Lakmia ...”Se ne, shqiptarët, të gjithë jemi nga pak halldupë. Sa bëjmë një dorë para, hapemi. Kthehemi në njerëz mendjelehtë dhe bëhemi e keqja e vetëvetes. Paraja s’është sentiment. Ajo që është fituar me djersë, duhet ruajtur me dinjitet. Edhe kjo bënë pjesë në moralin e punës. Pa moralin e punës, shoqëria s’ka zhvillim...” Lidhur me këtë dhe me lakminë e njeriut, para do kohe njëri ma tregoi një tregim të moçëm. Përafërsisht përmbajtja është kjo: - Një mbret vendosi ta matte peshën e syrit. Me fjalë tejra do të thotë, deshi të vërtetoj se a ngopet ndonjëherë njeriu me pasuri. Dhe e hargjoi tërë pasurinë dhe syri nuk mbyllej dhe nuk jepte shenja se është ngopur. Dalëngadal filloi ta humb pasurinë. Një ditë prej ditësh doli nëpër popull duke kërkuar ndihmë dhe këshillë. Kaloi shumë vende. Shumë fshatra dhe në fund hasi në një plak shumë të moçëm por tejet të mençur. U ndal me të dhe filloi t’ia tregoj hallin që e kishte kapluar... Plaku iu drejtua: -I nderuari mbret, a nuk dini më shumë ? - Për këtë, jo, plak... - Është shumë lehtë. Më dërgoni deri te syri që dëshironi ta matni. Mbreti e mori plakun dhe e dërgoi deri te vendi ku mundoheshin ta peshonin syrin me flori. Plaku mori pak dhe në oborr. Posa i ranë thërmiat e para të dheut, syri u mbyll mendjëherë dhe terezia e peshoi atë... - Ja mbret i nderuar, syrin e njeriut e mbyll vetëm dheu !... Mbreti mbeti i habitur por edhe i gëzuar nga mençuria e plakut pak para vdekjes la këtë porosi: - Kur të vdes mi leni duart jashtë çefinit dhe të hapura. Të shohin të tjerët se në atë botë njeriu nuk merr asgjë me vete...” Këtu mbaron përralla, por fillojnë analizat e njerëzve të gjallë...për të ardhur deri te përfundimi se vërtet a ngopet ndonjëherë njeriu me pasuri ? Për ta thënë të vërtetën nuk ka nevoj të bëjmë kurrëfar analizash sepse analiza më e mirë është vetë jeta, sidomos ajo e jona, e shqiptarëve në Kosovë..ku dallojnë me të madhe shtresat njerëzore duke filluar nga pasanikët e mëdhenjë e deri tek ata me mundime të skajshme për të mbijetuar...Pra varfanjakët ekstrem... Përse kështu o Zot i madhë ? Për ta analizuar këtë dukuri të njerëzve duhet bërë kërkime të shumta nëpër kohë, por unë do të mundohem që nëpërmes shembujve konkret të ditëve tona të gjej përfundimin e duhur... Ka shumë njerëz që paraja iu ka hy në shpirt dhe gjak. Të tillët më nuk shohin asgjë në këtë jetë përveç parave. Ata mundohen të kapërdijnë çdo gjë që u sjell përfitime dhe pasuri, bile shumëherë edhe pa çarë shumë kokën se nga do t’iu vinë ato, se a e dëmtojnë apo jo tjetërkend, a e pengojnë veprimtarinë e tjetërkujt...kështu të tillët edhe përkundër asaj se kanë pasuri ndoshta pakufi mundohen t’ia marrin edhe kafshatën e gojës fqiut, vëllait, mikut duke menduar se vetëm ai ka të drejtë pasi që i ka edhe paratë...E ngacmon në shtëpi, në oborr, në rrugë e kudo tjetër vetëm e vetëm për të formuar bindje se ai është i gjithëfuqishëm, se vetëm ai ka të drejta të pakufizuara, sepse për të nuk ka as ligj e as gjyqe... Kështu edhe në të vërtetë formohet bindja tek pjesa e varfër e popullatës se për të tillët nuk ka ligje e as gjykata, nuk ka parime njerëzore bile as kanuni ynë nuk vlen, sepse me paratë e tij ai blen edhe ligjin, edhe pushtetarët, edhe gjykatësit edhe çdo gjë që mund edhe të jetë në kundërshtim të plotë me normat ligjore e njerëzore... Nuk desha të shkruaj për këtë dukuri, por nuk kalon ditë pa lexuar nëpër gazetat tona për vrasje, për plagosje, për rrahje për çështje pronësore juridike...Nuk kalon ditë pa lexuar për uzurpime të reja të pronës jo vetëm shoqërore por edhe asaj private dhe kuptohet problemet janë aty ku ndodhin këto ngjarje... Mirëpo, më e keqja e cila shumë vështirë përballohet e më vështirë kuptohet është kur një kategori e këtyre njerëzve, mendoj të pasurëve këtu në Kosovën tonë të paslufte, thirren në emër të patriotizmit të tyre të dikurshëm, në luftën e zhvilluar për liri, në vërtytet e të rënëve dhe..asnjëherë nuk mendojnë për veten, nuk mendojnë për analiza të domosdoshme, për vlerësime se si e kanë arritur këtë pasuri...Si kanë ardhur deri te ky stad “fuqiplotë”...Apo mendnojë se u ka ardhur koha të shfrytëzojnë edhe patriotizmin e dikurshëm por edhe pasurimin e tanishëm dhe të ngriten mbi të tjetër...Sa herë mundohesh të bisedosh me të tillët, ata fillojnë prej kohës kur kanë qenë të burgosur apo në luftë duke u munduar ta harrojnë të tanishmen...Dhe të bëjnë fjator, bile atë të madh, se përse merr guximin e tua parashtrosh këtë pyetje...Ti thuash - zotëri shikoje punën tënde e më le rehat në pronën time!....të shan pa të njohur fare për at që e ke kërkaur pjesën tënde ta mbrosh... Bazuar në të gjitha këto mendoj se pikërisht sjelljet e të tillëve kanë ndikuar dhe po ndikojnë edhe në proceset e zhvillimeve shoqërore, por edhe në procesin e zgjidhjes përfundimtare të çështjes sonë e cila me vite po shtyhet (zhagitet). Po ndikojnë në investimet e të huajve, sepse këtu akoma mungon sjellja normale. Këtu iu është marrë e drejta e popullit që shlirshëm ta thotë fjalën e vetë, shlirshëm të diskutoj e të thotë mendimin se kështu ndoshta kurrë nuk do të arrijmë atë për të cilën u derdhë gjak, ata që po kundërshtojn, siç është “VETVENDOSJA”, po arrestohen, burgosen, bile në shumë raste edhe po maltretohen. Deri kur kështu o të nderuar ? Deri kur kështu populli ynë do të jetë i detyruar ta pranoj edhe atë që nuk pranohet ? Deri kur do të jetojmë me shpresa se ndonjëherë do të bëhet mirë? Unë mendoj: Deri atëherë kur ta flakim lakminë për pasurim qoftë ai edhe i paligjshëm. Deri atëherë kur ta mundim korrupsionin ... Deri atëherë kur ligji është ligj për të gjithë... E këso deri...ka shumë. Për fund po u lus të nderuar: Mos mendoni vetëm për vete, se vetja nuk është gjithçka për ne...Mos pyetni se ç’bëri atdheu për Ju, por ç’bëtë ju për atdheun... Pra mund ta përfundoj se mendjelehtësia është drama e njerëzimit...E si duket disave mendja iu ka bërë shumë e lehtë e para syve të tyre shohin vetëm lakminë se si të pasurohen më shumë. Për popull, për atdhe e për liri duket se as që u shkon mendja...Po t’u shkonte vetëm pak mendja me siguri tani do të kishim edhe lirinë edhe shtetin...Kështu...?!...Gjykoni Ju të nderuar lexues... |
Freitag, 27. April 2007
LAKMIA; shkruar nga Esat Avdyli
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen