Nga Flori BRUQI 'MOS HARRONI KRIMET SERBE NË KOSOVË..!' Apr 17, '07 10:58 PMfor everyone Gjatë luftë së UÇK-së (1998-1999) shteti vrastar Serb angazhoi mbi mijëra forca të sofistikuara forcash ushtarake -policore dhe paramilitare ,kunder popullsisë shqiptare dhe ushtrisë së lëvizshme çlirimtare të Kosovës martire.Forca serbe ishin një strukturë e kombinuar e armatës serbosllave ,njësive elite të MPB të Serbisë dhe paramilitarëve të “tigrave” të Arkanit ,Vojisllav Sheshelit,Vuk Drashkoviqit , policisë lokale, dhe një morie forcash vullnetare tjera që vinin në Kosovë si në “ bahqe të babës”nga Rusia,Ukraina,Rumania,Bullgaria,Greqia ,Republika Srpska,Srpska Krajina etj. Dhe e gjithë kjo makineri vrastare kishte një hallkë komanduese “vicioze” qe që merrte komandat nga krimineli çetnik tashmë i vdekur në Hagë Sllobodan Millosheviq.Armata Jugosllave kishte komanden e përgjitheshme gjatë përiudhes së bombardimeve te NATO-s. Sipas ligjit ushtarak , Vojska Jugosllavije (VJ) kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paramilitare , megjithëse gjeneralët në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe (MUPS) ushtruan dukshem një ndikim shumë të fortë gjatë luftës në Kosovë. Armata Jugosllave(VJ)kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar keshtu “spastrimin etnik” dhe “tokën e djegur” (ne Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë direkte në largimin më dhunë të mbi 1.000.000 vetëve si dhe shkatërrimin e fshatrave,qyteteve për të cilën kishin mbeshtetjën e artilerisë së Armatës Jugosllave ,policisë dhe paramilitarëve . Gjatë këtyre operacioneve spastruese burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët per t’u marrë ne pyetje për UÇK-në dhe më pastaj shumë prej tyre egzekutoheshin në vend.Dihët mirëfilli se Armata jugosllave(serbosllave) ishte nën kontrollin e Këshillit të Lartë te Mbrojtjës, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavise” dhe kryesohej nga kryetari jugosllavë Sllobodan Millosheviq.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës Jugosllave gjatë luftës në Kosovë ishte Gjeneneral kolonel Dragolub Ojdaniq,( pas luftës ishte ministër i mbrojtjës në VJ deri në tetor 2000). Armata serbe ndonëse kishte 3 armata,prej tyre Armata e tretë (apo Armata e Nishit –Posta ushtarake 1912) ishte përgjegjëse për Luftën në Kosovë.-Armata e 3, gjatë luftës komandohej nga gjeneral Kolonel . Nebojsha a Pavkoviq(1952).Më Korpusin 52 të Prishtinës të Armatës së 3 të Nishit që ishte në Kosovë komandohej nga gjeneral majori Vladimir Lazareviq . Nën komandën e gjeneral Lazareviqit ishin :5 brigada, 1 njësi policore ushtarake dhe 1 regjiment aviacioni. Struktura udhëheqëse-komanduese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (Ministarstvo Unutrasnjih Poslova, apo MUP), gjatë luftës në Kosovë komandohej nga ministri i MUP-it Serb gjenerali Vlajko Stojilkoviq.Brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga gjeneral majori Streten Lukiq.-Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) komandoheshin nga Gjeneral kolonel Obrad Stevanoviq. Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristicka Jedinica, apo SAJ), komandoheshin nga Kolonel Zhivko Trajkoviq. Gjenerali Vlastimir Gjorgjeviq ishte kreu i sektorit te sigurimit publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme(tash ka ikur në Rusi), si dhe ishte kordinator i ministrit te puneve te brendshme të Serbisë gjeneralit Vlajko Stojilkoviq. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kishte gjithashtu edhe shërbimin e sekret të sigurimit, e cila komandohej nga gjenerali Gajiq David,psikolog ,i cili luajti një rol të madh mbi 10 vjetë sa ishte prezent në Kosovë(banonte në Hotelin “Grand” Prishtinë dhe kishte kordinatorë policët më në zë të shërbimit sekret të Prishtinë,kryeshefin Mishko Llakoviq ).Përveç aktiviteteve të fshehta për zbulimin e aktiviteteve te UÇK-së...,sigurimi i shtetit serb, në Kosovë dislokoi gjithashtu njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije), dhe ndihmoi në forma te ndryshme njësitë kriminale paramilitare ,te njohur si “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (Ky emertim u more sipas Frenki Simatoviq(kroat) një personalitet kyç ne Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i ketij grupi).Gjate luftës JSO-ja komandohej nga Milorad Lukoviq, një njeri i njohur si “Legija”(tash në burg i akuzuar për organizimin e vrasjës së kryeministrit Serb Gjingjiq). Deri në janar të vitit 2001, ne krye të sigurimit të shtetit Serb ishte gjeneral koloneli Radomir Markoviq,ndërsa kreu i sigurimit të shtetit serb në Kosovë para dhe gjatë luftës ishte gjenerali Gajiq David,psikolog. Gjatë lufte në Kosovë ishin të angazhuar gjithashtu edhe forca të ndryshme paramilitare si dhe forca të huja,të cilat ishin nën kontrollin e qeverisë dhe të kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviqi.Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”,krimineli Sllobodan Millosheviqi u dha „urdhërin e trimërisë“ këtyre pjestarëve të Armatës së tretë: Gjeneral bigadier Milan D.Gjakoviç ;Kolonel Zoran M.Jabllanoviç, Kolonel Milivoje P.Braniç, Kolonel Miloje Miletiç, Kolonel Dragan Petroviç, Kolonel Radojko Stevanoviç, Kolonel Veroljub Zhivkoviç, Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç ;Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac ,Lejtnënant kolonel Pera Petroviç ;Major Zoran Bojkoviç ;Major Urosh Nikoliç;Major Radivoje Paravinja ;Major Ljubisav Stojanoviç ;Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç ;Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta ;Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç ;Kapiten Dragan Lukiç ;Kapiten Jovica Milak ;Kapiten Perica Nastasijeviç ;Kapiten Milosh Raleviç ;Kapiten Cedo Tërpkovski ;Lejtënant Boban Kuzmanoviç ;Nënlejtënant Nenad Popoviç ;Rreshteri veteran Radisha Iliç, Rreshteri veteran Zheljko Alar ;Rreshteri veteran Branko Vukoviç ;Rreshteri Aleksandër Rakoviç ; Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç ;Kaporal Branisllav M.Fungerhut ; Ushtar Dragan Beloseviç ;Ushtar Milan Bogdanoviç ;Ushtar Veroljub Mijatoviç ;Ushtar Sasha Pejiç ;Ushtar Milinko Pendiç ;Ushtar Nikolla Popoviç etj.-Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë: Kolonel Dragutin ADAMOVIQ-Gjakovë ;Kolonel Dushan B.GAVRANIQ-Gjilan ;Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren ;Nënkolonel Millan S.GJURIQIQ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë) ;Major Milenko M.BOZOVIQ-Komandant i policisë në Skënderaj. -Kryekrimineli Sllobodan Millosheviq,me “Urdhërin e lirisë ,Urdhërin e heroit Komnbëtar, Urdhërin e Flamurit Jugosllav dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë” dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë: Urdhëri i Lirisë iu dha: Gjeneralit Dragolub Ojadaniq ; Gjeneralit Nebojsha Pavkoviq(Komandant i Armatës së Tretë) Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha: Kolonel Dragan Zhivanoviq-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar; Kolonel Bozhidar Deliq-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar; Kolonel Ljubisha Dikoviq- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar; Nënkolonel Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve; Kolonel Zharko Brankoviq-Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore; Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha: Zoran Angjelkoviqit-“Naqelnik i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”; Nikolla Shainoviqit-Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave; Vllastimir Gjorgjeviqit-gjeneral kolonel i policisë se MUP-it Serb; Obrad Stevanoviqit-gjeneral kolonel i policisë se MUP-it Serb; Sreten Lukiqit-gjeneral major i policisë se MUP-it Serb;Gajiq David- gjeneral kolonel i Sherbimit sekret Serb.***Pas një fillimi të ngadaltë në vitin 1998, Gjykata Ndërkombetare Penale për ish-Jugosllavinë filloi një hetim të plotë të krimeve të luftës në Kosovë. Meë 27 maj 1999 gjykata bëri te ditur padine me te rendesishme kunder: Slobodan Miloseviqit, dhe 4 zyrtarë të tjerë të lartë që akuzoheshin për “vrasje, persekutime dhe dëbime në Kosovë” nga 1 janari 1999 deri ne fund te majit te 1999.Te paditurit e tjerë janë: Milan Milutinoviq, president i Serbise dhe anetar i Keshillit te Larte te Mbrojtjes, Dragoljub Ojdanic, Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise Jugosllave, Nikola Sainovic, zevendeskryeminister i Republikes Federale te Jugosllavise (FRY), dhe Vlajko Stojiljkovic, ministri i Puneve te Brendshme në Serbi.Me 1 prill 2001 krimineli Sllobodan Milloshevic u arrestua, ndërsa me 28 qershor ai u transferua ne Gjykatën e Krimeve te Luftës në Hagë. Në shkurt të vitit 2006 Sllobodan Millosheviqi vdes, pa e marre dënimin e merituar nga gjykata ndërkombëtare ne Hagë, ndërsa bashkëpunëtoret e tij janë duke u gjykuar!!!Derisa krerët e lartë përmendur janë ne proces te gjykimit ne Hagë, shpesh herë shtrohet pyetja: Kur do të arrestohen edhe qindra zyrtare tjerë te lartë të ushtrisë dhe policisë serbe (qe janë graduar dhe kanë marrë mirënjohje nga Sllobadan Milllosheviqi), për krimet me monstruoze të kryera ne Drenicë(Prekaz ,Obri) etj, Lubeniq (Pejë),Deçnan ,Gjakovë,Istog, etj.etj.?!!!Shumë kriminel janë të lirë edhe në Graqanicë,Gorozhdec,Mitrovicë,ku janë Prokurorët ndërkombëtarë të UNMIK-ut apo ata kombëtarë që nuk i shoshitin dosjet e nxehta të krimeve dhe krimineleve serb?!!!Klikoni:Per keto krime(dhe qindra e mijera si keto) qe mund t´i shihni me poshte:http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs22.htmhttp://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs18.htmhttp://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htmhttp://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs5.htmhttp://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs27.htmWar-crimes Evidence - Reasons why Kosova should not remain in "Yugoslavia".HOW SERBS USED MONASTERIES TO ENTICE ETHNIC HATREDHORROR BY DESIGN: The Ravaging of Kosova - How Yugoslav Military Planned and Mounted Kosova's Ravaging (NY Times) Death on Mazllum Shasivari Street - A Catalogue of Serbian Destruction (NY Times) The List of Kosovar Prisoners Held in Serbia, July 12, 1999 Kosova Report: Hardened FBI investigators weep after discovering five children tossed down a well by Serbs (Salon) Full Text of Milosevic Indictment Memorandum on Kosova and the Albanian Question in Former Yugoslavia (1991)Final Rambuillet Interim Agreement, Signed by the Albanians (PDF) (RTF)The Letter of Agreement by Mr. Hashim Thaci to Messrs. Vedrine and CookSecret Plan to Finish Off Kosova Liberation Army (Kosovapress) Report on the Situation of Albanian language Education in KosovaAlbanian Language Education in Kosova 1990 -1998Present Healthcare Situation in Kosova Physicians for Human Rights (PHR)Independence for Kosova (Noel Malcolm)The Most Recent Serbian Blueprint for Extermination of Albanians from Kosova - Detailed plans to wipe out the Albanians from Kosova presented by Vojislav Seselj, now Serb deputy prime minister Expulsions of Albanians from Kosova - A partially accomplished plan of Serbian Academy of Arts and Sciences to Expel Albanians from Kosova. It appears that a new revised version of this plan is now what the Serbs are following in Kosova. Albania's Golgotha - Indictments of the Exterminators of the Albanian People The atrocities committed by the Serbs against the Albanians at the present time are not different from those perpetrated in 1912-1913, as described in Albania's Golgotha. ALBANIAN POPULATION IN THE BALKANS SINCE 19th CENTURY, AS SEEN BY VARIOUS CARTOGRAPHERS Kosova - The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents - By Dr. S.S. Juka Are the Serbs Fighting For Mines in Kosova? Kosova Mine Said To Yield $1.56 Trillion Over Next 5 Years Why Is Kosova so Valuable to Serbs? Is it Because of Religious Shrines or Wealthy Mines: Below It All in Kosova, A War's Glittering Prize THE QUESTION OF ILLYRIAN-ALBANIAN CONTINUITY AND ITS POLITICAL TOPICALITY TODAY - Dr. Aleksander STIPCEVIC Case for Independence Kosova Facts: Past and Present |
Sonntag, 22. April 2007
Nga Flori Bruqi,"Mos harroni krimet serbe ne Kosove
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen