Sonntag, 17. Juni 2007

6 Asimetrit e demshme te Pakso se Artisarit

6 ASIMETRITË e Pakos së dëmshme të Ahtisaarit Mar 7, '07 4:35 AM
for everyone

6 ASIMETRITË

Pakoja e Ahtisaarit do të shkatërrohet sepse është asimetrike. Më mirë ta shkatërrojmë më herët. Më herët do të thotë në mënyrë paqësore. Me demonstrata. Me 10 shkurt.


Paketa e Ahtisaarit nuk përmban vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës dhe nuk i referohet askund atij. Pakoja e Ahtisaarit flet vetëm për të drejtat dhe privilegjet e pakicave, dhe atë vetëm të pakicës serbe. Pakoja e Ahtisaarit është pako proserbe. Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do të jetë i varur nga formula e shumicës së dyfishtë: çdo vendim i Kuvendit ka nevojë për shumicën e përgjithshme dhe shumicën e pakicës gjë që praktikisht i jep të drejtë vetoje deputetëve serbë. Kuvendi i këtillë bile as mund ta shpallë pavarësinë.

Trashëgimi kulturore konsiderohet vetëm ajo fetare ortodokse e cila është definuar si 'serbe'. Pakoja do të parashohë themelimin e së paku 45 zonave të veçanta qindrahektarëshe.

3/4 e paketës së Ahtisaarit ka të bëjë me decentralizimin. Komunat e reja me shumicë serbe do të kenë kompetenca shumë më të mëdha sesa ato me shumicë shqiptare dhe plotësisht të pazakonshme për komunat: p.sh. në arsim të lartë, shëndetësi dytësore etj. Lidhjet horizontale praktikisht dhe formalisht realizojnë entitetin autonom serb. Lidhjet direkte vertikale me Beogradin, dhe financimin e tij i cili do të jetë i liruar nga taksat në Kosovë, bëjnë që ky entitet të jetë vetë Serbia. Ai do të ngërthejë afër 1/3 e territorit të Kosovës. Do t'i ketë dy qendra: Mitrovicën për veriun dhe Graçanicën për pjesën qendrore e lindore të Kosovës.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i cili njëkohësisht do të jetë edhe Përfaqësues Special i BE-së do ta ketë fjalën përfundimtare. Ky monark i ri do të ketë fuqi korrektuese (ndryshim të ligjeve) dhe zëvendësuese (përjashtim të ministrave e zyrtarëve tjerë dhe emërim të dikujt tjetër në ato poste). Misioni i ardhshëm ndërkombëtar do të ketë një zyre në Mitrovicë përgjegjëse jo vetëm për veriun e Mitrovicës por edhe për komunat e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut. Dhe, do ta ketë një zyre në Beograd (jo edhe në Tiranë!) funksionimi dhe kompetencat e së cilës do të varen edhe nga qëndrimi i Qeverisë së Serbisë.

Në vend që të flitet për dëmet e luftës që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës, ky mision do të merret me borxhet e Kosovës. Pra, do t'i shfrytëzojnë e shtrydhin pasuritë dhe burimet e Kosovës edhe në emër të borxhit. Përfaqësimi i Kosovës jashtë do të jetë vetëm në borxhin e jashtëm!

Më 1999 në vend se të çarmatosej ushtria kriminale serbo-jugosllave u çarmatos UÇK-ja. Tash, në vend se të shpërbëhen strukturat paralele policore dhe paramilitare të Serbisë në Kosovë, pakoja e Ahtisaarit parasheh shpërbërjen e TMK-së fillimisht nëpërmjet zvogëlimit të numrit të zonave nga gjashtë në tri sosh.
Tags: lëvizjavetëvendosje!
Prev: vudi info
Next: Padrejtësitë themelore

Keine Kommentare: