Freitag, 11. Mai 2007

Poezi ne dhe te huaj

Poezi në dhe të huaj

M'pikuan lotët n’tok me ran mos harro atë ditë moj Nanë…
N`ditë me diell në Ditë Gzimit Mora Rrugën e Mërgimit…
Sot s’kam gëzim as nuk kam gas, as prej mallit s’mund të flas…
Prandaj jam ul e po t’shkruaj Djali yt prej dheut t’huaj…
Të tregoj Nënë përnjimend asgjë s'ësht si në vendin tem…

Qysh kam ardh këtu mallkoj vehten mërzia po na shkatrron jeten…
Këtu Hana rrin e fsheht, këtu Qielli ësht i errtë …
As Dielli nuk jep ndriçim s’ësht si aj Dielli i Vendit tim…
Këtu Luleve s’iu vjen er, këtu s'ka vjesht as s’ka pranver…
Ka veç Dimër e Vap e shkret mos me mujt një nat me fjet...

Këtu s’ka qef veç gjum e punë pa mirsi e shum zollum…
Këtu jan njerzit si bagëtia nga një jave nuk shkojn të shpia...
Tash Nan shum nuk po të shkruaj djali yt prej dheut huaj…
Sa her të duash mem kujtue puth dheun që m’ka rrit Mue...
Dhe mos harro se nji ditë kam me u kthye…

----- ------ ----- -----





...Pra, njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet
e t’vetën e len mbas dore...

Gjergj Fishta

Keine Kommentare: