Freitag, 11. Mai 2007

Deklarat publike nr.22 e F:B:K:SH-S

--------------------------------------------------------------------------------
Deklaratë Publike nr. 22 e F.B.K.SH.-së

Shërbimi Inteligjent i F.B.K.SH.-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (S.K.SH.), prej kohësh (para një viti) arriti ta zbulojë dhe publikisht ta denoncojë të ashtuquajturën Ushtria Serbe për Çlirimin e Kosovës (SOVK) me gjithë organikën dhe strukturat organizative, që nga Shtabi i Përgjithshëm deri te shtabet operative të SOVK-ut, strukturë elite e së cilës është edhe e ashtuquajtura Garda Serbe e Car Lazarit, e themeluar sot (o5 Maj 2007) në Krushevc të Serbisë, për themelimin e së cilës gjithashtu para dy javësh, S.K.SH. e ka njoftuar opinionin publik kombëtar.

Gjithashtu, S.K.SH. rikonfirmon faktin se ata që paraqitën në dy videot e publikuara nga masmedia greke, si luftëtarë të UÇÇ-së, nuk janë shqiptarë por janë grekë, dhe që u servuan që para opinionit publik ndërkombëtar të justifikojnë themelimin publik të Gardës Serbe-Car Lazari, prandej F.B.K.SH.
kërkon që rinia heroike shqiptare të mos nxitohet ta gëlltisë çorbën sllavo-greke që gatuhet në Beograd dhe Athinë, sepse kësaj rradhë në ballë të kombit dhe të këmbet e këtij kombi është F.B.K.SH. me gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe S.K.SH. dhe Armata Kombëtare Shqiptare (A.K.SH.).

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (F.B.K.SH.) APELON që o sot o kurrë dhe pa më të voglin hezitim rreth F.B.K.SH.-së të bashkohen gjithë shqiptarët, pa dallim krahine, feje, ideje dhe përkatësie gjinore e partiake, sepse armët e armiqëve tanë po vringëllojnë drejt trojeve tona për të na ricopëtuar dhe gjakatosur si në të kaluarën e afërt.

LAVDI GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT, TË TË GJITHA KOHËRAVE DHE TË ATYRE QE DO TË BIJNË PËR LIRI DHE RIBASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR!

RROFTË POPULLI SHQIPTAR!

RROFTË SHQIPËRIA NATYRALE!

Zëdhënësi Politik i F.B.K.SH.-së,
Mr. Gafurr ADILI.
Tiranë, 05.05.2007.
/06 May 2007/F.F.

Keine Kommentare: