Sonntag, 17. Juni 2007

Flamuri i Bardh, Pavarsia ne Dardhe, ng Behxhet Shala

KESKLUZIVE nga Behxhet SHALA 'Flamuri i bardhë, pavarësia në dardhë, Dejtësia ndërkombëtare = 0. 2 pare, Ahtisari – Artemia, Tina dhe Alia Jun 15, '07 10:25 AM
for everyone

Në fund të javës : Flamuri i bardhë, pavarësia në dardhë, Dejtësia ndërkombëtare = 0. 2 pare, Ahtisari – Artemia, Tina dhe Alia etj.





ROKFELLERËT E “PAVARËSISË“ – KRERËT E MAFISË !





Flamuri i bardhë , pavarësia në dardhë :

Më në fund, Ekipi i Tinës, i emëruar për simbole “ shtetërore “ dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me pushtet, në një vend ku nuk i vie era shtet dhe me gjasë as që do të bëhet shtet, i bëri publike kriteret në të gjitha mediat e shkruara dhe sinkronizuara, do kritere që nuk i han as qeni i Fazlisë dhe as kishku i Ruzhdisë por njëzëri u pranuan nga Ekipi i Unitetit i Kosovës – dega e Koza Nostras së Gjenovës! Kjo është si puna e oktapodit, kreu i Mafias gjendet në Sicili ( Itali ) ndërsa bishti në Kosovë dhe Metohi. Mafia në Itali është homogjene sa i përket përkatësisë etnike ndërsa në Kosovë është multietnike sepse, pikë së pari, kështu e parasheh edhe Paketa Ahtisari! Baza e kësaj Mafie është 100% vendore ndërsa në maje të piramdës ka pak halle sepse ndërkombëtarët hedhin valle! Megjithatë, është një bashkëpunim fantastik, ndërkombëtarët e lëshojnë kushtrimin-vendorët, si të disiplinuar që janë e zbatojnë nënshtrimin . Jo për shkak të përulësisë por për hir të pavarësisë ose më mirë me thënë, xhirollogarisë! Këto janë do cikërrima që për mrekulli i shfrytëzoi Tina! Andaj edhe po të kërkohej që në vend të flamurit kombëtar të bëhet një flamur me gomarë askush nuk do të kundërshtonte por vullnetin e Tinës do ta zbatonte. Edhe unë më parë kam qenë aktiv në disejnimin e flamurit dhe pata dalë me propozime konkrete, në dy raste, së pari me flamurin e Kosovës me Ahtisarin dhe Rohanin në sfond. Ishte ky një kalkulim imi taktik për perfitim strategjik. Thjesht llogarisja si anëtar i Ekipit të Unitetit, Ahtisari dhe Rohani po bëjnë me gisht pse mos t’iu futem edhe unë nën bisht! Kur e vërejta se këtyre të dyve po iu bie lija, u rreshtova kah MAJKA ROSIJA DHE SERBIJA, e thirra Millojkën dhe ia kërkova trobojkën! E mashtrova Millojkën sepse nuk i tregova se do ta keqpërdori trobojkën. Thash, kur mundet një profesor fakulteti librat e huaja, si të tija t’i përdorë, pse unë me trobojkën mos t’i fus do lekë në dorë?! Për fillim nja 10 mijë ndonëse kishin premtuar 30 mijë. Dhe, më besoni krejt ato pare, i kisha dhënë për aktivitete humanitare! Isha i sigurt se do të fitojë sepse multietnicitetin e Pakos në vepër po e zbatoj. Po , isha në lule dhe shihja ëndërr se si me trobojkën po bëhem dhëndërr. Me krushq, Ekipin e Unitetit dhe publicitetin e shtypit të Sikletit. Më duhej një tupanxhi dhe i luta do miq, hajt nëse mund të ma gjeni, dhe papritmas m’u kujtua, Shuk C Stiveni! Po, nejse, i lexova kriteret për flamur të Kosmetit dhe rashe në pikë të sikletit! Nuk bën flamuri kombëtar, nuk bën ai me gomar, nuk bën trobojka e Millojkës, nuk bën portreti i Ahtisarit, nuk bën dashi i Hajdarit, nuk bën profili i Rinës por bën diktati i Tinës! As unë nuk bëj përjashtim, prandaj iu rreka punës me përkushtim. E dija dëshirën e ndërkombëtarëve andaj luaja rolin e zagarëve! Ma bënin me gisht dhe unë paloja bisht. E shleva kujtesën historike, patriotike dhe folklorike, mbajta qëndrim si burrë ( emri im mos u përmendtë kurrë ), thash kush ishte ky Skenderbeu, Isa Boletini, Azem Bejta, Bajram Curri, Fehmi Lladrofci e Adem Jashari, nëse në konkurs për flamur nuk dal i pari! Një propozim, i pranuar për të gjithë, për Faktorin ndërkombëtar, popullin heroik shqiptar, për pakicat numerike me fuqi të vendimmarrjes politike, për politikanët e Kosovës, për carllazaristat e Takovës, për Rusinë dhe Serbinë dhe për gjithë ata që për toke na shtrinë, propozoj, që si faqezi i barabartë me të tjerët, një flamur të bardhë, me një bisht të thanës sepse, brezat pas nesh do të na shilojnë, nanen e nanes! Ky është flamur i nënshtrimit, flamur i kapitullimit, flamur i nderit, flamur i beterit, flamur kombëtar dhe ai ndërkombëtar, flamur i poshtërsisë për hir të xhirollogarisë, Pra, të gjithë do ta pranojnë dhe do të na urojnë, për punë të mirë në Kosmetin e lirë! Të gjithë ata që kapitullojnë, me flamur të bardhë, ligjet ndërkombëtare i mbrojnë! Ky është fitimi i parë biologjik-gjenetik sepse ruhet një shembull për të tjerët, në radhë të parë për të mjerët! Ndërkaq, në planin personal mendoj vetëm për përfitim material! Dhe, për herë të parë e lus Ekipin e Unitetit: propozimin tim seriozisht ta trajtoni dhe mos e refuzoni. Unë dua të futem në histori, për poshtërsi që në këtë rast është atdhedashuri! Shpërblimin e parë, menjëherë kam për ta ndarë, për qëllime humanitare, ashiqare! 3000 do t’i jap Skendë Kaprollit, 2000 Ylberit, 2000 Fatmirit, 3000 Blerimit dhe 0 Hashimit! Jam pak lokalist por aspak materialist!Flamuri i bardhë është simbol i pastërtisë, në mungesë të burrërisë!



Drejtësia ndërkombëtare = 0.2 pare:

Dejtsia ndërkombëtare, ka vendosur rregull në gjyqësi, dy hajna të pulave në burg i ka shti! Pas një hetimi intensiv dhe gjykimi efektiv u vërtetua fajësia, hajnat e pulave përfunduan në burg ndërkaq u nderua mafia, me një fjalë u respektua hierarkia! Siç e dini në Kosovë nuk ka krim të organizuar por ka asi të legalizuar e së paku mish të bardhë të kontrabanduar! Në Kosovë nuk ka vrasje politike e as dhunë ndëretnike. Nuk ka prostitucion klasik por asi politik. Nuk ka krim ekonomik por hajni ligjore, me disa miliona për dore. Përkrahen protestat paqësore, me plumba gome! Vrasja e rezidentëve të Kosovës llogaritet si safari i Gjakovës. Bashkëdyzimi mafioz, vendor-ndërkombëtar, në Kosovë nuk ka të ngjarë sepse drejtësia ndërkombëtare nuk bën hajgare, me kohë i ka trajnuar se si lekët me djersë duhet fituar! Kriminelët e luftës të gjithë janë arrestuar, e në disa raste në kriminel paqe janë konvertuar. Në aspektin e sigurisë Kosova është vend steril, për kriminelët peshkaqen është ideal për azil! Për këtë idilë bukolike nuk është meritë e drejtësisë vendore por ekskluzivisht e asaj ndërkombëtare prandaj e meritojnë çmimin , me vlerë 0.2 pare! Nuk jam duke bërë hajgare sepse bart përgjegjësi penale ngase pas disejnimit të flamurit jam i liruar nga përgjegjësia morale! Kur të merret parasysh ky fakt, kërkesa për lirimin e Albinit është krejt pa takt. Prandaj, në emër të demokracisë dhe shizofrenisë, në emër të proceseve politike dhe imponimeve klasike, në emër të Sheshelit, Nikoliqit dhe Tadiqit, në emër të Stivenit, Dejvidit, Tinës dhe përkundër dëshirës së Rinës, në emër të Ekipit të Unitetit dhe një pjese të pis miletit, në emër të lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë, Drejtësia ndërkombëtare autorizohet ta mbajë Albinin në birë, birucën e qelisë, për hir të pavarësisë dhe, nëse ka nevojë botërisht të ekzekutohet, para teatrit kombëtar, me një plumb kauquku me afat të skaduar në ballë! Nuk duhen policët e Rumanisë , mjaftojnë vullnetarët e Kosova dhe Metohisë!

Ahtisari – Artemia, Tina dhe Alia: I çojë fjalë Ahtisari- Artemisë se mund të thurr gardh në oborrin e Alisë nëse e ka një fotokopje të tapisë me vulë të Serbisë me lejen speciale të Zeusit të Arbërisë duke e shpërfillur vulën e Alisë, të cilin për konkursin e flamurit e kam kundërshtar të parë sepse në derën e komunës ka vendosur harrnin e bardhë, jo si dorëzim hipotetik por si dëshmi për pajtim ndëretnik! Derisa po e shikoj harrnin e Alisë, vetëm sa po zgjatet muri i Artemisë!



15.06.07 Prishtinë Behxhet Sh.SHALA, ndërmjetësues midis Artemisë

dhe Alisë për ta shmangur veton e Kinës dhe Rusisë

Keine Kommentare: