Freitag, 27. Juli 2007

Qka pas planit zh per Kosoven,nga Jeton Kelmendi

Çka pas planit zh për Kosovën, nga Jeton Kelmendi Jul 26, '07 12:49 PM
for everyone

Çka pas planit zh për Kosovën



Jeton Kelmendi, Paris





Plan pas plani, Kosova po vazhdon të mbete në situatën e njëjtë dhe statusin e njëjtë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pasi harxhoj të gjitha planet në alfabetin e vet, ja hodhi topin Grupit të Kontaktit, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Organizata më e madhe botërore, dështoj në përpjekjet e saj, madje keq. Dërgoj një të dërguar special, Zotin Marti Ahtisari dhe më pas të njëjtin plan e bëri në disa variante ose thënë më ndryshe alfabeti i KS të OKB-së u testua në disa shkronja. Të gjitha patën një rezultat, dështimin.

Rusia nuk e pranoj asnjërin nga planet dhe si anëtare e përhershme, me të drejt vetoje frikësoj shtetet tjera sponsorizuese të Rezolutës që kurrë se pa ditën, prandaj përpjekjet ranë poshtë, as që u vu në votim rezoluta. Kjo nuk është e çuditshme. Rusia donë që ta përsëris historinë. Kështu përafërsisht edhe me 1903 Rusia pati vepruar kundër shqiptarëve. Dallimi nga ajo kohë dhe sot është se aso kohe perëndimi pati heshtur dhe qe vendos në dëm të shtetit shqiptarë, kurse sot Evropa perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shprehën publikisht mendimet e tyre për Kosovën shtet të pavarur.

Edhe plani i Lordit Fitzmaurice, kështu nuk qe përfillur siç parashihte ai, të drejtën e vetëvendosjes për shqiptarët, prandaj pasuan lufta të përgjakshme në Ballkan. Duket se kjo do të ndodh prapë, nëse perëndimi nuk është i gatshëm ta njoh Kosovën Shtet të Pavarur. Tani shqiptarët janë në rrethana tjera. Shikuar nga historia Populli Shqiptarë është në gjendje më të mirë dhe është shumë i vendosur për realizimin e drejt të fatit të atdheut. Shqiptarët do të kërkojnë Bashkimin e trojeve të veta. Lufta pastaj do të zgjerohet dhe përmasat e saj nuk mund të parashikohen. Në këtë kontekst, Evropa duhet të jetë më syçelë, ngase Kosova dhe Ballkani janë pjesë e Evropës e jo Rusisë.

Negociatat shtesë, shumë thjeshtë, janë vetëm shtyrje e kohës dhe asgjë tjetër. Serbia nuk është e gatshme ta njoh Kosovën edhe po të ketë bisedime edhe njëqind vjet. Mbi parimin e logjikës praktike Serbia është fituese në këto negociata, ngase ja ka dal ta vej në sprovë bashkësinë ndërkombëtare dhe ta ndal procesin. Një gjë e tillë pati ngjarë edhe me Kroacinë, kur Rusia pati përdorur veton dhe njohja qe bërë direkt nga shtetet dhe sot shteti Kroat është i njohur dhe i pranuar në segmentet dhe institucionet ndërkombëtare si të gjitha shtetet tjera. Ora është dymbëdhjetë, kurse realiteti i ri i krijuar në rajon është para një faze shumë të rrezikshme.

Shpërfillja e deritashme e të drejtave të popujve është mbuluar atje, me një plaf të fjalëve dhe premtimeve sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës nga njëra anë. Nga ana tjetër klasa politike vendore në Kosovë, vazhdimisht e ka rrejtur popullin dhe ka përdorur dhe po vazhdon ta përdor dogmat politike se ne do të jemi të pavarur por edhe pak, media atje është në shërbim të politikes aktuale.

Shpërfillja e mëtutjeshme e vullnetit të popullit për të qenë shtet, si popujt tjerë, tanimë dihet se ku qon. Populli e ka humbur besimin deri në një mas të madhe si tek faktori ndërkombëtar aq më shumë edhe tek politikanet vendor. Në nëntor duket se do të mbahen zgjedhje dhe realitetit e përfaqësimit politik pritet të ketë ndryshime, madje esenciale, nëse nuk do të dështojnë zgjedhjet, për shkak të numrit të vogël të qytetarëve pjesëmarrës në zgjedhje.



Bashkësia ndërkombëtare e në veçanti Evropa duhet ti marr serioze deklaratat e shoqatave dhe grupeve që ishin pjesëmarrëse në luftërat e çlirimtare të shqiptareve, si deklarata e Batalionit Atlantiku etj.

Njëherë plane në OKB, tash çfarë planesh në Grupin e Kontaktit do të ketë më për Kosovën. Si duket një seri planesh janë djegur pa u arritur as një presje përparim në këtë çështje. Edhe shkronjat e alfabetit po vinë duke u sosur dhe një ditë kur të bie edhe plani zh, çfarë do të ketë më pastaj për Kosovën.

Prev: Riza Lahi LSHB

Keine Kommentare: