Dienstag, 8. Mai 2007

Salarg ka shkua Serbia Fashiste,edhe te pergjoj komunikumet e BEE-s


Jeton Kelmendi, Bruksel; Serbia përgjon komunikimet e BE-së
May 7, '07 9:00 AMfor everyone
ekskluzive;

Nacionalizmi serb dita ditës po i kapërcen kufjet e çdo gjëje. Në tentativë për ta mbajtur nën kufjet e Serbisë Kosovën, qeveria e Beogradit po financon projekte të ndryshme për ta bindur opinionin ndërkombëtarë. Pak ditë më parë mori ofanziv me film dokumentar duke e shpërndara me post nëpër dyert e çdo institucioni ndërkombëtarë. Kësaj radhe Qeveria e Serbisë ka mbështetur një projekt tjetër, Përgjimin e të gjitha komunikimeve, telefonike, e-mailave dhe fakseve neper institucionet ndërkombëtare. Një zyrtarë i lartë i Bashkimit Evropian më tha; “e ka tepruar Serbia tani”. Sipas burimeve të brendshme të BE-së, janë vënë mjete përgjuese në çdo lloj komunikimi nëpër zyrat e Bashkimit Evropian, pohoj ai. Sipas të njëjtit burim, ky ekip është financuar nga qeveria e Beogradit. Zyrtari i BE-së, nuk deshi të identifikohej, por tha se kjo është e ndaluar me ligjet ndërkombëtare dhe është e dënueshme. Lidhur me ketë e kam ftuar në takim ambasadoren e Serbisë në BE, për nesër. Edhe komunikimet me Shqipërinë dhe vendet që përkrahin pavarësinë e Kosovës janë kontrolluar nga ky ekip. Sido qe të jetë ky njoftim nuk është zyrtarë dhe nesër, pas takimit me ambasadoren do të mendohet për hapa të mëtutjeshëm vazhdoj zyrtari i BE.
Në ketë kuadër si duket ka qasje edhe formacioni i ri ushtarak, i krijuar në veri të Serbisë. Kështu sipas të njëjtit burim, objektiv i fundit, atyre u ka m betë që nëse njihet pavarësia e Kosovës të filloj edhe atentate ndaj personaliteteve të caktuara ndërkombëtare.

1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…

Nuk është lajm i mirë...Të depërtohet edhe në institucionet Europiane...! Kjo është fatkeqësi