Freitag, 27. April 2007

Turpi i OKB-s


Turpi i OKB-së
Apr 26, '07 3:15 AMfor everyone

Category:
Books
Genre:
History
Author:
Alex Channer140 plumba janë shtënë nga policia e Rumanisë dhe ajo e Polonisë drejt demonstruesve më 10 shkurt në Prishtinë. Policia e Rumanisë i ka shtënë pesëdhjetë e nëntë, përderisa ajo e Polonisë tetëdhjetë e nëntë. Dy prej këtyre plumbave vranë Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Hetuesi ndërkombëtar, Robert Dean, i ka identifikuar këto vrasje si ”vepër kriminale”. Dy plumba gati sa ia morën jetën Zenel Zenelit dhe Mustafë Nerjovës. 144 plumbat e mbetur i plagosën 80 persona, ose e huqën shënjestrën. Robert Dean e përshkroi përdorimin e këtyre plumbave si ”dashakeq dhe të papërshtatshëm në rrethanat” e 10 shkurtit. Hapësira në hije mes kriminalitetit dhe veprës së papërshtatshme duket të varet prej asaj nëse ke pasur fat të plagosesh në këmbë, në bark ose krah, e jo në kokë ose në gjoks. Asnjë nga tetë policët rumunë, të cilët mund të jenë ata që kanë shtënë e kanë vrarë, nuk do të ndiqen penalisht për shkak se teknologjia e shekullit XXI nuk po ka mundësi ta përcaktojnë se nga cilat armë kanë dalë cilët plumba! Përkundër dëshmive se të gjithë ata janë përgjegjës për shtënie neglizhente, dhe për përdorimin e plumbave të cilët kanë qenë të dalë afati tash e 12 vjet, atyre iu është lejuar ta lëshojnë Kosovën. Ata kurrë nuk do të ballafaqohen me pasojat e veprave të tyre. Askush nuk do të mbahet përgjegjës për urdhërimin e përdorimit të këtyre plumbave. Raporti i Deanit qartëson se pjesa e dytë e hetimeve të tij vetëm do të ilustrojë se ka pasur urdhra të mjegullt ose nuk pasur urdhra fare. Në këtë mënyrë, intervenimi i turpshëm i 10 shkurtit do të paloset me elegancë dhe heshtazi, dhe do të mbesin të gjalla vetëm në kujtesën e atyre që demonstruan atë ditë, dhe në kujtesën e familjeve, të cilat humbën jetën atë ditë. Askush nuk do të jep llogari. Këtë javë KFOR-i hyri në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan pa leje ligjore. Ata me këtë rast e vodhën shabllonin, i cili përdorej për shkrimin e fjalës “vrasës” në veturat e UNMIK-ut, dhe i fyen aktivistët tonë. Ditën tjetër KFOR-i ishte duke pritur te zyrat me gjashtë vetura. Kur aktivistët erdhën aty, ata u rrethuan nga KFOR-i, dhe u mbajtën të bllokuar derisa erdhi policia për t’i arrestuar. Pra, UNMIK-u në pamundësi të përdorimit të plumbave të gomës për t’u ballafaquar me protestuesit joviolentë, po i përdor ushtarët, të armatosur me municion të vërtetë. Roli i vetëm policor i KFOR-it, sipas Rezolutës 1244, Neni 9, është të etablojë “sigurinë dhe rendin publik, përderisa prania civile ndërkombëtare të jetë e aftë ta merr përgjegjësinë për këtë detyrë” (Neni 9.d). Nëse KFOR-i është duke kryer detyra të policisë pas 7 vjet e gjysmë ç’prej se kanë ardhur këtu, a do të thotë kjo se Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme, dhe askush nuk na ka treguar? Ose ndoshta KFOR-i e ka kuptuar, pas raportit të Deanit, atë që çdokush e di: se UNMIK nuk e mbikëqyrë sigurinë publike, e as merr përgjegjësi për të. Deri sa jam duke shkruar këtë artikull, tetë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë duke u mbajtur në burg. Njëri prej tyre është i dënuar me 20 ditë burg. Të tjerët po vuajnë paraburgimin status, ky i zbrazët ligjor për qëllime të “hetimeve”, që mund të zgjatet deri në një vit pa gjykim. Albin Kurti është duke u mbajtur në burg për demonstratën e 10 shkurtit. Padyshim që sistemi juridik i UNMIK-ut do t’ia arrijë ta fajësojë atë për aktet kriminale të policisë, derisa e lejon policinë të ikë e lirë. Ma thuaj si mund ta akuzosh dikë të jetë përgjegjës për nxitje të përgjigjes policore, përgjigje kjo e cila është identifikuar si kriminale dhe e papërshtatshme, dhe si e tillë, plotësisht e paparashikueshme? 7 aktivistët tjerë janë duke u mbajtur nën hetime për shkak të shkrimit të parullës “VRASËS” nëpër veturat e UNMIK-ut, dhe parullës “Lirojeni Albinin” në murin e UNMIK-ut. Krimi i tyre paska qenë shprehja e besimeve politike. “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut” është një prej përgjegjësive të UNMIK-ut, që del nga Rezoluta 1244. Nuk është për t’u çuditur që është e parafundit në listë (Neni 11.J). Mos t’ia filloj tash me përmendjen e deklaratave pompoze të Kornizës Kushtetuese dhe Planit për Standardet rreth respektimit të konventave të ndryshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e demokracisë. Këto dy terme kanë kuptim për UNMIK-un vetëm përbrenda kontekstit politik i cili tmerrohet nga çfarëdo zëri opozitar. Në Kosovë injorohen dhe abuzohen vetë parimet, të cilat i promovon OKB-ja nëpër botë. E tërë kjo në emër të “statusit”. Në vend që të jetë flamurtari i lirisë, OKB-ja po len prapa në Kosovë gjurmë të turpit që do ta njollosin atë përjetë, përgjithmonë idealistët e tij që s’iu kanë nënshtruar ideologjisë së raportit të forcave. A nuk fillon epopeja e lavdishme e idealizmit që me Gjergj Kastriotin, i cili i doli përballë një perandorie qindra herë më të fuqishme? A nuk hyn aty edhe Hasan Prishtina, i cili duke qenë i udhëhequr prej gjakimit të lirisë pa kushte, filloi të luftonte madje edhe kundër Perandorisë Osmane, ani pse në anën tjetër e priste Serbia po ashtu më e fuqishme? Në po të njëjtën traditë hyn Shaban Polluzha, Adem Jashari si dhe dëshmorët e UÇK-së, të cilët nuk ditën ç’është raporti i forcave, por vetëm liria që na takon. Kurse realistëve të sotëm, ç’u ka mbetur tjetër përveç se ta pranojnë pakon realiste të Ahtisaarit, duke u zgërdhirë mbi gjakun e atyre që nuk ranë për një realitet si ky i sotmi, por për lirinë e plotë të Kosovës. Deri sot, në Kosovë ka ndodhur që realistëve kolaboracionistë t’ua tregojë vendin e tyre historia. Kësaj radhe atyre duhet t’ua tregojë vendin populli. Siç thonin latinët hic et nunc! Tash dhe këtu! Turpi i OKB-së.

Keine Kommentare: