Freitag, 11. Mai 2007

Konsensus dhe moratoriumpartiak ne favor te ribashkimit te Shqipris etnike

Konsensus dhe moratorium partiak në favor të ribashkimit të Shqipërisë etnike BAROMETRI DIPLOMATIKProf.Dr.Mehdi HYSENI* Në vend të hymnizimit dhe të fetishizimit të kultit të individit, të liderizimit dhe të partimanisë sterile shekullore dhe gjysmëshekullore, ta votojmë lëvizjen gjithëpopullore shqiptare që tanimë njihet me emrin VETËVENDOSJA. Ky është shansi ynë më i volitshëm historik që, në perspektivë,të dalim nga errësira shekullore e përçarjes vetjake dhe nga sundimet e huaja kolonizuese tiranike.*Ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk do bëhet në vitin 2013 (siç ka parashikuar “astrologjia politike” e K. Danajjt), por,do bëhet vetëm atëherë, kur të gjitha partitë dhe forcat politike shqiptare (pozitë- opozitë) do të vetëdijësohen, të kuptojnë dhe të veprojnë konkretisht, politikisht, demokratikisht, kombëtarisht dhe shqiptarisht se, e vetmja “parti” është Shqipëria e Ribashkuar. Pra, ky koncept strategjik afatgjatë gjithëkombëtar shqiptar ka gjasë reale të jetësohet vetëm atëherë pasi të gjitha partitë e mëdha dhe të vogla shqiptare, të kenë kaluar nën flamurin e përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndryshe, rruga e ribashkimit tonë do të jetë e gjatë dhe vetëm një “ëndërrë e bukur” dhe me rrezik të madh që të jetë e parealizueshme edhe në shekullin XXI, edhe për shkak të interesave të ngushta partiake dhe të efekteve negative të partimanisë së faktorit të brendshëm politik shqiptar, i cili qe 18 e këndej (1990-2007) në kohën e transicionit demokratik, as që ka pasur guxim, as forcë që ta pohojë dhe të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare zgjidhjen e problemit kolonial të gjysmë Shqipërisë Etnike (50%) në Ballkan. Ky dështim i turpshëm dhe i pajustifikueshëm i faktorit të brendshëm politik shqiptar, edhe është një nga shkaqet kryesore, që kushtëzoi themelimin e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar/FBKSH,20002/ dhe, më pas daljen në skenën politike të Lëvizjes Vetëvendosje/2004/.* * *Duke mbajtur parasysh koherencën e logjikës dhe të historikes së përmbajtjes së ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, atëherë e vetmja alternativë dhe i vetmi substitut për jetësimin e saj është Lëvizja Vetëvendosje, sepse kuentisenca e konceptit të vetëvendosjes në qendër të vëmendjes ka autonominë dhe barazinë e individit dhe të kolektivitetit me të njëjtat liri, të drejta dhe detyrime të përbashkëta, që përbëjnë tërësinë e interesit të përgjitshëm të popullit si në kuptimin e kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, kurse partia në plan të parë ka imponimin e kursit dhe të direktivave të saj ideologjiko-politike partiake, si dhe krijimin dhe mbrojtjen e interesave lideriste të saj në marrjen e pushtetit me çdo kusht, veçori këto që parktikisht përbëjnë barrierën kryesore të përçarjes dhe të dispersionit të elektoratit votues mbi baza partiake, jo mbi bazën e interesit të përgjithshëm të unitetit politik dhe kombëtar, por vetëm mbi bazën partiake, që më tepër është shprehje e konceptit doktrinar ( sipas programit a platformës së përcaktuar ideore politike e kombëtare), e cila si në kuptimin e së veçantës, ashtu edhe në atë së përgjithshmes pasqyron orientimin deklarativ politik të mbështetjes së interesit të përgjithshëm.Në këtë vështrim, për t’u liruar (të paktën, përkohësisht, derisa të arrihet objektivi i fundit i ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike) nga praktika e deritashme e partimanisë dhe e ideologjizmave të ndryshme të saj, që drejtpërdrejt dhe tërthorazi kanë ndikuar negativisht në procesin e ringjalljes, të ribashkimit dhe të ribërjes së Shqipërisë Etnike. Pra, ka ardhur koha d.m.th. janë krijuar kushtet dhe rrethanat e tilla politike si në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, ashtu edhe në atë rajonal dhe vendor që, hëpërhë të ndërprejmë garën e etheshme historike të praktikës dështuese të flamujve të ndryshëm partiakë dhe, në vend të tyre të ngrejmë flamurin kombëtar shqiptar të Skënderbeut për ribashkimin e të gjithë shqiptarëve (mbi 7 milionë) dhe të Shqipërisë Etnike.Pra, nëse është i saktë dhe i justifikueshëm konkluzioni kombëtar i Mithat Frashëri se “Partia jonë është Shqipëria”, atëherë nuk kemi çfarë të spekulojmë me logjikën dhe me filozofinë partiake, por duhet t’i përmbahemi këtij amaneti të tij kombëtar historik, t’i braktisim, t’i lëmë anash partitë për një afat të përkohshëm. Shumë thejsht, nëse “partia “ ime është Shqipëria e Ribashkuar, atëherë nuk ekziston asnjë motiv, as arsye, asnjë interes më i vlefshëm dhe më madhor që të merremi me “gjimnastikë” partiake dhe ideologjike, por, pa tjetër (ditë e natë), duhet të merremi me punë dhe me veprimtari të drejtpërdrejtë dhe konkrete aktive, që është në funksion të artikulimit të objketivave dhe të interesit të përgjithshëm, afatgjatë dhe parësor kombëtar dhe shtetëror të ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Për ta jetësuar këtë objektiv me karakter dhe me domethënie madhore dhe të shenjtë për gjithë kombin dhe për Shqipërinë Etnike Londineze, është e domosdoshme që të aderojmë në Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që të kontribuojmë me të gjitha forcat dhe, me gjithë potencialin tonë inetelektual, shkencor, politik, ekonomik, demokratik, kombëtar dhe patriotik shqiptar në masovizimin, në fuqizimin, në sensibilizimin, në afirmimin dhe në mbështetjen e plotë gjithëpopullore në dimensionin mbarëkombëtar shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.Vërtet, siç ka thënë Midhat Frashëri : “Partia jonë është Shqipëria”, duke e aprovuar dhe, duke e quajtur të drejtë këtë aksiomë për interesin e përgjithshëm të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, edhe ne duhet ta pyesim me ndërgjegje vetëvetën: - Ç’po na duhen partitë, të na mbajnë akoma të përçarë në tabore të ndryshme, të na ushqejnë me shpresa të thyera, me vaje, me halle dhe me vuajtje mijëvjeçare etj., që në thelb kanë për pasojë politikën statike dhe diferencuese ideologjiko-partiake, të na mbajë të “disiplinuar” mbi bazën e interesave partiake- nën këmbën e huaj edhe nja 100 vjet të tjera? - Shqipërinë e kemi në plan të parë, të luftojmë bashkarisht me një platformë, nën një flamur, në një Lëvizje të përbashkët gjithëkombëtare shqiptare-Lëvizjen Vetëvendosja. Ndryshe, nuk mund ta jusitifikojmë “devizën e përbashkët” para historisë dhe para kombit shqiptar se të gjithë e kemi “ një ide, një qëllim, një qëndrim dhe një interes unik”, derisa jemi të ndarë dhe të shkapërderdhur në “1001” parti me inetresa dhe me objektiva të ndryshme në praktikën e përditshme të shoqërisë shqiptare.Historia e hidhur njëshekullore ka provuar se statusi i gjendjes së sotme të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, ndër të tjera (përveç faktorit të jashtëm antishqiptar), ka pasur dhe, ende, edhe sot, ka për pasojë edhe përçarjen tragjike dhe përplasjet iracionale ideologjike dhe partiake (të luftës për pushtet) të faktorit të brendshëm politik shqiptar, që karakterizohen me bilancin negativ të politikës kombëtare dhe ndërkombëtare të partive të ndryshme shqiptare (majtiste, djathtste, centriste etj.). Fatkeqësisht, edhe sot, në fillimshekullin XXI, shqiptarët dhe Shqipëria Etnike janë të ndarë dhe të kolonizuar në katër shtete fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, “Maqedonia” dhe Greqia) si pasojë e partizmit dhe të liderizmit përbrfenda shqiptar. Mirëpo, po qe se edhe sot, edhe në të ardhmen vazhdon të jetojë si “profesion” (pa dhënë fryte konkrete në realizimin e procesit historik të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike) monopartizimi ose pluripartizimi, është rrezik që fati i shqiptarëve dhe i gjysmë Shqipërisë Etnike, edhe për një kohë të gjatë dhe, të paparishkuar, të ngelë nën vargonjtë e hekurt të sistemit kolonial njëshekullor sllav në Ballkan, pavarësisht nga prognoza arbitrare dhe retorike e “astrologjisë” së analistit politik, Koço Danaj, se “bashkimi i shqiptarëve do bëhet, jo më larg se në vitin 2013”?! Një koncept i tillë parashikues i ” K. Danajt, (ndoshta) do të jetë i realizishëm në “vitin 2013”, nëse ai mbështetet në thënien humoristike popullore :” Nëse Bajrami mbi në Ramazan”?! – Si mund të nxirret një konkluzion i tillë fare i paargumentuar, kur tanimë, doktrina dhe praktika 18-vjeçare (1989-2007) e rendit të ri botëror ka provuar të kundërtën nga “tezat argumentuese” të K.D., domethënë krijimin dhe njohjen e shteteve multietnike, multipluraliste (me shumë kushte dhe me shumë kufizime të standardeve të noveluara politike, ekonomike dhe juridike ndërkombëtare, të justifikuara kryesisht mbi bazën e njohjes së të drejtave të njeriut dhe të filozofisë integruese-globaliste të tregut të lirë, të lëvizjes dhe të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe të kapitalit etj.), jo të shteteve nacionale sovrane, të bazuara në të drejtën historike dhe të vetëvendosjes, të drejta këto, të cilat, hëpërhë i mohohen vetëm kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan.Pra, po qe se abstrahohen të gjitha realitetet e krijuara në Ballkan dhe, më gjerë në Evropën Juglindore (produkte këto të strategjisë gjeopolitike dhe gjeoekonomike e tregtare të Paktit të Stabilitetit për Shetet e Evropës Juglindore), si rrjedhim i procesit transicional integrues dhe globalist të fuqive të mëdha botërore, projektet dhe agjendat e të cilave nuk e kanë në fokus përligjjen dhe novelmin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve dhe të vendeve të kolonizuara, siç është rasti i çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, por shtytjen dhe promovimin e standardeve decentralizuese, multietnike, pluraliste dhe të drejtave të njeriut, atëherë mund të merret si “e saktë” prognoza politike e K.D., se “bashkimi i shqiptarëve do të bëhet në vitin 2013”. Mirëpo, K. D. në kuadrin e analizës së tij të “politikës komparative ndërkombëtare” lidhur me parashikimin e çështjes së bashkimit, ka harruar ta analizojë edhe një element tejet relevant-sistemin politik shumëpartiak, që përbën strumbullarin e politikës së brendshme shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike. Sikur ky element të ishte marrë në konsideratë dhe, të ishte zbërthyer gjithanshmërisht nga ana e “matematikës politike” së K. Danaj, mirëfilli, atij, nuk do t’i dilte prova e “vitit 2013” e ribashkimit të shqiptarëve, por ndoshta edhe më e afërt apo më e largët, varësisht nga “magnituda” e perceptimit të fakteve dhe të argumenteve sipas teorisë realiste të marrëdhënieve politike ndërkombëtare.Si do që të jetë, simulimet në politikë dhe në diplomaci janë të lejueshme, por në rastin konkret, simulimi politko-propagandistik i K. Danës lidhur me vitin parashikues të bashkimit të shqiptarëve nuk mund të merret si i saktë, as serioz, sepse më tepër ka karkter provokues liberal dhe neoliberal sesa real dhe konstruktiv. Nëse K.Danaj ka argumente se, në planin e politikës së brendshme shqiptare nuk ekzistojnë dallueshmëri, mosmarrëveshje, fërkime dhe papajtueshmëri ndërmjet partive të ndryshme për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, atëherë mund të pajtohemi me faktin se, zgjidhja përfundimtare e problemit shqiptar në Ballkan i përket një së ardhme shumë afërt, por duke mos përcaktuar javë, muaj dhe vite, sikurse “analistët” dhe “shkencëtarët” e politikës pacifiste dështuese të rugovizimit lidhur me “pavarësimin” e Kosovës, e cila, ende nuk u pavarësua, edhe pas vdekjes së I.Rugovës.Për t’iu shmangur “ teorisë së lojërave” dhe “teorisë parashikuese” të prognozave arbitrare dhe subjektive lidhur me datën e saktë të ribashkimit të shqiptarëve në Ballkan, si dhe për të evituar rrezikun dhe tragjedinë njëshekullore të mosbërjes së Shqipërisë Etnike, e vetmja rrugëdalje e ngutshme dhe e arsyeshme është vendosja e moratoriumt të përkohshëm e të gjitha subjketeve politike shqiptare në Lëvizjen Vetëvendosja, sepse kjo do të ishte rruga më e lehtë, më e shpejtë, si dhe garancia e vetme dhe e sigurt, legjitime dhe demokratike, që do të përshpejtonte procedurën e masovizimit dhe të mobilizimit të faktorit të njësuar politik mbarëshqiptar si në shkallën kombëtare, ashtu edhe në rindërkombëtarizimin e zgjidhjes së çështje koloniale shqiptare në Ballkan.Nëse mbajmë parasysh gjendjen e mjerueshme të dikurshme dhe të sotshme të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të copëtuar, të ndarë, të kolonizuar dhe të aneksuar nga popujt barbarë sllavë të Jugut të Ballkanit, atëherë konkluzioni del i qartë dhe i pakundërshtueshëm, ka ardhur çasti vendimtar historik, që të gjitha partitë shqiptare me konsensus, të shkrihen në Lëvizjen Vetëvendosja. Ndryshe, me 1001 parti, me 1001 interesa dhe objektiva të ndryshme, kurrë nuk do të arrihet deri te realizimi i aspiratës së shenjtë shekullore-ribashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike, por sërish, edhe në shekullin XXI, do të ngelin vasalë dhe lodër e kolonializmit të egër serbo-sllav dhe e neokolonializmit modern evropian. Pra, nëse duam të dalim nga rrethi vicioz i izolimit të hekurt kolonial shekullor sllav, atëherë, nuk kemi se çfarë të presim, duke bëra gara maratonike në ngritjen e flamujve partiakë, se kush ka anëtarë më shumë, kush ka zyra më shumë, kush merr donacione dhe ndihma vendore dhe të huaja më shumë, kush ka më shumë përfaqësues partiakë nëpër qeveri dhe në parlamente vasale-marionete, si dhe kush i ka “punët mirë” me të huajt dhe me vasalët e tyre, të inauguruar për interesa dhe qëllime të tyre të ndërsjella në disfavor të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror. Natyrisht, edhe ato parti minore, të cilat nuk jetojnë në kurrizin e participimit të mjeteve financiare nga arkat e huaja dhe nga buxhetet e qeverive të tyre vendore, por si të thuash “mbijetojnë” me “mjete vetjake” sa për të thënë se quhen parti për hir të rujatjes së karriegeve në pushtet dhe të liderizimit indivudal, grupor, ideologjik partiak, mahallor dhe provinicial, duhet t’i bashkëngjiten Lëvizjes Vetëvendosja, sepse vetëm aty, do të mund ta “gjenin” burimin dhe mbështetjen e plotë të çuarjes përpara të kërkesës së derjtë dhe të ligjshme të kombit shqiptar për çlirimin, pavarësimin dhe ribashkimin e tij të plotë në shtetin e tij legjitim dhe natyral që quhet Shqipëria Etnike.Prandaj, pavarësisht nga iniciativat, standardet dhe instrumentet e ndryshme të strategjisë dhe të taktikës evro-ndërkombëtare, që shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar t’iu imponojë sistemin e përbashkësisë shumëpartiake dhe demokratike (duke margjinalizuar të drejtën e vetëvendosjes), të gjitha ato parti shqiptare, të cilat ende nuk e kanë “lujtuar asn një guri” në favor të ribashkimit gjithëkombëtar, sepse në plan të parë kanë “makroprojektet ekonomike dhe tregtare” sesi të pasurohen më shumë në kurriz të lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike) nuk kanë se çfarë të presin, as të llogarisin se një ditë do të shndërrohen në parti të mëdha, por duhet sa më parë të shkrijnë përkohësisht subjektivitetin e tyre partiak në Lëvizjen Vetëvendosje.Me të shkelur në “epokën demokratike” (1990-2007) premtimet e bartësve dhe të aktorëve të saj në realizimin dhe në reforimin ekonomik, politik, juridik, demokratik dhe të drjetave dhe lirive të njeriut( me theks të posaçëm të njohjes dhe të realizimit të së drejtës së vetëvendosjes) të vendeve dhe të popujve të vegjël sikundër është Kosova, përkatësisht gjysma e Shqipërisë Etnike dhe shqiptarët ende me status të kolonizuarit nga ana e aleanca e sllvaëve të Jugut të Ballkanit (serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët), jo që janë përmbushur, por ende nuk kanë ardhur për shqyrtim në “itinerarin historik-reformist-demokratik” të agjendës së tyre. Në kuptimin praktik, për shqiptarët si kombi më i vjetër në Evropë, kjo do të thotë se ende nuk ka liri, pavarësi, demokraci, as ribashkim në kuptimin kombëtar dhe shtetëror sikurse për popujt e tjerë të Ballkanit. Edhe pas ndryshimeve të sistemit bipolar të marrëdhënieve politike dhe eknomike ndërkombëtare, për kombin shqiptar ende vlen “deviza e vjetër” e “Evropës së re”, e cila Shqipërinë e konsideron vetëm si një “shprehje gjegrafike” në hartën e Ballkanit. E “qartë”, sipas kësaj teze të vjetër dhe të re serbo-sllave evropiane, vetëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, “ligjërisht” sipas realpolitikës së Edvard Greit dhe Otto V. Bizmarkut, të Slobodan Milosheviqit, të Boris Tadiqit, të Vojislav Koshtnicës, të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Rusisë cariste-federale të Rusisë së Vladimir Putinit, nuk mund të vijë në shprehje aplikimi i parimit dhe i së drejtë së vetëvendosjes si komb dhe si shtet i vetëm në Ballkan!?Si dikur (para 100 vjetësh), edhe sot, kjo padrejtësi, ky përçmim, kjo urrejtje dhe ky qëndrim negativ antikombëtar dhe antishqiptar i politikës së “Evropës së vjetër” dhe i “Evropës demokratike”, me të njëjtin motivacion për t’i izoluar dhe përjashtuar vetëm shqiptarët si komb dhe si shtet (brenda kufijve të Shqipërisë Etnike) nga e drejta e sotme ndërkombëtare dhe nga sistemi pozitiv juridik ndërkombëtar, para së gjithash është në kundërshtim me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku thuhet: “ Të zhvillohen marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve, të bazuara në respektimin e parimit të drejtave të barabarta dhe të së drejtës së vetëvendosjes së popujve, dhe të merren masa të tejra të duhura për forcimin e paqes universale.” (The Charter of the United Nations and Statute of the International Court of Justice, The United Nations Department of Public Information DPI/511, December 2006, Chapter I, Artcile 1, pargraf 2; Chapter IX, Article 55, paragraf 1.).NËSE PARTITË POLITIKE SHQIPTARE ME PLATFORMËN E TYRE KOMBËTARE PATRIOTIKE SYNOJNË DHE E MBËSHTESIN ME SERIOZITET DHE ME VENDOSMËRI RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE NË MËNYRË KONKRETE, PRA, JO VETËM VERBALISHT DHE ME PARULLA BOSHE POLITIKO-PROPAGANDISTIKE, PA DHËNË ASNJË REZULTAT KONKRET NË RIKTHIMIN E TROJEVE TË COPËTUARA DHE TË GRABITURA ME GJENOCID TË TRUNGUT ILIRO-SHQIPTAR TË SHQIPËRISË ETNIKE NGA ANA E BARBARëVE SLLAVË TË JUGUT TË BALLKANI (1912-2007) , ATËHERË, ATO DUHET PËRKOHËSISHT TË SHKRIJNË SUBJEKTIVITETIN E TYRE NË LËVIZJEN VETËVENDOSJE, E CILA ËSHTË RRUGA DHE FORMA MË E SHKURTËR DHE MË E KAPSHME STRATEGJIKE PËR REALIZIMIN E KONCEPTIT TË RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE. FUNDJA, NËSE REALISHT DHE KONKRETISHT E DUAN RIBASHKIMIN GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË RIBËRJES SË SHQIPËRISË NATYRALE ETNIKE, NDAJ NUK KANË PSE TË THYHEN , DUKE RËNË NË DILEMËN MATERIALE DHE KARRIERISTE TË SALDOVE DHE TË BILANCEVE POLITIKE PARTIAKE, DUKE DIJTUR PËR FAKTIN SE “MBIJETESA” E PARTIVE SHQIPTARE (TË VJETRA, TË REJA, TË MËDHA DHE MINORE) GJATË 100 VITEVE TË SHKUARA, TËRTHORAZI DHE NË MËNYRË TË PAVETËDIJSHME ISHTE MË TEPËR ALEAT I FORTË I ANTIBASHKIMI, SEPSE PËR SHKAK TË FËRKIMEVE IDEOLOGJIKE DHE TË INTERESAVE TË NGUSHTA PARCIALE PARTIAKE, BËNË QË, MË SE GJYSMA E KOMBIT DHE E TERRITOREVE INDIGJENE TË SHQIPËRISË ETNIKE TË RUAJË STATUSIN KOLONIAL SERBOLLAV (1912-2007). PËR MË TEPËR, PARTITË POLITIKE JANË TË NEVOJSHME DHE KANË KUPTIM VETËM NË ATO SHTETE, TË CILAT JANË ZOT NË SHTËPINË E TYRE (KANË LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË, BARAZINË, DREJTËSINË, SOVRANITETIN E PLOTË ETJ.), KURSE NË VENDET E PUSHTUARA DHE TË KOLONIZUARA SIKUNDËR QË ËSHTË GJYSMËSHQIPËRIA ETNIKE NË BALLKAN, “MBIJETESA” E PARTIVE, PËRKATËSISHT E PARTIMANISË ËSHTË ALEATI MË I NGUSHTË DHE MË LUKRATIV I SUNDIMTARËVE TË HUAJ BARBARIKË SLLAVË, QË NË MËNYRËN VASALE E STIMULON ROBËRINË KOLONIALISTE TË TYRE. SI RRJEDHIM, QE MË SE NJË SHEKULL JEMI NGOPUR ME DËSHTIME FATALE TË PARTIVE TË NDRYSHME, PRANDAJ, NUK KEMI NEVOJË MË PËR PARTI TË TILLA QË ME SHEKUJ DHE ME GJYSMËSHEKUJ VULOSIN ROBËRINË TONË NËN KËMBËN E HUAJ BARBARE SLLAVE, POR KEMI NEVOJË TË NGUTSHME DHE IMEDIATE PËR LËVIZJE, SIKUNDËR QË ËSHTË LËVIZJA VETËVENDOSJA, PËRMBAJTJA DHE ORIENTIMI I SAJ NËNKUPTON LËVIZJE DHE VEPRIM KONKRET DREJT ÇLIRIMIT, PAVARËSIMIT, VETËVENDOSJES DHE RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, DUKE PËRFSHIRË NË PLAN SI PRIORITET MBI PRIORITETE VETËVENDOSJEN DHE PAVARËSINË E KOSOVËS, E CILA, SI E TILLË, ËSHTË ÇELËSI ORIGJINAL I PORTËS KRYESORE PËR TË HYRË NË SHQIPËRINË ETNIKE. Në përmbyllje të shqyrtimit të kësaj teme “sensitive”, (por me interes jetik për sensibiizimin dhe rivendikimin e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan) na mbetet t’i përgjigjemi edhe kësaj “ pyetjeje kruciale” të garuesve dhe të ithtarëve të partive dhe të partimanisë enorme shqiptare: - Po si është e mundur të arrihet bashkimi dhe ndërtimi i shtetit të përbashkët kombëtar demokratik shqiptar, pa krijimin dhe funksionimin e sistemit shumëpartiak, kur dihet se edhe vendet e tjera në Evropë e gjetkë kanë nga dy a më shumë parti?Pikërisht, në këtë pikëvështrim qëndron problemi i partimanisë shqiptare, të cilin burokratët dhe hipokritët liberalë dhe neoliberalë utopistë dhe “modernistë” të shoqërisë së sotme konsumatore pluraliste ende nuk kuptojnë dhe, nuk e kanë të qartë se në vendet ku sundon sistemi shumëpartiak (Ballkan, Evropë, Amerikë etj.) nuk janë duke u ballafaquar me problemin e pazgjidhur kombëtar dhe kolonial, sikurse që është rasti konkret i shqiptarëve dhe i gjysmë Shqipërisë së kolonizuar në Ballkan. Edhe më thjesht, një popull që nuk ka shtetin, nuk lirinë, nuk pavarësinë e tij, kuptohet se ai nuk ka nevojë për krijimin dhe për financimin e kot dhe të padobishëm të njëqind a njëmijë partive, pavarësisht nga efektshmëira e tyre politike dhe numri i anëtarëve të tyre, por ka nevojë për lëvizje gjithëpopullore sikundër që është krijuar fatbardhësisht Lëvizja Vetëvendosje, e cila është shpresa më e madhe premtuese, edhe për fatin dhe ardhmërinë e Kosovës në radhë të parë (në kuptimin e ngushtë), edhe për ribashkimin dhe vetëvendosjen e ndritshme të gjithë Shqipërisë Etnike(në kuptimin e gjerë të përmbajtjes së filozofisë politike dhe kombëtare të ribashkimit të Shqipërisë Etnike).Pavarësisht nga leverdia personale a grupore nga biznesi partiak, ka ardhur e fundit që të mos merremi me improvizime politike, patriotike dhe demokratike, duke menduar dhe qenë të thellë të bindur se vetëm me “referate politike”, të shkruara në frymën partiake, mund të çlirohemi nga kolonializimi dhe hegjemonizmi i sllavëve të Jugut të Ballkanit. Pra, të mos e tretim kohën duke gënjyerë dhe mashtruar vetëveten dhe popullin e robëruar, të copëtuar dhe të izoluar nëpër “kënetat” koloniale serbo-malazeze-maqedone-greke, se partitë në gjendje okupimi dhe në kohë robërie nuk kanë kapacitetin e nevojshëm politik, diplomatik, ekonomik e as të forcës, që të sjellin ndonjë kthesë pozitive në favor të zgjidhjes së problemit kolonial shqiptar në Ballkan.Gjithashtu, duhet të vëmë në dukje faktin se, përpos interesit politik partiak, duhet të mbajmë parasysh edhe interesin ekonomik dhe financiar, pse populli shqiptar edhe sot(pas “mbarimit” të luftërave të UCK-së, UCPBM-së dhe të UCK-së në Kosovë, në Iliridë dhe në Anamoravë), të paguajë “haraç” të panevojshëm për dhjetra a qindra parti dhe fonde etj., në vend se të gjitha ato mjete dhe kontribute të tij financiare dhe materiale, t’i ketë akorduar vetëm në “arkën qendrore” kombëtare të Lëvijes Vetëvendosja, e cila brenda një afati shumë të shkurtër kohor, do të jetë një nga subjektet më të fuqishme politike, kombëtare dhe demokratike jo vetëm në skenën e marrëdhënieve politike shqiptare, por edhe në atë ndërkombëtare, sepse Platforma e saj politike në qendër të vëmendjes ka njeriun, jo profitin partiak dhe karrierist të luftës për pushtet të lideristëve të ndryshëm, të cilët, deri tani, gjatë sundimit të tyre (1990-2007) nuk kanë dhënë asnjë kontribut konkretr të riaktualizimit dhe të mbrojtjes së çështjes së ribashkimit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, qoftë në relatat kombëtare, apo në ato ndërkombëtare, përpos Frontit për Bahskimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), i cili,me gjithë kontributin e tij të deritashëm dhe të vlefshëm në këtë çështje madhore, duhet t’i shqyrtojë të të gjitha mundësitë dhe rrethanat reale, që subjketivitetin e tij ta bartë në kuadrin e Lëvizjes Vetëvendosja. Kështu, do të jemi më të fortë dhe më të pathyeshëm në rrugën tonë të drejtë dhe të pandalshme drejt ribashkimit historik gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.Po qe se mendojmë dhe veprojmë shqiptarisht me këmbëngulje të patundur,që një ditë me çdo kusht, të triumfojmë mbi partimaninë dështake,si dhe mbi sundimin e huaj kolonial shekullor sllav, pa dyshim se, do të përmbushnim edhe amanetin e Skënderbeut, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Rilindësve dhe të gjithë martirëve të rënë për idenë dhe aspiratën e ribashkimit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Në funksion dhe në dobi të plotësimit të këtij imperativi të domosdoshëm gjithëshqiptar, është edhe ky konstatim me vlerë historiko-antologjike, kombëtare patriotike shqiptare i Sami Frashërit, i cili ka pohuar se: “ Në qoftë se shqiptarët do të arrinin të vendosnin një lidhje (jo parti assesi –mh) të fortë e do të bashkoheshin të gjithë si një trup i vetëm, atëherë nuk do të gjendej forcë që të guxonte t’u kundërvihej Shqipërisë dhe shqiptarëve.”(Probleme të pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë,1987, f.112-113)./06 May 2007/F.F.

Keine Kommentare: