Sonntag, 11. November 2007

Ceshtja kombtare ne vemendje te te gjith shqiptarve,shkruar nga Kudusi Lama -Gjeneral rezerve

Çështja kombëtare, në vëmendje të gjithë shqiptarëve



Shkruan : Kudusi LAMA - Gjeneral në Rezervë


Duke menduar se sot është kohë delikate për shqiptarinë dhe shqiptaret në trojet etnike dhe në gjithë rruzullin tokësor, vlerësoj se është me vend të evidentohen disa nga çështjet kryesore që mendoj se duhet të jenë në vëmendje të gjithë shqiptarëve, me qëllim që të vlerësohen, të diskutohen, të peshohen, të merret përgjegjësi e të nxirren edhe detyra, por të nxirren edhe çështje e probleme të tjera.


Bazuar në këtë logjik, mendoj se disa çështje kombëtare për vëmendje të gjithë shqiptarëve janë:


I.Duam apo nuk duam, na intereson ose jo, hapat aktual e të të ardhmes për kombin shqiptar, do të jenë:


Se pari; Pavarësia e Kosovës, qe duan apo nuk duan putinët, do te realizohet shume shpejte, ne këtë apo atë mënyrë. Këtu kam parasysh këto mënyra: 1.Me vendim politik botëror; 2.Me vendim politik kombëtar; 3.Me riluftë te armatosur te djemve dhe vajzave te kombit shqiptar, te cilët nuk dine ta shprehin atdhedashurinë me fjalime.

Se dyti; Implementimi i marrëveshjes se Ohrit, e cila është konsideruar deri tani një armëpushim, për të parë se sa vërtetë ndërgjegjja dhe jeta e sllavo-maqedonasve edhe e demokratizuar. Ditët e fundit ata bënë një provokacion. Por shqiptarët janë të zgjuar. Ata nuk kanë pse u përgjigjen provokacioneve. Sepse e dimë, që pushteti aktual, sado fashist, nuk mund te ngjitet ne nivelin e pashiqeve, të titove e milosheviceve. Kështuqë po gabojnë, siç thuhej herët, duke veshur lëkurën e ujkut. S'ka gjë, edhe për këtë një dite ata që e iniciuan këtë provokacion dhe ata që e realizuan, do tu japin llogari shqiptarëve.


Se treti; Implementimi i autonomisë së Kosovës Lindore, aktualisht, për te shkuar drejte një të ardhmeje për bashkim me trungun amë. Shqiptarët janë të bindur se do ta realizojnë aspiratën e tyre, ai që nuk i ndihmon, të mos i pengojë; ai që nuk i do, ti luftojë; ai që ka frikë, të fshihet; ai që s'ka mundësi tjetër, të brohorasë; ai që s'ka dëshirë, mos të shajë e akuzojë. Bindja shqiptare nuk është utopike, ajo është praktike, ne terrenin kombëtar shqiptar. Kush ka sy, le të shikoje; kush ka veshë, le të dëgjojë; kush ka mend, le të arsyetojë; kush ka dije, le të tregojë.


Se katërti; Rritja e ndërgjegjes kombëtare të shqiptareve ne trojet etnike nën Malin e Zi, duke u ngjitur ne nivelin e shtetformimit e deri në shkëputjen e tyre për tu bashkuar me trungun ame.


Se pesti; Çamëria mbetet një hap serioz dhe me shume rendesi, qe do te realizohet ne proces, pavarësisht se sa shume i fryjnë nacionalizmit ekstrem helenet, duke tentuar te mashtrojnë edhe historinë. Ajo një dite do tu kthehet e duhet tu kthehet te zotëve. Për këtë te jene te gjithë te sigurte, se nuk do tu merret leje grekeve, askush nuk do te mund te përvetësoje asnjë pëllëmbë tokë shqiptare. Por ne Greqi, janë edhe arvanitasit, qe janë gati gjysma e popullsisë aktuale ne Greqi dhe qe ne familjet e tyre flasin shqip, ani pse ne publik deri tani janë trembur. Shikoni çdo te ndodh së shpejti, shikoni kur ta kuptojnë edhe ata se represioni nuk ka me vlere.


Së gjashti; Një hap tjetër kombëtar është edhe zgjidhja e çështjes së trojeve të shqiptarëve në Serbi. (Të mos harrojmë se me 1878, Nishi kishte 20 500 banore, prej te cilëve 15 500 banore ishin shqiptare dhe 5000 banore ishin serb).


Këto janë disa nga hapat qe do te hidhen ne rrugën e ardhmërisë kombëtare, është mire që shqiptarëve ti njohin këto hapa dhe te mos bëjnë veprime kundërvënëse.


II.Shqiptarët ka ardhur koha qe te kuptojnë se nuk janë me një shtet i vogël, por një komb i madh. Prandaj nuk duhet e nuk do te rrinë me duke u ankuar se sa keq sillen fqinjët, apo te tjerët me ta. Jo, shqiptaret janë te rritur, kane goje, kanë arsye, kërkojmë drejtësi, respektojnë dhe kërkojnë respekt, kane miqësi, bese e mirësi, por edhe shuplake, grusht, shpate e rakete. Shqiptarët tashme kanë mësuar të japin, ç'tu japin.


Shqiptaret kanë kuptuar se Çështja Kombëtare nuk zgjidhet me ankesa, por me veprim. Por njëkohësisht kane kuptuar se për Çështjen Kombëtare kanë të drejtë të flasin vetëm ata që marrin përgjegjësi ta mbrojnë atë, të tjerët të merren me biznes, por te mos ngatërrohen neper këmbë, pasi ndoshta dikush, do ti pyes një dite; kujt i shërbeni?

III.Për çështjen kombëtare kanë të drejtë të flasin vetëm ata qe marrin përgjegjësi ta mbrojnë atë, te tjerët te merren me biznes (qofte ky edhe biznes politik), por mos te ngatërrohen neper këmbë, pasi ndoshta dikush do ti pyes, Kujt i shërbeni?


IV.Jemi mësuar te dëgjojmë një arsyetim interesant politik: Të mos flasim se i prishet qejfi!!! Kujt??? Nëse i prishet qejfi Atdheut dhe Kombit, ç'vlerë ka nëse i bëjmë qejfin dikujt, kushdo qoftë ky; rusi, greku, serbi, Evropa apo OKB-ja? Çdo komb dhe shtet flasin e veprojnë sipas interesave te tyre. Ne sipas interesave tona. Çdo veprim ndryshe nuk ka vlere kombëtare, ani pse mund te bëhesh simpatik për ata me të cilët komunikon. Këtë është mire ta vlerësojnë te gjithë ata qe marrin përgjegjësi te flasin ne emër te atdheut e te kombit.


V.Në terminologjinë kryesisht politike, ka zënë vend te dukshëm termi, Shqipëria e Re, ose do te ndërtojmë Shqipërinë e Re, apo po ndërtojmë Shqipërinë e Re. Pse kështu? Kur do te mplaket Shqipëria qe ta quajmë nene dhe gjyshe? Dikur i këndohej se kishte qene një zonje e rende, qe burrat e dheut e thërrisnin nene... Po ne pse e duam vetëm te re? A e dimë se kush mbetet gjithmonë e re? Për ata qe nuk e dine po ju them unë, e re gjithmonë mbetet vetëm prostituta. Pse a mos te tille e konsiderojnë Shqipërinë, ata qe e përdorin këtë term? Kujdes me terminologjinë e shprehjes, kur është fjala për shenjtërinë, siç është Shqipëria.


VI.Shqiptarët ne këto 3000 vjetët e fundit, kanë zhvilluar 2600 vjet luftë dhe 400 vjet janë përgatitur për luftë... A mos mendon dikush se për shqiptaret është instaluar paqja e përjetshme, qe nuk behet thuajse fare edukimi atdhetar i popullit, sic e bëjnë te gjithë kombet ne bote? Apo do te na mbrojnë te tjerët. Pse jo, NATO-ja. Pse jo Greqia qe është anëtare e NATO-s dhe Serbia qe do te behet nesër. Historia, nëse te tregon rrugën nga ke ardhur e ka kryer detyre. Nëse ne nuk kemi logjiken e analizës dhe shfrytëzimit te përvojës se saj, jemi vete fajtore.

VII. Është deklaruar termi terrorizëm dhe shumëkush mendon se ka gjetur çelësin e artë për te kylur çdo veprim qe bije ndesh me idetë ose interesat e tij.


Jo. Të kuptohet mire. Terrorist nuk është ai qe ka një kallash ne mal, por ai qe ka kolltuk presidencial. Ky është terroristi me i rrezikshëm. Asnjë terrorist nuk mund te beje atë qe ka bere Miloshevici, atë qe ka bere Hitleri, atë qe ka bere Musolini etj, apo atë qe është duke bere Putini me Çeçeninë. Prandaj askush te mos shqetësohet për etiketime te tilla, nëse e vlerëson se atdheu dhe kombi ka nevoje për armen e tij dhe ai është i gatshëm ta hedhe ne krah, për ti dalë zot.


Po kështu terrorizmi nuk realizohet vetëm me arme. Terrorizëm është edhe qeverisja e keqe. Terrorizëm është edhe te instalosh varfëri mbi popullin qe ke marre përgjegjësi ta udhëheqësh, te instalosh përçarje, mungese ushqimi, mungese infrastrukture publike, mungese uji, mungese dritash etj etj.


Askush nuk duhet te mendoje se duke i akuzuar shqiptaret si terrorist do te diktohet ulja e tyre para te këqijave qe janë instaluar nga koha ne jetën e tyre. Te luftosh për liri me fjale dhe me arme, nuk është terrorizëm. Terrorizëm është te marrësh liritë e tjetrit. Prandaj shqiptaret kane luftuar dhe do te luftojnë për lirinë e tyre. Ata do ta ndërtojnë te ardhmen të sigurt.


VIII. Në politik deklarohet se jemi ne demokraci dhe veprohet si ne diktature. Duket sikur mjafte politikane mendojnë se janë pronar te atdheut dhe idhuj te kombit.


Duhet te kuptojnë te gjithë, se demokracia nuk i lejuaka këto. Ne demokraci atdheu dhe kombi e mbështet shpinën edhe ne gjoksin e një ushtari. Kujdes.


IX.Sot mbi 40 perqind e popullsisë ne Kosove nuk di fare serbisht ... Pa koment ...


X.Diskutojmë dhe bëjmë organizime. Po lufte? Pra ka ardhur koha te pyesim, sa janë gati te marrin armët? Arma nuk ka dalë jashtë ligjit. Te flasim për të. Presidenti Bush i SHBA-ve, - tha - se rrezikohet te filloje lufta e trete botërore. Apo ndoshta ne do te kursehemi e nuk do te jemi pjese e saj, nëse vërtetë ajo do te fillonte? Apo mos nuk jemi edhe aktualisht ne një lufte te pa shpallur me fqinjët qe po tentojnë te na shkatërrojnë me ç'kanë ne dorë?


Gjithnjë dëgjojmë lidere, intelektuale e personalitete qe bëjnë thirrje për të qenë të bashkuar. Unë them: Nuk mjafton. Është koha qe shqiptaret duhet te jene jo vetëm të bashkuar, por edhe të rreshtuar.


XI.Ne gjithë piramidën politike shqiptare, edhe nëse e kane mësuar ne politiken e demokracive te zhvilluara, politikanet tanë duhet te heqin dore nga ai element baze i politikes abuzive, se: Tek karriget tona, fillon rehatia juaj. Te mendosh dhe te veprosh kështu me popullin e për popullin, me kombin e për kombin, me atdheun e për atdheun, do te thotë te dalësh jashtë standardit.


XII.Ta vlerësojmë identitetin. T'i tregojmë gjithkujt kush jemi. Ka shume rëndësi identiteti. Edhe individi ka emër e mbiemër, imagjinoni, nëse njerëzit do te harronin emrat e tyre çdo te ndodhte ne bote. Secili te beje pyetjen: Nëse heq dore nga emri im, kush jam? Kështu te vlerësojmë shtetin, atdheun, kombin.


XIII. Isha këto dite ne një aktivitet kombëtar. Sipas programit ne fillim të aktivitetit u ekzekutua himni kombëtar shqiptar. Ndërsa ekzekutohej himni, pjesëmarrësit deri ne tribune bisedonin njeri me tjetrin pa e prishur fare terezinë. Ndërsa te rinjtë e te rejat vazhdonin te lëviznin e te bënin shaka me zë te larte me njeri tjetrin. Te gjitha këto ndodhnin kur pak me tej, një i huaj qe ishte prezent ne aktivitet, kishte vene dorën ne zemër dhe po qëndronte ne pozicion Gatitu, me fytyrën nga vinin tingujt e himnit.


Këtë pamje banale kombëtare, besoj se e kane pare edhe ata qe bëjnë politiken e edukimit e te arsimimit te këtij populli. Pse ndodh kjo? Ç'duhet bërë??? Dy pyetje qe kërkojnë përgjigje. Ndërsa problemi kërkon zgjidhje. Zgjidhjet i gjejnë faktorët politik. Kush pretendon se është faktor politik, te kryej detyrën.


Këto ishin disa çështje imediate, te cilat telegrafisht i hedh ne publikun shqiptar, qytetar, intelektual e politik, për vlerësim e vënien ne rrugën e mbarë.

Keine Kommentare: