Freitag, 29. Juni 2007

REAGIME, shkruar nga Mona Agrigoroaiei dhe disa Publicist Shqiptar

Kastriot GJONI

MARRËVESHJA E DËSHTUAR E OHRIT

Në intervistën dhenë gazetës zviceriane “Neue Zuricher Zeitung”, Ministri i Puneve të Jashtme të Maqedonisë Antonio Milloshovski po prezanton “Marrëveshjen e Ohrit” sikur do ishte parajsi në tokë për kombin shqiptar.
Për çfarë arritje flet Milloshovski kurse deri më tani kushtet të cilat janë më vitale për popullin e Iliridës nuk janë marrë parasysh nga asnjë palë, që të jetë ajo nga partitë shqiptare ose mos të flasim për palën Maqedone e cila mendon që do të hyjë në BE. Maqedonia mundet vetëm te shpresojë kot. Sepse ideali i BE nuk është ai që ishte më parë, sot qeveritë demokratike europiane parapelqejnë të rikthehen brenda interesave të popujve të tyre respektivisht sepse populli i akuzon ata të mirren me çeshtjet e huaja kurse popullin e tyre kinse kanë harruar. Turp është për palën shqiptare e cila mendon që do të perfitojë kurse ata harrojnë që aspiratat e popullit shqiptar janë nëe kundërshtim me aspiratat e palës maqedone. Disa bashkëpunëtore shqipfolës si z.Imer Aliu mendojnë që mos duke mos mbrojtur kërkësën legjitime që popullit shqiptar t’i njihet e drejta e popullit të barabartë do të kenë lavdatë nga skena ndërkombëtare por harrojnë që ja kanë borxh atyre qe u angazhuan për lirine e vërtetë. Vendimet e deritanishme që janë marrë me palën maqedone, janë bërë nga një grup njerëzish pa e marrë pëlqimin e vet popullit më herët p.sh. Ligji për ndarjen territoriale, Ligji për gjuhën dhe simbolet kombëtare etj. Kush ka të drejtë të nënshkruaj Ligjin për mospërdorimin e gjuhës shqipe në Kumanovë? Komunë e cila në gjirin e saj mban më se 53 dëshmorë, më dhjet;ra e dhjetra martire, me qindra të keqtrajtuar e me mijëra luftëtarë lirie që Marrëveshja e Ohrit do të integronte por më në fund nuk bëri asgjë perveç t’i përjashtojë ata, t’i diskriminojë, t’i lënë në mëshirën e fatit, kurse disa që nuk kanë pasur as një lidhje me U Ç Kombtare sot përfitojnë, por ata që dje ishin në vijen e pare të frontit dhe u përballën me jetë a vdekje u anashkaluan.

Maqedonisë nuk duhet t’i pranohet hyrja në BE pa zgjidhjen e pronës, pa respektimin e te drejtave dhe te lirive te gjithe qytetarve te Ilirides, pa i paguar demet e luftes, dëmet që ua ka shkaktuar shqiptarëve më se pesë dekada, pa ua kthyer pronën që e nacionalizoi në mënyrë të paligjshme, pa i sistemuar ish-ushtarët e UÇK-së nëpër vende pune, pa i sistemuar në mënyrë ligjore familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, etj. Nuk duhet lejuar Maqedoninë të afrohet integrimeve, pa u vetëdijesuar për krimet që ka bërë mbi popullin shqiptar. Duhet patjetër të zgjidhen problemet qe janë bërë ndaj fatit të shqiptarëve që Marrëveshja e Ohrit të konsiderohet se nuk është vetëm një rrenë në udhë:
- Të zgjidhet problemi i nënshtetsisë shqiptare dhe nuk duhet pranuar që shqiptarët të trajtohen siç shkruanin në rubrika si turq, arap, shiftare, albanac etj.
- Të eliminohet diskriminimi në ekonomi, në administratë shtetrore, në sistemin politik dhe në procesin e vendimmarrjes.
- përdorimi i simboleve kombëtare pa kushte sepse çdo gjë që kushtëzohet shkakton konflikt dhe e pengon lirinë,
- të lirohen të burgosurit politikë,
- IRJM të bëhet shtet i dy popujve
- kthimi i të gjithë shqiptarëve që u larguan me dhunë politike dhe ekonomike nga vendlindja pas luftës së dytë botërore, etj.


Pse liderët shqiptare të Iliridës nuk mesojnë nga situata në Kosovë se sa ndërkombtarët i kanë bërë premtime dhe asgjë deri më tani, ashtu edhe populli i Iliridës ka pritur më shumë drejtës, por nuk u pa asnjë rezultat pozitiv për popullin shqiptar?

Ta pyesim Milloshovskin, Imer Aliun edhe nëse këtë dëshironin dëshmorët e kombit, invalidët e luftës, ushtarët e UÇK –së, veprimtarët e UÇK-së për popullin e Iliridës? Kurrë!!! Pikë së pari sepse ata betuan për çlirim dhe ribashkim kombëtar.
Por, duhet marrë parasysh se Marrëveshja e Ohrit nuk i pergjigjet kërkësave të popullit shqiptar, ajo më të drejtë po u konsiderua nga Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) si një MOSMARREVESHJE, që jo vetëm që nuk do respektohej aspak, por edhe do bëhej pengesë në rrugën për çlirim dhe ribashkim kombëtar.
Atëherë është koha e fundit që të mbledhim forcë dhe të realizojmë kërkesat e ligjshme të popullit shqiptar dhe njëherit të realizojmë edhe amanetin e dëshmorëve të Kombit, duke thyer kornizat kolonizuese të pushtimit sllavo-grek dhe duke u njësuar në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan.



Francë, 23 Qershor 2007




Mona Agrigoroaiei

MASHTRIMEVE SLLAVO-GREKE PO IU VJEN FUNDI !

Ministri sllavomaqedonas i Ministrisë së Puneve të Jashtme, Antonio Milloshovski, në gazeten zviceriane "Neuer Zuricher Zeitung", ka deklaruar se: "Maqedonia e ka zgjidhur çështjen e vet shqiptare", ndërsa me marrëveshjen e Ohrit është gjetur modeli i integrimit prej të cilit mund të mësojnë edhe shtet e tjera multinacionale".

Kjo deklaratë cinike e një ministri që vepron në udhëheqjen e sistemit represiv të popullit të kolonizuar shqiptar dëshmon më së miri se çka do të thotë strategji antishqiptare.

Antonio Milloshovski ka shpikur një status fallso të popullatës shqiptare si "minoritet" në kornizat e këtij shteti kolonialist e artificial, duke lëvizur theksin nga karakteri real i tij në një koncept të rrejshëm, ku nen hyjen e multinacionalitetit po
fshihet vetëm sundimi i sllavo-maqedonasve mbi popullin shqiptar nën morsën e tyre shtrydhëse.

Historia ka dëshmuar se nën këtë koncept të kobshëm qëndron vetëm vdekje, represion dhe terrorizëm shtetëror, gje që kurrën e kurres nuk do të pranohet nga popullata shqiptare, në përjashtim të disa kolaboracionistëve që pranojnë pozita politike për t'iu shërbyer sllavo-maqedonaseve, si në të kaluarën ashtu edhe sot.

Marrëveshjen e Ohrit, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që në vitin 2001,
e ka quajtur MOSMARREVESHJE, të destinuar për të dështuar. Dhe, ajo tregon tash ditë për ditë se sa e dështuar ka qene dhe është, si me poshtë vijon:
- "Marrëveshja e Ohrit" përfshirte që njeri nga funksionet e larta të FYROM-it, Presidenti, Kryeministri apo Kryetari i Parlamentit të FYROM-it të ishte shqiptare. Nuk u realizua kjo.
- "Marrëveshja e Ohrit" fliste edhe për
amnestinë e luftëtarëve të UCK-së. Nuk u realizua as kjo.
Perkundrazi, sot burgjet e FYROM-it janë të mbushur me ish luftëtarë të UCK-së, që nuk iu "binden" qe të bëhen besnikë te pushtetit kolonial sllavomaqedonas.

Prandaj, tendenca për t'u quajtur MOSMARREVESHJA E OHRIT si "model për shtetet e tjera multinacionale", tregon mashtrimin e rradhës që po i hidhet në sy komunitetit ndërkombëtar.
Nga momenti kur filloi për t'u implementuar, kjo vetëm çka u konvenoi partive politike sllavo-maqedonase, sa ky akt është vetëm një marrëveshje "koalicioni" midis pushtuesve dhe kolaboracionistëve shqipfoles, prej të cilës këta të fundit kanë përfituar vetëm karriga dhe benificione financiare në pushtetin pa pushtet, kur pushtetin në FYROM, si në të kaluarën edhe tani, e kane patur dhe e kanë pushtuesit e kolonizatorët e mbi 10 mije kilometra katrore të trojeve shqiptare.


Cështja shqiptare është çështje koloniale, akoma e pazgjidhur për shkak të pushtimit dhe kolonizimit të pushtuesve dhe kolonizatorëve serbë, sllavo-maqedonas, grekë dhe malazez. sepse territoret e Kosovës, Luginës së Vardarit (nën IRJM), Luginës së Preshevës (nën Serbi), Malësinë e Madhe (nën Malin e Zi) dhe Camërisë (nën Greqi) u invaduan nëpërmjet forces së armeve nga Serbia dhe Greqia në vitin 1912. Gjithashtu, duhet potencuar se "shteti" FYROM, në karakterin e tij është një "shtet" artificial dhe kolonial, i cili nuk ka ekzistuar para vitit 1947, por që u krijua vetëm e vetëm për të ricopëtuar (për së dyti, pas ricopëtimit të vitit 1913) të trojeve shqiptare të Shqiperisë Natyrale.

Zoti Milloshovski shet kopalla edhe kur dëshiron ta ndajë copa-copa dhe të konsiderojë se gjoja p.sh. "çështja shqiptare nga Kosova" është e ndarë nga "çështja shqiptare e Maqedonisë".

Nuk ekziston "çështje shqiptare të Maqedonisë", "çështje shqiptare të Serbisë", "çështje shqiptare të Malësisë së Madhe", "çështje shqiptare të Greqisë", "çështje shqiptare të Malit të Zi"!
Ekziston një çështje shqiptare, e cila eshte një dhe e pandarë, çlirimi dhe ribashkimi i saj në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan është bere domosdoshmëri e kohës, nëse vërtetë dëshirojmë që njëherë e përgjithemonë Ballkanit t'ia heqim epitetin "fuçi baroti", si dhe nëse vërtetë dëshirojmë që në Kontinentin Evropian të kemi paqe, siguri dhe stabilitet të qendrueshem, që sigurohet vetëm me krijimin e shteteve etnike, si: "Shqipëria Etnike", "Bullgaria Etnike", "Greqia Etnike", dhe pse jo edhe "Serbia Etnike".

Rumani, 22 Qershor 2007
Valon Flamuri

UJKU ME LËKURË QENGJI

Gënjeshtrat e sllavo-maqedonasve nuk kanë të ndalur deh çdo ditë e më tepër bëhen publike nëpër mediat e huaja ...


Nga lajmet më të hidhura që i lexojmë në shtypin e ditës hasim shuem edhe me gënjeshtrat më të mëdha të kohës që populli ynë akoma nuk iu thotë NDAL dhe të iu kundërvihet atyre në çdo aspekt.Kështu një prononcim i ministrit të punëve të jashtme të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (nën të cilën është edhe Luginën e Vardarit) Antonio Milloshevski ka deklaruar se çështja shqiptare në këtë luginë është zgjedhur dhe si model për këtë sukses mund të mësojnë shtetet multietnike!!!
Për çfarë çështje bën fjalë ministri i nderuar kur dihet mirë se sa shqiptarë gjenden nëpër burgje dhe sa e sa të tjerë janë në ekzil,e ku mbetet MOSmarrëveshja Korrnizë e Ohërit, me të cilën iu vu një kapak i brishtë konfliktit të armatosur më 2001.Në këtë luginë të thatë asgjë nuk është zgjedhur.
Për çfarë çështjesh shqiptare flet ministri i nderuar se janë zgjidhur? Po jane zgjedhur ca
politikanë shqipfolës që nuk çajnë kokën për kombin dhe kulturën e vet kombëtare por shikojnë dhe lëpihen si ata qentë njëri për tjetrin kush me shumë të përfitojë nga çdo pozitë që i ofrohet nga armiku i përbetuar ,ka arritur që të punësojë shqiptarë pa vetëdije kombëtare dhe në atë gjendje ka bërë që të gjitha punët e ndyra që deri dje i kanë bërë vet sllavomaqedonasit me popullatën shqiptare sot i bëjnë këta policë dhe oficerë shqipfolës të pasluftës.
Këto dhe shumë potencime të tjera nga pala sllavomaqedonase janë bërë monotoni ,kur dihet mirë se shqiptarët në këtë Luginë janë popull shtetformues dhe për këtë arsye pasojnë deklarata të tilla se pa ne as në NATO e as në BE nuk do të pranohet kjo e ashtuquajtur "Oazë e Paqes",sepse asnjë shtet fqinjë nuk e konsderon si shtet dhe nuk i pranohet as emri i huazuar i saj.
Sa i përket përkrahjes amerikane në lidhje me pranimin e
kësaj lugine në BE dhe NATO dihet mirë se gjatë ofanzivës së NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit,turma të egërsuara nga urrejtja shqiptare dhe më së shumti në këtë rast urrejtja ndaj amerikanëve dhe Aleancës Veri Atlantike,ku përveç fyerjeve nëpër mas media ata filluan të demolojnë dhe të shkatërrojnë çdo gjë që ishte amerikane.Dhe sot bëhen sikur nuk janë ata të njëjtët.Pra këto dhe shumë gjëra të tjera antievropiane dhe antiamerikane kanë qene dhe do të jeneë prezente në kokat e mykura të komunistave lakmitarë të vetos ruse.
Për çfarë shteti vital flet ky ministër??? Po shtet vital që është në favor të interesave sllavëve dhe grekëve që me lehtë të bëjnë largimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre shekuloorë.Atë vitalitet le të mbajnë për vete për ne ajo është kanal i migrimit.


Shkup, 22 Qershor 2007

Florim Bajrami



"Modeli" i shtetit sllavomaqedonas është vetëm antishqiptarizmi

Reagim

Ndaj intervistës se z.Milososki dhenë në gazetën zviceriane "Neue Zuricher Zeitung"



Z. Milososki në deklaratën e tij thoshtë, se ne shqiptarët nën Maqedoni i kemi te gjitha të drejtat, kur ne fare mirë e dimë se çfarë të drejtash i gëzojmë ne shqiptaret e Maqedonis në këtë shtet. Z. Milososki është edhe vetë nga Tetova dhe dinë fare mirë se çfarë të drejtash i ka plotesuar qeveria sllavomaqedonase, ata këto të drejta i kane veç në letrat e tyre, kurse në praktikë ato të drejta zbatohen veç me goje.Të gjithë kjo në kuadrin e një shteti kolonialist që nuk ka zgjidhur aspak çështjen shqiptare, sepse përndryshe as shteti i sllavomaqedonëve, as Serbia, as Greqia, as Mali i Zi nuk do të kenë këmbët e tyre brenda Shqipërisë Natyrale

Pra shqiptarët nën Maqedonisë edhe se përbëjmë afër gjysmën e popullatës se ketij Shteti , nuk i gëzojmë aq të drejtat elementare, si psh, të shkollimit, të punësimit… e le me të flasim për të
drejtat tjera..

Pra ne, shqiptarët e Maqedonisë bëjmë luftë për mbijetësë në kuadrin e një shteti kolonialist që nuk ka zgjidhur aspak çështjen shqiptare, sepse përndryshe as shteti i sllavomaqedonëve, as Serbia, as Greqia, as Mali i Zi nuk do të kenë këmbët e tyre brenda Shqipërisë Natyrale dhe ajo do të ishte e lirë dhe e ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar.

Gjermani, 22 Qershor 2007
Kristina Rasi :

GËNJESHTRAT E MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË MAQEDONISË NUK DUHET T´I BESOJ ASKUSH!

R E A G I M :

Ndaj deklaratës së ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, Antonio
Milososki, dhënë gazetës zvicerane, "Neue Zürcher Zeitung", më datën 19
qeshor 2007.

Në një intervistë dhëne një gazete zvicerane "Neue Zürcher Zeitung"të datës
19. qershor 2007, ministri i punëve jashtme te Maqedonisë, z.Antione
Milososki tha: "Ne kemi zgjedhur kërkesat e shqiptarëve"!!!
Duke u paraqitur si një njeri "i ditur" kinse ai e zotroka gjuhën gjermane
mirë, por edhe tepër naiv u tregua kur me një mendjemadhësi të lartë me një
birrë ne dorë, si të
ishte " ndonjë mbret", përrallash nuk e kuptonte i shkreti se ai është veç
"gjenerali i ushtrisë së vdekur".
Z, Milososki, ashtu i fryrë nga mendja e dehur ,ju thoshte gazetarëve
zviceranë:" Gjuani me pyetjet"!!!
I pyetur për kufijtë e "Maqedonisë" e cila rrethohet nga "katër ujqit", në
veri me Serbinë, Kishën e së cilës as e ashtuquajtura "motra e Serbisë" nuk
e njeh, edhe pse ata të njëjtin religjion e kanë dhe po të njëjtat kisha
janë, të cilat kanë lejuar që gjatë luftërave tona çlirimtare të masakrohen
qindra shqiptarë brenda mureve të tyre.
Edhe kisha maqedonase është e njëjtë me kishën serbe.
Në lindje, "Maqedonia" kufizohet me Nënën e saj , Bullgarinë, ngase dihet
historikisht që maqedonasit janë të ardhur, ata e flasin madje edhe gjuhën
bullgare, sepse gjuhë
maqedonase nuk ka.
Bile çka është edhe me keq, ata flasin veç dialektin
e bullgareve, çka na lëne te kuptojmë këta janë edhe me të këqij se
bullgarët.
Në jug, "Maqedonia" kufizohet me Greqinë , me të cilën ata kanë konflikte
për shkak të emrit të ""Maqedonisë", prandaj ky "shtet" qe bile as emri i
tij nuk ekzistonte u krijua si shtet artificial nga klika gjakatare e Titos,
pas luftës së dytë botërore, me qëllim t´i copëtojnë trojet shqiptare, në
tri republika jugosllave,(Serbi, Mali i Zi, Maqedoni) për t´i sunduar më
lehtë.
Në perëndim "Maqedonia" kufizohet me Shqipërinë, nga i cili vend ,Maqedonia
e ka grabitur mbi 50% te territorit të saj, natyror dhe kur mbi 40% e
popullsisë janë shqiptare, dhe jo siç thonë maqedonasit, kinse janë vetëm
"25%".
Milosovski shton: "ne nuk e përkrahim "pavarësinë e Kosovës, por ne e
përkrahim vetëm qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Pastaj, vijon:
Shqiptaret e Kosovës duhet të dinë mirë se ata janë një vend i vogël në
Ballkan"!!!
Kjo ide e tij shoviniste jep të kuptohet se:
Kosova "duhet " te frikësohet dhe t´ju nënshtrohet nga vendeve e mëdha!
Harrojeni këtë mor zotëri! Kosova si dhe viset tjera shqiptare, gjatë
shekujve se njohu as frikën as nënshtrimin!
Ai, pastaj shton:, se Kosovës i duhet bashkësia ndërkombëtare, se shtetet e
vogla janë si fëmijët e vegjël. Kështu që kjo dmth, sipas tij Kosova nuk
është e pjekur për t´i marrë përgjegjësitë e saj dhe paska mundësi kush të
dojë të luan me fatet e saj!
Gaboheni rëndë edhe këtu-! Tani kohët janë në favorin tonë historik , ne do
ta bëjmë Shqipërinë, ashtu si e ka falë natyra, deshët apo nuk deshët ju mor
shovinistë të mallkuar!
I pyetur për pjesën perëndimore të "Serbisë" e cila dita ditës po behet
realitet dhe ka gjasa te bashkohet Kosovës.
E njëjta gjë edhe edhe me shqiptaret e Maqedonisë .
Milosovski shton: "Mesiguri se nuk do ndodhë një gjë e tillë, ne i kemi
zgjedhur problemet e shqiptarëve me Marrëveshjen e Ohrit, dhe qe ata i
kanë të gjitha të drejtat, dhe qe nga ky model duhet të marrin shembuj edhe
shtetet e tjera multietinke".
Çfarë shembujsh mund të merren nga "Maqedonia" kur ky "shtet" ende po i
mbanë burgjeve ish-luftëtaret e UÇK-se, dhe nuk ju japë statusin si
luftëtarë të luftës çlirimtare. Por, u ka dhënë një status kinse human!!!
Revolton fakti i hidhur se: udhëheqja e Prishtinës dhe ajo e Tiranës ende pa
u zgjidhë problemi i pushtimit të 250 ha tokë në kufi me Kosovën vrapojnë
dhe takohen me udhëheqësit maqedonas dhe u bëjnë atyre lëvdata, ju përulen
kinse Maqedonia, po e njeh e "para"pavarësinë e Kosovës.
Këto, nuk janë hiq më pak se hedhje hi syve popullit i cili i ka humbur
pronat e veta, kjo është hiq më pak se një mjerim politik....
Këta puthadorë të të huajve, nga frika se fshatarësia heroike e tyre anëve
po ngrihet në kryengritje, po i përdorin të gjitha mjetet e mundshme të
mashtrimit t´i qetësojnë si me opium , me propagandën mashtruese ata ,
kinse ata nuk do t´i humbin pronat e tyre, që janë plot pasuri
pallogaritshme të maleve dhe të fushave tona të begatshme...
Por, këtyre shpirtzinjve së shpejti do t´u dalin të palarat e tyre në shesh;
ato të palarat e kompromiseve - siç po quhen tani në gjuhën e modernizmit
"demokratik" apo shul shqip, do t´u del në shesh,tradhtia!

Zvicër, Më 22 qershor 2007

APEL GJITHKOMBËTAR DREJTUAR RINISË SHQIPTARE


Rinia ka qenë në çdo periudhë historike, pjesa më e vitale të kombit, motori shtytës i luftës sonë të çlirimit dhe ribashkimit kombëtar. Rinia shqiptare ka qenë bartësja e garanti i vazhdimit të veprimtarisë atdhetare, virtyte që i ka marrë nga gjeneratat më vjetra.

Rinia shqiptare ka sakrifikuar shumë. Armiqtë sllavo-grekë, me të gjitha armet e tyre (ushtarake, policore, të inteligjencës) kanë përndjekur, terrorizuar, burgosur e vrarë të rinjtë shqiptarë. Por rinia shqiptare nuk është ndalë e nuk duhet të ndalet kurrën e kurrës, përderisa trojet tona shqiptare nuk do të çlirohen e nuk do të ribashkohen përfundimisht nga pushtuesit terroristë që duan të kolonizojnë trojet tona arbërore përfundimisht.

Armiqtë duan të na fusin në gjumë, të na pasivizojnë, të na mbajnë edhe më tutje në prangat e robërisë. Këtyre armiqve duhet t'u kanë përgjigjemi ashtu siç u kanë përgjigjur djemtë e vashat trime - nga gryka e pushkës apo nga boja e pendës, por gjithmonë duke ngritur zërin e duke mos pranuar përkëdhelje negociuese kolaboracioniste, siç po bëjnë shumë zagarë anëkënd viseve shqiptare.

Le ti rikujtojmë disa gjera të rëndësishme Në momentin kur delegacioni negociator i Kosovës vendosi që të niset për Konferencën e Rambujesë, vendosi që ta nderpres luftën çlirimtare, qëllim i se ciles ( siq thuhet edhe ne betimin e UÇK es ) ishte bashkimi kombëtar. Pra siç po
shihni vellëzër dhe motra, Ekipi Negociator hoqi dorë nga aspiratat tona. Kjo do te thotë që sot asnjë parti politike në tërë kombin Shqiptare nuk meriton të marrë ne dorë pushtetin.

Të dashur vellezer dhe motra, ju rinia Shqiptare, faqe e bardhe, krenaria e Kombit Shqiptar mos harroni ata qe dhanë jetën për ne, që dëshiruan më të miren për ne, kërkoni unitetin kombtar në një fuqi e cila do t'i harrojë qarjet për një kohë dhe t'i a mesyjnë vetëm një qëllimi, Bashkimi Kombëtar. Qeveria, opozita asgjë nuk kanë në dorë, ose vetëm vrapojnë pas interesave të tyre personale. Të ishin ata patriotë te vërtetë që
duan atdheun, kombin nuk do kishin vjedhur parat e popullit për te notuar në luks. "Vetura të zeza, roje të veshura gjithashtu në të zeza, kjo është imazhi i politikanit shqiptar në ditet të sotme"- komentoi RTK-ja njëherë." Nëse politikuajt tonë kujdesen për popullin atëherë le t'i ndalojnë shpënzimet luksoze le t'i ndajnë të hollat me familjet e dëshmorëve që janë ne veshtirësi sociale, me se pakti t'ju mundesojnë të kenë nje kulm mbi kokë. Por, më shumë, kombi shqiptar është ende në gjendje lufte nëse politikajtë tanë kanë harruar, Greku mban në fuqi « Ligjin e Luftes ›› kurse Car Llazarët janë në gatishemri të na pushtojne perseri dhe politkanët po vazhdojnë akoma të notojnë në luks.

Vllezer dhe motra, rini, ne jemi shumicë dhe politikuajtë janë duke na sakrifikuar ardhmërinë tane, edhe në qoftë se ata na futin në burgje siç kolonizatorët e meparshëm, nuk duhet të kemi frikë por të hymë në rezistencë gjithë popullore.
Majft, kurrë nuk do pranojmë që fati ynë të sakrifikohet për interesat e disa shteteve Evropiane për garat për gazin apo tjera pasuri. Ta pyesim vetëvetën se çfarë na mundesuan partitë deri tash? Asgjë. Mos presim as nga bota që do na dhurojnë atë dëshirojmë. Bota luan me fatin tonë sepse na shohin se së jemi të perçarë dhe se si shtyhemi për fotele, atëherë thojnë se nëse iu intersojnë fotelet nuk iu interson për të mirën e popujve të tyre. Edhe vet e patë se si një qeveri e dobët nuk i hajë palla për bashkëkombasit e tyre të maltretuar nëpër televizion.

Disa nga jush kur i jetoni gjithë këto, deklaroni: Cka t'i bejme?C’mundem unë të ndryshoj?

Po vëllezër dhe motra, ne jemi rinia dhe nuk duhet të jemi fatalist, t'i dëgjojme pordhet e tyre që hajnë qokollada në shpinën tanë. Ata u ngopen dhe ne asgjë. Mos harrojmë që ne jemi në krizen më të madhe, dhe siç e dini fuqinë e bënë unitetit e jo çarjet partiake, pra mos hezitoni lerëni qarjet dhe prej tash të bashkuar në një lëvizje popullore gjithkombëtare, se deri më tani Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ka arritur më së mirë të na bashkojë për aspiratat dhe për të mirën e kombit shqiptar.

Pra vëllezer, motra atdhetare, bashkombas, nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Ilirida, Mali i zi, Diaspora të jemi të bashkuar mënjëherë për një qëllim, Bashkimi Kombëtar.

Nënshkruajnë:

Kristina Rasi, Zvicer
Kastriot Gjoni, France
Isuf Ahmetaj, Austri
Florim Bajrami, Gjermani
Arbën Jahja, Preshevë
Tahir Veliu, Kanada
Mona Agrigoroaiei, Rumani
Albania Today

Për kontakt: rinia@shqiperiaebashkuar.org



Barazuesja e çlirimtarëve me xhelatët, Karla del Ponte - në përkrahje të politikës së Beogradit

Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, zonja Karla del Ponte që njihet si barazuese e luftës çlirimtare kombëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me xhelatin e shtetit terrorist serb është pozicionuar këto ditë në favor të politikës së Beogradit. Deklarata e saj për shtyrje të statusit të Kosovës deri në momentin kur ajo do të kapte të gjithë kriminelët e luftës është pa asnjë pikë logjike normale dhe i takon sistemit fantazmagorik të "zonjeve të rënda" të Evropës Plake që duan Kosovën nën Serbi, duke pasur si "ambasadë" e Beogradit në Prishtinë regjimin neokolonial të UNMIK-ut. Pra, ajo përkrah idenë e forcave ruso-serbe dhe si dhe është bartëse e burokracisë unmikistaneze që dëshiron të mos lëvizet asnjë nga guret e Protektoratit - plutokratit ndërkombëtar dhe lidh kjo me mossukseset dhe punën e pabërë për kapjen e kriminelëve të luftës. Ajo duhet të shkarkohet
nga detyra e kryeprokurorës së Tribunalit të Hagës. E ka transformuar ky Tribunal në një vegël të poshtër politike në favor të Serbisë, ndërkohe që detyra kryesore e saj e ka injoruar, sepse që nga themelimi i Tribunalit të Hagës, akoma nuk u kap as Ratko Mladiçin, as Vuk Drashkoviçin. E këto kriminele bëhen tani monedhë shantazhi në këmbim të prangosjes së fatit të Kosovës (Na jepni Vukun e Ratkon e ne ju garantojmë shtyrjen e statusit!).

Karla Del Ponte, ka një pseudonim të saj e cila quhet, „Karlita Murtajë“ kjo, vërtetë po i shkon përshtati, sepse kjo plakë e pamëshirë është bërë vërtetë si murtajë për popullin shqiptar; duke ia shkelur pa mëshirë të drejtat e tij, duke ia burgosur luftëtarët e lirisë, duke ia barazuar Kosovës,viktimën me kriminelin.
Por, për ne nuk është e panjohur puna e z. Del Ponte. Në Zvicër, puna e saj nuk u cilësua si optimale sidomos nga krahu i majtë, ajo akuzohej shume herë; me punën e saj jo të ndershme është dashur të merret edhe parlamenti i Zvicrës.
Ajo ka bërë shume shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut edhe ne Zvicër.
Kështu që populli zviceran ishte i kënaqur që
Z. Del Ponte nuk është më shefe e drejtësisë së federatës se Zvicrës.
Z. Del Ponte për ato „drejtësi“ qe i ka bërë, e kanë shpërblyer ne vitin 1998 me një “dhuratë” explodim në Falcones in Palermo nga i cili për fatin e saj do t´i shpëtonte atentatit. Ajo,kishte vetë një aktakuzë nga Filipe Torover, për faktin se akuzohej se kishte bërë shkelje të ligjeve gjatë hetimeve të Boris Jelcinit, por ajo aktakuzë u pezullua nga avokati
i federatës së Zvicrës, Valentin Rochschache, sepse ai mendonte se ishte një aktakuzë kundër popullit zviceran.
Pra ishte kjo një pezullim i hapur politik dhe
asgjë tjetër.
Pra z. Del Ponte do jep dorëheqje nga shtatori i vitit 2007 dhe mbesim dhe shpresë se pasardhësi i saj të mos bëjë këso shkeljesh flagrante të të drejtave të njeriut.
Por, popullit të Kosovës si i ra fati i zi, të përballet me këtë plakushe të cilën as populli i vet nuk e ka hiç për qejfi?!!!
Madam del Ponte, neve nuk na intereson fare çfarë shantazhi doni ju të propozoni nga "dashuria" për një "drejtësi" me kokën e thyer nga shteti kolonialist serb! Kapni kriminelët e luftës, mos u merrni me akuza të pista ndaj çlirimtarëve dhe lejoni popullin shqiptar të vendosë vet për fatin e tij. Se ne shqiptarët jemi të sjellshëm me mikun, por të rreptë me armikun dhe ju, deri me tani, keni bërë dy gabime kapitale ndaj kombit shqiptar, dhe këto janë: inkriminimin e UCK-së dhe keni shantazhuar dhe mbani nën cizmë komandantët e luftës, si Fatmir Limajin, i ndryshuar totalisht pas ardhjes prej Hagës në Kosovë.

Prandaj, prisni lidhësja e syve tuaj që po ju bën të verbët, ndryshe historia e kombi shqiptar. s'do t'ju falë.

Nënshkruajnë:

Kastriot Gjoni, Francë
Shqipe Kosova, Zvicer
Mona Agrigoroaiei, Rumani
Tahir Veliu, Kanada
Florim Bajrami, Gjermani
Isuf Ahmetaj, Austri
Arbën Jahja, Preshevë


23 Qershor 2007

Rrugica" e Luftës së Parë Botërore
(Koment mbi debatin "Loja e Pritjes për Kosovën", e hapur në gazetën britanike "The Economist")

Mona Agrigoroaiei

"Drejtësia pa fuqi është e gjorë, fuqia pa drejtësi është tiranike"

(Blaise Pascal)

Kryeministri Agim Ceku, ashtu në gazetën "Zëri Evropian", edhe në tërë "vendimmarrjen" e tij dëshmon së është shumë demagog. Ai ka deklaruar çdo muaj se Kosova do të bëhet e pavarur muajin e ardhshëm, por ai nuk është në gjendjen të bëjë diçka për të arritur pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ai është servil i rretheve antishqiptare brenda komunitetit ndërkombëtar dhe përpiqet të mashtrojë popullin e vet se "pavarësia është një gjë e sigurt". Nga momenti që politika ndërkombëtare ka mbështetur planin Ahtisaari, edhe një miratim të mundshëm të një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk mund të sigurojë në këtë moment se Kosova do të bëhet e pavarur. Sepse kushti i parë për një territor të quhet si i pavarur është të ketë mundësinë të vendosë vetë mbi fatin e tij. "Pavarësia e mbikëqyrur" po e mohon këtë, duke ndryshuar Protektoratin e UNMIK-ut me një Protektorat tjeter tiranik të BE-së, duke specifikuar rreptësisht mohimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës.

Ndërkohë që politikanët shqiptarë janë duke përqafuar sërish "me dashuri" pushtetin serb në negociata të reja, se mund akoma të bëhen "kompromise të dhimbshme" (Fatmir Sejdiu) Serbisë në dëm të popullit shqiptar dhe lirisë së tij. Serbia, e mbështetur nga Rusia po luan një lojë të "shahut mat". Plani i Ahtisaarit i konvenon Serbisë, sepse arrinë në krijimin e një entiteti serb brenda Kosovës dhe në mundësinë e sundimit të minoritetit serb mbi komunitetet tjera, duke përfshirë edhe mbi shumicën 90 % shqiptare. Kjo nuk është e mjaftueshme. Beogradi dëshiron kolonizimin e tërësishëm të Kosovës, një hap të domosdoshëm për strategjinë pansllaviste, në përputhje me planin e vjetër "Naçertanije" (1844) të Ilija Garashninit. Ky plan ka nisur idenë e shtetit të Serbisë së Madhe në Ballkan, përmes asgjësimit të së drejtës së kombit shqiptar për të pasur një shtet të vetin, dhe përmes asimilimit të popullatës shqiptare në trojet e pushturara. Kosova, si territore të tjera nën sundimin sllav dhe grek, ka qenë viktimën e agresionit serb në Luftën e Parë Ballkanike, si dhe të balancës së forcave midis Fuqive të Mëdha kundërshtare në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913), që ia ka imponuar zgjedhën koloniale të Serbisë popullatës shqiptare nga Kosova historike.

Sot, prej "strofujve" dhe "bërllogjeve" të pista të Evropës së Vjetër, çështja e Kosovës është parë në të njëjtat terma si më 1913, me dëshirën e vazhdimit të ferrit të shtypjes së mbi më shumë se një gjysmë të kombit shqiptar në kornizat e çoroditura të zinxhirëve shtrëngues të një kompromisi të imagjinuar sipas obsesionit të rendit" dhe "qëndrueshmërisë" absolute. Ky autizëm i Evropës i pasqyruar gjithashtu në "skenën më lartë" të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - rruga e "Luftës së Parë Botërore" , u demaskua nga Woodrow Willsoni si e papërshtatshme me dëshirat reale për arritjen e paqes dhe stabilitetit real në kontinent. Ai ka deklaruar: "strofuj të hapur, ku të arrihet haptazi" dhe jo politikë të interesave dhe të lojërave të këqija midis Fuqive të Mëdha që bënë të mundshme një zjarr aq të madh të luftës në Evropë dhe mbajti deri më tani Ballkanin si "fuqi baruti" të Evropës. Një karakter politik psikopatologjik (më keq sa atë të shteteve kolonialiste të Ballkanit) që përmban në vete një manifestim të jashtëm të një regjimi skizofrenik të rregullimit të situatës politike në Ballkan, në bazë të planifikimit utopik të marrëdhënieve midis xhelatëve sllavo-greke dhe viktimës shqiptare. Komuniteti ndërkombëtar e di shumë mirë se arbitraritetet e saj i kanë sjellë vetëm barut, gjak, vdekje dhe vuajtje Ballkanit në përgjithësi dhe kombit shqiptar në veçanti, prej Konferencës së Berlinit e deri në ditët tona. Ai di shumë mirë t'i radhisë "gabimet" e qëllimshme të vjetra e të reja të ekuilibrit të forcave tekniçiste evropiane, që po i mbulojnë plagët akoma të hapura të çështjes shqiptare me "qëllimin persian" të kalbur të të "drejtave" për një "Kosovë të pavarur" me kokën nën Serbi, këmbët në Bruksel dhe me duart të prangosura, me vazhdimin e kolonizimit të trojeve të tjera shqiptare nga shtetet sllave në Ballkan.

"Loja e pritjes për Kosovën" është përpjekja stërmunduese e komunitetit ndërkombëtar për t'u larguar nga kjo barrë e rëndë ndaj së cilës nuk mund të bëjë ballë me mjete aktuale të "së drejtës së kompromisit" që e dërrmon dhe e mërzit duke u ngujuar në skenarin stereotipit monoton të fshehjes së realitetit dhe shpikjes së fantazive, që synojnë të groposin përgjithmonë çështjen shqiptare.

Ju, zyrtarë të komunitetit ndërkombëtar, përse mbyllni sytë dhe asistoni pasivisht që mbi 150 vite si bashkëfajtorë të heshtur në këtë gjenocid, në dëbimet, masakrat e vazhdueshme ndaj popullit shqiptar të pushtuar dhe të kolonizuar të Toplicës, Sanxhakut, Çamërisë, Kosovës së ngushtë, Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit?!
Në emër të cilit përcaktim juridik?
Në emër të cilës së drejte?
Mos harroni një gjë: drejtësia përfshin paqen, sepse paqja nënkupton rregullimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mungesë të luftërave agresive dhe pushtuese, të ndryshme nga luftërat çlirimtare dhe antikoloniale.
Dhe se "drejtësia pa fuqi është e gjorë, fuqia pa drejtësi është tiranike" (Blaise Pascal)
Pra, pyetja nuk është nëse Kosova bëhet e pavarur. Është nëse bëhet e lirë dhe e dekolonizuar, si pjesë e çështjes koloniale globale shqiptare; ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar.

Rumani, 16 Qershor 2007


Kristina Rasi: KOSOVA DUHET TË VENDOS VET PËR FATIN E SAJ!


Sipas shumë konventave ndërkombëtare thuhet: çdo popull ka drejt të vendos vet për fatin e tij. Shtrohet pyetja, pse kjo e drejtë po ju mohohet popujve të robëruar, e në veçanti popullit shqiptar?! Dihet mirëfilli nga të gjithë se kjo e drejtë është miratuar nga vetë KS e cila në këtë kuadër të saj i garanton edhe të drejtat e lirive të njeriut. Prandaj, konstatoj me vendosmëri dhe kërkoj që KS duhet t´i zbatoj ato ligje që vetë i ka miratuar! Nuk ka askund në botë gjysmë-shtet, nuk ka askund në botë gjysmë-pavarësi, nuk ka askund në botë, gjysmë sovranitet; pra, ose ka shtet të pavarur ose nuk ka shtet fare.
Kjo gjysmë-pavarësie e rrejshme nuk i përshtatet askujt që ka për synim paqen dhe lirinë e popujve në rajonin tonë! Kjo, në radhë të parë nuk i përshtatet popullit shqiptar, në radhë të dytë shteteve të Ballkanit ( e në veçanti vendeve fqinje me Kosovën), kjo nuk i përshtatet as shteteve të Evropës.....Dhe, krejt në fund, kjo nuk i përshtat bile as vetë Serbisë- them kështu sepse: kjo "zgjidhje" e përkohshme, sa për të kaluar rrezikun, vetëm e shton atë më tutje-krijohet iluzioni se i ke shërbyer paqes-kur në fakt i ke shërbyer luftës!Kjo, "zgjidhje" nuk ia garanton as Serbisë stabilitetin!..
Kjo, mund të nxisë vetëm pakënaqësi të reja dhe mundtë sjell trazira te paevitueshme në Kosovë dhe më tej në rajonin tonë që tani mezi po mbahet nga një paqe tepër e brishtë.Pradaj, ju qendra të vendosjes u bëjë ftesë: lëreni popujt e robëruar edhe ata që janë me të vegjël se të tjerët, të vendosin vet për fatet e tyre!Kam bindjen e pathyeshme se çdo qëndrim që vjen apriori nga lart për t´i dhuruar „liri" popullit të Kosovës, e jo dhe nga pëlqimi i tij, nukështë liri, kjo është dhe një shkelje tepër e rëndë e të drejtave njerëzore dhe kombëtare!
Është tejet absurde të veprohet me "ligjet e xhunglës" pra, të padrejtësive tani në shekullin e ri, në këtë shekull të modernizmit! Ndërsa, sa i përket z. Agim Çeku, i cili ashtu kuturu po del me lloj-lloj deklaratash si: "ja, pavarësia na erdhi në muajin maj, pastaj jo në muajin maj por në muajin qershor, kur as në qershor nuk erdhi pavarësia, doli e tha –jo nuk kam thënë kështu, por kam thënë ashtu etj, etj.Deklaratat e tilla janë hiq më pak se papërgjegjësi politike, për më keq janë tepër të rrezikshme dhe jo serioze!
Prandaj, z. Çeku; kujdes me deklarata të tilla! Ne, e dimë fort mirë se ai "kryeministër" aminesh, po informohet nga mediat e informimit si çdo qytetar i thjeshtë. Të gjitha intervistat që i jep ai dhe „politikanët" e Kosovës, në mesditë të gjitha i kemi dëgjuar që në mëngjes nga mjetet e informimit.
Këtyre, që politikanë u thënçin nuk janë asgjë tjetër veçse vasalë dhe altoparlantë të të huajve,_”shul shqip”: përcjellës të mjerë të politikës kundër-shqiptare ndërkombëtare!
Fatkeqësia e popujve të rajonit tonë qëndroi dje dhe po qëndron sot, si shpatë e Domekleut mbi kokë ; sepse bashkësia ndërkombëtare e ledhatonte dhe po ledhaton më tutje kaq shumë Serbinë!Pastaj, habitem shumë për faktin e hidhur: pse çka thotë Rusia, vendos, G-8-ta dhe pastaj KS?!!!Këto janë lojëra të rrezikshme politike, kur ndërkombëtarët po mendojnë se për ta qetësuar rajonin duhet dhënë "pjesën e luanit" më të fortëve, pra Serbisë dhe ashtu po i zgjerohet pozita strategjike për dominim në Ballkan edhe Rusisë.Jam e bindur se duke bërë sot këtë gabim historik, bashkësia ndërkombëtare po hapë vatra të reja krizash , të ngjashme me ato në lindje, konkretisht në Palestinë.Konsideroj, që popullit të Kosovës i duhet një pavarësi e plotë pa kurrfarë mbikëqyrje, pa kurrfarë kushtesh, pavarësi të tillë që fituan kohëve të fundit dhe ish-republikat jugosllave.Përse, kjo e drejtë po i mohohet vetëm kombit kombit tim?!O drejtësi ku je?!

PREJ KUJT DHE ÇKA PO MBRON KFOR-i NË KOSOVË?

Në vitin 1999,NATO-ja ka ndërhyrë në një fushatë ajrore pa precedent pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë, për të ndalur regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviçit të ushtrojë gjenocid mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Kjo ka duruar deri në momentin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Në Kosovë ka ardhur, së bashku me misionin civil të OKB-së edhe një mision të NATO-s : KFOR-i.

Që atëherë, dalë ngadalë u pa se KFOR-i nuk ka ardhur në Kosovë për të mbrojtur popullatën shqiptare, por për të mbrojtur sovranitetin e Serbisë në Kosovë dhe planet e saj për ndarje të kësaj trevë shqiptare.
Ka shumë argumente për këtë konstatim.
Ndërkohë që KFOR-i ka mbrojtur enklavat serbe kudo anembanë Kosovës“nga shqiptarët”, UNMIK-u ka zgjeruar këto enklava, duke nxitur në krijimin e enklavave të reja dhe të “komunave me shumicë serbe” dhe u ka lejuar të lidhen mes veti dhe me Beogradin në një entitet serb tipin e Republikës Srbska. UNMIK-u ka krijuar edhe zonat e veçanta rreth manastireve gjoja serbe dhe KFOR-i i mbron.
Shtojmë këtu edhe këtë:
KFOR-i, rregullisht i ka kontrolluar shqiptarët, bile ka kontrolluar edhe familjen embelmatike të Kosovës,familjen Jashari dhe MEMORIALI I FAMILJES JASHARI, për te gjetur arme, ku me c'rast ka cënuar dinjitetin kombëtar shqiptar, sepse MEMORIALI dhe gjithë PREKAZI. Për shqiptarët ka qene, është dhe do të jetë vend i shenjtë. Ndërsa, pse KFOR-i kurrë nuk i ka kontrolluar serbët nëpër enklavat e tyre, kur dihet fare mire që ata janë te armatosur me armët më të sofistikuara, qe në emër të ndihmave humanitare, gjatë 17 e 18 marsit 2004, ua ka sjellur Beogradi. KFOR-i gjendet në masë të madhe rreth kufirin me Shqipërinë.
Pse qenka dashur KFOR-i të “mbronte” Kosovën nga Shqipëria kur kurrë s’ka qenë në luftë me Kosovën?! Mos vallë do ta “mbronte” nga e drejta natyrale për ribashkim të Kosovës me Shqipërinë? Dhe kjo del me absurde, se KFOR-i nuk mbron fare kufirin me Serbinë, as me Malin e Zi, as me IRJM-në… Pra, vetëm Shqipëria qenka rrezik për Kosovën “multietnike”. Sepse po synohet krijimin e një “identiteti kosovar” i ndryshëm nga ai shqiptar. KFOR-i pyet qytetarët shqiptarë se a ndihen të sigurt dhe sa keni besim në KFOR-in e kjo bie në kundërshtim me vet pyetjen që bëjnë ata qytetarëve sepse në fshatin Karaçevë komuna e Dardanës xhandarmeria serbe ka hyrë 2.5 kilometra brenda kufirit të Kosovës dhe KFOR-i nuk ka reaguar fare vetëm se janë tërhequr duke mos i penguar xhandarmerinë serbe po dhe në ketë fshat çdo natë qytetarët bëjnë roje për arsye se xhandarmeria gjuan pa nevojë nëpër oborret e fshatarëve duke provokuar fshatarët e ata në këtë mënyrë nuk janë të sigurt as edhe 1 %. Pastaj, edhe në rastin e hyrjes së paraushtarakëve serbë në fshatin Stublinë KFOR-i nuk ka reaguar, ata u lejuan t´i maltretojnë fshatarët dhe pastaj ndërkombëtarët erdhën vetëm për t’ua mbyllur gojën fshatarëve.
Në harkun kohor 2000 – 2007, veriu i Kosovës nuk ka qenë administruar fare nga UNMIK-u, KFOR-i dhe shërbëtorët e tyre shqipfolës por nga autoritetet e Serbisë. Rasti i ndarjes së Mitrovicës është shumë flagrant. Ajo u nda me lejen e autoriteteve ndërkombëtare. Po aty, më 11 shkurt 2002, serbët dëbuan 11 mijë shqiptarë nga Mitrovica e Veriut dhe vranë 11 shqiptar në sy të KFOR-it francez. Gjithashtu, duhet theksuar se KFOR-i ka toleruar krijimin e organizmave paralele serbe, nuk ka ndërhyrë kurrë në asgjësimin e bandave kriminale, të paraushtarakëve që më pas kanë formuar një të ashtuquajtur Ushtri Serbe e Çlirimit të Kosovës, ka pranuar inkuadrimin e shumë kriminalëve serbë në stacionet policore në veri. Pra, ka toleruar aktivitetin antishqiptar të grupacioneve serbe, të dirigjuara dhe të financuara nga Beogradi dhe i ka lejuar të zhvillojnë të paprekshëm aktivitetin e tyre. KFOR-i u zotua se do të ndalojë hyrjen e Gardës së Car Llazarit në Kosovë (që shumë mirë ishte e cilësuar prej medias kroate e boshnjake si “milici kishtare serbomadhe”) dhe bënte “demonstrime vendosmërie” se do të ndalonte “çdo aktivitet paraushtarak” të carllazarëve. Në kundërshtim të dukshëm me këtë, ata nuk kanë ndërhyrë më datën e 27 qershorit 2007 për të ndaluar parakalimin e 70 pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste në Mitrovicën Veriore me simbolet e tyre çetnike. D.m.th. këtë “mënjanim” na jep të drejtën të konsiderojmë se është e udhës të besohet se janë duke u bërë pazare me veriun e Kosovës, aq më shumë se politikanë shqipfolës si Bajram Rexhepi kanë deklaruar në mediat serbe (B92) se Kosova do të jetë e pavarur, mirëpo veriu i Kosovës do të ketë autonomi. “Trepça punon, Beogradi ndërtohet”… Rexhepi pranon. Testohet kështu terreni për vazhdimi i bisedimeve me Beogradi nga “Grupi i Hunjtetit”,në një mënyrë që do të kënaqet edhe Serbia, edhe politikanët shqipfolës.
Disa mund të reagojnë e të thonë: nuk duhet të dalim jashtë frymës të bashkësisë ndërkombëtare, duhet të mos e kundërshtohemi se do të pësojmë keq. Ata jo vetëm se mbivlerësojnë faktorin ndërkombëtar, por tregohen servilë atij dhe injorojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ata harrojnë se fuqia nuk gjendet jashtë, duke shpresuar të bjerë molla e lirisë në gojën “e uriturve” siç mashtrojnë “institucionet vendore” të Kosovës qytetarët shqiptarë. Fuqia gjendet brenda, është një fuqi vitale që është manifestuar në tërë gjallërinë e saj në kohën e luftërave çlirimtare. Mekanizmat ndërkombëtare nuk mund dhe nuk duan të mbrojnë popullin shqiptar. Duan edhe ta marrin mundësitë për mbrojtje nga armiqtë e jashtëm (shtetet koloniale). Ata,çmilitarizuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, çmilitarizuan Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes, Bujanocit, çmilitarizuan Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ia shuanin armët madje ushtrisë shqiptare të Republikës së Shqipërisë. Krijuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe duan edhe atë ta shuajnë e të krijojnë një “ushtri dordolece” – Forcat të Sigurisë së Kosovës. Gjithçka në bazë të “partneritetit” me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë! Katër ujqër në një dele, ajo është pre e sigurt.
Prandaj, shqiptarët, duhet të mobilizohen fuqitë e brendshme e kombit, të bashkohen të gjithë potencialet, ashtu që t’i dalim zot situatës, duke arritur qëllimin e çlirimit dhe ribashkimin kombëtar shqiptar.

Nënshkruajnë:

Kristina Rasi, Zvicer
Kastriot Gjoni, France
Isuf Ahmetaj, Austri
Florim Bajrami, Gjermani
Arbën Jahja, Preshevë
Tahir Veliu, Kanada
Valon Flamuri, Shkup
Mona Agrigoroaiei, Rumani

29 Qershor 2007

ZGJIDHJA E STATUSIT” ËSHTË PROCES I RIINTEGRIMIT TË SERBISË NË KOSOVË

Kastriot GJONI

Në gazetën “Interational Herald Tribune” diplomatë ndërkombëtarë të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) kanë botuar një artikull i titulluar “Kosova duhet të bëhet e pavarur”. Ata predikuan pra që fundi i procesit për “zgjidhjen e statusit të Kosovës” të jetë pavarësia.
Ne e quajmë këtë proces një prapakthim në të kalurën e historisë së hidhur të popullit shqiptar të Kosovës, sepse të tjerët do të na imponojnë diçka që nuk dëshirojmë. Mos të gënjejnë mediat, mos t’i mbyllin sytë popullit shqiptar të Kosovës sepse askush, as një shqiptar që nuk është kolaboracionist nuk do të pranonte që Kosova te ndahet siq e degjuam edhe nga goja e disa shqipfolësve vetëm për të pasur disa lavdata nga bashkësia ndërkombëtare.
Ky proces është një mënyrë për të na bërë të sunduar sërish në kolonizimin e drejtëpërdrejtë të Serbisë, sepse pakoja Ahtisaari ka levërdi vetëm për serbët dhe Beogradin dhe aspak për shqiptarët. Aty flitet për “decentralizime”, për “manastirat serbe”, për “komuna me shumicë serbe”, për të drejtat e privilegjet mbi komunitetet e tjera dhe mbi shqiptarët, për detyrimin e shqiptarëve të bashkëpunojnë në anën ekonomike me Beogradin dhe t’i paguajë borxh për “procesin e pajtimit” (?!), flet për “multietnicitet” dhe “simbole multietnike” etj.
Për çfarë trashegemi po flet Bashkesia ndërkombtare? Për çfarë manastira, që siç thotë Bashkësia ndërkombëtare, i kanë takuar ardhacakëve të shekullit IX? Asgjë nuk u takon atyre, as kurrë nuk do t’u takojë. Atyre u takojnë synimet për kolonizim dhe për ekspansion,u takon gjenocidi, masakrat, krimet, shkatërrimet. Ato manastira u takojnë përgjithmonë Kosovës shqiptare.
Asnjë fe nuk ka të drejtë të veprojë operativisht për qëllime politike. Vetëm në koherat e lashta është ndodhur ashtu, sikur në Britaninë e Madhe kur kisha kishte të drejtë të ketë toket e tyre, por nuk qëndrojë ashtu shumë kohe sepse para t’i takoj kishës, trevat i takojnë një Kombi.
Shpejtë do të vijë edhe koha kur të gjithë ata që pranuan krijimin e enkavave do të bëhet pishman sepse në ato enklava këmba e shqiptarit nuk do shkel më nëse pranojmë enklavat. Pra bashkatdhetarë nëse nuk pranoni kete, dilni në rrugë dhe me zë të lart thuani atyre të poshtërve që nuk pranojmë enklavat. Mos pranoni që përsëri të vendosin të tjerët sepse siç po shifeni kjo vetëm do të na shkatërrojë Bashkësia ndërkombëtare e ka të lehtë të bëjë eksperimente mbi ne. Po shtrohet pyetja, pse në shtetet Demokratike siç është Franca, Gjermania e tjera nuk kan tri gjuhe zyrtare, pse? E pse na imponon neve kjo?!
Për çfarë Demokraci po flasin. Ne shume shtete siç i quajmë Demokratike, partitë ekstreme, raciste kanë popullarizim të lartë? Pse ne nuk kemi kësisoj lloj gjendje? Për shumë gjera siç ato që i përmendim kombi shqiptar është shëmbull për shumë shtete demokratike Europiane.

Ne pyesim vetvetën, përse Kosovën po i impohohen shumë kushte kurse Republikave të tjera të ish Jugosllavise nuk iu kanë imponuar këto që kërkojnë nga ne? Përse përsëri duhet te na diskriminojne? Pse Serbise nuk i inponohet t’i lirojë ish ushtarët e UÇPMB se? Pse nuk i imponohet Serbisë që t’i sigurojë të njëjtat drejta siç dëshirojnë që serbët e Kosovës t’i kenë? Përse enklavat do të kishin të drejtë të kenë lidhje me Serbinë, e Kosovës Lindore t’i imponohet izolimi?

Cfarë kuptimi ka fjalia “Sovranitet” nëse pakoja e Ahtisarit nuk i lejonë Kosovës të ketë ushtri? Pra kjo do të thotë që Pakoja e Ahtisaarit nuk ia lejon Kosovës ushtrinë për shkak se pakoja e Ahtisarit nuk e njeh Kosovën si vend i pavarur dhe sovran, një shembull kur Serbia ka 70.000 ushtarë të rregullt dhe 30.000 rezervista, Maqedonia 12.860; Republika Serbe e Bosnjes 12.000; Mali i Zi 6.500, kurse siç e parasheh pakoja e Ahtisarit FSK-ja do ketë 2500 pjesëtare, prej të cilave 700 do të jenë oficerë.

Më tej edhe 90% të popullsisë së Kosovës është e barazuar me 10% të pakicave. Atij i imponohet të mos ketë e drejtë për vetëvendosje. A shifni demokraci në këtë rast apo jemi ne të vërbër?

Fakti se ju po rradhisni në favor të kësaj fare “pavarësie” tiranike na jep të drejtën të ju vlerësojmë si agjentë të ndikimit të Serbisë kundër procesit të ribashkimit kombëtar shqiptar. Por keni llogaritë të gabuar, sepse përpara se Kosova do të bëhet e pavarur, ajo do të ribashkohet me Shqipërinë, ashtu si të gjithë trevat e tjera shqiptare akoma të pushtuara dhe të kolonizuara.

Francë, 27 Qershor 2007

LOJA E MACËS ME MIUN
~Reagim ~

Ndaj shkrimit “Kosova duhet të bëhet e pavarur”, të botuar në gazetën amerikane “International Herald Tribune”

Valon Flamuri

A duhet Kosova të jetë e pavarur? Po apo jo?
Në pamjen e parë kjo të ashtuquajturën pyetje është më shumë një emër të një loje të re kompjuterike, nëse është për të gjetur një udhë apo një strategji për të zgjidhur ashtu problemet të këtij lloji në këtë mënyrë do të tingëllonte tepër qesharak!!! Edhe nëse koha vrapon shumë shpejt dhe dike përpiqet të lëvizë historinë mbrapa duke thenë se rajoni i Kosovës është sërish në titujt kryesore të lajmeve. Cfarë do të thotë e tërë kjo? A është një lloj loje apo filmi që u freskua apo u përditësua gjatë këtyre 8 viteve? Jo, zonja e zotërinj. Kjo është një realitet që nuk mund ta shmangim duke qenë dakord me të. Pikë se pari sepse kjo trevë është e banuar 90 % nga shqiptarët dhe ashtu si nuk mund të pranohet që një popullatë me përmasa aq e gjera mund të jetë skllave të një shteti tjetër që ka një komb dhe kulturë tjetër. Pse ky vend dhe popullata e tij do të duhej të ishte viktima e një shteti egoist siç është Serbia, të cilave qëllime janë për të bërë një Serbi të Madhe dhe të arrijë qëllimin e saj për të depërtuar në bregdet? Në lidhje me këtë janë bisedime dhe konferenca lidhur me këtë situatë kaotike të bërë nga shtetet e Evropës perëndimore dhe politikanët e saj. Disa do mund të pyetnin PSE SHTETET PERËNDIMORE?!?
Këtu vjen përgjigja të kësaj pyetje të çuditshme që tingëllon si helmi në veshet të aristokratëve dhe të birokratëve. Në fund të vitit 1913, shtriga e vjetër Evopa ka lënë mënjanë kombet e varfëra dhe të vogla dhe shtetet e tyre. Ajo ishte e verbër dhe e shurdhër para të drejtave e tyre dhe ajo veç u kënaq të ndajë kombin shqiptar midis 5 shteteve. Kjo ishte udha e ferrit për kombin shqiptar që përpiqet të luftojë për çlirimin e tij dhe për të mbijetuar brenda kufive të tij natyrale. Por ky nuk është fundi i kësaj përleshje për mbijetesë dhe për shpëtimin e tokës prej armiqtë të uritura përreth kombit shqiptar. Kurse pas luftës së fundit në Kosovë gjithçka doli qartë dhe ne mund të shohim me sytë të hapur se gjithçka është bërë ashtu siç kanë planifikuar shtetet evropiane në vitin 1913 para ndarjes së pjesave të tëra të Shqipërisë. Ashtu që biseda nëse ne do shkojmë përpara apo sa shumë do të durojë për të marrë një vendim lidhur me statusin final të Kosovës është tani pjesë të atyre planeve satanike të vjetra, ashtu që nuk ka nevoje të presim dikë për të na thenë ku janë kufijtë tona dhe cilat janë të drejta tona sepse çdo komb ka të drejtën për të jetuar dhe për të zhvilluar shtetin e tij, dhe askush nuk është i detyruar të pranojë dënimin e mallkimit e urdhërave nga lartë e ka të drejtën luftojë për të vetëvendosur dhe për t’i luftuar kolonizimit dhe shtypjes së huaj. Ashtu që nëse shohim këtë vend i vogël ne mund të themi se rreth Kosovës, emri i lojes kompjuterike është emëruar MACAT KËNDOJNË DHE MINJTË VALLËZOJNË!
Dikush thotë nëse Kosova do të duhej të ishte e pavarur, dikë tjetër kundërshtohet pavarësisë dhe dëshiron kohë për më shumë bisedime (kjo do të thotë se loja duhet të vazhdojë deri kur maca arrin qëllimin e saj dhe kap miun, pra deri kur do të arrihet në një fund të gëzueshëm në favorin e macës) dhe dikush mendon shumë çuditshëm se ne shkojmë përpara (e kjo i jep shpresë miut se mund të tregojë tre dëshirat e tij të fundit para vdekjes). Përafërsisht 8 vite kanë ikur dhe të ashtuquajturat ish ministra të jashtëm dhe të brendshëm vendosin një proces ndërkombëtar për të vendosur kush do qeverisë Kosovën?!?! Pse këta kanë për të menduar aq shumë për të marrë një vendim të tillë?!?! Po, është e vështirë sepse shtetet evropiane akoma nuk janë të kënaqur me mbetjen e planeve të tyre satanike, se nuk duan që Shqipëria të qeverisë Kosovën ashtu siç do ishte normalisht dhe mundesisht të gjejnë një mënyrë në të cilën serbët të qeverisin Kosovën dhe pastaj edhe shtetin e cunguar shqiptar dhe shqiptarët të pranojnë kjo me qetësi dhe pa asnjë “trazirë” që do të çorodiste ekuilibrin, paqen, “mirëbesimin” dhe “multietnicitetin” e Ballkanit Perëndimor !! Ashtu që nga ana perëndimore, në vështrimin e kësaj dëshire nuk është e nevojshme të arrihet në një pavarësi, por vetëm në një autonomi siç ishte para vitit 1981, që shqiptarët të vrahen dhe të detyrohen të emigrojnë, kurse ata të mbetur të pranojnë të heqin dorë nga identitetin e tyre shqiptar dhe të bëhen “kosovarë”. Udha e planit satanik i Evropës e Vjetër është e vazhduar nga të gjitha përcaktimet e “pakos Ahtisaari” që siç po vërejnë edhe nënshkruesit e këtij artikull “kanë levërdi” vetëm për macat e Beogradit, prandaj është i pranueshëm për to. Pra, pyetja: “a duhet të jetë Kosova e pavarur apo jo?” nënkupton lëkundjen e Fuqive të Mëdha midis një autonomi të zgjeruar të Kosovës nën Serbi me një Republikë Srbska brenda (që me dinakëri do quhet “pavarësi të mbikëqyrur”) dhe një sundim të drejtëpërdrejtë të Serbisë mbi Kosovën. Midis një “robëri e lehtë” dhe një robëri e rëndë, që prapë së prapë robëri do quheshin për shqiptarët.
Veç se ata dhe kushdo në këtë botë duhet të dijnë se nuk kanë të bëjnë në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare akoma të pushtuara vetëm me minj të sfillitur dhe me urithë kolaboracioniste, por me shqiponja që do të dinë të mbrojnë vendin e vet, që do të dinë të luftojnë deri në fund për lirinë dhe ribashkimin e tyre kombëtar, dhe nuk do të pranojnë satanizmi i Evropës Plake, që si të gjitha të këqijat e bëra do t’u kthehen gjithmonë kundër saj, duke bërë jo vetëm nga Ballkani, por edhe nga Perëndimi një “fuçi baruti” i pashueshëm.

Shkup, 28 Qershor 2007





GRUPI NDËRKOMBËTAR I KRIZAVE (ICG),PO TRUMBETON VEÇ FJALË TË KOTA,PA BËRË ASNJË ZGJIDHJE KONKRETE PËR KOSOVËN!



Dhjetë ish-diplomatët e vendeve perëndimore siç janë: Madeleine Albright, (SHBA), Lloyd Axworthy,(Kanada), Jan Eliasson, (Suedi), Joschka Fischer, (Gjermani), Bronislae Geremek,(Poloni),Niels Helveg Petersen, (Danimarkë), Lydie Polfer,(Luksemburg), Jozias van Artsen,(Holandë), Hubert Vedrine,(Francë), me në krye ish- ministrin e punëve të jashtme të Australisë, Gereth Evans, të gjithë anëtarë të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) kanë botuar në gazetën amerikane "International Herald Tribue“ , e diel më datën 17 qershor 2007 artikullin e titulluar "Kosova duhet të bëhet e pavarur" Ish- diplomatët, kinse po e mbështesin dhe po apelojnë për pavarësinë e Kosovës!!!

Zonja dhe zotërinj!
Kosova, tetë vite pas luftës ka ngelur ende pa status të përcaktuar, dhe me vetëm për fajin e Bashkësisë Ndërkombëtare, zgjidhja e statusit të Kosovës po zvarritet deri në pakufi... Kjo na bënë të kuptojmë se: ju zonja dhe zotërinj të nderuar nuk paskeni asgjë në dorë, ju po veproni sipas udhëzimeve dhe intrigave serbe, franceze dhe ruse: kurdoherë, Rusia po i praktikon këto plane dhe intriga dhe po luan me Këshillin e Sigurimit si „macja me miun“.
Për ne është fare e qartë se dinakëria e politikës franceze, fillimisht i ka propozuar bisedimet e Vjenës, këto i pa përqafuar mjerueshëm politika pacifiste e Prishtinës, me në krye ish- presidentin Kosovës, Ibrahim Rugova.
Opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar fort mirë e pa se asgjë e mirë nuk doli për shqiptarët nga ato bisedime të cilat u treguan tepër maratonike dhe tepër disfatiste për politikanët shqiptarë të cilët atje bënë kompromise të pafalshme në dëm të Kosovës.
Nga ato bisedime prej xhelatëve me viktimat, doli si rezultat famëkeqja Paketë e Ahtisarit.
Duke, mos u mjaftuar me copëtimin e Kosovës, (konkretisht me Mitrovicën ) dhe nën maskën e decentralizimit, (ndarjen e Kosovës në enklavat serbe) Fraca, përmes presidentit të saj, Sarkozy, propozoi : “duhen të zhvillohen sërish negociata te reja në mes Prishtinës dhe Beogradit, për të gjetur kompromisin e duhur” - kjo në fakt do të thotë thirrje që të copëtohet më tej “Paketa e Fitores” së shqiptarëve.
Ju zotërinj , kompromise po kërkoni vetëm nga shqiptarët, prandaj kjo nuk mund të quhet politikë e sinqertë as politikë largpamëse; ju po bëni presione me të nëndheshme me karotën në dorë – por , siç po shihet qartë kjo karotë po kalbet çdo ditë, prandaj nuk i duhet askujt, për më tepër nuk na duhet ne shqiptarëve!

....Dhe fatkeqësisht, pikërisht ky propozim francez u vendos në KS, pa as më të voglin kundërshtim! Hiç këtu disa deklarata “shpresëdhënëse” të diplomatëve amerikanë , të cilat më në fund rezultuan si deklarata boshe, të shoqëruara “vendosmërisht” se kjo nuk do të ndodhë prej disa “politikanëve të hollë” shqiptarë.
Pra, dua të ritheksoj se Franca po bashkëpunon ngushtë dhe po bënë plane kundër-shqiptare me Serbinë e përkrahur dhe nga Rusia, që çështja e Kosovës të mbetet edhe më tej e pezulluar.
Grupi ndërkombëtare i krizave (ICG) më 14. Maj 2007) deklaroi se: “Plani i Ahtisarit ishte një kompromis i bërë në mes të dy palëve”.

Zotërinj!
Kjo, deklaratë juaja, s´është hiq e vërtetë!
Them kështu, sepse Serbia nuk lëshoi pe për asnjë pikë; tërheqje pas tërheqjeve nga pozicionet e të drejtave të tyre u bënë vetëm nga pala shqiptare, prandaj, konsideroj se kompromisi u bë vetëm në dëme të pallogaritshme të shqiptarëve, nga të cilat (nëse realizohen ato plane) ardhmëria jonë hiq nuk do të jetë e ndritur dhe paqësore.
Pastaj, siç deklaroni ju: ICG ka analizuar se:” nëse nuk zgjidhet statusi i Kosovës sa më shpejt -ne, mund të kemi një gjendje te pakëndshme për rajonin, dhe se mund të vjen deri tek ndonjë shpërthim i dhunës”.
Ky paralajmërim, ndonëse duket vlerësim i drejtë është gjysmë i plotë, sepse nuk është veç Statusi i Kosovës problemi më madhor, as zgjidhja e nyjës gordiane e shqiptarëve.
Shqiptarët, tani kanë edhe probleme të tjera tepër të ngutshme dhe të domosdoshme për t´i zgjidhur, p.sh: problemi i shqiptarëve në Greqi, në Maqedoni, në Mal të Zi si dhe në Kosovën lindore.
Derisa shqiptarët të ballafaqohen me padrejtësitë e shteteve ballkanike dhe këto të përkrahen herë hapur e herë maskuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, kurrë askush mos të ketë iluzionin se do të ketë qetësi paqe dhe stabilitet në gadishullin Ballkanik.
Të kota janë të gjitha takimet “romantike” të politikanëve të këtyre vendeve, populli shqiptar nuk u mashtrua as do të mashtrohet kurrë, nga këto aventura jetë shkurta të politikave ditore.
Konstatoj se çështja e statusit të Kosovës nuk është alfa dhe omega e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan.
Shqiptarët duan të jetojnë të lirë dhe të ribashkuar në trojet e tyre shekullore, shqiptarët e duan realizimin e parimit të vetëvendosjes së popujve, që ta bëjnë Shqipërinë të ribashkuar ashtu siç e ka krijuar natyra.

Keine Kommentare: