Samstag, 3. November 2007

Traktati i fqinjesise se mir dhe Kosova si zone e lir

TRAKTATI PER FQINJESI TE MIRE DHE KOSOVA SI ZONE E LIRE ! Nov 2, '07 2:15 PM
for everyone

TRAKTATI PER FQINJESI TE MIRE DHE KOSOVA SI ZONE E LIRE !





Quod licet Jovi, non licet bovi :

Ndoshta edhe nuk do ta kuptoni kete thenie ne gjuhen latine dhe me te drejte do te pyesni, pse kjo pyetje ne kete kohe dhe mos eshte vetem nje perpjekje e autorit te ketij shkrimi qe me nje “ intelektualizem “ te larte te imponohet para lexuesve te gazetes “ Epoka e Re “ duke shitur dushk per gogla siç bejne pjesa me e madhe e intelektualeve te Kosoves, sot. Perkthyer ne shqip do te thote : “ Çka i lejohet Jupiterit ( lexoje , zotit ) nuk i lejohet buallit. Ose edhe me shqip : “ çka u lejohet nderkombetareve ( zoterve te Kosoves ) nuk u lejohet parlamentareve ( disa buajve ) , gjithashtu te Kosoves. Kosova, si Piemont i shqiptarise nuk ka dhene edhe aq shume intelektuale, mendoj koheve te fundit, qe do te ndikonin ne proceset globale dhe qe do ta nderonin ambientin nga jane. E kemi nje nobeliste ( Nena Tereze ), pastaj Ferid Muratin si gjysemnobelist dhe Kadarene si kandidat te perhershem dhe te perjetshem per çmimin Nobel. Çka bejne sot inteletualet ne Kosove dhe cili eshte roli i tyre ? Shumica jane shnderruar ne sherbyes civile te lidereve politike injorant dhe ne kete menyre jane bere pjese e proceseve politike ( implementimit te projekteve politike shume te demshme per Kosoven ) duke manipuluar me popullin zemerbardhe. Per shkak te do perfitimeve materiale jane degjeneruar shpirterisht dhe intelektualisht! Kompleksin e inferioritetit intelektual perballe intelektualeve te vertete e kompensojne me servilizem dhe degjueshmeri ndaj “autoriteteve” politike vendore e sidomos atyre nderkombetare. Kjo fushate paraelektorale eshte deshmia me e fuqishme ne favor te konstatimit tim. Çdokush qe, nese edhe vetem njehere ka percjellur debatet per kryetare te komunave e sheh mjerimin tone intelektual dhe moral, ne nivelin baze! Sa me shume ngritesh me lart ne kierarkine sunduese, ky mjerim nuk behet me i vogel por behet me i sofistikuar dhe ambalazhohet bukur qe te jete i pranueshem per shumicen e qytetareve te Kosoves. Servilizmi i disa “intelektualeve” ndaj lidereve politike, te gjalle dhe te vdekur eshte antologjik! Kujtojeni si kane vallezuar dhe vrapuar rreth Ibrahim Rugoves, tashme te ndjere autoritetin e te cilit po e riciklojne edhe tash, si vallezojne sot rreth Hashim Thaçit, te gjalle dhe te forte, per çastin, rreth Ramush Haradinajt, te cilin e kane rrespektuar dhe e rrespektojne per shkak te interesit ( mbijeteses politike, mireqenies materiale ) dhe frikes. Keto jane edhe arsyet pse atij i premtojne postin e kryeministrit dhe nga kush ? Nga ata, projektuesit e pykave dhe termocentraleve me ere, te cilet, po te mos ishte Ramush Haradinaj kurre nuk do te beheshin “ intelektuale “ dhe nuk do t’i fitonin votat as ne hyrjet e banesave te tyre te uzurpuara pas perfundimit te luftes ! E kemi rastin eklatant te Behxhet Pacollit te AKR –se, shumica e intelektualeve vrapojne pas parave te tij dhe pasi t’u kete ra diçka ne gushe, ne menyren me te pandergjegjshme dhe te pamoralshme perpiqen te distancohen nga ai, sikur diteve te fundit! Ky eshte ai morali yne me indigo ( i dyfishte ) dhe injoranca e sofistikuar dhe e mbeshtjellur me intelektualizem! Permbajtja eshte gatishmeria per t’u nenshtruar ne çdo kohe, pa kundershtimin me te vogel. Keni alamet shkrimtare, gazetare, artiste te estrades dhe analiste politike qe enderrojne te jene afer filan politikanit, te bejne nje foto me te, ta fitojne besimin e tyre qe, me ne fund te perfundojne ne perqafimin e tyre politik dhe patriotik! Me nje fjale, politikanet behen makro ( mbrojtes ) te sherbimeve qe ofron prostitucioni intelektual. Eshte tashme legjendare gatishmeria per degjueshmeri ( lexo nenshtrim ) e lemshit politikano – intelektual ndaj nderkombetareve , duke filluar nga Rambujeja deri te epoka e Ishingerit. Pra, eshte pranuar Rambujeja, Rezoluta 1244, demilitarizimi i UÇK –se, Korniza Kushtetuese, cenimi i integritetit territorial te Kosoves, Standardet para Statusit, Decentralizimi sipas parimit etnik, eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve, bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves, plani i Ahtisarit, vendimet e Grupit te Kontaktit, 14 pikat e Trojkes se Trobojkes dhe Traktati per Fqinjesi te Mire me Serbine qe ne fakt jane pajtim per Konfederate me Serbine ( shpresoj se sinqerisht ta kene pranuar kete Ekipi i Unitetit vetem se duhet te kamuflohet qe te mos duket si konfederate por si Kosove e pavarur dhe sovrane!). Mos te flase per gatishmerine qe te pranohen te gjitha sugjerimet ( lexo imponimet ) e nderkombetareve per simbolet “ shteterore “ siç jane, flamuri, himni dhe stema. Nuk eshte perfillur asnje propozim i pales kosovare nga nderkombetaret. Do ta shihni se çfare permbajtje ka propozimi per Kushtetuten e Kosoves, vertet eshte nje krim juridik ku vullneti i shumices dhunohet nga vullneti i pakices dhe ku shumica prej 95% ne te vertete shnderrohet ne pakice politike! Nenshtrimi i te se ashtuquajtures shoqeri civile ndaj nderkombetareve ka permasa biblike. Thjesht, jane te paskrupullt ne arritjen e qellimeve. Shkelin mbi te gjalle dhe mbi te vdekur. Asnjehere nuk i sherbejne misionit te percaktuar por objektivit ( projektit ) te adhuruar. Me politikanet e vendit flirtojne part – time ( orar te shkurtuar ), me nderkombetaret flirtojne full- time ( 24 ore ). Ne fund, shumica perfundojne ne politike, nga bashkejetesa kalojne ne statusin martesore ndonese jane shkelesit me te medhenj te kurores! Kjo eshte shoqeria civile e Kosoves apo njesia paramilitare e realizimit te projekteve kunder interesave te qytetareve te Kosoves. Apo, elita e mercenarizmit qytetare. Kerkoj falje nga ajo pjese e shoqerise civile e cila me perkushtim dhe ndershmeri e ka kryer punen duke u ballafaquar edhe me probleme qe e rrezikojne aktivitetin e saj, te natyres materiale dhe te sigurise! Lexuesi i vemendshem e ka te qarte se nga Rambujeja e deri te epoka e Ishingerit, berthamen implemntuese te te gjitha projekteve e perbejne politikanet aktuale dhe korbat e shoqerise civile, te inkuadruar ne grupe politiko- strategjike, keshilltare, oborrtare etj. e te cilet Kosoves i kane shkaktuar me shume deme politike, materiale, urbanistike, ekonomike, kulturore etj. se Serbia, ne kushte te paqes, ( perjashtoje luften ). Ky eshte konstatim i rende dhe aspak patriotik, mirepo thellesisht jam i bindur per kete!



Diçka per trekendeshin e Bermudeve dhe trekendeshin USAID-ATRC-KLUBI REPUBLIKAN dhe klubet e tjera :

Nderkombetaret, punen e pare qe e kane bere pasi kane ardhur ne Kosove ishte ndertimi i kapaciteteve te sektorit joqeveritar vendore, si opozite e vertete dhe monitorues i punes se IPVQ -ve te Kosoves, synim qe praktikohet ne te gjitha vendet ne transicion e qe kane qene ne konflikte te armatosura. Me nje fjale, ky qellim eshte perpjekje per te ndertuar mekanizma vendore qe do te luajne nje rol aktiv ne fushen e te drejtave te njeriut dhe perparimin e proceseve demokratike. Ky eshte preteksti ndersa konteksti eshte ndertimi i nje rrjeti informatoresh dhe denoncuesish permes te cileve do te mbahej situata nen kontrolle si ajo ne sektorin qeveritar ashtu dhe joqeveritar. Ne baze te ketyre informatave, merreshin qendrime per personalitete te caktuara dhe beheshin kombinime politike, formoheshin koalicione dhe qeveri. Puna e pare per te cilen na mesonin ishin dukurite si konflikti i interesit dhe sigurimi i transparences ( llogaridhenies ) si parakusht per zhvillimin e demokracise e cila ne Kosove i bente hapat fillestare. Jane ndare dhjetera projekte per ta luftuar konfliktin e interesit dhe per ta siguruar transparencen apo llogaridhenien. Jane bere shume raporte e publikime por situata nuk ka ndryshuar aspak ose fare pak. Varesisht prej zhvillimeve politike dhe nbrojtjes se interesit te grupeve te caktuara me ndikim, jane favorizuar apo margjinalizuar edhe individe me ndikim ( Adem Demaçi, Albin Kurti, Gani Krasniqi, Nexhat Daci etj. ) nderkaq jane favorizuar mbeturinat e ish bashkepunetoreve te UDB –se dhe jashteqitjet e tjera, tani te transformuara ne “ shoqeri civile “. Po çfare lidhshmerie kane Trekendeshi i Bermudeve dhe ai USAID – ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ? Trekendeshi i Bermudeve eshte nje lokacion shume i rrezikshem per marinaret dhe fluturaket qe fluturojne ulet si edhe hulumtuesit e ndryshem qe e ndermarrin nje ekspedite per ta hulumtuar rrezikshmerine e ketij fenomeni. Shume anije, aeroplane dhe ekspedita kane perfunduar ne ujerat e ketij Trekendeshi te Bermudeve asnjehere pa u zbuluar shkaku i vertete. Flitet per nje fushe te fuqishme magnetike nenujore e cila eshte shkaktare e ketyre fatkeqesive. Trekendeshi USAID- ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ka tjeter funksion, nuk rrezikojne anije me ekuipazh e as aeroplane dhe fluturake te tjera por rrezikojne sektorin joqeveritar duke i diferencuar ne lojale dhe te padegjueshem. USAID, si donatori kryesor i ndane mjete financiare ATRC –se ( qendres per trajnime dhe resurse ) ndersa kjo i ndane grante OJQ –eve ne mesin e te cileve edhe KLUBIT REPUBLIKAN. Do te thoshit, çka ka ketu te keqe kur mjetet shkojne ne zhvillimin e sektorit joqeveritar?! Asgje , do te thoja edhe une po te mos ishte ne pyetje shkelja flagrante e parimeve qe na kane mesuar vet nderkombetaret , ne mesin e te cileve edhe USAID. Ne keto tri institucione ( USAID, ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ) jane te punesuara tri motra, njera nga USAID i ndane mjetet tjetres ne ATRC nderkaq kjo i ndane te tretes ne KLUB REPUBLIKAN. Ky eshte rast tipik i konfliktit te interesit. Mosberja publike e kesaj nga ana e drejtuesve te USAID –it, ndonese jane ne dijeni, eshte rast tipik i jotransparences ne ndarjen e fondeve. Kete e dine shume mire edhe Zyra Amerikane dhe shefja e saj, Tina Kajdanow. Dhe pse e bejne kete, sepse per momentin kane nevoje per nje “shoqeri civile” te tille. USAID-i ka bere diferencimin e OJQ –ve ne Kosove, te degjueshmeve ( KIPRED ) u ka ndare mjete per monitorimin e zgjedhjeve, KMDLNJ –ne e ka perjashtuar sepse keshtu ka dashur shefja e madhe e Zyres Amerikane. Ne interesimin e mediave, USAID asnjehere nuk ka dhene pergjigje pse ka vepruar keshtu. Sepse e injoron transparencen. I ka favorizuar dy fenomene negative per te cilat eshte angazhuar vet, konfliktin e interesit dhe jotransparencen. Çka ka bere ATRC ? Ka organizuar debate te kurdisura, me pjesemarres te perzgjedhur mire per t’u siguruar mbulese faktike dhe politike proceseve te decentralizimit sipas parimit etnik, zonave te mbrojtura per kisha dhe bisedimeve per statusin e Kosoves. Pse nuk ka organizuar ndonje debat per vrasjen e protestueve paqesore te 10 shkurtit ( Mon Balaj dhe Arben Xheladini ), arrestimin dhe krishtizimin e Albin Kurtit, veprimin jodemokratik dhe shantazhues te dikujt nga USAID –i ndaj KMDLNJ –se ! As KLUBI REPUBLIKAN, i njohur per organizimin e debateve ku rraheshin tema te ndryshme nga aktualitetet, jo qe nuk ka shfaqur gatishmeri te organizoje debate qe e kontestojne realitetin por eshte vene ne funksion te ngulfatjes se fjales se lire ( kujtojeni reagimin e Shkelzen Gashit ne gazeten Koha Ditore). Atij iu pamundesua te flas ne nje debat me liderin e PDK –se. Hyrja dhe pjesemarrja ne debat iu kushtezua me mbylljen e gojes gje qe ai nuk e pranoi. Sikur ne kohen e komunizmit apo te Millosheviqit! Per kete arsye marrin grante keto klube dhe qendra nderkaq eliminohen organizata te cilesuara si te padegjueshme. Kunder diferencimit te OJQ – ve eshte dashur te organizohen debate edhe nga ATRC edhe nga KLUBI REPUBLIKAN nderkaq OJQ- et e mirefillta eshte dashur ta ngrejne zerin. Sot diferencohemi ne, KMDLNJ, neser do te diferencohen keta te degjueshmit. Po te kishte shoqeri civile te vertete, ne kete rast do te dukej roli i saj!

Fushata parazgjedhore dhe sindromi i harreses :

Eshte nje kategori e njerezve qe rrejne naten e diten duke shpresuar se ata qe degjojne rrenen jane harrestare apo pse mos te them , jane edhe te marre! Nuk mund ta kuptoje ndryshe sjelljen dhe premtimet e riperseritura te subjekteve garuese, ose na konsiderojne krejt te marre ose mendojme se nuk lexojme asgje. Eshte e pabesueshme se çka premtojne, vetem per te mbetur ne pushtet. Perseri kerkojne vota! Per t’i perseritur te njejtat premtime edhe pas kater vjeteve! Fushata eshte duke shkuar per se mbari, ne frymen e koalicioneve te ardhshme. Subjekti me i sulmuar ne kete fushate eshte AKR dhe lideri i saj, Behxhet Pacolli i cili sulmohet shkaku se parandjejne rrezikun nga ai. Pra nuk sulmohet pse eshte rus apo serb apo pse nderton kulla me çokollata te Kaxhikistanit ( oj gjeografi, ta hengsha une syrin ty ) por pse po ofron diçka, qe sipas te gjitha gjasave edhe mund ta realizoje! Ndryshe, fushata eshte relativisht paqesore. Te gjitha subjektet garuese ftojne elektoratin te votojne, natyrisht per ta nderkaq ORA e ka fushaten me simpatike. Ne veçanti ishte simpatik shkrimi i Shkelzen Maliqit ne Ekspress me titullin VOTO ! Vetem nuk e di nese kete e ka bere ne cilesine e anetarit te ORA –se, Koalicionit monitorues “ Demokracia ne Veprim “ apo Nismes se te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ? Duket se eshte pjese e te gjitheve. Koken e ka futur ( shpresoj, perkohesisht ne politike ) ndersa trupin dhe shpirtin e ka ne “ shoqeri civile “. Levizja per Vetevendosje ka ftuar qytetaret e Kosoves te mos votojne duke i identifikuar te gjitha arsyet pse nuk duhet te votohet e te cilat jane 100 % te sakta. Koalicioni monitorues “ Demokracia ne Veprim “ po na bombardon per çdo dite me do sllogane teper bajate ne mediat e shkruara ne favor te daljes ne votim. Per kete edhe paguhen, bukur mire! Edhe Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ka filluar nje fushate pro zgjedhjeve dhe kunder Vetevendosjes duke e akuzuar kete levizje per mashtrim. Vetem shihni nga vijne dhe te kaluaren e tyre dhe çdo gje do ta keni te çarte! Natyrisht, mua nuk kane arritur te me bindin perkunder premtimeve te cilat, padyshim se do t’i realizojne, si gjithehere deri me tani, pra, une nuk do te votoj!

Istikamet e Karamuratit dhe miliardat e Batonit : Sot, kontribuesit me te medhenj te buxhetit komunal te Prishtines jane dy police te SHPK –se qe gjate orarit te tyre te punes shqiptojne dhjetera tiketa me gjobe per shkak te parkimit te ndaluar ne rrugen e cila nuk eshte frekuentuese as per vetura e as per kalimtare. Ne keto rruge jane shenjat ku eshte i lejuar parkimi ( me pagese ) por nuk perfillet nga keta police me biçikleta ne kohen kur shume rruge te Prishtines jane shnderruar ne istikame te Karamuratit! Kjo, ne fakt nuk mund te interpretohet ndryshe veç si nje plaçkitje e “ ligjshme “ e qytetareve, te cilet, pa fajin e tyre kane mbetur pa hapesire per parking! Kontribuesi me i madh dhe shpetimtari i buxhetit te Kosoves ( ndonese hipotetik ) mbetet Baton Haxhiu me 7 miliarda te hyra vjetore, per 12 vitet qe vijne. Merreni me mend, 7 miliarda here 12 vite bejne 84 miliarde ! Nese kesaj shifre i shtohet edhe buxheti ( social ) , real i tashem i Kosoves prej 700 milione eurove, nuk e di ku do te mberrijme! Ani Kosova si zone e lire doganore! Nuk do te kisha koment as me 1 prill ( kur do te shpallet pavaresia e Kosoves ) e lere me sot!

Lexues te nderuar, pata shkruar me heret per te bemat e Stiven Shukut dhe hajnave vendore, ne planin e diskreditimit moral ( me do zogeza shqiptare ) dhe diversionit ( hajnise ) materiale, me do ministra shqiptare. Kerkoj falje pse e kam qelluar kete dhe shume te tjera, per pavaresine, ne radhe te pare!



3.11. 2007 Prishtine Behxhet Sh. SHALA, autori i ketij shkrimi eshte drejtor ekzekutiv i KMDLNJ – se dhe pikepamjet jane personale

Keine Kommentare: