Sonntag, 13. Mai 2007

Pushtetaret i frigohen Heroit te Demokracis Albin Kurtit

Edhe nje here me shkas:Pushtetaret i frigohen Heroit te demokracise apo :KUSH ESHTE ALBIN KURTI? May 12, '07 8:22 AM
for everyone
Shkruan: Mr.sci. Flori BRUQI



Edhe nje here me shkas:Pushtetaret i frigohen Heroit te demokracise apo:

KUSH ËSHTË ALBIN KURTI?



"Albin Kurti është lindur më 24 Mars të vitit 1975 në Prishtinë.

Shkollën fillore (1981-1989) dhe shkollën e mesme (1989-1993) përfundoi në Prishtinë me rezultate shembullore. Në vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloi studimet dhe i kreu ato pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës...

Në Gusht të vitit 1997, Albin hyri në Unionin e Pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës si anëtar i kryesisë së Unionit me detyrë për marrëdhëniet me jashtë. Albini ishte gjithashtu njëri ndër organizatorët e protestave paqësore të studentëve të UP për lirimin e objekteve shkollore, të cilët mbaheshin nga profesorët dhe studentët serbë. Albini së bashku me kryesinë e UPSUP organizuan protesta paqësore të studentëve më 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhjetor 1997 dhe 13 mars 1998. Gjatë kësaj kohe ishte ftuar në disa takime në Uashington DC, New York, Burksel, Kopenhagë dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg me qëllim informimin e komunitetit botërorë rreth kërkesës së ARSYESHME të studentëve. Albini, gjithashtu është takuar edhe me personalitete të larta të politikës së jashtme botërore si Robin Cook (ish-ministër i jashtëm i Britanisë se Madhe), Kluas Kinkel (ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë), Huber Vedrine (ministër i jashtëm i Francës), Rober Gelbard (ish-përfaqësues special i Presidenti Klinton për Ballkanin) dhe me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve perëndimore të cilët ishin të akredituara në Beograd. Në Gusht të vitit 1999, Albini filloi te punojë në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbente si përkthyes. Në fillim të Marsit të vitit 1999, Albini ndërpreu të gjitha aktivitetet në UPSUP dhe pranë zyrës së Përfaqësuesit politik të UÇK-së për të vazhduar studimet e tij në universitet. Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Albini mbeti (qëndroi) në Prishtinë, kur policia serbe e arrestoi atë me 27 prill 1999 dhe deri me 1 Maj është mbajtur në burgun e Prishtinës. Më 2 Maj është transferuar në burgun e Lipjanit ku ai qëndroi deri më 10 qershor. Gjatë kësaj kohe është torturuar barbarisht. Albini është akuzuar për takimin me Richard Holbrooke (ku në fakt, Albin kurrë nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill. Më 10 qershor, Albini dhe shumë shqiptarë të tjerë të burgosur janë transferuar nga burgu i Lypjanit (Kosovë) në burgjet serbe. Më 12 Qershor Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informon që Albini mbahet në burgun e Pozharevacit. Në Gjykatën e Qarkut në Nish, e cila e ka marrë kompetencën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ishte mbajtur gjykimi kundër Albin Kurtit, njërit prej udhëheqësve të studentëve shqiptarë, i cili ishte burgosur më 27 prill të vitit 1999, në Prishtinë.



Në fillim të gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se është shtetas i Republikës së Kosovës, se nuk e pranon këtë gjykatë, por vetëm gjykatën e popullit të vet, se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatës dhe se refuzon avokatin. Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti "gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës, e cila ka qenë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" dhe se ka marrë pjesë në "negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc", se ka "qenë anëtar ilegal i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës" dhe "sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së - Adem Demaçit".Gjatë këtij procesi gjyqësor, Albin Kurti, midis të tjerash, ka thënë se si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve dhe si kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentëve, "që kishin për synim pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e Universitetit, si dhe kthimin e studentëve dhe profesorëve shqiptarë". Sipas fjalëve të Albinit, qëllimi i demonstratave ka qenë "pavarësia e Kosovës dhe lufta kundër regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovën dhe ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve". Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatës se është e vërtetë se ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe se këtë e ka bërë për shkak të admirimit dhe respektit ndaj tij dhe për ta përkrahur dhe paraqitur politikën e UÇK-së" për realizimin e qëllimit të shenjtë - Pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të shqiptarëve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit. Albin Kurti u dënua me 15 vjet dhe pas ardhjes së Koshtunicës në pushtet u lirua. ... Më10 shkurt të këtij viti u paraburgos nga njësitë speciale të SHPK-së dhe UNMIK-ut për demonstratat e sotme të Lëvizjes vetëvendosje...



Akademik prof.dr.sci Namik Shehu ,sekretar ekzekutiv i Akedmisë së shkencave shqiptaro -amerikane shkruan:



I nderuar Zoti Flori !



Me lejoni qe nepermjet Jush te pershendes me dashuri shokun, mikun dhe njeriun Tuaj me te dashur Z. Albin Kurtin, atdhetarin e shquar te popullit te kosoves.



Nder, respekt dhe krenari per birin heroik te popullit shqiptar te Kosoves , per trimin sy patrembur dhe mbrojtesiin e te drejtave te pamohueshme te popullit te vet, guximtarit dhe sokolit te rinise kosovare trime, djalit te kosoves heroike ALBIN KURTIT.; qe mbron me dinjitet dhe me merite Pavarsine dhe sovranitetin e vendit te vet.

Me rastin e lirimit te Tij nga " roberia e lirise ", i urojme atij shendet, jete te gjate, dhe suksese te metejshme , ne vazhdimin e vepres se tij madhore, te drejte dhe atdhetare.

Familjes se Z. Albin Kurtit i dergoj pershendetje dhe falenderimet me te ngrohta dhe bujare ,per edukimin e dljalit te tyre me atdhetarizm te larte .

Pershendes Popullin martir te Kosoves dhe i uroj Kosoves sa me shpejte "pavaresi dhe shtet te lire dhe sovran ".

Me respekt dhe konsiderate.

Bashkeatdhetari Juaj. Namik M. Shehu

Keine Kommentare: