Samstag, 29. September 2007

Agjencia Kosovare e Fashizmit

Agjencia kosovare e fashizmit Sep 28, '07 4:09 PM
for everyone

Agjencia kosovare e fashizmit.



Manuali per krijimin e sistemit fashist ne Kosove eshte duke u percjellur me zell te pakundshoq nga pushteti. Rasti i fundit i publikuar keto dite, ku Agjencia Kosovare e Mirebesimit (AKM) ua ndalon punetoreve te protestojne apo organizojne tubime te çfaredollojshme publike, eshte hap drejt zhdukjes se ‘shoqerise se hapur’, edhe ne qenien e saj plotesisht formale siç ekziston ajo ne Kosove. Tirani AKM pas uzurpimit te pasurise nentokesore, tokesore, industriale, teknike e tregtare, tash po e uzurpon edhe pasurine njerezore. Ky kercenim derguar punetoreve te Kosoves, me ane te te cilit ata urdherohen te mos protestojne, nuk mund te kuptohet ndryshe perveç si uzurpim i lirise se tyre themelore, qe do te thote uzurpim i qenies se tyre.

Pse e beri AKM-ja kete tash? Kete ndalese AKM ka mundur ta beje me t’u themeluar. AKM-ja di diçka. Ky institucion dhe institucioni qe e ka lindur, UNMIK-u, e dine se tash durimit po i vjen fundi. Gjasat qe minatoret, punetoret tjere te ndermarrjeve te dalin ne demonstrata masive, jane perhere duke u rritur. Per shkak se padrejtesia ndaj tyre eshte perhere ne rritje. “Ferronikeli” eshte shitur per nje shume minimale, dhe bleresit i jane vendosur ne kontrate kushtezime minimale. Nje pjese e madhe e punetoreve nuk jane marre ne pune nga menaxhenti i ri, perderisa 20% i obligueshem per punetoret nuk eshte paguar fare. I njejti fat i ka ndjekur thuajse te gjitha ndermarrjet shoqerore dhe publike te Kosoves te cilat jane shitur nga AKM-ja. Te drejtat e punetoreve perhere jane anashkaluar. Tash po planifikohet te shitet edhe “Trepça”. Ky do te jete kulmi i padrejtesise per sa i perket AKM-se. Dhe kete zyrtaret e AKM-se e dine. Prandaj kercenojne dhe ndalojne tubime e protesta.

‘Qeveria’ e Kosoves, si per çdo gje, u shpreh e habitur me kete kercenim. Sipas Avni Arifit, zyrtar ne Zyren e Kryeministrit, AKM-ja as qe i ka treguar qeverise se do ta dergoje nje kercenim te tille ndaj punetoreve. E pse t’i tregoje? ‘Qeveria’ e ka ditur qe nga fillimi se eshte AKM-ja ajo qe menaxhon me pronen publike dhe shoqerore te Kosoves. Ky menaxhim perhere eshte shprehur edhe ne praktike dhe ‘qeveria’, edhe pse nuk eshte pyetur, nuk ka reaguar kurre. Pse po reagon tash? Per shkak se po flitet per zgjedhje? Natyrisht, IPVQ-istet do te na thone se ‘tash po cenohen te drejtat e qytetareve te Kosoves, e kjo eshte e patolerueshme…’ Po a nuk u cenuan te drejtat e qytetareve te Kosoves me 10 shkurt? Dy qytetare te Kosoves u vrane me 10 shkurt, dhe askush nuk reagoi, duke e miratuar vrasjen me heshtje. Kur ua lejon policeve te huaj t’i vrasin qytetaret, atehere domosdo do ta pranosh edhe shkeljen e te drejtave themelore ndaj ketyre qytetareve. Ashtu siç do ta pranonte, ne fund te fundit, kete kercenim edhe zyra e Agim Çekut. Per shkak se e ka pranuar UNMIK-u – pergjegjesi kryesor i shkeljeve te te drejtave qe i behen qytetareve te Kosoves per çdo dite. E UNMIK-u eshte Pushteti, apo jo?

AKM pas pak kohe e terhoqi vendimin/ndalese. Kjo u be pasi qe BSPK-ja u tregua e vendosur ne kundershtimin e saj. E tere kjo i pergjigjet me perpikmeri politikes ditore ne Kosove. Ne njeren ane leshohen kercenime/vendime/shkelje nga me te ndryshmet, vetem e vetem qe te matet pulsi i qytetareve dhe organizatave. Nese pranohet pa zhurme, keto kercenime/vendime/shkelje mbesin ne fuqi dhe behen te plotfuqishme. Po qe se kundershtohen zeshem dhe me vendosmeri, ato terhiqen. Fitorja kunder ketij pushteti te padrejte vjen permes kundershtimit dhe vendosmerise. AKM u zbraps para punetoreve, per shkak se e pa mundesine e bashkimit te tyre. Edhe ky pushtet do te zbrapset para qytetareve te Kosoves po sa te na sheh te bashkuar.

Levizja VETEVENDOSJE!

Keine Kommentare: