Dienstag, 8. Mai 2007

Ukshin Zjami;Sivjet shenohet 556 vjetori i martesesese Gjergj Kastriotit me Donika Arianitin


Ukshin Zajmi; Sivjet shënohet 556 vjetori i martesës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Donika Arianitin
May 7, '07 6:45 AMfor everyone
Princesha e parë shqiptare pa të dhëna biografikeSkënderbeu, si edhe princat e kohës së tij bëri një martesë politike, thonë historianët dhe kronikanët e kohës. Për të forcuar principatën dhe për të shtuar rezistencën kundër pushtuesve ai u martua me të bijen e Gjergj Arianitit, i cili kishte po të njejtën gjeografi biografike me të Skënderbeut. Martesa u bë në altarin e Kishës së manastirit të Ardenicës me 21 prill të vitit 1451 nga peshkopi i Kaninës Feliks. Në Ceremonialin e martesës thuhet se ishin prezent princat shqiptarë dhe ambasadorët e Napolit, Venedikut e të Raguzës.....Historia na mëson se Lufta e vitit 1450 për të mbrojtur Krujën ishte mjaft e vështirë. Skënderbeu, ndonëse mposhti pushtuesit dhe mbrojti Krujës, ai u dobësua shumë. Për të rimëkëmbur forcat e veta, atij i duheshin aleat të rinj. Për këtë rimëkembje dhe për marrjen edhe të teritoreve të tjera që u braktisën nga sunduesi otoman, ai kërkoi bashkëpunim me Gjergj Arianitin. Këtë lidhje ai e forcoi me martesën e tij me të bijen e Gjergj Arianitit, princit të Vlorës dhe të Kaninës, Donikën, e cila u bë mëe 21 prill të vitit 1451, zbulon italiani A. Lorenconi në vitin 1940.Thuht se Donika (Andronika) qe një grua shumë e virtytshme dhe me zemër të madhe. Nusja me vete solli pajë të çmueshme, por për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Kjo martesë, edhepse solli pajtimin e Skënderbeut me Gjergj Arianitin, solli edhe pakënaqësi. Kjo u vërejt tek djemt e Arianitit, tek Hamzë Kastrioti dhe tek paria e Dukagjinit, thonë kronikanët e kohës.Donika me martesën me kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare Gjergj Kastriotin, prej një dukeshe, që ishte, u bë një princeshë, apo më mirë gruaja e parë e Arbërisë, siç do të quhej sot. Ajo, përjetoi të njejtin fat si Skënderbeu, sepse i qëndroi besnik si në fitore dhe në vështirësi. i gëzohej fitoreve, por edhe shëronte plagët e luftëtarëve. Me Skënderbeun ajo lindi dy fëmijë, djalin Gjon dhe vajzën Vojsava. Ajo, gjatë 17 viteve martesë me Skënderbeun ishte nji princeshë e Principatës së Skënderbeut. Dihet se ajo në fundshkurtin e vitit 1468 (pas vdekjës së Skënderbeut) bashkë me djalin e saj përjetoi fatin e shumë shqiptarëve të asaj kohe dhe emigroi në Itali.Historia, Donika Kastriotin, e përmend vetëm si bashkëshorte të Skënderbeut dhe bijë të Gjergj Arianitit, por nuk është e ditur deri më sot ditëlindja e sajë, e as ditëvdekja. Bile nuk i dihet as varri. Sëkendejmi princesha e parë shqiptare ka mbetur e pazbuluar sa duhet nga historianët, gjë të cilën ia kanë borgj, kësaj gruaje që mbanë me të drejtë epitetin, gruaja e parë shqiptare. Dihen disa të dhëna, por vetëm gjatë jetës së saj në emigrim. Ajo në Itali njihej me emrin Skanalibeka, thonë kronikët e kohës, që ka kuptimin e Skënderbeshës, ndonëse pak i deformuar nga shqiptuesit italian. Donika Kastrioti, ndonëse e ve ishte e respektuar me punën e saj që e bënte në rritjen, edukimin dhe ndihmën që i bënte djalit të saj për të marrë sërish fronin, por edhe për ndihmat që i dërgonte në Shqipëri. Për këtë shkak Frederiku i Aragonës në vitin 1948 asaj i dhuron kështjellën e Galianës. Gjatë jetës së saj në emigrim, ajo u shërbente me vetëmohim shtresave të pambrojtura, bënte bamirësi për të vobektit dhe për fëmijët jetim të ushtarëve të vrarë në luftë. Burime të ndryshme thonë se ajo jetoi në Napoli dhe në Valencia, Spanjë. Shoqërohej me dy princesha të mbretërisë së Napolit, edhe ato të dyja të veja. Që të trija ishin dinjitoze dhe njiheshin edhe si “tri princeshat e trishtuara”. Donika në emigrim pësoi edhe trauma të shumta, e më së shumti e goditi vdekja e nipit ende pa i mbushë 23 vjet, e që ishte peshkop i qytetit të Izernias. Gjyshja Donikë, këtij i ngriti një varr me një bazoreliv në një nga kishat më me emër të Napolit “Santa Maria la Nova”. Pos kësaj thuhet, se gjyshja Donikë i ka ngritur edhe një varr madhështor një nipi tjetër të quajtur Alfons, në Manastirin Real San Trinidad në Spanjë.Dhe, vetëm kaq dihet për Donika Kastriotin, princeshën e parë shqiptare. Pra, për te nuk dihet kur ka lindur, kur ka vdekur dhe ku është varrosur. Nuk dihet edhe shumëçka nga veprimtaria e saj jetësore. Për këtë, historia jonë është e mangët. Hulumtuesit duhet t’u rreken arkivave shqiptare e evropiane, mbase edhe atyre otomane, për të nxjerrë nga harresa të dhënat biografike e jetësore të Donika Kastriotit, që në gjuhën e sotme diplomatike duhet të mbanë epitetin e gruas së parë shqiptare. Këtë ia kemi borgj historisë sonë, andaj, për këtë, duhet edhe institucionet e sidomos asociacionet e historisë të angazhohen si shkencërisht ashtu edhe materialisht, sepse hulumtimet e tilla kërkojnë çasje të gjithanshme.Ukshin Zajmi

Keine Kommentare: