Freitag, 18. Mai 2007

Ata qe jan kuder Shqiprise Natyraledo ti gjykoj e ardhmja dhe historia,nga Nait Hasani,deputeti Kosoves

22:45/17.05.07 - Ata qe jane kunder Shqiperise Natyrale do ti gjykoje e ardhmja dhe historia (Nga Nait Hasani-Deputet i Kuvendit te Kosoves)


Ndryshimi i pakos se Ahtisarit; a do te thote deshtim i klases politike ne Kosove? Kjo pytje me shtron e dilema ne te gjykuarit drejte ne kohe dhe hapesire. Sepse theniet dhe deklarimet politike per shtyrje dhe ndryshime ne Paketen e Ahtisarit nga politikane nderkombetar dhe nga Grupi i Krizave eshte shqetesuese per mua dhe deshtim i nje politike tetevjeqare.
Prandaj ndryshimi I Paketes se Ahtisarit a do te thote deshtim i klases politike ne Kosove ? Une mendoj se po kjo eshte nje fiasko politike dhe nje dushi i ftohte siberian per klasen tone politke. Dote thote deshtim i Ekipit te Unitetit, deshtim i negociatave, deshtim dhe i Kuvendit te Kosoves ne berjen e shtetit te Kosoves.
Dhe cfare pasoja mund te kete e ka zgjatja dhe mos zgjidhja e statusit politike te Kosoves ?
Ka dhe shume qeshtje qe duhet shtruar e trajtuar ne Kosove qe nga klasa politike e saj. Po duke pas parasysh se Kosova nuk ka klase politike te mirefillte dhe as politikane dhe intelektual te cilet e duan me shume se veten atdheun e tyre Kosova sot eshte ne prage te sfides me te rende qe njeqind vjete dhe qe nga paslufta. Ajo te gjitha parakushtet i ka te shperthej ne mos degjueshmeri qytetare sepse eshte mbushur kupa nga shtyrjet dhe zhagitjet e zgjedhjes se statusit te saj politke. Premtimet tetevjecare te politkaneve dhe kuazi politikaneve tane kane arrite ne piken zero te durimit qytetare. Populli ka duru mjaft. Ai ka shpresu dhe ka besu se kjo eshte qeshtje e diteve apo e formaliteteve te statusit e pavaresise se Kosoves. Ai perdite e me shume po e sheh se statusi e pavaresia gjithnje e me large po duken ne horizontin politike te Kosoves. Kete po e deshmojne politikanet tane me deklarata te tyre te papergjegjshme neper media te shkruara dhe elektronike. Ata nga qeshtje dite qe thonin disa ( Vetoni ) e deri qeshtje Jave qe thoshte (Hashimi) dhe qeshtej muaji maj e ( Presidentit tone administrativ) Kosova po rreshqet ne humneren e kohes se moratoiumit politike per dy vite te ardhshme. Qe Kosoves ja ndalon te shpalle pavaresi as te ekzistoj fjala pavaresi ne dokumente zyrtare. Pra tani i vazhdohet afati dokumentave te Travell dokument te UNMIK-ut ne EUMIK-ut per nje kohe dyvjeqare deri ne dhjete vjeqare, siq e paten me Rambujen nga tri vjet ne tete.
Po e gjithe kjo qe me shtyri te shkruaj kete shkrim nuk eshte kjo. Per mua me rendesi e qe duhet ti shqetesoj te gjithe dhe ndergjegjen e qytetareve te Kosoves dhe ata qe kane dhene me se shumti per kete Kosove eshte se : Qeshtjes se Kosoves po i ulet nga niveli politike Nderkombetar ne nivelin dytesor evropian. Nga nje qeshtje ne axhenden politike te Kshillit te Sigurimit qe ishte Kosova qe dhjete vjete, fal mundit , sakrifikices se qytetaerve , gjakut te deshmoreve dhe luftes se UCK-se, ne nivelin e dyte politike dhe te ngusht ne nivelin Evropian te zgjidhjes se qeshtjes se Kosoves. Ne e dim si eshte sjelle evropa me ne ( Shqiptaret), kjo gjendje qe ne e jetojme sot eshte derivat i politikes evropane.
Une mendoj se kjo eshte nje loj shume e sofistikuar dhe e rrezikshme e tejkalimit te qeshtje se Kosoves nga politika Nderkombetare ne Keshillin e Sigurimit te politika evropiane , qe duke u ofruar mundesi qe ne te jemi nje pjese e papercaktuar politike si pjese e evropes. Kjo do me thene se ne dhe serbia do te hyjme ne evrope apo ne Bashkesin Evropiane bashkarisht pa dallime, pa percaktim te kufijeve, sepse aty jemi bashke me te tjeret. Kjo do te thote se Kosova ne evrope do te hyj si pjese e serbise dhe bashke me serbine ne evrope. Per me teper serbia edhe nje here po e deshmon veten ne arenen nderkombetare forcen e saj politike dhe shantazhin . Ajo cdo veprim po e bene me maturi dhe perfitim poitike. Ajo ende nuk i ka dorezu Kriminelet ne Hage per Krime kunder njerezimit ne Kosove , ne Kroaci e ne Bosnie. Sebia po lune me bashkesin evropiane e nderkombetare ne favore e perfitime serbe. Ajo eshte e gatshme te jap cdo gje vetem Kosoven mos ta jap.Ajo e nderroj edhe radikalin Nikoliq nga kryetari i parlamentit per te fituar ,moratoriumin dyvjecar dhe emisarin special per serbet e Kosoves,nga politika evropiane dhe leshimi pe i politikes amerikane ,ne ruajtje e nacionalfashizmit sllav ne ballkan.
Ajo tashme pas ketyre perfitimeve do ta plotesoj kushtin per dorezimin e Karagjiqit e Mladiqit ne Hage. Sepse vet shtyrja e zgjidhjes se qeshtjes se Kosoves edhe per dy vjet me moratorium dhe dergimin e nje emisari special per serbet ne Kosove tregon se serbia eshte e knaqur politikisht dhe do te filloj bisedimet per dorezimin e krimineleve ne Hage. Gje qe keto favore asaj i japin mundesi me zhvillu ofenziv politike e diplomatike per te arritur qellimin strategjike e politike per ruajtjen e Kosoves ne kufijte e saj.
Te gjitha keto lojna jane mjaft te rezikshme politikesht. Keto jane e te rrezikshme ne fillim per Kosoven e pastaj per ballkanin , per rajonin e evropen. Sepse me keto veprime inerte te politikes evropiane nuk ka mundesi te gjykohet e denohet dhe te tejkalohet nacionalizmi dhe nacilnalfashizmi serb. Me kete ai po ushqehet duke mos lejuar paqe e integrime politike ne ballkan e evrope dhe perderisa nuk ndalet me force nacionalfashizmi serb nuk do te kete paqe kurre ne ballkan.

Politike e shtyrjes eshte shume e rrezikshme ne dy aspekte politke:

Qytetaret vec se po e humbin besimin politke te klasa politike se mund te beje Kosoven e pavarur, ata do ta qesin jashte loje kete klase politike,

Shtyrja e zgjidhjes se qeshtjes se statusit te Kosoves do te thote lufte, perseri lufte, do te thote kthim ne gjendjen zero , pra kthim ne fillim te qeshtjes dhe ata do ti marrin pergjegjesit e tyre politike vet ne duar te veta per ta bere shqiperine natyrale.

Te gjitha keto jan ete mundshme nese qeshtja e statusit te Kosoves nuk percaktohet qarte e sakte shtet i pavarur. Cdo ndryshim ne paketen e Ahtisarit e cila ka qene Kompromise do te thote kthim ne fillim, dhe kthimi ne fillim do te thote shtruarja e qeshtjes shqiptare ne ballkane si qeshtje urgjente per zgjidhje e e te ndryshimit te kufijeve dhe krijimit te shqiperise natyrale. Kompromisi i bere ne Paketen e Ahtisarit la qene kompromise politike per hire te paqes dhe ndryshimi perseri i kesaj Pakete ka mi prodhu krize politike dhe lufte. Asnje shqiptare nuk ka mundesi me u pajtu me jetu edhe per dy e ehhehe vjet ne kete gjendje. Shqiptaret me nuk kane cka humbin, ata e kane deshmu se jane per paqe. Ata e kane deshmu se jane mjaft te durueshem. Ata e kane deshmuar se nuk lejojne me ju shkel dinjitetin, pra kompromisi ne kompromise eshte ulje e dinjitetit, perdhosje e besimit ne bashkesin nderkombetare. Kompromisi ne kompromise eshte shkaterrim i dinjitetit politk te qytetarit shqiptar te Kosoves dhe sakrifices se tij mbinjerezore. Kompromisi ne Kompromise eshte qe shqiptaret dhe lufta e UCK-se te shpallet kriminale. Ndersa shteti kriminal i serbise ( Toni Bler ) i cili beri xhenocid dhe krime kunder njerezimit dhe u bombardua per 77 dite , shpallet fitues i paqes demokratike dhe stabilizues i rajonit , kjo nuk me besohet , por kjo eshte e vertet. Te tilla veprime e deklarime politke dhe veprime pa mbulese e te papergjegjshme nga politkanet tane amorf se nuk duhet te shpallet pavaresia e kosoves ne menyre te njeanshme tregon mjerimin politike te tyre dhe poitiken foshnjore te edukates njerezore antike. Duke mos dashur te fyj Antiken se atje ka pas politikane e filozof te ditur si Platoni , Aristoteli e Sokrati dhe te tjere. Dy mije vjete prapa nga diturit e tyre ne jemi ne fazen e pergdheljes foshnjerake.
Tani ka ardhur koha qe te tregojme veten o sot o kurre nese behen ndryshime ne paketen e Ahtisarit qe per ne ka qene kompromise i dhimbshem dhe flijues e qeshtjes sone kombetare, Pra nese behet Kompromise ne Kompromise te kerkojme si qytetare , si shqiptare, si intelektual, si politikane, si institucione politike ne Kosove shtruarjen e zgjidhjes se qeshtjes Shqiptare ne Ballkane, Ndryshimin e kufijeve politke mes shqiptareve dhe krijimin e shqiperise natyrale. Kete sot na kerkon nga ne e ardhmja, e ardhmja, dhe e ardhmja e femijeve tane. Kete sot na kerkone gjaku i deshmoreve te kombit te te gjitha koherave ta bejme shqiperine natyrale. Ata qe jane kunder Shqiperise Natyrale do ti gjykoj koha e ardhmja dhe historia.
|||Lajme.Net|||

(C) Lajme.Net 2002 - 2006 .Ndalohet riprodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Shikohet me mire me Internet Explorer

KENDI I REKLAMAVE









LIDHJE
>> Shqiperia.Com
>> Dervina.Com
>> Driarm (hosting)
>> NeneShqiperi.Info
>> Info-Gjemani
>> Mekuli.Com

Keine Kommentare: