Donnerstag, 7. Juni 2007

Aneksimi i Kosoves i njejt me aneksimin e Bosnjes,shkruar nga Besnik Prishtina

ANEKSIMI I KOSOVËS NGA BE I NGJAN ANEKSIMIT TË BOSNJES NË 1914NGA AUSTROHUNGARIA Jun 5, '07 11:54 AM
for everyone

LËVIZJET E TANISHEM POLITIKE NË EVROPË I NGJAJN SHUM FILLIMIT TË SHEKULLIT XX! RJEDHAT FLASIN SE BASHKIMI EVROPIAN ËSHTË NJË LLOJ RESTAURIMI I PERANDORISË AUSOTROHUNGAREZE, ME DIMENZONE DHE PRETENDIME TË REJA MODERNE KUR POLITIKA MË NUK ZBATOHET PËRMES TË DHUNËS POR KUR DHUNA ZBATOHET PASI QË POLTITIKA TË E VENDOSË SUNDIMIN E LIGJEVE DISKRIMINUESE PËRMES TË ELITAVE TË KORRUPTUARA TË VENDEVE TË ANEKSUARA!

Nga: Besnik Prishtina


Popujt e Botës, të Evropës dhe të Ballkanit po reagojnë kundër politikës të harmonizuar ekspansioniste të Fuqive të vjetra të Evropës në drejtim të krijimit të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian në formë të disëharmonizuarë dhe me qasje të ndryshme. Deri sa Populli Francezë e ai i Britanisë së Madhe dhe disa Popuj të Vendeve Skandinave e refuzojnë projektin e Kushtetutës së BE dhe përdorim e Monedhës së BE Euro, Zvicra e refuzon me Referendum hyrjen në BE për 4 herë me radhë dhe po të aplikohej vendosja me Referendum edhe Populli Italian, Gjerman e tj., do ta refuzonin anëtarësimin ë BE menjëherë dhe do ti kthenin valutat e veta! Vetëm Vendet e ish bllokut pseudosocialist që akoma gjenden në transicion, jetojnë në vetëmashtrim se nga anëtarësimi në BE do të kenë përfitime. Përfitime në fakt kanë vetëm elitat e korruptuara që miratojnë çfarëdo që ju vehet përpara si çmim me të cilin ata duhet të e ju shërbejnë padronëve të ri që i zëvendësuan padronët e Moskvës dhe Beogradit. Megjithatë, praktika po e vërteton se të gjitha vendet e ish bllokut pseudosocialist që nga Estonia e deri te Shqipëria nga kalimi i këtyre vendeve në sistemin e demokracisë perëndimore, Popujt e këtyre vendeve po jetojnë akoma më keq se në sistemin e më parëm. I cili atyre ua kishte shkaktuara varfrin dhe mbrapa mbetjen por (përveç të kundërshtarëve politikë që i ishin shtypur mizorisht) popullata kishte një siguri shumë më të madhe se sa tani në jetën e përditshme, në sigurinë shëndetësore dhe në barazinë arsimore e at të sigurisë së punësimit deri diku, por shumë të përparuar se tani! Çfarë ndodhi në këto vende ? Mafia politike në bashkëpunim më mafinë e nëndheshme të krimit, që përbëjnë më pak se 1% të popullatës, u pasuruan shumë shpejt në rrugë kriminale, ndërsa popullata e tërë u zhytë në mjerim edhe më të madh se sa ishte më parë! Bashkimi Evropian nuk e pat të vështir ti korrupton këto elita të pa afta për vetëqeverisje dhe përmes tyre e diktoi shkatërrimin e infrastrukturës të ekonomive nacionale të këtyre Vendeve përmes të inicimit anarkistë e të privatizimit, me çfarë bukfalishtë u eliminua konkurrenca në treg, gjë që ishte dhe është qëllimi i kryesor i Bossave të BE. Pikërisht me këto qëllime BE po e udhëheqë edhe politikën e lehtësimeve të shpërnguljes të kapaciteteve intelektuale nga këto vende si dhe nga vendet tjera të Afrikës, Indisë e tj. jo pse në Evropë kanë nevojë për ekspert nga këto Vende, por duke e nxjerr trurin e inteligjencës zhvillimore, ata pamundësojnë zhvillimin ekonomik të këtyre Vendeve dhe më këtë edhe për një kohë të gjatë, edhe e pamundësojnë konkurencën në treg dhe i detyrojnë këto Vende të importojnë mallra nga BE! E tërë koj politikë zhvillohet me prapavinë e interesave ekonomike, por për të realizuar atë, ata duhet maskuar mirë me petkun e pseudodemokracisë dhe të “humanizmit” globalist duke ndërmarr veprime me efekte propagandistike që shërbejnë si mashtrim optik i opinjonit! Pra, mashtrimi optikë dhe korrupsioni i elitave janë armët kryesore e politikës neokolonialiste. Pas tyre pastaj vjen në shprehje përdorimi i aparatit të shfrytëzimit ekonomik, aparatit juridik e administrativ dhe vet përdorimi i ushtrive edhe policive në territorin e vendeve të huaja të aneksuara në këto forma perfide si është anëtarësimi në BE! Ndërtimi dhe mbajtja në jetë e elitave politike të korruptuara është sistemore, prandaj lufta ”kundër korrupsionit” është demagogji e kulluar, sepse BE mundet të i ndërton ekipet e marionetave të veta vetëm përmes të korruptimit të tyre. Liderët e korruptuar i korruptojnë varësitë e vet dhe ky sistem i korruptimit zingjiror arrin deri te Zyrat në Komuna. Praktikisht vetëm duke e korruptuar piramidën administrative të një vendi ka mundësi të ushtrohet sundimi i huaj mbi at vend. Se lufta kundër korrupsionit është farsë tregojnë “X” fakte të njerëzve që pasurohen brenda natës në rolin e Ministrave e Drejtorëve të dëgjueshëm të sistemit, derisa qifti i Albin Kurtit që nuk pranon kurrfarë korrupsioni përfundon në burg pa gjyq dhe pa afat! E gjithë Bota e di se si rjedhi njohja nga ana e Perëndimit dhe e OKB e pavarësisë të gjitha shteteve të ish bllokut lindor dhe të ish Republikave Sovjetike, përveqë të Qeqenisë. E gjith Bota e di se si erdhi deri te pavarësia e njohja e tërë Popujve në përbërje të ish RSFJ, duke i përfshirë edhe Serbinë e Malin e Zi si shkaktare të luftërave, përveç të Kosovës! Pra diçka nuk është në rregull këtu! Dikush po banë tregti me fatin e një Vendi dhe të një Populli! As kush nuk pyeti për kushte e standarde kur u pranua pavarësia e Malit të Zi dhe për këtë nuk u pyet as Kina e as Rusia, dhe tani kur është fjala për Kosovën luhet lojë e djallit që asaj ti bëhet bisht! Dhe Kosovës në vend se ti njihet e drejta në vetëvendosje që të bashkohet me Shtetin Amë, asaj i imponohet aneksimi nën BE përmes të “pavarësisë të mbikëqyrur”! Përralla! Ata e kanë korruptuar dhe e kanë nda liderëshipinë nga Populli Shqiptar i Kosovës dhe po mendojnë se në Kosovë munden të e përsërisin “97” e Shqipërisë duke nxitur kaos të brendshëm! Jo zotëri! Shërbëtorët janë shërbëtor dhe Padronët janë padron! Fuqitë e mëdha marrin në thu kur provojnë ti shkelin Vendet e vogla, sikur që ndodhi me Austrohungarinë në vitin 1914 kur ajo e aneksoi Bosnjenë dhe nga ajo luftë Bosnja përfundoi në Jugosllavi ndërsa Austrohungaria u zhduk krejt!


Tags: opinione...!

Keine Kommentare: