Ahengu Fshatin Bungajë filloi për ta mbuluar freskia e mbrëmjes. Freski e cila mungonte qe shumë kohë. Njerëzit shkonin e vinin. Dukej se te Haskajt bëheshin përgatitjet e fundit. Flluan të arrijnë edhe mysafirët e ftuar. Nuk ishin pak. Nga përshtypja e parë duhet të ishin afro dyqind. Veturat posa e lëshonin asfaltin i mbulonte pluhuri i rrugës me zhavor i cili ishte stivuar gjatë verës së thatë. Kur rrotat e veturave e ngacmonin, ngrihej dhe dendësohej, gjasonte në mjegullnajë. E tërë Bungaja ishte në këmbë. Kishte shumë kohë që nuk kishin parë e përjetuar këso ahengu. Shuli e Tuli, dy pleç të shtyer në moshë dhe të kërrusur qëndronin ulur skaj rruge duke mos qarë hallin e pluhurit dhe përcillnin me vëmendje tërë atë që zhvillohej para tyre, sidomos përcillnin veturat e shumta. - Tul, çka u bë kështu ? Pse i tërë ky kallaballëk në Bungajë. Nuk kam dëgjuar se bëhet dasëm këtu. - Dëgjo Shul, duket vërtet je shul që nuk kupton asgjë. Këtu nuk ka dasëm, por ka ahemg. - Çfar ahengu Tul ? - Aheng luci o Shull !... - Çka ?!...mbeti paksa i habitur Shulli. - Agai i Haskajve kishte bërë synet djalin, dhe si aga më, nuk bënë të bëjë diç e mos të trazohet e tërë nahija, e lëre për synetllëkun e djalit të vetëm... -Qy,qy,qy...vëretet aheng se jo mahi. Haskajt janë të përmendur për muhabete e ahengje, qy,qy,qy, mbeti duke bërë Shuli. Po si s’paskam dëgjuar ore...? Të kam thënë Shul, ti edhe pse qëndron gjithë ditën në lëndinë nuk dëgjon e nuk shikon asgjë. Shumë gjëra po ndodhin e ti nuk po i merr vesh. Si duket pleqëria të ka rënduar. -Po Tul, vërtet ashtu është. Pleqëria, por megjithatë po më habit e tërë kjo mastrfhane, dhe ate për një luc fëmië. Sidomos kur Agai i Haskajve, kjo po më habit edhe më shumë. Ky dikur sikur ishte kundër disa adeteve të vendit tonë, e tani ?!... - Shul. Po thonë se Agai kishte kënduar edhe mevlud Kurani, dhe kishte ftuar hoxhallarët më të njohur dhe më të aftë të nahisë. - Ma bre! Pash Zotin ! As për këtë nuk paskam dëgjuar. - Po,po. Kjo është e vërtetë përfundon mendimin prerazi Tuli. Veturat akoma merrnin drejtimin e Haskajve. Pluhuri pas tyre tani i rënduar edhe nga freskia nuk ngrihej më lart se mbi kokat e Shulit dhe Tulit dhe formonte një mjegullnajë të vërtetë. Shuli e Tuli akoma përcillnin ardhje – shkuarjet e tyre dhe të njerëzve në ahengun e Haskajve që aty për aty e pagëzuan “Ahengu i Lucit”, dhe sikur u pëlqeu bukur shumë ky emërtim. - Ngrihemi Tul, i propozoi Shuli. - Jo. Rrimë edhe pak. Është freski dhe na bënë mirë pas asaj vape të ditës. Për një kohë më nuk flisnin dhe në heshtje akoma përcillnin ardhjen e pysafirëve të ftuar. Kishte nga të gjitha viset e vendit. - Po thonë jemi t robëruar, sikur theu heshtjen Tuli. Të robëruar e gjithë ky nam njeriu në aheng. A është e mundur ?!... Mysafirë vërtet kishte shumë. Kishte njerëz të mëdhenjë e me nam, të njohur, por kishte edhe njerëz të pa njohur, që në u themi të vegjël. Në momentin kur Tuli përfundoi mendimin e tij, para tyre kaloi një veturë shumë, shumë e mirë. Dallonte nga ato të tjertat. - Shih, shih Tul. A po sheh diçka ? A po e njeh at njeri ? - Cilin ? - Atë në veturën e madhe. Sikur më duket i njohur. Sikur që e kam parë diku dhe dikur. Pa shikoje mirë Tul. Po, po. Ai është këmbë e krye. - Cili bre Shul ?! S’po kuptoj për cilin mendon. - Ai o Tul, ai ish sulltani ynë. Ai bre Sulltan M... - Jo more...Çka kërkon Sulltan M në Bungajë ?... - Pasha Zotin tonë të nderuar Tul, ai paska ardhur në ahengun e lucit. - Shih, shih,shih... Po pasha perëndinë e madhëruar, ia ktheu Tuli pasi që u bind që me sy të vetë po e sheh Sulltan M, të cilin nuk i kishte rënë kurr ta takonte sa sundonte në këtë vend, kur ishte mbret i kësaj toke të shkrumbosur... - Shul, siko, shiko...apo sytë po më mashtrojnë. Aty çenka ftuar edhe toger Delia!. Ai togeri që frikësohej se do të vdes atëherë kur filloi të shkatërrohet perandoria dhe i ndejti besnik mbretit. Nuk i dorëzoi armët por as uniformën e tyre. A po e sheh Shul. Edhe ai. Ndoshta do të shkrepë ndonjë habertare kur të nxehen nga rakia. Ndoshta... Aty mbetën gjer vonë duke i përcjellur me sy aedhjen e mysafirëve. - Ngrihemi Tul, është bërë vonë. - Jo Shul. Kemi akoma shumëçka për të parë. Çenka interesante të shohësh me sy tu historinë dhe të kaluarën. Besoj se Haskajt dinë të kombinojnë njerëz dhe khëra.. Duket se mysafirët do të jenë të komponuar mirë për ti përcjellur kohërat, të kaluarën e errët nuk e lënë pa e mbështjellë me një vello të hollë të së tanishmes dhe së ardhmes. Fliste Tuli më shumë me veten se sa me Shulin i cili kishte hapur sy e vesh dhe dukej se nuk po i kupton fare fjalët e Tulit. - Po cila është ardhmëria, Tul ? Ku po e dinë se edhe ata janë të ftuar ? - Prit edhe pak dhe do të shohësh. Akoma pa i përfunduar fjalët pranë tyre filluan të parakalojnë profesorë, ingjinierë, kryetrë, mësues, punëtorë. - A po e sheh Shul ?! A janë këta ardhmëria dhe e tanishmja që domosdo duhet ta shoqërojnë të kaluarën. Po Tul, ata janë, dhe më vjenë mirë që i paska ftuar edhe këta...Nuk po më mbushet mendja, s’po mund ta kuptoj si dhe përse i paska ftuar edhe mësuesit e gjorë ?! - Po përzihen mësuesit me bejlerë e agallarë o Tul... - Ha,ha,ha ia shkrei së qeshuri Tuli. Ti po thua se këta s’kanë çka të këkojnë atje. Unë them se kanë pse të shkojnë. Ajo që duhet kërkuar atje është vetja, bindja dhe koha. Me siguri do të jenë në gjendje ta kuptojnë se janë të tepërt, por duhet të jenë aty, për asgjë tjetër atëherë për ta parë me sytë e tyre historinë dhe të kaluarën që me mund e djersë po mundohemi për ta flakur tej kodrave tona. Dhe ti e di mirë se bota pa mësues nuk mund të ecë përpaara, atë e dinë edhe Haskajt. A s’po i sheh si ecin duke u menduar dhe duken të pavendosur. Por mendoj se mirë është që janë ftuar. Aty do ta shohin me sy Sulltanin, pashanë, togerin dhe tërë të kaluarën e errët, se dihet që janë në ygripc, mendoj varfërisë, dhe nuk kanë para për ta blerë historinë, aty e kanë pranë, duke i ndërruar gotat, përshëndetur, uruar për jetë të mirë, të gjatë... - Kujt bre mi uruar jetë gjatë ?! Sulltanit, a. Mos Tul të lutem. Mësuesit kurrën e kurrës nuk do ta bëjnë atë. Ata gjithnjë e kanë urrejtur, e kanë demaskuar, e kanë luftuar e tani po thua ti cakërrojnë gotat për jetë të gjatë me të... - More Shul, ti nuk më kuptove. Nëse ulesh më një tavolinë, qoft ai edhe dreqi i mallkuar duhet ti urosh shëndet, jetë të gjatë dhe lumturi...Dhe si e gjetën Haskajt t’i ftojnë bash në ahengun e lucit. Kjo është dredhi, nënqmim dhe përbuzje... -Jo, Shul. Kjo është krenari, sepse ata shumë rrallë ftohen nëpër këso ahengje, qofshin ato edhe ahengje të lucave të prerë dhe nuk bënë të shqetësohesh për atë. Ata e kanë menduar dhe matur më mirë se unë e ti dhe për atë kanë vendosur të marrin pjesë atje. Në bisedë e sipër, që tani veç kishte marrur të tjera konotacione, nuk e kishin vërejtur se muzgu kishte mbuluar Bungajën - Shkojmë Tul, se u bë vonë e na presin të shtëpisë. - Po, po. Shkojmë por disi, nuk më duket bash mirë. - Përse ? - Pse në këtë kohë kur mendojmë të ecim përpara e tërë historia dhe e kaluara që po mundohemi ta flakim u mblodh sonte në Bungajë ?! - Sonte më je bërë filozof Tul, nuk po mund t’iu besoj veshve të mi, dhe nuk po besoj se ti po i thua këto fjalë. - Edhe një gjë Shul po ma vret dhe djeg zemrën. - Cila është Tul. - Flamuri. Flamuri ynë. Ai po më djegë kur po mendoj se para kujt është ngritur po më duket sikur i varur në litarë. Kur po shoh se këndë e përshëndet me valëvimet e tija madhështore dhe të qeta, zemra sikur më qahet në dysh...U qëndron para të gjithë atyre që e përbuzën nëpër mote e shekuj. Shkaba jonë e dashur, ani pse në beze, është e detyruar t’u bëjë nderin sulltanëve, pashallarëve, togerëve e milicëve që deri dje e shkelën përbuzshëm. Me një fjalë duket se ajo sonte tmerrësisht vajton dhe qanë. Kjo po më djeg dhe nuk e di a do të mundem të jem i qetë sonte në këtë natë të bukur verore. Shuli e Tuli nëpër ërrësirë filluan kah shtëpitë e tyre. Kishin edhe pak rrugë së bashku. Nga larg dëgjohet jehona e këngës së dalldisur në këto mote të rënda dhe të vështira, në këto mote kur Kosova me mundime të mëdha po orvatet të rilind dhe të ngjallet, mirpo si duket nuk po mund ta gjej rrugëtimin e drejtë deri te dita e Bardhë. Lart mbi mbi kokat e të ftuarëve në ahengun e lucit valon flamuri me shkabën dykrenare duke u lutur për vetdijësimin e këtyre njerëzve që nuk mendojnë si të shporret armiku nga pragu i derës, por mendojnë dhe garojnë se cili po bëjnë ahengje më pompoze, më madhështore, me fjalë tjera sikur garojmë se kush po hargjon më shumë aty ku nuk duhet e ndrydhmi dorë e zemër të japim aty ku duhet. Dhe shkaba jonë e dashur bëhet sikur përthekon qiellin, Shul. Natën e mirë. Nëpër errësirën e natës tani dëgjoheshin vetëm hapat e tyre duke u larguar njëri nga tjetri. Për përshtypjet dhe mendimet e mundimet e mëvonshme të Shulit e Tulit do të kemi ratin të lexojmë herve tjera. Dhashtë Zoti jo në këso kohë të rënda dhe në ahengjet e tilla pa fituar lirinë... Vera e dytë e vitit 1996 |
Freitag, 27. April 2007
AHENGU; shkruar nga Esat Avdyli
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen