Mittwoch, 26. Dezember 2007

Interviste e Albin Kurtit dhen "EPOKES se RE"

Intervistë për gazetën “Epoka e Re”

1. Si e konsideroni vendimin e BE-së për dërgimin e një misioni në Kosovë?
Ky është një plan i vjetër i BE-së. Qysh me 12 korrik të vitit 2006 këtë mision e kanë paralajmëruar Javier Solana dhe Olli Rehn në raportin e tyre me titull “Roli dhe kontributi i ardhshëm i BE-së në Kosovë”. Në atë raport ata paralajmëruan një mision të ngjashëm në Kosovë me atë që tashmë është në Bosnje përfshirë këtu edhe pushtetin suprem për kreun e misionit. Ky mision i BE-së në Kosovë ishte i pranueshëm për vendet e BE-së meqë ai nuk e cenon fare Rezolutën 1244 e cila për Kosovën parasheh vetëm autonomi substanciale.



2. Çka i duhet ky mision Kosovës?
Ky mision nuk i duhet gjë Kosovës dhe popullit të saj. Mirëpo, ky mision duket qartë se i duhet krerëve të partive politike në Kosovë që t’i mbrojë ata nga populli e qe besa edhe nga anëtarësitë e zemëruara të partive të tyre. Misioni i këtij Misioni të BE-së do të jetë implementimi i Pakos së Ahtisaarit ndërkohë që Kosova nuk do të jetë e pavarur dhe s’do të ketë sovranitet.

3. Pasi që është vendosur që ky mision të vije në Kosovë, si do të duhej të vepronte dhe çka do të duhej të ishte ndryshe nga UNMIK-u?
Misoni i BE-së do të jetë veçse një EUMIK që s’do të ndryshojë esencialisht nga UNMIK-u. Në fakt, ai as që mund të ndryshojë nga UNMIK-u. Edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të instalohet nga lart; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketë për bazë Rezolutën 1244; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do ta ketë paradigmë stabilitetin dhe jo progresin; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të ketë në majë një kryeadministrator i cili qëndron mbi institucionet vendase; edhe ky mision sikurse UNMIK-u do të përbëhet nga zyrtarë që gëzojnë imunitet nga ligjet vendase; etj. etj.



4. A do ta konsideronte Lëvizja VETËVENDOSJE këtë mision si burokratik?
Ky mision gjithsesi do të jetë burokratik dhe jodemokratik. Njerëz për të cilët nuk ka votuar askush do të na sundojnë nga zyret e tyre.

5. Cilat pritet të jenë sukseset dhe dështimet e këtij misioni?
Ky mision do të dështojë meqë – më shpejtë sesa që besohet – do të bëhet i padurueshëm për qytetarët dhe do të detyrohet të shkojë. Ashtu sikurse që Kosova nuk kishte nevojë për mision të OKB-së në Kosovë por për Kosovën e pavarur e sovrane në OKB, sërish Kosova nuk ka nevojë për mision të BE-së në Kosovë por për Kosovën e pavarur dhe sovrane që integrohet në BE.

6. A do të protestoni kundër vendosjes së EUMIK-ut në Kosovë? Nëse po, në çfarë forme?
Do të protestojmë e demonstrojmë kundër çdo pushteti jodemokratik i cili na e mohon të drejtën për vetëvendosje. Meqë edhe misioni i BE-së i tillë do të jetë, sigurisht se do të protestojmë kundër tij. Tash për tash, krejt çfarë mund të them për protestat e demonstratat që do t’i organizojmë e thërrasim ne është që ato edhe më tutje, sikurse deri më tani, do të jenë paqësore dhe të padhunshme.

7. Ju keni qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve por ato tashmë janë mbajtur edhe pse jo me numër të kënaqshëm të zgjedhësve. Nga këto zgjedhje fitues ka dalur PDK-ja. A mendoni se do të ndryshojë diçka në qeverisjen e vendit?
PDK-ja ka fituar relativisht në krahasim me partitë tjera ndonëse ajo kishte më pak vota sesa në zgjedhjet e kaluara kur pat humbur. Populli masivisht nuk iu përgjigj thirrjeve për të votuar meqë këtë gjë po e bënin pikërisht ata që e kishin zhgënjyer, gënjyer e vjedhur popullin për vite me radhë. Nën qeverisjen e PDK-së nuk do të ndryshojë gjë thelbësore për dy arsye. E para, PDK-ja realisht nuk është e ndryshme nga LDK-ja (në veçanti për shkak të imitimit që Hashim Thaçi ia bën Ibrahim Rugovës). E dyta, PDK-ja nuk mund të ndryshojë kursin kryesor politik pasi që ajo edhe më herët ishte pjesë e Grupit Negociator të Kosovës por edhe për shkak se në Kosovë, në të vërtetë, sundon UNMIK-u dhe PSSP-ja (i rrethuar me shefat e zyrave të Quintit) e jo Qeveria e Kosovës.

8. Me cilën parti do të ishte më mirë të bëhej koalicioni për qeverinë e re?
Nuk mund të thuhet se cili variant është më i mirë por cili është më pak i keq. Mirëpo, sido që të jetë, aq të vogla janë dallimet saqë ato janë të papërfillshme dhe të parëndësishme.

9. Po flitet se koalicioni më i mundshëm do të jetë ai në mes të PDK-LDK, kurse qytetarët kanë votuar për ndryshime. A mendoni se kjo formulë qeverisëse do të mund të bënte diçka më ndryshe?
Qëllimi i kësaj formule është pak a shumë shndërrimi i modelit të Grupit Negociator edhe në model qeveritar. Pra, të ketë sa më pak ose aspak opozitë. Dhe, të ketë sa më shumë pushtet dhe legjitimitet formal për marrëveshjet e kompromisit me Serbinë në vitin 2008.

10. Keni paralajmëruar protesta të reja. Edhe studentët kanë protestuar me datën 10 dhjetor dhe i kanë bërë një ultimatum Kuvendit që të shpallin pavarësinë deri më 10 janar. A ka ndonjë bashkëpunim mes VETËVENDOSJE!-s dhe studentëve për organizimin e protestave?
Shumë studentë janë anëtarë të Lëvizjes sonë. Ne kemi bashkëpunim me shumë studentë mirëpo nuk kemi pasur bashkëpunim me këta studentë në organizimin e kësaj proteste të 10 dhjetorit. Arsyeja për këtë është te dallimi konceptual. Ne nuk duam të kapemi pas datave të këtyre politikanëve për shkak se ato janë data të gënjeshtarëve të dëshmuar. Ne nuk duam të krijojmë iluzione te qytetarët për këto institucione kukulla. Ne jemi kategorikisht kundër Pakos së Ahtisaarit dhe asnjëherë nuk do ta mbështesim atë siç bënë studentët organizatorë. Njëkohësisht, shpallja e pavarësisë në Kuvend pa e bërë TMK-në ushtri, pa e futur SHPK-në nën kontrollin tonë dhe pa e organizuar paraprakisht referendumin (që është liri për popullin dhe kushtëzim për politikanët), në fakt nuk e prodhon pavarësinë e Kosovës nga Serbia por pavarësinë e enklavave nga Kosova. Lëvizja VETËVENDOSJE!, mbi të gjitha, nuk i quan demonstrata e protesta tubimet publike ku njerëzit vetëm grumbullohen dhe mbahen fjalime por ato që i bëjnë pengesa e trysni regjimit të UNMIK-ut dhe institucioneve ‘vendore’ të krijuara e kontrolluara nga ai. Po ashtu, për neve nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, ishte e papranueshme letra përgëzuese që studentët organizatorë ia dërguan Hashim Thaçit, letër kjo të cilën e përshkonte një frymë flertuese dhe i bënte ata që të duken si të dirigjuar nga ai (me ose pa vetëdije).

Prishtinë, 20 dhjetor 2007
Albin Kurti

Samstag, 22. Dezember 2007

Ekzistenca e dy shteteve Shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem,nga Ismail Kadare

19:55/21.12.07 - Kadare: Ekzistenca e dy shteteve shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem


Ismail Kadare duke folur per statusin e Kosoves eshte shprehur se ekzistenca e dy shteteve shqiptare eshte nje kompromis i perkohshem i shqiptareve ose sic eshte shprehur ai tani petr tni. Kadare deklaroi se: Problemi i Kosovës po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Duhet të jetë njeriu i verbër, që mos e shikojë këtë gjë, ose që mos jetë normal që mos e kuptojë. Problemi i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë problem administrativ, politik, fetar, e aq më pak, çështje sentimetale, siç është paraqitur disa here. Ai ka qenë problem i madh i lirisë; liria është problemi numër një i çdo populli dhe problemi i Kosovës, mund të trajtohet edhe vetëm si i tillë, pra si problem vetëm i lirisë; dhe ai u trajtua si i tillë. Kur Evropa Atlantike, e nxitur nga shqiptarët e Kosovës vendosi t’i ndihmonte ata, ajo nderoi vlerat e saj dhe nderoi në radhë të parë, konceptin e lirisë. Zgjatja që ndodhi, ishte një fare tërheqjeje. Ne e kemi përjetuar në sytë tonë këtë, nën një presion të madh të propagandës serbe dhe pastaj asaj ruse, u bë një përpjekje për simetrizim të krimit, dmth, për një ngatërrese, një mjegullim midis xhelatëve dhe viktimave, për të paraqitur Serbinë si viktimë, për të zgjuar keqardhje për të, për të harruar çka ndodhur. Unë jam një europianist i vendosur, dhe gjithmonë kam theksuar dhe theksoj që mirënjohja shiptare për Evropën Atlantike, për Evropën, për Shtetet e Bashkuar, duhte të jetë në jetë të jetëve, do të jetë e pandryshueshme; por kjo s’do të thotë aspak, që ne, të mos themi mendimin tone, kur ka gjëra, kur ne nuk jemi dakord me qëndrimet që mbahen. Në qoftë se do të kihen parasysh për shembull, e vërteta, çka ndodhur në Kosovë, në qoftë se do t’i bëheshin të njohura botës krimet që kanë ndodhur atje, masakrat, shpërnguljet e shqiptarëve, vrasjet e foshnjeve dhe sidomos një krim i madh, për të cilin është folur shumë pak, ose nuk flitet ende, përdhunimi në masë i grave dhe i vajzava të reja në Kosovë, vizioni për atë që ka ndodhur do të ishte shumë më i qartë dhe zgjidhja do të kishte qenë, për mendimin tim, më e shpejtë. Këto nuk i them aspak për revansh, askush nga ne nuk i thotë për revansh, përkundrazi, i them, meqë problemi zgjidhet vërtet në rrënjët e tij, në thellësinë e tij, që të mos ketë dilema më, se dilemat janë shumë të këqia, kur ka probleme të tilla madhore; unë jam për atë, që sytë t’i mbajmë nga e ardhmja, në kërkim të paqes, të mirëkuptimit me popujt fqinj, duke përfshirë, natyrisht edhe popullin serb; por kjo nuk mund të ndodhi me anë të harresës. Populli shqiptar nuk mund të trajothet në këtë mënyrë, sepse kështu mund të trajtohet vetëm një popull i dorës së dytë. Për të ardhur tek pyetja jua, tek sfidat më të mëdha që do të ketë Kosova. Kosova, është, do të jetë dhe ka marrë dhe po merr qysh tani, konturet e një zone shqiptare, evropaine, me të gjitha standartet humaniste të kontinetit evropian. Ai është dhe do të jetë atdhe i të gjithë njerëzve që banojnë dhe jetojnë në të, duke zbatuar të gjitha standartet më të larta në këto norma që ka arritur njerëzimi dhe qytetërimi. Në qoftë se thuhet dy shtete shqiptarë në Ballkan, nganjëherë kjo është një pyetje që zgjon pak habi. Si do të ekzistojnë dy shtete shqiptare në Ballkan? Natyrisaht, që nuk është një zgjidhje e shkëlqyeshme por natyrisht, që është një zgjidhje kompromisi, e vetmja që ngelet tani për tani.
|||Lajme.Net|||

(C) Lajme.Net 2002 - 2006 .Ndalohet riprodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Shikohet me mire me Internet Explorer

Freitag, 21. Dezember 2007

Lufta Psikologjike; nga Besnik Prishtina

LUFTA PSIKOILOGJIKE
21 dhjetor 2007

Besnik Prishtina



Pas refuzimit të aprovimit të Planit të Ahtisarit ne demonstratat e 28 Nëntorit 2006 dhe të 10 Shkurit 2007 kur edhe u vranë dy dhe u plagosën rethë 90 demonstrues si dhe u helmuan me helme kimike e u rrahën me mija të tjerë nga polica e vendeve të BE (nga Italia, Polonia, Rumania e tj.) në kuadër të UNMIK-ut, OKB nuk i mbet gjë tjetër pos të e tërheqë përkohësisht Planin e përgjakshëm të Ahtisarit. Arsyetimi zyrtar i OKB u dha ndryshe. Ne te u tha se Plani i Ahtisarit nuk u vu në votim në KS të OKB, sepse “...atë do të e refuzonte Rusia me kërkesë të Serbisë...”!

Në realitet Planit të Ahtisarit i bën VETO dhe i than JO Adem Demaçi, Albin Kurit dhe Personalitet tjera së bashku me Lëvizjen VETËVENDOSJE si dhe vet Populli i Kosovës me 10 Shkurt 2007!

Nuk duhet të harrohet dita e 10 Shkurit 2007 kur në ballë të demonstratës ishte Adem Demaçi derisa nga ndërtesa e Ministrisë për Punë Publike, nga ndërtesa e Qeverisë dhe nga ndërtesa e Parlamenti të Kosovës po e shikonin për dritare këtë skenë kur po përgjakej populli i cili kërkonte VETEVEDOSJE dhe kur mund të vritej edhe Adem Demaiçi e Albin Kurit nga policia e huaj kriminale. “Deputet e ministra, Kryeministri e Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti” i Kosovës po bënin sehir si dikur Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mamut Bakalli e mamut çakallet tjerë në vitin 1981 kur milicia jugosllave po i përgjakte rrugët e Kosovës!

Bile u gjet edhe njëfarë “Hajrie Spikerica” me emrin Ulpiana Lama që krimet e policës të BE/UNMIK-ut i quajti si të arsyeshme! U gjet një Naim Pyka e do tjerë deputete që po flisnin kundër vetëvendosjes si dikur Dushan Ristiqi! Vet Shermet Ahmeti që dikur ishte “gjeneral” i milicisë serbe e tani morri grada “gjenerali” nga UNMIK-u komandonte nga prapavija në krye të një shtabi koolaborator fashist si dikur SS Brigadat e ballit që i shërbenin nazizmit kundër vëllezërve të vet shqiptar! Sheremeti Ahmeti nuk dha dorëheqje sepse atë nuk e bren ndërgjegjja për krimet ndaj popullit të vet sepse ai nuk ka fare ndërgjegjeje! Ai udheheqi ekspeditat e milicisë serbe kundër shqiptarve qe nga koha e demonstratave të vitit 1981. Kështu ndodhi edhe me 10 Shkurt 2007. Plani i Ahtisarit u përgjak me gjak shqiptari dhe nga ai mund të dilnin vetëm “kushtetuta e ligje të përgjakshme!

Prandaj ai Plan u tërhoq për të fituar kohë për të gjet një rrugë tjetër të zbatimit të ti! Dhe ja tani ky Plan i përgjakur po i kërcohet sërish Kosovës!”

Plani Marti Ahtisarit është i hartuar nga “trojka” Bruksel-Moskë-Beograd dhe tërësia e ti merret me privilegjioet e kolonive serbe dhe të Serbisë në territorin e Kosovës dhe me shpronësimin dhe defaktorizimin e Popullit Shqiptar të cilit me këtë Plan, alla Ahtisari, i imponohet edhe falsifikimi i identitetit nacional me qëllim përfundimtar të shpërbërjes së Kombit Shqiptar dhe krijimi të “disa kombeve” te reja me identitet të falsifikuar “multietnik” në hapësirën etnike shqiptare dhe atë nën sundimin e BE!

U pa se Planin e Ahtisarit nuk është e mundur për tu zbatua në Kosovë as me pëlqimin e institucioneve kukulla të OSBE, si Presidenti, Parlamenti dhe Qeveria provizore sepse Populli e bëri me dije OKB se këto far institucionesh provizore nuk kanë mandat të marrin vendime për fatin e ti. Megjithatë BE i organizoi “Bisedat e Vjenës” mes shqiptarëve e serbëve dhe tër kohën e udhëzoi palën serbe që publikisht të e “refuzon” Planin e Ahtisarit! Por në të njëjtën kohë ky plan filloi të zbatohet nga kisha ortodokse në Kosovë me udhëzimet e Beogradit . Dihet mirë se mbeturinat e kolonive Serbe në Kosovë nuk bëjnë as një veprim pa instruksionet e Beogradit. Pra, edhe kjo demonstratë “kundër” pranisë së BE në Kosovë i bë me instruksionet e Beogradit, por me dirgjem të BE !

Kjo lojë e ndyrë ka filluar që nga Konferenca e Rambujesë dhe vazhdimisht kur planet e BE i “refuzon Serbia” ato duhet ti “miraton” Kosova, del se ato qenkan në “dëm” të serbëve me që Serbia po “refuzuaka”. Pra, ato qenkan automatikisht në “dobi të shqiptarëve”!

Me fjalë të tjera tani kur Serbia më nuk është në gjendje të e mbanë vet Kosovën nën sundimin e vet dhe asaj i duhet prania e BE për të e arrite këtë, përmes të aneksimit dhe sundimit me institucionet e krijuara nga agjenturat e veta të korruptuara në vendin ton – Koshtunica deklaron se “refuzon” pranin e BE në Kosovë dhe në Mitrovicë “shpërthejnë” demonstratat e porositura nga ai dhe Solana për të ia mbushur mendjen shqiptarëve se prania e BE në Kosovë “është në interesin e tyre”. Kjo është një masë për të pamundësuar demonstrimin e shqiptarëve ndaj pranisë së diktaturës së BE në vendin ton!

Kjo lloj lufte psikologjike është ber edhe gjatë luftës kur me instruksione të tilla LDK krijonte “ministri” e “ushtri” formale për të treguar se: “ ja ku kemi institucionet dhe se nuk ka nevojë për UÇK”!

Kjo lutë psikologjike tani ka filluar të zhvillohet edhe me organizimin e “demonstratave” me do “nisma studentore” prej 17 agjenturave të formuara në mesin e studentëve nga ana e OSBE dhe të si qendrave tjera agjenturore, me kërkesës që “pavarësia e Kosovës të njihet sa më par si pas Planit të Ahtisarit”! Krijimi i këtyre “organizatave shkollore e studentore” si dhe krijimi i degëve partiake brenda shkollave e fakulteteve në Kosovë është bërë me qëllim që të përçahet dhe të manipulohet rinia. Mu për këtë është krijuar edhe “parlamenti studentor”!

Merreni me men sikur në Kosovë, gjatë luftës të mos vepronte vetëm UÇK por të ishin edhe nja 17 – 18 ushtri tjera se si do të ishte zhvilluar lufta çlirimtare. Jo ! Në ato kushte shqiptarët nuk kishin pas kohë me luftuar kundër Serbisë sepse kishin zhvilluar lutë mes vete. Si Palestinezët! Kështu ndodhë edhe me këto dhjetëra “organizata rinore” të krijuar në formë agjenturash. Qëllimi i tyre është të e përçan dhe paralizon rininë!

Edhe krijimi i Partive Politike provizore në pranin e huaj civile e ushtarake pas vitit 1999 është bëre me po këtë qëllim që shqiptarët të merren mes veti për ti sunduar më lehtë i treti!
@
E drejtë dhe e logjikshme është që në kushte të sundimit të huaj të mos ekzistoi as një parti politike dhe as një lloj tjetër përçarje por vetëm një Lëvizje Unike Kombëtare. Partitë Politike luftojnë për të ardhur në pushtet. Kur nuk ka liri e shtet si ka mundësi të luftohet për pushtet? Nën sundimin e huaj ka mundësi vetëm të krijohen institucione marioneta të sundimit të huaj!

Prandaj rinia shkollore dhe studentore shqiptare, në shkolla e fakultete, duhet ti paralizon të gjitha agjenturat partiake dhe ato të spiunazhit pas të cilave është OSBE dhe garniturat tjera agjenturore ndërkombëtare në Kosovë dhe të e njeh vetëm UNIONIN E STUDENTVE SHQIPTAR dhe sa herë qe studentët duan të merren me çështje madhore kombëtare, ata duhet ti drejtohen liderit studentor të 1997 Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sepse vetëm bashkimi dhe disiplina e sjellin lirinë!.

Të ritheksojmë edhe njëherë se në vendin tonë është duke u zhvilluar luftë speciale psikologjike për të na hutuar e për të na mashtruara, për të na përçarë dhe për të na vu në gjumin e vdekjes! Me qëllim që vendi i ynë të heq dorë nga liria dhe bashkimi kombëtar dhe të pranon sundimin e huaj të BE!

Prani e BE në Kosovë dhe në gjithë vendin ton nuk mundet të merr legjitimitet as nga OKB dhe as nga ndonjë instancë tjetër, prandaj BE tani po kërkon që asaj ti behet thirrje nga “institucionet e Kosovës” që ajo të vie në vendin tonë, ndryshe prania e BE në vendin ton do të ishte ilegale. Por, institucionet e dala nga zgjedhjet e 17 Nëntorit dhe 8 Dhjetorit 2007 nuk e kanë mandatin e Popullit sepse ai nuk pranoi të dali në zgjedhje pa u zgjedh statusi i Kosovës.

BE nuk ka se çfarë të kërkoi në Kosovë sepse ajo është një organizatë ku së shpejti do të anëtarësohet edhe Rusia e Serbia dhe ne nuk pranojmë që Serbia të kthehet në Kosovë përmes të BE!


kthehu prapa