Samstag, 15. September 2007

deshmitaret e Albinit´ shkruan Adnan Abrashi

DESHMITAREVE NE PROCESIN GJYQSOR NDAJ ALBIN KURTIT



Te nderuare bashkeshtetas te mije shqiptar, deshmitare ne procesin politik kuder Albin Kurtit, por edhe ju te tjere jo shqiptar, e qe shumica vini nga vendet qe kahere kane promovuar drejtesine e mirefillte ne sistemet e tyre te gjyqesise se pavarur,



Me daten 19.9.2007, do te filloj procesi i montuar politik gjyqesor ndaj liderit te levizjes “Vetevendosje” Albin Kurtit, i cili, bazuar ne pikat e aktakuzes zyrtare te ngritur kunder tij, ai, aty, nuk do te paraqitet si i pandehur, por si i demtuar, jo si kriminel por si liridashes dhe zedhenes real i synimeve te verteta te popullit te vet, ku permes organizimit te nje proteste gjithepopullor jane shpalos keto kerkesat te natyrshme dhe civilizuese per pavaresi dhe vetevendosje. Bilanci i tyre dihej: 2 te vdekur dhe mbi 80 te lenduar.

Ju, ne kete proces do te paraqiteni si deshmitare. Shumica do te jeni nga te tanet, por do te kete dhe nga ata te tjere, nderkombetar. Kete here, une fare nuk do te merrem me ata deshmitare nga radhet e perfaqesuesve nderkombetar, por shenjestren e apelit tim do ta orientoj kah ju, te tanet.

Te nderuar deshmitare shqiptar ne kete proces te montuar politik,

Ate çfare ky popull me dhjeta vite perjetoi nga nje sundim me i eger dhe nje regjim me shovinist ne Evrope, sot, me disa metoda te ngjashme por ne nje menyre dhe forme me perfide, po perseriten edhe nga ky regjim kinse demokratik i UNMIK-ut, i cili, qe 8 vite eshte i instaluar ne Kosove dhe po luan pameshirshem me fatin e popullin tone shumice shqiptar.

Te gjitheve, sigurisht ende ju kujtohen proceset te montuara politike ”famoze” gjyqesore, kunder “iretendisteve”, “terroristeve” dhe “separatisteve” shqiptar, dhe ne to, denimet e shqiptuar nga me drakoniane ndaj “fajtoreve”. Atebote, keto gjykata, akuzat e paverteta kundra ketyre djelmoshave tane, i mbeshtetshin ne fakte te kurdisura dhe trillime nga me absurde, e posaçerisht ato bazoheshin ne deklaratat e deshmitareve te rrejshem.

Intimisht, gjithmone jam rreqethur kur tentoja t’i kuptoj keta deshmitare, se si ata munden qe me deshmite e veta te rrejshme te paraqiten para organeve te instaluar te dritesise se pushtuesit, duke deklaruar pa fije turpi, trillime nga me te ndryshmet, vetem e vetem qe te denohen sa me rende atdhetaret tane me te deshmuar te çeshtjes kombetare.

Edhe pse gerditsha me ta, kete marrezi te tyre, shpesh tentoja t’iu arsyetoj me shantazhe dhe presione nga me drastike qe ju beheshin, duke mos perjashtuar edhe ato fizike, te cilat i ushtronte atebote UDB-ja, vetem e vetem ta permbushte farsen formale te mbarevajtjes gjoja ligjore dhe te mbeshtetura ne fakte te ketyre proceseve gjyqesore qe kryekeput kane pasur prapavije politike.

Ky pushtet i sotem i UNMIK-ut, me disa metoda te veta te veprimit, si duket, edhe nuk dallon aq shume nga ato te meparshme te Serbise.

Shprehur me gjuhen e plakut tone popullor te lagjes, mixha Dile, keta te tanishmit, njesoj po na “shkerdhene” por vetem po i dallon poza e veprimit: ata te paret na kane “fut” ashiqare dhe balle per balle - “perpara”, kurse keta te dytet, pak me nje stil me te persosur dhe jo aq ashiqare,-“nga prapa”.

Sa e sa procese politike gjyqesore jane mbajtur pas lufte ne Kosove, ku ne to si te akuzuat ishin veteranet dhe luftetaret me te devotshem te UÇK-se?

Procese keso te montuara, nuk paten vetem permasa kombetare por edhe nderkombetare duke na i derguar komandant tane legjendar te UÇK-se edhe ne Gjykaten e Hages.

Te nderuar deshmitar shqiptar,

Keso fakte te proceseve te montuara politike gjyqesore, ndaj njerezve dhe bijve me te mire te ketij populli, kemi mjaft, dhe secila nga to, ne vete ngerthejne nje histori te dhembshme.

Ne vazhdim, te ndalemi ne kete proces te fundit, ne ate ku ju para altarit te kesaj drejtesie UNMIK-ase, do te paraqiteni si deshmitare.

Para se ta merrni kete rruge me19 shtator te ketij viti, ju lutem vetem per nje çast, perkujtoni emrat e dy deshmoreve tane te fundit te lirise: Mon Balajt dhe Arben Xheladini. Ktheni filmin mental te kesaj ngjarje dhe le t’ju ushtoj ne vesh deklarata e prinderve krenar te ketyre djelmoshave te viktimizuar mu ne lulen e rinise: “Hallall ju qofte qumeshti i nenes ...ata rane per idealin e tyre te vetevendosjes”

Doni ende deshmi? Ka mjaft?

Albin Kurti dhe levizja “Vetevendosje” atakohet nga ky regjim antidemokratik sepse eshte kunder bisedimeve me Serbine, armiken tone shekullore e cila ne luften e fundit ne Kosove vrau rreth 14.000 njerez. Afer 90% prej tyre civile te paarmatosur. Te pambrojtur. Kryesisht femije, gra dhe burra te moshuar. Rreth 3.000 persona te rrembyer jane ende te pagjetur. Pjesa derrmuese e tyre gjenden ne Serbi. Afer 20.000 femra te dhunuara. 740.000 persona te deportuar dhunshem. 120.000 shtepi te shkaterruara apo te demtuara nga ushtria serbe.

Albin Kurti dhe levizja “Vetevendosje” atakohet nga ky reshim antidemokratik sepse angazhohet dhe propagandon Vetevendosje! Pa kusht. Deri ne shkeputje perfundimtare. Deri ne çlirimin e plote te vendit.

Sepse, asnje populli nuk mund t'i vendosen kushte per lirine e vet. Sepse, çdo popull ka te drejte te dekolonizohet; te jete percaktues absolut i kahjeve te zhvillimit te mundesive te veta; i resurseve vetjake ekonomike; i pasurive te veta nentokesore. Te percaktoje lirshem identitetin e tij dhe te kultivoje i papenguar frymen autentike kulturore. Kerkon vetevendosje, sepse kjo eshte diçka e natyrshme: eshte gje e pritshme te vendosim ne interes te vetes me shume seç do ta bente kete gje tjeterkush dhe gjithkush tjeter per ne.

Te nderuar deshmitar shqiptar, te ketij procesi te montuar politik.

Dijeni se, mu kjo çfare predikon Alkbin Kurti dhe levizja “Vetevendosje”, jane vetem stereotipe te synimeve tona te verteta te trysura si ideale ne ndervetedijen tone kolektive si popull, per te cilat, gjate shekujve jane dhene shume jeta dhe eshte derdhur shume gjak. Albin Kurti, eshte vetem artikulues i ketyre zerave te natyrshem latent ne brendesine e ndervetedijes se çdo individi qe ka ne veta gjene te pastra shqiptare. Ai eshte vetem shpirti i bashkuar kolektiv ne veprim. Andaj, pa marr parasysh dhunen, burgosjet, proceset e montuara dhe viktimat, ideali i “Vetevendosjes” do te fitoj patjeter, sepse, siç thote Albini, populli eshte nisur drejt saj.

Albin Kurti dhe pjesetaret tjere nga levizja “Vetevendosje”, jane bijte dhe bijat me te zgjedhur te popullit tone. Ky organizem nuk eshte vetem institucionalisht si nje levizje popullore, por ajo paraqet edhe nje universitet akademik ku kaliten dhe pergatiten mira e mira atdhetare te rinj, timonier dhe bartes te ardhshem te proceseve shoqerore - politike ne Kosove.

Pra, ajo eshte nje kult i edukimit masiv, ku pergatitet nje brez i ri i cili eshte i panenshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale, qe refuzon te perkulet dhe nenshtrohet para sakrificave, nuk eshte pijatalipis dhe lajkatar, nuk frikesohet nga askush, e me se paku nga vetja. Eshte gjenerate qe eshte kalitur t’i gjej shkaktaret ne pasoja, te dallon realitetin nga iluzionet, te vleresoj sakte ç'eshte patjeter per momentin.

Tek ta nuk ka kokefortesi, por vendosmeri. Ata jane te patjetersueshem, sepse ne vete ngerthejne forcen e madhe te realitetit.

Ja, se pse gjykohet sot Albini Kurti dhe levizja “Vetevendosje”!

Ja, se ne çfare procesi gjyqesor do te paraqiteni ju si deshmitare!

Edhe nje kerkese te vogel kam prej jush, te nderuar bashkekombes te mi: Para se te shkoni te deshmoni, kujtoni pergjegjesite e vertete te ketij procesi - policet rumun; larg nga vendi vepres se kryer dhe te dekoruar per krimin e bere. Provoni t’i paramendoni se si ata, duke degjuar deshmite e juaja te montuara, po ju “zgerdhihen” nga larg , te kenaqur se do t’i rehabilitoni.

Nese kur ne ndergjegjen e juaj nuk jeni ndjere ndonjehere sinqerisht shqiptar, e keni shansin ta beni ate mu me 19 shtator te ketij viti!

Nje fjale e urte latine thote: “Verba volant, scripta ma nent” (Ajo çka thuhet, e merr era, ndersa e shkruara mbetet perhere)

Ne kete proces deshmia e juaj do te shkruhet dhe stershkruhet jo vetem nga formalitetet zyrtare gjyqesore, por edhe nga shume te tjeret...

Dhe per fund, ate qe e kame thene edhe me pare ne shkrimet e mija, po e perseris edhe kete here: Si duket, tek ne, ka mjaft nga ai soj njerezish, qe nuk e di se historia shkruhet SOT, per t’u lexuar NESER? Qe nuk e dine se historia ka edhe nje taraf tjeter: “PLEHUN E SAJ TE HISTORISE”.

Ju pikerisht ne kete dite, jen ne pozite qe vete te zgjidhni se ne cilin taraf te historise deshironi te jeni.

Aman, mos e zgjidhni ate te turpit...?!



Adnan Abrashi

1 Kommentar:

hat gesagt…

Përshëndetje, unë jam Silva Ginsburg dhe jetoj në Singapor. Jam këtu për të ndarë mendimin tim për botën se si u ndihmova nga Dr. White me magjitë e tij të fuqishme për të rikthyer të dashurin tim i cili më la pas dore dhe u nda me mua në 2 vitet e fundit e gjysmë. Nuk mund të them shumë sepse me të vërtetë nuk di si të shprehem tani sepse jam i mbingarkuar, por vërtet dua ta vlerësoj dhe falënderoj Dr. White për ndershmërinë dhe punën e tij të dhembshur në jetën time. Faleminderit shumë. Kushdo që e lexon këtë dhe që ka nevojë për shërbimin e tij mund të kontaktojë me të përmes numrit të tij WhatsApp në:
+17168691327
ose me email në:
wightmagicmaster@gmail.com