Freitag, 27. April 2007

Ne kujtesen kolektive te popullit LOKEMDHAT mbeten te pavdekshme,shkruar nga Sejdi Veseli,marr nga Lajme Net

18:35/30.03.07 NË KUJTESEN KOLEKTIVE TË POPULLIT, LOKEMËDHATË MBETEN TË PAVDEKSHME!(Nga Sejdi Veseli)Të mërkurën, me 28 mars 2007 u nda nga jeta edhe një Lokemadhe jona, Tahirja, nëna e Fadil Vatës njërit prej ideologëve të përpjekjeve shqiptare për çlirimin dhe ribashkimin e Atëmemëdheut.Varrimi i Lokemadhes Tahire u bë në Lumbardhë të Therandës, në prezencën e atyre që dinë të çmojnë drejt idealet e çlirimit dhe ribashkimit kombëtar, të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë Natyrale, me 29 mars 2007.Qifti bashkëshortor, Bacë Nebih dhe Nenë Tahire Vata rriten dhe edukuan fëmijët e tyre me traditat patriotike të familjes dhe të popullit tonë, të cilët i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin në vazhdimësi vepra konkrete përpjekjeve për realizimin e aspiratës tonë, për të krijuar kushtet, për një jetë të lirë dhe dinjitoze në Atëmemëdheun tonë të lirë dhe të ribashkuar.Nënë Tahirja ishte një grua shumë e pjekur, e zgjuar dhe e vendosur. Ajo si përfaqësuese e një familje patriotike, kjo bijë besnike e popullit, karshi hasmit shekullor qëndroi ballë lartë dhe e papërkulur edhe ne momentin e dhembjes.Duke e mposhtur dhembjen e thellë që i shkaktojë humbja e djalit të madh, në lulen e rinisë dhe njëkohësisht bashkëveprimtarit të saj, Fadilit, Ajo diti më së miri që interesin e popullit ta vej mbi interesin e saj prej nëne. Nuk e qau eshkën e zemrës të saj, Fadilin, pse siç u ka hije shqiptarëve, trimat nuk qahen. Në ndarjen e fundit me trupin e Fadilit, në vend të lotëve rrezatonte krenarinë prej Nënëlokes. Ajo priste dhe përcillte kolonat e popullit që i vinin Familjes Vata, për krye shendosh duke u dhënë kurajë për të ngjeshur radhët në kolonën në marshim të krushqve të lirisë. Shtëpia e familjes Vata, ishte dhe mbeti një nga bazat më të rëndësishme të veprimtarisë kombëtare. Ajo ishte një depo armësh, aty vinin dengjet me trakte dhe merreshin nga veprimtarët për t’u shpërnda në popull. Duhet theksuar, se po hyre në odën e familjes Vata, nuk mund të dilje pa u shtruar në sofrën e bujare të saj. Kjo ishte kërkesa kategorike e Nënë Tahires dhe sidomos pas shpjegimit që pasohej:”Këtë e kam amanet nga Fadili! Fjalët e fundi të tij ishin:Nënë! Sa herë të vijnë shokët e mijë, ta dish, se kam ardhur edhe un me ta!” Ky veprim i kësaj Lokemadhje ishte një tjetër shembull i lartë i patriotizmit, një akt i madh i atëmemëdhedashurisë, që përtëriu në shkallën më të lartë traditën e familjes shqiptare. Ky shembull i Nenë Tahires do të frymëzojë gjeneratat, se si duhet të punohet për të mirën e Atëmemëdheut pa u përkulur para çdo vështirësie, pengesë dhe dhembjeje. Këtë shembull e përtërinë Lokemadhet e UÇK-së.Populli dhe në radhë të parë ata që patën nderin ta njohin Nënë Tahiren, këtë bijë besnike të popullit shqiptar e cila me mençurinë, besnikërinë, gatishmërinë e sakrificës, pa u thye përpara asnjë vështirësie, zbuluan një jetë dhe një vendosmëri shembullore të traditës të lavdishme të të parëve tanë.Në fund duhet konstatuar, se edhe kjo Lokëmadhe shqiptare u nda nga jeta, pa i shijuar frytet e përpjekjeve për të cilat u derdhen lumenj gjaku-Shqipërinë Natyrale! Fjala vdekje për Nënë Tahiren dhe shoqet e saj është e paqëndrueshme, ngase vepra e tyre jetësore i dha kuptimin e plotë pavdekësisë së tyre!I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Natyrale të cilën do ta ribëjmë, me siguri!

Keine Kommentare: