Freitag, 25. Mai 2007

ESAT AVDYLI; Ne pritje te pavarsise

Esat Avdyli
Në pritje të pavarësis

Vitet fluturimthi kalojnë përskaj nesh duke na zhytur në vitet e pleqërisë. Ato sikur bëjnë gara njëra me tjetrën se cila shkon më shpejtë në gjiun e gjithësisë duke na lënë herë mes shpresave për ditë më të bardha e herë me skepticizëm se ato ditët e bardha nuk do ti arrijmë kurrë. Sido që të jetë, dhe çfarëdo që të ndodh, ne jemi këtu dhe këtu duhet të jemi për të gjitha të papriturat e kësaj jete tekanjoze, të brishtë dhe kalimtare.
Mirëpo, sa jemi nuk duhet menduar për ato që nuk janë, e kur nuk jemi, nuk dimë asgjë për ato që kanë ndodhur, andaj mendoj se ekzistenca më e mirë jona është dhe mbetet mënyra e të shkruarit, se vetëm shkrimet mbeten të prandryshuara dhe të pashlyera nga shekujt e së kaluarës...
Ja, kaluan tetë vjet që jemi të “lirë”, pa forcat serbe këtu, afro tetë vjet me plot brenga e halle për të ruajtur të paprekur dhe të padëmtuar dinjitetin e popullit dhe të kombit, për ta bërë Kosovën sovrane dhe shtet.. Është shumë domethënëse funksinimi i shtetit..sepse patëm menduar se këtu u shkëputën fijet e një hegjemonie serbe, u ndërprenë arteriet e funksionimit të njësiteve paraplele serbe, të ushtrisë serbe dhe politikës hegjemoniste serbe.
Për ata që mendojnë esull, që parashtrojnë dhe zgjidhin probleme, kjo kohë e kaluar në amulli ka një përmbajte shumë negative sa lirisht mund ta krahasojmë edhe me tërë zhvillimin e përditshmërisë sonë. Nuk do të flasë për pasojat po të mos ishim as për rezultatet pse jemi, do të mundohem t’ju iki këtyre pyetjeve hipotetike duhet apo nuk duhet shteti. Realiteti është ky.siç edhe ësshtë me plotë peripeci, me më shumë tjera mbijetuam këtë kohë e ndoshta me më pak vazhduam. Sido që të jetë ne përherë duhet të mmundohemi për atë që është më e mirë, më e dobishme, sepse jetojmë në një kohë të labirintheve të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare ku fjalët nuk pasqyrojnë asgjë kundrejt veprimeve praktike. Ndoshta dikush mund të më thotë se jam pesimist, por as optimizmit nuk duhet lejuar shumë hapësirë..Përherë të mundohemi që të jemi realist, sepse përmes reales i shikojmë edhe gjërat siç janë ,të pa zbukuruara dhe përherë mendojmë se ato dojnë një zgjidhje përmanenete.
Kur i kemi këto parasysh, atëherë me siguri edhe të gjitha sfidave do t’iu bëjmë ballë ashtu siç u bëmë edhe deri më tani. Nuk do të befasohemi asnjëherë për gjërat e papritura sepse është pothuajse normale në këto ditët e sotme. Në këtë jetë tejet dinamike edhe ne duhet të mësohemi për ta përballuar këtë dinamizim, përndryshe koha do t’na shkel me rrotën e madhe të historisë.
Kaluan më shumë se tetë vjetë punë, angazhim dhe mundime. Kaluan gjithë këto vite me shpresa se e nesërmja do të jetë më e mirë dhe më e begatë se sa kjo e sotmja. Por kaluan kaq vite pothuajse angazhime të parreshtura për mbijetesë. Dhe nuk arritëm ta jetësojmë shtetin..
Përe?
Këtu fillimisht duhe të pëgjigjen politikajt tanë, ata që po na mashtrojnë duke i numruar muajt, javët e tani edhe ditët...dhe...
Pa marrë parasysh se çka flasin drejtuesit e “institucioneve”, udhëheqësit politikë, ne kemi ngelur aty ku edhe ishim, pa shtet, pa sovranitet e tani edhe simbolet kombëtare po dojnë të na i hjekin. Të tjerat kanë qenë dhe janë dhe do të meesin sekondare. Të gjithë ata që ua ndërrojnë vendet punës dhe intrigave nuk do të kenë sukses në këtë jetë të hardisur pas profiteve dhe mjeteve me çdo kusht për t’ia arritur qëllimit të profitit individual. Ato, kombëtare mbeten aty ku edhe ishin qe disa kohë pa lëvizur nga vendi. Mendoj se duhet lënë për kohë tjera profitet individuaale. Për ne ka qenë,është dhe do të jetë primare shteti dhe formimi i tij, të tjerat me siguri do të vijnë më lehtë. Këtë synim e kemi patur në luftë, këtë synim e kemi edhe tani, tetë vjetë pas mbarimit të luftës dhe të ashtuquajturës jetë në “liri”, sepse lira akoma ësshtë vetëm në imagjinatë. Nëse nuk angazhohemi për të arritur atë, ajo sërish do të mbetet iluzion i thyer sikur i gjeneratave të mëparëshme.
Të shpresojmë në të mirë. Por kur shpresojmë duke qëndruar anash problemeve e mednur vetëm për vete, atëherë, vërtet ato mbeten vetëm shpresa, ndërsa kur shpresojmë duke punuar, atëherë ato shpresa mund të shndërrohen në realitet. Pra, të besojmë në këtë të dytën dhe t’ia arrijmë qëllimit.
Paqim fatin e bardhë sepse fati i feritashëm nuk na buzëqeshi....

Keine Kommentare: