Donnerstag, 27. September 2007

Liza ne boten e gafave-mendimevembi drejtesine ne Kosove

Liza në boten e gafave-mendime mbi drejtesine ne Kosove Sep 26, '07 4:19 PM
for everyone


"Liza ne boten e gafave"

Shkruan shkrimtarja Amerikane dhe themeluesja e KAN-it per Kosoven Alice James Mead.



Mendime mbi drejtesine ne Kosove



Alice James



Pasi qe gjykimi i profilit te larte ndaj Albin Kurtit fillon me 19 shtator 2007, shkova ne Kosove per te biseduar me persona te ndryshem te cilet momentalisht jane te perfshire ne nje menyre apo tjetren, ne sistemin e drejtesise.

Qe nga viti 2004, OSBE-ja, Human Rights Watch, Amnesty International, Federata Nderkombetare e Helsinkit (FNH) dhe KMDLNJ kane kerkuar transparence dhe pergjegjesi me te madhe ne Departamentin e Drejtesise siç ka bere edhe ish-zyra e Ombudspersonit se ciles tanime i eshte pamundesuar qasja ne UNMIK. Ne qershor 2007, HRW ka bere nje permbledhje te problemeve brenda Departamentit te Drejtesise, duke potencuar deshtimin e tyre per zbatimin e rekomandimeve mbi ndryshimet e bera gjate 3 vjeteve te fundit, qe nga trazirat e marsit 2004.

Kerkesat kryesore per ndryshime kane te bejne me transparencen – FNH deklaron se “parimi i drejtesise se hapur parashtron si detyre qe drejtesia jo vetem qe duhet te vendoset por ajo duhet te shihet duke u vendosur. Perderisa viktimat, deshmitaret dhe shoqeria ne pergjithesi, nuk jane ne dijeni per perpjekjet e bera per t’i sjelle para drejtesise personat pergjegjes per dhunen ne Kosove, drejtesia do te mbetet nje koncept abstrakt.”

Edhe pse ky koment eshte bere lidhur me trazirat e vitit 2004, mbetet i sakte edhe sot, sa i perket vdekjes se dy shqiptareve dhe lendimeve te 82 te tjereve nga grupi i policeve rumun, te cilet nuk jane paditur asnjehere dhe jane lejuar te shkojne ne shtepi, per shkak te mungeses se provave se cilet aktualisht jane ata qe qelluan me arme.

OJQ-te dhe qytetaret kane veshtiresi te gjejne edhe informatat themelore rreth procesit gjyqesor, datave dhe procedures. Ne te vertete, per ta gjetur zyren e Robert Dean (ushtruesit te tanishem te detyres se drejtorit te Departamentit te Drejtesise) lidhur me nje interviste, me jane nevojitur 30 minuta edhe pse kam pyetur nje grup policesh amerikane nese kjo ishte rruga per ne zyren e tij. Ata me siguruan se kjo nuk ishte. Por sigurisht qe kjo ishte rruga. Sidoqofte, edhe z.Dean pati te njejten veshtiresi qe te vije ne zyren e tij, duke arritur me 30 minuta vonese per shkak te trafikut te tmerrshem ne Prishtine, qytet i cili eshte rritur per nga popullsia prej 250.000 banore ne perafersisht 600.000 pasi qe njerezit kane braktisur bujqesine dhe jeten ne fshat.

Robert Dean eshte njeri i kendshem dhe i afert, qe ka kaluar 6 vjet ne Kosove. Ai u perpoq te me shpjegonte shkurtimisht imtesite dhe aspektet e Kodit te Perkohshem Penal te Kosoves (KPPK) e qe administrohet nga nje grup i gjykatesve vendor dhe nderkombetar, te cilet qendrojne rreth 6 muaj. Disa nga ata te perfshire ne kete rast jane nga Mauricius (nje ujdhese e vogel e Madagaskarit) dhe Filipineve. Nuk e di se çfare eshte sistemi i drejtesise ne vendet prej nga ata vijne.

Sistemi penal nuk eshte si sistemi i gjykatave amerikane apo ne Britani te Madhe. Aty nuk ka juri – vetem nje grup gjykatesish te ngurte per çdo shkalle te gjykimit te rastit, trup gjykues nga tre gjykates te ndryshem ne çdo gjykim. Deri me tani, Kurti ka dale para 7 gjykatesve te ndryshem nderkombetar, pasi qe gjykatesit vendor refuzojne ta marrin rastin. Z.Dean eshte marre personalisht me rastin e policeve rumun dhe eshte pergjegjes per dergimin e tyre ne shtepi. Ai e ka quajtur rastin e 10 shkurtit, nje “situate te teatrit politik ku gjerat kane shkuar tmerresisht keq, me nje shkalle te larte te kaosit brenda komandes dhe kontrollit te policise se Kombeve te Bashkuara.”

Ai tha se qe nga 28 nentori, kur Vetevendosja gjuajti 700 shishe me ngjyre te kuqe dhe theu dritaret e nderteses se UNMIK-ut, policia e UNMIK-ut ka infiltruar nje grup ne radhet e tyre dhe ka ditur tere formatin dhe strukturen e demonstrates. Ata kane ditur se gjate marshit kane qene 300 shishe me ngjyre te kuqe ne kamion, kane mbledhur me qindra fotografi dhe me pas kane intervistuar qindra deshmitare. Se paku prokuroria e ka bere. Dhe ata pohojne se kane fotografi te Albinit duke gjuajtur policet me gure. Ai e mohon kete duke thene se krahet e tij kane qene te lidhur ne vargun e njerezve qe shtynin gjate asaj kohe ne drejtim te kordonit.

Une kam pare vetem nje fotografi, ku ai hedh nje shkop te vogel, pas rrahjes dhe gazit lotsjelles. Ai mbahej nga tre njerez me te moshuar pasi qe ai ishte kerrusur nga dhimbjet. Çuditerisht, Albini NUK eshte arrestuar me 28 nentor 2006 kur ka ndodhur demtimi, por me 10 shkurt pasi qe automjetet e KB-se te shenjuara per t’u goditur me ngjyre te kuqe, paraprakisht jane larguar dhe pasi qe demonstruesit jane plagosur e lenduar. Gjate kesaj kohe, policia e KB, si duket ka qene duke mbledhur deshmi per “menyren e sjelljes” qe disa gjykates e kane deklaruar si arsye e vazhdimit te paraburgimit per 7 muaj.

Pas nje vargu te fjalimeve perqeshese, demonstruesit u lidhen per krahesh dhe filluan te shtyjne kordonin me qellim qe te hapin rrugen e tyre. Policia ne radhen e pare filloi qe t’i heqe disa nga barrierat por, nuk ishin te pajisur me gaz-maska, sepse ne momentin kur turma filloi te shtyje perpara, çdonjeri ne rreshtat e pare nga te dyja palet ishte mbuluar me sprej dhe gaz lotsjelles. Shume police u detyruan te mbulohen per ta mbrojtur fytyren.

Pastaj njesitet prapa tyre kane shtene me plumba. 82 njerez jane lenduar nga goditja e plumbave te gomes prej nje distance te vogel, duke perfshire dhe disa lidere te “Vetevendosjes”, te cilet jane goditur ne fytyre. Gati eshte kryer atentat ne Albinin me ç’rast nje aktivist, i shtyre nga situata te luaje pothuajse rolin e nje truproje, e pengoi policin dhe armen e shtyu tutje. Çuditerisht, Albini priste te arrestohej kur shtynte kordonin, por ai nuk u arrestua. Menjehere pas gazit lotsjelles filluan shteniet ne lideret e “Vetevendosjes”. A ndodhi kjo vertet aksidentalisht? Kjo kerkon planifikim dhe shkathtesi, qe te arrihet perzgjedhja e pergjegjesve te cilet me pas goditen ne koke, po ashtu perpjekja per te shtene ne liderin, ne piken e zones se lire. Dhe, ende nuk pasojne arrestimet. A ka qene ky rast i zenies ne kurth, nje perpjekje per ta terhequr “Vetevendosjen” ne nje dhune te plote me qellim qe t’u sherbeje si shkas per te shtene ne ta?

Albin Kurti eshte emertuar si i burgosur i kategorise A, nje fakt qe nuk ia ka thene pala akuzuese. Kur isha duke pritur z.Dean ne Departamentin e Drejtesise, une pyeta se çka nenkupton “Kategoria A” pasi qe nuk eshte ne KPPK. Menjehere dyert u hapen dhe dhoma u mbush me njerez, secili duke dhene pergjigje te ndryshme. “Terrorist”. “Rrezik per veten dhe te tjeret.” “Çdo rast i profilit te larte” ishin disa nga pergjigjet. A kishte te drejte avokati mbrojtes ta kundershtonte kete emertim? Si ndodhi qe trupi gjykues e emertoi ate para se te mbahet gjykimi? A nuk eshte ai i pafajshem para se te deshmohet fajesia?

E pyeta z.Dean. Ne fakt, pasi qe nuk ka juri qe te ndikoje, gjykatesit kane te drejte te komentojne mbi menyren e etabluar te sjelljes. Pasi qe Albini planifikon te mbrohet vete dhe nuk ka juri, e pyeta z.Dean se a kerkohet nga gjykatesit t’ia perkujtojne atij te drejten e kundershtimit te deshmive, sjelljen e deshmive te tjera, marrjen e deshmitareve ne pyetje, dhe mbetjen neutral dhe i paanshem – ne rastin qe tani eshte perfshire nga nje tornado e presionit nderkombetar qe mbeshtillet perreth lidhur me çeshtjen e statusit te Kosoves, ruset, deklaraten e njeanshme amerikane, refuzimin i planit te Ahtisarit nga serbet e keshtu me radhe. Si eshte i mundshem gjykimi i drejte ne keto kushte? Ai me siguroi se gjykatesit jane te trajnuar qe te jene objektiv. E pyeta nese Kurti faktikisht gjykohej per 28 nentorin dhe jo per 10 shkurtin pasi qe kete e deshmojne shume komente nga gjykatesit e paraburgimit. Ai tha se ata kane te drejte te komentojne menyren e sjelljes dhe se qe te dyja datat jane relevante per rastin.

Por me 10 shkurt, zhvillimet u bene edhe me te çuditshme. Askush nuk ishte arrestuar ne demonstrate edhe pse kishte zgjatur rreth tri ore. Ne vend te kesaj, ne ora 19:00 policia hyri me force ne zyrat e “Vetevendosjes”, duke bertitur, te armatosur dhe me shkopinj te gjate. Sipas Shkurta Aliut, nje femer e hajthme mbi njezetvjeçare, ajo kishte degjuar policine te vinte dhe kur hyri policia, kishte qendruar ne korridorin e ngushte qe ndodhet para hyrjes ne zyre. Ajo i pyeti ata se çfare po benin. Ata i hodhen sprej syve dhe, kur ajo ktheu koken per t’iu shmangur kemikalieve, ata e goditen ne pjesen e pasme te kokes, duke e lene pa vetedije per nje kohe te caktuar. Ajo ishte e pavetedijshme derisa u zgjua ne spital. Pra, deri ne ora 19:00 Albini nuk ishte arrestuar. Kur Shkurta u zgjua ne spital, pa lideret e tjere te “Vetevendosjes” duke i nxjerre plumbat e gomes nga fytyrat.

E pyeta nese ajo kishte paraqitur ankese ndaj policeve, por ajo natyrisht qe tha jo. Asnjeri nuk e kishte bere kete. Nuk ia vlen; policia i urren ata.

Pas shtate muajsh paraburgimi, Albini mori thirrjen nje jave para dates se gjykimit si dhe dy muaj tjere te paraburgimit shtepiak. Nje nga fragmentet kryesore te deshmise se pales paditese eshte deklarata qe ai e ka bere gjate demonstrates – “Do te parkojme mbi ta.” Pastaj thuhet ne thonjeza, se kjo shume pak degjohet. Albini nuk vozit dhe nuk ka veture. Ai pohon te kete thene “ne do te vazhdojme rrugen si hereve tjera, pastaj do te lakojme ne anen tjeter.” Si duket fjalet parkojme dhe lakojme tingellojne ngjashem, por mbrojtja thote se kjo domethene se ai udhehiqte turmen per te hyre ne ndertese. Kjo deshmi eshte nderlikuar me keq deklarime dhe fakte kontradiktore, qe te shfrytezohet si rrethane renduese per vepren penale.

Sa i perket ankeses, gjasat jane te kufizuara. Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut nuk mund te perfshihet, pasi qe Kosova nuk eshte shtet. Apo, mos ndoshta arsyeja eshte se Albini nuk eshte njeri apo evropian? A eshte ky gjykim per lirine e te shprehurit apo te drejten per te kundershtuar? A perdorin terroristet e kategorise A ngjyre te kuqe per shkaterrim masiv? Apo ky eshte nje gjykim per grafitet e shkruar dhe xhamat e thyer? Nese eshte keshtu, atehere pse nuk eshte arrestuar me 28 nentor kur ka ndodhur vepra penale? Dhe pse aq shume njerez u vrane dhe u plagosen kur ne tere demonstraten ka pasur infiltrime?

Per me shume, mjerisht ky nuk eshte i vetmi rast i erret, i deshmive kontradiktore, i zgjatjes se paraburgimit ne menyre arbitrare dhe i lirimit te krimineleve te dhunshem, perderisa minoritetet dhe shkeljet ndaj te tjereve jane te injoruara. Kushdo qe ne te ardhmen do ta marre Kosoven nen mbikeqyrje, do ta gjeje sistemin e drejtesise shume dobet te organizuar, me nje mbrojtje te dobet pothuajse te padukshme, pa besim apo njohuri mbi te drejtat e tyre. Nje gjykim i shpejte dhe i paanshem qendron ne zemer te demokracise.



(Kosova Action Networ, Alice James, koordinatore, 19 shtator 2007)

Keine Kommentare: