Ne e dimë nga përvoja e hidhur se shtypësi kurrë nuk ta ndanë lirinë vullnetarisht. Ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit. '''Martin Luther King, Jr.''
HomeBlogPhotosVideoMusicReviewsLinks
TRAXHEDI KOMBËTARE!!! 'Në Korçë, nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi? May 29, '07 5:05 AM
for everyone
TRAXHEDI KOMBËTARE!!!
Në Korçë, nxënësit mësojnë se Jugu i Shqipërisë është Greqi?
Është një brez fëmijësh, i ciklit fillor që A-në e lexon alfa, që gdhihet çdo mëngjez me hymin grek dhe që nuk di asnjë varg të atij shqiptar e që thotë “Kalimera”
Fëmijët shqiptarë të fshatrave përreth Korçës, Boboshticë e Drenovë po mësojnë një “të vërtetë” të hidhur: që toka ku ata u lindën e po rriten është greke. Janë rreth 180 nxënës, bijë e bija shqiptarësh që po u mësohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” një histori e shtrembëruar që i paraqet stërgjyshërit e tyre si pushtues të Vorio-Epirit. Është një brez fëmijësh, i ciklit fillor që A-në e lexon alfa, që gdhihet çdo mëngjez me hymin grek dhe që nuk di asnjë varg të atij shqiptar, që thotë “Kalimera” e jo “Mirëmengjez” që kërcen “zeivefiko” dhe nuk di ç’është pogonishtja.
Në qytetin ku 120 vjet më parë u çel Mësonjëtorja e Parë Shqipe këta fëmijë, falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit, e nisin ditën me mësimin: “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar. Banorët grekë të zonës nuk e pranuan këtë vendim dhe organizuan grupe ushtarake për të siguruar pavarësinë e tyre”.
Është pikërisht një mësues grek që ua mëson këto fëmijëve tanë gjatë orës së historisë. “Më 9 Nëntor 1921, ministrat e jashtëm të Fuqive të Mëdha vendosën në Paris se cilat do të ishin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi Greqisë i merreshin territoret që kishte çliruar gjatë Luftës së Parë Botërore”, vijon më tej mësuesi. Ai sillet mirë me fëmijët e shqiptarëve megjithëse me historinë që u mëson i konsideron si bij “pushtuesisht”.
Ja si e shpjegon ai Luftën e Dytë e Botërore: “Edhe pse forcat ushtarake greke ishin të pakta para superfuqisë së Italisë dhe ndihmës së aleatit të vogël (Shqipërisë), ushtria greke mundi të frenojë ushtrinë italiane në kufirin me Shqipërinë (28 tetor – 14 nëntor 1940). Në vazhdimësi ushtria greke kaloi në mësymje të përgjithshme në Epir dhe në veriperëndim të Maqedonisë (14 nëntor 1940 – 6 janar 1941)”. Tashmë në mbyllje të vitit shkollor, këta 180 fëmijë shqiptarësh e kanë mësuar në shkollë atë që deri dje thuhej lartë e poshtë: “nga Pogradeci në Himarë, toka është greke”.
Si u mor licensa
Licensa për çeljen e një shkolle 9 vjeçare greke në Korçë është lëshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, rreth dy vjet më parë. Në bazë të ligjit për arsimin është kjo ministri që kontrollon kurrikulat mësimore e që rrjedhimisht është institucioni që ka legalizuar dhe vazhdon të heshtë përballë këtij skandali. Ndaj dhe nuk është aspak faji i drejtoreshës greke të “Omiros”, Vasiliki Baraki që përballë kësaj “dashamirësie” të qeverisë shqiptare të deklarojë: “Çdo vit ngjitim nga një shkallë. Perspektiva jonë është që të plotësojmë një sistem të plotë të shkollës së mesme e t´i përgatisim nxënësit për të vazhduar shkollën e lartë kudo që ata do të dëshirojnë, në universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”.
Nga i derguari yne ne Korçe Tedi Blushi
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen