Sonntag, 6. Mai 2007

tryeze me INTELEKTUAL organizuar nga Levizja VETVENDOSJA


Tryezë me intelektualë
May 5, '07 3:44 PMfor everyone

Category:
Books
Genre:
History
Author:
Lëvizja VETËVENDOSJE!Lëvizja VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së organizoi të premten, 27 prill 2007, një tryezë të rrumbullakët me intelektualë ku u diskutua Pakoja e Ahtisaarit. Pjesmarrës në këtë tryezë ishin intelektualë dhe personalitete të ndryshme nga jeta shoqërore e Kosovës. Tryeza është mbajtur në sallën e leximit të Institutit Albanologjik në Prishtinë. Tryeza ishte e ndarë në tri pjesë, secila e përqendruar në aspekte të veçanta të Pakos së Ahtisaarit. Pjesa e parë e diskutimit u përqendrua në aspektin juridiko-politik të pakos së Ahtisaarit, me theks të veçantë në ndarjen politike të Kosovës, si në aspektin territorial përmes decentralizimit, ashtu edhe në aspektin institucional, përmes mekanizimit të shumicës së dyfishtë që do të përdoret në Kuvendin e Kosovës. Pjesmarrësit në debat ishin të ndarë në dysh: ata që e konsideron këtë ndasi në Kosovë si të rrezikshme dhe parandaluese e çfarëdo zhvillimi përparimtarë politik në Kosovë, si dhe të tjerët që e konsideronin pakon të dëmshme, por njëkohësisht të pranueshme si ofertën e vetme në tavolinë. Të parët e kundërshtuan këtë pako të dëmshme në parim dhe si metodë, duke qenë se nuk pajtoheshin me procesin që ia imponon popullit të Kosovës një zgjidhje të kundërt me vullnetin e tij politik, dhe meqenëse e kundërshtonin metodologjinë e përdorur në zgjidhjen e çështjes së Kosovës e cila është kryekëput etnike. Të dytët, duke qenë edhe vetë kundërshtarë të disa neneve më problematike të pakos, konsideronin pakon të pranueshme pasi që, sipas tyre, pakoja ka edhe klauzola të mira për popullin shqiptarë të Kosovës. Këto gjërat e mira, sipas kësaj mënyre të menduarit, duhet të pranohen e të ndryshohen ato të dëmshmet, paçka që pakoja vjen si pako apo nuk vjen fare. Në aspektin ekonomik u analizua dëmi që ia shkakton ekonomisë së Kosovës ndarja territoriale dhe autonomia që iu jipet komunave të Kosovës, në veçanti atyre me shumicë serbe, e cila ia u mundëson atyre kontrollin mbi pasuritë kryesore nëntokësore ekonomike të Kosovës. Nga folësit u përmendën edhe vështirësit fiskale që do t’i ketë Kosova e kësaj pakoje nga decentralizimi i mbledhjes së një pjese të tatimit që iu lënë komunave nën menaxhim. Po ashtu u theksua edhe padrejtësia që i është bërë Kosovës përsa i përket ndarjes së pasurisë dhe borxheve të ish RSFJ-së, ku Kosova i ka pranuar borxhet pa trashëguar pasurinë e përbashkët federative, pjesë e së cilës ka qenë Kosova. Aspekti i tretë dhe i fundit për të cilën u debatua në këtë tryezë ishte ai i sigurisë. Për sa i përket sigurisë në Kosovë theksi është vendosur në dy çështje kryesore të pakos: mungesa e një sistemi unik të sigurisë për tërë territorin e Kosovës si dhe mungesa e një force të armatosur të Kosovës që do të vendosej në mbrojtje të vendit. Sistemi unik i sigurisë, i rëndësisë jetike për secilin vend, në Kosovë shkatërrohet përmes decentralizimit të policisë, dhe kalimit të kompetencave për zgjedhjen e komandantëve policorë në duartë e kuvendeve komunale të komunave me shumicë serbe. Përderisa Kosovës pakoja nuk ia lejon ta ketë ushtrinë e vet të mirëfilltë duke e obliguar atë të mjaftohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës, forcë kjo e mangët në numër të pjestarëve si dhe në armatimit që do të lejohet ta ketë. Nëse kjo forcë e sigurisë është ushtri apo jo nuk u arritë pajtim në tryezë. Disa nga folësit e konsideruan këtë forcë të kënaqshme, dhe u përqendruan më shumë te lloji i armatimit që ajo do ta ketë e jo të numri i pjestarëve që ka të drejtë t’i mbajë të uniformuar. Lëvizja VETËVENDOSJE!

Keine Kommentare: