Sonntag, 24. Juni 2007

Nga Albion Topia,"Se pasri erdh Ali Babae pastaj 40 Hajdute,e ne tani jetojm ne 1001 nete

Nga Albion TOPIA “Së pari erdhi Ali baba, pas tij edhe 40 hajdutë, e Ne tani jetojmë në 1001 netë.” Jun 22, '07 6:56 PM
for everyone

-Antipërrallë-

Albion Topia





Afati kalimtar i Zuzëbollistëve!



“Së pari erdhi Ali baba, pas tij edhe 40 hajdutë, e Ne tani jetojmë në 1001 netë.”

Këtë vapë të rëndë edhe më të padurueshme e bën Merkatoja… Ç’është kjo? Tregu, pazari, shitblerja… shprehja më e re e ardhur nga “gazetarët famoz të shtetit Amë”, të cilët të lodhur nga fjalët shqipe (tërësisht demode) fusin këto “shprehjet e reja” të cilat janë më Inn, më në trend, më në modë, më të mira, më të kuptueshme, më të pëlqyera, dhe vetë fakti që vinë nga shteti Amë, domosdoshmërisht janë edhe më shqip se shqip!

Nejse.

Nëse nuk keni dëgjuar për sportin më të popullarizuar në Kosovë, zuzëbollin, më duhet të ju dëshpëroj me konstatimin tim fare të lirë që “e paskeni humbur orientimin në kohë e hapësirë!!!”. Ky si një sport relativisht i ri për shqiptarët, krahasuar me lojën Guxha (paraardhësen e hokeit), lojën Pipidak, Sorra, Kapuça etj. për një periudhë shumë të shkurtër ka arritur të bëhet sporti më i popullarizuar dhe më joshës për miliona e miliona njerëz. Zuzëbollin nuk mund ta luaj gjithkush, edhepse të rrallë janë ata që nuk do të kishin dëshirë të ishin zuzëbollistë, sidomos kur shikojnë këta zuzëbollistët tanë-Yje, të cilët nuk dalin nga ekrani i TV, nuk kalon një minutë të mos dëgjohet emri i ndonjërit prej tyre në radio, t’i nxjerrin sytë nga billboardat, i lexon emrat e tyre në formë grafitesh kudo në çdo mahallë të cilitdo qytet e katund, në shumë duvara me qerpiqë e blloka të bardhë, bile-bile edhe nëpër nevojtore publike të stacioneve të autobusve, trenave, aeroporteve…

Klubi më i njohur i zuzëbollit në Kosovë, s’ka dyshim që është Concordia (nuk e përkthej dot nga latinishtja sepse do duhej thënë pastaj-Uniteti, që do të kishte reperkusione të këqija për mua), i cili dikur bënte gara në Superligën botërore të zuzëbollit. Për rezultatet e këtij klubi është e tepërt të flitet!!! Vetë fakti që nga kategoritë më elite ka rënë në kategorinë më të ulët, ilustron mjaft… Megjithatë, analistët që rrezatojnë me parashikimet e tyre, sikur të ishin “vetë-personalisht“ Nostradamus-Aga (nëse nuk janë inkarnimi i tij) për të gjitha mossukseset kanë gjetur fajtorin rezervë, gjyqtarin. Concordias i ishte bërë shumë hile, sidomos kur ndeshjet i gjykonte njëfar zuzari rus me emrin Putinushka( për të cilin dyshohet që është prostitutë-hermafrodite). Sidoqoftë, lojërat e mira harrohen për të mbetur vetëm rezultatet (dhe golat). Në rastin e zuzëbollistëve tanë do të kujtohen vetëm autogolat. Secili prej tyre kishte tundur portën e vet, dhe jo vetëm nje herë… Ajo që është edhe më karakteristike, i kishte ardhur radha që edhe trajneri të bënte autogol! E kam fjalën për yllin e yjeve, Miftar Kapishnicën (i cili në biografinë e tij si suksesin më të rëndësishëm e kishte shpikjen e ombrellës antikarrige…). Kalimthi të them, që trajneri i Concordias nuk kishte kaluar kategoritë e pionierve, juniorve, seniorve…. por nga shkallët e stadiumit ishte rrasur drejt e në bankinë! Pasi që tash është në shitje (Merkato) tifozeria nga fondi i vet (i grumbulluar me shumë mund) për largimin e tij nga skuadra, jep (nuk kërkon) 12 milion euro. E lusim Barcelonën, Celtic-un. Athletico Bilbao që sa më shpejt të na kontaktojnë… (dimë për interesimin tuaj që përmes zuzëbollit të krijoni Stadiumet tuaja (shtetet) prandaj ja një trajner i cili ka shumë përvoja në këtë aspekt). Ajo që garantojmë është trajneri që po e shesim kurrë, pikërisht kurrë nuk do t’i shaj zuzëbollistët në fushë, (sado qoftë i vogël angazhimi i tyre) dhe në konferenca shtypi cilido qoftë rezultati, ai do të deklaroj që skuadra e tij e fitoi ndeshjen. Pra, e fitoni një trajner me përvojë i cili do ti “fitoj” të gjitha ndeshjet, dhe natyrisht fitoni edhe 12 milion euro. Në këmbim, s’kërkojmë asgjë, vetëm respektimin e kontratës që kurrë më të mos na e ktheni në krye të skuadrës (kur të ju mërzitet çojeni në Afrikë). Me të po ju dhurojmë edhe Lutë Fukaranë i cili është ekspert për metamorfozën e parameciumit (pra, terrenin e futbollit e shndërron me abra-kadabra në terren basketbolli dhe pastaj publikisht betohet që mund të uleni galuç edhe mu aty të luani zuzëboll). Nuk mund t’ju paguajmë më shumë për të, sepse na ka kushtuar mjaft, prandaj ju lutemi që me këtë kosto ta merrni si ndihmës-trajner.

Për katër zuzbollistët tjerë ju ofrojmë 39 milion euro! Në plan i kishim 40 milionë, por nga fondi i tifozerisë ata vetë-personalisht e harxhuan një milion për një javë… Do ta kompenzonim me gjithë qejf këtë milion, por besoni o miq Katalunas, Skocez e Bask, më nuk kemi prej nga t’i marrim, sepse neve sporti i zuzëbollit naj ka iq më shumë se nanën!!!

Se fjala është për zuzëbollistë të rrallë mos dyshoni në asnjë çast. Qendërsulmuesi p.sh. ka treguar rezultate të rralla në kampionatin kroat. Dobësia e tij e vetme është parashikimi i rezultateve. Për bastore është tutkall dhe kurrë nuk ia qëllon. Nuk i shkon diçka me shifra-numra, dua të them me data. Merreni ju lutemi!10 milion nuk janë pak, bile nëse nuk di të luaj zuzëboll, mund ta përdorni si manekin…

Portieri është tregim më vete. Ka hyrë në portë në një çast delikat për skuadrën kur dy “legjendat” e dikurshme të ekipit i hangër dreqi, pra u nxorën papritmas pa filluar loja mirë… Ju kujtohet ajo ndërskambca (kleçka) që kishte vendosur portieri i tanishëm? Sigurisht. Pra, nëse keni ndonjë zuzëbollistë që nuk e heqni dot qafe, atëherë edhe në këtë drejtim këta tanët mund t’ju ndihmojnë. Portieri ynë nuk ka ndonjë karrierë kushedi se çfarë, por zakonisht biografët personal thonë se në zuzëboll erdhi nga “izolimi”… për portierin i japim 9 milion. (E keni parasysh që një milion e kishin harxhuar së bashku, prandaj mungon).

Krahu i djathë që e kemi në merkato vlenë edhe më shumë, por nuk kemi para! Mjafton të themi që ka luajtur zuzëboll edhe pa lindur fare. Çka të thuhet më shumë… Po të kishim para do të ofronim edhe më tepër. E vlenë!

Qendërmbrojtësi është hataja e Zotit. Në zuzëboll ka hyrë drejtpërderejtë. E kanë pasur pak vështirë ta mbathnin, sepse këtë lojë e kishte luajtur kryesisht zbathur, por kur u mbath njëherë, më nuk ka send që ta zbath. Talent i rrallë i zuzëbollit, dhe auto-golashënuesi më efikas. Edhe për të japim 10 milionë.

Me këtë ofertë ju japim edhe një këshillë. Akoma pa i angazhuar mirë arrestoni të gjithë tifozët “militantë” të cilët eventualisht do të mund t’i shanin këto përforcime. I arrestoni që të mos ua “prishin” tifozerinë, jo për tjetër.

Tags: kolumne, vedat xhymshiti
Prev: Nga Behxhet SHALA "Sarkozi dhe Ahtisari – pavaresia kur te del bari, pasi ta kullot gomari, a ka ketu burreri dhe drejtesi! "

reply share






Add a Reply

Keine Kommentare: