra kanë rënë në duart e shumë lexuesve, a mund të thoni se si janë vlerësuar apo pritur dhe cilat kanë qënë kontestimet që u janë bërë? Gjeneral Llakaj:Po ështe vërtetë që janë bërë dy promovime, por edhe këto libra kanë rënë duart e shumë lexuesve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Masivisht janë në Shqipëri, jo pak në Gjermani, një pjesë e mirë në Kosovë dhe Maqedoni. Po kështu kanë shkuar në Greqi, pjesërisht në UÇamëri, po më shumë te refugjatët shqiptarë, pa lënë mënjan dhe SHBA. dhe Kanadanë, sidomos në Boston dhe në Toronto. Nuk mund të ketë asnjë libër që të gjithë ta flasin mire, ose të gjithë të flasin keq. Këtë e them se kushdoqoftë në shkrimet që bënë ka preference, subjektivizma, por edhe ndonje lapsus, qoftë të redaktorëve apo të korrektorëve, sikurse përgjegjësinë e mbanë autori. Në këtë këndvështim do të thoshja, se në Tiranë sidomos në promovimin e tyre morën pjesë personalitete të larta shtetërore, ish kuadro të PPSH-së dhe tash të PKSH-së, por edhe të partive të tjera të majta, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, intelektualë, profesorë të fushave të ndryshme, gazetarë dhe publiUçistë të dëgjuar e me reputacion. Ushtarakë të lartë të struktura të Forcave të Armatosura, Gjeneralë të talentuar të asaj dhe kësaj kohe. Ata që morën fjalën nuk kishin ndonjë kontestim, përkundrazi thanë ato fjalë vlerësuese që personalisht nuk i prisja. Por kam dëgjuar jo drejpërdrejtë, por të anashkaluar se ka mendime pro dhe kundra, sidomos për figurën e Enver Hoxhës. Dikush e quan të tepruar ngritjen e tij si një atdhetar i madh dhe luftëtar konseguent i kombit shqiptar, dikush thotë, se nuk ka dal ashtu siUç duhet figura e tij, mbasi ka raste që është denigruar. Kjo ka qënë pro dhe kundër, nuk di se kush e ka më mirë dhe kush e ka më keq, në këtë kuptim unë jam në këtë rast midis dy zjarreve. Pra, e kam thënë mirë apo keq figurën e tij. Por mendoi, se kur jam midis dy zjarreve, pro dhe kundër, jam më i sigurt, se e paskam trajtuar ashtu siUç e meriton. Hapur këto kundërshtime i pata në debatin në Dysseldorf vetëm nga dy persona, por mendoi se e morën përgjegjen jo vetëm nga unë, por nga auditor i i pranishëm. Në këtë rast nuk përjashtoj aspak ato Uçka thash, se do të ketë referenca dhe subjektivizma. (FUND)

Shteti Arberor ne More (Peleponez),derguar nga ShqipeIlire

Shteti Arbëror në More (Peleponez) Propaganda bizantine e kishës dhe shtetit grek kanë shtrembëruar vazhdimisht historinë; aq më shumë kur shqiptarët nuk e shkruanin gjuhën Arbërore ose u ndalohej të shkruanin faktet dhe të vërtetën. Një rast i dukshëm është kryengritja arbërore e Moresë e vitit 1453, për të cilën historiani amerikan Xhon Fajn shkruan në librin e tij, faqe 564: "....duke qenë se sulltani kishte mjaft telashe nga shqiptarët e Skënderbeut, ai nuk dëshironte të shihte një shtet të ri shqiptar në Peloponez dhe prandaj dërgoi një ushtri të madhe atje në dhjetor 1453, e cila shtypi me gjak e hekur kryengritjen e arbërorit Pjetër Bova”. John V. A. Fine, Jr., The late medieval Balkans: a critical survey from the late 12th century to the Ottoman Conquest, University of Michigan Press, Ann Arbor, 1994. ISBN 047-2100-793 Titulli i librit i përkthyer: Xhon V. A. Fajn, i Riu, Ballkani në Mesjetën e Vonë: një vëzhgim kritik prej fundit të shekullit XII e deri në pushtimin Osman, University of Michigan Press, Ann Arbor, 1994

Po ripertrihet regjimi i Millosheviqit shkruar nga Kujtim Kosumi


Po ripërtrihet regjimi i Milloshoviqit
Apr 29, '07 1:50 PMfor everyone
Më kujtohet ai regjim i cili i shkatrroj shumë njerëz vetëm se kërkonin të drejtat e veta, të drejtën për VETEVENDOSJE!
Sot regjimi i cili është (UNMIK-u) nuk dallon aspak nga regjimi i Jugosllavis (regjimi Miloshoviqit) sepse ka shum gjëra që atëher u janë bërë shqiptarëve dhe po i bëhen edhe tash në këtë regjim. Atëher policia serbe kur arrestonte shqiptarët të cilët u pengonin, pasi që dërgoheshin në stacionin e policis u rraheshin dhe malltretoheshin si në mënyrën psiqike ashtu edhe në mënyren fizike, gjithmon ishin “shqiptarët”ata të cilët kryenin urdhërat e komandantëve serbë të policis për ti rrahur dhe malltretuar të burgosurit. Sot po ndhodh e njëjta gjë pasi që shqiptarët kërkojn kërkojn të drejtën për VETEVENDOSJE! u pengon regjimit të UNMIK-ut dhe jepë urdhërat të arrestohen ata dhe të malltretohen nga “shqiptarët” si psiqikisht ashtu edhe fizikisht. Nuk mungojn as ata “shqiptarë” që ende kan dëshirë të kthehet regjimi i Milloshoviqit vëtëm e vetëm të rrahin e malltretojn njerëz që kërkojn të kërkojn të drejtat e veta por edhe me këtë regjim po pajtohen pasi që edhe ky po ua ploteson këtë dëshirë.
Në kohën kur ishte regjimi i Milloshoviqit ishin “shqiptarët” ata të cilët në krye me UDB-ën serbe punonin pa uniforma për të spiunuar dhe burgosur shqiptarët të cilët punonin për qështjen kombëtare. Sot për fatë të keqë e njëjta po ndodhë që “shqiptarët “ punojn për UNMIK-un pa uniforma punojn për qështjen kombëtare .
Në kohën kur atëherë kur merreshin në pyetje të burgosurit u thoshin : “deshe s’deshe duhet me parnu “, e sot për fatë të keqë ndodh e njëjta gjë, të njejtat fjalë përsëriten ku të burgosurit politik merren në pyetje nga të njejtit “shqiptarë” që kanë punuar pas viteve të 90-ta punojn edhe sot dhe ata marrin grada të latrta nga policia e UNMIK-ut sikur se atëherë nga UDB-a e Jugosllavis .
Ne nuk do të ndalemi deri në VETEVENDOSJE! deri sat ë arrijmë të drejtat tona si popull, pamvarsisht se kush është në regjim.


Autor: Kujtim Kosumi

DEKLARATE PUBLIKE NR. 21 E F.B.K.SH.-s:


DEKLARATË PUBLIKE NR. 21 E F.B.K.SH.-SË:
Apr 30, '07 5:50 AMfor everyone

Category:
Books
Genre:
History
Author:
FBKSHUshtria Çlirimtare e Çamërisë (UÇÇ) e proklamuar këto ditë nga masmedia greke, ka qenë dhe mbetet një shpikje e qarqeve shoviniste greke, sepse Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), përmes Platformës Politike të tij, të bërë publike që në korrik të vitit 2002, për popullsinë shqiptare të Çamërisë, ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë, si më poshtë vijon:Çamëve, që jetojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Turqi, t’iu lejohet rikthimi i tyre dhe pronat e tyre, Çamëve t’iu paguhet dëmshpërblimi për shfrytëzimin e pasurive të tyre nga shteti grek, Greqia të kërkojë falje publike, ashtu Gjermania iu kërkoi hebrejve, për gjenocidin e ushtruar mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, dhe Popullsia shqiptare e Çamërisë të gëzojë po ato të drejta që i gëzon minoriteti grek në Republikën e Shqipërisë. Zëdhënësi Politik i F.B.K.SH.-së,Mr. Gafurr ADILI.Tiranë, 30.04.2007

Kukuvajkat Greke ne vend qe te heshtin,qesin lot korkodilli


Greqia ankohet për Himarën në BE
Viron GJYMSHANA Bruksel
30-04-2007
function openGallery() {
window.open('/articlegallery.php?articleid=8954', '', 'toolbar=0,location=0,directories=0,status=0,menubar=0,scrollbars=1,resizable=0,width=770,height=576');
return;
}


Parlamenti Europian

function loadImage(cmd) {
var imgs = new Array(new Array("/tpllib/img.php?im=cat_49/8954.jpg&w=260&h=154", "Parlamenti Europian"),
new Array("/tpllib/img.php?im=2007/4/img_49_8954_520.jpg&w=260&h=154", "Greqia ankohet për Himarën në BE"));
var form = document.forms["article_images"];
var img = document.getElementById("article_image");
var imgId = new Number(form.cur_image.value);
var title = document.getElementById("image_caption")

if (cmd == "next") {
if (imgId 0) {
form.cur_image.value = imgId - 1;
} else {
form.cur_image.value = imgs.length - 1;
}
}

img.src = unescape(imgs[form.cur_image.value][0]);
if (title != null) {
title.innerHTML = unescape(imgs[form.cur_image.value][1]);
}

}

Mbrapa - Para
Olli Rehn pranon se si në Himarë dhe po ashtu edhe në rrethe të tjera, pati parregullsi për shkaqe administrative
Eurodeputetët në Bruksel, në sinkron me deklaratat e Bollonos dhe Kokosis
TIRANË- Si në një orkestër të drejtuar me zotësi nga një dirigjent i aftë, e ashtuquajtura "çështja e minoritetit grek" në Himarë, po jehon dhe po merr pak nga pak përmasa sa kombëtare dhe ballkanike, por po aq edhe evropiane. Deklaratat e Bollanos për një lloj autonomie të Shqipërisë së Jugut, ose të Vorio Epirit, sipas tyre, si dhe ato mbështetëse të ambasadorit grek në Tiranë, janë në sintoni të plotë me fushatën disavjeçare për Himarën që disa europarlamentarë grekë po përpiqen ta ngrenë dhe ringrenë në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Së fundmi janë europarlamentarët grekë, Kostandinos Haxhidakis i Partisë Popullore dhe Demokrate Evropiane, si dhe Panajotis Beglitis i Partisë Socialiste Evropiane, të cilët i shkruajnë Komisionerit përgjegjës për Zgjerimin, Olli Rehn, rreth parregullsive të vëna re, sipas tyre, në zgjedhjet e 18 shkurtit në Shqipëri, dhe veçanërisht në Himarë dhe pengesave që u janë nxjerrë atje kandidatëve të minoritetit grek. Në përgjigjen e tij, komisioneri Olli Rehn pranon se si në Himarë dhe po ashtu edhe në rrethe të tjera të vendit, pati parregullsi dhe vonesa të theksuara në mbarëvajtjen e votimeve, por këto parregullsi, sipas zyrtarit të lartë të BE-së, erdhën më shumë për mungesa të theksuara administrative të shkaktuara nga mospasja e një Regjistri Themeltar të zgjedhësve, si dhe të kartave të identitetit. Dhe që të mos përsëriten më këto dukuri, Olli Rehn njofton se Komisioni Evropian, në kuadër të programit të tij të ndihmave ndaj vendeve të Evropës Juglindore, CARDS, ka akorduar 3,3 milionë euro për hartimin e një regjistri të popullsisë dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identifikimi.
Sulmi
Këtij sulmi të organizuar pa ndërprerje dhe frontal, janë detyruar t'iu kundërvihen një varg personalitetesh të Bashkimit Evropian, si p.sh., komisionerët që kanë qenë përgjegjës për vendet e Ballkanit, duke filluar nga Hans van den Bruk, Kris Patten dhe së fundmi nga Olli Rehn, apo edhe eurodeputetja Doris Pack. Kanë qenë gjykimet e tyre të kthjellëta dhe të paanshme që kanë bërë që deri më sot, pretendimet greke ndaj Himarës dhe minoritetit grek në Shqipëri, të mos trajtohen me seriozitet në institucionet e BE-së.
Është tashmë i njohur për publikun shqiptar rasti i ish-eurodeputetit Ksarhakos, por edhe të tjerëve, që nuk kanë lënë rast pa përdorur për të ngritur pranë institucioneve të BE-së çështjen e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe për të risjellë në skenë Protokollin e Korfuzit, apo të autonomisë së Vorio Epirit.
Por, siç thamë, këto pretendime janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit më në zë të Bashkimit Evropian. Në një raport p.sh., të hartuar nga Komisioni Evropian para 3-4 vjetësh, pohohej e zezë në të bardhë se pakica greke në Shqipëri përfaqëson 1,5% të popullsisë së përgjithshme dhe se të drejtat e pakicave atje përgjithësisht respektohen.
Ky pohim i Komisionit Evropian vuri atëherë në lëvizje krahun më radikal grek në Parlamentin Evropian, të cilët organizuan edhe një të ashtuquajtur konferencë për shkeljen e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri. Në këtë konferencë morën pjesë edhe disa deputetë minoritarë grekë në Kuvendin e Shqipërisë. Synimi i kësaj konference të organizuar në vitin 2003, ishte pikërisht që të përgënjeshtroheshin si të dhënat e Komisionit Evropian, por po ashtu edhe për të ringritur edhe një herë tjetër pretendimin e autonomisë së Shqipërisë së Jugut. Organizatori i këtij takimi, eurodeputeti i atëhershëm dhe i sotëm, Haxhidakis, theksoi ndër të tjera atëherë se "...ka disa probleme me raportin e Komisionit Evropian. Ekzistojnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Shqipëri, që në këtë raport nuk janë pasqyruar. Kjo ka qenë edhe një nga arsyet që kemi organizuar këtë konferencë dhe që kemi ftuar përfaqësues të pakicës greke në Shqipëri, të flasin këtu para zyrtarëve të Parlamentit dhe Komisionit Evropian, për të parë se si mund t'i zgjidhim këto kundërshti në të ardhmen. Do të jetë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë, që ajo të respektojë të drejtat e minoritareve grekë. Komisioni Evropian është informuar keq, prandaj ne do të përpiqemi ta bindim atë se të dhënat në raportin e tij janë të gabuara",- u shpreh ndër të tjera europarlamentari grek.
Por ndërsa Haxhidakis foli me një gjuhë të moderuar diplomatike, përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri, ishin edhe me të hapur dhe më agresivë në pretendimet e tyre.
Njëri prej tyre, duke folur në greqisht, theksoi se Shqipëria ndjek një politikë të dyfishtë ndaj minoriteteve. Ajo, sipas tij, i ka aprovuar te gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare, përsa i takon respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave, por në praktikë nuk i zbaton ato. Ai nënvizoi pastaj se, ndryshe nga sa thotë Kushtetuta vendase dhe Këshilli i Evropës, në Shqipëri nuk mund të shprehet me zë të lartë përkatësia etnike dhe fetare. Prandaj edhe mungojnë të dhëna të besueshme mbi numrin real të pakicave kombëtare në Shqipëri, si dhe të përkatësisë së tyre fetare, shtoi përfaqësuesi i minoritetit grek në Parlamentin shqiptar. Ai e konsideroi si padrejtësi që vetëm në 99 fshatra të Jugut të Shqipërisë janë vendosur shkolla në gjuhën greke dhe jo kudo ku jetojnë minoritarët grekë. Më pas, ai nënvizoi nevojën që edhe në Shqipëri, sidomos në ato zona ku banojnë pakicat, të njihet dygjuhësia. Pra, që gjuha greke të njihet dhe të përdoret si gjuhë e dytë zyrtare, në të gjitha ato treva ku ka prani të minoritareve greke. Sipas logjikës së deputetit minoritar, të gjithë ata që do të punojnë në të ardhmen në administratën lokale, ku jetojnë edhe minoritarë, duhet të njohin si shqipen ashtu edhe greqishten. Ai bëri po ashtu thirrje, që gjuha greke të përdorej në tabelat e rrugëve, në shkresat zyrtare etj.
I pakënaqur dukej deputeti minoritar edhe me ndarjen e re administrative në Shqipëri. Ai kërkoi që zonat e populluara nga minoritarë, të formonin njësi administrative më vete. Sipas tij, ishte e padrejtë p.sh., që Saranda të formonte me Vlorën një ndarje administrative, në vend që të mbetej me Gjirokastrën, ku jetojnë minoritarë.
Pas tij, eurodeputeti grek, Haxhidakis ia dha fjalën dikujt që e paraqiti si përfaqësues të minoritareve që jetojnë në Greqi, i quajtur Karathanos. Ky i fundit, pasi theksoi se minoritaret greke kanë 4000 vjet që jetojnë në trojet e tyre në Epirin e Veriut, deklaroi se 10% e popullsisë së Shqipërisë janë minoritare greke, megjithatë, Karathanos bëri thirrje që të kryhet një regjistrim i ri i popullsisë në Shqipëri, ku të shënohet edhe përkatësia fetare dhe etnike. Dhe megjithëse pati pohuar më përpara se minoritarët grekë janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve '90, për shkak të kushteve të këqija ekonomike, Karathanos nuk ngurroi t'i bëjë thirrje Bashkimit Evropian t'i ndihmojë dhe t'i mbrojë minoritarët grekë, për t'u kthyer sa më shpejt në vatrat dhe shtëpitë tyre në Vorio Epir.
Më pas e mori fjalën J. Simos, i cili u paraqit si këshilltar i minoritetit grek për Epirin e Veriut. Me një fjalim prej ideologu, Simos iu kundërvu termit "pakicë kombëtare", duke pretenduar se nga numri i tyre dhe nga historia, ata nuk mund të jenë pakicë. Ka qenë gabim i historisë që e ka lënë këtë pjesë të popullit grek në shtetin shqiptar, i cili deri në vitin 1990 nuk e ka njohur demokracinë, por edhe tani është Bashkimi Evropian që po angazhohet në ruajtjen e stabilitetit të tij, tha Simos. Edhe ai kërkoi që në Shqipëri të organizohet një regjistrim i ri i popullsisë, nën kujdesin dhe kontrollin e Bashkimit Evropian, ku të theksohet edhe origjina etnike, si dhe feja. "Të përcaktohen grupet gjuhësore në çdo zonë, jo vetëm në 99 fshatrat që njihen si minoritarë",- tha Simos, para se të deklaronte që "minoriteti grek në Shqipëri kërkon t'i marrë në dorë fatet e veta nëpërmjet vetëvendosjes".
Por përfaqësuesit e Vorio Epirit duket se nuk mjaftoheshin me shtrembërimin e fakteve apo kërkesat e tyre për vetadministrim, hapjen e shkollave greke kudo ku ka minoritarë, përdorimin e gjuhës greke si gjuhë të dytë zyrtare, por duket se kishin ardhur me kërkesa të qarta dhe synime konkrete. Ato i shprehu hapur Karathanos, kur deklaroi se ata kërkojnë që minoriteti grek në Shqipëri të ketë të drejta të njëjta me ato që gëzojnë sot kosovarët! Pra deklaratat e fundit të Bollanos veçse përsërisin ato që u shpalosën në Parlamentin Evropian, që në vitin 2003.
Që në atë kohë ata kishin botuar dhe shpërndarë në Parlamentin Evropian një libërth të shkruajtur në greqisht dhe anglisht, të titulluar: "Shqipëria sot dhe bashkësia etnike greke në Epirin e Veriut", në të cilin përmblidheshin këndvështrimet e tyre.
Dhe konferenca e organizuar atëherë nuk ishte e para e këtij lloji. Mbahet mend se një taktikë të tillë ata e përdorën edhe pas zgjedhjeve vendore të tetorit të vitit 2000, sidomos për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve në Himarë dhe Dhërmi. Atëherë ishte kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian, zonja Doris Pack që diskreditoi me përçmim përpjekjet dhe shpifjet e një minoritareje greke, që e vajtur nga Greqia në Dhërmi, kishte shkatërruar atëherë kutinë e votimit atje.
Para një ofensive të tillë të disa qarqeve nacionaliste greke, të vret sytë mefshtësia e shtetit shqiptar. Edhe ata që mbrojnë të vërtetën mbi respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, si komisionerët Kris Patten, Olli Rehn, eurodeputetja Doris Pack apo organizatat ndërkombëtare, si Grupi Ndërkombetar i Krizave etj., po vihen përherë e më shumë para një presioni gjithmonë e më të fuqishëm të palës greke.
Dhe në qoftë se deri më tani pretendimet e palës greke në Bruksel nuk kanë pasur edhe aq jehonë, kush mund të garantojë që nesër në një Komision të ri, nuk mund të emërtohet një komisioner tjetër për vendet e Evropës Juglindore, i cili për arsye të gjithfarëllojshme nuk do të jetë i ndjeshëm ndaj këngës së sirenave greke në Parlamentin Evropian.
Dhe kush mund të garantojë se kur të vijë koha e kërkesës për anëtarësim të Shqipërisë në BE, asaj nuk do t'i vihet si kusht pikërisht njohja e autonomisë së Vorio Epirit! Protokolli i Korfuzit vazhdon të mbetet ende një dokument, të cilin asnjë qeveri greke deri më sot nuk e ka hedhur poshtë, ashtu siç vazhdon të ruhet edhe gjendja e (mos)luftës me Shqipërinë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Kështu ndodhi edhe pak muaj më parë, kur Parlamenti Evropian aprovoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilitetit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Eurodeputeti grek, Jorgo Karaxhaferr kishte paraqitur me këtë rast një amendament në rezolutën e propozuar, ku kërkohej kushtëzimi i çdo ndihme financiare nga ana e Bashkimit Evropian, me njohjen nga Shqipëria të Protokollit të Korfuzit, d.m.th.,të autonomisë për të ashtuquajturin Vorio Epir, amendament që për fat të mirë u hodh poshtë me shumicë dërrmuese votash nga parlamentarët evropianë.
Para kësaj mësymjeje të disa qarqeve ekstremiste dhe nacionaliste greke, qeveria shqiptare nuk ndihet. Duket se ajo është kaq aq shumë "e kapur" pas pushtetit saqë nuk ka as kohe, as dëshirë dhe as ide për t'iu kundërvënë sa pa qenë vonë kësaj ofensive me pasoja për stabilitetin në Ballkan.
Kokosis
"Nuk besoj se jam në gjendje të flas për zotin Bollano. Imagjinoj dhe besoj se ato që thotë ai janë të drejta, por në rast se janë edhe të sakta, kjo nuk është një çështje që më takon mua apo më përket mua si diplomat për ta gjykuar apo komentuar". Kështu është shprehur pak ditë më parë ambasadori grek në Tiranë, Kostandinos Kokosis, i cili nuk e ka hedhur poshtë deklaratën e kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, por e ka mbështetur atë. Me këtë deklaratë, ambasadori grek Kokosis ka hedhur poshtë deklaratën zyrtare të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, sipas të cili, "deklarata e Bollanos është një lapsus dhe s'mund të jetë një deklaratë e vërtetë".
Godo
Sabri Godo ka kundërshtuar ashpër mbështetjen që ambasadori Grek ka dhënë në mënyrë të tërthortë për kryebashkiakun e Himarës, duke kërkuar nga shtetit shqiptar që të shpallë si një person të padëshiruar për vendin tonë Kostandinos Kokosis. Në gjykimin e republikanit Godo, fakti që ambasadori grek bën këtë deklarata do të thotë se Vasil Bollano mbështetet në burime zyrtare. "Ambasadori nuk ka lënë dhe aq shteg për komente sepse ka folur si një sofist i vërtetë. Nga njëra anë thotë që, nuk duhet të prononcohem për Bollanon, nga ana tjetër thotë se Bollano ka të drejtë. Tani duket qartë që ky Bollano ka një nxitje, një frymëzim nga një instancë shumë serioze, nga një burim zyrtare, përderisa ambasadori grek, në mënyrë të tërthortë, por që duket fare qartë, del në mbrojtje të ideve të tij. Kjo tani përbën një shqetësim shumë serioz", tha Godo.

Sonntag, 29. April 2007

Ja qka mendojn dhe qfar planesh pregaditin shovenistet serb per shqiptart dhe kosoven,flet ky fakt i meposhtem[titulli eshte iadministratorit te faqes


nga Fehmi Ajvazi
Apr 28, '07 5:45 PMfor everyone
Vasiljeviq: tashmë i kemi 5000 vullnetar

“Në oborrin e kishës së Lazaricës në Krushevc, më 5 maj do të mbahet ceremonia e Gardës së Car Lazarit, qëllimi i së cilës ceremoni është që të organizoj vullnetarë në të gjitha anët e Serbisë, të cilët vullnetarë në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jenë të gatshëm që me armë t’i mbojnë interesat e Serbisë”, i ka thënë të përditshmes beogradase Danas të datës 28 -29 prill, kryetari i Lëvizjes së Veteranëve të Serbisë, Željko Vasiljević. Sipas tij, së bashku me me Lëvizjen Popullore Serbe dhe me lëvizjet e tjera serbe në kishën e Lazaricës në Krushevc, solemnishtë do të themelohet Garda e Car Lazarit qëllimi i së cilës është çlirimi i Kosovës dhe Metohisë.
Sipas shpjegimit të Vasiljeviqit, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Radikale Serbe të Vojsllav Sheshelit, më 5 maj në portën e kishës së Lazaricës, do të parakalojë e uniformuar qeta e parë e Policisë Kristiane, e përbërë nga veteranë të luftës nga 30 qytete të Serbisë. Vasiljeviq, ka thënë se në këtë ceremony, do të marrin pjesë disa qindra anëtarë, por tash veq janë të evidentuar 5000 vullnetar.
“Detyra e tyre është që të organizojnë sa më shumë njerëz të cilët në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jenë të gatshëm për t’i mbrojtur interesat serbe. Si organizatë, i japim përkrahje të plotë procesit diplomatik të bisedimeve në mbrotje që intesat serbe në Kosovë të mbeten brenda kufijve të Serbisë, sepse nëse dikush e di se çka janë përjetimet dhe pasojat e luftës, atherë jemi ne”, ka thënë Vasiljeviq. Uniformat e maskuara, vullnetarët i kanë blerë vet në vlerë prej 35, deri në 40 euro në vende të ndryshme dhe kështu që uniformat edhe mund të jenë të dallueshme, kurse disa të tjerë që kanë marrë pjesë nëpër luftëra, veq I kanë uniformat, ka shpjeguar Vasiljeviq.
“Në radhët e këtyre vullnetarëve, ka disa gjeneralë dhe oficerë të tjerë të pensionuar të cilët na i sistemojnë strukturën dhe planet operative ushtarake, planet e lëvizjes dhe të sulmeve”, ka deklaruar për gazetën Danas, z. Vasiljeviq, i cili ka shtuar se lëvizja mund të ketë probleme të ndryshme nga reagimet e shtetit, por beson se ato nuk do të jenë të theksuara. Se si do të sigurohen armët në rast të luftës, Vasileviq ka thënë se në Serbi ka shumë armë në duar të popullatës. Kurse, lidhur me faktin se vullnetarët serbë as që do të mund të hynin në Kosovë për shkak të prezencës së forcave ushtarake ndërkombëtare, ai i ka thënë gazetës Danas se, nuk mundet në mënyrë hermetike të mbyllet kufiri pavarësisht se sa ka forca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, dhe besojmë se ata nuk do të përzihen ndërkaq, ne kemi besim dhe gjithashtu, e dim se si sillen në rast lufte forcat ushtarake paqësore.
“Duam që t’u kujtojmë njerëzve se ekzistojn mënyra të ndryshme për realizimin e interesave tona, në fund të fundit edhe përmes luftës. Në mesin e vullnetarëve ka edhe shqiptarë të cilët duke qenë lojal ndaj shtetit të Serbisë, pas vitit 1999, janë përzënë nga Kosova”, ka thënë Vasiljeviq, i cili ka thënë se tubimi është paralajmëruar zyrtarisht në organet e MUP –it, në Krushevc. Personeli i kishës së Lazaricës, ka thënë se ata nuk do të perzantojnë në manifestimin e 5 majit, mirëpo askush nuk mund ti ndaloj ata që duan të jenë në liturgji dhe, ata që duan ta vizitojnë kishën.
“Kisha, nuk e ka vendin në këtë manifestim dhe Kosovën ka kush ta mbrojë”, i ka thënë agjensisë Beta, stavrofor Ljubivoje Radoviq, dhe ka bërë të ditur që përfaqësuesi i Lëvizjes së Bashkuar Popullore ka kërkuar që kori i kishës të këndoj në manifestim, dhe të mbahet ceremonia kishtare e mëngjesit por për këtë, duhet leja e Episkopit të Nishit, zotit Irinej. Ndërkaq, në policinë e Krushevcit, agjensisë Beta i është thënë se Lëvizja e Bashkuar Popullore Serbe është e regjistruar si parti politike. Sipas policisë, ajo e ka lajmëruar tubimin që do të mbahet më 5 maj që do të filloj prej orës 9.00, dhe organet e rendit do të marrin masat e duhura të sigurisë dhe mbajtjes së rendit në këtë manifestim, shkruan e përditshmja Danas.
Përgatiti: F. Ajvazi

Pse ne Shqiperi nuk ka protesta ne mbeshtetjen e Vetvendosjes se Kosoves


Pse në shqipëri nuk ka protesta në mbështetjen e vetëvendosjes së Kosovës?!
Apr 29, '07 7:53 AMfor everyone
ESE POLITIKE Prof.Dr.Mehdi HYSENI "Po iu jap një porosi, Këmba e huaj keq iu rri, Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë." Sa jemi të përçarë, sa jemi të ndarë në 1001 parti? Sa kemi dhimbje për njëri-tjetrin? Sa afër jemi me njëri-tjetrin, duke e ndarë të mirën dhe të keqen së bashku, si në kohë mjerimi, të skamjes, të varfërisë dhe të papunësisë katastrofike mbi 50%? Sa jemi duke e ndihmuar njëri-tjetrin sinqerisht dhe realisht si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje? Sa të bashkuar jemi në mendime, në qëndrime, në pikëpamje dhe në veprime konkrete (jo vetëm në letra dhe në spekulime teorike) jemi me njëri-tjetrin? Çfarë diferencash ekonomike dhe sociale janë krijuar dhe mbizotërojnë sot në shoqërinë shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike? Çfarë roli kanë luajtur deri më sot (1990-2007) “masmdiat e pavarura” në mbështetjen, në afirmimin dhe në avancimin e interesave vitale dhe të vlerave kombëtare e shtetërore shqiptare, si dhe në zbulimin dhe në demaskimin e padrejtësive dhe të devijimeve si në planin politik, ekonomik, social, kulturor, kombëtar dhe ndërkombëtar? I gjithë ky spektër pyetjesh kërkon përgjigjje imediate dhe direkte nga bartësit dhe titullarët me “ferman sulltanati” të politikave dhe të antipolitikave të qeverive, të ashtuquajtura demokratike dhe reformatore, të inauguruara në pushtet që nga dekada e fundme e shekullit XX, pse populli shqiptar edhe brenda 18-vjeçarit të shkuar ndodhet në një gjendje të këtillë tragjike si në aspektin etik human, ashtu edhe në atë kombëtar, social, ekonomik, politik dhe demokratik, ku në vend të mirëkuptimit, të dashurisë, të respektit të mbështetjes së ndërsjellë ndërmjet njëri-tjetrit si kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje e prosperiteti, mbisundon përçarja, urrjetja, egoizimi, egocenetrizmi, përçmimi, hipokrizia, anarkia, mashtrimi, shfyrtëzimi i njeriut mbi njeriun, krijimi i dy klasave shoqërore: makroborgjezia aristokratike dhe klasa skamnore jopunonjëse (mbi 50% të papunë, pa mjete elementare ekzistenciale, të pa strehë dhe të paperspektivë), mohimi dhe nëpërkëmbja e vlerave të njëmendta të shoqërisë shqiptare, si dhe anatemimi dhe përndjekja e tyre në format më të ndryshme abuzuese si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut shqiptar. E gjithë kjo “skenë” deformiteti e shoqërisë shqiptare pasqyron elementet më të vrazhdta të hipokrizisë së organizuar vendore dhe ndërkombëtare, të fetishizimit dhe të mitologjizimit të lirisë individuale dhe kolektive, të demokracisë, të zhvillimit dhe të përparimit të përgjithshëm ekonomiko-politik dhe shoqëror. Përderisa në shoqërinë shqiptare të mbisundojnë këto dukuri negative dhe me pasoja të rënda për ekzistencën e përgjithshme ekonomike, sociale, politike, kombëtare dhe shtetërore, nuk mund të bëhet fjalë për lirinë, për demokracinë, për pavarësinë, për mirëqenien dhe për zhvillimin e mirëfilltë dhe të gjithmbarshëm të kombit shqiptar, as të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Liria e njeriut nuk nënkupton demokracinë vetëm mbi bazën e lirive dhe të drejtave politike, por edhe barazinë ekonomike dhe kulturore mbi bazën e punës, që është në funksion të lirisë, të zhvillimit dhe të kontributit të jetesës normale dhe të begatë të individit dhe të shoqërisë. Tipi i këtillë i demokracisë supozon respektimin dhe dinjitetin e personalitetit e njeriut, lirinë e mendimit, të shprehjes, të veoprimit dhe të krijimit të lirë, sundimin e vlerave morale, humanitare, kulturore, profesionale, kombëtare dhe shtetërore, dialogun e përhershëm ndërmjet qytetarëve dhe të pushtetit shtetëror. Prof. Dr. Mehdi HYSENI Sistemi demokratik i mirëfilltë i një shoqërie është forca motorike që mobilizon dhe aktivizon energjinë individuale dhe kolektive të njerëzve: vetiniciativën e njerëzve në ndërtimin dhe në zhvillimin e shoqërisë, ngritjen e shkallës së përgjegjësisë, të sundimit të drejtësisë, të barazisë, të ligjit dhe të gjyqësisë së mëvetësishme, që është në funksion të mbrojtjes së sistemit të vlerave nga çdo lloj i keqpërdorimit dhe të diskriminimit të tyre. Duke qenë se gjatë 18-vjeçarit të shkuar (1990-2007) në vend të krijimit të bazës dhe të premisave reale të rendit demokratik si në Shqipërinë londineze (1912), ashtu edhe në “ekspoziturat” e saj në Kosovë dhe në Iliridë, mbretërojnë varëfëria, papunësia, anarkia, pabarazia, dallimet sociale, ekonomike, korrupsioni, ligji i xhunglës, shpërngulja e vazhdueshme e popullësisë shqiptare nga trojet e tyre stërgjyshore për të kërkuar bukë, strehë dhe shpresë për ekzistencën dhe ardhmërinë e tyre nëpër vendet fqinje, në Evropë dhe në botë. Të gjitha këto deformime të theksuara përbëjnë esencën e përmbajtjes teorike dhe praktike të antidemokracisë, të antihumanizimit, të antikombëtares, të pseudopatriotizimit, të antibashkimit dhe të antireformizmit të deklaruar evro-perëndimor. Këtë fenomen apo më mirë të them këtë recidiv negativ e provuan edhe këto gabime të pakorrigjuara të politikës së brendshme dhe të diplomacisë së Republikës së Shqipërisë (1990-2007): (A) Njohja e Republikës së IRJM-së-Maqedonisë në vitin 1991, pa zgjidhur asnjë problem jetik të shqiptarëve atje. Këtë e dëshmoi edhe zhvillimi i luftës së drejtë të UCK-së kundër shtypjes, agresionit dhe shfyrtëzimit të qeverisë sllavomaqedone, me ç’rast pati shumë viktima shqiptare si rrjedhim i terrorit të organizuar shtetëror të qeverisë sllavomaqedone, në kuadrin e së cilës ishte edhe PDSH-ja e Arben Xhaferit. (B) Mosprerja e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë që nga ardhja në pushtet e ish-kriminelit Slobodan Milosheviq, i cili me agresion dhe me terroror gjenocidal e pushtoi dhe e rikolonizoi Kosovën më 1989. (C) Mosndërhyrja konkrete ushtarake e Republikës së Shqipërisë për parandalimin e gjenocidit të forcave ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, të cilat i masakruan me mijëra fëmijë, gra, djemë, vajza dhe pleqë shqiptarë; të cilat i vranë mbi 10.000 shqiptarë të të gjitha moshave; të cilat i dogjën me qindra dhe mijëra fshtara dhe vendbanime anembanë Kosovës; të cilat ua plaçkitën tërë pasurinë e luajtshme dhe të palkujatshme të shqiptarëve, vlera e së cilës ende nuk është rrumbullakësuar; të cilat me forcë, me dhunë, me vrasje, i dëbuan nga Kosova mbi një milion shqiptarë, duke i deportuar në vendet fqinje (Shqipëri, Maqedoni, Turqi etj.). (Ç) Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me RFJ-në (Serbia dhe Mali i ZI) më 2000, me të ardhur në pushtet “forcat e reja-demokratike”, siç ishin: Zoran Gjingjiq, Vojislav Koshtunica, Nebosha Çoviq etj., pa zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. (D) Mbështetja e Serbisë nga ana Shqipërisë, që ajo të rikthehej në organiztat ndërkombëtare (OSBE dhe në strukturat e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore etj.). (DH) Mbështetja e Planit të Marti Ahtisarit për “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës nën tutelën e BE-së. (Ë) Njohja e Republikës së Malit të Zi në qershor të vitit 2006.(E) Heshtja dhe mosdeklarimi zyrtar para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar se Kosova është pjesë integrale e territorit natyral të Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë kolonizatore dhe hegjemoniste. (G) Normalizimi i marrëdhënieve diplomatike me Greqinë më 1990, pa zgjidhjen e çështjes koloniale të Çamërisë. I gjithë ky spektër i gafave dhe i gabimeve tragjike, të theksuara vetëm si nocione emërtuese (pa hyrë në zbërthimin dhe në trajtimin e tyre analitik dhe sintetik të shkaqeve dhe të pasojave të tyre, që deri tani kanë rënë mbi kurrizin e kombit dhe të shtetit shqiptar), pa dyshim se është një nga pengesat kryesore edhe për zvarritjen e pavarësisë së Kosovës, edhe për procesin historik të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, si edhe për moszjgidhjen e çështjes globale shqiptare në Ballkan. Shembull konkret i vazhdimësisë së një strategjie të tillë politike dhe kombëtare të gabuar i qeverive antidemokratike të Shqipërisë (1990-2007), të personifikuara dhe të personalizuara me: Salih Berishën, Rexhep Mejdanin, Fatos Nanon, Ilir Metën, Alfred Mojsiun, Pandeli Majkon, Paskal Milon, Besnik Mustafajn e shumë të tjerë, tanimë është edhe pasiviteti dhe infefrioriteti i reagimit gjithpopullor shqiptar në mbështetjen e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë të Kosovës. Në këtë vështrim, (ndryshe nga politika zyrtare e Tiranës në mbështetjen e dertiashme të pavarësisë gjysmake dhe të kushtëzuar, që iu konvenon vetëm inetresave gjeopolitike, startegjike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake të armiqve serbo-sllavë dhe të koniunkturës së tyre evro-ndërkombëtare, të prirur nga Rusia, Kina, Sllovakia, Rumunia, Greqia etj.), të të gjitha subjektet politike shqiptare në Shqipëri, të cilat e mbështesin pa rezervë pavarësinë e plotë-vetëvendosjen e Kosovës, nevojitet që, sa më parë të jetë e mundur, të hidhen në veprim, duke organizuar dhe udhëhequr protestat paqësore demokratike gjithëpopullore anemnabë Shqipërisë (Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korcë, Elbasan, Berat, Gjjirokastër, Kukës, Lushnj, Permet, Mirëditë, Tropojë...etj.) për t’i treguar Serbisë gjenocidale dhe Rusisë hegjemoniste, si dhe mbarë botës se Kosova është tokë shqiptare dhe e Shqipërisë dhe, jo e serbomëdhenjve paranoidë racistë dhe e Serbisë së Madhe kolonialiste-xhandarit shekullor të Ballkanit. Ngritu, o populli im dashur dhe i shtrenjtë shqiptar! Ngritu, derisa fati i Kosovës ende është në duart tona! Në duart e popullit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e jo në, “tefteret” sekrete, në frikën, në fuqinë ekonomiko-tregtare dhe karrieriste, në pseudopatriotizëm, në demokracinë e rreme, dhe në prosperitetin utopik të sundimtarëve të sotëm, të cilët në vend të çlirimit, pë pavarësimit, të lirisë, të bashkimit dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, kanë zgjedhur rrugën e dështimit, të nënshtrimit, të vasalitetit (për hir të rujatjes së pushtetit të tyre dekretues dhe të pasurisë së tyre të paligjshme, të fituar nga djerësa dhe gjaku i popullit të përvuajtur dhe të varfëruar), të kapitullimit total nën “obrellën” dhe zinxhirët e përgjakshëm të robërisë së deritashme kolonialiste serbo-sllave. Pra, fati i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë Etnike është në duar të popullit, jo të politikave, as të politikanëve të falimentuar, e as të biznismenëve të shoqërisë së sotme konsumtare. Prandaj, derisa nuk ka kaluar “ ora 12,05”, dmth. para se të mbahet mbledhja e KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, partitë politike shqiptare (pavarësish nga orientimi i tyre: të djathta, të majta, të qendrës, etj.), nevojitet që së më parë, t’i orgnaizojnë protestat paqësore dhe demokratike gjithëpopullore në Shqipëri, të cilat do të jenë vetëm në funksion të mbështetjes së pavarësisë së plotë të Kosovës. S’ka dilemë se ky aksion gjithëpopullor do të ishte në përputhje të plotë me aspiratën shekullore të çlirimit, të lirisë, të pavarësisë dhe të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga fakti se, do ta pëlqenin këtë “masmediat e pavarura”( të financuara nga “filialat” e ndryshme të huaja, kuptohet që veprojnë dhe luftojnë për qëllime dhe interesa të agjendave dhe projekteve të huaja armiqësore, jo në interes të mbështetjs dhe të përligjjes së inetresave strategjike të përgjithshme kombëtare dhe shtetërore shqiptare) politikat dhe politkikanët anarkistë, mafiozë, spiritualistë, individualistë, absolutistë, konformistë, totalitaristë, etatistë, teknokratë... etj., si dhe makineria e tyre e ideologjizuar informative, e cila qe 18 vjet të shkuara (në emër të mëvetësisë dhe të anticenzurës), më tepër ishte në funksion të mbrojtjes së interesave të tyre, e jo të interesave jetike të qytetarit shqiptar, të cilin, për fat të keq, në emër të demokracisë dhe të zhvillimit të reformave ekonomike, e kanë izoluar në periferinë e lirisë si “lëndë të gjallë” shoqërore. Fundja, siç ka thënë ish-kyetari i qeverisë së parë të Shqipërisë londineze (1912), i madhi ynë dhe i pavdekshmi, Ismail Qemali, të mos pranojmë asnjë të keqe “as të madhe, as të vogël”, që bie ndesh me interesin e përgjithshëm dhe vital kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve, as të Shqipërisë Etnike. Ky është borxhi dhe detyrimi ynë i përjetshëm ndaj fatit të kombit dhe të shtetit tonë shqiptar. Pra, ky është çasti vendimtar historik për të gjithë ne, të ngrihemi të gjithë për një, dhe, një për të gjithë në mbrojtjen legjitime të pavarësisë dhe të lirisë së Kosovës, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë ne, do të ngelim sërish të përçarë, të ndarë dhe të izoluar (me “Murin e Berilinit”) nga njëri-tjetri sikurse këtu e 100 vjet më parë.
Tags: , , , , ,

Ne tete vjetorin e renjes perkujtohen deshmoret: Shahin Gashi dhe Jahe Hasani

Në tetë vjetorin e rënjes përkujtohen dëshmorët: Shahin Gashi dhe Jahë Hasani Tetë vite më parë në Llap në fund prill u zhvilluan beteja të njëpasnjëshme ku ranë edhe shumë dëshmorë të kombit.në mesin e tyre edhe dëshmorët që u përkujtuan sot: Shahin Gashi, pjestarë i Brigadës 152 "Shaban Shala" dhe Jahë Hasani, pjesatarë të Brigadës 151 "Zahir Pajaziti". Kështu në kodrën e Kaçanollit aty ku bashkohen Llapi me Shalë tetë vite më parë ra dëshmor Shahin Gashi nga Buzëllapi (ish Dobërdoli), ndërsa në vendin e quajtur Kalinë mbi fshatin Bradash ra dëshmorë, Jahë Hasani nga Bederiana (ish Bërveniku) i Gallapit. Për të nderuar veprën e këtyre dëshmorëve të kombit në këto dy vende të rënies ishin tubuar familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetar të tjerë. Ata përpos që evokuan kujtime për ta bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh tek vendet e rënjes, tek lapidari që është i ngritur në Qafën e Kaqanollit aty ku u zhvillua njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Llap, ajo e 15 shtatorit të vitit 1998 . Homazhe dhe kurora lulesh u vendosën edhe mbi varret edëshmorëve në Buzëllap tek varri i Shahinit dhe në Bederianë tek varri i Jahës. Ndërkaq nesër në Llap do të përkujtohen edhe tre dëshmor të tjerë të cilët ranë në betejën e zhvilluar po në këto anë. Në vendin e rënies “Te Shkëmbi i Bardhë” do të zbulohet lapidari për dëshmorin Elfir Behrami, ndërsa në Bradash do të përkujtohen dëshmorët Bedri dhe Eset Maloku. ( Milazim Kadriu)

Samstag, 28. April 2007

Interviste me Dr.dc A. Delia, "Pokrisht qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte nje shprehje e nje filozofije


Intervistë me Dr.doc A.Delia. ''Pikërisht, qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte shprehje e nje filozofije dhe qendrimi gandist' ka thënë për MEKULIpress..
Apr 22, '07 7:08 AMfor everyone

Intervistë me dr.doc Arbër Delia, aktivist i hershëm i levizjes per çlirimin e Kosoves i gjykuar dhe i denuar ne mungese nga organet represive serbe.
Intervistën e zhvilloi gazetari i agjensisë së lajmeve shqiptaro-norvegjeze "Mekuli Press", Vedat Xhymshiti, me qendër kryesore në Oslo të Norvegjisë.Tiranë - Prishtinë22 prill 2007
Dr.doc A.Delia Pikërisht, qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte shprehje e nje filozofije dhe qendrimi gandist.
MEKULIpressSi shpjegohet që Millosheviqi, i cili hoqi të drejtën fundamentale për liri popullit Shqiptar të Kosovës në vitin ’89-të dhe në vitet ’90-të, të tolëroj pluralizmin politik dhe lejoj që Rugova të flas për Pavarësi, liri dhe identitetin e kombit Shqiptar në Kosovë?
Milloshjeviçi, per te krijuar iluzjonin e demokratizimit te sistemit politik, lejoi formalisht edhe ne kosove pluralizmin.Ne fakt ai llogariti perfitimet qe do te buronin nga ky veprim.Konkretisht, lidhja e komunisteve të kosoves u shnrdrua drejtepersedrejti ne LDK duke implementuar edhe tërë strukturat e vjetra te partise, kuadrot, lidhjet, bazen materjale etj U krijua perfytyrimi i rremë, se gjoja pavarsija mundë të arrihej me mjete demokratike paqesore.Në fakt kurgjë nuk pësonte rregjimi i Milosheviçit, nga deklaratat e liderit te LDK-së. Populli liridashes i Kosoves priste, priste… mrekulline e Rugoves. por, në fakt po vdiste duke pritur. Por,,Drenica, kjo Mekë e shqiptarizmës, edhe një herë, ofroi kurbanin e lirise. Me mire nje fundë me tmerr, se sa një tmerr pafund. Adem Jashari ofroi alternativen e vertetë te lirise. Ai dha gjithçka që kishte me te shtrenjte, nenen, baben, vllain, femijte, dha edhe jeten e tij. Paskëtaj mesazhi i tij ishte i qartë. vellezer dhe motra shqiptare, une bera gjithëçka munda, tani eshte radha juaj. Dhe siç shkruan poeti ai, atje ne prekaz ndryshoi shekullin .MEKULIpressSi e spjegoni dëshminë e Rugovës në gjykatën e Hagës, kundrejt kriminelit Millosheviç, poashtu si e shpjegoni rastin kur krimineli Millosheviç dëshmitarit Batan Haxhiu i tha se ju keni punuar për mua?
Ashtu si rodhen ngjarjet, gjatë dhe pas luftes ne Kosove I.Rugova ishte i detyruar te deshmonte ne gjyqin e Hages, por, kjo edhe me pikësynimin per të permirësuar sa dopak imazhin e demtuar rendë si rjedhojë e takimit me Milloshjeviçin kur shqiptaret e Kosoves i nënshtroheshin nje genocidi te pa parë. Per hire te se vertetes ky ballafaqim ishte nje deshtim tjeter i radhes. Lideri i LDK-së ne vendë se te mbronte nderhyrjen e drejte te NATO-s në kosove dhe luften çlirimtare te UÇK-së ai e personalizoi fjalen e tij kryesisht tek” arrestimi” i tij. Çfare i konvenonte me së miri Milloshjeviçit. Prandaj ai edhe qeshi me ironi. Rugova edhe nje here zhgenjeu jo vetëm akuzen por edhe opinionin mbarë shqiptarë. B Haxhiu?! nuk perben problem per analize, pasi ai nuk ishte figure vendimarrëse. Por, problemi qendron tek rreplika therse e Mloshjeviçit e cila te bene te gjykosh per qendrimin qe duhet te mbaje opinioni kosovare shqiptare per ata individe qe i kane sherbyer me davotshmeri, pra deri ne tejkalimin e kopetencave, rregjimit titiso-miloshjevician. Shtrohet me te drejte pyetja duhet vallë te jene ata perseri ne parlamentin e Kosoves, ne Presidence, ne Qeveri, në organet e drejtesise?, duhet ata te drejtojnë mediat? duhet ata te komandojne ushtrine policine, sherbimet intelegjente? Ky eshte problemi, nga zgjidhja e drejte ose jo, do te varet stabiliteti ne kosove dhe prosperiteti i saj
MEKULIpressSi i shpjegoni anët politike të fondit Hardinaj?
Ajo qe une mendoje eshte se z Aradinaj me paraqitjen e tij ne gjyqin e Hages i sherbeu edhe nje here Kosoves. Ai, siç thuhet nuk u fsheh pas gishtit. Une kam patur rastin te njohe njerin prej ketyre vellezerve, Luanin. Luan kishte emrin luan ishte dhe si luan qendroi deri ne fund. Ramushi duke u dorzuar ne Hage u tregoi institucioneve nderkombtare se nje shtet i ri qe po lindete ne Ballkan me tere seriozitetin e nevojshem zbatonte kerkesat e institucioneve nderkombtare. Nuk duhet haruar se mjafte politikan dhe ushtarake te ish jugosllavise ose nuk jane dorzuar, ose kur i kane kapur i kane çuar dhunshem ne Hage. Kjo nuk ka ndodhur me shqiptaret. Akush nuk eshte fshehur, askush nuk eshte çuar dhunshem ne Hage. Te kthehemi tek pyetja. Per analogji ne SHBA ne garen per kandidatin per president midis pretendenve vlersimi behet edhe nepermjet kontributeve financiare. Kontributi financiare per z Haradinaj ne radhe te pare sherben per te treguar mbeshtetjen politike ne Kosove. Sigurishte ky kontibut sherben edhe per mbulimin e shpenzimeve per mbrojtjen teper te kualifikuar qe ai ka siguruar. Pafajsia e z Haradinaj do te ishte edhe nje vlersim pozitive per UÇK-ne dhe kontributin e saj ne lufte. Une kam menduar, dhe mendoje akoma se luftetaret e UCK-se u çuan ne Hage per te kompesuar arestimin e Miloshjeviçit, te Sheshelit etj pra, per te qetsuar nacionalshovinizmin serb. Ky eshte nje gabim i pafalshem.
MEKULIpress:Sa është i rrezikshëm për çështjen shqiptare dhe Shqiptarët, rugovizmi?
Une do ta shtroja pyetjen pak ashume keshtu a eshte rugovizmi nje ideologji bashkohore mbarekobmtare? Per hire te se vertetes ekperimenti i tije “gandist” deshtoi. Edhe nje here u provua sentenca e njohurë se, lirine e meriton ai popull qe eshte i gatshem dhe i vendosur te sakrifikoj gjithçka, deri gjene me te shtrejte jeten.U pergjaken jasharet, haradinajt, rane sebashku Femiu dhe Xhevja, Iliri, Tahir Sinani, Muj Krasniqi, Indrit Cara,…dhe mijra te tjere ne lulen e jetes”.Lavdija me sa duket u shkon pas vetem atyre qe nuk e kerkojne ate “ Por, rugovizmi nuk ishte as gandizem, pasi ai nuk perbente ne vetvete kurrfare rezistence ndaj okupatorit serb. Gandizmi eshte nje forme kundershtimi, si pershembull mos konsumimi i mallrave te importuara nga metropoli. Pikërisht, qendrimi i Albin Kurtit ne burg per moskonsumimin e mallrave serbe eshte shprehje e nje filozofije dhe qendrimi gandist. Duhet pranuar se rugovizmi si ideologji bashkejetese me okupatorin tashme eshte e tejkaluar e deshtuar dhe e deskredituar. Aq me teper çeshtja shqiptare nuk gjenë tek rugovizmi asnje reference.
MEKULIpress:Sipas juve, pse vazhdohet t’i bëhen roje varrit të Rugovës?
Ne shiptaret i nderojme te vdekurit. Eshte kjo nje tradite qe vjene nga thellsite e shekujve. Dhe mire bejme. Rugova ishte President i Kosoves, ai u varros me nderimet qe i takojne nje kryetari shteti. Por, sipas meje problemi eshte diku tjeter. Mos valle vendëvarimi i Rugoves ka provokuar ndjenjat e familjeve te deshmorve të UÇK-se, pasi siç dihet qe z.Rugova qysh ne zanafille e anatemoi levizjen çlirimtare si krijese e sherbimeve sekrete serbe, Fatkeqsisht me kete bene kauze te perbashket edhe z.Berisha si dhe I.Kadareja. Ai nuk shkoi asnjehere ne Prekaz per te nderuar vepren e Adem Jasharit, ishte inaktiv ne Rambuje etj.. Por, une doja te shtoja ketu, se vdekja e vertete eshte HARRESA. Personaliteti dhe vepra e Rugoves me siguri do ti kaloje per gjykim kritikes shkencore. Por, e rendesishme eshte se çfare do te mbetet ne kujtesen e popullit. Si do te gjykohet ai? Ndoshta u gjykua gabim qe u varos atje, por do te ishte faj po te çvarosej, siç ndodhi ne shqiperi ne vitet nentedhjete.

Freitag, 27. April 2007

Qfare eshte Prishtina per Shqiprin, nga Koqo Danaj


Çfare eshte Prishtina per Shqiperine? (Nga Koço Danaj)
Apr 26, '07 3:01 AMfor everyone
Politika dhe Shoqeria Civile ne Tirane ka frike te thote se çfare eshte Prishtina per Shqiperine?Nga Koço Danaj
Po e them qysh ne fillim se ky nuk eshte nje shkrim per te gjithe qytetaret me kombesi shqiptare. Ata qytetare qe jane me kombesi shqiptare, por me mentalitetin e qytetareve te botes, nuk kane pse ta lexojne kete shkrim. As ata qe pavarsisht nga koha ku jetojne jane akoma otomane, nuk duhet ta lexojne kete shkrim. Ai ne krye dhe ne fund u drejtohet shqiptareve europiane, te cilet principatat, pashalleqet apo vilajetet pavarsisht nga emertimet i dallojne nga thelbi I tyre dhe jane kunder tyre. Kete shkrim nuk duhet ta lexojne as atate cilet dhe te cileve atdheu u duhet vetem per dy metra varr, ndersa bota u duhet per ta shijuar. Ndersa te gjithe te tjeret, qe mendojne globalisht por veprojne kombetarisht, jane te ftuar ta lexojne kete shkrim.Thelbi i tij eshte :_PersePolitika dhe Shoqeria Civile ne Tirane ka frike te thote se çfare eshte Prishtina per Shqiperine?Ne kushte normale, do te ishte nje pyetje e kote, nje pyetje anormaliteti. Sepse secili politikan do te te pergjigjej: Prishtina eshte pjese perberese e kombit shqiptar, pjese perberese e vete Shqiperise . Secili personalitet public do te jepte nje pergjigje te njejte etj etj…Por… titulli I siperthene ne forme pyetjejenuk eshte rastesor. Pse nuk eshte I tille? Ja perse: -Kosova eshte problem I brendshem I Serbise- ju pergjigj Drashkoviç, zevendesministres se jashtme te Shqiperise.-Kosova eshte per Serbine, ashtu si Jeruzalemi per izraelitet dhe palestinezet-u pergjigj disa dite me pare presidenti serb Boris Tadiç.-Rusia i ka rekomanduar Beogradit qe ne rast te shpalljes se pavarsise se Kosoves, ai te pushtoje Veriun e saj- u shpreh nje diplomat perendimor.Cfare u tha me lart mjafton te ripohojme edhe njehere pytejen : Cfare eshte Prishtina per Shqiperine ? Kush do te pergjigjet? Politika? Opinioni publik? Shoqeria Civile? Deri me tani askush nuk po pergjigjet. Ne vend te pergjigjes, vazhdohet me disa fraza te mykura nga vitet. Por vjen nje dite dhe nuk mund te shmangesh pyetjes. Ajo kerkon pergjigje. Domethene : Kur Beogradi flet hapur se : Kosova eshte çeshtje e brendeshme e Serbise, Tirana duhet te flase pohapur se : Kosova eshte me shume se çeshtje e brendshem e Shqiperise. Ajo eshte pjese organike e çeshtjes shqiptare. Domethene: Kur presidenti serb deklaron hapur se Kosova per Serbine eshte si Jeruzalemi per izraelitet dhe palestinezet, edhe presidenti shqiptar I Tiranes duhet teflase hapur duke thene se: Per Tiranen, Kosova eshte me shume se Jeruzalem, sepse eshte vetvehtja. Dhe vehtvetja nuk ka nevoje per krahasime, pasi nuk ekziston krahasimi qe: Shqiperia eshte Shqiperi. Pohimi nuk ka nevoje per krahasim. Domethene : Kur Beogradi flet per gjithe Kosoven, qe te ndaje nje pjese te saj, Tirana duhet te flase e te thote se çeshtja shqiptare megjithe ve4orite e saj, nuk ekziston vetem ne Kosove, por edhe ne Tetove, edhe ne Presheve, edhe ne Tuz etj. Tirana duhet te thote se : Demokracia selektive pergatit rebelimetetnike. Dhe mbi shqiptaret ne tetove, Presheve, Tuz po aplikohet Demokraci selektive nga shumicat. (Ne 14 maj ne Podgorice do te filloje gjyqi e 18 shqiptareve te akuzuar per terrorizem nga prokuroria e Podgorices. Jane me dhjetra organizma nderkombetare jo qeveritare qe kane protestuar ndaj torturave te ushtruara mbi ata. Vetem organizata joqeveritare apo parti politike shqiptare nga Tirana nuk kane protestuar deri me tani. A thua qe Tuzi gjendet diku nga provinca aceh!!)Ka akoma, por edhe kaq mjafton per ta shtruar edhe njehere pyetjen: Perse politika dhe shoqeria civile ne Tirane ka frike te thote se fare eshte Prishtina per Shqiperine.

Turpi i OKB-s


Turpi i OKB-së
Apr 26, '07 3:15 AMfor everyone

Category:
Books
Genre:
History
Author:
Alex Channer140 plumba janë shtënë nga policia e Rumanisë dhe ajo e Polonisë drejt demonstruesve më 10 shkurt në Prishtinë. Policia e Rumanisë i ka shtënë pesëdhjetë e nëntë, përderisa ajo e Polonisë tetëdhjetë e nëntë. Dy prej këtyre plumbave vranë Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Hetuesi ndërkombëtar, Robert Dean, i ka identifikuar këto vrasje si ”vepër kriminale”. Dy plumba gati sa ia morën jetën Zenel Zenelit dhe Mustafë Nerjovës. 144 plumbat e mbetur i plagosën 80 persona, ose e huqën shënjestrën. Robert Dean e përshkroi përdorimin e këtyre plumbave si ”dashakeq dhe të papërshtatshëm në rrethanat” e 10 shkurtit. Hapësira në hije mes kriminalitetit dhe veprës së papërshtatshme duket të varet prej asaj nëse ke pasur fat të plagosesh në këmbë, në bark ose krah, e jo në kokë ose në gjoks. Asnjë nga tetë policët rumunë, të cilët mund të jenë ata që kanë shtënë e kanë vrarë, nuk do të ndiqen penalisht për shkak se teknologjia e shekullit XXI nuk po ka mundësi ta përcaktojnë se nga cilat armë kanë dalë cilët plumba! Përkundër dëshmive se të gjithë ata janë përgjegjës për shtënie neglizhente, dhe për përdorimin e plumbave të cilët kanë qenë të dalë afati tash e 12 vjet, atyre iu është lejuar ta lëshojnë Kosovën. Ata kurrë nuk do të ballafaqohen me pasojat e veprave të tyre. Askush nuk do të mbahet përgjegjës për urdhërimin e përdorimit të këtyre plumbave. Raporti i Deanit qartëson se pjesa e dytë e hetimeve të tij vetëm do të ilustrojë se ka pasur urdhra të mjegullt ose nuk pasur urdhra fare. Në këtë mënyrë, intervenimi i turpshëm i 10 shkurtit do të paloset me elegancë dhe heshtazi, dhe do të mbesin të gjalla vetëm në kujtesën e atyre që demonstruan atë ditë, dhe në kujtesën e familjeve, të cilat humbën jetën atë ditë. Askush nuk do të jep llogari. Këtë javë KFOR-i hyri në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan pa leje ligjore. Ata me këtë rast e vodhën shabllonin, i cili përdorej për shkrimin e fjalës “vrasës” në veturat e UNMIK-ut, dhe i fyen aktivistët tonë. Ditën tjetër KFOR-i ishte duke pritur te zyrat me gjashtë vetura. Kur aktivistët erdhën aty, ata u rrethuan nga KFOR-i, dhe u mbajtën të bllokuar derisa erdhi policia për t’i arrestuar. Pra, UNMIK-u në pamundësi të përdorimit të plumbave të gomës për t’u ballafaquar me protestuesit joviolentë, po i përdor ushtarët, të armatosur me municion të vërtetë. Roli i vetëm policor i KFOR-it, sipas Rezolutës 1244, Neni 9, është të etablojë “sigurinë dhe rendin publik, përderisa prania civile ndërkombëtare të jetë e aftë ta merr përgjegjësinë për këtë detyrë” (Neni 9.d). Nëse KFOR-i është duke kryer detyra të policisë pas 7 vjet e gjysmë ç’prej se kanë ardhur këtu, a do të thotë kjo se Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme, dhe askush nuk na ka treguar? Ose ndoshta KFOR-i e ka kuptuar, pas raportit të Deanit, atë që çdokush e di: se UNMIK nuk e mbikëqyrë sigurinë publike, e as merr përgjegjësi për të. Deri sa jam duke shkruar këtë artikull, tetë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë duke u mbajtur në burg. Njëri prej tyre është i dënuar me 20 ditë burg. Të tjerët po vuajnë paraburgimin status, ky i zbrazët ligjor për qëllime të “hetimeve”, që mund të zgjatet deri në një vit pa gjykim. Albin Kurti është duke u mbajtur në burg për demonstratën e 10 shkurtit. Padyshim që sistemi juridik i UNMIK-ut do t’ia arrijë ta fajësojë atë për aktet kriminale të policisë, derisa e lejon policinë të ikë e lirë. Ma thuaj si mund ta akuzosh dikë të jetë përgjegjës për nxitje të përgjigjes policore, përgjigje kjo e cila është identifikuar si kriminale dhe e papërshtatshme, dhe si e tillë, plotësisht e paparashikueshme? 7 aktivistët tjerë janë duke u mbajtur nën hetime për shkak të shkrimit të parullës “VRASËS” nëpër veturat e UNMIK-ut, dhe parullës “Lirojeni Albinin” në murin e UNMIK-ut. Krimi i tyre paska qenë shprehja e besimeve politike. “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut” është një prej përgjegjësive të UNMIK-ut, që del nga Rezoluta 1244. Nuk është për t’u çuditur që është e parafundit në listë (Neni 11.J). Mos t’ia filloj tash me përmendjen e deklaratave pompoze të Kornizës Kushtetuese dhe Planit për Standardet rreth respektimit të konventave të ndryshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e demokracisë. Këto dy terme kanë kuptim për UNMIK-un vetëm përbrenda kontekstit politik i cili tmerrohet nga çfarëdo zëri opozitar. Në Kosovë injorohen dhe abuzohen vetë parimet, të cilat i promovon OKB-ja nëpër botë. E tërë kjo në emër të “statusit”. Në vend që të jetë flamurtari i lirisë, OKB-ja po len prapa në Kosovë gjurmë të turpit që do ta njollosin atë përjetë, përgjithmonë idealistët e tij që s’iu kanë nënshtruar ideologjisë së raportit të forcave. A nuk fillon epopeja e lavdishme e idealizmit që me Gjergj Kastriotin, i cili i doli përballë një perandorie qindra herë më të fuqishme? A nuk hyn aty edhe Hasan Prishtina, i cili duke qenë i udhëhequr prej gjakimit të lirisë pa kushte, filloi të luftonte madje edhe kundër Perandorisë Osmane, ani pse në anën tjetër e priste Serbia po ashtu më e fuqishme? Në po të njëjtën traditë hyn Shaban Polluzha, Adem Jashari si dhe dëshmorët e UÇK-së, të cilët nuk ditën ç’është raporti i forcave, por vetëm liria që na takon. Kurse realistëve të sotëm, ç’u ka mbetur tjetër përveç se ta pranojnë pakon realiste të Ahtisaarit, duke u zgërdhirë mbi gjakun e atyre që nuk ranë për një realitet si ky i sotmi, por për lirinë e plotë të Kosovës. Deri sot, në Kosovë ka ndodhur që realistëve kolaboracionistë t’ua tregojë vendin e tyre historia. Kësaj radhe atyre duhet t’ua tregojë vendin populli. Siç thonin latinët hic et nunc! Tash dhe këtu! Turpi i OKB-së.

TRIBUNALI I HAGES DHE DREJTSIA


TRIBUNALI I HAGËS DHE DREJTËSIA
Apr 26, '07 4:06 PMfor everyone
Mbrojtja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, është e kënaqur me rrjedhën e procesit të deritanishëm në Tribunalin e Hagës, kundër Haradinajt dhe të tjerëve, përkatësisht në fazën e paraqitjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Koordinatori i mbrojtjes, Michael O’Reilly, tha se pasi që prokuroria të kryejë paraqitjen e dëshmitarëve, mbrojtja do të kërkojë tërheqjen e aktakuzës. “Gjykatësit po i kushtojnë vëmendje të veçantë detajeve dhe mendoj se ka plot arsye, pse njerëzit duhet t’i besojnë këtij procesi. Besoj, se do të kemi rezultate të suksesshme dhe besoj se ky proces do ta tregojë të vërtetën. Besoj se në proces do të dëshmohet, se jo vetëm Ramush Haradinaj, por askush nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kanë kryer krime. Prokuroria do të vazhdojë deri në korrik dhe në atë kohë, besoj se mbrojtja do të kërkojë nga gjykata, që të tërheqë aktakuzën ndaj Haradinajt”, tha Michael O’Reilly, duke mos parashikuar nëse vërtet do të ndërpritet procesi ose jo. “Nuk do të duhej të befasoheshit, nëse më dëgjoni të them, se nëse do të kishte ndonjë rast që do të ndërpritej procesi gjyqësor në gjysmë, rasti Haradinaj mund të jetë njëri nga ta”, u shpreh O’Reilly. Në anën tjetër, akademikë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare e penale, kanë paraqitur sot pikëpamjet mbi funksionimin e Tribunalit të Hagës. Akademiku Esat Stavileci ka pyetur, nëse Tribunali i Hagës është duke u shndërruar në një gjykatore politike dhe se sa po e kërkon të vërtetën ky tribunal. “Qarkullojnë pikëpamje se p.sh. me zvarritjen e procesit ndaj Millosheviqit, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës sikur e ka komprometuar drejtësinë, duke kërkuar argumente, dëshmi dhe fakte, edhe pse ato do të thosha vetëm sa nuk flisnin vetë, dhe e kundërta po ndodh ndaj procesit Haradinaj dhe të tjerëve. Ata po përpiqen që të nxirren me çdo kusht, madje edhe prej dëshmitarëve që vetë kanë qenë të përfshirë në krime”, tha Stavileci. Duke tërhequr një paralele mes procesit të Nyrenbergut dhe Tribunalit të Hagës, eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, tha se proceset në Tribunalin e Hagës kanë efekt kundërproduktiv në zbatimin e drejtësisë. “Kemi pasur rastin e Fatmirit, tash e kemi të Ramushit. Në esencë, të gjitha sipas mendimit tim, bëjnë jo vetëm kontribut në proceset e drejtësisë, por janë kundërproduktive, dhe sipas kuptimit tim, janë plotësisht të padrejta, janë shmangie serioze nga ajo, se si është dashur të menaxhohet kjo”, tha Gruda. Ndërkaq, eksperti i së drejtës penale, Ismet Salihu, thotë se prokuroria në rastin Haradinaj, nuk ka ofruar prova dhe argumente, në të cilat do të mund të mbështeste aktakuzën. Rrjedhimisht, ai beson se Haradinaj do të lirohet. “Në këto prova, si të tilla të administruara deri më tani, jam i sigurt se nuk do të mund të mbështetet aktakuza dhe në bazë të kësaj, zoti Haradinaj do të lirohet. Dhe, është një parim në drejtësi, nëse nuk ka prova të sigurta, nëse qind për qind nuk konstatohet fajësia, nëse provat janë të dyshimta, të mjegulluara, të paqëndrueshme, që nuk janë të sigurta, atëherë personi duhet të lirohet”, theksoi Salihu. Në këtë konferencë u tha se Tribunali i Hagës ka vepruar në mënyrë jo të drejtë ndaj personave në Kosovë, Bosnje e Kroaci, të cilët po akuzohen për luftërat në të cilat kanë qenë viktimë e dhunës së regjimit serb.
€uropa e Lirë

Plani i Artisarit nuk permban nje pavarsi te vertet per Kosoven,por nje lloj pavarsie te kushtzuar,shkruar nga Vejn Meri

Plani i Ahtisarit nuk përmban pavarësi të vërtetë, por një lloj të pavarësisë së kushtëzuar, thotë Vejn Meri
Ish-zyrtari i Stejt departamentit amerikan të Shtetit, z. Vejn Meri, në një intervistë për Radion-Evropa e lirë, duke komentuar çështjet rreth statusit të Kosovës shprehet i pasigurt nëse do të nxiorret një rezolutë e qartë për Kosovën por shprehet i sigurt se një rezolutë e qartë është domosdoshmërisht e dëshirueshme. Mos harroni se Kina, poashtu, ka çështje serioze për këtë temë dhe është gjithashtu anëtare e Këshillit të Sigurimit me të drejtë të vetos. Mendoj se esenca e asaj që zoti Ahtisaari po përpiqet të krijoj nuk është aq shumë zgjidhje e përhershme, por një zgjidhje e përkohshme afatgjatë. Ajo që evropianët po përpiqen të bëjnë është një mekanizëm, që do të krijojë diçka që do të ishte si një Kosovë e pavarur, por, në realitet, kjo do të ishte shumë pak "Kosovë e pavarur". Plani i Ahtisarit nuk përmban pavarësi të vërtetë, por një lloj të pavarësisë së kushtëzuar, nën mbikëqyrje evropiane me një numër të gjërë të autorizimeve nga OKB-ja. Nuk mendoj se kjo, aktualisht, është zgjidhja finale e çështjes së Kosovës, ka thënë, ish-zyrtari amerikan Vejn.

Ne kujtesen kolektive te popullit LOKEMDHAT mbeten te pavdekshme,shkruar nga Sejdi Veseli,marr nga Lajme Net

18:35/30.03.07 NË KUJTESEN KOLEKTIVE TË POPULLIT, LOKEMËDHATË MBETEN TË PAVDEKSHME!(Nga Sejdi Veseli)Të mërkurën, me 28 mars 2007 u nda nga jeta edhe një Lokemadhe jona, Tahirja, nëna e Fadil Vatës njërit prej ideologëve të përpjekjeve shqiptare për çlirimin dhe ribashkimin e Atëmemëdheut.Varrimi i Lokemadhes Tahire u bë në Lumbardhë të Therandës, në prezencën e atyre që dinë të çmojnë drejt idealet e çlirimit dhe ribashkimit kombëtar, të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë Natyrale, me 29 mars 2007.Qifti bashkëshortor, Bacë Nebih dhe Nenë Tahire Vata rriten dhe edukuan fëmijët e tyre me traditat patriotike të familjes dhe të popullit tonë, të cilët i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin në vazhdimësi vepra konkrete përpjekjeve për realizimin e aspiratës tonë, për të krijuar kushtet, për një jetë të lirë dhe dinjitoze në Atëmemëdheun tonë të lirë dhe të ribashkuar.Nënë Tahirja ishte një grua shumë e pjekur, e zgjuar dhe e vendosur. Ajo si përfaqësuese e një familje patriotike, kjo bijë besnike e popullit, karshi hasmit shekullor qëndroi ballë lartë dhe e papërkulur edhe ne momentin e dhembjes.Duke e mposhtur dhembjen e thellë që i shkaktojë humbja e djalit të madh, në lulen e rinisë dhe njëkohësisht bashkëveprimtarit të saj, Fadilit, Ajo diti më së miri që interesin e popullit ta vej mbi interesin e saj prej nëne. Nuk e qau eshkën e zemrës të saj, Fadilin, pse siç u ka hije shqiptarëve, trimat nuk qahen. Në ndarjen e fundit me trupin e Fadilit, në vend të lotëve rrezatonte krenarinë prej Nënëlokes. Ajo priste dhe përcillte kolonat e popullit që i vinin Familjes Vata, për krye shendosh duke u dhënë kurajë për të ngjeshur radhët në kolonën në marshim të krushqve të lirisë. Shtëpia e familjes Vata, ishte dhe mbeti një nga bazat më të rëndësishme të veprimtarisë kombëtare. Ajo ishte një depo armësh, aty vinin dengjet me trakte dhe merreshin nga veprimtarët për t’u shpërnda në popull. Duhet theksuar, se po hyre në odën e familjes Vata, nuk mund të dilje pa u shtruar në sofrën e bujare të saj. Kjo ishte kërkesa kategorike e Nënë Tahires dhe sidomos pas shpjegimit që pasohej:”Këtë e kam amanet nga Fadili! Fjalët e fundi të tij ishin:Nënë! Sa herë të vijnë shokët e mijë, ta dish, se kam ardhur edhe un me ta!” Ky veprim i kësaj Lokemadhje ishte një tjetër shembull i lartë i patriotizmit, një akt i madh i atëmemëdhedashurisë, që përtëriu në shkallën më të lartë traditën e familjes shqiptare. Ky shembull i Nenë Tahires do të frymëzojë gjeneratat, se si duhet të punohet për të mirën e Atëmemëdheut pa u përkulur para çdo vështirësie, pengesë dhe dhembjeje. Këtë shembull e përtërinë Lokemadhet e UÇK-së.Populli dhe në radhë të parë ata që patën nderin ta njohin Nënë Tahiren, këtë bijë besnike të popullit shqiptar e cila me mençurinë, besnikërinë, gatishmërinë e sakrificës, pa u thye përpara asnjë vështirësie, zbuluan një jetë dhe një vendosmëri shembullore të traditës të lavdishme të të parëve tanë.Në fund duhet konstatuar, se edhe kjo Lokëmadhe shqiptare u nda nga jeta, pa i shijuar frytet e përpjekjeve për të cilat u derdhen lumenj gjaku-Shqipërinë Natyrale! Fjala vdekje për Nënë Tahiren dhe shoqet e saj është e paqëndrueshme, ngase vepra e tyre jetësore i dha kuptimin e plotë pavdekësisë së tyre!I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Natyrale të cilën do ta ribëjmë, me siguri!

KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBTAR


KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBËTAR
Apr 26, '07 9:48 AMfor everyone

KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBËTAR
Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tiranë- Shqipëri , Tel & Fax ; 00355 4 263 126. / 230 033 Tel 00355 4 259 124
Mobil: 00 355 68 27 37 989 E-mail: gjin_marku@pajtimi.com / gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@hotmail.com
web: www.pajtimi.com
Nr.001/4 prot Tiranë më 14 prill 2007

M E M O

Mbi shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut dhe veprimet kundër integritetit kombëtar të shqiptarëve, Nevojën e gjykimit të krimeve ndaj popullsisë në ngjarjet e vitit 1997 e Domosdshmërinë e masave për Parandalimin e krimit të vrasjeve.

Dërguar : Gjykatës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve
Komisionit Europian
Këshillit të Europës
OSBE-së
Departamentit të Shtetit, Senatit dhe Presidentit të SHBA

prezente
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë
Kryeministrit të Shqipërisë
Kryetarëve të Partive Parlamentare Shqiptare
Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Gjithë ambasadorëve dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri

Për bashkëpunim
Z. Ermir DOBJANI Avokat i Popullit
Z. Theodhori SOLLAKU Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë
Z. Besnik Mustafaj Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë
Z. Bujar Nishani Ministër i Brendëshëm i Republikës së Shqipërisë
Z. Ilir Rusmali Ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë
Znj. Majlinda Bregu Ministre e Integrimit e Republikës së Shqipërisë
Z. Bahri SHAQIRI Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit


Mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Elementare, Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, po ju paraqesim me shqetësim shkeljet e papranueshme të të drejtave të njeriut në Shqipëri, gjendjen e rëndë të krimeve kundër jetës dhe pronës si dhe veprimet kundër integritetit kombëtar të shqiptarëve. Shqyrtimi me seriozitet i kësaj gjendje, që është në kundërshtim të plotë me dokumentet themelore politike e juridike të qytetërimit modern, është obligim themelor i çdo pushteti publik, si i pushtetit shtetëror shqiptar, ashtu edhe i pushteteve ndërkombëtare, organizatave ndërkombëtare dhe të mekanizmave të tyre juridike e politike.

Prej 17 vjetësh shqiptarët përjetojnë kriza, stres shoqëror e ngjarje tragjike që si ka përjetuar asnjë vend tjetër i Europës. Pasiguria për jetën, varfëria ekstreme, stresi i dhunës politike e mediatike, mosbesimi për të ardhmen vazhdojnë të nxisin rrënimin e vlerave të jetës dhe një emigrim të dhimbshëm e pa fund. Pasojë e kësaj gjendje janë edhe dhuna tragjike në familje, vetvrasjet si dhe vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje. Kjo situatë është bërë shqetësim edhe për ata anëtarë të komunitetit ndërkombëtar që udhëhiqen nga ndjenja dashamirëse për të ardhmen e popullit shqiptar. Shkaktarët e kësaj krize të tejzgjatur, që po gjeneron vazhdimisht krimin, janë udhëheqësit politikë e klanet e tyre me trashëgimi nga e kaluara, të pozicionuar që në fillimet e pluralizmit në të dy anët e politikës shqiptare. Këto klane influencohen nga lobe antishqiptare që veprojnë kundër interesave të popullit dhe integritetit tonë kombëtar. Influenca e këtyre lobeve në mjediset e politikës shqiptare ka bërë që gjatë gjithë këtyre viteve të mbizotërojë anarkia e lufta për pushtetin, të rrënohet gjithë pasuria kombëtare, të inskenohen trazirat e vitit 1997 për rrëzimin e ushtrisë e strukturave shtetrore, rrëmbimin e parave të shqiptarëve e nxitjen e popullsisë në luftë civile ku mbetën të vrarë 1500 vetë. Lobet antishqiptare me suport politik e fetar, në rajon e më gjerë, kanë qenë e mbeten rreziku kryesor i stabilitetit në Shqipëri. Qeveritarët shqiptare, nën trysninë e Europës për stabilitet, e mbulojnë këtë gjendje me propagandë mediatike, demagogji të sofistikuar e debate të rreme mbi reformat e integrimin. Nën sundimin e këtyre udhëheqësve politikë demokracia është dhunuar e deformuar. Shumë projektligje të qeverive nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve por strategjive të lobeve antishqiptare.

Në shërbim të këtyre lobeve janë edhe potencialet kryesore të trafikut lindor të lëndëve narkotike, që shkojnë drejt Europës nëpërmjet korridorit Sofje-Beograd dhe ishujve të Greqisë. Në dispozicion të pastrimit të parave të tyre janë qindra banka në jug të gadishullit. Ato e maskojnë këtë veprimtari duke nxjerrë si shqetësues territorin e Shqipërisë, në një kohë kur sasia e qarkullimit të lëndëve narkotike në vendin tonë është inegzistente, 1.5 ton në vit, përkundrejt 2000 – 2500 tonëve që ky trafik lindor qarkullon përgjatë 12 muajve. Amplifikimi i zhurmës për rrezikun e trafikut në Shqipëri bëhet me qëllim: A- për të maskuar rrjetin. B- për të diskredituar shqiptarët. C- për të tejzgjatur krizën e blerë sa më lirë resurset. D- për të dobësuar e çuar drejt zhdukjes integritetin tonë kombëtar nëpërmjet dominimit të tregut dhe ekonomisë. Kjo lojë i ka shërbyer pengimit të zhvillimit të vendit, rrënimit të jetës ekonomike të qytetarëve, ndalimit të prodhimit, shkatërrimit të bizneseve e të mundësive turistike, ndërprerjes e prishjes së perspektivës së hidroenergjetikës, shpërdorimit e vjedhjes së buxhetit, kalimit të parave të shqiptarëve në duart e bankierëve të huaj. Të gjitha resurset tona ekonomike po kalojnë nën kontrollin e kapitalistëve joshqiptarë. Përveç krahut të lirë të punës ata po kërkojnë shfrytëzimin e terrenit me përfitime thuajse falas në një kohë kur trojet shqiptare janë mesdhetare, produktive dhe më të lakmuarat. Me parullat për “globalizmin” e “integrimin” klasa politike shqiptare ka përgatitur terrenin e kësaj strategjie antihumane që nuk i shërben as Europës së Bashkuar e as Aleatëve të Atlantikut Verior. Europës i shërben më shumë një komb shqiptar i përparuar e me kulturën e tij se sa një popull i degraduar e pa atdhe që endet rrugëve të perëndimit. Mbajtja e vendit në krizë të vazhdueshme për të thithur “investimet e huaja” nga “operatorët e rëndësishëm të vendeve mike” është strategjia e vepra e këtyre lobeve për zotërimin e tregut me lehtësi dhe përfitimit nëpërmjet politikës.

Nga informacionet e përfaqësuesve ndërkombëtarë mësojmë se në këto veprimtari janë implikuar edhe politikanë e qeveritarë të vendeve fqinje. Në aksionet e policisë së këtyre vendeve kundër shqiptarëve mbulohen shpesh herë lëvizje të sasive të mëdha të drogës. Këtë shqetësim e ngrenë para opinionit perëndimor edhe avokatët mbrojtës të shqiptarëve që penalizohen në vendet europiane për sasi të papërfillshme lëndësh narkotike. Nga statistikat e vendeve perëndimore rezulton se as 10 % e shqiptarëve është përfshirë në trafiqe. Të tjerët punojnë në mënyrë të ndershme, kërkojnë të integrohen dhe janë shumë më tepër familjarë se qytetarët e vendeve ku ata shkojnë. Qeveritë shqiptare jo vetëm që nuk u vijnë në ndihmë, por kanë nënshkruar rikthimin e tyre nëse ata nuk kanë marrë të drejtën e azilit, në një kohë kur shumica e popullsisë shqiptare mbahet me të ardhurat nga emigrantët. E vetmja mundësi për të dhënë të drejtën e azilit një shqiptari është vetëm atëherë kur ai ka frikë të kthehet për shkak të gjakmarrjes. Fatkeqësisht, edhe policia shqiptare nuk ka mundur të regjistrojë as 10 % të konflikteve mbi pronën, dinjitetin e personit apo për çëshjet e nderit, që të argumentojë rrezikshmërinë e kthimit.
Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar është përpjekur të sensibilizojë vendet perëndimore që Europa jo vetëm të mos lejojë sjellje të tilla ndaj emigrantëve shqiptarë, por ti sistemojë sa më mirë e të ndalojë çdo paragjykim ndaj popullit tonë sepse ka detyrime. Për përfitimet e fuqive europiane, vendi ynë ëshë ndarë në katër pjesë. Dëmi ekonomik që i është bërë popullit tonë nga ky coptim do kërkonte dëmshpërblimin e qindra miliard dollarëve, e megjithatë shqiptarët nuk e kanë ngritur zërin. Në kushtet e tanishme do të ishte detyrim moral i pakontestueshëm që Europa të investonte me kushte lehtësuese për hidroenergjetikën, për arsimin, shëndetësinë e infrastrukturën rrugore. Kështu mund të shpejtonte kontributin për procedurat e pranimit. Sigurisht, ky investim do ishte bërë nëse klasa jonë politike nuk do të ishte nën influencën e politikave regresive e do vepronte me dinjitet në mbrojtje të interesave të popullit të saj. Influenca e këtyre politikave regresive në qeveritë shqiptare e ka shkatërruar vendin dhe larguar afatet e pranimit në BE. Në kushtet e një varfërie ekstreme, në këto 17 vjet, shqiptarët kanë grumbulluar rreth 15 miliard dollarë për buxhetin e tyre pa llogaritur ndihmat e ndërkombëtarëve. Ky buxhet është shpërdoruar me një administratë të fryrë e vjedhur me investime elektorale pa perspektivë. Vetëm me 2 miliard dollarë do ishte përfunduar sistemi hidroenergjetik i planifikuar që para tranzicionit, i cili mund të furnizonte edhe vende të tjera të rajonit me kapacitetin e burimeve ujore që ka. Ky sistem pritash e ujëmbledhësish do ishte kontribut edhe për turizmin e ekologjinë. Sot shqiptarët nuk kanë mundësi as për turizëm e as për të zhvilluar ekonominë dhe kapitalin e tyre. Shumica e popullsisë është e papunë nga mungesa e tregut dhe prodhimit vendas. Edhe ai aktivitet tregëtar që bëhet me mallra skarco të importit ka një nivel shumë të ulët e zhvillohet vetëm gjatë orëve të ditës, në një kohë kur në vendet fqinje të ardhurat nga aktiviteti i natës kapin shifra prej miliarda dollarësh. Në vendin tonë, në mënyrë krejt absurde, shteti jo vetëm që nuk e stimulon tregun dhe punën gjatë 24 orëve por ka nxjerrë ligje e rregulla të palogjikshme deri tek memorandumi antikushtetues i skafeve duke penguar aktivitetin privat të qytetarëve të tij.

Strategjia e shkatërimit deri në nivelin zero (predikuar me fillimet e pluralizmit në auditoret e partive politike) i ka shërbyer nxitjes së dëmtimit masiv të vlerave natyrore, rrënimit të shtratit të lumenjve, prerjes së pyjeve për t’i tregëtuar pikërisht në ato vende ku këto vlera ruhen me fanatizëm. Rrënimit të shtratit të lumenjve dhe të të gjithë bregdetit po i shtohet lejimi i ndërtimit thuajse falas të TEC-eve apo naftësjellësit AMBO në brigjet e Adriatikut ku, vetëm për mbrojtjen e sistemit ekologjik të hapësirës ku instalohen, duhet që përfituesit të paguajnë një shumë minimale prej 20 miliard dollarësh. Kontratat e investimi për këto TEC-e e naftësjellësin nuk arrin as tek një miliard dollarë në një kohë kur qeveritë marrin kredi nga bankat e huaja edhe për çështjet sociale. Qeveritë shqiptare i shpallin si suksese këto kredi duke ia fshehur popullit faktin se rikthimi i detyruar i borxhit ndaj këtyre bankave do të bëhet me pasuritë kombëtare.

Kontrolli i lobeve antishqiptare po shtohet çdo ditë jo vetëm mbi jetën ekonomike por edhe atë private. Këto ditë janë vënë në përdorim mjetet e nevojshme per ruajtjen më tej të monopolit mbi bisedat telefonike te dy kompanive të huaja edhe pse përfitimi në kurriz të qytetarit është çnjerëzor. Operatorë nga Kanadaja e Shtetet e Bashkuara që kanë kërkuar të ndërhyjnë për liberalizimin e këtij tregu konfirmojnë se e njejta pengesë u ka ndodhur edhe në disa vende të Afrikës ku qeveritarëve u jepet një bakshish prej më se 10 milion dollarësh në vit nga kompanitë e monopolit për të mos lejuar liçensimet e reja. Në mënyrë krejt çnjerëzore shteti dhunon jetën private për të kontrolluar më shumë bizneset e kundërshtarëve politikë se sa kriminelët e vrasësit që enden të lirë. Numri i personave të vënë nën përgjim në Shqipëri është aq sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetëm Kalifornia ka një qarkullim vjetor prej 30 miliard dollarësh nga tregtia e marihuanës. Një tregues tjetër i dukshëm i dominimit të këtyre lobeve dhe i përitimit në kurriz të qytetarëve është monopoli i tyre mbi kazinotë e lojrat e fatit. Qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë mbrojtje ndaj këtij dhunimi e shfrytëzimi kriminal sepse sindikatat janë inegzistente ose nën kontrollin partiak. Lufta politike për marrjen ose mbajtjen nën kontroll të institucioneve të pavarura të shtetit i ka bërë ato të pafuqishme përkundrejt këtyre krimeve ekonomike që lidhen me politikën. Për krimin ekonomik ndiqen vetëm qytetarët e thjeshtë e bizneset e tyre.

Në hullinë e kësaj politike antishqiptare vazhdon prej vitesh sulmi ndaj historisë e lënia në degradim e vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare. Me pretekstin e reformave janë lënë pa punë, ose nxjerrë në pension shumica e shkencëtarëve me tituj të merituar. Prishja e institucionit të akademisë së shkencave bëhet për të asgjësuar mbrojtjen e vlerave të historisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare, veçanërisht të trashëgimisë jashtë teritoreve të Shqipërisë, që përbën më se 70 % të kësaj vlere. Kjo vjen nga fakti se partitë politike shqiptare nuk kanë mision kombëtar, as vizion për vlerat e njerëzimit. Eleminimi i së djathtës politike në Shqipëri, e cila do kishte si program mbrojtjen e pronës dhe vlerave të trashëguara, fuqizimin e ekonomisë kombëtare dhe shmangjen e krizave shoqërore të vendit, ishte hapi i parë i realizimit të strategjisë së lobeve antishqiptare në politikë. Dominimi i tyre është shfaqur vazhdimisht edhe në proceset elektorale duke nxitur financime të pakontrolluara.

Nën trysninë e këtyre lobeve, eksponentët e politikës shqiptare të përfshirë në skenarin tragjik të vrasjes së popullsisë në vitin 1997 bënë të mundur shpalljen e një amnistie për ti vënë kapak kësaj vepre që mbart në vetvete edhe krim kundër njerëzimit. Politikanët shqiptarë nuk kanë pranuar as përgjegjësinë më të vogël morale për këtë krim. Minimumi që duhej të bënin, ishte t’i kërkonin falje popullit e të jepnin dorëheqje. Por ata vazhdojnë ta riciklojnë veten në politikë e postet e larta të shtetit. Më 21 qershor të vitit 2004, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, në bashkëpunim me disa organizata të tjera joqeveritare, nxori një promemorje drejtuar opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për ndryshimin e gjendjes politiko shoqërore në Shqipëri dhe prishjen e monopolit mbi partitë politike. Promemoria u kërkonte gjithashtu institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, partive politike, kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, ngritjen e një komisioni kombëtar të pavarur, me ekspertë shtetëror e të shoqërisë civile, për hetimin e lidhjeve të krimit me politikën, analizimin e ngjarjeve të vitit 1997, gjetjen e organizatorëve të skenarit të luftës civile, të vjedhjes së parave të popullit e dërgimin e tyre para drejtësisë. Lidershipi politik e shmangu pa asnjë arsyetim krijimin e këtij komisioni. Për tu justifikuar para presionit ndërkombëtar që kërkoi hapjen e demokratizimin e auditoreve të partive politike u bënë manovra mediatike kundër disa individëve të pafajshëm dhe formimin e ndonjë “strukture me shoqëri civile” duke forcuar më tej prezencën e këtyre lobeve në politikën shqiptare.

Të favorizuar nga korrupsioni në drejtësi e ligjet në kodin penal mbi 2000 kriminelë lëvizin të lirë nëpër rrugët e Shqipërisë dhe të Europës (shumicën e tyre i kërkon dhe interpoli) të cilët janë bërë shkak i veprimit të gjakmarrjes mbi ta. Gjatë gjithë këtyre viteve, kërkesat tona për një strategji kombëtare mbi parandalimin e vetgjyqësisë dhe respektimin e institucioneve të shtetit të së drejtës janë abandonuar. Pasojat kanë rënë mbi qindra gra e fëmijë të pafajshëm që ngujohen nga frika e vrasjes për faj të krimit që ka kryer një i afërm i familjes. Kësaj ane tragjike të shoqërisë shqiptare i kanë shërbyer ligjet në favor të uzurpimit të tokave e pronave të tjetrit duke futur në konflikt mbi 200 000 familje shqiptare. Ndonëse është bërë një ligj për ndërmjetësimin dhe ngritjen e këshillit koordinues për ndalimin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje nuk është nxjerrë asnjë akt nënligjor për implementimin e tij. Me bllokimin e akteve nënligjore është kërkuar që ai të lihet mënjanë dhe të bëhet një ligj tjetër që nuk e kontrollon presidenca, por kryeministria. Fatkeqësisht edhe donatorët perëndimorë kanë rënë pre e trafikut të influencës së lobeve të sipërpërmendura. Janë derdhur miliona dollarë në projekte fallso e të hartuara sipas interesave të këtij trafiku që nuk kanë dhënë asnjë efekt pozitiv mbi shoqërinë shqiptare. Donatorët nuk kanë qenë asnjëherë vigjilentë ndaj operatorëve që bashkëpunojnë me ta në Shqipëri. Thjeshtë për të justifikuar projektet e mbështetura nga donatorët, është bërë e udhës që të propozohen struktura të panevojshme e ndryshime të herë pas herëshme të ligjeve pa i ballafaquar me realitetin e të drejtat e njeriut, pa logjikën juridike e kriterin profesional. Kjo ka sjellë perceptimin se ligji nuk i përket interesave të qytetarëve, por interesave të partive politike duke shkaktuar aq “inflacion” në vlerësimin ndaj tij saqë qytetarët nuk paraqesin më asnjë interes për të. Për trembëdhjetë vjet u financuan projekte për kodin zgjedhor e ligjet për barazinë gjinore e nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv. Po kështu, për përfitime monetare e me qëllime të mbrapshta bëhen financime projektesh të panevojshme mbi bashkëjetesën fetare në Shqipëri në një kohë që populli ynë është shembull pozitiv para gjithë botës në këtë drejtim.
Rezolutat parlamentare dhe projekt-ligjet për dënimin e krimeve të komunizmit janë kthyer në farsë politike e nuk i kanë shërbyer aspak rehabilitimit të dëmeve të shkaktuara, sidomos ndaj pronarëve e familjeve të tyre të persekutuara, institucioneve fetare, klerit e të burgosurve politikë.

Nisur nga kjo gjendje, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i bën apel Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriu, Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve si dhe Instinstitucioneve Ndërkombëtare të ndërmarrin hapat e nevojshëm që:
1- Të ngrihet një komisioni ndërkombëtar për hetimin e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut si dhe të krimeve ndaj popullsisë në Shqipëri, veçanërisht në ngjarjet e viti 1997.
2- Të detyrohet shteti shqiptar si përgjegjës për mbrojtjen e firmave piramidale tu kthejë paratë qytetarëve e të çojë para drejtësisë fajtorët.
3- Të detyrohet shteti shqiptar që të njohë të drejtën e pronës e të zhdëmtojë qytetarët e cënuar nga ligji 7501 mbi tokën e ligji mbi legalizimet.
4- Të detyrohet shteti shqiptar të reformojë ligjet që bien në kundërshtim me të drejta e njeriut dhe konventat ndërkombëtare.
5- Të detyrohet shteti shqiptar që organet e ndjekjes e të hetimit të krimit si dhe drejtësisë shqiptare të bashkëpunojnë me organizmat ndërkombëtare për çështjet e trajtuara në këtë dokument. Ato nuk munden t’ia arrijnë qëllimit për të dhënë drejtësi pa ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, sepse janë nën trysninë e politikës dhe krejtësisht të pambrojtur nga ajo. Organizatorët e veprimeve kriminale mbi popullsinë gjatë këtyre viteve ndodhen në jetën politike e në administratën e shtetit. Qytetarët shqiptarë, të cilët prej 17 vjetësh kanë qenë viktima të politikës, duhet të ndjejnë përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar dhe të drejtësisë për ndëshkimin e krimeve. Lufta civile në vitin 1997 u shmang, jo se deshën politikanët, por në sajë të intuitës së popullit, të ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar dhe të punës së përfaqësuesve të misionit të pajtimit në veri që i bindën shumicën e familjeve për të mos i çuar djemtë e tyre në jug kundër protestuesve.
* Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar kërkon që partitë politike shqiptare të bëjnë një kthesë rrënjësore e me dinjitet para qytetarëve, duke ndërtuar vizion të ri e punuar me përkushtim për riparimin e dëmeve që i kanë shkaktuar popullit të tyre.
* Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar i bën apel faktorit ndërkombëtar që ta mbrojë me përgjejgjësi humane nga rrënimi të ardhmen e kombit tonë, i cili është një nga pemët më të hershme në kopshtin e kulturave të Europës. Kopshti i Europës së Bashkuar nuk do jetë aspak më i bukur pa pemën karakteristike shqiptare.