Donnerstag, 31. Mai 2007

Analize: Edrejta e Shqiptarve per vetvendosje eshte legjitime,shkruar nga Spiro Butka

E DREJTA E SHQIPTARËVE PËR VETVENDOSJE ËSHTË LEGJITIME



Dhjetë shkurti i vitit 2007, shënoi në historinë e Shqiptarve të trevave etnike veriore, një krim tjetër makabër, atë të vrasjes të dy djemëve të rinj dhe plagosjes e dhunimit të 80 vetave të tjerë nga forcat e O.K.B., organizmit që pretendon se ka ardhur “ për të ndërtuar një shtet demokratik tjetër Shqiptar”, paralel me atë ekzistues. Interesant dhe për analogji të vetë fakteve konkrete, është pikërisht muaji Shkurt i më shumë se gjysëm shekulli më parë, brënda thellësive të luftës së dytë botërore, ditë kur nazistët gjerman kryen masakrën e 4 shkurtit në Tiranë. Po në këtë muaj, në Shkurtin e vitit 1999, është koha kur ecuria e luftës së U.C.K.ë në atë trevë Shqiptare, nisi të bindë një botë të tërë për drejtësinë ndaj një realiteti të hidhur dhe nacionalizmi i tërbuar serb thelloi e tejkaloi më tej, atë që kish lënë mangut kreu i nazizmit hitlerian, në zbatim të politikës kriminale për shfarrosjen e njerzimit.
Në këtë trevë etnike Shqiptare, të quajtur qëllimisht me emrin Kosovë nga vetë Beogradi, lufta e atyre viteve mori përmasa të papara e të padëgjuara ndonjëherë, pas asaj të Dytë Botërore. Nisur nga vetë zhvillimet e sajë problematike me origjinës serbo-sllave, gjatë përballljes luftarake u shkel çdo normë e akt njerzor dhe nëpërmjet masakrave të njëpasnjëshme, u kalua në një genocid masiv krejtësisht të pa njohur në historinë e njerzimit, për metodat e zbatimit aq sa u çudit një botë e tërë, në gjithë rruzullin tokësor. Ranë fli në altarin e lirisë 2017 dëshmorë të kombit. Në luftë e sipër u plagosën dhe ngelën invalidë për gjith jetën 2340 trima të atij populli liridashës. Forcat e errëta nacionaliste Serbe vranë, prenë, masakruan dhe zhdukën rreth 30.000 viktima, 3000 prej të cilëve akoma nuk u gjëndet as dhe një gjurmë. Mizoria e tyre shkoi dhe më tej, duke përdhunuar mbi 20.000 femra të moshave të reja, ku shumica e rasteve të orgjive Serbe, u kryen në sy të të afërmëve të viktimave. Në funksion të politikës makabre, forcat ushtarake Serbe, dogjën dhe shkatërruan mbi 120.000 shtëpi. Nuk u mjaftuan vetëm me këto barbarizma, por në zbatim të teorisë nacionaliste çubrolloviçiane të tokës së shkrumbuar, u dëbuan me dhunë nga trualli i tyre etnik stërgjyshnor mbi një milion banor, duke zhdukur të gjitha dokumentat e tyre të identifikimit.
Bota e quajti dhe i vuri emrin luftë, por ajo ishte dhe është më tëpër se ai term i urryer për çdo njeri që ka llogjikë dhe arsye njerzore. Ajo ishhte një kasaphanë e vërtetë e barbarizmit Sllav, ku egërsiat Serbe me fytyrë njeriu, u lëshuan si përbindësha dhe vranë e prenë njerëz të pafajshëm e të pambrojtur, ndërmjet tyre më shumë fëmij, gra dhe të moshuar. Masakrimi u bë pothuajse masiv në të gjithë këtë trevë etnike Shqiptare, derisa arriti kulmin në ReçakunATENTATI NDAJ MONËS NUK DO TË KALON PA PËRGJEGJËSI

Së pari po më gëzon fakti që Mona është mirë! Dhe ky shkrim i saj i botuar
te
DERVINA tregon se sulmet e armiqëve nuk e kan dobësuar ate. Por,
përkundrazi!

Ngjarja që ndodhi me Monën dëshmon se vija e frontit me armikun për
luftëtarët e lirisë nuk është vetëm në trojet shqipëtare, por
kudo ku ata gjenden dhe ku veprojnë nëpër Botë!

Nuk është hera e parë që vriten e plagosen patriotët shqiptarë nëpër
vendet e Evropës! Pas vrasjes së Musa Hotit në Belgjikë
kjo është hera e parë që ky lloj krimi vjen prej "demokratve"!
Në të kalaurën këto krime i bënin kryesisht kriminelë ordianar të UDB-së.

Tani këte duhet ta kuptojmë edhe si sinjal se lufta politike e Monës dhe
e të gjithë atyre që e kan pendën të barabart me plumbin për armiqët
tanë, ka filluar të ju shkakton dhimbje atyre. Prandaj, ata tani si
argumente
"poltike" për të tregaur se jan më të fortë se ne, po e përdorin dhunën!
Me gjasa kjo mund të ndodh edhe brenda vendit në të ardhmen!

Se do të ndodhë një ditë një gjë e tillë mbi këte kemi biseduar edhe me
Monën
disa herë, por ajo si një burrënesh që është e ka përbuzur frikën gjithmon!
Megjithate, edhe Ajo edhe të gjithë bashkëlufëtarët tjerë që gjenden kudo
nëpër Botë, duhet të vazhdojn ta përbuzin frikën edhe më tutje, por duhet ta
shtojnë vigjilencën dhe të ndërrmarrin masa për mbrojtëje nga krimet e
tilla!

Sepse, nëse ata duan që sa më shumë ti kontribojn Atdheut, duhet të kujdesen
sa më shumë për shëndetin dhe jetën e vetë. Pra, kujdesi nuk është as frikë
dhe as luks por është detyrë për të gjithë bashkëluftëtarët si Brenda ashtu
edhe
jashtë Atdheut! Pavarësisht se a veprojn si simpatizues apo si të
organizuar,
pavarësisht se a veprojn në fushat teorike apo të tjera.

Kjo që tani ndodhi me Monën duhet të ju shërbej për vetëdijësim edhe atyre
individve brenda vendit që ndonjëher e nënqmojnë veprimtarinë patriotike
të mërgimtarëve duke e reduktuara kontributin e tyre vetëm në shkëlqimin
e "devizave" e herë duke i akuzuar për trimëri të tepërt nga perendimi!
Pra, vija e frontit me armikun nuk është vetëm brenda vendit por ku do ku
veprohet për Atdhe!

Roli i mërgimtarve në luftë për liri dëshmohet gjatë gjithë historisë sonë
Kombëtare, që nga kthimi i Skenderbeut me ushtarët shqiptar,kthimi nga
mërgimi i Abdyl Frasherit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemailit, Myslim Pezës
dhe deri te kthimi i mijëra Ushtarëve të UÇK-së që erdhen në Atdhe.
Dihet se një numër shumë i madh i tyre edhe ranë Dëshmor në vitet 1998-2002
në frontet e luftës me hordhite serbomalazeze e maqedone!Prandaj, rolin
e mërgimtarve nuk mund ta nënqmoj askush.

Kjo u tha se po ndodh kohë pas kohe nga ana e disa gazetarve shpirteshitur
brenda vendit që duke i shërbyer politikave ditore afatshkurtëra e humbin
arsyen dhe qëllimin e vëretetë të luftës për liri duke u kënaqur me dekorin
demokratik që e sherbejn sunduesit per maskimin e pushtimit te vendit tone.

Unë nuk ndihem i lirë nese vllaun e kam në burg në Serbi, në Greqi, në
Maqedoni apo në Mal të zi! Lufta e shqiptarve nuk e ka pas kuptimin e
krijimit të shumë shteteve shqiptare! Për ne ndarja primitive në fise e
krahina
është e kaluar e pa ktheyshme, prandaj nuk do të funksionon as ky mashtirim
me
tentativa për krijimin e kombit Kosovarë!

Lufta jonë e ka patur dhe ka një Porgram Kombëtar i cili është
hartuar në Kuvendin e Lidhjesë së Prizirenit te vitit 1878 me qëllim të
qartë dhe bashkohor - NJË KOMB NJË SHTET!

Qfardo tentative e mashtrimi për krijimin e minishteteve ka për
qëllim dekompozimin e KOMBIT SHQIPTAR në mini komunitete për ti
shpronësuar ata nga trojet e veta etnike dhe për ti bër "qergash" të pa
Komb e të pa Atdhe!

Mu këtë qëllim e ka edhe Programi Politikë i Ahtisarit! Mu pse Mona
është njera nga ata që po ua qjerr këto maska edhe u bë objekt atentati
krimbave fashist të cilët heret a von do të përgjgjigjen me lëkurën e vet
për krimet e veta!
që befasoi misionerin e shtetit Amerikan Ulliam Uollker dhe gjith njerzimin anë e kënd Botës. Egërsia serbe e njohur për pangopësi krimesh ndaj Shqiptarve, nuk kurseu as gjakun e të miturve, gjatë qëndresës heroike të Jasharajve Legjendar në kalanë heroike të Prekazit historik.
Holokausi Serb vazhdoi deri në 21 qershor 1999, ditën kur forcat e tyre u larguan plotësisht, nga ajo trevë etnike Shqiptare. Paslufta në vend që të koregjonte të kaluarën, duke rrespektuar drejtësinë e demokracisë të kohrave të reja e moderne, ajo u befasua nga zhgënjimi, që u thellua për çdo ditë e më tepër. Konferenca e Rambujesë bëri sikur premtimet gjoja i harroi, por në fakt i zvarriti në mënyrë të qëllimëshmë, për tu paraprirë ditëve të sotme. Marrëveshja e Kumanovës, duke shkelur haptas e me vetëdije me të dy këmbët, Kartën e Kombeve të Bashkuara të nënshkruar më 26 Qershor 1945, Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut të miratuar nga Asambleja e Përgjithëshme e O.K.B.-ra me rezolutën 217A(III) të 10 dhjetorit 1948 dhe Aktin Final të Helsinkit të miratuar më 1 Gusht 1975, jo vetëm që nuk i ftoi përfaqësuesit e U.C.K.-ës e Q.P.K.-ës për të marr pjesë në diskutimet përkatëse, por hodhi hapa të mëtejshëm, për të mos i njohur ata si palë luftuese e fituese.
Pas futjes së forcave të NATO-s dhe instalimit të Administratës së O.K.B.-ra, u propagandua me të madhe, se po ecej nëpër rrugë të reja brënda demokracisë botërore, pa hequr dorë nga motoja e drejtimit të detyruar me dhunë, në përputhje me veton mesjetare të Këshillit të Sigurimit. Rrjedhat e ngjarjeve të njëpasnjëshme, të arritura deri në ditët e sotme, vërtetuan më së miri me argumente bindës, se kjo organizatë botërore me tri gërma të mëdha, nuk erdhi në këto vise Shqiptare, për të ndihmuar banorët e tyre etnikë, por për të krijuar një shtet tjetër, të quajtur Kosovë në kufi me të parin dhe për ti ndarë ata përfundimisht nga trungu i tyre rrjedhës, prej vëllezërve të tjerë Shqiptar. Emër i synuar nga një gjeneral Serb gjatë luftës së parë Botërore dhe politikë që e vazhdoi Kroati Tito gjatë viteve 50-60 të, duke joshur banorët e këtyre trevave me terma dogmatikë. Kasapi i marrë i merkatos politike Serbe Slobodan Millosheviçi, shpalosi më hapur tërbimin nacionalist Serb dhe në përvjetor të betejës së Fushë-Kosovës më 1989, i pagëzoi përfundimisht banorët e atyre trevave nga Shqiptarë në Kosovarë. Rruga e nisur nga Serbët drejt qëllimit të tyre ekspasionist dhe këmbëngulja në vazhdimësi e O.K.B.-ra deri në ditët e sotme, për krijimin e një shteti Kosovar të kushtëzuar, tregon dhe vërteton më së shumti, argumentat bindës për ekzistencën e përbashkët, jo vetëm të synimeve, por dhe të zbatimit të planeve hap pas hapi, për perspektivën e largët, atë të ruajtjes me fanatizëm të statukuosë versajane.
Lufta e Shqiptarve të trojeve etnike veri-lindore, nuk është vetëm kjo e këtyre kohërave moderne. Ajo është e herëshme sa dhe vetë qënia e tyre në këto troje etnike. Për të mos shkuar shumë larg realiteteve konkrete, historia e përbashkët e këtij kontinenti, në ballafaqim me zhvillimet e kohërave të shtetformimeve Evropiane, tregon se Shqiptarët ashtu si dhe popujt e tjerë të Ballkanit, nëpërmjet qeverisë së Lidhjes së Prizrenit, hodhën themelet e para për bashkimin e vendit të tyre, në një shtet të vetëm Shqiptar, brënda kufijve të tyre etnik arbëror. Por pazaret e kurdisura nga diplomat të shitur e të blerë brënda tregut politikë Evropian, mbytën me gjak, jo vetëm përfaqësinë e shtetit Shqiptar të dalë nga gjiri popullit të vet, por me ushtritë e tyre ata shkuan më larg dhe vranë e shkrumbuan me dhunë një komb të tërë, duke e copëtuar atë në pesë pjesë, rast ky i vetëm, unikal e i paparë si asnjëherë në historinë e zhvillimit njerzor.
Coptimi Londinez dhe më pas vendimi drejt varrit Versajan, nuk i mposhti Shqiptarët, por përkundrazi dhe pse të pushtuar nga fqinjët, ata u bashkuan më tepër se kurrë, për të ruajtur identitetin e tyre. Luftë pas lufte, ata i qëndruan besnik krahut të aleancave të mëdha, në mbrojtje të të drejtave njerzore, popujve e kombeve, si në Luftën e Parë, ashtu dhe në atë të Dytë Botërore. Por si njëra dhe tjetra, në përfudim të gjakderdhjeve, me traktatet përkatëse, jo vetëm që nuk ndreqën gabimet e së kaluarës, për zgjidhjen e problemit Shqiptar, por për më keq akoma, rreaksioni Evropian tentoi për të zhdukur përfundimisht nga harta gjeografike, Shqipërinë dhe popullin e sajë. Fati i mirë i këtij populli, që në rrjedhat e atyre politikave, u shfaqën ndjeshëm qëndrimet këmbngulse të SH.B.A.-ës dhe Shqiptarët gëzojnë të drejtën të njihen si shtet e si komb, në këto kohëra që jetojmë. Mbështetja Amerikane në mbrojtje të popullit Shqiptar, u duk më shumë se kurrë gjatë luftës së Kosovës, gjë e cila vërtetohet dhe nga vetë deklaratat e politikanve Evropian, nëpërmjet intervistave të ndryshme si ajo e dhënë nga Kryeministri Italian Massimo Dalema.
Por ajo luftë mbaroi dhe ashtu si pa u ndjerë, politika Evropiane duke manovruar nëpërmjet O.K.B.-ra e organizmave kontinentalë, jo vetëm që nuk hoqi dorë nga e kaluara e hidhur, por për habinë e të gjithëve, duke mbajtur mbi shpatulla vellon e bashkimit pseudo demokratik, propagandon për zhdukjen e kufijve brënda kontinentit, e në të njëjtën kohë, kur u cënohen interesat ideatorve të sajë, kufijtë mbyllen sipas orekseve nacionaliste, pa pyetur fare për ato vendime, të marra në rrugë e sipër nga Bashkësia Evropiane. Ndërsa, për Shqiptarët ndryshon puna, duke u kthyer medalja nga ana kundërtë. Sa herë që në sferat e politikës dalin në pah kërkesat e tyre, menjëherë si në rastin e Demokleut, shpata u vihet mbi kokë, duke pretenduar, se brënda Evropës nuk do të ketë kufij dhe për pasojë, nuk ka nevojë për të tilla pretendime. Derisa do të funksionojë një ide e tillë, përse nuk u thuhet haptas dhe atyre që kanë uzurpuar trojet Shqiptare, se duke u futur në Evropë edhe për ata është e njëjta ndodhi dhe nuk ka pse të indinjohen nga kërkesat këmbngulse të Shqiptarve.
Mirpo e keqja e gjithë kësaj veprimtarie diplomatike të mbrapështë, qëndron në vetë faktin, se janë po këta Evropianë ata që e thurën këtë lëmsh, duke e mbështjellë në mënyrë të vetëdijëshme, për ta patur gadishullin Ballkanik një lodër të kurdisur në duart e tyre, sa herë u nevojitet për të hapur konflikte. Janë po këta politikanë Serbë e Grekofil të po këtij kontinenti, që në ditët e sotme, nisur nga pretekse të qëllimëshme e antidemokratike, duke u sorollatur nëpërmjet zvaritjeve, që bien ndesh me vetë ligjet e dokumenteve bazë të O.K.B.-ra, po punojnë me këmbëngulje, për të çuar pa tjetër ujin drejt mullinjve të Beogradit e të Athinës. Shqiptarët e trevave etnike veriore, pritën duke shpresuar, por kur e panë se çfarë ju kurdis, u hodhën në mbrojtje të drejtave që u takojnë, në përputhje të plotë me ato kërkesa që përfshihen në dokumentat e miratuara nga kjo O.K.B.-ra, që kërkon ti ndajë përfudimisht nga toka Amë. Derdhën gjak në tre luftra të njëpasnjëshme në vitet 1999, 2000 dhe 2001, por aspiratat e tyre ngelën përsëri në kufijtë e së kaluarës. Ngjarjet pasuan njëra tjetrën dhe O.K.B.-ra e institucionet Evropiane, megjithse të instaluara në këto treva, bëjnë sikur nuk i shohin veprimet diversioniste që kryhen hapur dhe mbyllur nga Serbët në veri dhe Grekët në jug, duke akuzuar për të gjitha këto, vetëm Shqiptarët.
Si rrjedhojë e gjithë kësaj veprimtarie të ethëshme, të fqnjëve uzurpatorë dhe filiolëve Evropianë si mbështetës të tyre, në Prishtinë qytetin e gjakderdhjeve shumëvjeçare, lindi Lëvizja për Vetvendosje e Shqiptarëve, në krye të së cilës, është vënë trimi 28 vjeçar, ish pjestar i U.C.K.-ës dhe vuajtës i burgjeve Serbe Albin Kurti. Për shumë kohë, që nga krijimi i sajë, kjo Lëvizje për Vetvendosje e Shqiptarve, u zgjerua për ditë e më tepër dhe në luftë e sipër paqësore kërkon me këmngulje, që Shqiptarët të vendosin vetë për fatin që u takon, në përputhje të plotë me dokumentet bazë ekzistues në fuqi të O.K.B.-ra për të drejtat e njeriut, popujve dhe kombeve. Adminastrata e O.K.B-ra dhe organizmat Evropianë të instaluar në Prishtinë, po bëjnë ç‘është e mundur nëpërmjet dhunës, për të ndalur këtë Lëvizje të Shqiptarve dhe në protestën e fundit të sajë, burgosën drejtuesin e sajë Albin Kurtin. Ai nuk është një i vetëm. Pas tij qëndron një popull e një komb i tërë, sepse e drejta për vetvendosje u takon atyre dhe ajo është plotësisht legjitime. Po ku qëndron ky legjitimitet për të cilin këmbëngulin deri në vetmohim këta Shqiptarë aq të vendosur?



1-Në Kartën e Kombeve të Bashkuara

Ky dokument është nënshkruar më 26 Qershor 1945 në Sanfrançisko, në fund të punimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Organizatën ndërkombëtare dhe hyri në Fuqi më 24 Tetor 1945. Në vazhdimësi me kalimin e kohës, kësaj Karte i janë bërë shtesa e ndryshime, nëpërmjet amendamenteve të nevojshëm, me anën e të cilëve është pasuruar më tej, ligjëshmëria për të drejtat e kombeve e të popujve. Që nga kreu i pare i botimit Shqip, në të cilin përfshihen Qëllimet dhe Parimet, duke filluar që nga neni i parë i tijë, të bie në sy “ruajtja e paqes dhe siguria ndërkombëtare” në pikën e parë, kërkesë kjo që plotësohet më tej me “parimet e drejtësisë dhe të së drejtës ndërkombëtare” që përfshihen në pikën dy. Në vazhdim të trajtimit që u bëhen parimeve të kësaj Karte, në pikë tre të të nenit parë kërkohet, që “Të realizojmë bashkëpunimin ndërkombëtare, (për fusha të ndryshme), duke nxitur dhe përkrahur respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe dhe feje”. Shqiptarët e trevave etnike kanë qënë, janë dhe mbeten bsenik të këtyre parimeve bazë të miratuara nga të gjithë pjestarët e O.K.B.-ra. Ata edhe pse janë jështë truallit të shtetit Amë, kanë plotësisht të drejta njëlloj si dhe të gjithë popujt e tjerë, për të gëzuar të liritë e tyre njerzore. Përse O.K.B.-ra dhe Evropa, jua mohon këto të drejta, kur ato janë sanksionuar me gjakun e derdhur nga të gjithë popujt e botës?
Shtjellimi i kritereve dhe parimeve të kësaj karte, brënda sajë trajton njëri pas tjetrit probleme të ndryshme që shqetësojnë njerzit, popujt dhe kombet. Në një nga këta kapituj dhe pikërisht në kreun e VII-të, duke filluar që nga neni 39 e deri në nenin 54 në botimin Shqip, bëhet fjalë dhe flitet “për parandalimin e rreziqeve që keqësojnë gjëndjen” në rajone të ndryshme të Botës. Është O.K.B.-ra, ajo që nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të sajë, vendos për të rregulluar e normalizuar gjendjen për konfliktet e lindura. Kështu u vendos dhe për Shqiptarët e trevave etnike veriore, gjatë tri luftrave të tyre të fundit, ku politikan ogurzij brenda dhe jashtë O.K.B.-ra, i quajnë thjesht Kosovar, vetëm e vetëm, që ata të trajtohen si pjesë e perandorisë Serbo-Sllave e jo si Shqiptar.
Zbërthimet që bëhen në këto nene të këtij kapitulli, parashohin “inisiativa për zgjidhjen e mosmarrveshjve, për të vepruar në çdo moment, për ruajtjen apo rivendosjen e paqes”. Sipas këtij parimi të shtruar, për vetë rrugën e zgjidhjes, janë dhënë mendime të arsyetuara dhe plotësisht të bindëshme nga vetë antarët e O.K.B.-ra brënda kësaj Karte. Në brëndësi të tyre, reflektohen forma e mënyra të ndryshme, për gjetjen e rrugëve, gjatë zgjidhjes së mosmarrveshjeve dhe konflikteve luftarak, duke synuar shuarjen e tyre përfundimtare.
Përputhur me parimet e kësaj Karte të O.K.B.-ra, u krye dhe ndërhyrja e forcave të NATO-s në trojet etnike veriore Shqiptare, por veprimi i kryer nga ana e tyre, jo vetëm që nuk justifikoi qëllimin dhe objektivat e saj, përkundrazi ky organizëm kryesor botëror, në vënd që të ndreqte gabimet e së kaluarës dhe ti kërkonte ndjesë popullit Shqiptar për vuajtjet që i ishin shkaktuar, ata e thelluan më tej genocidin politik, tashmë duke vendosur, për ta ndarë atë përfundimisht nëpërmjet krijimit të minishteteve
Karta e Kombeve të Bashkuara duke trajtuar parimet bazë të sajë, në vazhdimësi të zbërthimeve të mëtejshme, për mbarëvajtjen e punëve dhe krijimin e kushteve të stabilitetit, në kreun e IX-të, që nga neni 55 deri tek neni 60 krijon hapësira të nevojëshme “për të siguruar dhe mbështetur rrespektimin e parimit të barazisë të të drejtave dhe vetvendosjes së popujve”, ku nëpërmjet ecurisë dhe zhvillimit të shoqërisë njerzore, garanton “ respektimin e përgjithshëm dhe efektiv të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij”.
Lidhur me zbatimin e këtyre kërkesave, antarët e O.K.B.-ra në thellësi të kësaj Karte nga neni 61 e deri në nenin 73 kanë paraparë detyrat për “marrjen e përgjegjësisë nën administrim për teritoret jo autonome”, si është rasti konkret i Kosovës, ku “ata e pranojnë si një detyrë të shenjtë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullsinë përkatëse, duke marrë parasysh aspiratat e sajë politike, ekonomike dhe shoqërore”. Mirpo e vërteta e deritanishme në Kosovën e pas luftës qëndron ndryshe. Populli i sajë edhe pse i gëzon të drejtat e njëjta të kësaj karte, si dhe gjithë popujt e tjerë të mbarë botës, ai në praktikë deri tani nuk ka përfituar asgjë, nga ato të drejta legjitime që i takojnë.
Kreu i XII dhe XIII i kësaj Karte, nëpërmjet neneve përkatës 75 deri tek 91, parashikojnë sistemin dhe këshillin e kujdestarisë për teritoret që vihen nën këtë sistem, ku krahas “forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare” kërkohet “përkrahja për përparimin politik, ekonomik, shoqëror dhe arsimor të banorve nën kujdestsri, drejt vetqeverisjes duke shprehur lirisht aspiratat e tyre”. Në vazhdimësi të zbërthimit të nenit 76 gërma C të kësaj Karte, për zbatimin e kërkesave të sitemit të kujdestarisë, theksohet që këshilli duhet “të përkrahë dhe mbështesë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe e feje”. Po për Shqiptarët pse veprohet ndryshe? Përse aspiratat e tyre trajtohen jashtë kritereve të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tijë?
Kësaj Karte të O.K.B.-ra i është bashkëngjitur statuti i gjykatës ndërkombëtare, i cili përfshin dispozita të atilla, që shtrihen nga neni 1 i tijë e deri tek ai me numër 69, ku thellësisht trajtohen organizimi i gjykatës, kompetencat e sajë, proçedurat, mendimet këshillimore dhe amendamentet përkatëse rregulluese, për rastet kur lind nevoja për ndryshime esenciale. Me të drejtën legjitime të vëndosur nga kjo Kartë, ky organ i drejtësisë ndërkombëtare, deri në ditët e sotme, ka ezauruar dhe vazhdon të trajtojë probleme, që përfshihen juridikisht brënda këtij dokumenti bazë të O.K.B.-ra. Mbi këtë të drejtë legjitime u gjykua Millosheviçi dhe vazhdojnë të gjykohen bashkëpuntorët e tjerë të tijë. Përse kjo gjykatë ndërkombëtare merret me këto çështje dytësore dhe në mënyrë të vullnetëshme lë mënjane dhe harron të trajtojë problemin themelor dhe primar, atë të genocidit politik të zbatuar ndaj Shqiptarve nga Evropa më 1913, e që vazhdon të mbështetet nga O.K.B.-ra dhe Evropa edhe në ditët e sotme ?


2- Në Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut

Kjo deklaratë është miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara me rezolutën e sajë 217A(III) të 10 Dhjetorit 1948. Që në hyrje të sajë në botimin Shqip, vihet theksi për dinjitetin që u përket antarve të familjes njerzore, ku njohja e të drejtave të tyre të barabarta e të patjetërsueshme, përbën themelin e lirisë, të drejtësisë e të paqes në botë. Asambleja e Kombeve të bashkuara në zbërthim të problemit themelor të saj, e “shpall këtë Deklaratë Universale për të drejtat e njeriut, si idealin e përbashkët të të gjithë popujve e kombeve”. Duke u nisur që nga neni 1 dhe deri në atë të 30 i kësaj deklarate, çdo njeri që e lexon, bindet plotësisht për ato çka shkruhen e trajtohen në këtë dokument, ku theksi vihet se janë baza e shoqërisë njerzore për të sotmen e për të adhmen.
Që nga fillimi i zbërthimeve të sajë, Deklarata thekson se “Të gjitha qëniet njerzore lindin të lira e të barabarta” dhe se “secili mund të gëzojë të gjitha të drejtat e liritë e shpallura në këtë deklaratë”. Më tej, po për këtë kërkesë neni 3 përcakton se “çdo individ ka të drejtën e jetës, të lirisë dhe të sigurisë së personit të vet”. Në nenet në vazhdim, trajtohen të drejtat për të mos ju nënshtruar torturave, për tu njohur si person juridik dhe qënien të barabartë para ligjit. Sipas kësaj deklarate “askush nuk mund të arrestohet, të burgoset as të dëbohet në mënyrë arbitrare”. Realiteti i deritanishëm në Kosovë tregon për të kundërtën. Dhe jo vetëm atje, por dhe në rajonin e Luginës së Preshevës, në trojet etnike Shqiptare të uzurpuara padrejtësiht nga shteti fantazmë i bullgarofolsve sllave, në shtetin e barbarëve të kamufluar të Malit të Zi dhe për më keq akoma në trojet etnike të Shqipërisë së Jugut, që mbahen peng nga qeveria ortodokse Greke.
Deklarata Universale për të drejta e njeriut, në brëndësinë e vetë, që nga neni 11 e në vazhdim, thekson se çdo individ gëzon të drejtat e tij për të “qarkulluar lirisht”, “për tu larguar nga çdo vend, përfshi vendin e tijë” dhe se i jepet e drejta “për të dryshuar shtetësinë”. Më poshtë, në vijim të kësaj deklarate parashihet “e drejta e lirisë së mendimit” dhe “të shprehurit e tijë në pavarësi nga kufijtë”. Në vazhdimësi të këtij dokumenti, trajtohet “e drejta e pronës dhe e punës”, “e drejta për një rrogë të barabartë për punë të barabartë”, “ e drejta e arsimimit”, “e drejta e mbrojtjes të interesave morale e materiale” dhe të tjera kërkesa, të cilat në përballje me zhvillimet aktuale në trojet etnike Shqiptare, nxjerin në pah fakte e argumenteqë bindës për moszbatimin e tyre. Shtrohet pyetja përse O.K.B.-ra qëndron mospërfillëse ndaj moszbatimit të këtyre kritereve dhe për më tepër në ato troje shqiptare, ku ajo ushtron të drejtën e kujdestarisë? Përse lihet të veprojë si të dojë Greqia me tokat e Shqiptarve, në një kohë kur dihet, që ajo është pjesë e Evropës së Bashkuar dhe e Aleancës Atlantike? Përse u krijua Shteti Maqedon me toka Shqiptare, në një kohë kur dihet, që ato toka me shpërbërjen e federatës i duheshin kthyer Shqipërisë, sepse Maqedonia në traktatin e Londrës nuk ka ekzistuar as në letër?



3-Në Aktin Final të Helsinkit

Akti Final i Helsinkit është dokument i miratuar prej Konferencës mbi Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE) dhe ka marrë miratimin prej këtej më 1 gusht 1975. Ky akt politik edhe pse përmban brenda vetvetes probleme që bien ndësh me ecurinë biologjike dhe vullnetet qiellore, për vetë kohën që jetojmë, mund të quhet dokumenti më i përparuar teorik, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti dhe popujve e kombeve në tërësi. Brëndësia e këtij akti, përmban në vetvehte të gjitha proçedurat e shtruara në kartën e Kombeve të Bashkuara, të nënshkruar më 26 qershor 1945 në San Françisko dhe ato të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e O.K.B.-ra me rezolutën 217A(III)të 10 dhjetorit 1948. Veçoria e përmbajtjes së këtij Akti, qëndron në faktin, se problemet që parashtrohen nga ai, janë trajtuar e zbërthyer në përshtatje me zhvillimet dhe ecurinë e shoqërisë njerzore në kohëra të reja e moderne.
Kjo qartësohet që nga hapi i parë i hedhur prej tij, ku shtetet pjesmarrse, të nisura nga qëllimi i mirë, shprehin mendimin, për të bërë përpjekjet për përmisimin e marrëdhënjeve të ndërsjellta, në mënyrë që popujt të jetojnë në paqe të vërtetetë e të qëndrueshme. Në vazhdim të zbërthimeve të këtij Akti, vihet theksi “për moskërcënimin e mospërdorimin e forcës”, ku si rrjedhojë shtetet pjesmarrëse, duhet të bëjnë të pamundurën, që t’u shmangen këtyre veprimeve, sepse sipas këtij dokumenti, ekziston “paprekshmëria e kufijve” e sidomos kur fjala vjen për Evropën, e cila pasi shkatërroi Shqipërinë dhe Shqiptarët, në këtë kartë përgatit gijotinën, sa herë ata kërkojnë të drejtat e tyre, për t’u bashkuar me trungun Amëtar.
Duke zbërthyer parimet, që rregullojnë marrëdhënjet midis shteteve pjesmarrëse, ky Akt politik ripohon qëllimin e njëjtë me atë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, “për barazi sovrane dhe rrespektim të të drejtave thelbësore të sovranitetit”, duke rekomanduar “se kufijtë mund të ndryshohen në rrugë paqësore”, në një kohë kur dihet dhe argumentohet nga shumë fakte e argumente historik, se për të prishur kufijtë e Shqiptarve u dhunua dhe u mbulua me gjak një popull i tërë dhe qeveria e tijë e dalë nga lidhja e Prizrenit. Dukë shtjelluar problemet shqetësuese të kontinentit të vjetër e të ri Evropian, hartuesit e këtij Akti, me të drejtë e vënë theksin, te “mosndërhyrja në punët e brëndëshme, nga shtetet ppjesmarrëse, të drejtë ose të tërthortë, kundër një populli tjetër, në pavarësi të cilado rrethane, sepse duke kryer një vepër të tillë, preket sovraniteti i atij populli e shteti pjestar”. Po me Shqipërinë dhe Shqiptarët, përse veprovet ndryshe nga ato që shkruhen në këtë Akt politik dhe Dokumentet e tjera bazë të O.K.B.-ra? Mos vallë popujt e tjerë të Evropës dhe të Botës cilësohen si të nënës e Shqiptarët të njerkës? Ndryshe nuk ka si kuptohet qëndrimi i O.K.B.-ra dhe i Evropës brënda sajë, në mos zbatimin e vullnetit të një populli për të vetvendosur, se çfarë duhet të bëjë ai vetë për fatin e tijë të mëtejshëm.
Trajtimi i problemeve të mëtëjshme në këtë Akt bëhet më i qartë në pikën e VII-të, ku këmbëngulet me të drejtë, që “shtetet pjesmarrëse do të rrespektojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tijë, duke përfshirë lirinë e mendimit, fesë ose besimit për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe e feje”. Kjo kërkesë thellohet më tej në paragrafët e mëposhtëm të këtij Akti ku theksohet se, “Shtetet do të përkrahin dhe të nxisin ushtrimin efektiv të lirive e të drejtave civile, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e të tjera, që lidhen me dinjitetin e personit dhe që janë thelbësore për zhvillimin e tij të lirë e tërësor”. Këto kërkesa legjitime, janë të qarta e të besueshme praktikisht për të gjithë popujt e mbarë botës, ndërsa për Shqiptarët e trojeve etnike kombëtare, ato kanë ngelur vetëm në letër dhe me plot gojën mund të thuhet, se dhe teorikisht atyre u janë mohuar.
Është për të ardhur keq, por duhet thënë ashtu si është e vërteta e këtij realiteti të hidhur, i këtyre kohrave demokratike e moderne, për të cilat pretendohet nga Bashkësia e re Evropiane brënda dhe jashtë O.K.B.-ra. Kreu i VIII-të i këtij Akti Madhor, rradhit brënda vetes që në titullimin e tijë, “Barazinë e të drejtave të popujve dhe të drejtën e tyre për vetvëndosje”, parim ky kryesor e shumë i rëndësishëm, për ndërtimin e themeleve të një demokracie të vërtetë botërore. Nisur nga kërkesat e këtij parimi të barazisë së popujve, në paragrafin e dytë të këtij kreu thuhet se, “të gjithë popujt, kanë gjithmonë të drejtën, të vendosin në liri të plotë, kur të duan e si të duan, për statusin e tyre politik të brëndëshëm e të jashtëm, pa ndërhyrje nga jashtë dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor”. Ballafaqimi konkret me atë që shkruhet dhe veprimet reale të ndodhura në Kosovën e pas luftës dhe trojet e tjera etnike Shqiptare, paraqet në vetvete paradokse qesharake në publikun Shqiptar dhe atë ndërkombëtar, për veprimet që kryen O.K.B.-ra dhe Evropa brënda sajë, për zbatimin e parimit kryesor të këtij Akti Madhor, duke caktuar një farë Mahtisari si dado politike për të vendosur mbi fatin e Shqiptarve të trojeve etnike veriore, në një kohë kur brënda këtij Akti, është shkruar qartë e zeza mbi të bardhë dhe pastërtia e atij parimi reflekton si vetë drita e diellit që na jep jetë.
Gjatë vazhdimësisë së vet për trajtimin e zbërthimin e kërkesave jetike e kryesore, Akti Final i Helsinkit nëpëmjet paragrafëve të kapitujve pasardhës, paraqet dhe trajton bashkëpunimin midis shteteve, plotësimin me vullnet të mirë të detyrimeve të marra, zgjerimin e marrëdhënjeve të ndërsjellta midis shteteve pjesmarrëse, zhvillimin e bashkëpunimit rreciprok midis tyre dhe të tjera çështje problematike ndihmëse, në funksion të parimeve e kritereve bazë të këtij Akti Themeltar. Për shtjellimin dhe formulimin e idesë kryesore të përmbajtjes së vetë Akti Final i Helsinkit porosit që “Shtetet pjesmarrëse, të shprehin vendosmërinë e tyre, për të rrespekruar e zbatuar tërësisht këto parime, ashtu si janë përcaktuar në deklaratë, me të gjitha aspektet e tyre të ndërsjellta dhe në bashkëpunim midis tyre, me qëllim që çdo populli e shteti pjesmarrës, ti sigurohen përfitimet që burojnë prej respektimit e zbatimit të këtyre parimeve nga të gjithë”. Lind pyetja, përse shtetet pjesmarrëse të këtij Akti Final, që kanë shprehur vendosmërinë e tyre, për respektuar e zbatuar tërësisht këto parime, në rastin konkret të Shqiptarve, jo vetëm që u kundërvihen këtyre parimeve, por për më keq të tyre, arrijnë deri atje, sa në shumicën e rasteve ata po i shkelin me këmbë këto kërkesa të tyre?



4- Në mbështetjen e politikanëve dhe analistëve më të spikatur në botë

Problemet e pa zgjidhura e të ngelura pezull të Shqiptarve, duke filluar që nga fillimet e shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, janë bërë burim e objekt diskutimesh në kancelaritë perëndimore, për politikanët e tyre dhe analistët e fushave të ndryshme. Këto, jo për rrjedhojë e pasojë të Shqiptarve, por nga që në gadishullin “e zjarrtë”, për vetë epitetin e vënë qëllimisht, nga ata që e kanë lënë në gjëndje të tillë, Shqiptarët janë quajtur dhe vazhdojnë të etiketohen si zjarrvënës të Ballkanit. Zanafilla e të gjitha këtyre enigmave, rrjedh nga padrejtësia e ndodhur në Londër më 1913, ku Shqipërinë dhe Shqiptarët, pa pyetur për dëshirat dhe aspiratat e tyre, i copëtuan në pesë pjesë, duke ushtruar dhunë dhe gjakderdhje masive. Historia e këtyre ngjarjeve është shumë e hidhur, por për më tepër, ajo është mjaft e njohur dhe aktuale, sepse përpjekjet e vazhdushme të Shqiptarve për liri e bashkim kombëtar, jo vetëm që nuk u ndalën, por në të kundërtë, ato mbetën të gjalla deri në ditët e sotme, nisur nga shpresa e dëshira e mirë për vetvendosje dhe realizimin përfundimtar të aspiratave mbarë kombëtare.
Cilido, ka të drejtë, të diskutojë e të pyesë, “përse duhet kthyer koka pas”, por është në të mirë të paqes e stabilitetit në botë, kontinent e gadishullin e trazuar në veçanti, që problemet e një populli dhe kombi të shumëvuajtur të keqinterprentohen, në një kohë kur historia, nëpërmjet dokumenteve arshivor, jep argumente dhe vërteton me fakte reale e konkrete, atë që ka ndodhur pas kuintave politike, të marrëveshjeve e traktateve, duke filluar nga ai famëkeq i Londrës më 1913, i Versajës më 1921, i Parisit më 1946 dhe së fundi i marrëveshjes së Rambujes të Parisit më 1999.
Dihet nga të gjithë se çfarë ndodhi më 1913, si u copëtua dhe u nxuar në ankad më shumë se gjysma e Shqipërisë, kush humbi dhe kush përfitoi nga ky traktat ogurzi dhe si u formua Mali i Zi, u zmadhuan Serbia-Sllavia dhe Greqia, me toka Shqiptare të uzurpuara padrejtësisht me dhune e gjakderdhje masive. Se si u hartua e zbatua ky traktat, historia përmban në vetvete detaje e hollësira, të cilat flasin në favor të Shqiptarëve. Kështu, nisur nga debatet e zhvilluara gjatë marrjes të vendimeve në konferencë, ka fakte dhe argumente bindëse, të cilat flasin dhe tregojnë realitete, “se përse hezitoi Lordi Anglez Eduard Grej për firmosjen e këtij traktati, çfarë la ai të kuptohet për rregullimin e këtyre padrejtësive në të ardhmen dhe sa kohë u la në dispozicion për ratifikimin e tijë”. Duke shkuar më tej, njerës të brëndshëm të atyre analeve historike, duke i vrarë ndërgjegjia për atë krim politik që është kryer në dëm të Shqiptarve, kanë filluar të pëshpërisin nën gjuhë “se me kalimin e 99 viteve këto toka duhet ti kthehen Shqipërisë”. Nuk mund të thuhet se koha ka ikur, sepse ajo po afrohet. Atëhere përse nuk hapen arshivat e Londrës, Stambollit, Vatikanit dhe të SH.B.A-ës dhe në përputhje me realitetet përkatëse, të ndreqet e kaluara dhe ti kërkohet ndjesë njëherë e përgjithmonë popullit Shqiptar?
Nga Lufta e Parë Botëror, popujt ruajnë akoma në kujtesën e tyre freskinë e krimeve makabre që u kryen ndaj Shqiptarve nga Serbia, Greqia, Mali i Zi, Italia dhe Bullgarët me synimin e vetëm e të qëllimshëm, zhdukjen nga harta e Ballkanit të Shqipërisë dhe popullit të sajë. Megjithatë Shqiptarët, duke i qëndruar besnik realitetve historike, në këtë përleshje botërore u rreshtuan në krah të forcave përparimtare dhe ashtu si ishin, në konsolidim e sipër të shtetit, vazhduan të kërkojnë të drejtat e tyre. Por në traktatin e Versajës, politika Evropiane, duke mbështetur orekset ekspasioniste të fqinjëve tanë lakmimtar, shkoi më tej dhe hodhi në tavolinën politike të atij traktati, shkatërrimin përfundimtar të Kombit Shqiptar. Falë qëndrimit të prerë e të vendosur të SH.B.A.-ës e presidentit të tyre Uillson dhe populli Shqiptar gëzon të drejtën e tij, për të vazhduar ekzistencën e vet të mëtejshme, krah për krah popujve të tjerë në botë, në kufijtë e Londrës.
Por dhe pse Lufta e Parë Botërore mbaroi, e për atë u morën vendime me dhe pa interesa për Shqiptarët, ajo u mbars shumë shpejt e në kontinentin vjetër, u shfaq murtaja nazifashiste, duke sjellë Luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët këtë herë, nuk qëndruan duarlidhur, por rrëmbyen armët dhe u rreshtuan në krah të Aleatëve, në luftë të ashpër e të pandërprerë, për çlirimin e vendit të tyre dhe asgjësimin focave nazifashiste. Edhe mbas kësaj gjakderdhjeje të madhe, u tentua përsëri nga Athina, për copëtimin e mëtejshëm të tokave Shqiptare, por ata ngelën përsëri në kufijt e së kaluarës, duke u mbrojtur përsëri nga SH.B.A.-ës e presidenti i tyre. Paqja shumë e dëshëruar nga mbarë popujt e rruzullit tokësor, u shoqërua me luftën e ftohtë dhe Shqiptarët nëpërmjet kësaj të fundit, duke manovruar midis vorbullave të reja të politikës ekspasioniste serbo-sllave e greke, nuk u pajtuan me propagandat përkatëse të fqinjëve në veri, lindje e në jug, por në vazhdimësi, duke i qëndruar besnik kërkesave për vetvendosje, arritën deri në ditët e luftrave të fundit në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe asaj në trojet amëtare të uzurpuara padrejtësisht, nga Bullgarofolsit e vetquajtur Maqedon.
Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, dy kampet e qëna përballë njëri tjetrit, ndalënn garën e armatimeve dhe në përputhje të plotë me interesat e një politike të re e demokratike, pushoi së qëni sistemi socialist i shumë enigmave dhe fitoi plotësisht e përfundimisht teoria e zhvillimit kapitalist, ku të panjohurat konkurente, në luftë me njëra tjetrën, i japin përparësi zhvillimit kapital për të gjitha fushat, në përputhje të plotë me kërkesë-ofertat që parashtron shoqëria njerzore, gjatë ecurisë së mëtejshme të jetës së vet. Dy përfaqësuesit kryesorë të kampeve respektiv, Xhorxh Bush e Mikail Gorbaçov shtërnguan duart dhe popujt u çliruan nga ankthet e së kaluarës.
Ra muri i Berlinit dhe Gjermanët e ndarë artificialisht, u gdhinë një ditë të bukur të përqafuar e të përmalluar me njëri tjetrin. Ish Bashkimi Sovjetik u kthye në Rusi, por jo në atë cariste. Sllovakët dhe çekët u ndanë si vëllezër, ashtu si ishin bashkuar, pa pretendime për njëri tjetrin. Ish Jugosllavia, u shpërbë nëpërmjet gjakderdhjes të imponuar nga Serbët e rinj e të vjetër. Në fillim Sllovenia, e ndihmuar paksa nga fqinjët perëndimorë. Më pas Kroacia, në luftë të rreptë me Serbët, për të njëjtat qëllime në dëm të Boshnjakve u veçuan, duke krijuar Kroacinë e re, të andruar sa në të majtë e të djathtën e sajë. Për çudinë e të gjithëve dhe pa u ndjerë fare, u shkëput Republika e Maqedonisë, një shtet i paqënë dhe i sajuar me tokat e Shqiptarve, duke i vënë një ” Ish” përpara, në dallim nga e kaluara e errët e krijimit të sajë.
Popujt, jo vetëm në Ballkan, Evropë dhe në botë, janë të vetëdijshëm, për ato që kanë ndodhur me Shqipërinë dhe Shqiptarët, që nga viti 1913 e në vazhdim, ku eksperimentimet nëpërmjet lojrave politike, vazhdojne të pasurojnë perandorinë e nënkuptuar Sllave, duke krijuar mimishtete fantazmë e të paqënë. U theksua më lart, se u shpërbë Jugosllavia në luftë e sipër dhe çdo popull u identifikua në kufijt e vet të mëparshëm para Londrës dhe Versajes. Në këto dy qytete u hap varri për Shqiptarët dhe u mbars një ish mbretëri Jugosllave, që më vonë u kthye në Federatë Socialiste. Ajo bashkësi Serbo-Sllave, u shpërbë dhe për pasojë tokat që ju ja aneksuat Ish R. Maqedonisë, duheshin kthyer patjetër Shqipërisë, sepse në Londër dhe Versaje, jo vetëm që nuk ka ekzistuar ky lloj shteti, por përkundrazi nuk njihej as emëri Maqedoni. A nuk është një genocid i ri politik, ky veprim i kryer nga O.K.B-ra e Evropa, në këto kohëra te reja e demokratike që ju pretendohen? Për çdo njeri që ka arsye të shëndoshë, ky veprim nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësi e krimit të mëparshëm politik, tani më i rëndë se ata të parët, të Londrës e Versajes. Është një turp i math, i cili duhet të shkruhet me gërma të mëdha e kapitale në qëndër të qyteteve, ku janë instaluar selitë përkatëse të O.K.B.-ra dhe Bashkësisë Evropiane, në mënyrë që popujt e botës, të njohin më mirë dhe nga afër, kurthet e mëtejshme për ndarjen e coptimin e Shqiptarve.
Lufta e zhvilluar në Kosovë në fundin e shekullit të kaluar, solli ndryshime të reja në hartën e Ballkanit. Bota përparimtare me në krye Sh.B.A.-ës dhe Anglinë, nisur nga një mandat i O.K.B.-ra, ndërhynë me sulme ajrore kundër Jugosllavisë së atëhershme dhe i thanë ndal nacionalizmit të tërbuar Serb, të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi. Politika, duke u përballur me realitete të reja, në mënyrë graduale dhe indirekt, nisi ndryshimin e kursit të drejtimit. Filloi të fryjë era e re demokratike dhe në mbrojtje të Shqiptarëve u hodhën me rradhë Bill Klinnton e Madelen Ollbrajt të SH.B.A.-ës dhe Toni Bler i Britanisë së Madhe. Nga pas tyre u radhitën si me mundim përfaqësues të Gjermanisë, Turqisë, Francës, Italisë e të vendeve të tjerë, të cilëve nuk u njihej pozicionimi i tyre i qartë e i saktë që mbanin. Përfaqësues të O.K.B.-ra, Evropës së Bashkuar, të N.A.T.O.-s, dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, filluan mbështetjen dhe nuk kursyen ndihmat, për tu lehtësuar vuajtjet Shqiptarve në Kosovë.
U.C.K.-ës nën mbështetjen e fuqishme të Aleancës Atlantike, realizoi qëllimin e saj të afërt strategjik, largimin përfundimtar të Forcave të Armatosura Serbe nga krejt Kosova. Paslufta solli një administratë të O.K.B.-ra dhe instalimin e një force paqëruejtëse, për të siguruar e garantuar të ardhmen. Liria dhe paqja e premtuar, u zëvëndësuan nga zhgënjimi marramendës. Në vënd, që tu lihej dorë e lirë dhe të ndihmoheshin, ata që u gjakosën në luftë për liri e bashkim kombëtar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre, ndodhi e kundërta, zgjidhja u zgjat e po stërgjatet nëpërmjet një Mahtisari të çuditshëm, i cili gjatë kohës së luftës, kur Shqiptarët e Kosovës vriteshin duke u masakruar nga Serbët, ai u përqafua i malluar me Millosheviçin dhe gati sa nuk ra nga karikja, në momentin kur ky i fundit pranoi propozimet e N.A.T.O.-s për tërheqjen e forvave Serbe nga Kosova. A është ai Mahtisar apo ndonjë tjetër, Shqiptarët janë plotësisht të sigurtë, se është po ai, që në këto kohra, po synon të laurohet me çmimin Nobel për paqe, duke e ndërtuar lumturinë e vet mbi fatkeqësinë e popullit dhe kombit Shqiptar.
Në analizë të gjitha këtyre qëndrimeve, duhet thënë se Shqiptarët nuk janë vetëm. Ata kanë miq e dashamirës të shumtë në të gjithë botën, duke filluar që nga kongresmenët Amerikanë Tom Lantosh e Xho Diogardi, e deri tek Akademiku Anglez Neol Malcolm, analistët Martin Uoker e Bugajski, Profesor Joseph Marko, Gazetari Matthias Rug etj, të cilët duke folur hapur në medjat vizive e të shtypit, i kanë treguar mbarë botës, se cila është rruga më e arsyeshme, për zgjidhjen përfundimtare për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Për të qënë realistë ndaj të gjitha këtyre deklarimeve, po i ilustrojmë këto, me disa mendime të shfaqura nga historiani Britanik Dr. Neol MALCOLM, gjatë një interviste ekskluzive, të dhënë prej tijë, në fillim të vitit 2004.
Ai nuk ka shpresa për të pritur zgjidhje nga Evropa dhe për këtë ai deklarohet “se ajo nuk është një shtet me qeveri, por një komision masiv i shteteve, gjysëm të paralizuar nga mospajtimet e brëndëshme. Evropianët më shumë krijojnë paraliza se sa hapin rrugë. ” Dhe duke orjentuar zgjidhjen, ai shpjegon se, “Fuqia e vetme, e cila kohë pas kohe i ka shtyrë proçeset përpara, janë SH.B.A.-ës.” Kështu është vepruar dhe në kohën e luftës. SH.B.A.-ës u bënë promotori i të gjitha nismave politike e veprimeve konkrete ushtarake. Këtë e pranon me fjalët e tij, vetë ish kryeministri Italian i atyre viteve Massimo D’Alema, i cili për zgjidhjen e krizës gjatë luftës së Kosovës, pohon në një intervistë të tij se, “Ishin vetëm SH.B.A.-ës, ata që e kërkonin zgjidhjen e krizës nëpërmjet Kosovarve dhe U.ç.K.-ës, ndërsa Evropa, përkundrazi, deri në fund e kërkoi zgjidhjen, përmes Beogradit në marrëveshje me Serbët.” Në vazhdim të shtjellimit të këtij qëndrimi, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin, çfarë kërkon Evropa tani pas lufte në Kosovë apo për të hapur varre masiv të padukshëm së bashku me Serbët?
Por, ajo që është shumë e rëndësihme dhe ja vlen të theksohet, është mendimi i arsyeshëm i dhënë nga Dr. Neol Malcolm në vazhdim të intervistës së tij, lidhur me termin e fabrikuar nga Serbët të “Shqipërisë së Madhe”. Ai në mënyrë të prerë deklaron, se “ frika nga Shqipëria e Madhe stimulohet nga lobistët Serbë, të cilët vazhdojnë të propagandojnë rreziqet e sajë, për të mbrojtor Serbinë e madhe.” Akademikut Anglez, në vazhdim të pyetjeve të mëtejshme, i shtrohet alternativa, se nëse realizohet bashkimi i Shqipërisë, a mund të ishte kjo një kërcënim për Ballkanin? Përgjigja e tijë ishte: ”Jo. Unë mendoj që Shqipëria etnike, nuk do të ishte rrezik për askënd.” Ai, duke vazhduar më tej, në përgjigjet që u jep gazetarve, lidhur me bashkimin e Shqiptarve, thekson, se “Përgjigja ime është se këtu nuk ka asnjë problem. Rasti i bashkimit të Shqiptarve në një shtet, nuk mund të refuzohet as në bazë ligjore.” Atëhere përse pengohen Shqiptarët gjatë rrugës për realizimin e aspiratave të tyre? A kërkon më shumë se kaq, Lëvizja për Vetvendosje në Prishtinë dhe drejtuesi i sajë Albin Kurti ? Po të pyetej Akademiku Anglez për gjëndje e krijuar në Kosovë, ai pa tjetër, që për kohën në të cilën ne jetojmë, do të buzëqeshte dhe ndoshta do të na përgjigjej me fjalët e Luigjit të XIV-të se “Mbreti, ligji, populli dhe Franca jam unë.” Ndryshe, nuk ka si kuptohet politika genocidale, që vazhdon të zbatohet ndaj Shqiptarëve, në këto kohëra të reja e demokratike. Ka ardhur koha tu thuhet NDAL njëherë e përgjithmonë matrapazve politik Evropianë . Këtë po bën dhe Albin Kurti me Lëvizjen për Vetvendosje. E ndihmuat këtë popull në luftë për çlirimin nga zgjedha kolonialiste Serbe, ndihmojeni dhe tani për realizimin e aspiratave të tijë. Rishikoni dhe korigjoni të kalurën, sepse duke kryer këto veprime, nuk i bëni nder vetëm Shqiptarve, por më tepër vetvetes. Duke pastruar ndërgjegjen tuaj, do të bëheni më të besueshëm në opinionin publik ndërkombëtar. Kur të merrni vendime, kthejeni njëherë tehun e thikës nga vetja juaj dhe atëhere do të shihni realitetin e hidhur por të vërtetë në sy.

Spiro Butka
Ish oficer i armates shqiptare
Ish eprore i UÇK_së , dhe ish eprorë i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të TMK_së

Keine Kommentare: