Freitag, 11. Mai 2007

Arrestohet prap Albin Kurti

Albin Kurti arrestohet vetëm disa orë pasi i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak May 11, '07 2:01 PM
for everyone

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, vetëm disa orë pasi është liruar nga paraburgimi dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit të rreptë shtëpiak, ka shkelur këtë vendim duke mbajtur një konferencë me gazetarë në selinë e lëvizjes “Vetëvendosje” në Prishtinë. Po sot, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, Albin Kurti është arrestuar në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kurti ka thënë se pavarësisht vendimeve të gjykatave do ta vazhdojë aktivitetin e tij politik në lëvizjen “Vetëvendosje” e cila sipas tij është e vetmja opozitë në Kosovë. Ai tha se i gjithë procesi ndaj tij ishte montim politik, ndërsa theksoi se UNMIK-u përveç si regjim antidemokratik është bërë regjim terrorist në Kosovë.
Shërbimi Policor i Kosovës thotë se sot Gjykata ka kërkuar nga policia që të mbikëqyrë implementimin e arrestit shtëpiak për Albin Kurtin dhe ta njoftojë atë për çdo parregullsi. Duke vepruar sipas kërkesës së gjykatës, po sot, rreth orës 17:20, në rrugën Podujevë - Prishtinë, Albin Kurti është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka urdhëruar që i njëjti të sillet para tij sa më parë, ka njoftuar Zyra për informim Publik e SHPK – Komanda Kryesore e Policisë Prishtinë.




Tags: aktuale, dokumente, histori...!, lajme...!{|}news...!, lëvizjavetëvendosje!, për shqipërinë!, vedat xhymshiti
Prev: 'Lirohet' Albin Kurti

reply share

Keine Kommentare: