Samstag, 3. November 2007

Zgjedhjet 2007 sikur ato te vitit 1998; nga Esat Avdyli

ZGJEDHJET 2007 Oct 29, '07 3:51 AM
for everyone

Të nderuar vizitorë. Në këtë faqe do të mundohem ti sjelli analizat komentet dhe kundërshtimet për zgjedhjet e 17 Nëntorit 2007...

ESAT AVDYLI


Zgjedhjet 2007 sikur ato të vitit 1998...



Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 po afrohen. Sa po afrohet koha e mbajtjes së tyre, aq më shumë po largohet ajo e shpalljes së pavarësisë, apo thënë ndryshe e bërjes së shtetit.

Përse po ndodh kështu.

Në rend të parë medoj se ndërkombëtarët e kanë vërejtur , mosgadishmërinë e shpalljes dhe bërjes së shtetit nga udhëheqësit tanë. E kanë vërejtur dhe gjithnjë e më shumë po binden se strukturat tona politike udhëheqëse, por edhe ato shtetërore, kanë më shumë dëshirë ti zënë vendet dhe postet në tokën e pa shpallur shtet, vendin e padefinuar, se sa të luftojnë për ta definuar atë sa më shpejt dhe sa më mirë. Pra kjo mbase është thelbësorja se përse ndërkombëtarët po e zhagisin bërjen e shtetit tonë për ne.

Po ashtu po dihet fare mirë se populli ynë është me hove – hove, pra kur mbushet eufori shumë shpejtë shpërthen dhe ashtu euforik mundohet të rrëmbej atë që nuk rrëmbehet në atë mënyrë. Me këtë dua të them se ne, duket se akoma nuk kemi sensin për ti analizuar gjërat ashtu siç janë dhe drejtë, por ashtu siç dëshirojmë dhe siç mund edhe të mos jenë ashtu si duhet të jenë...

Në çdo anë e në çdo qoshe na ka kapluar varfëria. Skamja përditë e më shumë po i shtrinë krihët nëpër familjet tona. Uria gati sa nuk është bërë dukuri e përditshmërisë dhe ne vrapojmë pas atyre që mundohen të na shesin mend se nëse fitojnë do ta ndryshojnë gjendjen për një kohë shumë të shkrutër. Do ta bëjnë Kosovën të lumtur, të pasur e të fortë.

Të gjithë ata që i përcjellin me vëmendje debatet, mitingjet politike, do ta vërejnë joseriozitetin liderëve. Do ta vërejnë atë që ne thjeshtë në popull e quajmë rrenë...

Ta marrim të parin Nexhat Dacin. Ai merr guximin e pashoq të deklaroj se ne nuk jemi shqiptar, se nuk jemi kosovar, se toka jonë nuk është Kosovë...Sipas ti ne çenkemi dardan, e toka jonë Dardani...Mos luani me identitetin tonë o të mjerë politikanë !... Ne jemi shqiptar dhe asgjë tjetër. Kushdo që mendon ndryshe ai vetë mund të mos jetë shqiptar e toka e ti mund të mos jetë Kosovë...E dimë vendlindjen e Dacit dhe nuk ka nevoj ta komentoj më tutje.

Politikani tjetër Behxhet Pacolli, që gabimin e parë drejtshkrimor, e bënë në të shkruarit e emrit të ti. Ai na i reklamon disa ndërtime diku nëpër botë...Po pse o i nderuar nuk ndërtove në Kosovë ? Pse ike aq larg...Pse tani na i përkujton ato që i ke ndërtuar...Këtë e dimë...Sepse Kosova ishte dhe mbeti e ndoshta edhe do të mbetet edhe për shumë kohë e vrafër dhe me skamje e mjerim të madh...

I nderuari Hashim qe disa kohë, pra në fushatën e ti zgjedhore filloi ti "shtrijë e ti zgjeroj rrugët" tona, "ti asfaltoj ato e ti bëjë autostrada të rendit të parë"...Fillon anekënd Kosovës. A vëren ai i nderuar se fjalët e ti janë shumë të mëdha dhe të parealizueshme, sepse për ti reralizuar ato së pari duhet ta kemi shtetin, duhet vetë të vendosim për të gjitha e në rend të parë për buxhetin shetëror. Atë nuk e kemi as që do ta ketë ai edhe po u bë kryeministër, sepse këtu po na sundojnë të huajt...Dhe nga këto na del vetëm maksima. Mos rreni shumë por ktheniu realitetit, ktheniu aty ku duhet të jeni. Ta bëjmë Kosovën shet e pastaj mund të bisedojmë për të tjerat...

Vetoni i mjerë disa kohë u lodh duke bredhur këmbë rrugëve të Kosovës, duke shkuar nëpër fshatra duke menduar se kështu do tua tërheq vëmendjen popullatës se ai vërtet po mendon për të mirën e ti. Tani në fushatën e ti ka filluar të kërkoj tapi për Kosovën...Kjo mbase është e drejtë po të jetë e vërtetë. Por dyshoj se këtë e ka pasur dhe e ka vetëm marketing politik...

Duke u bazuar në të gjitha këto mednoj dhe marrë guxim të shprehem e të them me gjithë forcën time: - Këto zgjedhje nuk na duhen, sidomos tani kur është dashur që më shumë “liderët” tanë të vrapojnë e mendojnë për pavarësinë, për bashkimin tonë...

Fare qartë po vërehet se këto zgjedhje e shtynë procesin përfundimtar që nuk dihet se kur do ta mbërrim dhe se a do ta mbërrim ndonjëherë apo kurr. Sepse kjo do të shohim, do të mednojmë, do të analizojmë, përfundimin e ka gjithëherë kurrë. Këtë e dim nga përvoja e të tjerëve...Por sikur që ne nuk po dëshirojmë ta kuptojmë edhe për vete ashtu si që e kemi kuptuar për të tjerët...

Përse pra zgjedhjet ?

Kryesisht mednoj se zgjedhjet janë për prolongimin edhe për një kohë të pacaktuar të statusit përfundimtarë të Kosovës. Për mosbërjen e Kosovës shtet dhe për ta shtuar varfërinë dhe mjerimin edhe për një kohë në Kosovë, ndoshta deri në atë masë sa populli ma mos të jetë në gjendje të mednoj e gjykoj e dëshiroj pavarësinë, por të mednoj e të kërkoj vetëm bukë. Për t’ia lehtësuar edhe më shumë sundimin atukratik UNMIK-ut dhe të hujave. Për t’ua mundësuar këtyre “liderëve” që akoma të mbeten në krye të “udhëheqjes” së qeverisë së pashtet, të parlamentit pa forcën e vendimmarrjes, të ministrave pa të drejtë gjykimi e verpimi për të mirën e mirëfilltë të popullit, të gjykatave pa të drejtë për të vendosur drejtësinë, për drejtësinë me privilegje, të deputetëve pa imunitet, të popullit që akoma duhet të vuaj, të duroj, të bredh poshtë e lartë për të marrë një dokument, dhe në fund, të atyre dokumenteve pa kurrëfarë vlere për të tjerët. Sepse shqiptari i Kosovës me pasaport të UNMIK-ut nuk mund të shkoj askund, por vetëm të maltretohet dyerëve dhe kancelarive të ambasadave të ndryshme për të kërkuar vizë kaluese nëpër vendet e shumta të Europës..Kjo mbase është zier e përzier diku kuzhinave evropiane e botërore, por kuptohet me ndihmën e “liderëve” tanë që deri dje, pra deri në fillimin e fushatës zgjedhore, e patën gojën plotë pavarësi e tani plot programe e debate shterpe...

Kjo mbase nuk na u është dashur tani...

Nuk po kërkoj “si disa” që të bojkotohen zgjedhjet, sepse nuk ka efekt ajo kërkesë kur dihen rregullat e ndërkombëtarëve, sepse nëse edhe vetëm një përqind e popullatës del në zgjedhje ato nuk do të përsëriten ma...Kjo na jep për të gjykuar paksa edhe më ndryshe. A e vlen ta thërrasim popullin që mos të del në zgjedhje ?...Pra në vend të kësaj po ua lëmë vetë zgjedhësve të gjykojnë se si është më së miri, apo ata vetë le të mendojnë: si më tutje ?...

Sido që të jetë kohën deri në zgjedhje do ta kemi “të lulëzuar”, të “pasur”, me rrugë të “reja” etj, etj...Por ato ishin dhe mbeten vetëm premtime për t’ia tërhjekur vëmendjen nga statusi final dhe përfundimtar i Kosovës...

O zgjedhje, pa pavarësi...

O bojkotim për pavarësi....Por kjo e dyta sikur të ishim në një vend tjetër sepse këtu nuk vlenë...

Pra këto zgjedhje nuk dallojnë pothuajse fare nga ato të vitit 1998...

Përse, gjykonie vetë të nderuar lexues...


29 tetor 2007,

Keine Kommentare: