JETË E VRARË
I
Me pusullën në dorë sillej herë në një qoshe herë në tjetrën të oborrit pa ditur se si të gjendet, çka të veproj dhe kah t’ia mbajë. Sa kalon koha i shkurtohet afati për t’u paraqitur në organet e sigurimit shtetëror serb, ndërsa paraqitjen e kishte të kushtëzuar me dorëzimin e armës. Nga Sabriu kërkonin revole.
Herë – herë i dukes se do të çmendet. E mbante kokën me duar duke u munduar, apo ashtu i dukej se po i mban mendët mos të marrin arrtatinë e të fluturojnë hapësirës së paskajshme. Mirëpo, edhe në këtë moment plot trysni mendimesh, një fije shprese dukej se po i buzëqesh diku nga larg, por zërin e saj nuk ishte në gjendje për ta përmbledhur me veshtë e tij.
Ndoshta mund të shpëtoj nga kthetrat e këtyre xhelatëve, mendoi paksa i lehtësuar Sabriu. Pas këtij mendimi dukej më i qetë. U ulë në një cung që shërbente si bazë për prerjen e druve, kurse tani si karrige për t’u ulur. Iu duk paksa i çudtishëm ky ndryshim i përnjëhershëm i mendimeve. Mori frymë thellë. Ia lëshoi një shikim oborrit rreth e çark, i bëhej sikur po e shikonte për herën e fundit. Nxori kutinë me duhan dhe filloi ta dredhë një të hollë. Mendimet tani sikur i morën kahje krejt tjetër. Tani nuk i mendonte vetëm të ligat e kësaj jete dhe ato që mund ti vinin nga të huajt, që as gjuhën për t’u kuptuar nuk ua dinte mirë. Diçka e padukshme ia ngjallte një fije shprese. Duke e dredhur cigaren nga goja shumë ngadale i dolën fjalët. – duhet ta blej armën. Po, po. Duhet ta blejë. Kështu ndoshta do të lirohem përgjithmonë nga këta të egër...Dhezi cigaren dhe si padashje shikonte shtullungat e tymit që merrnin hapësirën, mirëpo me shpejtësi era ia humaste para syve. Pa dashje hapi edhe njëherë atë copë letër që fort e shtrëngonte në duar. Letrën që nuk kishte guxim t’ia tregoj askujt, madje as të vetëve përveç nënës plakë. Ia lëshoi një sy vëngër. Pa afatin e cvaktuar. Edeh dy ditë... Edhe dy ditë shpresë, mendime, dëshira dhe vendosje... A i mjaftonin dy ditë ? Nganjëherë iu dukeshin pak dhe nuk kishte kohë as për t’u menduar e gjykuar mirë. Cigaren e kishte harruar se e mbante të dhezur në buzë. Zjarri gati ia kishte arritur buzët, tymi i binte syve dhe ata filluan ti lotonin. Dukej sikur qante... U ngrit nga cungu dhe mori udhën kah shtëpia.
- Duhet të bisedoj me nënën, mendoi. Ajo di t’më mësoj diçka në këtë kohë të vështirë.
Posa hapi derën e shtëpisë, në kanapenë që gjendej në qoshe të saj të ulur dhe të thelluar në mendime e pa nënën. Iu afrua ngadal dhe u ulë afër saj. I bëhej sikur atëherë kur ishte fëmijë dhe kur i ulej në prehër.
- Loke, iu drejtua Sabriu. Çka po më mëson. Si t’ia dalim këtij halli ? Duket se kam gjetur një zgjidhje dhe për atë jam ardhur te ti të më mësosh njëherit edhe kërkoj pëlqimin tëmdë. Më duhet të shkoj gjer te dajtë. Ata do t’ma bëjnë një qare.
- Te dajtë ?! Si mendon ta kalosh kufirin ?
- Nuk kam tjetër rrugëdalje nënë...Duhet disi ta kaloj kufirin dhe ndoshta...iu ndërpre fjala në fytë.
Po ma shton edhe një breng të madhe, biro. Kam frikë derisa të kthehesh. Djemtë janë akoma të vegjël. Po erdhën /!...}ka mund të bëjë unë e gjora...
- Duhet të shkoj, loke. Nuk kam tjetër rrugëdalje, ishte edhe më i vendosur Sabriu.
- Mirë. Bëjë ashtu si të duket se është më së miri.
Pas bisedës me nënë Sabriu ndjehu lehtësi në mendime, nxorri kutinë dhe përsëri filloi të dredhë cigare. Nuk e dinte se sa i kishte cigare i kishte pirë at ditë. Sa herë që mendonte se do ta blej armën qetësohej edhe më shumë. Por akoma kishte shumë për të bërë...
Dreka kishte arritur. Së bashku me të edhe vapa. E ftuan disa herë për të ngrënë drek, Sabriu nuk shkonte. I dukej se ishte i ngopur dhe nuk kishte uri e as nevojë për të ngrënë. Në mendime filloi të bëjë planin e rrugëtimit të gjatë që e priste. Më parë iu desht it siguroj paratë për ta blerë armën. Në ndërkohë iu kujtua muki i tij i afërm. Mori rrugën drejtë shtëpisë së tij. Me t’u përshëndetur me të, filloi t’ia qaj hallet dhe preokupimet e tij që e mundonin, mirëpo i vinte vështirë për t’ia këtkuar paratë dhe nuk dinte si t’ia fillonte bisedës. Miku e priti mirë, dhe mirë e kuptoi hallin e tij, por krejt kjo nuk i bëri përshtypje sa momenti kur ia lëshoi paratë në duar.
- Merri...! Këtë Sabriu nuk e kuptoi si urdhër por si dëshirë të mikut për ti ndihmuar në këto çaste tejet të vështira.
- Kryej punën, e pastaj shohim e njëmë, iu drejtua miku Sabriut. Nga gëzimi Sabriu vetëmsa nuk kërceu nga vendi, i shndëriste fytytra dhe dukej se në këtë momnet iu hoqën të gjitha hallet dhe brengat. Dukej i gëzuar dhe me një buzëqeshje të thyer u largua nga shtëpia e mikut...
Dielli kishte filluar të merr tatpjetën. Vapa sikur largohej nga rrafshina dhe ngjitej kodrinave. Sabriut i bëhes se edhe koka filloi ti freskohej dhe nuk e ka më at zjarrë mbi të. Përsëri filloi të shëtite nëpër oborr, por tani ishte dukshëm më i qetë, dukej i çliruar prej dy gkërave: trysnia e mednimeve dhe vapa e tepruar.
Përsëri kërkonte ar cungun ku ishte ulur para disa qasteve, por nuk e vërejti se aty tani qëndronte lokja e cila e përcillte çdo lëvizje të djalit nëpër oborr.
- Erdhe Lokës, iu drejtua Sabriut.
- Po loke, erdha.
- A të bëri punë shkuarje te miku ?
- Po.
- Tani çfarë ke ndërmend të veprosh...?
- Nuk e di. Akoma nuk jam përcaktuar. Por më duket se më mirë është që të marrë rrugën që sonte. Atje lartë më duhet ta presi muzgun dhe me t’u errësuar nata t’ia mësy kufirit. Fshatin e di mirë. Edhe të gjitha dhiaret i njoh. Mendoj se më mirë është të filloj sa më parë.
Horizonti kishte marrë ngjyrë të kuçrremtë. Dielli ishte afruar vijës së horizontit në të perënduar. Sabriu nuk mund të gjente qetësi. Ia lëshoi një zë gruas për tia bërë gati gjërat më elementare për rrugë. Kësaj radhe gjërat duhen të ishin shumë të pakta. Ndërroi rrobat e trupit sepse iu dukën të papastra. Kësaj radhe, edhe pse vera, veshi edhe një jelek prej leshi, të cilin e shoqja ia kishte punuar para shumë vjete.
- Përse jelekun në këtë vapë ? Ia preu mendime e shoqja e cila nuk e dinte akoma qëllimin e rrugëtimit të të shoqit...
- Më duhet të marrë rrugë yë gjatë, iu përgjigj Sabriu preras. E shoqja nuk i foli më, sepse vërejti fytyrën e vrërët të tij.
- Duhet të kalojë gjysmën e rrugës pa u errësuar, ti kaloi së paku fshatrat deri në bjeshkë për dritë...
- Të përgatis edhe pak ushqime me vete ?
- S’ka nevojë. Besoj se me kohë do të mbërri në fshatin e lindjes. Atje duhet të pushoj.
Shikoi edhe njëherë veten rreth e qark, aq sa ia mbërrinin sytë. Çdo gjë iu duk në rregull. Mori shkopin “krroçken”, duke u përshëndetur me të ëmën dhe të shoqen, mori rrugën që e pagëzoi “rruga e shpëtimit”.
Pak pa filluar edhe një herë iu drejtua të ëmës. – Mos u tregoni fëmijëve. Kapërceu pragun e derës së avllisë. Me largimin e djalit, lokes sikur iu errën sytë së bashku me muzgun që afrohej. U largua nga dera dhe mori rrugën drejt shtëpisë. Me një ofshame të thellë hapi derën e shtëpisë. U ulë në vendin e caktuar dhe sikur u tret në mendime të largëta. Mendonte dhe parafytyronte të birin herë duke ecur, herë duke vrapuar, herë këmbë, herë zhgan që mos të hetohej nga roja e kufirit. E lodhur, por shumë e këputur në shpirt ra për të fjetur më herët se zakonisht. Mirëpo gjumi nuk e zinte. Sillej e mbështillej nëpër shtrat.
Edhe e reja (gruaja e Sabriut) në shtratin tjetër nuk mund të flinte. Ajo shpesh kishte net pa gjumë. Motet qenë të rënda për ta. Ajo që i kujtohet më së shumti qe nata kur Sabriu mori rrugën për në ushtri. As atëherë nuk e merrte gjumi. Përse kështu ? pyeti veten. Atëherë isha e re kisha arsye të mos flija. Po sonte...?!
Sabriu me të dalë nga shtëpia mori rrugën e fshatit të lindjes. Andej nga dukeshin qartë bjeshkët e larta të Karadakut dhe nga i cili ishin largua pa shumë viteve, atëherë Sabriu i kishte 15 vjet. Së bashku me bababin dhe dy vëllezërit me të familjet dhe plaçkat e shtëpisë morën rrugën e largimit nga atje. Arsyet ishin të shumta, por dominonte ajo e ekzistencës ekonomike. Ecte Sabriu dhe mendonte. Kësaj radhe mendonte më shumë se gjithherë dhe dukej se çdo imtësirë e asaj kohe i kujtohet tani. Nga të gjitha vendet, rrugët dhe ato më të ngushtat i kujtohej çdo detaj, sikur të kishin ndodhur para dy a tri vjet, apo edhe më vonë.. Të gjitha kujtimet i kishte shumë të freskëta. Mirëpo, ajo që ia tërhjeki vëmendjen kësaj radhe ishte momenti kur kishin marrë rrugën e tatëpjetës për ta lëshuar fshatin përgjithmonë... U ulë në një dru gjysmë të kalbur. Këtu patëm pushuar edhe atëherë, i kujtohej Sabriut. Vëllain e vogël e mbaja në prehër. Matanë rruge qerrja e mbushur përplot. Babai me vëllain e madh kuvendonin diçka. Qetë të lodhur nga barra që tërhiqnin ishin djersitur dhe avullonin sikur kusia mbushur me ujë mbi shporetin e ndezur. Vëllai ua hodhi një plaf sipëri që mos të ftoheshin. Sikur në shiritin e celuloidit filluan ti dalin para sysh të gjitha imazhet e asaj kohe. Nganjëherë bëhej se po bisedonte me ta...
Iu duk se humbi shumë kohë dhe se mendimet e kishin tretur larg në kohë. Akoma ishte larg, tek në kthesën e parë të kodrës. Filloi të errësohej. U ngrit. Mori shkopin dhe filloi. Rruga shpinte përmes pyllit me drunj të lartë e të shpeshtë. Freskia e natës filloi t’i lëkundte gjethet lehtas, ndërsa ato lëshonin një puhi të këndshme që Sabriut ia freskonte ballin. Pas puhisë ndihej një zë melodik i lëvizjes së gjetheve që dukej sikur këngë e të gjitha solucioneve të bjeshkës. Formonte bindje Sabriu se bjeshka kësaj nate po këndonte. Edhe Sabriu dukej i gëzuar. Sa iu afronte më afër fshatit të lindjes aq dukej më i gëzuar. Edhe pak, edhe pak. I jepte kurrajo vetes. E lëshoi rrugën kryesore me qëllim që mos të hetohej nga ndonjë shpirtlig... Filloi disa rrugëve të ngushta, dhiareve që i dinte fare mirë, se aty i kishte ruajtur bagëtinë shumë kohë. Doli anash fshatit. Të pushoj apo të eci, hamej. Ishte mes dy fshatrave. Në anën e majtë fshati ku kishte lindu, nga e djathta fshati i lindjes së nënës (lokes). Njëri këtej e tjetri andej kufirit. Dëshironte ti vizitoj të dy, mirëpo matanë e kishte më vështirë të kaloj. Por pa tjetër duhej të mbërrinte atje, sepse aty e kishte cakun e fundit. Këtej, në fshatin e lindjes, mund të ndalej edhe në të kthyer. U ulë të pushonte. Mendimet endeshin herë andej e herë këndej. Dukej sikur që edhe mendimet ia ndante një vijë e kufirit. Ia këndej ta dhez një cigare, por kishte frikë se mos hetohej nga roja e kufirit. Errësira mbulonte çdo gjë. Dëgjonte vetëm të rrahurat e zemrës që në ato momente i dukej se e kishin humbur ritmin e punës normale. Sa ishte e mirë errësira aq ishte edhe e rrezikshme sepse nuk shihej asgjë e dikush mund t’iu afronte shumë afër pa u hetuar. Me sy e veshë u përqendrua në vijën e kufirit që nuk e kishte larg.
Ndoshta më bënë veshtë nga frika, mendoi Sabriu me vete. Nuk ka lëvizje as të njerëzve, por as të ndonjë kafshe të egër. Priti në atë pozitë një moment, pasi që u sigurua se nuk ka gjë, filloi. Ecte shpejtë se ishte shumë afër vijës kufitare. Para syve i doli një vijë e hollë, një e preme drush. Kjo do të jetë ajo vijë famoze që i thonë kufi, foli me vete Sabriu. Mendoi dhe u bind se ishte ashtu.
- Më duhet të vrapoj, foli me vete Sabriu... Pa humbu kohë filloi vrapin. Iu duk se shpejt doli në anën tjetër të asaj vije. Mori frymë thellë dhe iu duk se barrë e rëndë iu hoq nga supet. Pasi u largua nga ai vend i mallkuar filloi të ec normalisht dhe më ngadalë. E ndjeu veten të lodhur bukur shumë. Njëherit edhe të çliruar nga trysni mendimesh e dilemash.
- Ia arrita...Belbëzoi...Nuk jam shumë larg fshatit. Mendja i shkoi te duhani por edhe kësaj here u përmbajt.
- Jo, nuk do ta dhezi. Do të qëndroj edhe ca...fliste më shumë me veten se sa mendonte.
Në majën e malit, sipër kokës së Sabriut shkëlqeu hëna. Rrezet e saj së shpejti filluan për t’ia ndriçuar rrugën. Tani edhe më mirë u bind se ishte në rrugë të mirë për te shtëpia e dajallarëve.
- Lumtë mori Hënë ! Sa bukur ma ndriçove rrugën...! Tani ecte pa frikë. Nuk frikësohej nga asgjë, edhe pse ecte përmes pyllit të dendur. Ecte dhe mendonte ngjarje të së kaluarës. Kujtonte moment pas momenti që tani i kujtoheshin më së shumti. Përnjëherë mendimet iu ndalën në një ngjarje të hidhur ku përpak nuk e kishin shqyer qentë e dajës. Përnjëherë u ndal. Sikur u shtang...
-Po tani. Si do t’ia bëjë në këtë mes të natës po të hetohem nga ta. Pa i kryer akoma mendimet u gjend para dyerve të avllisë. Sikur iu hjek gëzimi që e kishte deri më tani. I humbi edhe buzëqeshja nga fytyra. Nuk dinte si t’ia bënte. Të kaloj mbi gardh dhe të mundohet për të hyrë pa u hetuar nga qentë, nuk guxonte, sepse mund të ndodhte e papritura. Aty, në afërsi vërejti një pemë. Lehtas filloi të ngjitej në të duke u munduar që mos ta hetonin qentë duke u ngjitur. Pasi u ngjit lartë, u sigurua se më qentë nuk mund ta mbërrinin filloi të thërret në emër dajën...Xhelën...
Me të dëgjuar zërin qentë u turrën drejt derës së oborrit. Të dilnin jashtë nuk mundeshin, sepse i ndante gardhi i lartë. Sabriut më nuk i desh të thërras, sepse ata bënin ulurim sa që iu duk se e zgjuan tërë fshatin. Edhe të shtëpisë u zgjuan. I zoti i shtëpisë doli jashtë dhe me një zë të madh thirri nga dera e shtëpisë...-O hajde e mirë se vjen...Nëse je mik dhe vjen për të mirë urdhëro, nëse je udhëtar e të ka zënë nata bjeshkëve urdhëroni dera është e hapur gjithnjë...
Sabriu nga lartë dëgjonte dhe përgjonte e përcillte me vëmendje çdo fjalë dhe çdo lëvizje të të zotit të shtëpisë. Në fillim nuk e njohu zërin e dajës Xhelë, por as në rreze të hënës nuk mundi ta shoh. Nuk bëzani.
I zoti i shtëpisë, pasi vërejti se askush nuk po i përgjigjet mor rrugën nga dera e avllisë. Qentë akoma nuk pushonin së lehuri. Sabriu nga pema i përcillte të gjitha ngjarjet që ndodhnin poshtë.
I zoti i shtëpisë u bërtit me zë të lartë qenve. Ata u ndalën dhe u shtrinë pranë këmbëve të tij.
- Dajë, thirri Sabriu nga pema. Unë jam dajë, Sabriu. Jam lartë në pemë...
Një e qeshur e thellë burri theu heshtjen e natës... Po kush je ti o trim...? Unë jam dajë, nipi yt, Sabriu.
- A kaq trimi më qenke, filloi përsëri të qeshurat daja...
- Më kupto dajë, nuk pata guxim të qëndroj poshtë...janë katër...
- Po, po...e kuptoj nipash...
Sabriu filloi të zbres nga pema. Me t’ia puqur këmbët sipërfaqen e tokës, daja hoqi llozin nga dera e oborrit dhe ajo u hap. Nëpër dritën e hënës u përqafuan. Kishte kaluar shumë kohë që nuk ishin takuar..
- Je lodhur nipash ?
- Jo shumë. Iu përgjigj Sabriu rrugës për në odë.
Daja ia solli bukën dhe shkoi. Sabriu hëngri mirë sepse ishte uritur dhe tërë ditën nuk kishte ngrënë asgjë. Pas buke menjëherë ra për të pushuar, por gjumi e zuri menjëherë...
II
Herët, atëherë kur një vijë e hollë ndante terrin dhe dritën, Sabriut i doli gjumi. Nga lodhja e mbrëmshme iu duk se kishte bërë gjumë të qetë dhe të rehatshëm, por i dukej se edhe kishte fjetur shumë. Zogjtë e malit veç ishin përgatitur për t’ia filluar këngës gëzimplote.
U ngrit nga shtrati. I shtriu krahët e shkurtër, por të thatë sa gadi dukeshin të terur dhe filloi t’i lëvizi poshtë-lartë sikur bënte fizkulturën e mëngjesit. Iu afrua dritares për t’ia lëshuar një shikim oborrit. Qetësi. Dëgjohej vetëm kënga e korit të zogjve e cila mbuloi heshtjen dhe dëshirën e tij.
- A thua janë zgjuar ?, mendoi Sabriu. Sikur ta kishin hallin dhe mundimin tim vështirë se do të flinin, por...Iu ndërprenë mendimet sepse në këtë çast daja Xhelë hapi derën e odës.
- Si je nipash ? Qenke zgjuar herët. A fjete mirë...
- Eh more dajë, fjeta, jeta, por...Ti mbrëmë më fute këtu, më dhe bukë, por nuk më pyete për hallet e mia, për rrugën që e kam marrë gjer këtu.
- S’kemi adet nipash ti pyesim mysafirët pse vijnë, ata gjithherë janë të mirëseardhur. Ti i di mirë adetet e bjeshkëve dhe njerëzve të saj. Ulu nipash. Pimë kafetë, hamë mëngjesin e pastaj bisedojmë.
- Jo dajë. Nuk më pritet. Nuk më hahet. Kam halle të mëdha. Pushoi pak se fjalët i ngelnin në fyt dhe dukej se ajri që thithte dhe fjalët që i dilnin ngatërroheshin dhe ia zinin rrugën njëra – tjetrës.
- Hë nipash. Çfarë halli paske që s’po mund as të flasësh ?!...
- Dajë, ndoshta ke dëgjuar, ndoshta ke lexuar, ndoshta ke parë, por...te ne dajë është tmerr. Te ne është më e rëndë jeta se vdekja. Te ne ndodhin aso gjëra që nuk kanë ndodhur dhe nuk ndodhin askund, dajë. Për këtë edhe erdha këtej me plot rreziqe të mundohem për ta shpëtuar familjen, fëmijët dhe veten. Ata vetëm kërkojnë dhe nuk marrin parasysh ke apo jo, duhet ta dorëzosh pa tjetër, se për ndryshe. Po përsëriten vitet 1956 dhe 1957. Metoda të njëjta por mjete tjera...
- Po nipash. I di të gjitha. E di se ç’po ngjet atje. Po ku të gjetën ty more i shkretë ?!
- Edhe unë jam shqiptar, dajë, prandaj s’ka përjashtime, je shqiptar të gjejnë të gjitha nga pushteti dhe milicia e tij.
- Po nga ti çka kërkojnë ?
- Nga unë, dajë, kërkojnë revole. E ku ta marrë i shkreti ? Për këtë edhe erdha gjer këtu të më bësh një qare, t’ma gjesh një zgjidhje. Pa të s’mund të kthehem. Besomë dajë, s’pata rrugë tjetër. S’munda t’i duroj maltretimet dhe marrjet e përditshme, pastaj edhe fëmijët.
- Po, po. E marrë me mend. Duhet t’ia bëjmë disi...
Gjatë gjithë kësaj kohe sa bisedonin i kishin harruar filxhanët se i kishin zbrazur.
Dielli ngrihej drejt zenitit. Freskia ngadalë ikte së bashku me këngën e zogjve. Nuk vonoi erdhi buka. Daja dëshironte t’ia largonte vëmendjen nga ajo e ligë që e kishte kapluar, ndërsa ai mendonte se daja nuk po e përfill. Pasi që hëngrën mëngjesin daja i propozoi të dilnin për tu shëtitur fshatit. Atij nuk i shkohej, sepse daja nuk ia tregoi qëllimin e shëtitjes.
- Dajë, nuk kam kohë për shëtitje. Në mbrëmje duhet të jem atje se për ndryshe...Ndërpreu mendimin, kurse hapat vetvetiu e ngrehnin pas atyre të dajës.
- Eja ti me mua, i propozoi daja. Harroje brengën sepse ajo do të kryhet. Ajo është punë e lehtë. Lëshuan oborrin dhe morën rrugën e fshatit. Dielli edhe më tepër bjeshkëve të gjelbëruara ua shtonte bukurinë. Për Sabriun ato nuk pasqyronin asgjë. Ai mendonte vetëm në armën dhe kthimin sa më të shpejtë. Ashtu duke ecur arritën para një dere. U ndalën. Daja Xhelë me shkopin që mbante trokiti në derën e panjohur për Sabrin. Nuk vonoi shumë dhe dera u hap. Para tyre paraqitet një njeri i gjatë, i pashëm, me tirq të galmë e gajtanë të zinj. Pasi që u përshëndetën mese vete i ftoi të hyjnë brenda. Gjatë rrugës, prej derës së avllisë e gjer te dera e odës nuk fliste askush.
- Çfarë e mire të pruri këtej, Xhelo ? iu drejtua dajës.
- Paj, filloi daja të fliste ngadalë, ky nipi im, bënë me dorë drejt Sabriut, kishte një hall të madh. Ndoshta mund ta marrësh me mend se çfarë halli tani kanë shqiptarët në Kosovë...
- Po, po. Zoti ua shtoftë forcën dhe shpirtin, por edhe shëndetin se të tjerat kalohen disi.
Sabriu nuk fliste. Minutat iu zgjateshin sepse ati i ngutej. Me vete mendonte. Përse nuk nguten pak më shpejtë...
- E di hallin e tyre, theu heshtjen i zoti i shtëpisë. Por çka i kërkojnë nipit tënd, Xhelo ?
- Një të shkurtë...
- E di sa është çmimi i tyre ?
- Ajo është puna ime.
I zoti i shtëpisë nga një dollap që e kishte aty afër nxori një revole dhe ua tregoi...
- Ju pëlqen...?
- Nuk e kam për vete. Më duhet menjëherë ta dorëzojë, le të jetë çfarëdo lloji dhe tipi...Filluan ti dridhen duart Sabriut gjersa e merrte revolen. Kur e preku hekurin e ftohtë sikur i humbi e tërë forca dhe iu shtanguan duart.
- More nipçe, shumë paske frikë nga këto të shkreta ? Nuk shkrep vet arma.
- E di dajë, por...Futi armën në brez.
- Dajë duhet të eci..
Të tre dolën nga oda. U përshëndetën. I zoti i shtëpisë hyri brenda. Daja Xhelë dhe Sabriu vazhduan rrugën. Gjatë rrugëtimit asnjëri nuk fliste.
Më duhet të nisem, dajë. Nuk bënë të vonohem. Sonte më skadon afati. Tani fliste vetëm Sabriu.
- Po, duhet të ecësh, mirëpo kujdes...Sidomos kur të arrish te kufiri, filloi ta këshillonte daja nipin.
- Mos është më mirë ta presësh natën?
- Nuk bënë të vonohem. Po më kalon koha. Mund përsëri të shkojnë te shtëpia dhe ti frikësojnë sërish familjen.
- Nipash, nuk po të detyroj për asgjë. Më mirë është vet të vendosësh. Prit të të jap pak bukë me vete se është rrugë e gjatë, të nevojitet.
Sabriu tani filloi të mendonte për rrugën që duhet të bëjë për kthim në shtëpi. I dukej se shumë lehtë kishte kaluar kur erdhi dhe se do ta ketë më vështirë për këtej, sepse...Gjithnjë mendonte për gjërat më të këqija...ia mbyllte vetes të gjitha shtigjet. Të gjitha këto i mendonte prej dëshirës së tepërt që kishte për të arritur në kohën që ia kishin caktuar. Gjer sa mendonte përpunonte dhe studionte mënyrat se si të kalojë kufirin, daja Xhelë doli nga shtëpia me bukë të mbështjellë me një shami të pastër dhe me një kalë që e tërhiqte pas.
- Merre kalin, iu drejtua. Me këtë do të arrish më shpejtë dhe nëse dikush të takon gjer në kufi i thuaj se po shkon për dru për dajën.
U përqafuan dhe u ndanë.
- Rrugë e mbarë nipash dhe paq fat të bardhë...!
Sabriu hipi mbi shinë të kalit dhe u zhduk si era. Dielli veç kishte marrë tatëpjetën. Mirëpo Sabriut i doli diçka e papritur dhe e pamenduar. Nuk kishte pritur se këtej do të kthehej me kalë. Të shkonte rrugës nuk kishte guxim. Të hynte shtigjeve të panjohura të bjeshkës që në këto momente i dukeshin të paskajshme kishte frikë se mos do ta ngatërronte rrugën. Gjersa i mendonte këto, kali qante rrugën që kishte kaluar çdo ditë duke bartur dru, ai shkonte rrugës që e kishte mësuar. Shpejt arriti te vendi ku i tha daja. Pa arritur afër vijës së kufirit u ndal për të menduar më esëll. Pasi u sigurua se aty afër nuk ka roje kufiri dhe nuk dëgjohen hapa të tjerë me litarin e kalit që e ndiqte pas kaloi vijën e kufirit dhe me të shpejtë hyri në një shpeshtak ku nuk shihej nga askush. Kështu pa u hetuar , por as pa parë asgjë ishte afruar në fshatin e parë këtej kufirit, ky ishte edhe fshati i lindjes së tij. Hypi në kalë dhe ia mësyu rrugës që e shpinte përmes fshatit. U çlirua nga të gjitha ato mendime të liga. Me sukses e kaloi pengesën e parë. Tani mbetet pengesa tjetër, ajo e fshatit rrëzë bjeshke, sepse aty shpesh policia serbe zë pritë. Akoma ishte dritë dhe filloi ta shpejtoj kalin me qëllim që këtë fshat ta kaloj ashtu për dritë të diellit. Hipur mbi shpinën e kalit tek tani iu kujtua buka që ia kishte dhënë daja dhe ashtu mbi kalë filloi të haj pa e ditur se është duke drekuar apo darkuar... Ishte më i shliruar nga trysni e mendimeve të liga. Pa rënë muzgu Sabriu u gjend para derës së shtëpisë.
Kur e panë të vetët, njëherë u habitën...
- Biro, ti a shkove për të blerë kalë atje ?, iu drejtua e ëma.
-Jo nënë. Kalin ma dha daja Xhelë, vëllai yt që të kthehem më shpejtë.
- A kreve punën, biro, e pyeti përsëri nëna...
- Po nënë. Tani mund të flejë më lirshëm dhe së bashku me nënën hynë brenda. Terri kishte filluar të shtrihet mbi sipërfaqen e dheut...
III
Edhe pse ishte i lodhur nga rruga e gjatë dhe e mundimshme që kishte bërë këto dy ditë, nuk e zente gjumi dhe nuk mund të flinte si duhej. Pothuajse tërë nata i shkoi duke u munduar për ta gjetur shtegun e mendimeve të atyre që nesër duhet të paraqitet pra policëve. Mendonte si do ta prisnin, çka do ti thonë, a do të përfundojnë të gjitha këto të liga me dorëzimin e kësaj revoleje për të cilën iu deshtë të vrapoj shumë, iu deshtë të kërkoj ndihmën e miqve dhe dajallarëve për ta siguruar. Tërë nata i kaloi me këto trysni dhe përherë i jepte kurrajo vetes, do të marrin fund edhe këto të liga. Ndoshta më nuk do të ngacmojnë familjen time dhe djemtë do ti lënë të qetë. Por akoma pa i përfunduar këto mendime i lindnin të tjerat, ato të ligat. Po sikur të kërkojnë edhe ndonjë armë tjetër nga unë. Kah do t’ia mbaj pastaj...?! Këto e shqetësonin pa masë. Këto e qonin peshë dhe gjumi largohej nga sytë e tij...Nuk fliste me askë, as me loken, sepse ajo ishte në dhomën tjetër...Nganjëherë i dukej se ora nuk po lëvizë fare dhe se agu i ditës së re po vonon. Nganjëherë i dukej se ajo po ecën me shpejtësi të madhe dhe se shpejt do të agojë e ky me agimin e ditës së re duhet të paraqitet në postkomand për ta dorëzuar armën...
Janë disa gjëra në jetën e përditshme që e shtyn njeriun të mendoj nganjëherë ashtu sikur nuk dëshiron. Vërtet është ashtu. Sabriu sa herë që mundohej t’iu ik mendimeve të liga ato sikur pa dashje ia preknin kokën dhe e largonin nga ato të mëparshmet.
Janë disa veprime që shumëherë të detyrojnë të thellohesh thellë në to duke u munduar për ta zbuluar fshehtësinë e padukshme dhe trishtuese të jetës së mistershme. Vërtet Sabriut i dukej mister bile edhe tmerr momenti kur do të hyj në dyert e asaj të famshmes postkomand e policisë, sepse aty është tmerri, aty është mister i vet mistereve të kësaj bote. Aty mund të jetë edhe trishtimi kur mbi kokë grumbullohen disa policë që mezi presin të derdhin mllefin e tyre mbi shqiptarët. Këto Sabriu i kishte përjetuar para disa dite dhe akoma i kishte të freskëta njollat e torturimeve. Për këtë edhe ua kishte frikën edhe pse e kishte blerë atë që e kërkonin. Këtë trysni të mendimeve askujt nuk ia tregonte. Mundohej që në fytyrë ta ruaj buzëqeshjen edhe pse ishte një buzëqeshje e thyer.
Agoi mëngjesi i pritur me ankth, me shpresë, me dëshirë për një ndryshim rrënjësor në lidhje me raportet e ti me postëkomandën dhe policinë serbe. U zgjua nga shtrati por dukej i këputur. Vërtet e kishin këputur në shpirt këto mendime. Nuk mund tani të dallonte gëzimin për armën e blerë për ta dorëzuar dhe hidhërimin që mund ta prisnin të padëshiruarat nga policia.
Doli në avlli. Dielli sa kishte filluar ta qet syrin nga kodrat e larta të Karadakut. Iu duk se rrezja e parë e përkëdheli fytyrën e tij. Lëshoi një buzëqeshje dhe filloi të ecë avllisë pa pasur qëllim të caktuar. U soll dy tri herë nëpër avlli dhe u drejtua kah dera e shtëpisë.
Të tjerët akoma flinin. Vetëm gruaja e tij ishte zgjuar dhe kishte filluar ti kryej punët e përditshmërisë. Nuk e trazoi fare nga këto mendime të shoqin edhe pse e vërejti fare mirë se atë është duke e munduar diçka e padukshme.
Të gjitha këto mendime të mira dhe të liga, në një solucion formojnë përditshmërinë tonë që e quajmë jetë, pa ditur se çfarë është ajo. Kur nuk ke mundësi dhe forcë për ti përmbushur kërkesat e këtij misteri jetësor mundohesh dhe rropatesh gjithnjë dhe kur shtegu i lumturisë të largohet edhe më larg, atëherë bie në depresion dhe pret misterin tjetër. Kështu duket se po i ngjan edhe Sabriut këtë ditë. Për këtë arsye herë i dukej se po i afrohet koha e caktuar e herë po i largohet. Sa herë që i dukej se afrohej çasti i paraqitjes në postëkomandë këmbët sikur i dridheshin dhe nuk ia mbanin peshën e trupit. Atëherë kur mendonte se akoma është herët për të marrë atë rrugë tmerri forcohej në shpirt dhe...
Nga brenda lokja filloi të kollitej. Me këtë kollitje ajo jepte shenj se është zgjuar nga gjumi dhe sikur e thërriste Sabriun brenda. Kështu vepronte gjithnjë. Sabriu me të dëgjuar kollitjen e lokes u drejtua nga dera e shtëpisë. Kur hyri brenda e pa loken duke e dredhur një cigare duhani.
- Loke ke fjetur mirë ?
- Po lokes, mirë kam fjetur. Nganjëherë disa mendime të liga ma nxirrnin gjumin, por kur mendoja se sot ti do ta dorëzosh armën e kërkuar sikur çlirohesha.
- Edhe unë loke kam pasur disa mendime të liga...Për këtë edhe nuk kam fjetur shumë. Gjumi më ka dalur herët akoma pa lindur dielli.
- Çfarë mendimesh loke ?
Eh moj loke...Atyre nuk u dihet. E dorëzon këtë mund të kërkojnë diçka tjetër dhe kështu shkojnë deri në pambarim, sepse ata nuk e kanë qëllimin te arma por te trysnia e tyre për të na larguar nga këto troje. Për këtë nuk ndalen kurrë derisa t’na bëjnë jetën të padurueshme...Iu ngulfat fjala në fyt dhe më nuk mundi të flas...
- Mos lokes. Mos fol kështu...
- Këtë mister të kësaj jete jam duke u munduar për ta zbuluar por është e pamundur ta gjej sepse vërtet atyre nuk u dihet. Janë të paparashikueshëm...po kam frikë loke sepse më nuk mund ti durojmë torturat. E di ti fare mirë se si na kanë rrahur deri më tani...E ndërpreu këtu fjalën Sabriu sepse filluan të zgjohen fëmijët dhe të hynë në dhomë...
- Zoti me ne biro. Ai ka fuqi të madhe dhe mund të na ndihmoj. Ti mbështetemi Allahut...
- Po, po...
Nënë dhe birë i ndezën cigaret. Tymi sa qel e mbyll sytë përshkoi dhomën dhe shtëllungat e para u ngjitën në tavan. E shoqja e Sabriut në këndin tjetër të dhomës përgatiste mëngjesin. Fëmijët filluan të zgjohen dhe të grumbullohen duke e pritur kohën kur do të shtrohej sofra për të ngrënë mëngjes. Sabriu akoma mendonte në momentin kur këmba e tij do të arrij të shkel pragun e derës së postëkomandës dhe çastin kur sytë e tij të mekur dhe të lodhur nga gjumi do të përpiqen me ata të oficerit të postëkomandës, ndërsa shikimet do të thyhen diku në paskajshmëri. Nuk e vërejti fare se e shoqja kishte shtruar sofrën mu pranë këmbëve të tij dhe lokes. U ngutën pak për ti harxhuar cigaret e ndezura. Nuk fliste askush. Dukej sikur të gjithë e mendonin të njëtën gjë. Sikur të gjithë parafytyronin çastin vendimtar kur Sabriu do ta dorëzoj armën që ia kishin kërkuar tri ditë më parë.
U ulën të gjithë. Sofra ishte paksa e vogël por ngushtoheshin kështu që të gjithë kishin vend.
- Edhe pak çaste më kanë mbetur, mendoi Sabriu dhe një ngjyrë e kuqe ia përshkoi fytyrën. Lokja e vërejti ndryshimin e fytyrës së të birit por nuk foli. Me të kryer ngrënien e mëngjesit Sabriu shkoi në dhomën e vet të fjetjes, mori revolen që e kishte blerë, e futi në brez dhe përgatitej të merrte rrugën që e mundonte më së shumti, rrugën drejt postëkomandës së policisë për ta dorëzuar armën. Nuk u tregoi të tjerëve, sepse pothuajse të gjithë e dinin se sot Sabriu do ta dorëzonte armën e blerë. U nisë këmbë nga shtëpia, sepse nuk kishte guxim të hypte askund se mund të ndodhte që gjatë rrugës të kontrollohej nga policët dhe ti merrnin armën akoma pa mbërri në postkomand. Udhëtoi këmbë. Me t’u afruar afër filloi të dridhej. Çuditërisht dridhej si pa kontroll. As herën e parë kur e maltretuan rëndë nuk ishte dridhur kështu. U mundua të qetësohej pak para se të hyj brenda, por ishte e kot. Këmbët mezi që e mbanin. Pushoi pak para hyrjes dhe mblodhi forcën e fundit dhe hyri brenda. Në hyrjen kryesore policit ia tregoi ftesën, ndërsa ai e përcaktoi vetëm datën dhe nuk i bëri asnjë pyetje por e drejtoi drejt në dhomën që numri i saj shkruante në thirrje. Sabriu e dinte mirë se ku duhet shkuar por nuk foli. U gjend para derës. U drejtua pak dhe trokiti në derë. Zëri nga brenda sikur e zgjoi nga një gjumë i rëndë.
- O ti qenke Sabri...! Mendoja se nuk do të vish sot. E paske gjetur revolen. Të thoshim ne se ti ke armë por atëherë nuk pranoje. Tani ku e more ?
- Sabriut iu mbyll goja. Nuk mundi ti përgjigjet. U shtang. Mori frymë thellë dhe filloi të belbëzoj.
- Zotëri inspektor, atëherë u kam thënë se nuk kam armë, edhe tani po të them se nuk kam armë...por...
- Çka por, u mërdhez inspektori. Nuk e ke pru armën e kërkuar ?...
- Po, po zotëri, armën e kam pru por kam qenë i detyruar ta blejë...
- Kjo nuk më intereson, ia ktheu inspektori...Me rëndësi është që ti e ke sjellur armën...Ta shikoj e urdhëroi Sabriun...
- Sabriu ngadalë, tinëzisht sikur kishte frikë se po e shihte ndokush filloi ta fut dorën në brez dhe ta nxjerrë revolen.
Inspektoi u friksua pa masë. Bëri dy – tre hapa prapa dhe nxori revolen nga brezi dhe ia drejtoi Sabriut. Ndoshta mendoi se mos ky po e sulmon apo...
- Zotëri, iu drejtua Sabriu, unë nuk kam ardhur këtu të vras njeri. Unë jam ardhur për ta dorëzuar armën që ju më keni kërkuar dhe ku jam detyruar ta blejë.
- Këtë të dytën mos ia thuj kujt. Ne nuk detyrojmë askënd të blej armë, por ju i keni të fshehura, sikur u egërsua pak inspektori.
Sabriu më nuk foli. Mendonte si të del sa më shpejtë nga këtu. Çdo minutë sikur i zgjatej më shumë se ora.
Inspektoi mori makinën e shkrimit dhe filloi të shkruaj një vërtetim për armën e dorëzuar. Sikur me qëllim vonohej. Bëhej sikur nuk po mund ti gjej shkronjat për të formuar fjalë dhe fjali. Gjatë të shkruarit nganjëherë ia bënte nga pyetje provokative Sabriut.
- Sabri ku e more revolen ? Nga kush e bleve ? A ke edhe armë tjetër në shtëpi.
Në asnjërën nga këto pyetje Sabriu nuk u përgjigj. Priste vetëm momentin kur të largohej nga ky vend i mallkuar. Qëndronte në këmbë, sepse kështu e kishte urdhëruar inspektori. Tani nuk fliste asnjëri. Dëgjoheshin vetëm të rrahurat e makinës që ishin shumë të rralla. Inspektori vërtet nuk dinte ta përdorë makinën e shkrimit, apo dëshironte sa më gjatë ta mbante Sabriun brenda nuk mundi ta kuptoj. Kaluan afër dhjetë minuta derisa inspektori e shkroi vërtetimin. Mbylli makinën dhe iu drejtua Sabriut:
- Sabri, revolja vërtet qenka e re dhe e mirë. Ju shqiptarët dini ti mbani dhe ti ruani. Dëm është që po ua marrim por ti e di se shteti ynë nuk dëshiron rival tjerë të armatosur. Ndoshta ti ke edhe ndonjë armë tjetër në shtëpi. Kjo është vetëm sa për t’iu ikur detyrimeve...
Inspektori fliste ngadalë dhe i linte fjalët përgjysmë. Nuk i përfundonte asnjërën si duhet. Këto i bënte me qëllim të provokimit dhe priste reagimin e Sabriut. Por ky nuk fliste. Sikur që e kishte mësuar ndokush të përdorte heshtjen. Rrinte para tij dhe priste momentin kur inspektori t’ia jep vërtetimin.
- Sabri, tregomë ku e more revolen dhe po të liroj menjëherë...
- Të tregova në fillim zotëri se e kam blerë. Shumë larg nga këtu e kam blerë. Nuk e njoh at njeri. Jam detyruar të dal jashtë kufijve të Kosovës...
Paske kaluar kufirin ilegalisht...?!
Sabriu përsëri heshti...
- Mirë, mirë. Pasi që nuk po flet, ja vërtetimin por mbaje mend se me këtë nuk kanë përfunduar të gjitha. Mos u largo nga shtëpia se ndoshta mund të thërrasim sërish. Ti ke edhe armë tjetër në shtëpi.
Sabriu u shtang edhe më shumë, por u përmbajt pa folur...I reprodukoi të gjitha mendimet e liga që iu sillën nëpër kokë mbrëmë...
- E kam ditur...Këta nuk e kanë qëllimin te armët.
- Sabri merre vërtetimin dhe shko...Kujdes. Posa ta kuptosh emrin nga kush e ke blerë revolen është mirë të më lajmërosh, pastaj do të jesh i lirë përgjithmonë. Tani shko...
Sabriut iu sollën nëpër kokë pothuajse të gjitha mendimet e liga të mbrëmjes dhe mezi e gjeti derën për të dalur jashtë. Koka i ushtonte dhe si refren kënge përsëriste : “E kam ditur, këta nuk e kanë qëllimin te armët tona, por te largimi ynë...”
Filloi ngadalë të zbret shkallëve të postëkomandës sikur që i numëronte ato një nga një...Shumë ngadale dhe plot mendime të hidhura e lëshoi godinën e postëkomandës së policisë edhe më i rënduar edhe pse e dorëzoi armën e kërkuar. Doli jashtë dhe sikur filloi të merr frymë thellë, por nuk fliste me askë. Gjithnjë i kishte nëpër mend fjalët : “E kam ditur, këta nuk e kanë qëllimin te armët tona”...
Si të shkoj tani në shtëpi dhe si t’ia them Lokes këto fjalë të inspektorit ? Mendonte vazhdimisht Sabriu dhe sikur që nuk mund ta gjente rrugën për shtëpi...
Dielli që në mëngjes përcëllonte. Kjo tregon se do të kemi ditë të ngrohtë. Sabriu filloi si pa mend të shëtisë rrugëve të qytetit. Nuk kishte cak se ku të ndalej. Vazhdimisht mendonte se si të del para Lokes dhe si t’ia komunikoj këtë vendim të inspektorit kur e dinte fare mirë se tek ajo do të shkaktonte dhembje edhe më të mëdha. Vendosi të ulej diku për të pirë diçka freskuese dhe për t’iu ikur këtyre mendimeve, por si duket nuk mund ta gjente një vend të tillë. Ngado që shkonte sikur e përcillnin fjalët e inspektorit...”Ti ke edhe armë tjera”...Kjo e brente, e mundonte por edhe e frikësonte se këta do të ndërmarrin sërish ekspedita në familjen e tij...dhe më nuk mund të gjente shpëtim e as ndihmë nga askush. Por këto edhe nuk e mundonin tepër sa momenti i takimit të parë me Loken pas dorëzimit të armës...Pasi që u ul në një ëmbëltore u ngrit pa porositur e as pa pirë asgjë...Vendosi të ikte sa më shpejtë nga qyteti dhe nga këta sy të policëve që i dukeshin sikur sy bishash të çartura...
- Si t’ia bëjë ?
Vendosi të shëtis edhe pak dhe mos rastësisht të takohej me djalin e ti që me siguri do të vinte për t’u interesuar për të pas takimit me inspektorin serb dhe pas dorëzimit të armës. Vend të caktuar takimi nuk kishin lënë. Takimin e priste vetëm rastësisht. Për këtë arsye vendosi të shëtis edhe pak, por larg rrugëve që shpinin afër postëkomandës së policisë...Ecte rrugëve të qytetit pa qëllim. I dukej se çdo gjë që sillej rreth ti është edhe kurdisur për të...Kaloi rrugët njërën pas tjetrës dhe doli në rrugën që e shpie kah shtëpia. Akoma pa kaluar kthesen e parë takohet me djalin. Që në momentin e parë të takimit djali e pyeti:
- Si kalove në postkomand ?
- Mirë, por si duket mirë për ne nuk do të ketë.
- Përse ?
- Inspektori më shtoi edhe një breng tjetër...
- Cilën /
- Më tha: “Ti ke edhe armë tjera”...
- Dhe...
- Më tha edhe këtë. Ose trego se ku e ke blerë armën, ose sërish do të bastisim shtëpinë tënde dhe do të arrestojmë edhe ty edhe djalin tënd...
- Si t’ia bëjmë tani, babë...
- Nuk di. Por si do ti tregoj Lokes për këtë...
Mbetën si të shtangur në mes të rrugës. Pa ditur se si të vepronin tutje. U larguan pak nga rruga që mos ti shkelnin automjetet dhe heshtën për një kohë...Dukej se të dy kishin të njëjtin mendim. “Si ti tregonin Lokes për këtë”...
Pas disa çasteve Sabriu e theu heshtjen.
- Mendoj që Lokes mos ti tregojmë të gjitha ato që mi tha në postkomand inspektori serb. Ti tregojmë vetëm se e dorëzuam armën dhe asgjë më tepër dhe se duket se tani do të jemi të lirë, por këtyre nuk u dihet. Përfundoi mendimin Sabriu. Dukej se me këtë u pajtua edhe djali dhe u ndanë. Sabriu mori drejtimin e shtëpisë, ndërsa djali vazhdoi të qëndroj në qytet për ti shitur disa plaçka për mbijetesë të familjes në këto kohë të vështira...
IV
Pas ndarjes me djalin Sabriu mori drejtimin e shtëpisë. Fshati nuk është më larg se dy kilometra nga qendra komunale, por kësaj radhe dukej se ishte afruar shumë dhe i dukej se për një kohë të shkurtër do të arrij. Kjo mbase e brengoste sot dhe takimi i parë me Loken. Edhe pse kishin biseduar me djalin prapëseprapë frikësohej se mos ngatërrohet dhe Lokja do ta kuptoj të vërtetën. Rrugës së asfaltuar ecte shumë ngadale. Për herë parë dukej se në shtëpi kthehej kundër dëshirës së tij. Vapa filloi të shtrihej mbi tokë. Koka sikur i vlonte apo sikur mbi të derdhje një lumë i tëri uji të vluar...Vazhdimisht e fshinte me një shami të vogël që e mbante në duar. I bëhej se nuk shihte askë rrugës...Mendimet vazhdimisht i mbante te takimi i aprë me loken. E paramendonte se ajo me siguri është duke e pritur diku në avlli nën ndonjë hije të pemëve me cigaren e dhelur në gojë. Kështu vepronte sahelë që Sabriu kishte diçka të rëndësishme për të kryer...
Akoma pa i përfunduar këto mendime u gjend para derës së avllisë. U ndal si i shtanguar. Shikonte rreth e rrotull sikur që hynte në ndonjë avlli të huaj e jo të veten. U mundua që përmes vrimave të derës të gjej Loken të ulur diku në oborr. Kështu pasi që ta përcaktonte vendin e saj ndoshta do ti afrohej mundësia që të hy tinëz, pa e vrejtur Lokja. Kështu do ti shtohej mundësia që të pushonte pak dhe të qetësohej. Pasi që të qetësohej atëherë më lehtë do ta përballonte takimin...Por nuk mundi të caktoj asgjë. Nuk shihte hapësirë të madhe për ato vrima të vogla të dyerëve...
Pushoi pak dhe mori frymë thellë duke lëshuar një ofshamë: - Ah jetë o jetë e marrë dhe e mjerë. Përse na detyron të sillemi në këtë mënyrë edhe me njerëzit tanë më të dashur...
Dora i dridhje dhe sikur nuk kishte forcë për ta tërhequr dorezën e derëz për ta hapur atë...
- Ç’po ngjet kështu me mua, pëshpëriti vet me vete ?...
Mori forcë dhe hapi derën e avllisë. Sytë sikur iu errësuan dhe nuk mund ti dallonte objektet në avlli. Bëri dy – tre hapa dhe sikur iu largua një perde e hollë nga sytë dhe vërejti tërë hapësirën e avllisë. Lokja ishte pikërisht në vendin që e paramendonte se do ta gjente. Dalëngadalë mori drejtimin drejtë saj. Në çdo hap të kaluar i bëhej se po i shtohet forca dhe po i kujtohen fjalët që kishin biseduar me të birin në qytet. U mundua që artificialisht të merrë një pamje të qelur të fytyrës...
- Loke si je ? e pyeti akoma pa iu afruar. Me këtë pyetje sikur dëshiroi ta amortizonte Loken që ajo mos ti parashtronte pyetje e para...
- Mirë, birë...po ti si je dhe si kalove atje...
- Mirë Loke. Armën e dorëzova dhe duket se tani do të jemi të qetë..
- A të parashtruan shumë pytje sa qëndrove brenda ?
- Jo...
Do të thotë se tani do të jemi të qetë ? e pyeti sërish Lokja por sikur në brendësi të shpirtit dhe mendjes mbante një breng të padukshme.
- Ashtu shpresoj Loke...
Edhe Sabriu u ul aafër saj dhe të dy filluan të dredhin nga një cigare duhani nga kutia e Lokes. Derisa i dredhën nuk flisnin...Me ti dhelur ato Sabriu i kërkoi falje Lokes se do të shkonte brenda për të pushuar pak...
- Mirë, birë. Shko dhe pusho...Unë do të qëndroj edhe pak këtu...
Sabriu morii drejtimin e shtëpisë. Në hyrje të shtëpisë u takua me gruan... Ajo nuk i bëri asnjë pyetje po e luti se a do të haj diçka apo do të pushoj së pari...
- Dua të pushoj pak grua...Kujdesu për Loken. Me të përfunduar këto fjalë hyri brenda dhe u shtri në shtrat pa i hjekur rrobat nga trupi...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen