TRIBUNALI I HAGËS DHE DREJTËSIA Apr 26, '07 4:06 PMfor everyone Mbrojtja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, është e kënaqur me rrjedhën e procesit të deritanishëm në Tribunalin e Hagës, kundër Haradinajt dhe të tjerëve, përkatësisht në fazën e paraqitjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Koordinatori i mbrojtjes, Michael O’Reilly, tha se pasi që prokuroria të kryejë paraqitjen e dëshmitarëve, mbrojtja do të kërkojë tërheqjen e aktakuzës. “Gjykatësit po i kushtojnë vëmendje të veçantë detajeve dhe mendoj se ka plot arsye, pse njerëzit duhet t’i besojnë këtij procesi. Besoj, se do të kemi rezultate të suksesshme dhe besoj se ky proces do ta tregojë të vërtetën. Besoj se në proces do të dëshmohet, se jo vetëm Ramush Haradinaj, por askush nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kanë kryer krime. Prokuroria do të vazhdojë deri në korrik dhe në atë kohë, besoj se mbrojtja do të kërkojë nga gjykata, që të tërheqë aktakuzën ndaj Haradinajt”, tha Michael O’Reilly, duke mos parashikuar nëse vërtet do të ndërpritet procesi ose jo. “Nuk do të duhej të befasoheshit, nëse më dëgjoni të them, se nëse do të kishte ndonjë rast që do të ndërpritej procesi gjyqësor në gjysmë, rasti Haradinaj mund të jetë njëri nga ta”, u shpreh O’Reilly. Në anën tjetër, akademikë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare e penale, kanë paraqitur sot pikëpamjet mbi funksionimin e Tribunalit të Hagës. Akademiku Esat Stavileci ka pyetur, nëse Tribunali i Hagës është duke u shndërruar në një gjykatore politike dhe se sa po e kërkon të vërtetën ky tribunal. “Qarkullojnë pikëpamje se p.sh. me zvarritjen e procesit ndaj Millosheviqit, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës sikur e ka komprometuar drejtësinë, duke kërkuar argumente, dëshmi dhe fakte, edhe pse ato do të thosha vetëm sa nuk flisnin vetë, dhe e kundërta po ndodh ndaj procesit Haradinaj dhe të tjerëve. Ata po përpiqen që të nxirren me çdo kusht, madje edhe prej dëshmitarëve që vetë kanë qenë të përfshirë në krime”, tha Stavileci. Duke tërhequr një paralele mes procesit të Nyrenbergut dhe Tribunalit të Hagës, eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, tha se proceset në Tribunalin e Hagës kanë efekt kundërproduktiv në zbatimin e drejtësisë. “Kemi pasur rastin e Fatmirit, tash e kemi të Ramushit. Në esencë, të gjitha sipas mendimit tim, bëjnë jo vetëm kontribut në proceset e drejtësisë, por janë kundërproduktive, dhe sipas kuptimit tim, janë plotësisht të padrejta, janë shmangie serioze nga ajo, se si është dashur të menaxhohet kjo”, tha Gruda. Ndërkaq, eksperti i së drejtës penale, Ismet Salihu, thotë se prokuroria në rastin Haradinaj, nuk ka ofruar prova dhe argumente, në të cilat do të mund të mbështeste aktakuzën. Rrjedhimisht, ai beson se Haradinaj do të lirohet. “Në këto prova, si të tilla të administruara deri më tani, jam i sigurt se nuk do të mund të mbështetet aktakuza dhe në bazë të kësaj, zoti Haradinaj do të lirohet. Dhe, është një parim në drejtësi, nëse nuk ka prova të sigurta, nëse qind për qind nuk konstatohet fajësia, nëse provat janë të dyshimta, të mjegulluara, të paqëndrueshme, që nuk janë të sigurta, atëherë personi duhet të lirohet”, theksoi Salihu. Në këtë konferencë u tha se Tribunali i Hagës ka vepruar në mënyrë jo të drejtë ndaj personave në Kosovë, Bosnje e Kroaci, të cilët po akuzohen për luftërat në të cilat kanë qenë viktimë e dhunës së regjimit serb. €uropa e Lirë |
Freitag, 27. April 2007
TRIBUNALI I HAGES DHE DREJTSIA
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen