Biografitë
Mon Balaj
Mon Balaj lindi më 25 mars 1980 në gjirin e një familje atdhetare. Familje kjo që, qysh nga viti 1912, kur vendet armiqësore ballkanike filluan pushtimin e trojeve shqiptare, dha djemtë saj për lirinë. Kadriu dhe Abdullahu ishin dy burra nga kjo familje që thirrja për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut i gjeti në ballë të detyrës. Në luftë përballë me pushtuesit bullgar që depërtonte drejt Anamoravës, me nder ranë në altar të lirisë. Kadriu në shtëpinë e tij atëbotë kishte lënë vetëm gruan e tij të re, shtatëzënë e cila më vonë lindi një djalë, Ademin. Pra, la trashëgimtarin nga i cili më vonë do të dilte një familje e madhe e cila do të jetë gjithmonë qerdhe e patriotizmit. Fara e atdhetarisë e mbjellë nga gjyshi Kadriu, do mbinte, rritej e kultivohej nga kjo familje. Edhe përkundër, presionit të vazhdueshëm nga pushtuesit jugosllav, kjo familje nuk e ndaloi asnjëherë vaprimtarinë patriotike. Xhaxhai i Monit, Nexhmiu, ishte dënuar me 11 vite burg si organizator i demonstratave. Shtëpia e tyre në një anë u bë qerdhe e revolucionarëve të kohës e në anën tjetër gjithashtu nuk pushoi së trazuari nga pushtuesit me bastisje e arrestime. Xhaxhai tjetër, Nebihu, i arrestuar, izoluar dhe përndjekur gjatë viteve ’80 dhe atyre ’90 u detyrua të arratisej nga Kosova pasi ishte zbuluar nga policia, për t’u kthyer si ushtar i saj, në flakën e luftës, i rreshtuar në rradhët e UÇK-së që në fillim të marsit ’98, në Drenicë.
Vëllau i Monit, Fahriu, i cili që nga mosha e re u përjashtua nga shkolla për pjesmarrje dhe organizim të demonstratave në vitin ’89, më vonë u bë pjesmarrës aktiv në lëvizje. Bënte pjesë në LKÇK bashkë më Agron Rrahmanin. Pastaj u bë ushtar i UÇK-së, dhe bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit.
E Moni nga të gjitha këto vetëm sa kaliste më shumë atdhedashurinë e mbjellë nga nënë Hasimja dhe babai Kadriu. Tregimet për ngjarjet historike, historia e stërgjyshit të tij, rënia heroike e dajës Sami Rama, më 1989, nën torturat e UDB-së, si anëtarë i LPRK-së. Dajët Sejdiu dhe Aliu që të dy ushtarë të orëve të para të UÇK-së, të gjitha këto ndërtuan karakterin kryengritës të Monit.
Moni shkollën fillore dhe atë të mesme ekonomike i kreu në Besianë. Ishte i pasionuar pas futbollit dhe luante në klubin futbollistik “Besiana” në Besianë. I qetë e i dashur me shokët e tij, i vendosur të dhe i prerë kur e kërkonte nevoja. Demonstratat e viteve ’97, ’98 e gjetën gati, aty ishte. Lufta kërkonte përkrahje edhe në rrugët e Prishtinës.
Vitet e pasluftës, e hodhën gjithashtu shpesh në rrugë duke demonstruar kundër burgosjeve të ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, e qartësoi shumë bindjen e tij për pushtetin aktual të UNMIK-ut, ndërsa rrjedha e kompromiseve e çelikosi këtë bindje. Ishte edhe në Merdare të ndalonte Koshtunicën me trupin e tij. Ishte pra edhe me 10 Shkurt. Rruga e nisur nga stërgjyshi duhej vazhduar. Do shkatërronte pakon që i zë frymën lirisë, që rrezikon të ardhmen. Të hapte kapitull të ri në histori. Ra, bashkë me Arbenin. U shndërruan në fanarë të rrugës drejt lirisë, bashkë me shumë fanarë nga historia e lavdishme e popullit tonë.
Ishte kudo, aty ku ishin edhe shumë bijë e bija të këtij populli përgjatë historisë. Dhe tani vazhdon të jenë përjetësisht aty ku janë dhe mijëra dëshmorë të kombit. Në zemrat tona.
Lavdi Arben Xheladini
Arben Xheladini u lind më 1 shtator 1972, në fshtin Tërnoc të komunës së Bujanocit. Lindi në gjirin e një famljeje me traditë atdhetare. Të dy prindët e Arbenit ishin mësues. Babai i Arbenit, Shaban Xheladini, i rritur dhe edukuar në frymë patriotike, qysh në fëmijëri u përball me problemet që i sollën pushtuesit: babai (Sadriu) iu internua nga okupuesit bullgarë më 1944. Pas luftës shpesh i binte të ishte djaloshi që u dërgonte bukën kaçakëve të cilët strehoheshin në shtëpinë e gjyshit të tij, Xheladinit. Për këtë shkak familja Xheladini nga Tërnoci u vu nën shënjestër të UDB-së. Gjyshi u arrestua, u torturua rëndë, dhe pas një viti u lirua i dërmuar fizikisht. Terrori vazhdoi. Qëllimi ishte që familja e tyre të dëbohej për Turqi. Gjyshi dhe xhaxhai i Shabanit u shpërngulën pasi nuk u mbeti rrugë tjetër, e kjo gjë Shabanin e bëri një ndër propaguesit dhe veprimtarët e dalluar kundër dëbimit, dhe për arsimimin e gjeneratve të reja të popullit të prapambetur. Kreu shkollën normale në Prishtinë, ku fryma patriotike e të rinjve shqiptarë në shkollë e kaliti edhe më tepër për rrugën dhe punët që e prisnin në vendlindje: të ndalonte shpërnguljen dhe të përhapte dritën e arsimit - këto ishin detyrat që ia parashtroi vetes. Dhe nuk u ndal. Nuk u ndal as pas arrestimit në vitin 1960 si element armiqësor “që donte të sillte Shqipërinë në ato vise”. Bashkë me nënën e Arbenit, Resmien, që ishte vajza e Muharrem Kadriut, veprimtar dhe pjesëmarrës në LNÇ, vazhduan t’i arsimojnë gjeneratat e reja dhe t’i edukojnë ato në fymën patriotike që u mboll nga stërgjyshërit. Dhe pikërisht këtyre dy mësuesve mu në ditën e parë të shkollës më 1972, u lindi Arbeni. Pas pesë vitesh dallgët e jetës i hodhën në Prishtinë, të cilën e prisnin demonstrata e ballafaqime të reja kundër pushtuesit. Vitet kalonin, Arbeni rritej. Rritej edhe revolta e popullit ndaj pushtuesit. Pranvera e vitit 1981 Arbenin e gjen nxënës dhe ashtu si babai i tij dikur që u dërgonte bukën kaçakëve, edhe Arbeni 9 vjeç merrte bukën nga shtëpia, ujin dhe gurët, dhe përvidhej në qendrën e studentëve për t’ua dërguar ato studentëve demonstrues të barrikaduar. “Kanë ardhur Gjermanët dhe duan të na vrasin studentët, e unë u dërgova bukë, ujë dhe gurë” i kishte thënë nënës.
Shkollën fillore e kreu në vitin 1987 në Prishtinë. Shkollën e mesme teknike, drejtimi gjeodezi e kreu më 1991. Ishin këto vite që vlonin nga demonstratat në Prishtinë. Aty në ato valë gjendej gjithmonë Arbeni. Këto demonstarta e rritën dhe e kalitën. ‘89, ‘90, ‘91, ‘97, ‘98 ishin vite që e forcuan Arbenin, që ndërtuan te ai guximin, krenarinë.
Vitet e pasluftës ishin vite që te Arbeni sollën përgjegjësi të reja: Prindërit, motrat, e pastaj edhe shoqja Arlinda dhe djali i vogël Olti. Të jetë pranë tyre, dhe t’ua kushtonte djersën atyre. Por këto vite i sollën gjithashtu edhe ndjenjën e përgjegjësisë për ardhmërinë e lumtur e tësigurtë të djalit Oltit.
Më 10 Shkurt si edhe çdo herë doli në rrugë të demonstronte dhe t’i thoshte JO “pakos” e cila e rrezikon drejtpërdrejt të ardhmen e të gjithë fëmijëve në Kosovë e edhe të Oltit. Ta mbronte vullnetin e popullit të tij për liri.
Ra bashkë me djaloshin nga Besiana, Mon Balaj, dhe hapën një kapitull të ri të perpjekjeve për liri. Aty ku shokët , baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit e lanë, aty të vazhdojë derisa të çrrënjoset definitivisht e keqja dhe shqiptarët në trojet e tyre bashkë me Oltin ta gëzojnë lirinë.
Lavdi!
Other Languages
Documents in English
Dokumente in Deutscher Sprache
Lajmet e Fundit
Memorandumin
FSK nuk është ushtri
Konferencë shtypi
U burgos Albini sepse nuk po ndalet Lëvizja VETËVENDOSJE!
Dy Vite Ballafaqim; Dy Vite Organizim; Dy Vite Vetëdijësim
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Manifesti i Lëvizjes
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Qendrat e VETËVENDOSJE!-s
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Planet e Serbisë për Kosovën
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Fotogaleria e Lëvizjes
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Audio dhe Video materiale
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Vaksinohu!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Harta e decentralizimit
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Fushata kundër produkteve të Serbisë
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Newsletter
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Nachrichtenmagazin auf Deutsch
Anëtarësimi në Lëvizjen
VETËVENDOSJE! Pseudonimi
Kodi
Më mbaj në mend
Keni harruar kodin?
Nuk jeni regjistruar? Klikoni këtu
LinqeKërkoniKANDokumenteEseFotogaleria Radioemisioni
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen