Sonntag, 29. April 2007

Pse ne Shqiperi nuk ka protesta ne mbeshtetjen e Vetvendosjes se Kosoves


Pse në shqipëri nuk ka protesta në mbështetjen e vetëvendosjes së Kosovës?!
Apr 29, '07 7:53 AMfor everyone
ESE POLITIKE Prof.Dr.Mehdi HYSENI "Po iu jap një porosi, Këmba e huaj keq iu rri, Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë." Sa jemi të përçarë, sa jemi të ndarë në 1001 parti? Sa kemi dhimbje për njëri-tjetrin? Sa afër jemi me njëri-tjetrin, duke e ndarë të mirën dhe të keqen së bashku, si në kohë mjerimi, të skamjes, të varfërisë dhe të papunësisë katastrofike mbi 50%? Sa jemi duke e ndihmuar njëri-tjetrin sinqerisht dhe realisht si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje? Sa të bashkuar jemi në mendime, në qëndrime, në pikëpamje dhe në veprime konkrete (jo vetëm në letra dhe në spekulime teorike) jemi me njëri-tjetrin? Çfarë diferencash ekonomike dhe sociale janë krijuar dhe mbizotërojnë sot në shoqërinë shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike? Çfarë roli kanë luajtur deri më sot (1990-2007) “masmdiat e pavarura” në mbështetjen, në afirmimin dhe në avancimin e interesave vitale dhe të vlerave kombëtare e shtetërore shqiptare, si dhe në zbulimin dhe në demaskimin e padrejtësive dhe të devijimeve si në planin politik, ekonomik, social, kulturor, kombëtar dhe ndërkombëtar? I gjithë ky spektër pyetjesh kërkon përgjigjje imediate dhe direkte nga bartësit dhe titullarët me “ferman sulltanati” të politikave dhe të antipolitikave të qeverive, të ashtuquajtura demokratike dhe reformatore, të inauguruara në pushtet që nga dekada e fundme e shekullit XX, pse populli shqiptar edhe brenda 18-vjeçarit të shkuar ndodhet në një gjendje të këtillë tragjike si në aspektin etik human, ashtu edhe në atë kombëtar, social, ekonomik, politik dhe demokratik, ku në vend të mirëkuptimit, të dashurisë, të respektit të mbështetjes së ndërsjellë ndërmjet njëri-tjetrit si kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje e prosperiteti, mbisundon përçarja, urrjetja, egoizimi, egocenetrizmi, përçmimi, hipokrizia, anarkia, mashtrimi, shfyrtëzimi i njeriut mbi njeriun, krijimi i dy klasave shoqërore: makroborgjezia aristokratike dhe klasa skamnore jopunonjëse (mbi 50% të papunë, pa mjete elementare ekzistenciale, të pa strehë dhe të paperspektivë), mohimi dhe nëpërkëmbja e vlerave të njëmendta të shoqërisë shqiptare, si dhe anatemimi dhe përndjekja e tyre në format më të ndryshme abuzuese si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut shqiptar. E gjithë kjo “skenë” deformiteti e shoqërisë shqiptare pasqyron elementet më të vrazhdta të hipokrizisë së organizuar vendore dhe ndërkombëtare, të fetishizimit dhe të mitologjizimit të lirisë individuale dhe kolektive, të demokracisë, të zhvillimit dhe të përparimit të përgjithshëm ekonomiko-politik dhe shoqëror. Përderisa në shoqërinë shqiptare të mbisundojnë këto dukuri negative dhe me pasoja të rënda për ekzistencën e përgjithshme ekonomike, sociale, politike, kombëtare dhe shtetërore, nuk mund të bëhet fjalë për lirinë, për demokracinë, për pavarësinë, për mirëqenien dhe për zhvillimin e mirëfilltë dhe të gjithmbarshëm të kombit shqiptar, as të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Liria e njeriut nuk nënkupton demokracinë vetëm mbi bazën e lirive dhe të drejtave politike, por edhe barazinë ekonomike dhe kulturore mbi bazën e punës, që është në funksion të lirisë, të zhvillimit dhe të kontributit të jetesës normale dhe të begatë të individit dhe të shoqërisë. Tipi i këtillë i demokracisë supozon respektimin dhe dinjitetin e personalitetit e njeriut, lirinë e mendimit, të shprehjes, të veoprimit dhe të krijimit të lirë, sundimin e vlerave morale, humanitare, kulturore, profesionale, kombëtare dhe shtetërore, dialogun e përhershëm ndërmjet qytetarëve dhe të pushtetit shtetëror. Prof. Dr. Mehdi HYSENI Sistemi demokratik i mirëfilltë i një shoqërie është forca motorike që mobilizon dhe aktivizon energjinë individuale dhe kolektive të njerëzve: vetiniciativën e njerëzve në ndërtimin dhe në zhvillimin e shoqërisë, ngritjen e shkallës së përgjegjësisë, të sundimit të drejtësisë, të barazisë, të ligjit dhe të gjyqësisë së mëvetësishme, që është në funksion të mbrojtjes së sistemit të vlerave nga çdo lloj i keqpërdorimit dhe të diskriminimit të tyre. Duke qenë se gjatë 18-vjeçarit të shkuar (1990-2007) në vend të krijimit të bazës dhe të premisave reale të rendit demokratik si në Shqipërinë londineze (1912), ashtu edhe në “ekspoziturat” e saj në Kosovë dhe në Iliridë, mbretërojnë varëfëria, papunësia, anarkia, pabarazia, dallimet sociale, ekonomike, korrupsioni, ligji i xhunglës, shpërngulja e vazhdueshme e popullësisë shqiptare nga trojet e tyre stërgjyshore për të kërkuar bukë, strehë dhe shpresë për ekzistencën dhe ardhmërinë e tyre nëpër vendet fqinje, në Evropë dhe në botë. Të gjitha këto deformime të theksuara përbëjnë esencën e përmbajtjes teorike dhe praktike të antidemokracisë, të antihumanizimit, të antikombëtares, të pseudopatriotizimit, të antibashkimit dhe të antireformizmit të deklaruar evro-perëndimor. Këtë fenomen apo më mirë të them këtë recidiv negativ e provuan edhe këto gabime të pakorrigjuara të politikës së brendshme dhe të diplomacisë së Republikës së Shqipërisë (1990-2007): (A) Njohja e Republikës së IRJM-së-Maqedonisë në vitin 1991, pa zgjidhur asnjë problem jetik të shqiptarëve atje. Këtë e dëshmoi edhe zhvillimi i luftës së drejtë të UCK-së kundër shtypjes, agresionit dhe shfyrtëzimit të qeverisë sllavomaqedone, me ç’rast pati shumë viktima shqiptare si rrjedhim i terrorit të organizuar shtetëror të qeverisë sllavomaqedone, në kuadrin e së cilës ishte edhe PDSH-ja e Arben Xhaferit. (B) Mosprerja e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë që nga ardhja në pushtet e ish-kriminelit Slobodan Milosheviq, i cili me agresion dhe me terroror gjenocidal e pushtoi dhe e rikolonizoi Kosovën më 1989. (C) Mosndërhyrja konkrete ushtarake e Republikës së Shqipërisë për parandalimin e gjenocidit të forcave ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, të cilat i masakruan me mijëra fëmijë, gra, djemë, vajza dhe pleqë shqiptarë; të cilat i vranë mbi 10.000 shqiptarë të të gjitha moshave; të cilat i dogjën me qindra dhe mijëra fshtara dhe vendbanime anembanë Kosovës; të cilat ua plaçkitën tërë pasurinë e luajtshme dhe të palkujatshme të shqiptarëve, vlera e së cilës ende nuk është rrumbullakësuar; të cilat me forcë, me dhunë, me vrasje, i dëbuan nga Kosova mbi një milion shqiptarë, duke i deportuar në vendet fqinje (Shqipëri, Maqedoni, Turqi etj.). (Ç) Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me RFJ-në (Serbia dhe Mali i ZI) më 2000, me të ardhur në pushtet “forcat e reja-demokratike”, siç ishin: Zoran Gjingjiq, Vojislav Koshtunica, Nebosha Çoviq etj., pa zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. (D) Mbështetja e Serbisë nga ana Shqipërisë, që ajo të rikthehej në organiztat ndërkombëtare (OSBE dhe në strukturat e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore etj.). (DH) Mbështetja e Planit të Marti Ahtisarit për “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës nën tutelën e BE-së. (Ë) Njohja e Republikës së Malit të Zi në qershor të vitit 2006.(E) Heshtja dhe mosdeklarimi zyrtar para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar se Kosova është pjesë integrale e territorit natyral të Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë kolonizatore dhe hegjemoniste. (G) Normalizimi i marrëdhënieve diplomatike me Greqinë më 1990, pa zgjidhjen e çështjes koloniale të Çamërisë. I gjithë ky spektër i gafave dhe i gabimeve tragjike, të theksuara vetëm si nocione emërtuese (pa hyrë në zbërthimin dhe në trajtimin e tyre analitik dhe sintetik të shkaqeve dhe të pasojave të tyre, që deri tani kanë rënë mbi kurrizin e kombit dhe të shtetit shqiptar), pa dyshim se është një nga pengesat kryesore edhe për zvarritjen e pavarësisë së Kosovës, edhe për procesin historik të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, si edhe për moszjgidhjen e çështjes globale shqiptare në Ballkan. Shembull konkret i vazhdimësisë së një strategjie të tillë politike dhe kombëtare të gabuar i qeverive antidemokratike të Shqipërisë (1990-2007), të personifikuara dhe të personalizuara me: Salih Berishën, Rexhep Mejdanin, Fatos Nanon, Ilir Metën, Alfred Mojsiun, Pandeli Majkon, Paskal Milon, Besnik Mustafajn e shumë të tjerë, tanimë është edhe pasiviteti dhe infefrioriteti i reagimit gjithpopullor shqiptar në mbështetjen e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë të Kosovës. Në këtë vështrim, (ndryshe nga politika zyrtare e Tiranës në mbështetjen e dertiashme të pavarësisë gjysmake dhe të kushtëzuar, që iu konvenon vetëm inetresave gjeopolitike, startegjike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake të armiqve serbo-sllavë dhe të koniunkturës së tyre evro-ndërkombëtare, të prirur nga Rusia, Kina, Sllovakia, Rumunia, Greqia etj.), të të gjitha subjektet politike shqiptare në Shqipëri, të cilat e mbështesin pa rezervë pavarësinë e plotë-vetëvendosjen e Kosovës, nevojitet që, sa më parë të jetë e mundur, të hidhen në veprim, duke organizuar dhe udhëhequr protestat paqësore demokratike gjithëpopullore anemnabë Shqipërisë (Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korcë, Elbasan, Berat, Gjjirokastër, Kukës, Lushnj, Permet, Mirëditë, Tropojë...etj.) për t’i treguar Serbisë gjenocidale dhe Rusisë hegjemoniste, si dhe mbarë botës se Kosova është tokë shqiptare dhe e Shqipërisë dhe, jo e serbomëdhenjve paranoidë racistë dhe e Serbisë së Madhe kolonialiste-xhandarit shekullor të Ballkanit. Ngritu, o populli im dashur dhe i shtrenjtë shqiptar! Ngritu, derisa fati i Kosovës ende është në duart tona! Në duart e popullit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e jo në, “tefteret” sekrete, në frikën, në fuqinë ekonomiko-tregtare dhe karrieriste, në pseudopatriotizëm, në demokracinë e rreme, dhe në prosperitetin utopik të sundimtarëve të sotëm, të cilët në vend të çlirimit, pë pavarësimit, të lirisë, të bashkimit dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, kanë zgjedhur rrugën e dështimit, të nënshtrimit, të vasalitetit (për hir të rujatjes së pushtetit të tyre dekretues dhe të pasurisë së tyre të paligjshme, të fituar nga djerësa dhe gjaku i popullit të përvuajtur dhe të varfëruar), të kapitullimit total nën “obrellën” dhe zinxhirët e përgjakshëm të robërisë së deritashme kolonialiste serbo-sllave. Pra, fati i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë Etnike është në duar të popullit, jo të politikave, as të politikanëve të falimentuar, e as të biznismenëve të shoqërisë së sotme konsumtare. Prandaj, derisa nuk ka kaluar “ ora 12,05”, dmth. para se të mbahet mbledhja e KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, partitë politike shqiptare (pavarësish nga orientimi i tyre: të djathta, të majta, të qendrës, etj.), nevojitet që së më parë, t’i orgnaizojnë protestat paqësore dhe demokratike gjithëpopullore në Shqipëri, të cilat do të jenë vetëm në funksion të mbështetjes së pavarësisë së plotë të Kosovës. S’ka dilemë se ky aksion gjithëpopullor do të ishte në përputhje të plotë me aspiratën shekullore të çlirimit, të lirisë, të pavarësisë dhe të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga fakti se, do ta pëlqenin këtë “masmediat e pavarura”( të financuara nga “filialat” e ndryshme të huaja, kuptohet që veprojnë dhe luftojnë për qëllime dhe interesa të agjendave dhe projekteve të huaja armiqësore, jo në interes të mbështetjs dhe të përligjjes së inetresave strategjike të përgjithshme kombëtare dhe shtetërore shqiptare) politikat dhe politkikanët anarkistë, mafiozë, spiritualistë, individualistë, absolutistë, konformistë, totalitaristë, etatistë, teknokratë... etj., si dhe makineria e tyre e ideologjizuar informative, e cila qe 18 vjet të shkuara (në emër të mëvetësisë dhe të anticenzurës), më tepër ishte në funksion të mbrojtjes së interesave të tyre, e jo të interesave jetike të qytetarit shqiptar, të cilin, për fat të keq, në emër të demokracisë dhe të zhvillimit të reformave ekonomike, e kanë izoluar në periferinë e lirisë si “lëndë të gjallë” shoqërore. Fundja, siç ka thënë ish-kyetari i qeverisë së parë të Shqipërisë londineze (1912), i madhi ynë dhe i pavdekshmi, Ismail Qemali, të mos pranojmë asnjë të keqe “as të madhe, as të vogël”, që bie ndesh me interesin e përgjithshëm dhe vital kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve, as të Shqipërisë Etnike. Ky është borxhi dhe detyrimi ynë i përjetshëm ndaj fatit të kombit dhe të shtetit tonë shqiptar. Pra, ky është çasti vendimtar historik për të gjithë ne, të ngrihemi të gjithë për një, dhe, një për të gjithë në mbrojtjen legjitime të pavarësisë dhe të lirisë së Kosovës, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë ne, do të ngelim sërish të përçarë, të ndarë dhe të izoluar (me “Murin e Berilinit”) nga njëri-tjetri sikurse këtu e 100 vjet më parë.
Tags: , , , , ,

Keine Kommentare: