Esat Avdyli
Heqja e flamurit
Kaloi shumë kohë që ka filluar të flitet për simbolet e Kosovës. Sa e presim me gëzim satusin e ardhshëm që sipas politikanëve do të jetë “pavarësia”, aq tani po e presim me skepticizëm, bile edhe ndoshta do të lind urrejtja për ndryshimin e simboleve kombëtare, sidomos flamurit.
Asnjëherë nuk e kam mednuar se do flitet për ndryshimin e flamurit tonë. Asnjëherë nuk kam menduar se do të del një birë shqiptari i cili do të propozoj që flamuri ynë të hiqet nga valvitja e lirë në trojet tona...Asnjëherë nuk kam ëndrruar se do ta shkëpusim historinë tonë shumëvjeçare...Dikush mund të pyes: Si kështu ?
Mendoj se është shumë e lehtë të kuptohet qëllimi. Po e hoqe flamurin e hoqe identitetin, krenarinë, qenien e kombit, burrërinë, mençurinë, trimërinë, bujarinë, besnikërinë dhe mbi të gjitha sakrificat...
Pra kjo është e vërtetë..Më nuk do të jemi shqiptarë, më nuk do të jemi komb, sepse nuk ka komb pa flamur, më nuk do të jemi ata që ishim..
A u desht kjo ?
Çka na nevoitet pavarësia pa flamur, pa burrëri, pa krenari, pa...?
Secili popull i ka kremtet dhe festat e veta. Secili shtet mundohet sa më denjësisht për ti shënuar dhe nderuar ato...
Flamuri ishte simbol i identiteti kombëtar. Flamuri ishte emër krenarie që në vetëvete ngërthen tërë qenien e kombit. Dhe përherë dyngjyrësh Kuq e Zi...Dhe përherë i pandryshuar...
Flamuri ynë ishte, është dhe do të jetë histori më vete. Për lavdatë e për lakmi. Me pesë shekuj jetë e rezistencë...E tani dikush dëshiron që mos ta kemi...E tani dikush tenton të na mashtroj se kinse pavarësia nuk po vika me këtë flamur...Kjo mbase do të jetë absurdi më i madh i këtij shekulli të posa filluar...
Me pend e pushkë gjatë gjithë historisë Çetat e lirisë marshuan, hapëruan, ecën e triumfuan nën këtë flamur...Qielli i Kosovës shumëherë qe përflakur, por popërflaket edhe tani po me këtë e për këtë flamur...Kam bindje të thellë se populli im liridashës nuk do të pranoj asnjëherë që në këto troje të valoj flamur tjetër...Që vendin e shqiponjës ta zë ndonjë shpendkeqe, ndonjë rrotë, ndonjë....Jo kjo nuk do të realizohet...Për këtë politikanë të nderuar hapni sy e vesh, zgjoni menjen dhe ndërmarrni hapa...Reagoni e kundërshtoni atëherë kur duhet, sepse po kundërshtoi populli do të kemi tjetër atmosferë...Dhe tani, pikërisht tani është momenti të reagoni dhe të thono troç: Jo flamurin nuk e ndërrojmë...Jo historinë, trashigiminë nuk e shkurtojmë. Jo...Jetën nuk po e fillojmë që nga tani, por e kemi nisur me mija vjetë më parë...
Flamuri ynë i shejtë valoi në ballë të çetave liridashëse në Drenicë, në Dukagjin, në Llap e Gollak, në Karadak, në Preshevë, Kumanovë, Tetovë e Shkup...
E tani...? Çka fituam...?
Dhe kur tani flas e shkruaj për flamur trupi më rrënqethet, zemra shton ritimin e rrahjeve...dhe...humbja e identitetit tonë kombëtar
1 Kommentar:
Miq te nderuar nga gjith shkrimet qe kam pranuar gjer me tani per mes email adreses jam munduar qe ti publikoj te gjitha,qe kan si qellim rizgjimin e kombit ton Shqiptar per qlirim dhe ribashkim kombtar,sepse sopereseri po luhet nje loj e rrezikshme nga disa nga strukturat nderkombtare ne lidhje me arddhmerine Trojeve Shqiptare ne pergjithsi e ne veqanti te Kosoves.
Pershendes te gjith ata qe me shkruajn dhe qe hyjnne faqen Shqipria e Rbashkuar.
saimir nikqi
Kommentar veröffentlichen