Nga Hajdin ISLAMI 'Muajt kritik për qytetin fatkeq ''Mitrovicën''?", "Pse edhe shtazët pas njerëzve braktisën Kosovën?", "Pse po vdesin pensionistët e Kosovës?", "Pas njëzet e pesë vitesh një shkollë e re në qytetin e Vushtrrisë?"...! May 30, '07 7:47 PM
for everyone
Muajt kritik për qytetin fatkeq ''Mitrovicën'' ?
Pikërisht, mbas tetë vjet e gjysmë po vendoset për statusin final të Kosovës, tash kur presidenti finlandez Marti Ahtisari, ja ka dërguar Këshillit të Sigurimit(KS) planin final për zgjedhjen e statusit të Kosovës, mitrovicasit janë ata që frikohem më së tepërmi pasi qyteti buzë ibrit, Mitrovica, mbetet qyteti me fatin më të keq jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë, ngase lumi ibër që kalon në mes të qytetit i ndan dy komunitetet, atë shqiptar dhe serb. Qeveria e Serbisë, derdh të holla marramendëse vetëm të mbaj gjendjen nën kontroll, të,serbizoj edhe më shumë këtë pjesë, argumenti më i mirë, është ndërtimi i disa ndërtesave kolektive për serbët e zonave tjera të Kosovës të ''shpërngulur'' në Mitrovicë, ndërtimi i objektit të kishës ortodokse në maje të qytetit e shumë plane të tjera.
Serbët, tash së fundi pretendojnë që Mitrovicën ta shpallin të pavarur, nëse Kosova veē bëhet e pavarur, por sa do të pijë ujë kjo askush nuk e dijë. Planet famëkeqe të bëra nga serbët e veriut ēdo ditë e më tepër janë të dukshme .
Për këtë rast banorët shqiptarë të veriut dhe të jugut të Mitrovicës, kanë reaguar, por që ende nuk është ndërmarr asgjë deri më tani në parandalimin e tij. Pjesa veriore, tashmë dihet botërisht se është e administruar nga dy qeveri ajo legjitime e Kosovës dhe ajo ilegjitime e Qeverisë së Serbisë.
Mitrovicasit të zhvendosur në jug të qytetit të cilët enden derë më derë për të gjetur strehë diku, bëjnë pyetje nga më të ndryshmet si: A do të jetë Mitrovica qytet i ndarë, i bashkuar me status special apo e grabitur nga serbët? Faktet në terren(Mitrovicë) janë alarmante. Një fat të keq tash së fundi e kanë pasur edhe disa lokalitete shqiptare në komunën e Mitrovicës, siē vije fjala për fshatin Boletin, e në veēanti kompleksi i Isa Boletinit dhe disa fshatra të tjera shqiptare të cilat veēse ndodhën në komunat me shumicë serbe në veriun e Mitrovicës.
Pse edhe shtazët pas njerëzve braktisën Kosovën?
Nëse deri më tani kemi menduar se janë vetëm njerëzit që braktisin Kosovën, atëherë kemi gabuar, pasi tash së fundi por edhe në vitet e më parme shumë shtazë të egra që ndodheshin në malet e Kosovës e kanë braktisur vendin tonë, si pasojë e vrasjes së tyre, ēoftë me armë zjarri, kurtha të ndryshme të vendosura nga fshatarët anembanë vendit që ndodhen afër pyjeve. Frikësimet që po iu bëjnë këtyre shtazëve disa njerëz që gjoja shkojnë për të bërë piknik, e që herë-herë këta ''qytetarë'' bëhen edhe fatalë për këto shtazë të pambrojtura.
Faktet në terren janë alarmante, për të mos thënë se këto shtazë një numër i konsiderueshëm i tyre nuk e ekzistojnë fare nëpër shumë rajone malore të Kosovës.
Prerja e drurëve dhe shkatërrimi i pamëshirshëm i maleve ju ka pamundësuar këtyre shtazëve që si vend të përhershëm të mos i kenë malet tona, edhe djegia e maleve e cila ditëve të fundit është shprehur më shumë, ju ka vështirësuar edhe me tepër jetesën në Kosovë, këtyre shtazëve fatkëqija.
Por këtu nuk duhet lënë anash se një numër i konsiderueshëm i këtyre shtazëve kanë pësuar edhe nga minat e lëna nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Por shtrohet pyetja ēfarë po bënë Qeveria e Kosovës e në veēanti Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shërbimi Policori Kosovë, në parandalimin e këtij fenomeni negativ?.
Burime të sigurta nga tereni, pohojnë se shtazët dhe shpendët e egra që deri vonë ishin në Kosovë, tashmë një numër i konsiderueshëm i tyre kanë shtegtuar(rrugëtuar) drejt maleve të disa vendeve fqinj: Maqedoni, Mali i Zi, Serbi,Shqipëri etj.
Përderisa në Kosovë shtazët dhe shpezët e egra vriten dhe ndiqen të njëjtën gjë nuk e bëjnë edhe serbet e veriut të Kosovës, dhe disa shtete fqinj të cilët nëpërmjet shpërndarjes së ushqimit kanë arritur që në malet tyre t'i joshin këto shtazë.
Në këto ēaste kritike për botën e egër shtazore e cila edhe ashtu është simbolike në Kosovë, do të ishte e udhës që të krijohet ndonjë institucion, që do të përkujdesej për këto shtazë duke filluar me mbrojtjen e tyre, sigurimin e ushqimit gjatë stinës së dimrit, ujin gjatë stinës së verës etj., formimi i këtij institucioni nëse veē do të formohej sado pak do ta parandalonte emigrimin e këtyre shtazëve dhe do ta parandalonte dorën''vrastare'' të disa personave të pandërgjegjshëm.
E përgatiti:Hajdin ISLAMI
(Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosovë).
Pse po vdesin pensionistët e Kosovës?
Të indinjuar me shoqërinë e në veēanti me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverinë e Kosovës të cilat i lanë në harresë të kohës pensionistët nuk ngurrojnë të flasin haptas për nënēmimin që po ju bëhet atyre në Kosovë.
Nga paslufta e këndej pensionistet fatkëqij të Kosovës nuk janë ndalur së rreshturi duke kërkuar trajtim më të mirë nga qeveria dhe shoqëria në përgjithësi.
Këta pleq të gjorë që një pjesë të madhe të jetës e kanë kaluar duke punuar sot kur më nuk janë vital dhe të aftë që të punojnë nuk i intereson askujt për ta, pse ndodh kjo?A nuk jemi ne të aftë që këtyre të moshuarve që edhe ashtu janë në përfundim e sipër të jetës së tyre t'ju japim tretmanin e merituar.
Për, gjendjen e tyre kanë folur të gjithë por për ēudinë më të madhe askush nuk ka vepruar asgjë. Me forcat e veta edhe ashtu të ''hendikepuara'' pensionistët kosovarë në ēdo takim ēoftë me politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë nuk kanë lënë anash pa përmendur edhe kontributet e tyre disa vjeēare që pa të drejtë ligjore Serbia i mban, si duket me këtë problem jetikë për pensionistet kosovarë askush nuk ka pasur guximin që të merret dhe t'i thotë Beogradit se pa tjetër duhet të kthehen këto kontribute.
Banorët e Kosovës që kanë pasur fatin t'i mbushin 65 vjet nuk mund të kënaqën me ditët e tyre pleqërisë pasi ''ndihma sociale'' siē e quajnë ata në shumë prej 40 eurosh nuk ju siguron atyre as gjërat elementare: ushqimin,barnat për mirëmbajtjen shëndetësore dhe shkurt e shqip pleqëri të rehatshme.
Nga e gjithë kjo sipas përllogaritjes sonë nëse një qytetarë i Kosovës ka punuar dyzet vjet atëherë qeveria "jonë", ia ka numëruar ēdo vit me nga një euro, vërtet është paradoks, por ja që është një realitet në të cilin jeton Kosova. Turpi më i madh në gjithë këtë ''tragjedi'' është pensioni invalidorë për të cilin tash së fundi ka pasur probleme të mëdha anembanë Kosovës, pasi një numri të konsiderueshëm ju janë ndalur këto pensione apo sërish janë thirrur për të aplikuar sërish. Për ta ''gëzuar'' këtë pension të ashtuquajtur invalidorë duhet pritur mjaftë pasi duhet nënshtruar edhe komisioneve të vëna nga Ministrin e Punës dhe Mirëqenies e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu edhe pensionistët e zakonshëm që janë mbi moshën 65-vjeēare janë ftuar personalisht që nëpërmjet gjykatave të vërtetojnë se janë gjallë, ja kjo është një nga absurditetet më të ēoroditura që njeriu i sotëm bashkëkohorë mund t'i bëjë një të moshuari.
Shoqata e Pensionistëve të Kosovës që është organ zyrtarë i pensionistëve ka tentuar disa herë të protestojë në lidhje me kërkesat e tyre por ēuditërisht jo vetëm që politikanëve që nuk ju ka interesuar por edhe disa nga mediat elektronike i kanë injoruar.
Nëpër disa qytete të Kosovës si vije fjala në: Prishtinë, Gjakovë, Pejë,Prizren Mitrovicë,Ferizaj,Gjilan,Vushtrri,Besianë, e disa qytete të tjera ndodhen disa zyre dhe lokale ku pensionistët takohen me shokët e tyre dhe sado pak ēajnë hallet e tyre, por keq qëndrojnë disa komuna të vogla si ajo e Artanës(Novo Bërdës),Malishevës,Shtimes,Drenasit,Skenderajt,
Kastriotit(Obiliq),Kaēanikut,Shtërpcës,Sharrit(Dragashit)etj., ku në këto qyteza përpos ndonjë zyre të vogël të pensionistëve nuk ka asnjë lokal ku pensionistët do ta kalonin kohën e lirë, marrë në përgjithësi as selia qendrore por as zyret regjionale të pensionistëve nuk qëndrojnë mirë. Shumë keq ndodhen edhe grat pensioniste ku në përjashtim të Prishtinës, në asnjë qytetet të Kosovës nuk ka ndonjë lokal ku keto pensioniste do të mund të takoheshin kjo tregon sesa jemi të kujdesshëm ne dhe ēdo fjalë tjetër është e tepërt.
Më e keqja në gjithë këtë është se tani është shfaqur në masë alarmante vdekja e pensionistëve si pasojë e varfërisë, vuajtjeve,traumave dhe braktisjes nga familjarët dhe dita ditës shoku po mbetet pa shokun e tij dhe kështu vendi që aspiron të jetë shtet do ta mbajë epitetin si''vendi i jetëshkurtërve''.
Hajdin ISLAMI
(Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosovë).
Pas njëzet e pesë vitesh një shkollë e re në qytetin e Vushtrrisë?
Për shumë kë do të tingëllonte disi e pabesueshme por ja që është e vërtet në qytetin më të vjetër të Kosovës, Vushtrrinë,e cila ka një popullsi prej afro 105.000 banorësh dhe me një potencial të madh të njerëzve që kanë përfunduar fakultet, edhe sot e kësaj dite qyteti i Vushtrrisë, ka të njëjtën strukturë të shkollave ashtu siē e kishte njëzet e katër vite më parë. Vushtrria, aktualisht ka shtatë shkolla, katër sholla fillore dhe tri të mesme. Objektet shkollore ekzistuese as për së afërmi nuk i plotësojnë kërkesat, pasi që numri i popullsisë është trefishuar, qyteti është zgjeruar, dhe kërkesat për zgjerimin e lokaleve shkollore ēdo ditë e më tepër po rriten, në pjesën më të madhe të shkollave mësimi zhvillohet edhe në tri ndërrime.
Por që fatmirësisht kësaj ‘’tragjedie’’ i erdhi fundi, sepse gjatë vitit të kaluar komuna ka ndarë një parcelë në oborrin e Ndërmarrjes Ndërtimore ''Kosova'' ku në prani të Ministrit të Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Agim Veliu dhe kryetarit të komunës së Vushtrrisë Muharrem Shabani, është vënë gurë themeli për ndërtimin e një shkolle të re në qytet gjë që do t'i zbuste sado pak kërkesat edhe ashtu tepër të mëdha për lokale shkollore.
Punët janë duke shkuar si është më së miri dhe punimet në ndërtimin e shkollës po i kryen një kompani ndërtimore nga Podujeva, ndërkaq mjetet për ndërtimin e kësaj shkolle, i ka ndarë Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë në participim me Komunën e Vushtrrisë. Ishte Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) ajo që disa herë ja kishte prishur planet komunës, pasi kishte privatizuar NN''Kosova'' në oborrin e së cilës ishte paraparë të ndërtohej shkolla. Kur shumë kush mendojë se komuna mbeti me gishta në gojë dhe ëndrra për ndërtim e shkollës nuk do të realizohej kurrë ndodhi e kundërta shkolla fillojë të ndërtohej dhe sipas të gjitha gjasave gjatë këtij viti pritet të inaugurohet objekti i ri shkollor, i cili përveē që do t'i ketë 18 dhoma për mësim do të jetë i pajisur edhe me të gjitha kabinetet e nevojshme për nevojat e një shkolle moderne. I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 200 mijë euro.
Tags: aktuale, dokumente, histori...!, reagime...!, vedat xhymshiti, opinione...!
Prev: TRAXHEDI KOMBËTARE!!! 'Në Korçë, nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi?
Next: DRAFTREZOLUTA E SHBA-ve DHE BE-së PËR STATUSIN E KOSOVËS
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen