Sonntag, 11. November 2007

Ceshtja kombtare ne vemendje te te gjith shqiptarve,shkruar nga Kudusi Lama -Gjeneral rezerve

Çështja kombëtare, në vëmendje të gjithë shqiptarëve



Shkruan : Kudusi LAMA - Gjeneral në Rezervë


Duke menduar se sot është kohë delikate për shqiptarinë dhe shqiptaret në trojet etnike dhe në gjithë rruzullin tokësor, vlerësoj se është me vend të evidentohen disa nga çështjet kryesore që mendoj se duhet të jenë në vëmendje të gjithë shqiptarëve, me qëllim që të vlerësohen, të diskutohen, të peshohen, të merret përgjegjësi e të nxirren edhe detyra, por të nxirren edhe çështje e probleme të tjera.


Bazuar në këtë logjik, mendoj se disa çështje kombëtare për vëmendje të gjithë shqiptarëve janë:


I.Duam apo nuk duam, na intereson ose jo, hapat aktual e të të ardhmes për kombin shqiptar, do të jenë:


Se pari; Pavarësia e Kosovës, qe duan apo nuk duan putinët, do te realizohet shume shpejte, ne këtë apo atë mënyrë. Këtu kam parasysh këto mënyra: 1.Me vendim politik botëror; 2.Me vendim politik kombëtar; 3.Me riluftë te armatosur te djemve dhe vajzave te kombit shqiptar, te cilët nuk dine ta shprehin atdhedashurinë me fjalime.

Se dyti; Implementimi i marrëveshjes se Ohrit, e cila është konsideruar deri tani një armëpushim, për të parë se sa vërtetë ndërgjegjja dhe jeta e sllavo-maqedonasve edhe e demokratizuar. Ditët e fundit ata bënë një provokacion. Por shqiptarët janë të zgjuar. Ata nuk kanë pse u përgjigjen provokacioneve. Sepse e dimë, që pushteti aktual, sado fashist, nuk mund te ngjitet ne nivelin e pashiqeve, të titove e milosheviceve. Kështuqë po gabojnë, siç thuhej herët, duke veshur lëkurën e ujkut. S'ka gjë, edhe për këtë një dite ata që e iniciuan këtë provokacion dhe ata që e realizuan, do tu japin llogari shqiptarëve.


Se treti; Implementimi i autonomisë së Kosovës Lindore, aktualisht, për te shkuar drejte një të ardhmeje për bashkim me trungun amë. Shqiptarët janë të bindur se do ta realizojnë aspiratën e tyre, ai që nuk i ndihmon, të mos i pengojë; ai që nuk i do, ti luftojë; ai që ka frikë, të fshihet; ai që s'ka mundësi tjetër, të brohorasë; ai që s'ka dëshirë, mos të shajë e akuzojë. Bindja shqiptare nuk është utopike, ajo është praktike, ne terrenin kombëtar shqiptar. Kush ka sy, le të shikoje; kush ka veshë, le të dëgjojë; kush ka mend, le të arsyetojë; kush ka dije, le të tregojë.


Se katërti; Rritja e ndërgjegjes kombëtare të shqiptareve ne trojet etnike nën Malin e Zi, duke u ngjitur ne nivelin e shtetformimit e deri në shkëputjen e tyre për tu bashkuar me trungun ame.


Se pesti; Çamëria mbetet një hap serioz dhe me shume rendesi, qe do te realizohet ne proces, pavarësisht se sa shume i fryjnë nacionalizmit ekstrem helenet, duke tentuar te mashtrojnë edhe historinë. Ajo një dite do tu kthehet e duhet tu kthehet te zotëve. Për këtë te jene te gjithë te sigurte, se nuk do tu merret leje grekeve, askush nuk do te mund te përvetësoje asnjë pëllëmbë tokë shqiptare. Por ne Greqi, janë edhe arvanitasit, qe janë gati gjysma e popullsisë aktuale ne Greqi dhe qe ne familjet e tyre flasin shqip, ani pse ne publik deri tani janë trembur. Shikoni çdo te ndodh së shpejti, shikoni kur ta kuptojnë edhe ata se represioni nuk ka me vlere.


Së gjashti; Një hap tjetër kombëtar është edhe zgjidhja e çështjes së trojeve të shqiptarëve në Serbi. (Të mos harrojmë se me 1878, Nishi kishte 20 500 banore, prej te cilëve 15 500 banore ishin shqiptare dhe 5000 banore ishin serb).


Këto janë disa nga hapat qe do te hidhen ne rrugën e ardhmërisë kombëtare, është mire që shqiptarëve ti njohin këto hapa dhe te mos bëjnë veprime kundërvënëse.


II.Shqiptarët ka ardhur koha qe te kuptojnë se nuk janë me një shtet i vogël, por një komb i madh. Prandaj nuk duhet e nuk do te rrinë me duke u ankuar se sa keq sillen fqinjët, apo te tjerët me ta. Jo, shqiptaret janë te rritur, kane goje, kanë arsye, kërkojmë drejtësi, respektojnë dhe kërkojnë respekt, kane miqësi, bese e mirësi, por edhe shuplake, grusht, shpate e rakete. Shqiptarët tashme kanë mësuar të japin, ç'tu japin.


Shqiptaret kanë kuptuar se Çështja Kombëtare nuk zgjidhet me ankesa, por me veprim. Por njëkohësisht kane kuptuar se për Çështjen Kombëtare kanë të drejtë të flasin vetëm ata që marrin përgjegjësi ta mbrojnë atë, të tjerët të merren me biznes, por te mos ngatërrohen neper këmbë, pasi ndoshta dikush, do ti pyes një dite; kujt i shërbeni?

III.Për çështjen kombëtare kanë të drejtë të flasin vetëm ata qe marrin përgjegjësi ta mbrojnë atë, te tjerët te merren me biznes (qofte ky edhe biznes politik), por mos te ngatërrohen neper këmbë, pasi ndoshta dikush do ti pyes, Kujt i shërbeni?


IV.Jemi mësuar te dëgjojmë një arsyetim interesant politik: Të mos flasim se i prishet qejfi!!! Kujt??? Nëse i prishet qejfi Atdheut dhe Kombit, ç'vlerë ka nëse i bëjmë qejfin dikujt, kushdo qoftë ky; rusi, greku, serbi, Evropa apo OKB-ja? Çdo komb dhe shtet flasin e veprojnë sipas interesave te tyre. Ne sipas interesave tona. Çdo veprim ndryshe nuk ka vlere kombëtare, ani pse mund te bëhesh simpatik për ata me të cilët komunikon. Këtë është mire ta vlerësojnë te gjithë ata qe marrin përgjegjësi te flasin ne emër te atdheut e te kombit.


V.Në terminologjinë kryesisht politike, ka zënë vend te dukshëm termi, Shqipëria e Re, ose do te ndërtojmë Shqipërinë e Re, apo po ndërtojmë Shqipërinë e Re. Pse kështu? Kur do te mplaket Shqipëria qe ta quajmë nene dhe gjyshe? Dikur i këndohej se kishte qene një zonje e rende, qe burrat e dheut e thërrisnin nene... Po ne pse e duam vetëm te re? A e dimë se kush mbetet gjithmonë e re? Për ata qe nuk e dine po ju them unë, e re gjithmonë mbetet vetëm prostituta. Pse a mos te tille e konsiderojnë Shqipërinë, ata qe e përdorin këtë term? Kujdes me terminologjinë e shprehjes, kur është fjala për shenjtërinë, siç është Shqipëria.


VI.Shqiptarët ne këto 3000 vjetët e fundit, kanë zhvilluar 2600 vjet luftë dhe 400 vjet janë përgatitur për luftë... A mos mendon dikush se për shqiptaret është instaluar paqja e përjetshme, qe nuk behet thuajse fare edukimi atdhetar i popullit, sic e bëjnë te gjithë kombet ne bote? Apo do te na mbrojnë te tjerët. Pse jo, NATO-ja. Pse jo Greqia qe është anëtare e NATO-s dhe Serbia qe do te behet nesër. Historia, nëse te tregon rrugën nga ke ardhur e ka kryer detyre. Nëse ne nuk kemi logjiken e analizës dhe shfrytëzimit te përvojës se saj, jemi vete fajtore.

VII. Është deklaruar termi terrorizëm dhe shumëkush mendon se ka gjetur çelësin e artë për te kylur çdo veprim qe bije ndesh me idetë ose interesat e tij.


Jo. Të kuptohet mire. Terrorist nuk është ai qe ka një kallash ne mal, por ai qe ka kolltuk presidencial. Ky është terroristi me i rrezikshëm. Asnjë terrorist nuk mund te beje atë qe ka bere Miloshevici, atë qe ka bere Hitleri, atë qe ka bere Musolini etj, apo atë qe është duke bere Putini me Çeçeninë. Prandaj askush te mos shqetësohet për etiketime te tilla, nëse e vlerëson se atdheu dhe kombi ka nevoje për armen e tij dhe ai është i gatshëm ta hedhe ne krah, për ti dalë zot.


Po kështu terrorizmi nuk realizohet vetëm me arme. Terrorizëm është edhe qeverisja e keqe. Terrorizëm është edhe te instalosh varfëri mbi popullin qe ke marre përgjegjësi ta udhëheqësh, te instalosh përçarje, mungese ushqimi, mungese infrastrukture publike, mungese uji, mungese dritash etj etj.


Askush nuk duhet te mendoje se duke i akuzuar shqiptaret si terrorist do te diktohet ulja e tyre para te këqijave qe janë instaluar nga koha ne jetën e tyre. Te luftosh për liri me fjale dhe me arme, nuk është terrorizëm. Terrorizëm është te marrësh liritë e tjetrit. Prandaj shqiptaret kane luftuar dhe do te luftojnë për lirinë e tyre. Ata do ta ndërtojnë te ardhmen të sigurt.


VIII. Në politik deklarohet se jemi ne demokraci dhe veprohet si ne diktature. Duket sikur mjafte politikane mendojnë se janë pronar te atdheut dhe idhuj te kombit.


Duhet te kuptojnë te gjithë, se demokracia nuk i lejuaka këto. Ne demokraci atdheu dhe kombi e mbështet shpinën edhe ne gjoksin e një ushtari. Kujdes.


IX.Sot mbi 40 perqind e popullsisë ne Kosove nuk di fare serbisht ... Pa koment ...


X.Diskutojmë dhe bëjmë organizime. Po lufte? Pra ka ardhur koha te pyesim, sa janë gati te marrin armët? Arma nuk ka dalë jashtë ligjit. Te flasim për të. Presidenti Bush i SHBA-ve, - tha - se rrezikohet te filloje lufta e trete botërore. Apo ndoshta ne do te kursehemi e nuk do te jemi pjese e saj, nëse vërtetë ajo do te fillonte? Apo mos nuk jemi edhe aktualisht ne një lufte te pa shpallur me fqinjët qe po tentojnë te na shkatërrojnë me ç'kanë ne dorë?


Gjithnjë dëgjojmë lidere, intelektuale e personalitete qe bëjnë thirrje për të qenë të bashkuar. Unë them: Nuk mjafton. Është koha qe shqiptaret duhet te jene jo vetëm të bashkuar, por edhe të rreshtuar.


XI.Ne gjithë piramidën politike shqiptare, edhe nëse e kane mësuar ne politiken e demokracive te zhvilluara, politikanet tanë duhet te heqin dore nga ai element baze i politikes abuzive, se: Tek karriget tona, fillon rehatia juaj. Te mendosh dhe te veprosh kështu me popullin e për popullin, me kombin e për kombin, me atdheun e për atdheun, do te thotë te dalësh jashtë standardit.


XII.Ta vlerësojmë identitetin. T'i tregojmë gjithkujt kush jemi. Ka shume rëndësi identiteti. Edhe individi ka emër e mbiemër, imagjinoni, nëse njerëzit do te harronin emrat e tyre çdo te ndodhte ne bote. Secili te beje pyetjen: Nëse heq dore nga emri im, kush jam? Kështu te vlerësojmë shtetin, atdheun, kombin.


XIII. Isha këto dite ne një aktivitet kombëtar. Sipas programit ne fillim të aktivitetit u ekzekutua himni kombëtar shqiptar. Ndërsa ekzekutohej himni, pjesëmarrësit deri ne tribune bisedonin njeri me tjetrin pa e prishur fare terezinë. Ndërsa te rinjtë e te rejat vazhdonin te lëviznin e te bënin shaka me zë te larte me njeri tjetrin. Te gjitha këto ndodhnin kur pak me tej, një i huaj qe ishte prezent ne aktivitet, kishte vene dorën ne zemër dhe po qëndronte ne pozicion Gatitu, me fytyrën nga vinin tingujt e himnit.


Këtë pamje banale kombëtare, besoj se e kane pare edhe ata qe bëjnë politiken e edukimit e te arsimimit te këtij populli. Pse ndodh kjo? Ç'duhet bërë??? Dy pyetje qe kërkojnë përgjigje. Ndërsa problemi kërkon zgjidhje. Zgjidhjet i gjejnë faktorët politik. Kush pretendon se është faktor politik, te kryej detyrën.


Këto ishin disa çështje imediate, te cilat telegrafisht i hedh ne publikun shqiptar, qytetar, intelektual e politik, për vlerësim e vënien ne rrugën e mbarë.

Samstag, 3. November 2007

Zgjedhjet 2007 sikur ato te vitit 1998; nga Esat Avdyli

ZGJEDHJET 2007 Oct 29, '07 3:51 AM
for everyone

Të nderuar vizitorë. Në këtë faqe do të mundohem ti sjelli analizat komentet dhe kundërshtimet për zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007...

ESAT AVDYLI


Zgjedhjet 2007 sikur ato të vitit 1998...



Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 po afrohen. Sa po afrohet koha e mbajtjes së tyre, aq më shumë po largohet ajo e shpalljes së pavarësisë, apo thënë ndryshe e bërjes së shtetit.

Përse po ndodh kështu.

Në rend të parë medoj se ndërkombëtarët e kanë vërejtur , mosgadishmërinë e shpalljes dhe bërjes së shtetit nga udhëheqësit tanë. E kanë vërejtur dhe gjithnjë e më shumë po binden se strukturat tona politike udhëheqëse, por edhe ato shtetërore, kanë më shumë dëshirë ti zënë vendet dhe postet në tokën e pa shpallur shtet, vendin e padefinuar, se sa të luftojnë për ta definuar atë sa më shpejt dhe sa më mirë. Pra kjo mbase është thelbësorja se përse ndërkombëtarët po e zhagisin bërjen e shtetit tonë për ne.

Po ashtu po dihet fare mirë se populli ynë është me hove – hove, pra kur mbushet eufori shumë shpejtë shpërthen dhe ashtu euforik mundohet të rrëmbej atë që nuk rrëmbehet në atë mënyrë. Me këtë dua të them se ne, duket se akoma nuk kemi sensin për ti analizuar gjërat ashtu siç janë dhe drejtë, por ashtu siç dëshirojmë dhe siç mund edhe të mos jenë ashtu si duhet të jenë...

Në çdo anë e në çdo qoshe na ka kapluar varfëria. Skamja përditë e më shumë po i shtrinë krihët nëpër familjet tona. Uria gati sa nuk është bërë dukuri e përditshmërisë dhe ne vrapojmë pas atyre që mundohen të na shesin mend se nëse fitojnë do ta ndryshojnë gjendjen për një kohë shumë të shkrutër. Do ta bëjnë Kosovën të lumtur, të pasur e të fortë.

Të gjithë ata që i përcjellin me vëmendje debatet, mitingjet politike, do ta vërejnë joseriozitetin liderëve. Do ta vërejnë atë që ne thjeshtë në popull e quajmë rrenë...

Ta marrim të parin Nexhat Dacin. Ai merr guximin e pashoq të deklaroj se ne nuk jemi shqiptar, se nuk jemi kosovar, se toka jonë nuk është Kosovë...Sipas ti ne çenkemi dardan, e toka jonë Dardani...Mos luani me identitetin tonë o të mjerë politikanë !... Ne jemi shqiptar dhe asgjë tjetër. Kushdo që mendon ndryshe ai vetë mund të mos jetë shqiptar e toka e ti mund të mos jetë Kosovë...E dimë vendlindjen e Dacit dhe nuk ka nevoj ta komentoj më tutje.

Politikani tjetër Behxhet Pacolli, që gabimin e parë drejtshkrimor, e bënë në të shkruarit e emrit të ti. Ai na i reklamon disa ndërtime diku nëpër botë...Po pse o i nderuar nuk ndërtove në Kosovë ? Pse ike aq larg...Pse tani na i përkujton ato që i ke ndërtuar...Këtë e dimë...Sepse Kosova ishte dhe mbeti e ndoshta edhe do të mbetet edhe për shumë kohë e vrafër dhe me skamje e mjerim të madh...

I nderuari Hashim qe disa kohë, pra në fushatën e ti zgjedhore filloi ti "shtrijë e ti zgjeroj rrugët" tona, "ti asfaltoj ato e ti bëjë autostrada të rendit të parë"...Fillon anekënd Kosovës. A vëren ai i nderuar se fjalët e ti janë shumë të mëdha dhe të parealizueshme, sepse për ti reralizuar ato së pari duhet ta kemi shtetin, duhet vetë të vendosim për të gjitha e në rend të parë për buxhetin shetëror. Atë nuk e kemi as që do ta ketë ai edhe po u bë kryeministër, sepse këtu po na sundojnë të huajt...Dhe nga këto na del vetëm maksima. Mos rreni shumë por ktheniu realitetit, ktheniu aty ku duhet të jeni. Ta bëjmë Kosovën shet e pastaj mund të bisedojmë për të tjerat...

Vetoni i mjerë disa kohë u lodh duke bredhur këmbë rrugëve të Kosovës, duke shkuar nëpër fshatra duke menduar se kështu do tua tërheq vëmendjen popullatës se ai vërtet po mendon për të mirën e ti. Tani në fushatën e ti ka filluar të kërkoj tapi për Kosovën...Kjo mbase është e drejtë po të jetë e vërtetë. Por dyshoj se këtë e ka pasur dhe e ka vetëm marketing politik...

Duke u bazuar në të gjitha këto mednoj dhe marrë guxim të shprehem e të them me gjithë forcën time: - Këto zgjedhje nuk na duhen, sidomos tani kur është dashur që më shumë “liderët” tanë të vrapojnë e mendojnë për pavarësinë, për bashkimin tonë...

Fare qartë po vërehet se këto zgjedhje e shtynë procesin përfundimtar që nuk dihet se kur do ta mbërrim dhe se a do ta mbërrim ndonjëherë apo kurr. Sepse kjo do të shohim, do të mednojmë, do të analizojmë, përfundimin e ka gjithëherë kurrë. Këtë e dim nga përvoja e të tjerëve...Por sikur që ne nuk po dëshirojmë ta kuptojmë edhe për vete ashtu si që e kemi kuptuar për të tjerët...

Përse pra zgjedhjet ?

Kryesisht mednoj se zgjedhjet janë për prolongimin edhe për një kohë të pacaktuar të statusit përfundimtarë të Kosovës. Për mosbërjen e Kosovës shtet dhe për ta shtuar varfërinë dhe mjerimin edhe për një kohë në Kosovë, ndoshta deri në atë masë sa populli ma mos të jetë në gjendje të mednoj e gjykoj e dëshiroj pavarësinë, por të mednoj e të kërkoj vetëm bukë. Për t’ia lehtësuar edhe më shumë sundimin atukratik UNMIK-ut dhe të hujave. Për t’ua mundësuar këtyre “liderëve” që akoma të mbeten në krye të “udhëheqjes” së qeverisë së pashtet, të parlamentit pa forcën e vendimmarrjes, të ministrave pa të drejtë gjykimi e verpimi për të mirën e mirëfilltë të popullit, të gjykatave pa të drejtë për të vendosur drejtësinë, për drejtësinë me privilegje, të deputetëve pa imunitet, të popullit që akoma duhet të vuaj, të duroj, të bredh poshtë e lartë për të marrë një dokument, dhe në fund, të atyre dokumenteve pa kurrëfarë vlere për të tjerët. Sepse shqiptari i Kosovës me pasaport të UNMIK-ut nuk mund të shkoj askund, por vetëm të maltretohet dyerëve dhe kancelarive të ambasadave të ndryshme për të kërkuar vizë kaluese nëpër vendet e shumta të Europës..Kjo mbase është zier e përzier diku kuzhinave evropiane e botërore, por kuptohet me ndihmën e “liderëve” tanë që deri dje, pra deri në fillimin e fushatës zgjedhore, e patën gojën plotë pavarësi e tani plot programe e debate shterpe...

Kjo mbase nuk na u është dashur tani...

Nuk po kërkoj “si disa” që të bojkotohen zgjedhjet, sepse nuk ka efekt ajo kërkesë kur dihen rregullat e ndërkombëtarëve, sepse nëse edhe vetëm një përqind e popullatës del në zgjedhje ato nuk do të përsëriten ma...Kjo na jep për të gjykuar paksa edhe më ndryshe. A e vlen ta thërrasim popullin që mos të del në zgjedhje ?...Pra në vend të kësaj po ua lëmë vetë zgjedhësve të gjykojnë se si është më së miri, apo ata vetë le të mendojnë: si më tutje ?...

Sido që të jetë kohën deri në zgjedhje do ta kemi “të lulëzuar”, të “pasur”, me rrugë të “reja” etj, etj...Por ato ishin dhe mbeten vetëm premtime për t’ia tërhjekur vëmendjen nga statusi final dhe përfundimtar i Kosovës...

O zgjedhje, pa pavarësi...

O bojkotim për pavarësi....Por kjo e dyta sikur të ishim në një vend tjetër sepse këtu nuk vlenë...

Pra këto zgjedhje nuk dallojnë pothuajse fare nga ato të vitit 1998...

Përse, gjykonie vetë të nderuar lexues...


29 tetor 2007,

shtypeni kete sistem te padrejt duke bojkotuar zgjedhjet,nga Avdullah Prapashtica

Shtypeni kete sistem te padrejte duke BOJKOTUAR ZGJEDHJET" shkruan Avdullah PRAPASHTICA‏
Von: Multiply (multiply@multiply.com)
Möglicherweise kennen Sie den Absender nicht. Als sicher markieren | Als unsicher markieren
Gesendet: Donnerstag, 1. November 2007 03:30:15
An: rugovasi35@hotmail.com

vudi

vPRESS has posted a new blog entry.




"Shtypeni kete sistem te padrejte duke BOJKOTUAR ZGJEDHJET" shkruan Avdullah PRAPASHTICA Oct 31, '07 1:57 AM
for everyone

BOJKOTI I ZGJEDHJEVE: VOTA KUNDER KETI SISTEMI PSEUDODEMOKRATIK E DEMAGOGJIK ESHTE BOJKOTIMI





Ata qe kane besua ne “Marreveshjen e Rambujese” te1999 kane pas arsye me marr pjese ne zgjedhjet e zhvilluara ne tri vitet e para, pasi kane besuar se pas tri viteve do te mbahet REFERENDUMI ne te cilin Populli i Kosoves do te e shprehte vullnetin e vet per te ardhmen e vet!

Mosmbajtja e referendumit zbuloi se fjala eshte per nje tradhti me permasa nderkombetare dhe se zgjedhjet e me vonshme dhe shtyrja e vazhdueshme e statusit ishin dhe jane vazhdim i asaj tradhtie! Vazhdim i kesaj tradhtie eshte vazhdimi i pa afat i “mbikeqyrjes” nderkombetare dhe te “institucioneve te perkohshme lokale” te zgjedhura si pas shijes se tyre. Vazhdim i kesaj tradhtie eshte çarmatosja e UÇK e demolomi i Ushtrise dhe armatimit ne Republiken e Shqiperise dhe armatosja e ushtrive sllavo-greke. Vazhdimesi e kesaj tradhtie eshte sabotimi e bllokimi i integrimeve kombetare shqiptare dhe perpjekja imponim te integrimeve e rigjenerimit te ish Jugosllavise permes te “Ballkanit Perendimor” dhe integrimet kolonialiste euro-atlantike. Vazhdim i kesaj tradhtie eshte shkaterrimi i infrastruktures te Kosoves qe e pruri mjerimin social, shendetesor, arsimor, kulturore, ekonomik dhe degjenerimin politike e moral. Vazhdimi i kesaj tradhtie eshte anarkia e programuar e cila sistematikisht po i shkatrren pasurit shoqerore e natyrore te Kosoves. Vazhdim i kesaj tradhtie eshte Pakoja e Ahtisairit e hartuar nga BE/OSBE e cila e mohon te drejten e Popullit Shqiptar te Kosoves per te shpreh vullnetin e vet per VETEVENDSJE dhe me te cilin behen perpjekje te imponohet si “vullnet i Kosoves” legalizimi i kufijve “nderkombetar” brenda Atdheut ton dhe copetimet tjera si dhe shpronesimin e Popullit Shqiptar nga territori i vet etnik ku ai eshte autokton. Te gjithe ata shqiptar qe po marrin pjese ne kete tradhti nderkombetare jane pergjegjes para historise!


Lista e fakteve te kesaj tradhtie nderkombetar eshte teper e gjate per ti numeruar ne nje artikull, prandaj ketu mjafton te thuhet se kapaku i ketyre tradhtive “shtese” eshte edhe vet farsa mbajtjes se “zgjedhjeve te lira” me 17 nentor 2007 te organizuara nga OSBE/BE e rezultatit i te cilave eshte i parapergatit ne Bruksel e ne Moske e Beograd, pavaresisht se a del apo jo, Populli ne keto “zgjedhje” te tyre. Ky mashtrim i radhes nuk eshte nje rutine e thjeshte qe do te e vazhdon komen politike per Kosoven, por nje komplot i pergatitur deri ne detale per te nxitur nje kaos brenda shqiptar me permasa vellavrasese qe koj pastaj te perdoret si argument se “shqiptaret nuk jane te afte te kene shtet dhe se ata duhet dikush nga jashte ti qeverise”!


Per keto arsye vete BOJKOTIMI i pjesemarrjes ne keto zgjedhje nuk eshte e mjaftueshme per tu mbrojtur nga ky komplot i qarqeve reaksionare antishqiptare nderkombetare. Sepse ata do te i qojne deri ne fund planet e veta dhe do te krijojne “lider” marioneta dhe institucione kukulla per mes te cilave do te zbatojne politiken e vet antishqiptare dhe ate para opinionit te brendshem e te jashtem do te e prezantojne si “vullnet i Popullit te Kosoves”!

Prandaj, eshte e nevojshme qe kunder ketyre “zgjedhjeve te 17 nentorit 2007” te organizohet nje peticion mbarekombetar kunder ketyre zgjedhjeve me vendime te çarta se:

1. Zgjedhjet mund te mbahen vetem pas percaktimit te statusit nderkombetar te Kosoves si pas parimit te drejtes se popujve te dekolonizuar ne VETEVENDSOJE, ku qarte do te dihet se:

a) kush do votoi qe Kosova te lirohet nga sundimi i huaj dhe te bashkohet me shtetin Ame Shqiperine dhe

b) kush do te votoi per mbetjen e Kosoves nen sundimin e huaj;

2. Zgjedhjet e lira mund te mbahen vetem atehere kur ne Kosove nuk eshte i pranishem as nje formacion (i huaj ushtarak e policor dhe as ndonje forme tjeter e pranise qe ushtron diktat) dhe me kushtet konkrete qe i cakton vet Kosova dhe qe jane ne perputhje me normat nderkombetare;

3. Zgjedhje e lira mund te mbahen si pas ligjeve e rregullave qe i miraton vet populli ne nje referendum dhe ku qarte do te perjashtohen nga pjesemarrja edhe ne zgjedhje edhe ne pjesemarrje ne kandidim edhe ne votim e te gjithe atyre qe ne te kaluaren i kane sherbyer sundimeve te huaja kunder interesave kombetare;

4. Zgjedhjet e lira mund te mbahen vetem pas regjistrimit te sakte te popullsise autoktone – si te asaj pjese qe gjendet brenda vendit si te asaj pjese qe me terror shteteror e me dhune eshte detyruar te shperngulet nga trojet e veta qe nga viti 1878 e deri me sot dhe

5. Zgjedhjet e lira mund te mbahen vetem kur populli ne nje referendum te posaçem do te deklaron vullnetin e vet se per çfare forme te qeverisej se brendshme do te percaktohet. Gjegjesisht a do te deshiroi te jetoi ne sistem:

a) monarkist - mbreteror,

b) sistemi monist, ne pushtetin e “demokracise njepartiake” ku nje parti e ushtron pushtetin ne emer te popullit pergjithmone pa e pyetur fare popullin per deshirat e ti apo ne;

c) sistemi pluralist ne pushtet te “demokracise shume partiake” kur partite politike e ushtrojne pushtetin ne emer te popullit pa e pyetur fare popullin per deshirat e ti apo ne

d) sistem demokratik ku populli qeveris vetveten si pas parimeve te demokracise autentike kombetare dhe ku vet populli i zgjedhe lideret e vet drejte per se drejti!

Ky organizim per mbrojtje nga farsa e “zgjedhjeve te lira” te OSBE/BE mundet te realizohet me organizimin e vet qytetareve ne Bashkesite Lokale horizontalisht dhe vertikalisht ne nivel te Komunave dhe ne nivel te Kosoves ne pranin edhe te perfaqesuesve te shteteve mike qe i kane zyrat e veta diplomatike ne Prishtine, me 16 Nentor 2007 ose me 18 Nentor 2007 ose edhe me 28 Nentor 2007!

Ne perfundim te thuhet edhe fakti se Zvicra nuk merr pjese as ne BE dhe as ne NATO dhe deri para pak viteve nuk ka qene as e anetaresuar ne OKB dhe megjithate ka qen shtet i njohur nderkombetarisht, sepse nuk ka pritur nga te tjeter qe te ia lejojne shpalljen e shtetit e te bashkimit te ti, as te ia sjellin as te ia mbrojne lirine e as te ia mbajne shtetin me asistence te huaj, por me punen e vet te vendosur e serioze Zvicra i ka be qe te e njohin edhe miqte edhe armiqte! Mu per kete Zvicra dhe Izraeli duhet te jene shembuj per zgjedhjen e Çeshtjes se pazgjedhur Shqiptare ne Ballkan. Per te arritur deri te keto qellime te larta Populli Shqiptar duhet te e organizoi nje revolucion paqesore te ngjashem me ate qe e organizoi Populli Gjerman, me te cilin u permbys diktatura e Honekerit dhe u arrit bashkimi i dy Gjermanive ne nje shtet unik.




Tags: opinione...!, reagime...!, vedat xhymshiti
reply share

Traktati i fqinjesise se mir dhe Kosova si zone e lir

TRAKTATI PER FQINJESI TE MIRE DHE KOSOVA SI ZONE E LIRE ! Nov 2, '07 2:15 PM
for everyone

TRAKTATI PER FQINJESI TE MIRE DHE KOSOVA SI ZONE E LIRE !





Quod licet Jovi, non licet bovi :

Ndoshta edhe nuk do ta kuptoni kete thenie ne gjuhen latine dhe me te drejte do te pyesni, pse kjo pyetje ne kete kohe dhe mos eshte vetem nje perpjekje e autorit te ketij shkrimi qe me nje “ intelektualizem “ te larte te imponohet para lexuesve te gazetes “ Epoka e Re “ duke shitur dushk per gogla siç bejne pjesa me e madhe e intelektualeve te Kosoves, sot. Perkthyer ne shqip do te thote : “ Çka i lejohet Jupiterit ( lexoje , zotit ) nuk i lejohet buallit. Ose edhe me shqip : “ çka u lejohet nderkombetareve ( zoterve te Kosoves ) nuk u lejohet parlamentareve ( disa buajve ) , gjithashtu te Kosoves. Kosova, si Piemont i shqiptarise nuk ka dhene edhe aq shume intelektuale, mendoj koheve te fundit, qe do te ndikonin ne proceset globale dhe qe do ta nderonin ambientin nga jane. E kemi nje nobeliste ( Nena Tereze ), pastaj Ferid Muratin si gjysemnobelist dhe Kadarene si kandidat te perhershem dhe te perjetshem per çmimin Nobel. Çka bejne sot inteletualet ne Kosove dhe cili eshte roli i tyre ? Shumica jane shnderruar ne sherbyes civile te lidereve politike injorant dhe ne kete menyre jane bere pjese e proceseve politike ( implementimit te projekteve politike shume te demshme per Kosoven ) duke manipuluar me popullin zemerbardhe. Per shkak te do perfitimeve materiale jane degjeneruar shpirterisht dhe intelektualisht! Kompleksin e inferioritetit intelektual perballe intelektualeve te vertete e kompensojne me servilizem dhe degjueshmeri ndaj “autoriteteve” politike vendore e sidomos atyre nderkombetare. Kjo fushate paraelektorale eshte deshmia me e fuqishme ne favor te konstatimit tim. Çdokush qe, nese edhe vetem njehere ka percjellur debatet per kryetare te komunave e sheh mjerimin tone intelektual dhe moral, ne nivelin baze! Sa me shume ngritesh me lart ne kierarkine sunduese, ky mjerim nuk behet me i vogel por behet me i sofistikuar dhe ambalazhohet bukur qe te jete i pranueshem per shumicen e qytetareve te Kosoves. Servilizmi i disa “intelektualeve” ndaj lidereve politike, te gjalle dhe te vdekur eshte antologjik! Kujtojeni si kane vallezuar dhe vrapuar rreth Ibrahim Rugoves, tashme te ndjere autoritetin e te cilit po e riciklojne edhe tash, si vallezojne sot rreth Hashim Thaçit, te gjalle dhe te forte, per çastin, rreth Ramush Haradinajt, te cilin e kane rrespektuar dhe e rrespektojne per shkak te interesit ( mbijeteses politike, mireqenies materiale ) dhe frikes. Keto jane edhe arsyet pse atij i premtojne postin e kryeministrit dhe nga kush ? Nga ata, projektuesit e pykave dhe termocentraleve me ere, te cilet, po te mos ishte Ramush Haradinaj kurre nuk do te beheshin “ intelektuale “ dhe nuk do t’i fitonin votat as ne hyrjet e banesave te tyre te uzurpuara pas perfundimit te luftes ! E kemi rastin eklatant te Behxhet Pacollit te AKR –se, shumica e intelektualeve vrapojne pas parave te tij dhe pasi t’u kete ra diçka ne gushe, ne menyren me te pandergjegjshme dhe te pamoralshme perpiqen te distancohen nga ai, sikur diteve te fundit! Ky eshte ai morali yne me indigo ( i dyfishte ) dhe injoranca e sofistikuar dhe e mbeshtjellur me intelektualizem! Permbajtja eshte gatishmeria per t’u nenshtruar ne çdo kohe, pa kundershtimin me te vogel. Keni alamet shkrimtare, gazetare, artiste te estrades dhe analiste politike qe enderrojne te jene afer filan politikanit, te bejne nje foto me te, ta fitojne besimin e tyre qe, me ne fund te perfundojne ne perqafimin e tyre politik dhe patriotik! Me nje fjale, politikanet behen makro ( mbrojtes ) te sherbimeve qe ofron prostitucioni intelektual. Eshte tashme legjendare gatishmeria per degjueshmeri ( lexo nenshtrim ) e lemshit politikano – intelektual ndaj nderkombetareve , duke filluar nga Rambujeja deri te epoka e Ishingerit. Pra, eshte pranuar Rambujeja, Rezoluta 1244, demilitarizimi i UÇK –se, Korniza Kushtetuese, cenimi i integritetit territorial te Kosoves, Standardet para Statusit, Decentralizimi sipas parimit etnik, eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve, bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves, plani i Ahtisarit, vendimet e Grupit te Kontaktit, 14 pikat e Trojkes se Trobojkes dhe Traktati per Fqinjesi te Mire me Serbine qe ne fakt jane pajtim per Konfederate me Serbine ( shpresoj se sinqerisht ta kene pranuar kete Ekipi i Unitetit vetem se duhet te kamuflohet qe te mos duket si konfederate por si Kosove e pavarur dhe sovrane!). Mos te flase per gatishmerine qe te pranohen te gjitha sugjerimet ( lexo imponimet ) e nderkombetareve per simbolet “ shteterore “ siç jane, flamuri, himni dhe stema. Nuk eshte perfillur asnje propozim i pales kosovare nga nderkombetaret. Do ta shihni se çfare permbajtje ka propozimi per Kushtetuten e Kosoves, vertet eshte nje krim juridik ku vullneti i shumices dhunohet nga vullneti i pakices dhe ku shumica prej 95% ne te vertete shnderrohet ne pakice politike! Nenshtrimi i te se ashtuquajtures shoqeri civile ndaj nderkombetareve ka permasa biblike. Thjesht, jane te paskrupullt ne arritjen e qellimeve. Shkelin mbi te gjalle dhe mbi te vdekur. Asnjehere nuk i sherbejne misionit te percaktuar por objektivit ( projektit ) te adhuruar. Me politikanet e vendit flirtojne part – time ( orar te shkurtuar ), me nderkombetaret flirtojne full- time ( 24 ore ). Ne fund, shumica perfundojne ne politike, nga bashkejetesa kalojne ne statusin martesore ndonese jane shkelesit me te medhenj te kurores! Kjo eshte shoqeria civile e Kosoves apo njesia paramilitare e realizimit te projekteve kunder interesave te qytetareve te Kosoves. Apo, elita e mercenarizmit qytetare. Kerkoj falje nga ajo pjese e shoqerise civile e cila me perkushtim dhe ndershmeri e ka kryer punen duke u ballafaquar edhe me probleme qe e rrezikojne aktivitetin e saj, te natyres materiale dhe te sigurise! Lexuesi i vemendshem e ka te qarte se nga Rambujeja e deri te epoka e Ishingerit, berthamen implemntuese te te gjitha projekteve e perbejne politikanet aktuale dhe korbat e shoqerise civile, te inkuadruar ne grupe politiko- strategjike, keshilltare, oborrtare etj. e te cilet Kosoves i kane shkaktuar me shume deme politike, materiale, urbanistike, ekonomike, kulturore etj. se Serbia, ne kushte te paqes, ( perjashtoje luften ). Ky eshte konstatim i rende dhe aspak patriotik, mirepo thellesisht jam i bindur per kete!



Diçka per trekendeshin e Bermudeve dhe trekendeshin USAID-ATRC-KLUBI REPUBLIKAN dhe klubet e tjera :

Nderkombetaret, punen e pare qe e kane bere pasi kane ardhur ne Kosove ishte ndertimi i kapaciteteve te sektorit joqeveritar vendore, si opozite e vertete dhe monitorues i punes se IPVQ -ve te Kosoves, synim qe praktikohet ne te gjitha vendet ne transicion e qe kane qene ne konflikte te armatosura. Me nje fjale, ky qellim eshte perpjekje per te ndertuar mekanizma vendore qe do te luajne nje rol aktiv ne fushen e te drejtave te njeriut dhe perparimin e proceseve demokratike. Ky eshte preteksti ndersa konteksti eshte ndertimi i nje rrjeti informatoresh dhe denoncuesish permes te cileve do te mbahej situata nen kontrolle si ajo ne sektorin qeveritar ashtu dhe joqeveritar. Ne baze te ketyre informatave, merreshin qendrime per personalitete te caktuara dhe beheshin kombinime politike, formoheshin koalicione dhe qeveri. Puna e pare per te cilen na mesonin ishin dukurite si konflikti i interesit dhe sigurimi i transparences ( llogaridhenies ) si parakusht per zhvillimin e demokracise e cila ne Kosove i bente hapat fillestare. Jane ndare dhjetera projekte per ta luftuar konfliktin e interesit dhe per ta siguruar transparencen apo llogaridhenien. Jane bere shume raporte e publikime por situata nuk ka ndryshuar aspak ose fare pak. Varesisht prej zhvillimeve politike dhe nbrojtjes se interesit te grupeve te caktuara me ndikim, jane favorizuar apo margjinalizuar edhe individe me ndikim ( Adem Demaçi, Albin Kurti, Gani Krasniqi, Nexhat Daci etj. ) nderkaq jane favorizuar mbeturinat e ish bashkepunetoreve te UDB –se dhe jashteqitjet e tjera, tani te transformuara ne “ shoqeri civile “. Po çfare lidhshmerie kane Trekendeshi i Bermudeve dhe ai USAID – ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ? Trekendeshi i Bermudeve eshte nje lokacion shume i rrezikshem per marinaret dhe fluturaket qe fluturojne ulet si edhe hulumtuesit e ndryshem qe e ndermarrin nje ekspedite per ta hulumtuar rrezikshmerine e ketij fenomeni. Shume anije, aeroplane dhe ekspedita kane perfunduar ne ujerat e ketij Trekendeshi te Bermudeve asnjehere pa u zbuluar shkaku i vertete. Flitet per nje fushe te fuqishme magnetike nenujore e cila eshte shkaktare e ketyre fatkeqesive. Trekendeshi USAID- ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ka tjeter funksion, nuk rrezikojne anije me ekuipazh e as aeroplane dhe fluturake te tjera por rrezikojne sektorin joqeveritar duke i diferencuar ne lojale dhe te padegjueshem. USAID, si donatori kryesor i ndane mjete financiare ATRC –se ( qendres per trajnime dhe resurse ) ndersa kjo i ndane grante OJQ –eve ne mesin e te cileve edhe KLUBIT REPUBLIKAN. Do te thoshit, çka ka ketu te keqe kur mjetet shkojne ne zhvillimin e sektorit joqeveritar?! Asgje , do te thoja edhe une po te mos ishte ne pyetje shkelja flagrante e parimeve qe na kane mesuar vet nderkombetaret , ne mesin e te cileve edhe USAID. Ne keto tri institucione ( USAID, ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ) jane te punesuara tri motra, njera nga USAID i ndane mjetet tjetres ne ATRC nderkaq kjo i ndane te tretes ne KLUB REPUBLIKAN. Ky eshte rast tipik i konfliktit te interesit. Mosberja publike e kesaj nga ana e drejtuesve te USAID –it, ndonese jane ne dijeni, eshte rast tipik i jotransparences ne ndarjen e fondeve. Kete e dine shume mire edhe Zyra Amerikane dhe shefja e saj, Tina Kajdanow. Dhe pse e bejne kete, sepse per momentin kane nevoje per nje “shoqeri civile” te tille. USAID-i ka bere diferencimin e OJQ –ve ne Kosove, te degjueshmeve ( KIPRED ) u ka ndare mjete per monitorimin e zgjedhjeve, KMDLNJ –ne e ka perjashtuar sepse keshtu ka dashur shefja e madhe e Zyres Amerikane. Ne interesimin e mediave, USAID asnjehere nuk ka dhene pergjigje pse ka vepruar keshtu. Sepse e injoron transparencen. I ka favorizuar dy fenomene negative per te cilat eshte angazhuar vet, konfliktin e interesit dhe jotransparencen. Çka ka bere ATRC ? Ka organizuar debate te kurdisura, me pjesemarres te perzgjedhur mire per t’u siguruar mbulese faktike dhe politike proceseve te decentralizimit sipas parimit etnik, zonave te mbrojtura per kisha dhe bisedimeve per statusin e Kosoves. Pse nuk ka organizuar ndonje debat per vrasjen e protestueve paqesore te 10 shkurtit ( Mon Balaj dhe Arben Xheladini ), arrestimin dhe krishtizimin e Albin Kurtit, veprimin jodemokratik dhe shantazhues te dikujt nga USAID –i ndaj KMDLNJ –se ! As KLUBI REPUBLIKAN, i njohur per organizimin e debateve ku rraheshin tema te ndryshme nga aktualitetet, jo qe nuk ka shfaqur gatishmeri te organizoje debate qe e kontestojne realitetin por eshte vene ne funksion te ngulfatjes se fjales se lire ( kujtojeni reagimin e Shkelzen Gashit ne gazeten Koha Ditore). Atij iu pamundesua te flas ne nje debat me liderin e PDK –se. Hyrja dhe pjesemarrja ne debat iu kushtezua me mbylljen e gojes gje qe ai nuk e pranoi. Sikur ne kohen e komunizmit apo te Millosheviqit! Per kete arsye marrin grante keto klube dhe qendra nderkaq eliminohen organizata te cilesuara si te padegjueshme. Kunder diferencimit te OJQ – ve eshte dashur te organizohen debate edhe nga ATRC edhe nga KLUBI REPUBLIKAN nderkaq OJQ- et e mirefillta eshte dashur ta ngrejne zerin. Sot diferencohemi ne, KMDLNJ, neser do te diferencohen keta te degjueshmit. Po te kishte shoqeri civile te vertete, ne kete rast do te dukej roli i saj!

Fushata parazgjedhore dhe sindromi i harreses :

Eshte nje kategori e njerezve qe rrejne naten e diten duke shpresuar se ata qe degjojne rrenen jane harrestare apo pse mos te them , jane edhe te marre! Nuk mund ta kuptoje ndryshe sjelljen dhe premtimet e riperseritura te subjekteve garuese, ose na konsiderojne krejt te marre ose mendojme se nuk lexojme asgje. Eshte e pabesueshme se çka premtojne, vetem per te mbetur ne pushtet. Perseri kerkojne vota! Per t’i perseritur te njejtat premtime edhe pas kater vjeteve! Fushata eshte duke shkuar per se mbari, ne frymen e koalicioneve te ardhshme. Subjekti me i sulmuar ne kete fushate eshte AKR dhe lideri i saj, Behxhet Pacolli i cili sulmohet shkaku se parandjejne rrezikun nga ai. Pra nuk sulmohet pse eshte rus apo serb apo pse nderton kulla me çokollata te Kaxhikistanit ( oj gjeografi, ta hengsha une syrin ty ) por pse po ofron diçka, qe sipas te gjitha gjasave edhe mund ta realizoje! Ndryshe, fushata eshte relativisht paqesore. Te gjitha subjektet garuese ftojne elektoratin te votojne, natyrisht per ta nderkaq ORA e ka fushaten me simpatike. Ne veçanti ishte simpatik shkrimi i Shkelzen Maliqit ne Ekspress me titullin VOTO ! Vetem nuk e di nese kete e ka bere ne cilesine e anetarit te ORA –se, Koalicionit monitorues “ Demokracia ne Veprim “ apo Nismes se te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ? Duket se eshte pjese e te gjitheve. Koken e ka futur ( shpresoj, perkohesisht ne politike ) ndersa trupin dhe shpirtin e ka ne “ shoqeri civile “. Levizja per Vetevendosje ka ftuar qytetaret e Kosoves te mos votojne duke i identifikuar te gjitha arsyet pse nuk duhet te votohet e te cilat jane 100 % te sakta. Koalicioni monitorues “ Demokracia ne Veprim “ po na bombardon per çdo dite me do sllogane teper bajate ne mediat e shkruara ne favor te daljes ne votim. Per kete edhe paguhen, bukur mire! Edhe Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ka filluar nje fushate pro zgjedhjeve dhe kunder Vetevendosjes duke e akuzuar kete levizje per mashtrim. Vetem shihni nga vijne dhe te kaluaren e tyre dhe çdo gje do ta keni te çarte! Natyrisht, mua nuk kane arritur te me bindin perkunder premtimeve te cilat, padyshim se do t’i realizojne, si gjithehere deri me tani, pra, une nuk do te votoj!

Istikamet e Karamuratit dhe miliardat e Batonit : Sot, kontribuesit me te medhenj te buxhetit komunal te Prishtines jane dy police te SHPK –se qe gjate orarit te tyre te punes shqiptojne dhjetera tiketa me gjobe per shkak te parkimit te ndaluar ne rrugen e cila nuk eshte frekuentuese as per vetura e as per kalimtare. Ne keto rruge jane shenjat ku eshte i lejuar parkimi ( me pagese ) por nuk perfillet nga keta police me biçikleta ne kohen kur shume rruge te Prishtines jane shnderruar ne istikame te Karamuratit! Kjo, ne fakt nuk mund te interpretohet ndryshe veç si nje plaçkitje e “ ligjshme “ e qytetareve, te cilet, pa fajin e tyre kane mbetur pa hapesire per parking! Kontribuesi me i madh dhe shpetimtari i buxhetit te Kosoves ( ndonese hipotetik ) mbetet Baton Haxhiu me 7 miliarda te hyra vjetore, per 12 vitet qe vijne. Merreni me mend, 7 miliarda here 12 vite bejne 84 miliarde ! Nese kesaj shifre i shtohet edhe buxheti ( social ) , real i tashem i Kosoves prej 700 milione eurove, nuk e di ku do te mberrijme! Ani Kosova si zone e lire doganore! Nuk do te kisha koment as me 1 prill ( kur do te shpallet pavaresia e Kosoves ) e lere me sot!

Lexues te nderuar, pata shkruar me heret per te bemat e Stiven Shukut dhe hajnave vendore, ne planin e diskreditimit moral ( me do zogeza shqiptare ) dhe diversionit ( hajnise ) materiale, me do ministra shqiptare. Kerkoj falje pse e kam qelluar kete dhe shume te tjera, per pavaresine, ne radhe te pare!



3.11. 2007 Prishtine Behxhet Sh. SHALA, autori i ketij shkrimi eshte drejtor ekzekutiv i KMDLNJ – se dhe pikepamjet jane personale

Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se kombit Shqiptar,nga Jozef Diogardi

Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se kombit Shqiptar. shkruan Joseph J. DIOGUARDI‏
Von: Multiply (multiply@multiply.com)
Möglicherweise kennen Sie den Absender nicht. Als sicher markieren | Als unsicher markieren
Gesendet: Sonntag, 21. Oktober 2007 23:28:51
An: rugovasi35@hotmail.com

vudi

vPRESS has posted a new blog entry.




Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se kombit Shqiptar. shkruan Joseph J. DIOGUARDI Oct 18, '07 7:25 PM
for everyone

Nje tjeter mur turpi po shfaqet!



KOMBIN SHQIPTAR 7 MILIONESH E KANE

MBULUAR RETE E ZEZA


Shkruan: Joseph J. DIOGUARDI *



( Flasin Josepf e Shirley Dioguardi kliko KETU )



(Ky shkrim ne pashtriku.org eshet botuar me 09 Shkurt 2007)



Laku grek dhe sllav qendron rreth qafes se

kombit Shqiptar



Tek hapja faqet e gazetes “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar perseri rreth Shqiperise. Me zuri koka, kur shikoja Xhorxh Bush ne Bukuresht tek i uronte para Shqiperise, mireseardhjen ne NATO Rumanise se varfer. Dhe kjo vetem pak kohe pasi ne krye te kartes kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjese e Serbise; ne Kosove vazhdohej copetimi i Mitrovices me planin antishqiptar te Shtajnerit, ndersa ne Maqedoni u kthye ne pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorovit. Pa permendur ketu problemet e vazhdueshme te shqiptareve ne Mal te Zi, Presheve, Çameri etj. Vertet qe mund te kalosh ne depresion kur shikon rete e zeza qe kane mbuluar kombin 7 milionesh shqiptar ne Ballkan.



- Ku kemi gabuar?



Ne krye te murit te turpit qe une kam permendur me 1994, gjate nje konference ne Stamboll, eshte arkitekti kryesor i Ballkanit te sotem, djalli vete, Sllobodani Millosheviçi. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franko Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Une hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker i cili ka thene: “ne nuk kemi marre pjese ne luftim” dhe Richard Hollbruk, arkitektin e marreveshjes se deshtuar te Dejtonit.



Shqiptaret jane fajtor, si : Sali Berisha, Fatos Nano,

Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi…

( shihni foto e tyre )


Nje tjeter mur turpi po shfaqet. E kam fjalen per planet qe synojne ta mbajne popullin shqiptar nen varesine shoviniste greke dhe sllave per 100 vjet te tjera. Kete radhe shqiptaret nuk duhet te bejne me faj askend veç vetvetes, dhe une besoj se shkaktare e kesaj situate eshte mungesa e aftesise drejtuese politike tek shqiptaret. Po lejojme lakun grek dhe sllav te vazhdoje te qendroje rreth qafes se kombit shqiptar.



- Pra ku kemi gabuar?



Duhet te filloje me shtetin “nene” Shqiperi: ndonje mund te kthehet prapa dhe te drejtoje gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 - vjeçar i Enver Hoxhes dhe pasuesin e tij Ramiz Alia. Por, ne duhet te hedhim veshtrimin tek vitet e fundit per te pare mundesite e humbura per mungese ndershmerie, guximi dhe aftesie drejtuese largpamese per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret ne Ballkan.


Sali Berisha ishte i pari qe hodhi nje hap te gabuar ne fillim te dekretit te tij si i pari president demokrat i zgjedhur ne Shqiperi qe nga Lufta e Dyte Boterore. Ai lejoi qe Shqiperia multifetare te behej, ne menyre te panevojshme, anetare e plote e Konferences Islamike, duke u dhene mundesi armiqve te Shqiperise ta prezantonin vendin si nje shtet islamik, si nje baze per fundamentalizmin ne Evrope. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshem veprimet e shfrenuara te skemave piramidale ne Shqiperi. Keto dhe nje sere vendimesh te gabuara ne politiken e jashtme, çuan ne rrezimin e tij nga pushteti. Keshtu qe z. Berisha, duhet te ndihet fajtor qe nuk arriti te kape momentin per tu futur njehere e mire Shqiperine ne rrugen e perendimit.

Duhet te ndiheni fajtor dhe ju, z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral te Shqiperise te tretet ne nje shkaterrim elektoral me 2001, ne menyre qe te mbronit interesat tuaja personale dhe ne kete menyre thelluat deshtimet e brendshme dhe te jashtme - te Partise Socialiste. Ju lejuat politiken e jashtme greke, (nepermjet ndikimit te zyrtareve greke, biznesmeneve greke, madje dhe drejtuesit te lobit grek ne Amerike, (Nikolas Geixh) te dominoje ne çeshtjet ekonomike dhe politike (madje dhe fetare) te Shqiperise. Duhet te ndiheni fajtor, z. Nano, qe lejuat helmimin e Tiranes me influencen ultra-nacionaliste greke (per pasoje serbe dhe ruse).


Nga ana tjeter, demokratet, e drejtuar nga “ i dobeti” Sali Berisha, pranuan nje qeveri konsensuale, e cila po ben shume pak per te zhvilluar Shqiperine dhe asgje per te mbrojtur interesat e saj ne Ballkan.



Pos Shqiperise jane veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovare, ato qe mbajne mbi supe pergjegjesite per statusin e pasigurt te Kosoves. Keta drejtues jane fajtore per papunesine e larte, copezimin de facto te Mitrovices dhe rritjen e influences serbe mbi lideret perendimore. Kriza aktuale ne Kosove duket qarte ne parathenien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i zi” ne te cilin Kosova, me nje pranim ne heshtje te Evropes dhe SHBA, eshte riafirmuar si nje pjese e Serbise. Si mund te ndodhe kjo pas Aleances se NATO-s per lufte kunder Serbise dhe per nje Kosove te lire, pas burgosjes se Millosheviçit dhe pas tre raunde zgjedhjes model qe u zhvilluan ne Kosove per te stabilizuar demokracine e stilit perendimor?


Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet te ndjehen fajtore qe nuk kane perkrahur punen e paster dhe historike te lobit tone shqiptar, i cili solli zerin tuaj ne Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit te mendoje se per Kosoven mund te kete mundesi te tjera, edhe pse drejtuesit kyç te Kongresit, demokrate dhe republikane, ne Shtepine e Perfaqesuesve te Senatit te ShBA kane punuar me ligen civile per te nxitur zgjedhjet kongresionale per pavaresine e Kosoves. Rezoluten Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbeshtetet. Duhet te ndihet fajtor edhe z. Rugova qe nuk e perkrahu hapur UÇK si force çliruese, e cila luftoi se bashku me NATO-n per nje Kosove te lire.



Duhet te ndiheni fajtor edhe ju z. Javier Solana


Ka dhe shume drejtues te tjere te politikes ne Ballkan dhe asaj nderkombetare, te cilet kane gerryer ne thellesi çeshtjen kombetare shqiptare. Duhet te ndihen fajtore ata politikane aktuale ne Greqi, Serbi dhe Rusi qe perpiqen te barazojne perpjekjet e shqiptareve per pavaresi, si fundamentalizem islamik dhe terrorizem.



Duhet t’u vije turp edhe atyre drejtuesve aktuale ne Turqi, te cilet nuk ecen ne hapat e guximshme e plot kuraje te Turgut Ozal, nje njeri i cili inkurajoi politikanet shqiptare, perfshire dhe shqiptaro-amerikanet si puna ime, per te vazhduar luften kunder shovinizmit sllav dhe grek per lirine ne Ballkan. Duhet te ndiheni fajtor dhe ju z. Javier Solana per nxitjen e politikave per te krijuar nje shtet te ri jugosllav te quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”, duke toleruar Kosoven si pjese te Serbise. Sanksionimi i ketij dokumenti (kartes kushtetuese) thjesht do te shkaktoje paqendrueshmeri te perkohshme ne Ballkan, dhe per pasoje edhe te pjeses tjeter te Evropes.



Duhet te ndihen fajtore edhe politikanet franceze qe vazhdojne te mbeshtesin politiken e ndjekur ne Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftera ne Ballkan qe nga 1990. Kjo politike s’do te beje asgje tjeter veçse do te ruaje paqendrueshmerine ne Evrope. Nuk ka si te ndodhe ndryshe nese Kosova dhe Mali i Zi nuk do te lejohen te ushtrojne te drejtat e tyre per vete percaktim nen ligjet nderkombetare, duke mbajtur referendume te organizuara dhe te monitoruara lidhur me statusin final qe deshirojne.

Dhe se fundmi duhet te ndihen fajtore edhe zyrtaret e Departamentit te Shtetit dhe Keshillit te Sigurimit Nderkombetar, te cilet nuk mesuan dot nga gabimet e bera ne te kaluaren dhe jane shume te gatshem te degjojne Rusine dhe Evropen, teksa kerkojne menyra per te braktisur rolin drejtues te ShBA ne Ballkan qe nga 1990-a nuk arrini ta kuptonin se tashme populli shqiptar ka besim vetem tek Amerika, per sa i perket te ardhmes se tij? A nuk e dini se nderkohe nje numer i madh serbesh dhe grekesh gjate tragjedise se 11 shtatorit ne SHBA hidhnin valle, ndersa shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe Presheves ndiznin qirinj dhe qanin ndersa mbanin ne dore postera te heronjve amerikan te cilet humben jeten gjate kesaj tragjedie?



Zgjohu Amerike


Zgjohu Amerike - shqiptaret jane te vetmit miq qe ke ne Ballkan.
Pasi investuam miliona dollare per te realizuar luften e NATO-s kunder Millosheviçit; pasi investuam me shume se 200 milione dollare per ndertimin e nje qendre ushtarake ne Kosove; pasi pame serbet, ruset dhe ukrainasit qe i shiten arme Irakut, arme te cilat do te perdoreshin kunder ushtareve tane; pasi u konfirmua nga nacionalistet greke, qe ne te vertete vrane zyrtaret amerikane per arsye ultra-nacionaliste, tashme eshte koha qe SHBA te njohin legjitimitetin e luftes se gjate shekullore te popullit shqiptar per liri, duke mbeshtetur pavaresine ne Kosove, si te vetmen mundesi te vendosjes se qendrueshmerise dhe paqes ne Ballkan dhe ne te gjithe Evropen, gje e cila eshte, kryesisht, ne interes te SHBA.



· Autori eshte Kryetar i Liges Qytetare Shqiptaro – Amerikane



Tags: opinione...!
Prev: Jo zgjedhje per parti, Referendum per liri
Next: Zgjedh pernjemend! Pra, mos voto

reply share