Freitag, 4. Mai 2007

Te gjith me Ramushin


Te gjithe me Ramushin
May 2, '07 12:52 PMfor everyone

Dëshmitë për krime të forcave serbe në rajonin e Dukagjinit, janë prova me e madhe për lirimin e Haradinajt
Në Prishtinë u mbajt marshi paqësor në mbështetje të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili aktualisht gjendet në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës. Marshi i sotëm, i 15-ti me radhë u mbajt në kuadër të fushatës "Me Ramushin", që është iniciuar nga të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Organizatorët kanë thënë se me këtë marsh dhe këtë fushatë synojnë "t'i dëshmojnë botës se nuk janë kundër drejtësisë, por kundër padrejtësive".
Mijëra qytetarë nga tërë Kosova kanë marrë pjesë sot në marshin paqësorë, që u organizua në mbështetje të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po gjykohet në Tribunalin e Hagës, për krime kundër njerëzimit. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi tha se qytetarët e Kosovës besojnë në pafajësinë e Haradinajt ashtu siç besojnë në pafajësinë e luftës çlirimtare. Pjesëmarrësve në marsh iu drejtua veprimtari Pajazit Nushi, sipas të cilit dëshmitë për krime të forcave serbe në rajonin e Dukagjinit janë prova me e madhe për lirimin e Haradinajt. Qëllimi i marshit paqësorë të mbajtur sot në Prishtinë, sipas organizatorëve, ishte mbështetja morale për ish kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili po gjykohet në Tribunalin e Hagës. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi, tha para pjesëmarrësve se Haradinaj tha kontributin e tij si në betejë ashtu edhe në paqë si ish kryeministër, duke trasuar rrugën e demokracisë dhe krijimit të shtetit funksional. Isufi tha se marshi i sotëm tregon se jemi të vendosur në vazhdimin e rrugës se drejtë dhe vizionit të ish kryeministrit Haradinaj në krijimin e Kosovës së pavarur dhe sovrane:“Ne jemi këtu pasi që gjithë besojmë fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare ashtu si1 beson edhe Ramushi. Ai edhe në kohën më sfiduese për Kosovën besoi në drejtësinë ndërkombëtare dhe vendosi për të mos u fshehur, vetëm e vetëm për të ndihmuar Kosovën të arrijë atje ku dëshirojmë gjithë ne”, ka thënë Isufi.Ndërkaq veprimtari i të drejtave të njeriut Pajazit Nushi, tha se dëshmitë për masakrat e bëra nga forcat serbe në rajonit ku luftoi Ramushi, janë prova me e fortë për lirimin e tij.“Në emër të këtyre dëshmive me plotë fuqi gëzojmë të drejtën që të kërkojmë prej të gjithë atyre që marrin pjesë në gjyqin e Hagës të lirohet nga akuza i ynë dhe i dashuri, ish kryeministri Ramush Haradinaj”, ka thënë Pajazit Nushi. Marshi i sotëm paqësor shënon fundin e këtij lloji të mbështetjes për ish kryeministrin Ramush Haradinaj. Ndërkohë që organizatorët thanë se fushata “Me Ramushin” do të vazhdojë me aktivitetet tjera deri në lirimin e tij.
Prev: Nga Flori Bruqi

Keine Kommentare: