14:05/12.05.07 - Partizanet e shperberjes se kombit shqiptar!! (Nga Koco Danaj)
Pyetja se sa kohe do te ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptare behet imperative dhe kerkon pergjigje nga qyteteret dhe politika shqiptare edhe per shkak te mendesive, tezave dhe ideve qe qarkullojne ne gjithe hapsiren shqiptare. Duke mos u marre me shumesine e tyre, behet e detyrueshme analiza dhe perballimi i asaj qe eshte me fundamentalja. Cila eshte ajo? Eshte mendesia qe synon shperberjen perfundimtare te kombit shqiptar. Si shfaqet kjo mendesi?
Eshte mendesia qe shqiptaret ne Kosove te mos quhen me shqiptare, por kosovare. Pra, lindja e nje shteti te ri te shoqerohet me lindjen e nje kombi te ri, kombit kosovar!! Qe ka origjine shqiptare, por nuk jane shqiptare. Dhe krahasimi behet me Austrine dhe austriaket qe jane shtet-komb por me origjine gjermane!!(Austria ka qene shtet shume kohe para se te bashkohej Gjermania.) Nderkaq me ose pa dashje harrohet se universi i kombeve europiane perbehet nga tre grupe popujsh, gjermanike, sllave dhe latine. Nocioni popull asnjehere nuk eshte i barabarte me nocionin komb.
Eshte mendesia tjeter qe shqiptaret e Maqedonise neser te quhen maqedonas! Ashtu si gjermanet qe jetojne ne Zvicer quhen zvicerane por me origjine gjermane. Eshte nje rryme politike e cila perpiqet qe ne momentin e tanishem te paraqitet si rryme europeiste, e cila garanton stabilitetin e Ballkanit dhe nuk lejon krijimin e Shqiperise Natyrale. Por nderkaq ne thelb eshte kunderprogresive. Ashtu sic eshte e tille shperberja e nje kombi. Pro kesaj rryme politike kane dale politikane shqiptare nga Tirana, Prishtina apo Tetova. Sipas tyre nuk ka asnje shans per Shqiperine e Madhe (Apo Natyrale), pasi hapsira shqiptare do te ndjeke nje rruge tjeter: shqiptaret ne Maqedoni do te ndjekin rrugen e gjermaneve te Zvicres qe tashme quhen zvicerane(Por me origjine gjermane), shqiptaret e Kosoves do te ndjekin rrugen e Austrise, (pra do te jene kosovare me origjine shqiptare.) Po te mos ndjenim nevojen e analizes, do te pohonim vetem se per te mos bere Shqiperine Natyrale, kjo shtrese politikanesh merr persiper shperberjen e kombit shqiptar ne prag te unifikimit te tij.
Partizanet e krijimit te kombit kosovar dhe maqedonasve me origjine shqiptare tezat e tyre i fshehin apo justifikojne me huazime te ndryshme.
Nje teze kamufluese qe qarkullonte dje edhe sot ne hapsiren shqiptare eshte fshehja e asimilimit kombetar pas folklorizmit patriotik. Patriotizmi ne kenge, ne filma, ne oda, ne mjedise parapolitike, ne manifestime etj synon me shume te fshehe asimilimin. Sa kohe qe politika ka mjete te tjera ne dore per te ruajtur dhe kultivuar atdhetarizmin, aq kohe folkpatriotizmi sherben si mbuloje. Folkpatriotizmi ka lindur dhe mbahet gjalle atje ku nuk ka fuqi, atje ku nuk ka asnje te drejte kombetare, atje ku kombi apo vlerat kombetare jane te lejuara te jetojne vetem ne kenge apo ne Ode. («Sa kombe ka ne bote baba»-e pyeti djali Natan Rotshildin, te birin e Amshel Majerit qe kishte emigruar ne Frankfurt. «–Dy more bir-ju pergjigje Natani-dhe mos e harro kurre kete. Dy kombe ka ; Hebrenjte dhe te tjeret.»)
Shqiptaret ne Kosove pergjate nje shekulli duke mos pasur ne dore asgje, u detyruan te mbrohen me folkpatriotizem. Qindra dhe mijra femije te lindur ne Drenice, Llap, Pashtrik, Rrafsh te Dugagjinit etj qe u quajten me emrat Vlore, Berat, Delvine, Saranda, Shkumbin, Valbone, Labinot, etj etj, nuk ishin gje tjeter vecse varianti shqiptar i legjendes se Rotshildeve. Te pafuqishem per ta pasur kombin ne realitet, ata e mbajten gjalle ate ne emrat e femijeve.(Perben nje nder faqet me te shkelqyera ne Panteonin e kombit shqiptar nje veprim i tille)
Ndersa kur politika ka ne dore shtetin apo gjysem shtetin, kur politika rreshtohet si partnere rajonale apo me gjere ; perdorimi i folkpatriotizmit nga vete politika, shndrrohet ne mjet kunderprogresiv deri ne mbulese te asimilimit kombetar.
Procesi i konsolidimit te nje kombi apo i asimilimit te tij, nuk ka qene dhe nuk eshte nje akt juridik apo nje vendim politik. Kombet as nuk unifikohen dhe as nuk asimilohen me ligje apo vendime politike. Kemi te bejme me nje proces politik, shoqeror, historik, mitik, moral etj etj. Kemi te bejme me nje zevendesim brezash ku shpesh here ndodh edhe zevendesimi i historise apo konsolidimi i saj, tjetersimi i gjenaologjise apo glorifikimi i saj.
Bazuar ne kete mesim te historise, na mjafton teza e hedhur sot per te parashikuar ate qe do te ndodhe neser.
Dhe teza eshte e njohur: Nuk do te kete Komb-shtet tek shqiptaret!! Nuk do te kete Shqiperi Natyrale per shqiptaret!! Ata do te ndjekin nje rruge tjeter; dhe kjo rruge eshte Gjermania, Austria dhe zviceranet me origjine gjermane!!
Cfare do te ndodhe po te bien dakord shqiptaret me kete teze e cila nuk eshte kundershtuar nga asnje segment i politikes shqiptare ne te 5 kryeqytetet e saj, Tirane, Prishtine, Tetove, Presheve, Ulqin?
Do te ndodhe qe Sterniperit dhe stermbesat e Ahmetit, Xhaferrit, Arifit, Thacit, Ostrenit, Veliut, Haradinajt, Cekut, Surroit, Sejdiut, Dacit, Halitit, Kosumit, Xhemajlit, Latifit, Halimit, Musliut, Berishes, Bardhit, Dinoshes etj etj te mos jene me shqiptare. Por te jene kosovare, maqedonas me origjine shqiptare, serbe me origjine shqiptare, malazeze me origjine shqiptare etj. Ose te ikin neper bote si shume prej te pareve te tyre. Njesoj si ata qe sot i quajme arvanitas apo arbereshe. Te gjithe mbiemrat e permendur me lart jane dakord me autorin e pohimit te sapobere. Pasi atyre nuk u mungon dituria per ta njohur nje proces te tille historik. Por ata ngushellohen me tre fakte : E para se sa te jene ata gjalle, do te vazhdohen te quhen shqiptare.(Keshtu do te jene ngushelluar edhe Qyprilinjte ne kohen e Turqise, apo udheheqesit shqiptare te revolucionit grek) E dyta: Per te fshehur kete nderrmarrje kolosale asimilimi kombetar, ata kane shtuar dhe do te vazhdojne te shtojne me shume ne te ardhmen folklorizmin patriotik.
E treta : Ata kane sot nje perkrahje nderkombetare te konsiderueshme. Shumica e Bashkimit Europian, kerkon ta mbylle, por jo ta zgjidhe Dosjen Shqiptare. Zgjidhje do te thote Shqiperi Natyrale. Mbyllje do te thote: Shqiperi Artificiale.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen