Dienstag, 22. Mai 2007

A po genjen Kryeministri

zt.Kryeminister, 'Pavaresia' ne Maj apo ne Qershor ? May 21, '07 7:12 PM
for everyone
A po genjen kryemnistri Çeku?
Po?
Jo?
Ai do te na genjej edhe me shume?
Nuk e di?






Deklaratat dhe premtimet e liderëve tanë tashmë kanë filluar të mos zgjasin as një muaj. Kryeministri Agim Çeku, si duket, ka harruar që para saktësisht tri javëve ka deklaruar se pavarësia do të mund të shpallet në fund të majit, ndërkohë i ka deklaruar një mediumi francez se pavarësia do të arrihet në qershor. Ai, megjithatë, vlerësoi se nuk do të veprohet njëanshëm, por, sipas tij, paraprakisht do të merret pajtimi i SHBA-së, BE-së dhe OKB-së. Çeku komentoi edhe situatën nëse Rusia përdor veton në KS të OKB-së për rezolutën e re për Kosovën: “Nëse Rusia vendos veton në KS të OKB-së, Kosova nuk do ta shpallë pavarësinë pa pajtimin e SHBA-së, BE-së dhe OKB-së”.

Çeku, në intervistën dhënë gazetës franceze “Journal du Dimanche”, ka thënë se “gjithçka është gati për sjelljen e një rezolute në KS të OKB-së, të sponsorizuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për njohjen e pavarësisë së Kosovës në qershor”. Mirëpo, mediumi për të cilin ka folur ai, ia ka rikujtuar deklaratën atij kur ka thënë se pavarësia e Kosovës do të arrijë në fund të majit. “Pavarësia nuk do të arrihet këtë muaj, por në qershor”, ka precizuar numri një i Qeverisë së Kosovës, Agim Çeku. “Pse duhet pritur vjeshtën? E kuptoj se është vështirë për ta marrë këtë vendim, para se gjithash për Rusinë, por shtyrja këtu nuk ndihmon asgjë”, ka shtuar ai. Në rast të përdorimit të vetos nga Rusia, “qëndrimi ynë varet nga propozimet e amerikanëve, evropianëve dhe Sekretarit Gjeneral të OKB-së. Nuk do ta shpallim pavarësinë pa pajtimin e tyre”, ka vlerësuar Çeku. Parashikime të datave për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, numri një i ekzekutivit kishte dhënë data edhe më herët, mirëpo asnjëherë nuk kanë rezultuar të sakta. Në një intervistë të dhënë për “Nju Jork Times”, më 30 prill, Çeku ka thënë se Kosova do ta shpallë pavarësinë deri në fund të muajit maj: “Shpresoj që Kosova do të mund ta shpallë pavarësinë deri në fund të muajit maj”. Ai këto deklarata i ka mbështetur njëjtë, siç tha tani, tek angazhimi i SHBA-së dhe i BE-së. Mirëpo, tani, së paku pas zhvillimeve të mëdha diplomatike ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, në veçanti pas “zbutjes” së qëndrimit amerikan karshi njohjes apo jo të njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja në rast të përdorimit të vetos nga Rusia, deklaratat për data të caktuara po bëhen pa kujtuar se janë përsëritur më parë. Duke aluduar në zgjidhjen e statusit në fund të majit, Çeku ishte mbështetur në angazhimin amerikan dhe britanik. “SHBA-ja ka një angazhim të fuqishëm për ta bërë këtë”, ka thënë para një muaji Çeku për të shtuar se duhet të mbyllet kjo çështje. Ai ka thënë gjithashtu se edhe kryeministri britanik, Tony Blair, i qëndron këtij kursi. “Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian, gjithashtu, është gati që të inkurajojë një rezolute të shpejtë për statusin e Kosovës”, është shprehur kryeministri Çeku.

| Besnik RAMADANAJ |

1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…

Nuk po gënjen vetëm kryeministri. Po na rrejnë krejt politikuajt tanë...
E pësre kështu ?
Sepse vet i kemi zgjedhur dhe vet po i mbrojmë. Për këtë edhe po na masjtrojnë...
Mirë e kemi !!!