Sonntag, 22. April 2007

Shkruar nga Mexhit Yvejsi, "Kosova me Kuvend pa mend"


Shkruar nga Mexhid YVEJSI ''KOSOVA ME KUVEND PA MEND...!
Apr 14, '07 6:52 AMfor everyone
KOSOVA ME KUVEND PA MEND
Kuvendi i Kosovës, 99 përqind me Ahtisaarin Kur të gjithë mendojnë njësoj, atëherë do të thotë se askush nuk mendon. (Volteri) Me 5 prill 2007, deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë mbështetje propozimit gjithëpërfshirë s për statusin e Kosovës të Martti Ahtisaarit. Pra, me 99 përqind, propozimi i Ahtisaarit, nga Kuvendi i Kosovës u mbështet - çka s’bën vaki në asnjë shtet! Kuptohet, propozimi i Ahtisaarit nga Kuvendi i Kosovës u mbështet kinse për t’u bërë Kosova shtet. Kosova edhe me qenë shtet i pranuar, i ndërtuar, i zhvilluar, ky fare propozimi ka për ta shkatërruar! “Në politikë është e nevojshme të tradhëtosh ose vendin oseelektoratin tënd. Unë parapëqej të tradhëtoj elektoratin, thoshte(Sharl de Gol)” Kush kërkoj i pari? Ka qenë i pari, kush tjetër, pos bajraktari. Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ishte ai që priu, ai që ka kërkuar, mbështetjen e planit të Ahtisaarit për ta miratuar, për ta pranuar. Pse e ka pranuar? E ka pranuar, vet e ka pohuar, sepse e ka konsideruar si një dokument të balancuar. E ka pranuar, vet e ka pohuar, si një dokument i kompromisit për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.Pra, ky qenka një dokument i balancuar, dokument i kompromisit, për të ardhmën e qytetarëve të Kosovës! Pra, Kosova është e qytetarëve, jo e shqiptarëve! Por, për këtë dokument të balancuar, për këtë dokument të kompromisit, sipas kryetarit të fisit, më falni, kryetarit të Kosovës, tashëgimtarit të dr. Ibrahim Rugovës, nuk janë pyetur asnjëherë qytetarët, nuk janë pyetur asnjëherë as katundarët, nuk janë pyetur asnjëherë shqiptarët! Kuvendi i Kosovës demonstron demokracinë! Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka theksuar se në seancën e së enjtes, 5 prill 2007, Kuvendi i Kosovës edhe një herë ka demonstruar demokracinë Dëshmi se (s’) ka demokraci! Deputeti i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), dr.Numan Baliç, ka mbetur me letra në dorë para foltorës së Kuvendit të Kosovës, sepse nuk e lanë me folë. Të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë dhe i kanë duartrokitur miratimit të deklaratës në mbështetje të propozimit të Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, nuk i ka dhënë të drejtë të flasë deputetit dr.Numan Baliç, me arsyetimin se me shefat e grupeve parlamentare janë marrë vesh që të mos ketë fjalime. Kështu, dr. Numan Baliç ka mbetur i vetmi deputet që ka votuar kundër miratimit të kësaj deklarate. Çka pati ndërmend- të thotë në Kuvend? Pas përfundimit të seancës, dr. Numani ka deklaruar se ka pasur ndërmend t’i thotë disa vërejtje për dokumentin e Ahtisaarit, ngase, sipas tij, ai nuk është ashtu siç proklamohet nga anëtaret e Ekipit të Unitetit. Në një prononcim për Kosova Live, dr. Numan Baliç, ndër të tjera, ka thënë:“Janë gënjeshtarë ata që flasin se gjoja është siguruar pavarësia e Kosovës, sepse nuk ka as pavarësi, as vend në Kombet e Bashkuara, as ushtri dhe as Ministri të Jashtme” Çka thanë të shkretit- nga Ekipi i Unitetit?! Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherit edhe anëtar i Ekipit të Unitetit, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka shprehur bindjen e Qeverisë se dokumenti i Ahtisaarit ofron një zgjidhje të drejtë për Kosovën. Ai, ndër të tjera, tha:“Qeveria është e bindur se propozimi i Ahtisaarit siguron balancën mes vullnetit të shumicës për shtet të pavarur dhe nevojës së pakicës për integrim dhe zhvillim, prandaj mbështetja e këtij dokumenti do të ishte mbështetje për punëne Ekipit Negociator” Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka përkujtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës se me ardhjen e pavarësisë vijnë edhe mundësi të reja. Hashimi, më trimi, ndër të tjera, tha: “Me pavarësinë vjen krenaria, dinjiteti, vijnë ditë të reja, një epokë e re, e cila nga secili prej nesh kërkon më shumë punë për të arritur stabilitet, përparim dhe jetë më të mire për qytetarët tanë” Dhe më në fund, kryetari i PDK, Hashim Thaçi, i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i thonë PO deklaratës PRO propozimit për të ardhmen e Kosovës, në mënyrë që bota ta dëgjojë qartë dhe zëshëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Kurse anëtari tjetër i Ekipit të Unitetit, kryetari i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, ka thanë se “akti i miratimit të deklaratës në fjalë ka koinciduar me një moment të para tetë vjetëve, kur në këso kohe Kosova filloi në formë dramatike partneritetin e vet me bashkësinë ndërkombëtare” “Në fakt, ajo që ndodhi me 26 mars 2007 ishte njohja e së drejtës së shtetit të Kosovës për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve. Ajo çka nuk u arrit në ish-Jugosllavi, që Kosova të jetë e barabartë me popujt e tjerë, po mbërrihet sot” Kështu deklaruan në Kuvendin e Kosovës’ Kështu e lavduan dokumentin e Ahtisaarit’ Kështu e miratuan atë që e lavdëruan’ Benxhamin Franklin do t’iu thoshte:“Të lavdosh të pamerituarën, është një satirë therrëse.” MEXHID YVEJSI, GJAKOVË 14/04/2007

Keine Kommentare: