EKSKLUZIVE: Intervistë me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Veli Llakaj (5) Apr 28, '07 3:46 PMfor everyone Gjeneral Llakaj: Për luftën në Kosovë e Luginë të Preshevës kam bërë aq sa kanë bërë kolegët ushtarakëXhevdet FetahuBesian GjinukajPrishtinë, 26 prill - Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, ka qenë direkt i involvuar në luftën që shqiptarët kanë bërë kundër pushtuesit serb. I lutur që në vazhdimin e pestë të intervistës për “Epokën e re” që të na flas më konkretisht për angazhimin e tij në luftën e Kosovës dhe, më pas, në atë të Luginës së Preshevës, gjeneral Veli Llakaj ka thënë: “Unë nuk kam bërë asgjë më shumë se shokët e kolegët e mi ushtarakë, kam dhënë një kontribut modest për Kosovën dhe për Ushtrinë UÇlirimtare të Kosovës. Shumë nga kuadrot ushtarakë në lirim, në pension dhe në rezervë, me nismën e tyre përgatitën në mënyrë ilegale shumë kuadro dhe luftëtarë të UÇK-së, derisa, gradualisht, shkonin nëpër formacione luftarake të inkuadruara në UÇK. Nuk dua ta parcelizojë këtë Uçështje, por dy ishin Shoqatat që dhanë një ndihmesë të vyer në këtë drejtim. Shoqata Mbarëkombëtare ‘Bashkimi Antifashist i Shqipërisë’, dhe Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve të Liruar dhe në Rezervë. Një grup nga Kosova edhe të njohurit tanë në atë kohë në Tiranë na kërkuan një ditë në takim dhe na paraqitën një dokument si të deleguarit e ‘Këshillit të Mbrojtjes së Kosovës’, të cilët kërkonin ndihmën jo vetëm në përgatitjen e luftëtarëve nga Kosovë, por edhe vullnetarë kuadrosh ushtarakë, kryesisht të specialitetit xhenier, kimist, zbulues dhe gjitharmësh, të paktën të kishin komanduar njësi taktiko-operative, por edhe kuadro të rangjeve të ulta. Për të sensibilizuar opinionin mbarëshqiptar, për këtë qëllim bëmë një takim të disa shoqatave atdhetare nga gjithë vëndi, gjithësej 20 të tilla, dhe dolëm me një plotformë të përbashkët në mbështetje të UÇK-së”. “Kjo, mendoi, se ishte puna më rezultattive. Me keqardhje them, se edhe këtu pati tentative sabotuese kundër UÇK-së dhe pro FARK-ut, të cilat, në shënimet që kam në këto libra, i kam thënë me emra, pa ekuivoke: ishin që nga ish kryetari i Shoqatës së Antllantikut në atë kohë, sot President i Shqipërisë, zoti Alfred Moisiu dhe pasuesit e tij të drejtuar dhe të iniciuar direkt nga Sali Berisha, nën ndikimin e Ibrahim Rrugovës dhe të Bujar Bukoshit. Kohë më vonë kam marrë pjesë direkt në luftën e Luginës së Preshevës dhe, venUçanërisht, në përbërje të UÇPMB-së deri në tërheqjen e saj për arsye të politikave të mbrapështa. Edhe këtë do ta gjejnë të trajtuar mjaft gjatë dhe personazhe pozitivë dhe negativë, me të mirat dhe me mangësitë e saj”, ka thënë në intervistën ekskluzive për “Epokën e re”, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Veli Llakaj Ndarja e KosovësEPOKA E RE: “Iniciativa për ndarjen e Kosovës nuk mund të jetë rezultat i punës së Ahtisarit, sepse ai nuk ka mandat për këtë", tha para disa javëve për radion B 92 funksionari i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Goran SvilanoviUç. Kjo zgjidhje mund të llogaritet në mbështetjen te opinioni serb. "Ajo pjesë e opinionit që mendon, se Kosova është humbur, do ta pranonte ndarjen si një lloj rezultati të bisedimeve, madje dhe si zgjidhje e drejtë", mendon ai. "Plani i Ahtisarit tashmë përmban propozimin e ndarjes ‘de fakto‘. Nuk më duket reale, se në këtë moment mund të arrihet ndarja e vërtetë, por me forcimin e entitetit, kompetencat e tij dhe mundësitë e bashkëpunimit me Serbinë, mund të përcaktojnë statusin e veUçantë për veriun e Kosovës, në një periudhë prej disa vitesh", thotë SvilanoviUç. Sipas tij, statusi i pjesës veriore të Kosovës nuk do të zgjidhej në këtë fazë të parë, por në një fazë të dytë, kur mund të nisë Uçështja e korrektimit të kufijve dhe bashkimi i kësaj pjese me Serbinë. A mendoni se Serbia përmes kësaj rruge do t'ia arrijë synimeve të saja strategjike për përvetësimin e një pjese të territorit të Kosovës?Gjeneral Llakaj:Janë disa Uçështje që ngrenë serbët në kuadrin e masave që diskutohen për pavarësinë e Kosovës. NgërUçet që sajojnë serbët unë i kuptoj, si sebepe për të shkaktuar vonesa, për të fituar kohë me shpresën e rreme, se ngjarjet do të mund të rrokullisen në krahun e tyre. Pjesës së fundit të pyetjes suaj do t’i përgjigjem fare thjeshtë: Serbia nuk ka për t’ia arritur qellimit. EPOKA E RE: Disa vëzhgues vlerësojnë, se fjala e para disa kohëve e Vladimir Putin në Gjermani, ku ai sulmoi direkt SHBA dhe politikën e tyre në planin botëror, është fillimi zyrtar i luftës së re të ftohtë. Ashpërsimi i marrëdhënieve SHBA-Europë në njërën anë, dhe Rusisë në anën tjetër, a e dëmton procesin e zgjdidhjes së drejtë të statusit të Kosovës dhe, më pas, integrimin kulturor dhe politik të hapsirës shqiptare në një njësi të vetme? Gjeneral Llakaj:Doemos që e dëmton. Por në këtë mes unë shikoj një shteg, ku do të mund të kalojë politika realiste, politikë që do të piqet nga një shumicë udhëheqësish, nga e cila nuk do ta kenë të lehtë të ndahen rusët apo të tjerë. EPOKA E RE: Pas dështimit të bisedimeve shqiptaro-serbe në Vjenë, Uçështja e zgjidhjes së statusit final të Kosovës u bart në KS të OKB-së. A prisni që edhe Kina dhe, sidomos, Rusia të pajtohen me një rezolutë të re që Kosovën përfundimisht do ta shkëpuste nga sovraniteti shtetëror i Serbisë? Gjeneral Llakaj:Kam mendimin, se Uçështja e pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë të diskutohet nëpër kancelaritë e shteteve që përmëndet me dëshirën e mirë për t’i dhënë Kosovës atë Uçka ajo kërkon dhe i takon. Këtu nuk bëhet fjalë për kundërshtim të hapur të problemit të shtruar, por për të mos u prishur me lidershipin serb. Shpresoj dhe besoj, se do të fitojë opsioni amerikan, gjë që do të Uçojë drejt realizimit të ëndrrës së kosovarëve. Paralajmërimet e SHBA-ve ndaj SerbisëEPOKA E RE: Ish amabasadori amerikan në Beograd, Montgomery, ka thënë disa javë më parë, se SHBA-ja në vitin 1992, në mënyrë të njëanshme e pati paralajmëruar MillosheviUçin, se nëse shkaktonte dhunë në Kosovë, ashtu siUç ndodhi në Kroaci e Bosnjë, SHBA do të reagonin me të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë dhe forcën ushtarake. "Ky ishte një hap i jashtëzakonshëm për dy arsye", shpjegon Montgomery. "Së pari, ka qenë veprim i njëanshëm pa miratimin më parë të NATO-s. Së dyti, paralajmërimi u njoftua kur Kosova ishte relativisht e qetë dhe Bosnja e Kroacia ishin në agoni". Montgomery mendon, se "Serbia duhet të pranojë të gjitha rekomandimet e Ahtisarit (përfshirë dhe themelimin e forcave të BE që do të zëvendësonin UNMIK-un me zyrën e përfaqësuesit ndërkombëtar), me një ndryshim jashtëzakonisht të rëndësishëm", vazhdon diplomati amerikan, „rezoluta, në mënyrë eksplicite, do të ndalonte Uçdo hap drejt pavarësisë në një periudhë prej një viti nga miratimi i saj. Gjatë kësaj kohe, qeveria e Kosovës me përfaqësuesin civil ndërkombëtar të BE-së do të kishte mundësi të konsolidojë dhe të zbatojë rekomandimet e mbetura të Ahtisarit. “Sa është real ky skenar, nëse rusët do të insistonin që të përfillet edhe mendimi serb? Gjeneral Llakaj:Mendoj, se politika amerikane për Kosovën ka qënë dhe mbetet pozitive dhe shpresëdhënëse. Kur vjen puna për realizimin e një qellimi, siUç ishte Uçlirimi i Kosovës, dhe tani – fitimi i pavarësisë, pak rëndësi ka për ne rrugët që janë shfrytëzuar. Në fund të fundit gjërat kanë shkuar në logjikën e zhvillimit të asaj Uçka ishte nisur. Mendoj, se duhen mbajtur parasysh rekomandimet e Ahtisarit, Uçka do të thotë të njihen dhe të respektohen etapat e rrugës deri te pavarësia. Ne do të dëshironim që kokrrat e qershisë t’i hanim që nesër, por kjo është e pamundur. Atëhere do të presim deri sa ato të piqen. Pavarësia dhe vetëvendosja janë parësore dhe determinante. EPOKA E RE: Para disa javësh në një shkrim të analistit të njohur të Tiranës, Mustafa Nano, që merret me futurologji politike në hapsirën shqiptare parashikohej që kosovarët pas një kohe do të krijojnë një gjuhë tjetër standarde, të ndryshme nga ajo në Shqipëri dhe me këtë do të fillojë krijimi i një kombi tjetër, atij kosovar, për Uç' gjë angazhohet bie fjala Nexhmedin Spahiu. A mendoni se tendenca të tilla janë historikisht të pashmangshme dhe kanë një bazë shoqërore apo se ato janë thjeshtë një prodhim i një truri të sëmurë që projekton ndarje mes shqiptarëve edhe aty ku ato realisht nuk ekzistojnë? Sa është reale mundësia që shqiptarët, përkundrazi, të bashkohen rreth programit politik për krijimin e ‘Shqipërisë etnike“, apo “natyrale”, siUç e quajnë disa të tjerë, pas disa vitesh të funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe kur në Ballkan të kemi një klimë më tolerante? Gjeneral Llakaj: Nuk kam ndonjë koment për këtë pyetje. EPOKA E RE: Së fundi, me që keni bërë promovimin e dy vëllimeve tuaja njëri pas tjetrit në Tiranë dhe në Gjermani, por edhe këto libra kanë rënë në duart e shumë lexuesve, a mund të thoni se si janë vlerësuar apo pritur dhe cilat kanë qënë kontestimet që u janë bërë? Gjeneral Llakaj:Po ështe vërtetë që janë bërë dy promovime, por edhe këto libra kanë rënë duart e shumë lexuesve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Masivisht janë në Shqipëri, jo pak në Gjermani, një pjesë e mirë në Kosovë dhe Maqedoni. Po kështu kanë shkuar në Greqi, pjesërisht në UÇamëri, po më shumë te refugjatët shqiptarë, pa lënë mënjan dhe SHBA. dhe Kanadanë, sidomos në Boston dhe në Toronto. Nuk mund të ketë asnjë libër që të gjithë ta flasin mire, ose të gjithë të flasin keq. Këtë e them se kushdoqoftë në shkrimet që bënë ka preference, subjektivizma, por edhe ndonje lapsus, qoftë të redaktorëve apo të korrektorëve, sikurse përgjegjësinë e mbanë autori. Në këtë këndvështim do të thoshja, se në Tiranë sidomos në promovimin e tyre morën pjesë personalitete të larta shtetërore, ish kuadro të PPSH-së dhe tash të PKSH-së, por edhe të partive të tjera të majta, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, intelektualë, profesorë të fushave të ndryshme, gazetarë dhe publiUçistë të dëgjuar e me reputacion. Ushtarakë të lartë të struktura të Forcave të Armatosura, Gjeneralë të talentuar të asaj dhe kësaj kohe. Ata që morën fjalën nuk kishin ndonjë kontestim, përkundrazi thanë ato fjalë vlerësuese që personalisht nuk i prisja. Por kam dëgjuar jo drejpërdrejtë, por të anashkaluar se ka mendime pro dhe kundra, sidomos për figurën e Enver Hoxhës. Dikush e quan të tepruar ngritjen e tij si një atdhetar i madh dhe luftëtar konseguent i kombit shqiptar, dikush thotë, se nuk ka dal ashtu siUç duhet figura e tij, mbasi ka raste që është denigruar. Kjo ka qënë pro dhe kundër, nuk di se kush e ka më mirë dhe kush e ka më keq, në këtë kuptim unë jam në këtë rast midis dy zjarreve. Pra, e kam thënë mirë apo keq figurën e tij. Por mendoi, se kur jam midis dy zjarreve, pro dhe kundër, jam më i sigurt, se e paskam trajtuar ashtu siUç e meriton. Hapur këto kundërshtime i pata në debatin në Dysseldorf vetëm nga dy persona, por mendoi se e morën përgjegjen jo vetëm nga unë, por nga auditor i i pranishëm. Në këtë rast nuk përjashtoj aspak ato Uçka thash, se do të ketë referenca dhe subjektivizma. (FUND) |
Montag, 30. April 2007
Per luften ne Kosove dhe ne Luginen e Presheves kam ber aq sa kan ber koleget ushtarak
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen